Home Blog Page 3678

Shqipëria nga sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, premton lobim për Kosovën

0

Nga dita e sotme, Shqipëria do të ulet në tryezën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Shqipëria është zgjedhur për herë të parë anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën kohore që do të zgjasë deri më 31 dhjetor të vitit 2023.

Ulësja në këtë institucion kaq të rëndësishëm përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë dhe mund të konsiderohet si një prej arritjeve më të mëdha të diplomacisë shqiptare.

Me rastin e kësaj ngjarje të shënuar, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, tha se Shqipëria do ta shfrytëzojë këtë moment dhe për të avancuar çështjen e Kosovës.

“Kjo është një arritje për të cilën duhet të ndihet krenar çdo shqiptar kudo në botë. Duke filluar nga vëllezërit e motrat tona në Kosovë sepse padyshim që Shqipëria do ta përdorë këtë mundësi për të avancuar çështjen e Kosovës, procesin e njohjeve dhe anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare sepse Kosova ka qenë, është e do të jetë një kauzë e shenjtë për Shqipërinë. Do të punojmë për shqiptarët, por do të punojmë edhe për rajonin tonë për të konsoliduar arritjet e dekadave të fundit e për mos ta lënë atë të rrëshkasë drejt destabilizimit e tensioneve. Do të punojmë me aleatët e partnerët tanë për të avancuar së bashku agjendën e prioriteteve tona të përbashkëta, duke konsoliduar kështu akoma më shumë lidhjet e forta që na bashkojnë”, ka thënë ajo./ A2

Nis vit me një të vdekur dhe 47 raste të reja me Covid-19 në vend

0

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 931 doza të vaksinës kundër COVID-19.

01 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 931 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.674.509 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 783.074 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 3.482 testime, 47 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.048.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 492.

Tesla tërheq nga tregu gjysmë milion vetura elektrike për shkaqe sigurie

0

Kompania amerikane Tesla ka tërhequr nga tregu më shumë se 475 mijë vetura elektrike për të adresuar disa probleme me kamerën prapa veturës dhe bagazhin që shtojnë rrezikun e përplasjes.
Kështu ka thënë Rregullatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurinë në rrugë, të enjten (30 dhjetor).

Administrata për Sigurinë e Trafikut në Autostradat Kombëtare (NHTSA) ka diskutuar edhe një çështje tjetër të kamerave me prodhuesin e veturave, duke hetuar edhe sistemin e asistencës gjatë ngasjes të kësaj kompanie.

Vitet e prodhimit te veturat që do të tërhiqen nga tregu janë nga 2014 deri më 2021.

Rreth 200 mijë Tesla brenda këtij numri do të tërhiqen në Kinë, sipas njoftimit të rregullatorit të tregut në këtë shtet.

Në anën tjetër, kompania po tërheq mbi 365 mijë vetura të Modelit 3, të viteve 2017-2020 për të adresuar problemet me kamerë, si dhe mbi 119 vetura të Modelit S për shkak të problemeve në pjesën e përparme të veturës, tha rregullatori i SHBA-së.

“Për veturat e Modelit 3, kabllo e kamerës së pasme mund të dëmtohet nga hapja dhe mbyllja e kapakut të bagazhit, duke parandaluar shfaqjen e imazhit të kamerës së pasme”, tha NHTSA.

Tesla identifikoi 2,301 kërkesa për riparime sipas garancionit dhe 601 raporte në terren në lidhje me këtë çështje brenda SHBA-së.

Për automjetet Model S, problemet me mbylljen mund të çojnë në hapjen e bagazhit të përparmë “pa paralajmërim dhe të pengojnë dukshmërinë e shoferit, duke rritur rrezikun e një përplasjeje”, tha Tesla.

Tesla tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë aksidenti, lëndimi ose vdekjeje në lidhje me çështjet e cituara në tërheqjen e makinave Model 3 dhe Model S, sipas NHTSA.

Aksionet e Teslas ranë deri në 3 për qind në mëngjes, por u rikuperuan. Prodhuesi i automjeteve pritet të raportojë rekord për furnizime tremujore të automjeteve që të shtunën.

Rregullatori i tregut të Kinës tha se Tesla do të tërheqë afër 200,000 automjete në vend, duke përfshirë 19,697 Modele S të importuara, 35,836 Modele 3 të importuara dhe 144,208 Modele 3 të prodhuara në Kinë.

Tesla po i tërheq këto makina elektrike të prodhuara nga viti 2015 deri në 2020 për shkak të rreziqeve të mundshme të sigurisë si hapja e papritur e kapakut të bagazhit gjatë lëvizjes, sipas një postimi në faqen e internetit të Administratës Shtetërore për Rregullimin e Tregut.

Këtë muaj, NHTSA tha se po fliste me Tesla-n për problemet e kamerës së pamjes anësore në disa automjete.

NHTSA ka hetuar 580,000 automjete Tesla mbi vendimin e prodhuesit të automjeteve për të lejuar që lojërat të luhen në ekranet e makinave ndërsa ato janë në lëvizje.

Tesla ka rënë dakord më pas të heqë veçori të tilla të lojërave ndërsa makinat e saj janë në lëvizje, sipas NHTSA.

Nën presionin e NHTSA, Tesla në shkurt ra dakord të tërheqë 135,000 automjete me ekrane me prekje që mund të dështojnë dhe të rrisin rrezikun e një aksidenti.

Në gusht, NHTSA hapi një hetim zyrtar të sigurisë në sistemin e asistencës së shoferit të Tesla Inc Autopilot pas një serie përplasjesh që përfshinin modele Tesla dhe automjete emergjente.

Kështu festohej Viti i Ri nga ushtarët e UÇK-së më 1999

0

Nata e Vitit të Ri është një prej atyre festave ku të gjithë mblidhen bashkë në familje dhe festojnë deri vonë pas mesnate. Por jo gjithmonë ka qenë kështu. Në vitin 1999 një festë e vogël në kushte të jashtëzakonshme po zhvillohej mes ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pa drita, pa bredh, pa muzikë, pa ushqime e luks e festuan vitin e ri edhe ushtarët e lirisë në vitin 1999, pak muaj para çlirimit të vendit.

Në një odë të vogël me një çaj të zi e duhan para vetes, ish-komandantët dhe ushtarët e UÇK-së e pritën vitin e fundit të robërisë.

Në këtë kremte të vogël në disa fotografi nga ai vit shihen ish-komandantët e UÇK-së, Rexhep Selimi e Fatmir Limaj. Me ta është edhe zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, Adem Grabovci e gazetari Nuhi Bytyqi.

Policia: Festa e fund vitit kalon e qetë dhe pa incidente madhore

0
Foto: Rrahim Kurtaj/Arkiv

Policia e Kosovës ka deklaruar se nata e Vitit të Ri 2022 ka kaluar e qetë dhe pa incidente madhore.

Policia e Kosovës me rastin e festës së vitit të ri, ka hartuar dhe zbatuar urdhrin operativ, ku në pika të përgjithshme parashihej shtimi i masave të sigurisë, shtimi i prezencës policore në ambiente ku parashihet të ketë prezencë më të madhe të qytetarëve, kontrolli në trafik, kontrolli në pikat kufitare përfshirë aeroportin.

“Referuar raportimeve nga të gjitha Drejtoritë Rajonale Policore (DRP), nata e vitit të ri ka kaluar kryesisht e qetë, megjithëse janë raportuar disa raste ku janë përdorur armë zjarri ‘për të festuar’ dhe incidente me lëndime të lehta nga përdorimi i pakujdesshëm i mjeteve piroteknike”, thuhet në komunikatë.

Në aspektin e sigurisë në trafik, gjatë ditës së djeshme (deri në ora 00) nuk është raportuar për asnjë aksident trafiku me fatalitet.

“Policia e Kosovës të gjithë qytetarëve të vendit ua uron vitin e ri 2022, të jetë edhe ky vit, vit i bashkëpunimit të qytetarëve më policinë, në të mirë të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, jetës dhe pronës”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Malisheva e priti Vitin e Ri në terr

0
Foto: Astrit Hoti/Arkivv

Mbrëmë ka pasur reduktime në Komunën e Malishevës e po ashtu edhe në atë të Feizajit.

KEDS njoftoi se si pasojë e mbingarkesës në qytetin e Feizajit komplet stabilimenti shpërndarës i energjisë elektrike është djegur.

Sipas njoftimit të KEDS mbingarkesa në rrjet ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën energjetike në këtë qytet.

Reduktime gjatë natës së mbrëmshme ka pasur edhe në kryeqytet, një pjesë e së cilit ka qenë në terr, pikërisht gjatë ndërrimit të motomoteve.

Kosova ka disa ditë që po përballet me reduktime të energjisë elektrike. Reduktimet u udhëzuan nga Operatori i Sistemit dhe Tregut (KOSTT), për shkak të mbingarkesës në sistemin elektro-energjetik.

Qeveria e Shqipërisë ka vendosur që t’i japë Kosovës 7,680 megavatë energji elektrike për datën 31 dhjetor dhe 1 janar, në një përpjekje për të ndihmuar vendin që po përballet me krizë të energjisë elektrike.

Gjatë seancës së të mërkurës Kuvendi i Kosovës i ka miratuar masat emergjente duke synuar që të stabilizohet furnizimi me energji elektrike.

Këto masa do të jenë në fuqi për të paktën dy muaj.

Totaj viziton policët, zjarrëfikësit dhe punonjësit e urgjencës që ishin kujdestar

0

Kryetari i Komunëns së Prizrenit, Shaqir Totaj, me rastin e ndërrit të moteve, në shenjë falenderimi ka vizituar policët, zjarrëfikësit dhe punonjësit e urgjencës të cilët kujdesen 24 orë për sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve.

“Në prag të ndërrimit të motmoteve ishte kënaqësi të vizitoja policët, zjarrëfikësit dhe punonjësit e urgjencës.

Ju falenderojmë pafundësisht dhe shprehim mirënjohje për punën tuaj në vijën e parë të frontit dhe që jeni gjithmonë pranë qytetarëve tanë përgjatë 24 orëve, dhe 365 ditëve të vitit.

Gëzuar Vitin e Ri!

Mbi 2 milionë udhëtarë kaluan përmes Aeroportit të Prishtinës gjatë 2021

0

Për dallim nga viti 2020 kur si shkak i përhapjes së madhe të virusit COVID-19 anembanë botës kishte rënë numri i udhëtimeve në linja ajrore, viti 2021 ua lehtësoi punën thuajse të gjitha aeroporteve.

Ngjashëm ka ndodhur edhe me Aeroportin e Prishtinës.

Për shkak të rënies së numrit të rasteve të infektimit dhe mundësisë së vaksinimit me vaksinën kundër COVID-19, është rritur edhe numri i udhëtarëve përmes Aeroportit “Adem Jashari”.

Në një përgjigje të dhënë për lajmi.net zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara ka deklaruar se viti 2021 përmbyllet me rreth 2.1 milionë udhëtarë.

E njëjta theksoi se gjatë këtij viti ka pasur edhe linja të reja të udhëtimit të cilat janë lansuar për herë të parë.

“Ne e kemi paraparë që këtë vit do ta përmbyllim me rreth 2.1 milionë udhëtarë. Gjatë këtij viti ne kemi pasur edhe linja të reja të cilat janë lansuar për herë të parë si dhe kemi finalizuar projektin e zgjatjes së pistës dhe ngritjes së kapacitetit të ndriçimit”, tha Gara.

E destinacioni më i shpeshtë i udhëtarëve nga Kosova është Zvicra.

Numri më i madh i fluturimeve të cilat realizohen nga Aeroporti i Prishtinës dhe anasjelltas është Zvicra.

Përpos fluturimeve më të shumta, Zvicra prin edhe sa i përket pasagjerëve në kuadër të këtij aeroporti në Prishtinë.

“Zvicra është destinacioni që prin me numër të fluturimeve dhe udhëtarëve”.

Ndërsa në vitin 2020 ka pasur rreth 54% më pak udhëtarë krahasuar me periudhën vjetore të vitit 2019.

Nga Aeroporti i Prishtinës patën theksuar për lajmi.net se deri në fund të muajit nëntor të këtij viti janë realizuar 7 mijë e 440 fluturime dhe pati 974.212 udhëtarë.

“Numri i udhëtarëve gjatë vitit 2019 ishin, 2,373.877 kurse në periudhën janar-nëntor 2020 numri i pasagjerëve ishte 974.443 apo -58%, pa përfshirë muajin dhjetor ”, u tha nga Zyra për Informim e Aeroportit të Prishtinës.

E nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” tashmë janë marrë të gjitha masat e nevojshme për pritjen e mërgimtarëve.

Si edhe çdo vit tjetër të ri, edhe këtë herë numër i madh i mërgimtarëve nisen drejt Kosovës, e në të shumtën e rasteve ata zgjedhin që ardhjen ta bëjnë përmes linjave ajrore.

Në vitin që lamë pas një nga ankesat më të mëdha që të njëjtit patën ishte ngritja e çmimit të biletave. Kësisoj shumë prej tyre zgjodhën që rrugën deri në Kosovë ta bënin përmes transportit tokësor.

Fëmija i parë në Prizren lind djalë

0

Ka ardhur në jetë fëmija i parë i gjinisë mashkullore për Vitin e Ri 2022 në Prizren.

Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr.Daut Mustafa”në Prizren ka lindur fëmija i parë i gjinisë mashkullore, me peshë 3080gr, gjatësi 48 cm.

Drejtori Avdaj njofton se nëna dhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë.

Urime dhe gëzuar 2022 !

Shkruan drejtori i këtij Spitali : Prof.Asoc. Dr. Afrim Avdaj.

 

Mot i mirë në ditën e parë të Vitit të Ri

0

Në ditën e parë të Viti të Ri, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të rritur atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe herë pas here do të ketë edhe vranësira.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort