Home Blog Page 3670

Moti sot me diell dhe vranësira

0

Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila lokalisht kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 20 deri në 60 kilometra në orë.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 16 gradë Celsius. /Meteo Kosova

Investimet e diasporës, më së shumti për blerje të banesave

0

Mërgimtarët e kanë lëshuar dorën për blerje të patundshmërive. Vetëm në periudhën janar-shtator të vitit të kaluar, janë shpenzuar 265 milionë euro investime të huaja direkte në këtë sektor.

Blerja e banesave, shtëpive e tokave përbënë 68 për qind nga gjithsej 389 milionë eurove të investimeve nga jashtë. Kurse 87 milionë euro janë investuar në shërbime financiare.

Investimi i huaj në patundshmëri është rritur për 106 për qind nga viti paraprak. Sipas Petrit Kastratit nga Topia Real Estate, në rritjen e këtij trendi ndikoi periudha e post-izolimit pandemik. Ky thotë se gjatë 2020-ës, shumë mërgimtarë nuk patën mundësi të vinin në Kosovë, dhe kjo ka ndikuar që kërkesa të rritet një vit më vonë, njofton Klankosova.tv

Për profesoreshën Kosovare Ukshini, ky lloj investimi nuk sjell fort fryte në ekonominë e vendit, pasi e rritë numrin e punëtorëve, por nuk ndikon në vlerën e shtuar për të cilën më së shumti ka nevojë Kosova.

Sipas saj, investimet e huaja direkte duhet të orientohen në turizëm, industri e sektorë tjerë të rëndësishëm.

Përveç shtimit të shitblerjeve, patundshmëria ka shënuar edhe rritje të çmimeve kohëve të fundit, si pasojë e pandemisë.

Shaqir Totaj pret bashkëpunim me qeverisjen qendrore

0

Realizimi i shumë projekteve të nivelit lokal pa mbështetje nga ana e nivelit qendror është thuajse i pamundur. Bazuar në këtë, Qeverisë po i kërkohet që t’i trajtojë të gjitha komunat në mënyrë të barabartë dhe të mos i orientojë investimet vetëm në ato komuna ku udhëheq Lëvizja Vetëvendosje.

Trajtimi i ujërave të zeza, shtrirja e rrjetit të ujësjellësit, investimet në infrastrukturë janë disa nga projektet që kërkojnë mbështetje me të madhe nga ana e Qeverisë.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, thotë se komunat duhet të trajtohen të gjitha në mënyrë të njëjtë dhe jo të shikohen në bazë të përkatësisë politike.

Ai thotë se përkrahja e nivelit lokal nga ana e qeverisë është tejet e rëndësishme për realizimin e shumë projekteve prej të cilave përfitojnë qytetarët.

“Qeveria e ka për obligim t’i trajtojë të gjitha komunat në mënyrë të barabartë, pa marrë parasysh përkatësinë politike apo përkatësinë etnike. Sa i përket ndarjeve buxhetore te granti i përgjithshëm ekzistojnë kriteret, gjithashtu edhe te granti i shëndetësisë, i arsimit, mirëpo hilja më e madhe ka qenë nga ministritë e linjës të cilët kanë investuar nëpër komuna duke marrë parasysh më shumë kritere politike dhe etnike se sa ato profesionale.“

“Për këtë arsye kemi tentuar gjithnjë që kritere të tilla të mos parashihen më me legjislacionin në fuqi dhe kemi kërkuar që të themelohet një grant i cili të gjitha këto mjete do t’i kanalizojë përmes atij granti në mënyrë që të gjitha komunat në mënyrë të barabartë të përfitojnë, e jo që të investojnë në disa komuna për shkak të përkatësisë politike dhe në disa raste etnike dhe jo t’i trajtojnë të gjitha komunat barabartë”, thotë ai.

Ibrahimi thotë se shpresojnë që gjatë këtij viti të hyjë në fuqi Ligji për Financat e Pushtetit Lokal, në të cilin është paraparë krijimi i grantit të katërt apo grantit për investime kapitale. Nga i njëjti, ai thotë se komunat do të përfitojnë mbi 90 milionë euro më shumë sesa vitet paraprake.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, thotë se pret që niveli qendror t’i ofrojë përkrahje për realizimin e projekteve që ka paraparë gjatë katër viteve të ardhshme.

“Pavarësisht faktit se në qeveri është një parti tjetër e niveli lokal është një parti tjetër, për mua kjo nuk është pengesë dhe unë pres një qasje konstruktive nga ana e të gjithë ministrave. Nga ana ime në asnjë moment nuk do të mungojë gatishmëria për bashkëpunim, sepse mendoj që qytetarëve nuk ju intereson cila parti ku është, por ju intereson realizimi i projekteve që kanë të bëjnë me ngritjen e cilësisë së jetës së tyre. Sinqerisht unë pres bashkëpunim dhe mendoj që nuk ka asnjë arsye të mos bashkëpunojmë dhe jam optimist në këtë drejtim.”

“Prizreni është qytet i rëndësishëm për Kosovën, është qyteti i dytë për nga çdo kriter, qytet që ka reputacion edhe jashtë territorit të Kosovës, prandaj në këtë aspekt nuk pres diskriminim, pres favorizim të qytetit të Prizrenit”, thotë ai.

Kosovari për Reuters: Paguaj 170 euro rrymë në muaj, i fitoj 2,400 nga prodhimi i kriptovalutave

0

Një kosovar në kushte anonimiteti ka folur për Reuters, duke thënë se faturën e rrymës për prodhimin e kriptovalutave e paguan 170 euro, ndërsa vlera monetare që ai e arrin në bazë mujore është 2,400 euro

“Një prodhues i kriptovalutave, i cili foli në kushte anonimiteti dhe që ka 40 GPU (Njësitë e Përpunimit Grafik), i tha Reuters se ai po paguante rreth 170 euro në muaj për energjinë elektrike dhe po merr rreth 2,400 euro në muaj fitim nga mining”, thuhet në artikullin e Reuters ku raportohet për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave.

Siç raporton më tej mediumi, prodhimi i kriptovalutave është fenomen në rritje në veri të Kosovës, kryesisht të populluar nga serbë që nuk e njohin shtetin e Kosovës dhe refuzojnë të paguajnë energjinë elektrike.

Qeveria e Kosovës të martën prezantoi vendimin për ndalimin e prodhimit etëkriptomonedhave, në përpjekje për të frenuar konsumin e energjisë elektrike, pasi vendi po përballet me krizën më të rëndë të energjisë.

“Të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit do të ndalojnë prodhimin e këtij aktiviteti në bashkëpunim me institucionet tjera relevante që do të identifikojnë lokacionet ku ka prodhim të kriptovalutave”, tha në një deklaratë ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Artane Rizvanolli, përgjatë ditës.

Përgjatë dhjetorit, Kosova shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë, e cila do t’i mundësojë qeverisë të ndajë më shumë para për importin e energjisë, të ndërprejë më shpesh furnizimin e energjisë dhe të zbatojë masa të ashpra.

Autobusi godet biçiklistin në stacionin e autobusëve në Prizren (VIDEO)

0

Rreth orës 18:00 një autobus ka goditur një person me biçikletë.

Rasti ka ndodhur në stacionin e autobusëve në Prizren. Sipas dëshmitarëve të rastit biçiklisti ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar, raporton TV Prizreni.

Në vendngjarje ka dalur policia dhe ambulanca./tvprizreni.net/

Plumbi qorr godet veturën në lagjen Arbanë të Prizrenit

0

Një plumb qorr ka përfunduar në një veturë të parkuar në oborrin e një shtëpie në lagjen Arbana të Prizrenit.

Një qytetarë i cili na ka dërguar këto fotografi në redaksinë e TV Prizrenit ka thënë se fatmirësisht nuk ka pasur lëndime në njerëz.

“Jam nga lagjja Arbanë,dashta të paraqes rastin që ndodhi një aksident gjatë Festes së Vitit të Ri,duke u festuar me fishekzjarre dikush ka shfrytezuar rastin dhe ka përdorë edhe armë,këtë e dëshmon kur një plumb ka goditur makinën time. Fatmirsisht nuk ka ndodh në njerëz mirëpo duhet të kemi kujdes. Andaj është mirë që dikush të mirret me këto raste”, ka shkruar ky qytetar.

Kujtojmë se në natën e ndërrimit të motmoteve, ka pasur disa raste të tilla./tvprizreni.net/

 

Ushtria serbe vazhdon me provokime, stërvitet përgjatë kufirit me Kosovën

0

Pjesëtarët e ushtrisë së Serbisë, gjatë ditëve të festës së Vitit të Ri dhe Krishtlindjes ortodokse, janë duke zhvilluar një stërvitje ushtarake pranë brezit kufitar me Kosovën

Stërvitja siç thuhet në komunikatën të Ministrisë serbe të Mbrojtjes, “po mbahet me qëllim të ruajtjes dhe përmirësimit të gatishmërisë luftarake për kryerjen e detyrave të përkushtuara”.

“Stërvitja po kryhet në baza dhe objekte si pjesë e aktiviteteve të rregullta dhe paraqet vazhdimin dhe avancimin e stërvitjes që njësitet e Ushtrisë Serbe i realizojnë para se të dërgohen në Zonën e Sigurisë Tokësore [me Kosovën]”.

“Fokusi është në ushtrimin e operacioneve dhe veprimeve luftarake në rast të një sulmi ndaj forcave të Ushtrisë Serbe, si dhe në taktikat, teknikat dhe procedurat e përdorura për të parandaluar kalimet e paligjshme, grupet ekstremiste dhe krimin e organizuar”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, sipas Ministrisë serbe të Mbrojtjes, “situata e sigurisë në Zonën e Sigurisë Tokësore është stabile dhe trajnimi i vazhdueshëm i pjesëtarëve të Ushtrisë Serbe përmirëson më tej aftësinë për të kryer detyra specifike përgjatë vijës administrative në bashkëpunim me organet e tjera të sigurisë të Republikës së Serbisë dhe KFOR-it, për të siguruar një mjedis paqësore dhe të sigurt për të gjithë qytetarët”.

Njohësi i kriptovalutave: Më shumë harxhon rrymë aparati i kafesë sesa prodhimi i kriptovalutave

0

Njohësi i kriptovalutave Granit Kadolli ka thënë se vendimi i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për të ndaluar prodhimin e kriptovalutave, është i pakuptimtë.

Kadolli tha, në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, se shpenzimi më i madh i rrymës ndodh te bizneset si: kafenetë, hotelet etj. sesa në prodhimin e kriptovalutave.

“Unë e ceka edhe më parë se shpenzimet bëhen shumë më të mëdha edhe te kafenetë edhe te hotelet edhe në aktivitetet e tjera biznesore. Ne e dimë se një aparat i kafesë është 7, 8 apo 9 kilovatë dhe punon 16 orë në ditë”.

“Mineri harxhon 1.8 kilovat deri në 2 kilovatë dhe krejt këta që merren me kriptovaluta i kanë një apo maksimumi dy riga, të tretin nuk e kanë sepse është problematike zënia e hapësirës dhe ka shpenzime sepse ka rig që kushton 7 mijë – 8 mijë euro e deri në 20 mijë euro”.

Sot, si masë për kursimin e energjisë elektrike, me anë të një vendimi, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e ka ndaluar prodhimin e kriptovalutave në Kosovë.

Prizrenasi zhduket në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndihmë për ta gjetur

0

Sabedin Berisha i lindur më 12.12.1982 nga Leskoveci i Prizrenit nga data 1 janar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Familjarët dyshojnë se ai është në Maqedoninë e Veriut dhe për këtë kërkojnë ndihmë nga qytetarët që nëse e kanë parë të lajmërohen.

Sabidini nga shtëpia është larguar me veturën Land Rover e gjelbërt e mbyllur me targa 04 205 BU.

Për çdo informacion mund të lajmëroheni në numrin e telefonit 070 848 043.

MSH: Rritja e rasteve për shkak të grumbullimit 3-ditor nga një laborator privat

0

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë një sqarim se pse të martën është regjistruar një numër i madh i rasteve pozitive me COVID-19.

Sipas MSH-së, sot u shënuan mbi 100 raste të reja të infektimit për shkak të grumbullimit të rasteve për tri ditë nga një laborator privat.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se ky laborator ka raportuar 39 raste me vonesë, gjë që ka ndikuar në rritjen e numrit të rasteve të raportuara sot.

“Ju informojmë, se në kuadër të rasteve të raportuara sot, ka raste të akumuluara për 3 ditë nga laboratori Olive. Gjithsej janë 1,006 testime dhe 39 raste SARS CoV-2 pozitiv të raportuara me vonesë. Kjo ka ndikuar në rritjen e numrit të rasteve të raportuara sot”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Në raportin 24-orësh janë konfirmuar 108 raste të reja pozitive me COVID-19 nga gjithsej gjashtë mijë e 169 testime të kryera, ndërsa nuk është shënuar asnjë vdekje.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 11 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 158.078. Në total numri i rasteve aktive është 637.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort