Home Blog Page 3667

Kurti e Latifi për pandeminë: S’duhet kurrsesi të çlirohemi

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, kanë vizituar qendrën e vaksinimit në Fushë Kosovë

Kurti dhe Latifi bënë thirrje për vaksinim dhe respektim të masave anti-COVID, si armë të vetme dhe të dëshmuara kundër virusit Corona.

Së bashku me këshilltarin e kryeministrit për shëndetësi, Jusuf Ulaj, ata u pritën nga drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë, Osman Magjera.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “pas konfirmimit të pranisë së variantit Omicron në territorin e Kosovës, ditëve të fundit është shënuar rritje e rasteve të reja edhe në vendin tonë, si në gjithë botën”.

“Kryeministri dhe Ministri i Shëndetësisë ritheksuan se Qeveria është në krye të detyrës dhe bashkë me autoritetet shëndetësore, është duke monitoruar vazhdimisht situatën epidemiologjike, në konsultim me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë. Ata thanë se çdo veprim, e çdo hap që do të ndërmerr Qeveria, do të jetë i bazuar në të dhënat shkencore më të fundit lidhur me variantin Omicron”, thuhet në komunikatë.

Tutje, në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit thuhet se ” në takim u theksua se nuk duhet kurrsesi të çlirohemi”.

“Përvoja e vendeve të tjera tregon se rritja e rasteve, si dhe rritja e numrit të pacientëve të shtrirë në spital, mund të jetë e shpejtë dhe e pamëshirshme”.

“Përballë valës së variantit Omicron, u theksuan dy objektiva kryesore: që rritja e rasteve të mos jetë kaq e shpejtë sa që të mbingarkohet sistemi ynë shëndetësor, i cili është ende i brishtë dhe që të parandalojmë, po aq sa kemi mundësi, përhapjen e virusit, si dhe sëmundjen e rëndë dhe humbjen e jetës që mund të shkaktohet prej tij. Suksesi i arritjes së këtyre objektivave varet jo vetëm nga Qeveria, por nga të gjithë, u tha në takim”.

Kryeministri Kurti dhe ministri Latifi, veçuan dy drejtimet kryesore për bashkëpunim.

“Së pari, duke u vaksinuar. Vaksinimi është i shpejtë i lehtë dhe falas, dhe nuk ka nevojë për termin. Për qytetarët e pavaksinuar, u bë thirrje për të marrë dy dozat e para pa vonesë. Ndërsa për qytetarët që i kanë marrë dy dozat e para, u bë thirrje që të merret doza përforcuese posa të kalojnë 3 muaj nga marrja e dozës së dytë”, vijon komunikata.

Siç thuhet në njoftim, në takim u theksua rëndësia e respektimit në përpikëri të masave anti-COVID.

“U theksua se sa më shumë që të respektohen masat në fuqi, aq më lehtë do ta kalojmë valën e re të infektimeve”. /Telegrafi/

Drecun: Ndalimi i prodhimit të kriptovalutave, justifikim i Prishtinës për ndërhyrje në veri

0

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Milovan Drecun, ka parashikuar operacionet të tjera të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit.

Ai ka përmendur se edhe ndalimi i prodhimit të kriptovalutave nga institucionet e Kosovës është bërë me një qëllim.

“Ndalimi i prodhimit të bitcoin është justifikim për inkursion në veri”, është shprehur Drecun për RTS, transmeton Klankosova.tv.

Më tej Drecun ka vazhduar duke thënë se serbët në pjesën veriore jetojnë në frikën e ndërhyrjes së njësisë speciale.

Shqiptari thotë se është baba i 55 djemve e 8 vajzave, pretendon se është gjysh i mbi 120 nipërve (VIDEO)

0

Sadri Korteshi nga kombinati i Tiranës thotë se është babai i më së shumti fëmijëve në Shqipëri. Në jetën e tij ka pasur 13 partnere, por që vetëm me dy është martuar.

Nga secili prej 63 fëmijëve që ka, ai thotë se është bërë nga dy herë gjysh. Pra mund të ketë mbi 120 nipër e mbesa.

“Me celebrim unë kam pasë dy gra, ndërsa të dashura kam pasë shumë në çdo qytet të Shqipërisë”, thotë Korteshi.

https://www.youtube.com/watch?v=AMDcgPcOBT0

“Unë kam 63 fëmijë të vërtetë, por që më mungon fakti dhe prova me dokumentacion tekniko-ligjor, në emrin tim kam 4 fëmijë 3 me njërën grua dhe 1 me gruan e parë. Unë kam 55 djem dhe 8 vajza”, ka thënë ai.

Për atë se si e thërrasin fëmijët e tjerë jashtëmartesor, ai tha se e thërrasin xhaxha dhe se vetëm nënat e tyre e dinë që janë fëmijët e tij.

“Më thërrasin xhaxhi, më disa prej tyre ulem dhe pimë kafe e më thonë: Xhaxhi Sadriu ti je shumë i kulturuar ke shumë edukatë dhe unë u them kështu i kam të gjithë fëmijët. Vetëm nënat e tyre e dinë që janë fëmijët e mi. Ato qajnë ndonjëherë, por unë u shkel syrin dhe u them rrini qetë nuk ka problem” vijon Korteshi.

Ndërkaq tha se fëmijët e tij që i ka me dy martesat e tij, tha se e dinë që ka pasur shumë të dashura por jo se është baba i kaq fëmijëve.

“Ata e dinë që unë kam pas shumë të dashura, por jo që jam kaq herë baba” shprehet Korteshi.

Ndërkaq shtoi se nuk e ka ndërmend t’u tregojë fëmijëve deri në momentin e vdekjes se kush janë vëllezërit dhe motrat e tyre.

“Ditën kur të më vijë meleku i vdekjes do t’i them fëmijëve të mi se cilët kanë vëllezër dhe motra të tyre”- tha Korteshi.

Babai i 63 fëmijëve sot jeton vetëm, fëmijët që ka rritur vetë kanë shkuar në Francë. Ai thotë se nuk do të largohet kurrë nga Shqipëria deri në momentin që të marrë pronat që i takojnë familjes Korteshi./TCh

​Hoti: Serbia po bën lojë me çështjen e të zhdukurve

0

Kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë për çështjen e personave të zhdukur, Andin Hoti deklaroi se Bashkimi Evropian duhet të garantojë që çështja e personave të pagjetur të marrë epilog para një marrëveshje finale mes dy vendeve.

Hoti deklaron se Serbia po bën lojë me këtë çështje duke mos ofruar informacione të sakta për mbi 1600 persona të zhdukur.

Para fillimit të gërmimeve në lokacionet ku supozohet se ka varreza masive në Serbi, Hoti thotë se duhet të sigurohen imazhet satelitore. Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, vlerëson se nuk duhet të përsëritet ajo çfarë ka ndodhur në Rudnicë dhe Kizhevak të Serbisë.

“Fatkeqësisht 2700 gërmime janë bërë deri më sot dhe janë 1600 persona të zhdukur. Çfarë do të thotë kjo është se sfidë të madhe kemi mungesën e informacionit të saktë. Mungesën e informacionit të duhur se ku mund të janë këta persona të zhdukur. Nuk flas vetëm për varreza masive apo individuale, por edhe për informacione të personave të tjerë që jo medoemos i kanë vrarë në luftë, i kanë marrë të gjallë. Ne kemi dëshmi të shumta që shumë persona janë marrë të gjallë prej Kosovës dhe nuk dihet më fati i tyre çfarë ka ndodhur deri më sot”, deklaroi Hoti.

Andin Hoti, i cili kërkon informacion edhe për babin e tij Ukshinin, thotë se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve, pa u ballafaquar Serbia me të kaluarën. Sipas tij, adresa e vetme për këto krime është Beogradi, meqë shumë prej udhëheqësve gjatë kohës së luftës janë në pozitë edhe tani.

“Mungesa e informacionit të saktë, vjen si pasojë e lojës së Serbisë që edhe pas 22 vitesh të trajtohet çështja e personave të zhdukur me forcë në formë politike. Ata ende luajnë politikë me këtë çështje, ende nuk servojnë informacione të sakta për krimet që i kanë bërë, por mundohen që përmes disa dokumenteve false, ndonjëherë të manipuluara, të na japin informacione që rezultojnë natyrisht me jo gjetje. Serbia ende sot nuk e shprehet e gatshme të bashkëpunojë me ne dhe të ballafaqohet me të kaluarën”, shton ai.

Hoti thekson se gjatë vitit të kaluar ka pasur mbi 100 takime me ndërkombëtarët për të adresuar çështjen e personave të zhdukur. Në të gjitha ato takime, ai zotohet se ka kërkuar zbardhjen e fatit të personave të pagjetur dhe hapjen e të gjitha dokumentacioneve të luftës që posedon Serbia.

“Neve na duhet një presion më i madh dhe një bashkëpunim më i madh i faktorit ndërkombëtar. Sepse ne nuk kemi mundësi dhe trysni për presionin ndaj Serbisë. Ne këtë gjë e dimë. Është faktori ndërkombëtar, Bashkimi Evropian, ShBA-të, Britania e Madhe që janë mike të Kosovës që ato duhet të kthejnë fokusin më shumë dhe të rrisin presionin më shumë me kushtëzim ndaj Serbisë, në mënyrë që kjo çështje të ketë epilog”, deklaron më tej.

Në marrëveshjen e veçantë për personat e zhdukur, ai shton se Kosova nuk mund të jetë palë.

“Përveç kërkesës për dokumentacionet dhe arkivave të tyre, ne kemi kërkesën edhe ndaj Brukselit dhe Bashkimit Evropian që të jenë garantues. Ne e kemi provuar, janë 22 vjet, janë 16 vjet takime bilaterale me Serbinë dhe ne kemi provuar që ende janë 1600 persona të zhdukur dhe po e shohim rezultatin. Prandaj ne kërkojmë dhe është e nevojshme shumë që Brukseli të jetë garantues i takimeve tona me Serbinë. Brukseli duhet të garantojë për neve që çështja e personave të zhdukur para marrëveshjes përfundimtare duhet të marrë një epilog”, thekson ai për kp.

Më tej, çështja e 300 mbetjeve mortore të paidentifikuara që ndodhën në morgun e Prishtinës, thotë se duhet të marrë fund këtë vit.

Kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime për të zhdukurit, Andin Hoti shprehet se pritet të fillojnë gërmimet në Shtavall të Serbisë dhe që kanë informacione edhe për shumë varreza të tjera masive.
Gjatë vitit të kaluar, familjarëve u janë dorëzuar për varrim, eshtrat e vetëm 25 personave. Në Kizhevak të Serbisë janë identifikuar mbetjet mortore të nëntë personave, shtatë të reja dhe dy ribashkim.

Njohja e paralajmëruar, Pacolli akuzon Kurtin për mospranim të ndihmës

0

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për mospranim të ndihmës për njohje të reja.

Kjo pasi që më 19 dhjetor të vitit të kaluar Pacolli i kishte shkruar letër Kurtit, që presidenti i një shteti do të vijë që ta njohë shtetin e Kosovës, shkruan FrontOnline.

Po, pavarësisht kësaj, Kurti nuk i kishte kthyer fare përgjigje.

E, Pacolli në një prononcim për FrontOnline ka deklaruar se ai që refuzon kontributin e të tjerëve nuk është i sigurtë në punën që e bën.

“Do të ishte gabim të shihej puna e diplomacisë si një garë, ajo duhet parë si një punë e vlefshme plotësuese e njerëzve me mundësi dhe vullnet të mirë. Ai që refuzon kontributin e të tjerëve, sidomos në diplomaci, ose nuk është i sigurt në atë që bënë apo nuk e don suksesin e Kosovës”, ka thënë Pacolli për FrontOnline.

Shaqiri i pafat, dy herë përballet me COVID-19

0

Pos formës jo të mirë te Lyoni, ylli shqiptar i futbollit, Xherdan Shaqiri, po përballet edhe me probleme shëndetësore kohëve të fundit. Lojtari ditë më parë ka kaluar për herën e dytë përballjen me koronavirusin, ka shkruar gazeta franceze e sportit “L’Equipe”.

30-vjeçari ishte infektuar fillimisht në tetor të vitit 2020. Më pas ishte vaksinuar dy herë, por për shkak të riinfektimit mungoi në ndeshjet e fundit. Siç edhe është raportuar, Shaqiri tani është kthyer në ushtrime dhe është i gatshëm për përballjen me Paris Saint-Germainin në fundjavë.

Ditë më parë u raportua se Lyoni po synon largimin e reprezentuesit të Zvicrës për shkak se lojtari s’i ka përmbushur pritshmëritë e klubit. As Shaqiri s’është i kënaqur me minutazhën që ka pasur tek ekipi francez.

Në fillim të këtij edicioni, Shaqiri u transferua me bujë te madhe te Lyoni nga Liverpooli, por ai ka luajtur në vetëm 13 prej 22 ndeshjeve që i ka zhvilluar ekipi, duke shënuar një gol dhe asistuar dy herë.

Te Lyoni tashmë po presin ofertat për Shaqirin, i cili ka kontratë deri në vitin 2024 dhe pagë vjetore prej 4.5 milionë eurosh.

Lyoni është në kërkim të zëvendësuesit për Shaqirin dhe tashmë ia ka vënë syrin Serdar Azmounit të Zenitit.

Për Shaqirin, interesim tashmë kanë treguar ekipet nga Turqia dhe SHBA-ja.

BMW E28 Serie 5 ka 500 kuaj fuqi dhe është e dekoruar me ari

0

Në botën e kopjeve të modifikuara të BMW Serie 5, gjenerata E28, ekziston një shembull veçanërisht interesant.

Është një model E28 M535i i modifikuar nga një britanik. Përveç pamjeve vizuale, janë bërë modifikime në diskun e përmirësuar, ndaj nuk bëhet fjalë vetëm për estetikë.

Trupi është lyer me një nuancë vjollce dhe makina mori rrota kromi të zeza me pesë fole.

Detajet e jashtme janë të praruara me ar 24 karatësh, duke përfshirë grilën e veshkave.

Nën kapak është ende motori i BMW-së, i cili është përmirësuar ndjeshëm, ka një turbinë të re të madh, si dhe një sistem të ri marrjeje dhe komponentë të ndryshëm të veshur me ar, duke përfshirë turbongarkuesin e lartpërmendur, por edhe tuba dhe stabilizues të ndryshëm.

Pronari ka instaluar gjithashtu një sistem nitro dhe planifikon të instalojë një turbocharger të dytë në të ardhmen e afërt. /Telegrafi/

Rikthehen kolonat në vendkalimet kufitare, dy orë pritje në Merdar

0

Paraditen e sotme janë rikthyer kolonat dhe pritjet e gjata në vendkalimet kufitare me Serbinë.

Bashkatdhetarët tanë, që po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore pasi kaluan festat e fundvitit në Kosovë, po vazhdojnë të presin gjatë në pika e kalimit kufitar me Serbinë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 18:19), pritjet më të gjata për të lëshuar Kosovën janë regjistruar në vendkalimin kufitar në Merdar, ku po pritet deri në dy orë, transmeton Telegrafi.

Edhe në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardh, bashkatdhetarët po presin deri në një orë, kurse në Jarinë po pritet deri në 20 minuta për të dalë nga Kosova.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje nuk ka pritje më shumë se 5 minuta në hyrje dhe dalje.

Për të përcjellur gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU. /Telegrafi/

Opozita kërkon rritjen e pagës minimale, sindikata kërkon të mos jetë nën 400 euro

0

Paga minimale vazhdon të mos ndryshojë në Kosovë. Premtimet e ekzekutivit për ngritje të pagës minimale në 250 euro nuk i afrohen kërkesave të sindikatave që tashmë kërkojnë që të mos jetë nën 400 euro pas rrethanave të reja të krijuara. Opozita mendon se ngritja e pagës minimale është e domosdoshme për shkak të ngritjes së çmimeve, krizës energjetike e pandemisë.

Paga minimale në Kosovë, ndonëse sipas Ligjit të punës do të duhej të përcaktohej çdo vit, që nga viti 2011 vazhdon të jetë 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35-vjeç dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35-vjeç.

Sipas nenit 57 të Ligjit të punës, paga minimale duhet të përcaktohet duke marrë parasysh koston e shpenzimeve jetësore, përqindjen e shkallës së papunësisë, si dhe gjendjen e përgjithshme në tregun e punës dhe përcaktohet për periudhën njëvjeçare.

Përkundër se vitin e kaluar kërkuan që paga minimale të jetë 350 euro, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi, tha për KosovaPress se tashmë nuk duhet të ketë propozime nën 400 euro për pagë minimale pas rritjes së çmimeve dhe largimit të punëtorëve jashtë vendit.

“Faktikisht ne kemi propozuar që të jetë 350 euro, megjithëse këto çmime që janë dhe kjo situatë çfarë është, edhe kjo ikje e punëtorëve që është duke dalë jashtë, mendojmë se nën pagën 400 euro gjithçka çka mendon dikush se po kryen punë me këtë pagë është e kotë. Kërkesa nuk është miratuar, ne herë pas here ia tërheqim vërejtjen që nuk kanë lëviz në pagën minimale, përndryshe po e them nëse kryeministri ose kushdo qoftë tjetër mendon që paga minimale do të jetë e arsyeshme me një pagë 250 ose 300 euro, po them kjo është një pagë e tejkaluar dhe ne nuk duam as të merremi me të”, ka thënë Azemi.

Kryetari i Komisionit parlamentar për Ekonomi, njëherësh deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Ferat Shala, deklaroi se inflacioni, kriza energjetike dhe situata me pandeminë e kanë bërë të detyrueshme rritjen e pagës minimale.

“Nëse ndalemi dhe i shikojmë rrjedhat dhe zhvillimet socio-ekonomike të vendit e sidomos në këtë 6-mujorin fundit, është e domosdoshme ngritja e pagës minimale dhe nëse duam të besojmë në parametrat që na i prezanton Qeveria aktuale Kurti se kemi rritje 9 deri në 10% dhe një inflacion mbi 12% se e kemi një situatë të tillë pandemie do të thotë që është mjaftë shqetësuese për të gjithë popullatën sepse kemi një krizë energjetike të veçantë në raport me situatën normale atëherë është e domosdoshme të besojmë që paga minimale është obligative të rritet në këtë rast sepse të gjithë këta faktorë që i numërova janë ndikues direkt tek punëtorët, tek kategoritë sociale dhe të gjithë ndërmarrësit dhe punëtorët e tjerë.

Pra është e domosdoshme rritja e pagës minimale por e mbështetur në këta faktorë që i përmenda, ajo duhet të jetë mbi 300 euro, pra 300 deri në 350 varësisht nga kalkulimet dhe llogaritjet që bëhen edhe në kuptimin buxhetor dhe financiar”, ka potencuar Shala.

Deputeti tjetër opozitar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pjesë e Komisionit për Buxhet, Pal Lekaj, deklaroi për KosovaPress se qytetarët e kanë të vështirë jetesën në këtë kohë për shkak të rritjes së çmimeve prandaj shfaqet nevoja edhe për rritje të pagës minimale deri në 350 euro.

“Mendoj që ne si Aleancë për Ardhmërinë kemi mbështetur që të kemi një listë të miratuar në parlament, mirëpo fatkeqësisht nuk kemi hasur mirëkuptim tek Qeveria Kurti dhe tek kryeministri, dhe ajo që ne e kemi menduar është që të bëhet nivelizimi i pagave dhe tavani apo maksimumi që mund të jetë në bazë të asaj që e ka parashikuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mirëpo paga minimale duhet të jetë së paku 350 euro me që nisemi që mjaftë janë ngritur çmimet dhe këtë drejtim me zi po e përballojnë qytetarët e Kosovës në përgjithësi e sidomos ata që e kanë pagën minimale 250 euro apo edhe më pak”, ka përfunduar deputeti i AKR-së.

KosovaPress ka tentuar në vazhdimësi të marrë një qëndrim nga Ministria e Financave në lidhje pagën minimale, por nuk ka marrë përgjigje.

Më herët, kryeministri Kurti pati deklaruar se përmes rritjes së pagës minimale në 250 euro për 40 orë pune në javë dhe rritjes së pragut të pagës, që nuk tatohet në nivelin e pagës minimale, ata të cilët kanë paga më të ulëta do të kenë më shumë para në xhep. /kp/Telegrafi/

Fehmi Kupina zgjedhet kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës

0

Raundi i tretë ka qenë vendimtar për votimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Është Fehmi Kupina ai i cili ka marrë besimin për t’i prirë asamblesë, njofton Klankosova.tv.

Ai ka marrë 25 vota nga 45 asambelistë sa kanë qenë prezent në asamble.

Në fjalimin e tij të parë para asamblesë, Kupina është zotuar se qytetari do të jetë kryefjala gjatë mandatit të ri.

“Po e fillojmë një mandat të ri, që do të jetë vazhdim i përkushtimit, angazhimit të pandalshëm për të përmbushur kërkesat dhe nevojat e qytetarëve. Dua të uroj anëtarët e sapozgjedhur duke iu dëshiruar sukses dhe punë të mbarë”.

“Si kryesues ju siguroj për koordinim dhe bashkëpunim të plotë në përmbushjen e pritshmërive të qytetarëve të Prishtinës. Do të zbatoj çdo normë juridike, procedurale dhe administrative të cilat janë obligim për kryesuesin”, është shprehur Kupina.

“Do të punoj thellë që kuvendi të jetë transparent dhe llogaridhënës. Plani ynë është i qartë dhe qytetari do të jetë kryefjala e çdo zhvillimi. Bashkë do t’i zgjedhim projektet, bashkë do t’i mbikëqyrim dhe bashkë do t’i gëzojmë”.

“Na priftë e mbara”.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort