Home Blog Page 3675

540 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

0

540 persona në Kosovë aktualisht janë të konfirmuar si të infektuar me koronavirus.

Këtë e tregon raporti i fundit i publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, i cili tregon se janë 38 raste të konfirmuara në mes të dielës dhe së hënës.

Brenda së njëjtës periudhë nuk është regjistruar asnjë rast vdekjeje dhe vaksinën kundër COVID-19 e kanë marrë 330 veta.

Mot me vranësira dhe diell, këto janë temperaturat

0

Moti gjatë kësaj jave është paraparë të jetë në situatë të qetë meteorologjike.

Sipas Prishtina Weather, pjesa e parë e javës pritet të jetë me mot stabil, ndërkaq nga mesi i javës shkurtimisht priten mundësi për shi dhe borë, si dhe rënie të temperaturave.

Për sot është parashikuar mot i butë, me vranësira e intervale me diell.

“Mbetet mot i butë, me vranësira e intervale me diell. Përgjatë ultësirave në mëngjes mundësi për mjegull ose mjegullinë”, ka njoftuar Prishtina Weather.

Temperaturat do të lëvizin ndërmjet 2-12 gradë Celsius.

Hyn në fuqi marrëveshja mes shtetesh nga ‘’Ballkani i Hapur’’, këto janë

0

Nisma ”Ballkani i Hapur” ndërmjet Shqipërisë, Serbisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në dhjetor të vitit të kaluar që nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe politikës fitosanitare, tashmë është një realitet që ofron qasje më të lehtë dhe procedura më të thjeshta doganore, reduktim i numrit të kontrolleve fizike dhe testeve laboratorike për importin e ushqimeve, kafshëve, ushqimit të kafshëve, bimëve dhe produkteve të tjera.

Me qëllim të lehtësimit të tregtisë ndërmjet tre vendeve dhe lehtësimit të qarkullimit të mallrave ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë, në bazë të marrëveshjes, në pikat kufitare gjatë importit kryhet vetëm kontrolli i dokumentacionit, gjegjësisht inspektimi identifikues i dërgesave.

”Kontrolli fizik bëhet në vendin e shkarkimit ose në terminalin doganor në brendësi”, deklaroi për MIA-n, drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë maqedonase, Nikollçe Babovski.

Siç shkruan Alsat.mk, planet e monitorimit për sigurinë ushqimore dhe shëndetin e kafshëve të zbatuara në çdo shtet dhe janë shkëmbyer ndërmjet vendeve nënshkruese, me qëllim që secili prej vendeve nënshkruese të ketë njohuri për secilin vend në nivelin e sigurisë ushqimore dhe përputhshmërinë e legjislacionit kombëtar me legjislacionin e BE-së, në fushat që i nënshtrohen marrëveshjes.

”Marrëveshja bazohet në intensifikimin e bashkëpunimit bazuar në standardet e vendosura të BE-së dhe njohjen e rezultateve të analizave laboratorike të kryera me metoda të akredituara si bazë për lehtësimin e tregtisë dhe zhvillimin e ekonomive në të tre vendet. Dhe paraqet bazë dhe hyrje reale në aktivitetet që duhet t’i ndërmarrim në këtë fushë si vende në aspektin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, sqaron Babovski.

“Ka vozitë, po kurrë pa prezencën e dikujt”, flet babai i të miturit që u aksidentua në Sallagrazhdë

0
  • Mbrëmjen e së dielës ka ndodhur një vetaksident në Sallagrazhdë të Suharekës, si pasojë e së cilit humbi jetën një 14-vjeçar dhe u lënduan dy të tjerë të së njëjtës moshë.

Për Info Magazine, ka folur babai i njërit prej të lënduarve i cili tha se në momentin kur kishte ndodhur aksidenti nuk kishte qenë në shtëpi.

“Tani po e dimë qysh ka ndodh ky aksident se niherë nuk e kemi ditë, kam shku në Deçan për një defekt diçka të nxemjes, veç më kanë thirrë në telefon që diçka ka ndodhë kështu-kështu, kanë thirrë për së dyti, jo njo e ka humbë jetën, djali yt osht mirë. S’di qysh kam ardhë prej Deçanit, aq jam kanë i stresum”, ka thënë Ylber Beqiraj, babai i të aksidentuarit.

Ai tha se djali i tij nuk kishte ndodhur kurrë të dilte me veturë pa lejen e familjarëve.

“Ky s’ka ndodhë kurrë me dalë pa izë të familjes, veç kur e kanë pa të familjes në kamera që dul përpjetë edhe u kanë me grip dy ditë shtritë. Ka vozitë po kurrë pa prezencën e dikujt ka mujtë me shku deri në market, nuk ka dalë kështu pa prezencën e familjes, a pa e pytë të paktën mamin e vet se a të dal a diçka, atë ditë nuk e ka pytë kërkon, se kanë qenë te do kojshi këtu, veç kur e kanë pa vajzat tu dalë, po i kishin shkru ata, ai i ndjeri me këtë djalin e axhës t’vet”, ka vazhduar ai.

Ndërkaq shtoi se djali i tij tanimë gjendet në shtëpi dhe si pasojë e aksidentit ka marrë lëndime në gjoks.

Afrim Muçiqi: Viti që na la pas ka qenë më i keqi për shkak të pandemisë

0

Kjo për shkak se nuk ishte i kënaqur me masat e vëna nga Qeveria ku përfshihej edhe estrada. Në një intervistë për Telegrafin, ai tha se 2021-shi ka qenë viti më i keq për shkak të situatës së vazhdueshme me coronavirus.

“Viti më i keq për shkak të pandemisë është fjala për arsye se edhe ne si i gjithë globi jemi përballur, faktikisht është viti i dytë por me shpresën që vitin që po e fillojmë ishalla qoftë e kaluar siç thotë populli”, u shpreh ai.

“Sa i përket asaj që kam qenë më i përfoluri është mëse e vërtetë pasi kam qenë më aktiv për arsye se prej natyrës kur unë marrë një obligim që ta përfaqësoj dikë atëherë nuk e marrë vetëm sa për sy e faqe, por mundohem që atë besim që ma kanë dhënë baza, shtatë regjione të Republikës së Kosovës duhet ta çoj deri në fund”, vazhdoi artisti.

Ai ndërkaq vazhdon të jetë një nga yjet më të kërkuar në mbrëmje e ahengje muzikore. I njëjti shpreson që sivjet të largohet COVID-19 e ta vazhdojë lirshëm profesionin e tij./Telegrafi

Shqyrtohet dëbimi nga Zvicra i kosovares që nuk e mësoi gjermanishten, vendos Gjykata Federale

0

Një grua 30-vjeçare nga Kosova, për më shumë se gjashtë vjet nuk mund të dëshmonte në zyrën kantonale të migracionit se kishte njohuri të mjaftueshme të gjuhës gjermane.

Zyra në fjalë dhe Gjykata Administrative e Aargaut nuk donin t`’ia zgjasnin asaj lejen e qëndrimit, por Gjykata Federale, si shkalla më e lartë e gjyqësisë e ka gjykuar çështjen ndryshe.

Blerina (emri i ndryshuar) ishte martuar me një kosovar që jetonte në Zvicër, në qershor të vitit 2015, dhe që atëherë ajo ka leje qëndrimi (Vizë B) në Zvicër, transmeton albinfo.ch.

Kosovarja, atëbotë 24-vjeçare kishte ardhur në Aargau në dhjetor të vitit 2015 në kuadër të bashkimit familjar. Menjëherë pas kësaj ajo ishte ftuar në një intervistë personale nga zyra kantonale e migracionit ku i ishte thënë se ishte shumë e rëndësishme të mësonte gjermanisht.

E reja kosovare ishte zotuar me nënshkrimin e saj se do të dorëzonte dëshmi për njohjen e gjuhës gjermane në nivelin A1, shkruan gazeta Aargauer Zeitung.

Tri ditë më vonë, Blerina mori lejen e qëndrimit në Zvicër nga Zyra Kantonale e Migracionit. Megjithatë, ajo nuk dorëzonte dëshmi për njohuritë e saj të gjermanishtes, për të cilat ishte zotuar. Kjo mund të shihet në vendimin e fundit të Gjykatës Federale që u publikua së fundmi.

Zyra Kantonale e Migracionit më pas ka lidhur një marrëveshje integruese me Blerinën në të cilën kosovarja sërish ka marrë përsipër detyrimin që të dorëzojë si dëshmi certifikatat e mësimit të gjuhës. Por ajo nuk e kishte përmbushur as këtë detyrim, edhe dy vjet pas mbërritjes së saj. Për këtë arsye është përgjigjur Zyra e Migracionit.

Në dhjetor të vitit 2017, zyra në fjalë e kishte zgjatur sërish lejen e qëndrimit për Blerinën deri në fund të qershorit të vitit 2018, por kishte vendosur që, një zgjatje e mëtejshme të bëhej vetëm me kushtin që deri atëherë ajo të sillte dëshminë për njohjen e gjuhës gjermane.

Megjithatë edhe ky afat pati kaluar pa dokumentin e kërkuar nga kosovarja. Prandaj, në tetor 2019, Zyra e Migracionit vendosi të mos i vazhdojë lejen e qëndrimit Blerinës. Zyra e vendosi dëbimin e gruas nga Zvicra dhe i caktoi një afat daljeje prej 60 ditësh – duke filluar nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Mirëpo, kosovarja nuk e ka pranuar largimin dhe ka paraqitur kundërshtim në zyrën e migracionit.

Gjykata Administrative miraton dëbimin por Gjykata Federale ia rrëzon vendimin

Gjatë procedurës së kundërshtimit në vazhdim, zyra i dha sërish Blerinës mundësinë që të dorëzonte një dëshmi të njohjes së gjuhës. Por Blerina sërish e la këtë mundësi pa e shfrytëzuar dhe në fillim të majit 2020, rreth katër vjet e gjysmë pas mbërritjes së saj, Zyra e Migracionit e hodhi poshtë kundërshtimin e saj.

Një ankesë e bërë pastaj në Gjykatën më të lartë kantonale nuk ndryshoi asgjë. Autoriteti më i lartë gjyqësor në Aargau konfirmoi heqjen e lejes së qëndrimit, në një vendim të marrë në nëntor të vitit 2020.

Duke parë këtë vendim, Blerina bëri ankesë në Gjykatën Federale – dhe këtu ju njoh e drejta e saj. Gjyqtarët më të lartë zviceranë vendosën në të mirë të kosovares dhe udhëzuan zyrën e migracionit që t`ia zgjasë asaj lejen e qëndrimit.

Gjykata e Lartë Federale është shprehur me këtë rast se gruaja vërtet nuk kishte paraqitur asnjë provë për zotërimin e gjuhës gjermane por se heqja e lejes së qëndrimit do të ishte “disproporcionale”. Kjo, për faktin që Blerina tani jeton me bashkëshortin dhe djalin e përbashkët katërvjeçar në Aargau dhe dëbimi mund të çojë në “një ndarje të bashkësisë familjare”.

Jo bashkëpunuese, e paintegruar

Gjykata e Lartë Federale sheh te Blerina një “qëndrim jobashkëpunues” që është treguar prej vitesh dhe shkruan:

“Fakti që, edhe pse kishte mbi kokë kërcënimin akut për dëbim, ajo nuk bëri asnjë përpjekje për të mësuar as bazat e gjuhës gjermane, tregon njëfarë mungesë interesi për tu përshtatur në ambientin ku jeton.

Në përgjithësi, kosovarja nuk është “as gjuhësisht, as shoqërisht apo kulturalisht e integruar në realitetin zviceran”, vazhdon Gjykata Supreme Federale. Për shkakun se ajo nuk flet gjermanisht, burri i saj detyrohej ta shoqëronte për shembull në në vizitat e saj te mjeku. Në këtë kontekst, ekziston një “interes publik jo i parëndësishëm për t`i hequr Blerinës lejen e qëndrimit”, në Zvicër, thuhet në aktgjykim.

Sipas Gjykatës Supreme Federale, do të ishte gjithashtu e arsyeshme që ajo të kthehej në Kosovë dhe të jetojë atje. Ajo flet shqip, ka vetëm gjashtë vjet që jeton në Zvicër dhe ka “mundësi të padiskutueshme riintegrimi” në vendin e saj, sipas gjykimit.

Përveç kësaj, burri gjithsesi është duke e mbajtur financiarisht familjen, ndaj largimi i saj nuk do të ndryshonte gjendjen e tyre ekonomike.

Kthimi i vështirë për burrin – djali do të rritej pa njërin prind

Për bashkëshortin e Blerinës, i cili që nga viti 2004 jeton në Zvicër dhe prej dhjetë vitesh është i punësuar tek i njëjti punëdhënës, gjërat megjithatë janë ndryshe. Për të, “largimi nga Zvicra do të shoqërohej me vështirësi të konsiderueshme profesionale dhe do të kishte ndikim delikat në jetën e tij private” thuhet në aktgjykimin e Gjykatës së Lartë Federale

Prandaj nuk mund të pritej nga ai një kthim i menjëhershëm në Kosovë, shkruan Gjykata më tutje.

Mund të pritej me arsye që burri të mos e ndiqte gruan e tij në Kosovë – gjë që do të kishte pasoja negative për djalin e tyre. Ai ose do të duhej të kthehej në atdhe me nënën e tij ose të qëndronte në Zvicër, me babain.

“Djali katër vjeçar do të rritej veçmas nga njëri prej dy prindërve të tij në një plan afatgjatë”, thuhej në vendim.

Ende nuk ka dëbim, por vetëm paralajmërim, sipas ligjit për të huajt

Prandaj, ekziston një interes relativisht i madh personal i Blerinës për të mbetur në Zvicër. Për këtë arsye Gjykata Supreme Federale ka arritur në përfundimin se interesi publik për dëbim, në rastin konkret nuk e tejkalon interesin e saj privat.

Por kosovarja tani duhet të udhëzohet “në çdo formë” se ajo duhet të ndërmarrë menjëherë përpjekje më të mëdha për t’u integruar.

Megjithatë, si masë, për momentin asaj i është shqiptuar vetëm një paralajmërim formal sipas ligjit për të huajt dhe jo dëbimi.

Në këtë rast, heqja e lejes së qëndrimit mund të merret në konsideratë vetëm nëse personi në fjalë është paralajmëruar zyrtarisht paraprakisht dhe është informuar për pasojat e refuzimit, thuhet në fund të vendimit të Gjykatës së Lartë Federale.

Presidenti i Serbisë Vuçiq: Kurti nuk e di se çfarë po flet

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se dialogu Kosovë – Serbi duhet të jetë pa kushte. Ai ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Keni vërejtur dy gjëra nga deklaratat e Albin Kurtit. E para, ai tha se sigurisht mundet të vazhdohet dialogu, porse në qendër duhet të jetë njohja e ndërsjellë. Kjo ishte pika e parë. E mësova se nuk e di për çfarë po flet, thotë se ata janë në rrugën e pastër evropiane dhe do të kërkojnë anëtarësimin në BE dhe se Serbia është anëtare e Bashkimit Evroaztiaik. Ai nuk e kupton se çfarë është nënshkrimi i një marrëveshje dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar”, ka thënë Vuçiq, transmeton Tanjug.

Vuçiq ka thënë se Kurti ka arritur me gjasë në këtë përfundim duke lexuar disa media perëndimore.

“Serbia është në rrugën evropiane dhe ka marrëdhënie shumë të mira me të gjithë miqtë e saj në botë, Rusinë, Kinën, Indinë dhe do të vazhdojë t’i mbrojë, kultivojë e trashëgojë ato”, tha Vuçiq.

38 raste të reja me Covid-19 brenda në Kosovë

0

MSH njofton se në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 38 raste të reja të infektuara me këtë virus. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.067.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:03 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 330 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.674.839 doza të vaksinës.

Deri më sot 783.180 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.Nga 3.711 testime, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.067.

Në total numri i rasteve aktive është 540.Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:Mbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!

Personalitetet i vitit 2021, Fahrije Hoti – Revolucionarja inspiruese

0

“Nëse nuk punojmë, dojna me u tranue”, u thotë Fahrije Hoti një ditë grave të veja. Ranë këto fjalë nisi të merrej me ajvar. Nuk ndalet as prej fjalëve të burrave që duan ta ndalin se disa prej tyre ia kanë frikën pavarësisë së gruas. Besa, probleme i del edhe me disa gra.

Dikush një ditë ia thyen krejt kavanozat me ajvar, por ajo nuk ndalet. Sot ajvarin i saj gjendet jo vetëm ne marketet e Kosovës por edhe të Evropës, shkrun KOHA.

Bash ato fjalë – “Nëse nuk punojmë, dojna me u tranue” – i dëgjon edhe të filmi “Zgjoi” i Blerta Bashollit. Fahrija i dha Kosovës një rrëfim që synon edhe “Oscarin”. Ajo u bë edhe inspirim për një film. E filmi po shpërben si rrëfim frymëzues për krejt botën.

Hoti u bë edhe promovuese e ajvarit. Bëri që në çdo artikull që shkruhej për filmin të jepej edhe sqarimi për këtë lloj ushqimi tradicional shqiptar. I dha pikë si ushqim shqiptar në betejën ballkanike ku secili shtet rend për të bërë të vetin. Për shtetin vlejnë fjalët e Fahrijes, veç pak ma ndryshe: “Nëse nuk punojmë, dojna me i hup krejt”!

Shqipëria nis mandatin e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB

0

Shqipëria nis mandatin dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit të OKB. Në vëmendje të saj do të jetë konsolidimi i paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor si dhe procesi o njohjeve të Kosovës.

Nga janari 2022 deri në fund të 2023, Shqipëria së bashku me Brazilin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gabunin dhe Ganën janë anëtare jo të përhershme në organin më të fuqishëm të OKB-së, në Këshillin e Sigurimit.

“Për herë të parë, 66 vjet pas anëtarësimit në OKB, Shqipëria ulet në tryezën më të lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin, Një përgjegjësi por edhe mundësi e madhe për vendin për të lënë gjurmë në arenën ndërkombëtare,” tha me rastin e fillimit të këtij mandati, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Shqipëria ka të drejtën e një vote në vendimet që do të marrë Këshilli i Sigurimit. Ekipi i diplomatëve të Shqipërisë në Nju-Jork do të ketë të drejtën të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të OKB dhe të paraqesë qëndrimet e Shqipërisë rreth ꞔështjeve më të nxehta të sigurisë në botë, që rrezikojnë paqen dhe stabilitetin, tha Xhaꞔka.

Konsolidimi i stabilitetit në Ballkanin Perëndimor

Shqipëria synon që gjatë mandatit të saj 2-vjeꞔar të punojë për stabilitetin dhe paqen në rajon, për të konsoliduar arritjet e dekadës së fundit dhe mos e lënë atë të rrëshqasë drejt destabilizimit dhe tensioneve.

Progresi në procesin e njohjeve të Kosovës dhe anëtarësimeve të saj në organizata ndërkombëtare do të jetë një tjetër prioritet i mandatit të Shqipërisë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Kosova ka qenë, është e do të jetë një kauzë e shenjtë për Shqipërinë,” tha ministrja Xhaçka.

Këshillit i Sigurimit të OKB-së përbëhet nga 15 anëtarë, prej të cilëve SHBA, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina janë pesë anëtaret e përhershme me të drejtë vetoje, ndërsa 10 vendet e tjera janë anëtare të përkohshme me mandate dyvjeçare./dw

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort