Home Blog Page 3669

Gjermania publikon listën e re me shtetet me rrezik të lartë nga Covid-19, a përfshihet Kosova

0

Britania e Madhe dhe tetë vende të Afrikës jugore janë hequr nga lista e zonave të varianteve të virusit. Në listën e vendeve të rrezikuara janë futur disa vende të tjera.

Britania e Madhe, Afrika e Jugut, Namibia, Botsvana, Mozambiku, Zimbabve, Malavi, Eswatini dhe Lesoto nuk konsiderohen më në Gjermani si zona të variantit të virusit, njoftoi Instituti Robert Koch (RKI) dhe Ministria e Jashtme në Berlin. Këto shtete renditen tani në grupin e vendeve me rrezik të lartë. Për njerëzit që vijnë nga këto vende dhe janë të vaksinuar kundër Coronës, kjo do të thotë se udhëtimi do të jetë shumë më i lehtë.

Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë për momentin në listën e vendeve të rrezikuara nga virusi Corona. Kjo do të thotë se për udhëtarët që vijnë në Gjermani nga këto vende nuk ka obligim karantinimi. Vetëm personat e pavaksinuar, që vijnë me avion, duhet të kenë një test negativ, antigjen apo PCR. Të vaksinuarit dhe të shëruarit në gjashtë muajt e fundit nuk kanë nevojë për teste dhe karantinim.

Gjermania e rrethuar nga vendet e rrezikuara

Klasifikimi si zonë me rrezik të lartë ka efekte të rëndësishme vetëm për udhëtarët e pavaksinuar: ata duhet të kenë teste negative dhe të qëndrojnë në karantinë për dhjetë ditë kur hyjnë në Gjermani. Pas pesë ditësh, ata mund të testohen, e nëse testi rezulton negativ, lirohen nga karantina. Personat e vaksinuar apo shëruar në gjashtë muajt e fundit nuk kanë nevojë për karantinë. Gjermania aktualisht i klasifikon të gjitha vendet fqinje si zona me rrezik të lartë – me përjashtim të Austrisë dhe Luksemburgut.

Ndërsa kur dikush vjen nga zonat e variantit të virusit në Gjermani – ka edhe një detyrim karantine 14-ditore, e cila nuk mund të shkurtohet. Kjo vlen edhe për ata që janë vaksinuar apo shëruar. Përveç kësaj, ekziston një ndalim i përgjithshëm i ardhjes së shtetasve të këtyre vendeve. Kjo nuk vlen për shtetasit gjermanë apo të huajt që kanë vendbanimin në Republikën Federale të Gjermanisë, si dhe grupe të caktuara profesionale.

Varianti shumë ngjitës Omikron u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut para më shumë se një muaj. Ndërkohë, varianti Omikron po përhapet me shpejtësi edhe në Gjermani. Sipas ekspertëve, Omikron së shpejti do të jetë varianti dominues në Gjermani.

Kërkohen rregulla të reja

Ministri i Shëndetësisë i Bavarisë, Klaus Holetschek, ka bërë thirrje për rregulla të njëjta në të gjithë vendin, në prag të konsultimeve për masat e reja që do të mbahen të premten. “Omikroni me sa duket do të zhvendosë variantin Delta brenda një kohe të shkurtër, kështu që ne duhet të vendosim kursin tani dhe të përgatitemi mirë, që të mos futemi të papërgatitur në valën e pestë”, tha politikani i CSU-së, për gazetën “Augsburger Allgemeine”. Ai pret që “Konferenca e kryeministrave me 7 janar të miratojë masa me të cilat mund t’i japim fund variantit Omikron në mbarë vendin.”

Instituti Robert Koch (RKI) tani po regjistronnumra në rritje të infektimeveme virusin Corona. Të martën RKI raportoi për 30.561 infeksione të reja, që është 9.481 raste më shumë se të martën e kaluar. Incidenca shtatëditore është rritur në 239.9 nga 232.4 sa ishte një ditë më parë. Vlera tregon se sa njerëz janë infektuar për 100.000 banorë në shtatë ditët e fundit. 356 persona të tjerë vdiqën nga virusi. RKI përsëri theksoi se në kohën e festave janë bërë më pak teste, ndaj shifrat mund të jenë edhe më të larta. Ndërsa numri i pacientëve të infektuar me virusin Corona në terapi intensive në spitale ishte 3771 të hënën./DW

10 mijë bletë i bashkohen protestës në Kili, thumbohen 7 policë (VIDEO)

0

Katër bletarë u arrestuan pasi protestuan përpara pallatit presidencial të Kilit në Santiago, sipas zyrtarëve lokalë, me shtatë oficerë policie të thumbuar gjatë demonstratave.

Prodhimi i mjaltit është dëmtuar nga një thatësirë afatgjate në Kili që ka vyshkur burimet ushqimore të bletëve si lulet dhe të korrat. Ndërkohë që thatësira nuk është e pazakontë në Kili, mega thatësira aktuale ka vazhduar që nga viti 2010 dhe ndryshimi i klimës është të paktën pjesërisht fajtor, thonë shkencëtarët, transmeton Klankosova.tv.

Bletarët kërkojnë reformën e qeverisë për të përmirësuar çmimet e mjaltit ose për të ofruar subvencione për prodhuesit e mjaltit. Ata kanë kërkuar të takohen me presidentin Sebastian Pinera, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Bletarët vendosën rreth 60 koshere bletësh, të cilat përmbanin rreth 10 mijë bletë, në rrugën përballë pallatit.

https://www.sbs.com.au/news/chilean-police-officers-stung-hospitalised-after-beekeepers-hold-protest-with-10-000-bees/8f6e15ba-d442-4eba-9bb2-ee1106c1b3ec?fbclid=IwAR0G3PXLYeYEENbZ-F60QQFM7GVHmYdVyCYuWHEqTDMSfpAdaxexBTh8rmc

Një variant i ri i koronavirusit identifikohet në Francë

0

Një variant i ri i COVID-19 është shfaqur në Marsei të Francës. Nuk dihet ende se sa i rrezikshëm është, madje as nga e ka origjinën.

Varianti i ri u zbulua në një udhëtar që u kthye në Francë nga Kameruni, njoftoi spitali IHU Mediterranee në Marsejë. I kthyeri nga Kameruni raportohet se infektoi 12 persona në Francën jugore.

Ky mutant i ri, i quajtur B.1.640.2, ka 46 mutacione në një “kombinim atipik”, sipas një studimi paraprak, raporton DW, përcjell Klankosova.tv.

Sipas këtij studimi, dy mutacionet tashmë të njohura të proteinave të majave N501Y dhe E484K gjenden gjithashtu në variantin e ri të koronës. Mutacioni N501Y, për shembull, u zbulua shumë herët në variantin alfa. Ai bën që patogjeni të lidhet më fort me qelizat njerëzore dhe kështu të përhapet më lehtë në trup.

Çfarë janë kriptovalutat, për të cilat Kosova po bën ligj?

0

Kosova pritet që së shpejti të bëhet me një ligj të ri, i cili do të përcaktojë rregullat e përdorimit të kriptovalutave, apo parave digjitale, brenda territorit të saj.

Përveç kategorizimit të kriptovalutave dhe të formave të taksimit, projektligji synon edhe të sigurojë pajtueshmëri të industrisë me ligjet vendëse dhe ato ndërkombëtare.

Komisioni për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës po angazhohet që, përmes këtij projektligji, të adresojë edhe çështjen e keqpërdorimit të energjisë elektrike për pasurim me kriptovaluta në komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës, ku qytetarët nuk paguajnë për rrymën që e shfrytëzojnë.

Ministrja e Ekonomisë në Kosovë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur më 4 janar 2022, se do të ndalohet prodhimi i kriptovalutave në të gjithë territorin e Kosovës për shkak të krizës energjetike.

Lexo po ashtu:
Kriza energjetike ndalon ‘prodhimin’ e kriptovalutave në Kosovë
Kriza energjetike ndalon ‘prodhimin’ e kriptovalutave në Kosovë
Më poshtë ju shpjegojmë se çfarë saktësisht është kriptovaluta dhe si funksionon ajo, se çfarë është “blockchain”, se si verifikohen transaksionet e kriptovalutave, se si mund të bëhet një persron minator kriptovalute, por edhe se si mund t’i përdorni kriptovalutat, dhe se si dhe a duhet të investoni në kriptovaluta.

ÇFARË SAKTËSISHT ËSHTË KRIPTOVALUTA?

Kriptovaluta është para digjitale, e decentralizuar, e bazuar në teknologjinë “blockchain” (shqip: blloqe zinxhir). Mund të keni dëgjuar tashmë për versionet më të popullarizuara, Bitcoin dhe Ethereum, por ekzistojnë mbi 5.000 kriptovaluta të ndryshme në qarkullim, sipas uebsajtit për monitorimin e tregut të kriptovalutave, CoinLore.

Kriptovalutat mund të përdoren për të blerë mallra dhe shërbime të zakonshme, ndonëse shumë njerëz investojnë në to, ashtu sikurse në pasuri të tjera, siç janë aksionet apo metalet e çmueshme. Përderisa kriptovaluta është një lloj i ri dhe interesant i pasurisë, blerja e saj mund të jetë e rrezikshme, pasi duhet të bëni hulumtime të konsiderueshme për ta kuptuar mënyrën se si funksionon secili sistem.

SI FUNKSIONON KRIPTOVALUTA?

Kriptovaluta është mjet shkëmbimi, i cili është digjital, i koduar dhe i decentralizuar. Ndryshe nga euroja apo dollari amerikan, nuk ekziston një autoritet qendror që menaxhon dhe ruan vlerën e një kriptovalute. Këto detyra janë të shpërndara gjerësisht mes përdoruesve të një kriptovalute, nëpërmjet internetit. Bitcoin ishte kriptovaluta e parë, e propozuar nga Satoshi Nakamoto, në një dokument të vitit 2008, të titulluar “Bitcoin: Sistem elektronik, pa ndërmjetësues, i parasë së gatshme”.

Nakamoto e përshkroi projektin si “një sistem elektronik pagesash, i bazuar në dëshmi kriptografike, në vend të besimit”.

Kjo dëshmi kriptografike vjen në formë të transaksioneve, të cilat verifikohen dhe regjistrohen në formën e një programi, të quajtur “blockchain”.

nga TaboolaRekomanduarMund t’ju interesojnë
Nuk do ta besoni kush i shkakton rrudhat, flet dermatologia me shumë vite eksperiencë
Iuvenis
Getting an Online Psychology Degree from Florida Might be very Easy
Online Psychology Degree Florida | Search Ads
Everyone Knows You Need Hair Implants – See Options
Hair Implant | Search ads
ÇFARË ËSHTË “BLOCKCHAIN”?

“Blockchain” është një libër i hapur, i shpërndarë, i cili regjistron transaksionet me shifra. Në praktikë, është disi si një libër shitblerjeje, që është i shpërndarë nëpër kompjuterë të pafundmë nëpër botë. Transaksionet regjistrohen në “blloqe”, të cilat lidhen me njëra-tjetrën nëpërmjet një “zinxhiri” të transaksioneve të mëparshme të kriptovalutës, shkruan Forbes.

“Imagjinojeni një libër, ku e regjistroni çdo shpenzim paraje çdo ditë. Secila faqe është e ngjashme me një bllok, ndërsa i tërë libri, një grup faqesh, përbën një ‘blockchain’”, thotw Buchi Okoro – shef ekzekutiv dhe bashkëthemelues i këmbimores afrikane të kriptovalutës, Quidax

Me “blockchain”, secili person që përdor një kriptovalutë e ka kopjen e vet të këtij libri, për të krijuar një regjistër të unifikuar transaksionesh. Programi regjistron çdo transaksion të ri sapo ai ndodh, dhe çdo kopje e “blockchain”-it përditësohet njëkohësisht me informata të reja, duke i mbajtur të gjithë regjistrat identikë dhe të saktë.

Për të parandaluar mashtrimet, secili transaksion verifikohet, duke përdorur njërën prej dy metodave kryesore të sanksionimit: dëshminë e punës apo dëshminë e pronësisë.

DALLIMI MES DËSHMISË SË PUNËS DHE DËSHMISË SË PRONËSISË

Dëshmia e punës dhe dëshmia e pronësisë janë dy teknika të ndryshme të sanksionimit, që përdoren për të verifikuar transaksionet, para se ato të shtohen në “blockchain”, dhe që i shpërblejnë verifikuesit me më shumë kriptovaluta. Zakonisht, kriptovalutat e përdorin ose dëshminë e punës, ose dëshminë e pronësisë, për të verifikuar transaksionet.

Dëshmia e punës: “Dëshmia e punës është metodë e verifikimit të transaksioneve në ‘blockchain’, ku një algoritëm paraqet një problem matematikor, të cilin kompjuterët garojnë për ta zgjidhur”, thotë Simon Oxenham, menaxher i mediave sociale në Xcoins.com.

Secili nga kompjuterët pjesëmarrës, të cilëve shpesh i referohen si “minatorë”, zgjidh një detyrë matematikore, e cila ndihmon për verifikimin e një grupi transaksionesh – të cilit i referohen si bllok – dhe më pas e shton atë në regjistrin “blockchain”. I pari kompjuter që e zgjidh detyrën shpërblehet për përpjekjen me një shumë të vogël kriptovalute.

Kjo garë për të zgjidhur detyrat për “blockchain” mund të bëjë që të harxhohet shumë fuqi kompjuterike dhe energji elektrike. Në praktikë, kjo do të thotë se minatorët mezi dalin në fitim me kripton që marrin për verifikimin e transaksioneve, pas llogaritjes së kostos së energjisë dhe të resurseve kompjuterike.

Dëshmia e pronësisë: Për të reduktuar harxhimin e energjisë së nevojshme për kontrollimin e transaksioneve, disa kriptovaluta përdorin metodën e verifikimit nëpërmjet dëshmisë së pronësisë. Me këtë dëshmi pronësie, numri i transaksioneve që çdo person mund të verifikojë është i kufizuar me shumën e kriptovalutës që ata janë të gatshëm ta bllokojnë përkohësisht në një kasafortë të përbashkët, për të pasur mundësinë të marrin pjesë në këtë proces. “Është pothuajse si një hipotekë bankare”, thotë Okoro. Secili person që fut kripto në kasafortë ka të drejtë të verifikojë transaksione, por gjasat që të zgjidhen për këtë detyrë rriten me shumën që dorëzohet.

“Për shkak se dëshmia e pronësisë heq zgjidhjen e detyrës që harxhon energji, është shumë më efikase sesa dëshmia e punës, dhe mundëson kohë më të shpejtë të verifikimit apo konfirmimit të transaksioneve”, thotë Anton Altement – shef ekzekutiv i Osom Finance

Nëse pronari (nganjëherë quhet verifikues) zgjidhet për të konfirmuar një grup të ri transaksionesh, ai do të shpërbëhet me kriptovalutë, që mund të arrijë shumën e përgjithshme të tarifave të transaksionit nga blloku i transaksioneve. Për të parandaluar mashtrimet, nëse një person zgjidhet dhe verifikon transaksione të pavlefshme, ai humb një pjesë të parave që ka dorëzuar.

ROLI I KONSENSUSIT NË KRIPTO

Edhe dëshmia e pronësisë, edhe dëshmia e punës, mbështeten në mekanizma konsensusi për të verifikuar transaksionet. Kjo nënkupton që përderisa secila shfrytëzon përdorues individualë për të verifikuar transaksionet, secili transaksion i verifikuar duhet të kontrollohet dhe të aprovohet nga shumica e mbajtësve të librave të shitblerjes.

Për shembull, një pirat kompjuterik (apo haker) nuk mund ta ndryshojë librin e “blockchain”-it, përveç nëse arrin ta verifikojë versionin e tij mashtrues nga të paktën 51 për qind të mbajtësve të librit. Resurset e nevojshme për ta bërë një gjë të tillë i bëjnë minimale gjasat për mashtrim.

SI MUND TË BËHESH MINATOR KRIPTOVALUTE?

Nëpërmjet minierave lëshohen njësi të reja të kriptovalutës në botë, kryesisht në shkëmbim të verifikimit të transaksioneve

Përderisa në teori është e mundshme që një person i rëndomtë të bëhet minator kriptovalutash, kjo është gjithnjë e më vështirë në sistemet e dëshmisë së punës, si Bitcoin.

“Teksa rrjeti i Bitcoin-it po rritet, ai po bëhet më i ndërlikuar, dhe nevojiten procesorë më të fuqishëm. Konsumatori mesatar arrinte ta bënte këtë, por tani është thjesht shumë e shtrenjtë. Të duhet të garosh me aq shumë njerëz që i kanë përsosur pajisjet dhe teknologjinë e tyre”, thotë Spencer Montgomery – themelues i Uinta Crypto Consulting

Dhe, mos harroni: Kriptovalutat me sistem të dëshmisë së punës harxhojnë shumë energji. Llogaritet se 0.21 për qind e elektricitetit të mbarë botës harxhohet për të fuqizuar minierat e Bitcoin-it. Zvicra përdor një sasi të tillë energjie brenda vitit. Llogaritet se minatorët e Bitcoin-it harxhojnë 60 deri në 80 për qind të fitimeve nga puna si minatorë, për të mbuluar kostot e rrymës. Përderisa s’është e lehtë që një person i thjeshtë të fitojë kripto duke punuar si minator në një sistem të dëshmisë së punës, modeli i dëshmisë së pronësisë kërkon më pak resurse të fuqishme kompjuterike, teksa verifikuesit zgjidhen rastësisht, bazuar në shumën që dorëzojnë. Megjithatë, ky sistem kërkon që tashmë të keni në pronësi kriptovaluta, në mënyrë që të mund të merrni pjesë. (Nëse nuk keni kripto, s’keni asgjë për të dorëzuar).

SI MUND T’I PËRDORNI KRIPTOVALUTAT?

Ju mund t’i përdorni kriptovalutat për të bërë blerje, por kjo formë pagese ende nuk gjen pranim të gjerë. Vetëm pak tregtarë ‘online’ pranojnë Bitcoin, kriptoja është larg normëzimit. Kjo, megjithatë, mund të ndryshojë në të ardhmen.

Gjiganti i pagesave, PayPal, së voni ka njoftuar krijimin e një shërbimi të ri, i cili do t’i mundësojë klientëve të blejnë, të mbajnë dhe të shesin kriptovaluta, nga llogaritë e tyre në PayPal. “Kjo është e jashtëzakonshme”, thotë Montgomery. “Nëse PayPal do të konsiderohej bankë, ajo do të ishte banka e 21-të më e madhe në botë, dhe ajo po i jep qasje të gjithë përdoruesve të saj. Ata do ta bëjnë të lehtë për njerëzit që të dërgojnë kripto”.

Derisa kriptoja të pranohet më gjerësisht, kufizimet aktuale mund të kapërcehen disi, nëpërmjet shkëmbimit të kriptovalutës me “gift card” (kartë dhuratë). Në eGifter, për shembull, mund të përdorni Bitcoin për të blerë kartë dhuratë për shfrytëzim në Dunkin Donuts, Target, Apple, e disa tregtarë dhe restorante të tjera. Ju gjithashtu mund të transferoni kriptovaluta në një kartë debiti, për të bërë pagesa. Për shembull, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të nxirrni një kartë BitPay, e cila është kartë debiti që i shndërron kriptovalutat në dollarë për blerje, por për porositjen e kartës dhe për përdorimin e saj për tërheqje nga bankomatët aplikohen tarifa.

Ju gjithashtu mund të përdorni kriptovalutat si opsion alternativ të investimit, përveç aksioneve dhe bonove.

“Kriptoja më e njohur, Bitcoin, është valutë e sigurt, e decentralizuar, e cila është bërë pasuri e vlefshme, si ari. Disa njerëz i referohen asaj si ‘ari digjital”, thotë David Zeiler, ekspert kriptovalutash dhe redaktor i uebsajtit të lajmeve nga ekonomia dhe financat, Money Morning.

SI T’I PËRDORNI KRIPTOVALUTAT PËR BLERJE TË SIGURTA?

Kriptovalutat mund të blihen në rrjete pa ndërmjetësues dhe në këmbimore kriptovalutash, si Coinbase dhe Bitfinex. Por, shikojini mirë tarifat, pasi disa prej këmbimoreve ndalin shuma shumë të larta për blerje të vogla me kriptovaluta. Coinbase, për shembull, ndal një tarifë prej 0.5 për qind të blerjes, dhe një tarifë fikse prej 0.99 deri në 2.99 dollarë amerikanë, varësisht nga madhësia e transaksionit.

Së voni, aplikacioni për investime, Robinhood, ka filluar të ofrojë mundësinë e blerjes së disa prej kriptovalutave, përfshirë Bitcoin, Ethereum dhe Dogecoin, pa tarifat e shumë prej këmbimoreve të njohura. “Dikur ishte mjaft e vështirë, por tani është relativisht e lehtë, edhe për fillestarët me kriptovaluta”, thotë Zeiler. “Një këmbimore si Coinbase i shërben njerëzve të thjeshtë. Është shumë e lehtë të krijosh një llogari aty dhe ta lidhësh atë me një llogari bankare”.

Por, mos harroni se blerja e kriptovalutave të ndryshme është disi sikur blerja e aksioneve individuale. Meqë do t’i investoni krejt paratë në një mjet të vetëm, rrezikoni më shumë sesa nëse e shpërndani atë në disa qindra apo mijëra pjesë.

Nëse dëshironi inkuadrim në tregun e kriptovalutave, mund të investoni në aksione individuale të kompanive të kriptovalutave. Por, “nëse dëshironi përfshirje me më pak rrezik, mund të investoni në kompani të mëdha, të cilat po e pranojnë teknologjinë ‘blockchain’, si IBM, Bank of America dhe Microsoft”, thotë Zeiler.

A DUHET TË INVESTONI NË KRIPTOVALUTA?

Ekspertët kanë mendime të ndryshme rreth të investuarit në kriptovaluta. Meqenëse kriptovaluta është investim tejet spekulues, me potencial për lëkundje të mëdha çmimesh, disa këshilltarë financiarë nuk u rekomandojnë njerëzve aspak që të investojnë.

Për shembull, përderisa Bitcoin-it gati iu dyfishua vlera gjatë vitit të kaluar, duke arritur një çmim prej mbi 18 mijë dollarësh në nëntorin e vitit 2020, ai gjithashtu në mënyrë drastike humbi vlerë në të njëjtin vit, kur ra nën 5 mijë dollarë. Por, edhe nivelet e fundit të larta të Bitcoin-it janë më të ulëta se çmimi i tij më i lartë ndonjëherë, i arritur më 2017, prej rreth 20 mijë dollarësh. Pra, kriptovalutat, për dallim prej valutave më të zakonshme, mund të jenë shumë të rrezikshme dhe mund të pësojnë ndryshime të shpeshta të vlerës.

Për këtë arsye, Peter Palion, planifikues i certifikuar financiar në Nju-Jork, mendon se është më mirë që të vazhdohet me valuta që mbështeten nga qeveritë, siç është dollari amerikan.

“Nëse keni dollarë amerikanë në rezervat e parave të gatshme, e dini se mund ta paguani kredinë, mund ta paguani faturën e rrymës. Kur i shikon 12 muajt e fundit, Bitcoin duket praktikisht si EKG-ja ime e fundit, ndërsa indeksi i dollarit amerikan është pak a shumë një vijë e njëtrajtshme. Një gjë së cilës i bie vlera për 50 për qind nuk është e përshtatshme për asgjë tjetër, përveç për spekulime”, thotë Palion.

Pavarësisht kësaj, klientëve që janë veçanërisht të interesuar në kriptovaluta, planifikuesi i certifikuar financiar, Ian Hervey, u ndihmon t’i investojnë disa para në to.

“Pesha në portofolin e një klienti duhet të jetë mjaftueshëm e madhe për të qenë e vlefshme, që të mos rrënohet plani i tij afatgjatë, nëse investimi bie në zero”, tha ai.

Sa i përket shumës që duhet të investohet, Harvey bisedon me investuesit për përqindjen e portofolit të tyre që ata janë të gatshëm ta humbin, nëse investimi shkon huq. “Mund të jetë 1 deri në 5 për qind, mund të jetë edhe 10 për qind”, thotë ai. “Krejt varet nga ajo se sa para kanë ata tani, dhe se sa rrezikojnë ata të humbin”. /REL/

Itali: 6-vjeçari shqiptar dhuron kursimet e tij në Kryqin e Kuq

0

Kolton Ndoj, një 6-vjeçar shqiptar, në Itali, i ka dhuruar të gjitha kursimet e tij Kryqit të Kuq në Itali. Ai donte që dëshira e tij të mos mbetej vetëm në fjalë, siç bëjnë shpesh të rriturit.

Mediat italiane shkruajnë se ndoshta ai nuk e ka ende të qartë situatën ekonomike në vend, por ai di një gjë, dhe ajo është se shumë fëmijë si ai jetojnë në situata të vështira, madje të kesh një dhuratë nën pemë, për ta nuk është e dukshme.

“Më tha – thotë nëna e tij Julanda – se donte vetëm një gjë: t’i ndihmonte ata fëmijë. Kështu që mendova se nëse ka një realitet, të cilit mund t’i besosh, është Kryqi i Kuq, ndaj shkuam tek ata”.

Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit, vendoset flamuri shqiptar në OKB

0

Shqipëria nisi në 1 janar mandatin si anëtare në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar pamjet nga ceremonia e vendosjes së flamurit të vendit tonë.

“Ceremonia e vendosjes së flamurit tonë në OKB. Shqipëria tani anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB, tryeza më e lartë vendimarrëse e botës ”, shkruan kreu i qeverisë në një postim në rrjetet sociale.

Për herë të parë, 66 vjet pas anëtarësimit në OKB, Shqipëria ulet në tryezën më të lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin.

Ky këshill përbëhet nga 15 anëtarë, ku SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina janë 5 anëtare të përhershme kurse 10 vendet e tjera anëtare janë me një mandat dyvjeçar.

Këshilli i Sigurimit në OKB është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve.

Pesë destinacionet turistike në Dragash që duhet t’i vizitoni

0

Kur bëhet fjalë për destinacionet turistike në Kosovë, Komuna e Dragashit padyshim që është ndër ato që ia vlen të vizitohet pasi ofron alternativa të shumta për bjeshkë e pyje, pa lënë anash as lumenjtë, ujëvarat e liqenet.

Dragashi është komuna më jugore e Kosovës, që shtrihet mes bjeshkëve përrallore që ndajnë kufirin e Kosovës me Maqedoninë dhe pyjeve të larta e të pasura me llojllojshmëri drurësh e kafshësh të rralla që ndajnë Kosovën me Shqipërinë.

Komuna përbëhet nga dy treva, ajo e Opojës dhe Gorës ku secila nga këto troje paraqesin dy etnitete me gjuhë të ndryshme. Opoja etnikisht e pastër me shqiptarë e me gjuhën e tyre shqipe dhe Gora etnikisht e pastër vetëm me goranë, Boshnjak – myslimanë, me gjuhën e tyre specifike gorane, Boshnjake.

Rreth 40 minuta larg nga Prizreni, derisa përshkruan rrugën për në Dragash mund të çlodhesh me ajrin e pastër dhe peizazhin e gjelbër në një pamje të gjerë.

Prej disa vitesh në fshatrat e Dragashit ka filluar të zhvillohet turizmi dhe nga viti në vit është rritur numri i turistëve elitarë që frekuentojnë bukuritë përrallore që ofrojnë bjeshkët dhe pyjet e zonës.


Pamje nga Opoja gjatë dimrit

Ky destinacion turistik ofron zgjidhje të për kryer për t’i ikur vapës gjatë verës, derisa është zgjidhje ideale gjatë dimrit për ata që e duan skijimin.

Të 38 fshatrat e Dragashit ofrojnë ndonjë specifikë të veçantë por ne kemi përzgjedhur pesë pikat kryesore që inkurajoheni t’i vizitoni në verë apo dimër.

Fauna e Maleve të Sharrit përfshin shumë kafshë të rralla dhe të rrezikuara. Këtu bëjnë pjesë një numër gjitarësh, si ariu i murrmë, rrëqebulli, derri i egër, ujku, kaprolli, dhia e egër dhe shpendët si shqiponja e malit, thëllëza e malit, gjeli i egër, skifteri kthetrabardhë, bufi, dhe shkaba.

1. Brodi është padyshim ndër destinacionet më përrallore në Kosovë për t’u vizituar. Gjatë pranverës së vonshme dhe verës ofron një natyrë fantastike që nga dashamirët e natyrës është krahasuar me natyrën e Teletubby. Derisa gjatë stinës së dimrit të apasionuarit e skijimit mund të shfrytëzojnë pistat e skijimit pothuajse gjatë tërë stinës për shkak se terreni e mban borën deri në pranverë.

Brod

Terreni po ashtu është i pasur edhe me lumin me ujë të pastër dhe liqene të vegjël që kanë ujë gjatë tërë vitit.
Gjithashtu te ky destinacion mund të kaloni edhe natën pasi ekziston hoteli buzë bjeshkës me mjaft dhoma.

 


Skijimi në Brod, ndër atraksionet kryesore

2.Bjeshka e Zaplluxhës është fillimi i një tjetër destinacioni që ofron një aventurë të shkëlqyer.

Në këto bjeshkë ndodhen disa nga pikat më të larta në Kosovë ku do të mund të shihen pamje madhështore në 360 shkallë duke përfshirë vende nga tri shtete: Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.

Gjatë pranverës e verës mund të shijohen edhe liqenet që ndodhen në kufi mes Kosovës dhe Tetovës.

Kufiri Kosovë – Maqedoni e Veriut / Foto:Hiking Njeri

Gjatë dimrit në këto bjeshkë po ashtu mund të skijohet ku ekziston edhe skilifti.

3.Restelica ofron natyrën përrallore derisa fshati i pazakontë shtrihet mes majave të thepisura të Sharrit, me një florë dhe faunë shumë të pasur.

Nuk është e pazakontë të hasen edhe dhitë e egra që rëndom i shohim në dokumentarët e National Geografic.


Restelica /Foto: Hiking Njeri

Nëse ngjiteni në Majën Abdaf (rreth 2150 metër lartësi) do të keni mundësi të shihni të gjitha bjeshkët e Dragashit, bjeshkët veriore të Shqipërisë, Korabin dhe pamje tjera.

Pamje mbi bjeshkët e Restelicës

4.Koritniku është një destinacion perfekt për ata që pëlqejnë eksplorimin e pyjeve dhe majat e larta.

Në lartësi mbidetare rreth 2 mijë e 400 metër në Koritnik, mes Dragashit dhe Kukësit ndodhet Maja e Pikëllimës nga e cila shijohet pamja e mrekullueshme e bashkimit të Drinit të Bardhë e Drinit të Zi.

Liqeni i Fierzës parë nga Koritniku

Pamjet nga kurrizi dhe Maja e Koritnikut janë spektakulare nga ku mund të shihen liqeni i Fierzës, Pashtriku, Prizreni dhe disa fshatra të Dragashit.

5.Liqeni i Breznës i njohur ndryshe edhe si Liqeni i Opojës është i vetmi liqe relikt në tokat shqiptare. Kjo është një nga arsyet se pse ju duhet patjetër ta vizitoni atë vend.

Liqenet relikte janë mbetje të deteve ose liqeneve të dikurshme.

Liqeni i Breznes është i gjatë 250 metra dhe i gjerë 150 metra.

Pranë liqenit ofrohet një ambient i mrekullueshëm ku mund të çlodheni, shijoni ndonjë ushqim apo pije dhe pse jo edhe të peshkoni./Telegrafi/

Fshati zviceran që shet shtëpi për një frangë

0

Fshat jugor zviceran Gambarogno, i vendosur në brigjet e liqenit Maggiore, është bërë fshati i fundit që ofron shtëpi për një frangë .

Shtëpitë prej guri, të njohura në italisht si rustiko, janë të vendosura në shpatin e kodrës me pamje nga liqeni. Shtëpitë, megjithëse janë të lira për t’u blerë, kërkojnë një sasi të konsiderueshme investimi në rinovim, ku këshilli lokal duhet të miratojë çdo plan rinovimi përpara se të arrihet një marrëveshje.

Duke dashur të bëjë të qartë se shtëpitë nuk janë gati për t’u banuar menjëherë, këshilli vendor i ka reklamuar me moton “blej një rustiko të rrënuar për një frangë simbolike”.

Rajoni, i cili ndodhet në anën jugore të liqenit përballë Lokarnos, është bërë më popullor vitet e fundit pasi njerëzit kanë pushuar brenda vendit për shkak të pandemisë. Marrëveshjet si kjo janë të zakonshme në Itali dhe Spanjë, por ato janë bërë më të përhapura në Zvicër vitet e fundit, përcjell tutje albinfo.ch.

Fshati Monti Scìaga, vetëm pak minuta larg, ishte i fundit që ofroi shtëpi me një frangë, duke e bërë këtë në vëmendjen e madhe të mediave ndërkombëtare në 2019.

Kryebashkiaku i Gambarogno, Gianluigi Della Santa tha se “Ne nuk prisnim kaq shumë interes”.

“Ndoshta nuk ishte e qartë për shumë prej tyre se çfarë do të thoshte për ta nëse do të blinin një rustiko me një frangë.”

Della Santa tha se shtëpitë prej guri mund t’i blinin vetëm ata që treguan një interes të vërtetë për rajoninm si dhe një angazhim për të mësuar italisht.

“Nuk kam asgjë kundër turistëve zviceranë që flasin gjermanisht që blejnë një rustiko,” tha Della Santa për SRF.

“Por nuk më pëlqen të shoh njerëz që vijnë, të cilët nuk kanë absolutisht dëshirë për t’u integruar, që nuk flasin asnjë fjalë italisht.”

“Kushdo që blen një rustiko me një frangë duhet të interesohet për historinë e vendit. Kjo nuk është për njerëzit që duan vetëm një shtëpi pushimi nën diell.”

/GazetaSinjali/

Kryeakademiku kosovar, Mehmet Kraja: Abazoviq nuk është shqiptar

0

Kryeakademiku i Kosovës, Mehmet Kraja, i pyetur rreth mundësisë që Mali i Zi për herë të parë të ketë një kryeministër shqiptar, duke iu referuar mundësisë që zëvendëskryeministri aktual Dritan Abazoviq të marrë drejtimin e Qeverisë së këtij vendi, ka thënë se ai nuk është shqiptar sepse nuk ka votues shqiptar dhe rrjedhimisht nuk i përfaqëson interesat e shqiptarëve atje.

Sipas tij ai mund të jetë një person kosmopolit por assesi një përfaqësues i interesave të shqiptarëve.

“A mund të kemi një kryeministër shqiptar në Malin e Zi me qeveri të pakicës? Më pyesni mua sepse jam prej Malit të Zi? S’ka për të ndodhur dhe nuk mund të ndodhë! Problemi për mendimin tim është se pse është shqiptar Dritan Abazoviqi? Ai ka lindur në Ulqin, por ai nuk e ka votuesin shqiptar. Ju e dini apo nuk e dini këtë? Ai ka votuesit kryesisht malazezë dhe boshnjakë. Prandaj, ai mund të jetë kryeministër, por do të jetë një kryeministër i Malit të Zi kosmopolit, që nuk është shqiptar. Nuk dua t’ia mohoj unë nacionalitetin, është çështje krejt individuale e tij por duhe të them një gjë: Po të ishte aq shqiptar sa e mendoni ju, ai nuk do të bënte koalicion me partinë proserbe në Malin e Zi”, ka thënë Kraja në “Prime” të RTK-së.

Sot mbahet seanca e Kuvendit Komunal të Prishtinës për të zgjedhur kryesuesin

0

Sot asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës do të mblidhen për të zgjedhur kryesuesin, ndërsa nëse i njëjti nuk zgjidhet sot, Kuvendi Komunal i Prishtinës shkon në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.

Pavarësisht se ka numrin më të madh të asamblistëve Lëvizja Vetëvendosje ka hequr dorë nga pozita e kryesuesit të Kuvendit Komunal.

Asamblisti nga kjo parti Gëzim Sveçla thotë se zgjedhja e kryesuesit është përgjegjësi e Përparim Ramës.

“Është detyrë, përgjegjësi dhe obligim i kryetarit të sapo zgjedhur dhe partisë së tij LDK, që ta bëjnë konstituimin e asamblesë dhe rrjedhimisht është në duar të tyre që ta zgjedhin kryesuesin e Kuvendit”, deklaroi për RTV Dukagjinin Sveçla.

Por se kush është propozuar për këtë pozitë nuk është bërë e ditur as nga LDK e as nga partia e tretë në Prishtinë, PDK, përcjell Telegrafi.

LDK në zgjedhjet për asamble komunale ka arritur që të sigurojë 14 vende, por kjo nuk është e mjaftueshme për të zgjedhur kryesuesin e Kuvendit Komuna

LDK-së i nevojiten edhe të paktën 12 vota nga subjektet tjera politike për të zgjedhur kryesuesin e Kuvendit.

Megjithëse kanë mbetur edhe 24 orë kur duhet të zgjidhet kryesuesi i Kuvendit, LDK ende nuk ka njoftuar për ndonjë marrëveshje me subjektet tjera.

Në lidhje me ftesën që i është bërë Arben Vitisë për të drejtuar sektorin e Shëndetësisë në Prishtinë, nga LVV thonë se nuk kanë pranuar asnjëherë ndonjë ftesë të tillë.

“LVV ka një adresë. Kam dëgjuar Ramën për një ofertë të tillë, por në adresën tonë nuk ka ardhur ndonjë ftesë e tillë për Arben Vitinë apo për ndonjë bashkëpunim me LVV-në”.

Ndryshe, deri më tani është bërë publik vetëm emri i nënkryetarit Alban Zogaj dhe shefit të kabinetit, Vllaznim Osmani, por deri më tani nuk është publikuar emri i asnjërit prej 16 drejtorëve të drejtorive komunale.

Në bazë të Ligjit për vetëqeverisje lokale, kryesuesi i Kuvendit duhet të zgjidhet më së largu 30 ditë pas betimit të anëtarëve të asamblesë. /Telegrafi/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort