Home Blog Page 3671

Fluks i madh i qytetarëve për dhurimin e gjakut

0

Në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë, veç paraditen e së martës trembëdhjetë persona kanë dhuruar gjak.

Doktoresha kujdestare në këtë qendër, Sanie Tërrnava-Uka, në një intervistë ka thënë se ka pasur fluks të madh për dhurimin e gjakut.

Madje ajo ka potencuar se edhe gjatë festave të fundvitit ka pasur dhurues dhe se nuk kanë pasur ndonjë vështirësi në mbulimin e kërkesave.

“Prej mëngjesit e kemi një fluks pak më të madh për shkak se festa ishte më e zgjatur. Ne menjëherë na bie gjendja dhe jemi të detyruar për të plotësuar kërkesat e marrësve. Fatmirësisht vullnetarë ka për çdo ditë. Edhe sot kemi pasur vullnetarë, vullnetarët janë ata që ne na mbajnë për të punuar pakëz më lehtë dhe marrëset për të mbijetuar”.

“Ne mundohemi me aq sa kemi mundësi të gjithëve së paku nga një sasi më të vogël me ua siguruar në këto raste kur është festa më e zgjatur, por fatmirësisht kemi edhe dhurues, testohet gjaku dhe shkon. Nuk ka ndodhur që pacienti të shkoi për gjak asnjëherë”.

“Numri i dhurueseve deri tani ka qenë 10 dhurues dhe tre të tjerë që janë duke pritur. Domethënë prej mëngjesit e kemi një fluks të dhuruesve dhe marrim gjak deri në orën 17:00. Më pas ky gjak përpunohet për t’u përgatitur për marrje”.

Tërrnava-Uka bëri të ditur se kanë mungesë të grupit të gjakut 0 negativ. Madje ajo ka sqaruar se si gjaku veprohet kur u kërkohet gjak për raste urgjente, raporton EO.

“Për momentin jemi keq me grupin 0 negativ dhe kemi pasur kërkesa pakëz më shumë ditëve të fundit. Por me grupin negativ kanë telashe krejt bota jo vetëm ne. Përndryshe këto të tjerat janë në një sasi që mundemi me manipuluar dhe me i ndërruar”.

“Prej dhurimit deri tek marrja është një procedurë e gjatë. Së pari merret gjaku, mandej fillon ndarja nëse ka nevojë për trombocite ndahet në trombocite, plazma, dhe rruazat e kuqe të gjakut. Mandej punohet grupi e gjakut, testet serologjike, testet bakteriologjike tash për Covid dhe punojmë edhe testet më të sofistikuar që e zbulon fazën e hareshme të infeksionit tek këto testet serologjike që i bëjmë”.

”Është një kohë pakë më e gjatë. Sa më shumë teste që bëhen periudha është më e gjatë se secili test e ka kohen e caktuar, por në raste urgjente kur vetëm janë në pritje mundemi krejt procedurat për menjëherë. 4 epruveta që merren për teste hynë menjëherë bë procedurë dhe bëhet pakëz më shpejt. Krejt varet se si e kemi gjendjen dhe sa mundet me a prit rasti”.

”Gjatë festave të fundvitit nuk pa pasur telashe dhe janë mbuluar të gjitha kërkesat, edhe sot po besojë që kemi me kaluar ashtu”.

Në Bosnjë zbulohet pacienti i parë me flurona – kombinim i gripit dhe koronavirusit

0

Në Banjallukë të Bosnjë-Hercegovinës, sot është zbuluar rasti i parë me flurona, që është kombinim i gripit sezonal dhe koronavirusit, ka bërë të ditur portali “Klix.ba”.

Bëhet fjalë për një pacient i lindur në vitin 2000. Në fakt, ky variant është zbuluar para tri ditësh për herë të parë në Izrael.

“Pacienti është i vetëdijshëm dhe i qëndrueshëm në frymëmarrje”, thuhet në raportin e Klinikës në Banjallukë. “Ky zbulim konfirmon qarkullimin e të dy viruseve në popullatë dhe mundësinë e bashkinfektimit të shkaktuar nga gripi dhe SARS-CoV-2, i ngjashëm me atë që tashmë është konfirmuar në vendet e tjera”, thuhet tutje në njoftim.

Dy orë pritje për të kaluar kufirin Kosovë-Serbi

0

Deri në 120 minuta po presin mërgimtarët për të kaluar kufirin Kosovë-Serbi.

Kolona te Dheu i Bardhë aktualisht është e gjatë 400 metra ndërsa në pikën tjetër kufitare, në Merdare pritja është 80 minuta kurse kolona është rreth 200 metra e gjatë.

Edhe në Muçibabë kolona është e gjatë 200 metra ndërsa pritja është rreth një orë për të kaluar kufirin.

Këto janë të dhëna të publikuar rreth orës 16 e 30 minuta nga Qendra kombëtare për Menaxhim të Kufijve.

Sindikatat nuk tërhiqen: Greva, nëse Ligji i pagave nuk miratohet deri në mars

0

Ligji i pagave është arsyeja pse viti 2022 mund të merr epitetin si vit i grevave dhe protestave. Sindikatat në Kosovë nuk po tërhiqen nga kërkesa e tyre që ky ligj të miratohet, dhe nëse kjo kërkesë e tyre nuk realizohet deri në muajin mars, siç ka premtuar Qeveria, paralajmërojnë greva e protesta.

Përveç miratimit të ligjit që do të rregullojë pagat në nivel vendi, sindikatat po kërkojnë që përfaqësuesit e tyre të jenë pjesë e grupit punues për hartimin e të njëjtit.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, thotë se kërkesa e sindikatave për miratim të Ligjit të pagave është tejet e drejtë.

Ai thotë se nuk do të tërhiqen nga kërkesa e tyre që ky ligj të merr dritën e gjelbër gjatë tremujorit të parë të këtij viti, në të kundërtën potencon se do të ndërmarrin veprime sindikale.

“Ne po besojmë që kërkesat e sindikatave, po këtu po them edhe BSPK, ne besojmë që do të realizohen, mirëpo ne jemi në kontakt non-stop me anëtarësinë tonë dhe në çdo moment ne jemi të gatshëm që të veprojmë edhe si sindikalistë. Kërkesat tona janë të drejta, Ligji i pagave të shkojë në Kuvend, të jemi pjesë e diskutimeve të Ligjit të pagave, kështu që të votohet dhe të ecë përpara. Ne nuk kemi shumë dëshirë të shkojmë tek grevat dhe protestat, mirëpo nëse nuk kemi rrugëdalje tjetër atëherë edhe ato janë opsion i arritjes së qëllimeve tona”, thotë Hykolli.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës gjatë vitit të kaluar kishte paralajmëruar mbajtjen e një proteste më 4 dhjetor, por që më pas e anulua pas premtimit nga ana e Qeverisë se ligji do të shkojë në Kuvend në muajin mars.

Nëse ky premtim nuk realizohet, kryetari i kësaj sindikate Rrahman Jasharaj, thotë se do të ndërmarrin veprime sindikale për të kërkuar miratimin e Ligjit të pagave.

Përfaqësuesi i mësimdhënësve potencon se nëse do të hyjnë në greva atëherë orët e humbura nuk do të zëvendësohen.

“E tëra varet se cili do të jetë marsi, e sidomos çka do të na sjellë fundi i marsit, nuk varet nga ne, varet nga Qeveria Kurti. Nëse ata punojnë dhe i mbajnë fjalët dhe premtimet ne do t’i përgëzojmë publikisht, por nëse ata e konsiderojnë se këtë afat mund ta zvarrisin, ta prolongojnë, ta zgjasin, le ta dinë se SBASHK-u pastaj do t’i kthehet anëtarësisë. Do ta pyes anëtarësinë dhe Këshilli Drejtues që është organi më i lartë do të sjellë vendim meritor dhe nëse nuk ndodhin gjërat siç duhet unë kam frikë se fundi i marsit do të na sjellë në situatën që e kishim dikur pikërisht për këtë ligj kur u detyruam të hyjmë në grevë, e cila pastaj zgjati tri javë”, thotë Jasharaj.

Në anën tjetër, Blerim Syla, kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, shprehet skeptik që ligji do të miratohet në mars të këtij viti, për çka thotë se grevat janë të pashmangshme.

“Ky është lajm i keq për popullin së pari, se ne kemi pezulluar grevën pikërisht për hatër të popullit, për shkak të gripit sezonal që kemi shumë raste dhe pas festave do të ulemi edhe një herë Këshilli Drejtues, në koordinim edhe me sindikatat e tjera, e dini që këta kanë premtuar që diku kah marsi do të shkojë ky Ligj i pagave. Unë personalisht jam shumë skeptik, mirëpo nëse nuk shkon atëherë ju i dini deklaratat e të gjitha sindikatave, këtu hyn edhe shëndetësia, arsimi, shërbyesit civilë, atëherë ka frikë se do të kemi fillimin e një reagimi sindikal pak më të fortë në Kosovë”, thotë Syla.

Përveç miratimit të ligjit, sindikatat po kërkojnë që të jenë pjesë e grupit punues për hartimin e tij edhe përfaqësuesit e sindikatave.

Kryetari i Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, thotë se pjesëmarrja e sindikatave në grupin punues është shumë e rëndësishme pasi që janë punëtorët ata që preken nga ky ligj.

“Ligji i pagave është shumë i rëndësishëm dhe ne mendojmë që ky ligj duhet të shkojë sa më shpejtë, por normalisht që duhet të jenë pjesë edhe sindikatat pjesë e draftimit të ligjit për arsye se më së shumti e prek këtë kategori të punëtorëve. Ligji i pagave është shumë i rëndësishëm sepse e stabilizon edhe shtetin, e stabilizon edhe anën ekomomike të shtetit, për këtë arsye ne po kërkojmë që Ligji i pagave të draftohet, të miratohet, mirëpo duhet të ketë shumë kujdes”, thotë ai.

Qeveria fillimisht kishte premtuar se Ligji i pagave do të miratohej në Kuvend deri në fund të muajit nëntor, gjë e cila nuk u realizua.

Ligji i pagave ishte miratuar nga qeveria e udhëhequr nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, por i njëjti është rrëzuar nga ana e Gjykatës Kushtetuese./kp

Reduktimet 12-orëshe të ujit në lagjen “Bajram Curri” në Prizren, banorët paralajmërojnë protesta

0

Përveç reduktimeve të rrymës, disa qytete e fshatra po ballafaqohen edhe me reduktime të ujit.

Lagja “Bajram Curri” në Prizren po përballet me mungesë të ujit për periudhë kohore prej 12 orëve.

Në faqen e tyre në facebook ata thanë se në lidhje me këto reduktime do të organizojnë një protestë bashkë me banorët tjerë.

Bogujevci: Serbia të marrë përgjegjësi për krimet

0

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci thotë se Bashkimi Evropian duhet të bëjë presion mbi Serbinë në mënyrë që kjo e fundit të tregojë vendndodhjen e personave të zhdukur me forcë dhe të marrë përgjegjësi për krimet e kryera në Kosovë.

Ajo thotë se kërkesat e Kosovës në dialog janë të qartë duke theksuar se një marrëveshje përfundimtare me Serbinë është e pamundur pa zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur.

Nënkryetarja e Kuvendit thotë se Serbia nuk po ndërmerr asnjë hap drejt zbardhjes së fatit të personave të zhdukur me forcë, çka sipas saj, e bënë të vështirë që Kosova te ecë përpara me këtë proces.

“Për mua natyrisht që çështja e personave të pagjetur mbetet kyçe dhe përderisa Serbia nuk ndërmerr asnjë hap në këtë drejtim është goxha e vështirë që të ecim përpara, por edhe në të njëjtën kohë mendoj që është gabim t’i atribuohen Kosovës kritika që të në fakt elementet që nuk mund të shkojmë përpara ndërlidhen direkt me përgjegjësinë e Serbisë dhe duhet t’u bëhet presion më shumë dhe të njëjtën kohë të shikohet tamam si është realiteti, në kuptimin që Serbia në vazhdimësi sulmon Kosovën në forma të ndryshme, e pengon Kosovën për të ecë përpara në forma të ndryshme dhe të njëjtën kohë mundohet ta paraqesë veten si viktimë dhe duhet pa qartë kush është Serbia dhe në fakt çka duhet të bëjë Serbia”, thotë nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

Bogujevci thotë se pala serbe është ajo që e po e bllokon zbardhjen e kësaj çështjeje dhe thekson se duhet të shtohet presioni mbi Serbinë.

“Vetëm duke e parë këtë elementin e çështjes së personave të pagjetur dhe qasja e Serbisë që ka në atë drejtim është shqetësuese, ende e luan rolin e viktimës, nuk jep asnjë përgjegjësi rreth kësaj, dhe tjetra, po kërkojmë gjëra konkrete, informata ku ne mundemi me ditë çka ka ndodhur me njerëzit tanë. […] Kërkesat tona kanë qenë të qarta, mbetët që presioni të bartet te Serbia, që Serbia të marrë përgjegjësi për krimin që e ka bërë por në të njëjtën kohë të hap rrugë që të dimë ku janë njerëzit tanë”, thotë Bogujevci.

Ajo edhe njëherë thekson qëndrimin se nuk mund të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë pa zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Ndërsa kur pyetet rreth bojkotit që Lista Serbe i ka bërë kohëve të fundit mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Bogujevci thotë se deputetët duhet të kuptojnë që janë pjesë e Kuvendit dhe roli i tyre është të përfaqësojnë interesat e qytetarëve.

“Janë pjesë e Kuvendit të Kosovës dhe duhet të kuptojnë këtë element dhe duhet të respektojnë të njëjtën kohë, mendoj se duhet edhe të respektohet institucioni në të cilin je pjesë dhe përfaqëson. Është çështje goxha e ndjeshme, ndoshta edhe e vështirë në çdo element të komentohet, duhet secili të kuptojë rolin që ka përbrenda Kuvendit dhe këtu jemi në interes të Republikës sonë, nëse ka individ që nuk e shohin në këtë mënyrë, ose nuk e respektojnë, ose nuk janë të interesuar, atëherë unë mendoj që vendin nuk e kanë në Kuvend. Ne jemi këtu për interesat e qytetarëve, për të shtyrë ligje që janë në interes të qytetarëve, jemi për të siguruar vendin tonë, për ta fuqizuar vendin tonë dhe mendoj që fokusi duhet të jetë aty”, vijoi nënkryetarja e Kuvendit.

Ndër të tjera, Bogujevci thotë se Serbia nuk e ka ndalur fushatën kundër Kosovës ani pse në shtator të vitit 2020 në Uashington ishin nënshkruar zotime për të mos e penguar Kosovën në çështjen e njohjeve, derisa Kosova kishte pranuar të pezullojë aplikimet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Sipas Bogujevcit, moratoriumi njëvjeçar ishte i gabuar dhe se Kosova duhet të përgatitet dhe të lobojë për fuqizimin e pozitës së saj në arenën ndërkombëtare.

“Ai moratorium, në fakt i ka skaduar afati fatmirësisht, mendoj që nuk është dashur të ndodh pikë së pari, por sido që të jetë ka ndodhur dhe sot nuk jemi të kufizuar në atë drejtim por duhet të punojmë shumë, duhet të përgatitemi mirë, duhet të lobojmë shumë, t’i shfrytëzojmë të gjitha resurset që i kemi për ta dëshmuar të njëjtën kohë. Unë shpesh e përmend prej përvojës sime tashmë në disa takime që i kemi pasur në këshill që Kosova nuk është aty vetëm për të kërkuar diçka për vetveten por në fakt kemi kapacitet aq të madh sa edhe për me dhënë. Kemi shumë të rinj e të reja që kanë treguar suksese të mëdha në vende të tjera për shkak të mundësive që ua kanë krijuar, gjithmonë e përmend këtë si dëshmi çka mundemi ne me dhënë në momentin që neve na jepen mundësi për të kontribuar”, deklaroi Bogujevci. /kp/

Ministri i Shëndetësisë kthehet në Kosovë

0

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi është kthyer dje nga SHBA’ja në Kosovë.

Lajmin e kanë bërë të ditur zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Ministri është kthyer dje në Kosovë dhe po i kryen punët e tij si ministër i Shëndetësisë”, kanë thënë nga kjo ministri.

Kujtojmë që së fundmi është rritur numri i rasteve të infektuara me COVID-19 në Kosovë.

Vetëm sot vendi ka regjistruar 108 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Heqja e kufirit mes Kosovës e Shqipërisë, në proces

0

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë janë duke punuar që të lehtësojnë lëvizjen e lirë për qytetarët e mallrat mes dy shteteve, por për lëvizje pa ndalesë duhet kohë, thonë zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

“Është duke u punuar që të ketë pika të veçanta të kalimit kufitar, pika të përkohshme të kalimit kufitar në mbi dhjetë fshatra të brezit kufitar. Janë duke u bërë lehtësime tjera si bashkëpunime në ndërlidhje të sistemeve të përbashkëta të kontrollit kufitar”.

“Po punohet për mundësinë që në raste festive, fatkeqësive natyrore apo rrethana të ngjashme për të kaluar kufirin kudo jashtë pikave kufitare”, thuhet në një përgjigje me shkrim të kësaj ministrie.

Të gjitha këto masa dhe veprime, sipas ministrisë, kanë filluar të zbatohen, por për arsye teknike, financiare, të sigurisë, duhet kohë të zbatohen plotësisht, ‘ashtu siç është vullneti i palëve’.

Në mbledhjen e fundit të qeverive të të dyja shteteve të mbajtur në nëntor të vitit 2021, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Kosovës, Albin Kurti, kanë kërkuar nga ministrat e dikastereve përkatëse të merren me procedurat të cilat çojnë deri në heqjen e kufirit.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Blendi Çuçi, dhe ai i Kosovës, Xhelal Sveçla, kanë rënë dakord që në kufi të vendosen kamera për monitorimin e automjeteve që hyjnë dhe dalin nga vendet dhe të mos kërkohen pasaportat apo letërnjoftimet nga qytetarët që kalojnë kufirin.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se janë duke punuar në synimet që i kanë dhënë në mbledhjen e fundit të dy qeverive.

Radio Evropa e Lirë kërkoi edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme e Shqipërisë më shumë hollësi rreth kësaj çështjeje, por, deri në publikimin e këtij teksti, nuk siguroi ndonjë përgjigje.

Kufirin qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë pa ndalesë kanë mundësi ta kalojnë vetëm ndonjëherë gjatë festave të apo ndonjë datë historike siç është pavarësia e Shqipërisë apo e Kosovës.

Deklaratat e udhëheqësve ndër vite

Ndër vite udhëheqësit nga Kosova dhe Shqipëria kanë dhënë deklarata të tipit ‘do ta heqim kufirin mes dy shteteve’, por kjo ende nuk ka ndodhur.

Qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë vazhdojnë t’u nënshtrohen kontrolleve në pikat kufitare që lidhin këto dy shtete.

Në shtator të vitit 2018, Ramush Haradinaj, atëbotë kryeministër i Kosovës, pati thënë se kufiri Kosovë-Shqipëri do të hiqet në natën e ndërrimit të moteve.

Rama: Kufiri Kosovë – Shqipëri mund të hiqet vetëm me marrëveshje me të tjerët

Por, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në deklarimet e tij ka potencuar se nuk është se nuk kanë dashur ta heqin kufirin, por çdo herë kjo çështje kishte alarmuar Beogradin, Uashingtonin dhe Brukselin.

Rama ka thënë se për të hequr kufirin në ‘masën e vetëplotë’, siç e quan ai, ka nevojë për marrëveshje me të tjerat, që nënkupton marrëveshje me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Për këtë Rama ka thënë se kishte iniciuar në vitin 2019 iniciativën ‘Mini-Shengeni ballkanik’ që tani ka marrë emrin “Ballkani i Hapur”, ku marrin pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Megjithatë, Kosova ka refuzuar tashmë të jetë pjesë e kësaj marrëveshjeje, pavarësisht se ishte zotuar që do t’i bashkohet iniciativës së “mini-Shengenit” përmes Marrëveshjes së Uashingtonit, të nënshkruar më 4 shtator 2020, në Shtëpinë e Bardhë.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ideja e tregut të përbashkët rajonal mund të nisë me një treg të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

“Do të duhej të praktikohej si do të funksionojë ky treg i përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, para se një ide e tillë të zgjerohet edhe në shtet tjera të Ballkanit”, ka thënë Zeka.

Përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë vazhdimisht janë deklaruar se hasin në procedura burokratike kur eksportojnë në Shqipëri. Ata kanë kërkuar që të hiqet kufiri dhe lëvizja e njerëzve, si dhe e mallrave të bëhet sikur në vendet e Bashkimit Evropian.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar integrimin ekonomik. Ata i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’u qaset me “mendje të hapur” përpjekjeve për integrim rajonal ekonomik.

Por, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, mendon se iniciativa e “mini-Shengenit”, është nismë pa vizion për rajonin.

Kjo iniciativë, nuk përkrahet as nga partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Për eliminimin e barrierave tregtare, Kosova dhe Shqipëria, ndër vite, kanë nënshkruar dhjetëra marrëveshje.

Po ashtu, për të pasur një bashkëpunim më të lehtë ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë, ishin investuar miliarda euro në infrastrukturë rrugore.

Të dyja vendet kanë ndërtuar edhe rrugë, apo autostrada që i lidhin më lehtë ato.

Rritet interesimi i kosovarëve për teatër

0

Teatri Kombëtar i Kosovës thuajse çdo ditë sjellë shfaqje të zhanreve të ndryshme për publikun. Por, pavarësisht se vazhdojnë kritikat për mos-interesim të mjaftueshëm për teatër dhe artin në përgjithësi nga qytetarët, në vitin 2021 po konsiderohet se është rritur interesimi i qytetarëve për të parë shfaqje teatrale.

Drejtori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Naser Shatrolli ka bërë të ditur për lajmi.net se gjatë vitit që lamë pas janë shitur rreth 6 mijë bileta për shfaqje të ndryshme që janë luajtur në këtë teatër, duke konsideruar se është rritur interesimi i publikut.

“Afërsisht 6 mijë bileta janë shitur gjatë vitit 2021, këtu duhet përmendur që kemi punuar me masa të caktuara nga institucionet përkatëse. Kështu që publik kemi lejuar vetëm në bazë të masava të ndërmarra. Po, këtë vit po. Ka pasur interesim, vazhdimisht interesimi është duke u rritur. Frika është mënjanuar nga pandemia, stafi është vaksinuar dhe viti 2022 urojmë shumë që të rikthejmë kapacitetet e plota me futje në sallë të publikut”, ka thënë ai.

Shatrolli ka treguar se gjatë vitit 2021 në Teatrin Kombëtar të Kosovës janë shfaqur 13 premiera.

“Kishim 3 (tri) premiera në skenën e madhe dhe 7(shtatë) në skenën e vogël. Po ashtu, janë rikontraktuar dy shfaqje të viteve paraprake. ‘La Rrem’ ishte shfaqje që i dedikohet Muharrem Qenës -ajo kishte interesim goxha shumë në shikueshmëri”, është shprehur ai.

Pavarësisht se për këtë institucion kulturor vitit 2021 po konsiderohet i suksesshëm, Shatrolli ka treguar se ende janë disa nevoja të pa përmbushura.

“Teknikisht dhe në logjistikë kemi nevojë akoma për disa ndërhyrje. Megjithatë, janë bërë punë të vyera dhe mund të konstatojmë se ka qenë vit i përmbushur artistik dhe infrastrukturor”, ka shtuar ai.

Kryetari Totaj thotë se brenda javës do t’i emëroj drejtorët e rinj

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka thënë se thënë se brenda një javë do t’i emëroj drejtorët e rinj komunal.

I pari i Prizrenit në një prononcim për Indeksonline ka treguar se çka po ndodhë me koalicionin e mundshëm me LDK-në në këtë komunë dhe sa drejtori do t’i kenë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate.

“Maksimumi brenda një jave e përfundojmë. Sa i përket Lidhjes Demokratike të Kosovës na ka mbet edhe njëherë me u konsultu me ta, por ata nuk po duan të hyjnë në koalicion me ne”, ka thënë Totaj për Indeksonline.

Më tutje, ai ka thënë se marrëveshjet e nënshkruara para balotazhit do të respektohen. AAK e Nisma, Totaj ka bërë me dije se do t’i kenë secila prej tyre nga tri drejtori.

“Dy koalicionet që kemi pasur para balotazhit do të jenë pjesë e qeverisjes, na ka mbet me bisedu me minoritetet dhe brenda javës e përfundojmë. AAK e Nisma do t’i kenë nga 3 drejtori. Ndërsa, AKR nuk ka drejtori”, ka theksuar Totaj.

Kujtojmë se kryesuese e Kuvendit Komunal është zgjedhur Antigona Bytyqi nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. /Indeksonline/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort