Home Blog Page 3674

Tentojnë ta vjedhin veturën e sekuestruar nga Policia në Prizren, kapen në flagrancë

0

Dy qytetarë në Prizren planifikuan që ta vjedhin veturën që i ishte sekuestruar nga Policia e Kosovës, të dielën rreth orës 23:00, në Prizren.
Mirëpo, plani i tyre dështoi dhe vjedhja mbeti në tentativë, pasi ata u kapën në flagrancë nga Policia e Kosovës.

Policia njofton se njëri nga personat e dyshuar është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe gjatë arrestimit, ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht policët.

Ndërkaq, i dyshuari tjetër, i cili iku nga vendi i ngjarjes, u prangos më pas.

Prokurori i rastit ka urdhëruar që të arrestuarit të dërgohen në mbajtje

Për 24 orë, 59 aksidente dhe mbi 544 gjoba për kundërvajtje në komunikacion

0

Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 59 aksidente trafiku.

Sipas raportit të fundit të Policisë, 25 aksidente ishin me persona të lënduar kurse 34 tjerë vetëm me dëme materiale.

Policia po ashtu ka njoftuar se ka shqiptuar 1 mijë e 544 gjoba për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit, kurse 504 tiketa trafiku ka shqiptuar për qytetarët që nuk kanë respektuar masat antiCOVID, transmeton Telegrafi.

Brenda 24 orëve të fundit, Policia ka arrestuar edhe 22 persona, ku 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Kosova pret shumë nga hyrja historike e Shqipërisë në KS të OKB-së

0

Nga 1 janari i 2022, Shqipëria do të jetë anëtare e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ulësja në këtë institucion kaq të rëndësishëm përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë dhe mund të konsiderohet si një prej arritjeve më të mëdha të diplomacisë shqiptare.

Me këtë rast, ministrja e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka, tha se do ta shfrytëzojë këtë moment dhe për të avancuar çështjen e Kosovës.

Edhe ish-ambasadorja kosovare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka thënë se pret që gjatë periudhës që do të zgjasë deri më 31 dhjetor të vitit 2023, Shqipëria të reduktojë raportimin për Kosovën nga UNMIK-u.

Siç vlerëson ajo, shteti shqiptar duhet të kërkojë mbylljen =e misionit ndërkombëtar të UNMIK-ut në Kosovë.

Videon e KlanKosova mund ta shikoni KËTU.

Podujevë, nëna braktisë katër fëmijët dhe largohet në drejtim të panjohur

0

Një nënë ka braktisur katër fëmijët e saj dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Rasti ka ndodhur më 2 janar në Podujevë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se ditë më parë, motra e tij e dyshuara f/kosovare ka lënë katër fëmijët e saj tek ai dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia bën të ditur se njësia përkatës policore është duke hetuar rastin. /

Suharekë: Gjendet pa shenje jete një person

0

Një person pa shenje jete është dërguar dje në Spitalin e Prizrenit.

“Suharekë 03.01.2022 – 10:20. Raportohet se në Spitalin e Prizrenit pa shenja jete është sjell viktima mashkull kosovar. Njësia përkatës policore kanë dal në vendngjarje”, thuhet në raporton 24 orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML./

Instagram zbulon funksione të reja, bëhet më i sigurt për adoleshentët

0

Instagram ka aktivizuar disa funksione të reja eksperimentale, të cilat janë krijuar për ta bërë aplikacionin një vend më të sigurt për adoleshentët.

Së pari, kompania ofron funksionin e paralajmëruar më parë “Take a Break”, i cili do të aktivizohet për përdoruesit në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Australi.

Tani, kur përdoruesi kalon një kohë të gjatë duke lëvizur nëpër përmbajtjen e Instagramit, aplikacioni do t’i kërkojë atij të pushojë dhe të vendosë rikujtues për periudhën e ardhshme.

Në mars, Instagram do të lançojë një veçori të krijuar për prindërit dhe kujdestarët që do t’i lejojë ata të shohin se sa kohë kalojnë fëmijët e tyre në aplikacion, si dhe të vendosin kufij kohorë.

Një nga veçoritë eksperimentale, që po teston Instagram, do të përfitojë adoleshentët dhe të rinjtë nëse duan të heqin përmbajtjen dhe aktivitetin brenda aplikacionit kur ishin dukshëm më të rinj. Kjo do t’i lejojë ata të heqin në masë fotot dhe videot që kanë ngarkuar, si dhe komentet dhe pëlqimet. Ky opsion vjen nga janari.

Një tjetër funksion testimi do të zgjerohet dhe është ndalimi i të rriturve që të dërgojnë mesazhe direkte për adoleshentët që nuk i ndjekin. Në fillim të vitit të ardhshëm do të hiqet mundësia e etiketimit apo përmendjes së adoleshentëve nga të rriturit që nuk i ndjekin.

Së fundi, po eksplorohet mundësia e kufizimit të përmbajtjeve të ndjeshme që adoleshentët do të mund të shohin. /GazetaSinjali/

Gjendja në të gjitha pikat kufitare

0

Shumë bashkatdhetarë kanë zgjedhur që festat e fundvitit t’i festojnë në vendlindje. Fluksi i madh i automjeteve që ia mësynë Kosovës gjatë ditëve të fundit të vitit 2021, shkaktoi kolona e pritje të gjata në pika kufitare, shkruan Gazeta Sinjali.

Mirëpo, mëngjesin e sotëm, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, gjendja në kufi është e qetë.

Pasi që kanë festuar festat e fundvitit në vendlindje, disa prej tyre kanë marrë rrugën e kthimit në vendet ku jetojnë.

E vetmja pikë kufitare ku po presin bashkatdhetarët është në Merdar. Për të dalë nga Kosova përmes këtij vendkalimi, ata po presin deri në 30 minuta./GazetaSinjali/

Fund i pandemisë apo e ardhme me virusin

0

Njerëz në mbarë botën vazhdojnë të sëmuren dhe të vdesin nga COVID-29. Shumica e viktimave janë të pavaksinuar.

A do të përfundojë pandemia në një të ardhme të parashikueshme, apo do të duhet të mësohemi të jetojmë me koronavirusin që e shkakton sëmundjen COVID-19?

Francis Collins është drejtor në largim i Instituteve Kombëtare të Shëndetit në SHBA. Ai thotë se është e mahnitshme se si vaksinat kanë arritur të jenë të sigurta dhe efektivë në më pak se 12 muaj.

“Shumëçka varet nga mënyra se si do të rrisim numrin e vaksinave që do të arrijnë te njerëzit në ato pjesë të botës që ende nuk kanë përfituar nga ky zhvillim i mahnitshëm shkencor. Është e mahnitshme që vaksinat kanë arritur të jenë të sigurta dhe efektive në më pak se 12 muaj. Nuk e kemi parë këtë kurrë më parë. Por, shumë njerëz vazhdojnë të presin. Dhe kështu SARS-COVD-2 vazhdon të bëjë festë të madhe në pjesë të ndryshme të botës”, ka deklaruar Collins.

Shpresa për vitin 2022 është që vaksinat kundër koronavirusit të vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje kundër varianteve të reja të koronavirusit, përfshirë variantin Omicron që është identifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut, në muajin nëntor.

Omicron ka më shumë mutacione se varianti dominues Delta.

Disa druajnë se kjo mund ta bëjë atë më ngjitës, më të rrezikshëm ose më rezistues ndaj vaksinave aktuale.

Dr. Collins ka thënë në fund të nëntorit se shfaqja e Omicronit nuk është lajm i mirë, por se nuk ka vend për panik.

Ndërsa, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë më 29 nëntor se është shumë herët për të nxjerrë përfundime.

“Nuk e dimë ende nëse Omicron ka të bëjë me transmetim më të madh, me sëmundje më të rëndë, me më shumë rrezik infeksioni apo me rrezik më të madh për shmangien e vaksinave. Shkencëtarët në OBSH dhe në mbarë botën po punojnë urgjentisht për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve”, ka deklaruar ai.

Izolimet, kërkesat për mbajtjen e maskave dhe kufizimet sociale janë dëshmuar si masa efektive për kontrollin e përhapjes së koronavirusit. Ato kanë gjasa të mbesin pjesë e jetës sonë edhe në vitin 2020.

Shumë vende në Evropë kanë rikthyer masat e tilla, kryesisht për të pavaksinuarit, pasi shkalla e infeksionit është rritur ndjeshëm gjatë vjeshtës dhe fillimit të dimrit.

Paul Hunter, profesor në Shkollën e Mjekësisë Norëich në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se izolimet u kanë dhënë kohë shkencëtarëve për të zhvilluar vaksina, por shton se efektiviteti i tyre do të zbehet.

“Kjo është ana tjetër e këtyre ndërhyrjeve jofarmaceutike, ato nuk e parandalojnë kurrë infeksionin. Ato e zvogëlojnë përhapjen dhe, për rrjedhojë, shtyjnë shumë infeksione që do të ndodhnin më herët”, ka deklaruar ai.

Ai thotë se çrrënjosja e sëmundjes COVID-19 nuk është opsion dhe se virusi SARS-CoV-2 është këtu për të qëndruar.

Por, megjithatë, ai shton se rreziku për jetën e njeriut do të zvogëlohet shumë.

“Ky nuk është koronavirusi i parë që ka shkaktuar një pandemi shkatërruese. I fundit ka qenë ndoshta rreth 130 vjet më parë, gripi rus. Dhe, në fund të vitit, virusi qëndron. Virusi që ka shkaktuar gripin rus 130 vjet më parë dhe ka shkaktuar miliona vdekje, vazhdon të jetë me ne, por është vetëm një nga shkaqet e një ftohjeje të zakonshme. Shumica e njerëzve që punojnë në imunologjinë e sëmundjeve infektive, bien dakord se ky virus do të bëhet vetëm një shkaktar tjetër i të ftohtit të zakonshëm, brenda pak vitesh”, ka deklaruar ai./REL/

Rritja e TVSh-së nga 8% në 18%, gastronomët paralajmërojnë protesta

0

Një ndryshim ka hyrë në fuqi nga 1 janari. Bëhet fjalë për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar e cila sipas Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike ishte 8 për qind. Megjithatë ky afat i paraparë me këtë ligj tashmë ka kaluar dhe TVSH’ja është rikthyer në 18 për qind. Gastronomët paralajmërojnë rritje të produkteve sepse edhe çmimet e mallrave të tjera tashmë janë rritur.

Përqindja e tatimit u kthye pas një viti e gjysmë që ishte 8 për qind pasi afati i dhënë sipas Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike tashmë ka skaduar.

Ndërkohë gastronomët deklarojnë se rikthimi i tatimit nga 8 në 18 për qind do të ndikojë në rritjen e çmimeve të pijeve dhe ushqimeve në lokale, raporton rtk.

“Për neve është absurde. Ne detyrohemi automatikisht me bo rritje të çmimeve ndryshe s’mundemi me ja dalë”.

Nëse s’do të ketë ndryshim të këtij vendimi ata paralajmërojnë protesta./FrontOnline

Arrestohen dy qytetarë në Malishevë që kërcënuan policët

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy qytetarë në Malishevë, pasi kishin refuzuar të ndalen para zyrtarëve policorë si dhe kishin ofenduar ata.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj konfirmoi për Telegrafin se rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:00.

“Derisa patrulla e policisë ishte në pikë kontrolli të automjeteve në rr.Adem Jashari në Malisheve, aty kishin kaluar dy persona me veturën e tyre Mercedes. Nga ana e zyrtarëve policore ishte dhënë shenjë që kjo veturë të ndalet, por përkundër shenjës së dhënë i dyshuari nuk kishte përfillur urdhrat e ligjshëm të zyrtarit policor por kishte filluar të rris shpejtësinë dhe ishte larguar nga aty”, deklaroi ai.

Tutje, ai bëri të ditur se “më pas patrulla e policisë i ishte vënë pas kësaj veture e që pasi i ishin ofruar në një distancë afër saj edhe e kishin sinjalizuar që të ndalej por nuk kishte ndodhur një gjë e tillë”.

“Të dyshuarit kishin vazhduar rrugën deri tek shtëpia e tyre në Malishevë. Kur kishin arritur në hyrje të oborrit të dyshuarit kishin tentuar që të hynin brenda në shtëpi edhe pse ishin paralajmëruar nga zyrtarët policorë që të ndalen”.

“Pas kësaj të dyshuarit ishin arrestuar nga ana e zyrtarëve policorë e që gjatë arrestimit edhe kishin shfaqur rezistence. Gjatë arrestimit të dyshuarit në vazhdimësi i kishin fyer zyrtarët policor me fjalë fyese si dhe i kishin kërcënuar me fjalët ‘Keni me pa ju se kush jemi ne, për këtë punë keni me pas punë privatisht me neve’. Këto fjalë kërcënuese kishin ardhur nga dy të dyshuarit në drejtim të zyrtarëve policorë”, tha ai.

Gjurkaj shtoi tutje se, pas arrestimit të dyshuarit janë intervistuar lidhur me veprimet e tyre të cilët edhe i kanë pranuar këto veprime.

“Sipas tyre arsyeja e mos ndaljes në pikë kontrolli ka qenë sepse ata nuk posedonin patentë shofer dhe nga frika kishin vepruar në atë mënyre. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me vendim të tij dy të dyshuarit ndalen në mbajtje për 48 orë”.v

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort