Home Blog Page 3677

Profesori kosovar i cili pretendon se me këto mënyra mund të ndalet vdekja

0

Njerëzimi e ka më të mundshme arritjen e pavdekësisë sesa të gjejë kuptimin e jetës. Pavdekësia dhe zgjatja e jetës janë madje shumë të mundshme, e kjo e fundit edhe është arritur.

Kështu deklaroi profesori dhe fizikani Shukri Klinaku, duke theksuar se njeriu është në gjendje ta ndihmojë vetveten në këtë aspekt.

Porofesor Klinaku tha për Telegrafin se konsumimi i rregullt i ushqimeve dhe jetesa nën ligje të drejta, e mundësojnë këtë.

“Zgjatja e jetës është fare lehtë e mundshme. Shkenca, mjekësia, biologjia, përparimet e shkencave të tjera kane arritur që jetën e njeriut ta zgjasin madje një studim britanik para shtatë apo tetë vjetëve, thotë se njeriu po t’i evitonte dëmtimet që ia bënë vetë jetës, ai si organizëm është i krijuar të jetojë për 170-180 vjet. Ne me konsumim jo të rregullt e shkurtojmë jetëgjatësinë tonë”, ka thënë Klinaku.

Sipas tij, në rast se njeriu jeton me rregull, organizimi i tij i ka predispozitat që të jetojë 170-180 vjet.

Rrugë tjetër e arritjes së pavdekësisë, sipas profesorit, është edhe rigjenerimi apo zëvendësimi i organeve.

Shukri Klinaku, fizikan e profesor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, deklaron me bindje të plotë se teoria e Ajnshtajnit nuk qëndron, duke shtuar se atributet që Ajnshtajni ia jep teorisë së hapësirë-kohës janë të çuditshme. Kësaj teze, ai ia kushtuar edhe një libër.

Shkencëtari dhe fizikani i njohur gjerman, Albert Ajnshtajn (në origjinal Einstein), famën botërore e ka arritur me teorinë e relavitetit të përgjithshëm. Në këtë teori, Ajnshtajni unifikoi idenë e hapësirës me kohën si një lloj strukture katërdimensionale, të cilën e emërtoi si hapësirë-kohë.

Vasfije Krasniqi dje u rrezikua seriozisht nga një plumb qorr: Qëlloi vetëm 25 centimetra larg meje

0

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në twitter, ka treguar se si është rrezikuar seriozisht nga një plumb qorr gjatë natës së djeshme të Vitit të Ri.

Krasniqi tha se një plumb qorr ka depërtuar përmes dritares dhe ka qëlluar vetëm 25 centimetra (10 inç) larg saj.

Deputetja tha se të gjuash një plumb qorr, nuk është kurrë e sigurt. Gjithashtu, Krasniqi bëri apel të mendohet për njerëzit që mund të vdesin nga plumbat qorr, ose eventualisht të lëndohen rëndë.

“Njerëz, nuk është kurrë e sigurt të gjuash një plumb qorr. Kjo ishte vetëm 10 inç (25 centimetra) larg nga vendi ku isha ulur mbrëmë në ora 12:21. Mendoni për njerëzit që mund t’i lëndoni jashtëzakonisht shumë, nëse veç nuk i vrisni duke e bërë këtë”, ka shkruar Krasniqi në twitter.

Parashikimi i motit për sot në Prizren

0

Sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes.

Viti i ri 2022 nis me ulje të çmimit të rrymës në Evropë

0

Një ulje e konsiderueshme e çmimeve të rrymës ka nisur në ditët e para të vitit 2022. Pas shifrave rekorde që çuan në krizë energjetike në botë, e të ndjeshme edhe në Kosovë, të dhënat e fundit kanë treguar për ulje të çmimeve në tregun evropian.

Teksa në muajin dhjetor u përfol për çmime që arrinin deri 500 apo 600 euro për megavat orë të energjisë elektrike, sipas uebfaqes së dedikuar për monitorim të çmimeve në Evropë, “energylive”, çmimi të dielën e 2 janarit do të sillet nga 47 euro deri në rreth 120 euro MWh.

Si pasojë e çmimit të lartë të rrymës të cilën KEDS-i duhej ta importonte për të mbuluar ditët kur konsumi i energjisë ishte i lartë, Kosova hyri në krizë energjetike. Qytetarëve iu rikthyen reduktimet e rrymës, ndërsa institucionet shpallën gjendjen emergjente.

KEDS-i pati njoftuar për ngritjen enorme të çmimeve të energjisë qysh në fillim të dhjetorit, kur tregoi se në nëntor çmimi për MWh kushtonte nën 300 euro, rritje prej mbi 350 për qind prej vitit të kaluar.

Rënia e çmimeve ishte paralajmëruar nga institucionet, por ekspertët ishin shprehur skeptikë se kriza do të tejkalojë deri në pranverë.

Sporti e kultura, sukseset kryesore të Kosovës

0
Gold medalist Distria Krasniqi of Kosovo reacts during the medal ceremony for women's -48kg judo at the 2020 Summer Olympics, Saturday, July 24, 2021, in Tokyo, Japan. (AP Photo/Vincent Thian)

Sukseset në sport dhe në kulturë kanë dominuar ngjarjet pozitive të Kosovës gjatë vitit 2021. Xhudo u bë sërish lajmi kryesor i vitit. Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fituan medalja të arta në Lojërat Olimpike Verore “Tokio 2020”. Por, sukses pati edhe filmi kosovar.

Filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit, fitoi shumë çmime dhe është në garë të ngushtë për të fituar çmim Oscar.

Një nga sukseset kryesore në politikë ishte vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Izraelit.
Në aspektin diplomatik Kosova nuk arriti ndonjë sukses të madh gjatë vitit 2021. Kjo edhe për shkak edhe të marrëveshjes së Uashingtonit, ku në muajin shtator të vitit 2020, delegacioni i Kosovës i prirë nga ish-kryeministri Avdullah Hoti dhe delegacioni serb i prirë nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq u pajtuan për një moratorium njëvjeçar që obligonte Kosovën të ndalonte përpjekjet për të siguruar njohje të reja si dhe të pezullonte përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, ndërkohë që Serbia obligohej të ndalonte fushatën për t’i bindur shtetet e ndryshme të botës që të tërheqin njohjen e shtetit të Kosovës.

Por me 1 shkurt 2021, Kosova dhe Izraeli formalizuan marrëdhëniet diplomatike, vendim i cili nga të dyja shtetet u cilësua si “historik”. Nënshkrimi i marrëdhënieve diplomatike u bë gjatë një ceremonie virtuale ku të dyja vendet o zotuan të rrisin bashkëpunimin.

Franca merr drejtimin e Presidencës së BE-së

0

Franca më 1 janar merr kryesimin gjashtëmujor të Presidencës së Bashkimit Evropian, teksa presidenti francez, Emmanuel Macron, bëri thirrje për një Evropë më të fortë, sovrane dhe të bashkuar.

Macron për një kohë të gjatë ka kërkuar që BE-ja të jetë fuqi më e fortë botërore, teksa ka kërkuar që 27 shtetet e bllokut të jenë më të bashkuara.

“Unë do të thosha se ne duhet të kalojmë nga një Evropë me bashkëpunim brenda kufijve tanë në një Evropë më të fuqishme në botë, plotësisht sovrane, e lirë në zgjedhje të saj”, tha Macron në një fjalim në muajin dhjetor të vitit 2021, teksa përshkroi planet e Presidencës franceze.

Një prej propozimeve të Francës është që të rritet “sovraniteti strategjik” i bllokut evropian, që do ta lejonte të vepronte më e pavarur nga Shtetet e Bashkuara kur është në interesin e BE-së.

Macron po ashtu dëshiron që të avancojë përparimin në kapacitetet e përbashkëta të mbrojtjes, në mënyrë që BE-ja të mos varet nga siguria e SHBA-së. Zyrtarët amerikanë dhe evropianë kanë thënë se “sovraniteti strategjik” dhe projektet e mbrojtjes nuk janë zëvendësues të Aleancës Veri-Atlantike (NATO).

Franca po ashtu dëshiron që gjatë udhëheqjes së presidencës së BE-së të rrisë koordinimin në mesin e shteteve anëtare mbi çështjen e migrimit, përfshirë edhe zhvillimin e një force emergjente, që do t’i përgjigjej krizave në kufijtë e jashtëm të bllokut.

Ndër prioritetet e tjera përfshihet edhe rritja e pagës minimale në bllok, më shumë rregulla për gjigantët digjitalë, taksa për karbon, mbrojtja e mjedisit dhe ndryshime në rregullat e deficitit buxhetor të BE-së.

Gjatë natës së Vitit të Ri Macron, duke iu referuar Presidencës së BE-së u zotua se periudha e ardhshme gjashtëmujore “do të jetë kohë e progresit për ju”.

Franca planifikon që të mbajë një samit të BE-së në Paris më 10 dhe 11 mars, pak para mbajtjes së zgjedhjeve në Francë.

Zgjedhjet presidenciale në Francë do të mbahen në prill dhe Macron pritet të garojë edhe për një mandat presidencial.

Qeveria Kosovës mbështet ndryshimin që të mos pushohet në ditë pune kur festat bien në fundjavë

0

Për çdo festë zyrtare që bie në ditë vikendi, aktualisht sipas Ligjit për festat zyrtare, llogaritet ditë pushimi edhe dita pasuese e javës, ose dita e punës.

Edhe për festën e Vitit të Ri, ndonëse datat e festës janë në ditë vikendi, me datë 1 dhe 2 janar, sipas kalendarit të festave zyrtare, data e pushimit do të jetë të hënën dhe të martën.

Një praktikë e tillë është kritikuar vazhdimisht por për plotësim-ndryshim të dispozitës së ligjit, nga Sindikata e Pavarur e Administratës thonë se duhet të konsultohen ata dhe shoqëria civile.

Ndonëse nuk janë shprehur kundër, thonë se Kosova duhet të marrë për bazë praktikat e Bashkimit Evropian.

Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat ka kërkuar që ligji të respektohet njëjtë edhe për punonjësit e këtij sektori.

Ndërkohë që Qeveria e Kosovës thotë se do të mbështesë çfarëdo iniciative për ndryshimin e kësaj dispozite.

“Sa i përket çështje së ngritur për ndryshimin e dispozitës e cila aktualisht përcakton që të ketë ditë pushimi edhe atëherë kur festa zyrtare bie gjatë ditës së fundjavës, si Qeveri ne e mbështesim në parim ndryshimin e kësaj dispozite”, ka deklaruar për ATV, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Në kalanderin e festave zyrtare janë 11 festa. Ligji për festat zyrtare ka hyrë në proces të ndryshimit gjatë vitit 2021 kur të paktën pritet të shtohet në kalendar edhe Dita e Egjiptianëve.

Lajm i mirë DW: Varianti Omicron mund të sjellë fundin e pandemisë

0

Po, ato ekzistojnë – viruse korona me të cilët njerëzit jetojnë dhe i përballojnë mjaft mirë prej dekadash apo edhe shekujsh. Ata kanë emra si OC43, 229E ose HKU1 dhe shkaktojnë kryesisht infeksione të padëmshme. Pas dy vitesh pandemie njerëzit pyesin se kur Sars-CoV2 do t’u bashkohet të afërmve të tij.

Lajmi i mirë është se falë variantit të ri Omikron, kjo mund të ndodhë së shpejti. Disa ekspertë vlerësojnë se kjo mund të ndodhë që në vitin 2022. Në këtë kontekst flitet për kalimin nga pandemi në endemi. Pasi shndërrohet në endemik virusi nuk përhapet më në valë agresive, por është vazhdimisht i pranishëm në një nivel më të ulët.

Lajmi i dytë, disi zhgënjyes është se virusi megjithatë do të vazhdojë të jetë i pranishëm dhe me shumë mundësi përgjithmonë. Sipas virologut, Christian Drosten, varianti Omikron është disi më i dobët se Delta. Edhe rreziku i shtrimit në spital me variantin Omikron është 20 deri në 25 për qind më i ulët në krahasim me Delta. Po ashtu edhe numri i qëndrimeve të pacientëve në spital që zgjasin një natë ose më shumë ka rënë me 40 deri në 45 për qind.

Nga ana tjetër ka një rritje të të konsiderueshme të numrit të infektimeve me Omikron, gjë që e bën virologun, Hendrik Streeck, të jetë i sigurt se çdo qytetar do të infektohet të paktën një herë në jetën e tij me virusin Corona. Sipas tij ndaj virusit Corona do të na duhet të veprojmë si me makinat, pra që në verë përdorim rrotat verore dhe në dimër rrotat dimërore. Që do të thotë se duhet të bëhemi të vetëdijshëm se gjatë verës mund të jemi më të relaksuar, kurse gjatë vjeshtës apo dimrit duhet të mbajmë maska apo masat e ngjashme mbrojtëse./DW

Vëllezërit llapjanë i shkojnë dhëndrit në shtëpi në Prizren, e sulmojnë atë dhe motrën e tyre

0

Tre vëllezër nga Podujeva në ditën e parë të vitit 2022 e morën rrugën për Prizren, për t’ia mësyer motrës së tyre dhe burrit të saj, të cilët i sulmuan në shtëpinë e tyre. Gazeta Sinjali ka marrë informacione se si ndodhi rasti dhe ju sjellë detaje.

Vëllezërit e dyshuar rreth orëve të mëngjesit mbërritën në shtëpinë e dhëndrit dhe të motrës së tyre, në rrugën “Marie Shllaku” të Prizrenit, por jo për të festuar.

Një mosmarrëveshje mes miqve dhe dhëndrit në shtëpinë e këtyre të fundit eskaloi deri në sulm. Vëllezërit nga Llapi sulmuan motrën dhe burrin e saj.

Kur të dyshuarit kishin “kryer” punën e tyre, u larguan. Dhunën që pësuan në shtëpinë e tyre, gruaja me burrin e saj e denoncuan në Polici.

Pasi viktimat kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve, Policia ka tentuar të kontaktojë me të dyshuarit, por të njëjtit sipas burimeve nuk janë përgjigjur.

Sinjali mëson se viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor si pasojë e sulmit që përjetuan në shtëpinë e tyre.

Lidhur me këtë ngjarje, prokurori kujdestar ka marrë vendim që rasti të hapet si “lëndim i lehtë trupor”.

Prizreni bëhet me kontejnerë nëntokësor

0

Qyteti i Prizrenit tani në disa lagje më të mëdha dhe më të frekuentuara do të dukët më bukur dhe me shpresë edhe më pastër.

Në afërsi të qendrës së qytetit, në lagjen Ortakoll dhe në disa lagje të tjera, Komuna e Prizrenit ka vendosur kontenjer nëntokësor.

Kontejnerët nëntokësorë të vendosura në lokacionet më të frekuentuara janë investim i Komunës së Prizrenit, respektivisht Drejtorisë së Urbanizmit.

Me vendosjen e këtyre kontejnerëve në 10 lokacione publike synohet që kontejnerët nëntokësorë t’i zëvendësojnë kontejnerët mbitokësorë si masë për ruajtjen e higjienës dhe pastërtisë në rrugët e qytetit./tvprizreni.net/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort