Home Blog Page 3676

Ky është parashikimi i motit për dititët në vijim

0

Fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshi vendin do të vazhdojnë ta mbajnë këtë situatë të qetë meteorologjike.

Të enjten vende-vende ka mundësi të ketë riga të lehta dhe të izoluara shiu. Në fushat termike do të regjistrohen temperaturave mbi vlerat e mesatareve për muajin janar.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6 m/s.

Federata Botërore e Atletikes e bindur qe Kosova do të garojë në Beograd

0

Deri më tani sportistët e Kosovës nuk janë lejuar që të garojnë në ngjarjet ndërkombëtare të mbajtura në territorin e Serbisë. Së fundi ishin boksierët që u diskriminuan, duke mos u lejuar të garojnë në Botëror.

Por Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka kërcënuar së fundi Serbinë për diskriminimin ndaj sportistëve kosovarë. Dhe paralajmërimi i IOC-së pritet të ketë ndikimin e madh.

Me shumë gjasë sportistët nga Kosova do të garojnë në Serbi që nga marsi i këtij viti. Është Federata Botërore e Atletikës (World Athletics) që të dielën ka thënë se “nuk parashikon asnjë problem” për pjesëmarrjen e atletëve kosovarë në Botërorin në palestër që mbahet në Beograd prej 18 deri më 20 mars.

Është sajti i njohur, “insidethegames”, që ka pyetur Federatën Botërore nëse ka marrë garanci që Kosova do të lejohet të jetë pjesë e ngjarjes. World Athletics është përgjigjur se është e bindur që nuk do të ketë probleme.

“Është një kusht i organizimit të garës, kështu që ne nuk parashikojmë ndonjë problem”, ka thënë një zëdhënës i Federatës Botërore.

Deri më tani atletët kosovarë kanë shmangur pjesëmarrjen në ngjarjet e mbajtura në Serbi, kryesisht kampionate ballkanike. Ka pasur të tillë që kanë pyetur për mungesën e tentimit për të marrë pjesë. Mbetet të shihet nëse do të ketë përpjekje për pjesëmarrje në Botëror dhe nëse Serbia do të paraqet pengesa, që do të mund t’i kushtonte shtrenjtë.

Para boksierëve edhe karateistët nuk ishin lejuar të garojnë në Serbi, në ngjarje madhore ndërkombëtare. Ndërkohë hendbollistet e reja ishin të vetmet që ishin lejuar të hyjnë në territorin e Serbisë. Por vendosja në një qendër afër Beogradit, kishte ngjallë protesta në kryeqendrën serbe. Dhe autoritetet serbe në fund kishin anuluar turneun, duke marrë vendim për të ndaluar hyrjen e përfaqësueses së Kosovës në palestër.

IOC-ja kishte kritikuar Federatën Ndërkombëtare të Boksit për mbetjen jashtë Botërorit të boksierëve kosovarë. Dhe duket që IOC-ja nuk do të heq dorë nga vendimi për të siguruar paraqitjen e sportistëve kosovarë në ngjarjet që mbahen në Serbi.

Humbë jetën një 14 vjeçar në një vetaksident në Suharekë

0

Në pasditen e sotme, në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës ka ndodhur një vetaksident, ku ka humbur jetën një 14-vjeçar dhe dy të tjerë u lënduan.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një shkrimi në Facebook.

Rastin e kanë konfirmuar edhe Reshter Vesel Gashi, nga zyra e DRP-së në Prizren.

Muharremaj ka ngushëlluar familjen e të ndjerit për rastin tragjik.

Kryeministri Kurti: Jemi të gatshëm për marrëveshje me Serbinë

0

Qeveria e Kosovës synon arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve.

Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për Tv Klan thotë se janë të gatshëm që kjo të ndodh edhe gjatë vitit 2022, por një gjë e tillë varet edhe nga Serbia.

“A do të ketë një marrëveshje të tillë varet shumë më shumë nga Serbia sesa nga Kosova meqenëse ne jemi të gatshëm. Marrëveshja që nuk e nënkuptojnë si qendër të përmbajtjes njohjen reciproke natyrisht që nuk janë të pranueshme për ne por edhe nuk janë të dobishme për askënd”.

Ai ka thënë se me arritjen e marrëveshjes përfundimtare do të përfitonin të dyja shtetet, meqë do të përshpejtohej procesi i integrimit të këtyre dy vendeve në familjen europiane.

“Serbia dëshiron të vazhdoj rrugën europiane por këtë nuk do të mund ta bëj pa e pranuar Kosovën dhe në anën tjetër Kosova dëshiron edhe integrime europiane por edhe euroatlantike dhe për këtë na nevoitet një normalizim i plotë me Serbinë”.

Por për kryeministrin Kurti, Serbia ka dilema sa i përket integrimit të saj në Be.

“Serbia ka dilema meqë ka marrëveshje të Tregtisë së Lirë me Rusinë, blen armatim prej Rusisë dhe është pjesë e Unionit Ekonomik Euroazitaik, Gazpromi ka 50% të industrisë së naftës në Serbi dhe gjithashtu 51% të basenit më të madh të gazit në Banaskit Vor në Vojvodinë, pra ata kanë dilema ndërsa ne jemi të qartë në rrugën tonë europiane dhe europerëndimore”.

Kosova vitin e ardhshëm sipas kryeministrit Albin Kurti do të aplikojë për statusin e vendit kandidat.

Policia në Prizren shqipton gjoba në qendra tregtare e sheshe për mos respektim të masave anti-Covid

0

Më datat 1 dhe 2 janar 2022, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti covid-19 në qendrat tregtare, sheshe dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit,policia ne mbeshtetje të njesitit të NJRSH dhe inspektorve të AVUK-ut, ne njembedhjet lokale te ndryshme ka shiptura gjoba, per mos respektimin e orarit te puns dhe ka larguar musafiret nga keto lokale, pasi qe të njejtit nuk kan respektuar orarin e punës .Nga ana e policisë janë shqiptuar 21 gjoba nga ligji 07/L-006 nga neni 24.3 ne vlerë 200 euro për mosrespektim te orës policore.

Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi, thuhet në njoftimin e DRP-së në Prizren.

29 raste me Covid-19 sot në Kosovë

0

Ministri Shëndetësisë ka njofuar se sot janë regjistruar 29 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Rastet pozitive kanë dalë pas testimit të 3.344 mostrave.

Gjatë kësaj periudhe, janë shëruar 12 persona, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.060.

509 është numri i rasteve aktive.

Kosova shpalli peroson “non grata” një zyrtar rus, OKB-ja e konsideron të paligjshme

0

Kombet e Bashkuara kanë reaguar pasi një zyrtar rus i UNMIK-ut është shpallur persona “non grata” në Kosovë.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, më 31 dhjetor njoftoi se me kërkesë të kryeminsitrit Albin Kurti është shpallur non grata në Kosovë një zyrtar rus i UNMIK-ut, shkaku i veprimtarive të dëmshme të tij, të cilat kanë cenuar sigurinë kombëtare.

Nga zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara është reaguar, duke thënë se vendimi nuk është i ligjshëm dhe se nuk është kontaktuar asnjë anëtar i UNMIK-ut në lidhje me këtë çështje.

“Jemi vënë në dijeni për shpalljen ‘persona non granata’ të një anëtari të stafit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK-ut. Nuk është pranuar asnjë komunikim te Misioni nga autoritetet e Kosovës sa i përket këtij njoftimi. Doktrina e ‘persona non grata’ nuk është e zbatueshme për personelin e Kombeve të Bashkuara dhe nuk është e parashikuar sipas rregullores së UNMIK-ut 2000/47 (mbi statusin, privilegjet dhe imunitetet e KFOR-it, UNMIK-ut dhe personelit të tyre në Kosovë). Çdo shqetësim në lidhje me një anëtar të personelit të UNMIK-ut duhet t’i adresohet udhëheqësisë së Misionit në mënyrë që UNMIK-u ta trajtojë këtë çështje në përputhje me statusin, privilegjet dhe imunitetin e UNMIK-ut dhe personelit të tij. UNMIK-u dhe selia e OKB-së po marrin masa adekuate për të garantuar sigurinë e stafit në falë dhe po merren me autoritetet relevante në këtë çështje”, thuhet në reagimin e Stephane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Kosovarët morën kredi 1.6 miliardë euro nga bankat gjatë vitit 2021

0

Afro 135,000 persona fizik që nga fillimi i vitit e deri në muajin nëntor kanë marrë kredi nga sektori bankar.

Sipas të dhënave të siguruara nga lajmi.net prej Bankës Qëndrore të Kosovës (BQK), shuma totale e kredive të marra në këtë periudhë ka arritur 1.6 miliard euro.

Në anën tjetër, përreth 13 mijë persona juridik kanë garantuar kredi prej bankave kosovare.

“Ju njoftoj se deri në muajin nëntor 2021, vlera e kredive të reja të lëshuara nga sektori bankar, arriti në shumën e 1.6 miliardë eurove.Të dhënat për numrin e qytetarëve që kanë marrë kredi, i gjeni më poshtë: Numri i kredimarrësve – fizik [134126] dhe numri i kredimarrësve juridik [12886]”, deklaron Kushtrim Ahmeti, zëdhënës i BQK-së.

Në krahasim me vitin e kaluar, kjo mund të shënohet si një ngritje në aspektin e marrjes së kredisë. Përgjatë vitit të kaluar, vlera e kredive të reja të lëshuara nga sektori bankar ishte 1.47 miliard euro.

Vetëm për dy muaj të këtij viti, vlera e kredive të reja ka kapur shifrën milionëshe.

“Ju njoftojmë se vlera e kredive të reja për dy muajt e parë të këtij viti (janar-shkurt 2021), ishte 188.2 milionë euro”, deklaroi më herët gjatë këtij viti zëdhënësi i BQK-së.

Zhduket një vajzë në Prizren

0

Është zhdukur një vajzë në Prizren.

Një grua ka raportuar të shtunën se vajza e saj është larguar nga shtëpia më 29 dhjetor dhe nuk është kthyer më.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po e heton rastin.

29.12.2021-10:30. Më 01.01.2022 një femër kosovare ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj, rasti është duke u hetuar”, thuhet nga Policia.

A ka Kosova mjaftueshëm vaksina për vitin 2022?

0

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës (MSH) ka bërë të ditur se edhe këtë vit do të ketë vaksina të mjaftueshme kundër COVID-19. Sipas këtij institucioni, mbi 400 mijë vaksina aktualisht janë në dispozicion dhe sipas nevojës do të kontraktohen të tjera.
“Në MSH është një komision që merret me vlerësimin e nevojave dhe negocimin e blerjes së tyre sipas nevojave”, thuhet në një përgjigje të Ministrisë së Shëndetësisë, dërguar Radios Evropa e Lirë.

Vaksinat e para, Kosova i kishte siguruar përmes donacioneve, ndërsa në maj 2021 pati nënshkruar kontratën e parë me kompanitë Pfizer/BioNTech për sigurimin e mbi një milion vaksinave.
Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në fund të marsit 2021. Ndërkaq, nga 9 dhjetori ka nisur të administrohet edhe doza e tretë dhe përforcuese e vaksinës.

Dozën përforcuese dhe dozën e tretë do të mund ta marrin të gjithë personat mbi 18 vjeç. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, qytetarët do të njoftohen për datën e vaksinimit përmes mesazheve telefonike, e-mailit dhe njoftimeve publike.
Vaksina kundër koronavirusit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, do të këtë mjaftueshëm edhe për dozën e tretë edhe atë përforcuese.

Deri më datën 1 janar 2022, 2,093 qytetarë kanë marrë dozën e tretë, ndërkaq dozën përforcuese e kanë marrë 10,257 persona.
Doza përforcuese u jepet qytetarëve tre muaj pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës.

Kurse doza e tretë u jepet personave të cilët i kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, por te të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur, si pasojë e imunitetit të dobët të tyre, apo sëmundjeve shoqëruese, me rekomandim të mjekut ordinues.
Mbi 43 për qind të vaksinuar me dy doza
Viti 2021 është përmbyllur me mbi 43 për qind të qytetarëve të Kosovës të vaksinuar me nga dy doza

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort