Home Blog Page 3666

Këta janë drejtorët e rinj komunal në Suharekë

0

Bali Muharremaj do të qeverisë në Komunën e Suharekës edhe për një mandat.

Tashmë janë zgjedhur edhe drejtorët e rinj të kabinetit të Muharremajt, dy prej të cilëve vijnë nga Partia Demokratike e Kosovës.

Emrat e drejtorëve të rinj të kabinetit të kryetarit Muharremajt, që ka siguruar Indeksonline janë:

Visar Kuçi – Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit

Kymete Bajraktari – Drejtoria e Administratës

Remzi Bajselmani – Drejtoria e Arsimit

Lorika Gashi – Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport

Labinot Halitjaha (PDK) – Drejtoria e Financave

Ardian Kotorri – Drejtoria e Bujqësisë

Armend Krasniqi (PDK) – Drejtoria për Pronë dhe Kadastër

Besa Kuçi – Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Enver Shabani – Drejtoria për Shërbime Publike, Mjedis dhe Emergjenca

Kurse për Drejtorinë e Inspeksionit nuk është vendosur akoma.

Kujtojmë që nënkryetare është rizgjedhur Mihrije Berisha-Suka, ndërsa kryesues i Kuvendit është zgjedhur Behxhet Kuçi nga radhët e AAK-së.

Ministri i Shëndetësisë paralajmëron shtrëngim të masave

0

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se ndonëse situata me pandemi në Kosovë është stabile dhe Kosova qëndron në këtë aspekt më së miri në Evropë, prapë ai ka thënë se në ditët në vazhdim do të shtrëngohen disa masa më tepër.

Latifi ka folur për KTV-në pas mbledhjes së Komitetit për menaxhimin e pandemisë.

“Patëm një takim konstruktiv, biseduam për të gjitha aspektet e menaxhimit të pandemisë. Vazhdojmë të konstatojmë se gjendja është stabile, ndoshta jemi në gjendjen më të mirë në Evropë, por edhe krahasuar me vendet tjera në botë. Kjo nuk do të thotë assesi se duhet të çlirohemi e të lirojmë masat apo të mendojmë se COVID-i ka mbaruar. Kemi numër në rritje të rasteve, por është i vogël krahasuar me shtetet tjera në botë. Në ditët në vazhdim do të shtrëngohem disa masa më tepër”, ka thënë Latifi.

Ai ka bërë apel që të mbahet maska e po ashtu të vaksinohen të gjithë ata që nuk janë vaksinuar. Ndërsa ka thënë se shtrëngimi i masave do të varet edhe nga situata epidemiologjike.

Sot në Kosovë janë regjistruar 107 raste të reja me COVID-19.

Latifi ka thënë se është e vështirë të parashikohet se kur Kosova do të përballet me një valë të re të pandemisë.

“Është shumë e mundshme se do të përballemi me një valë tjetër si gjitha vendet tjera. Një element inkurajues është se Omicroni nuk është aq i rrezikshëm i formë, krahasuar me format tjera të mëparshme. Pavarësisht kësaj, ne duhet të marrim gjitha masat që të kemi kujdes”, ka thënë Latifi.

“Korrupsion, ryshfet, kërcënime” – SHBA tregon pse e futi Dodikun në Listë të Zezë

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vënë sanksione ndaj anëtarit serb të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik.

Departamenti i Thesarit ka treguar edhe arsyet e ndërmarrjes së një veprimi të tillë.

Në një njoftim nga Departamenti i Thesarit thuhet se ky veprim vjen si përgjigje të aktiviteteve korruptive të Dodik dhe kërcënimeve të vazhdueshme ndaj stabilitetit dhe integritetit territorial të Bosnjës.

“Aksioni i sotëm, bazohet në angazhimin e Administratës Biden për të promovuar llogaridhënien për ata që, ndër të tjera, minojnë stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet korrupsionit dhe kërcënimeve ndaj marrëveshjeve të gjata të paqes. Dodik ka minuar institucionet e BiH duke bërë thirrje për marrjen e kompetencave shtetërore dhe duke vënë në lëvizje krijimin e institucioneve paralele në entitetin Republika Srpska (RS) të BiH. Për më tepër, Dodik ka përdorur pozicionin e tij zyrtar në BiH për të grumbulluar pasuri personale nëpërmjet ryshfetit dhe formave të tjera të korrupsionit. Retorika e tij përçarëse etno-nacionaliste pasqyron përpjekjet e tij për të çuar përpara këto synime politike dhe për të shkëputur vëmendjen nga aktivitetet e tij korruptive. Në mënyrë kumulative, këto veprime kërcënojnë stabilitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të BiH dhe minojnë Marrëveshjet e Paqes të Dejtonit, duke rrezikuar kështu jostabilitetin më të gjerë rajonal”, thuhet në komunikatën e SHBA-ve.

“Aktivitetet korruptive destabilizuese të Milorad Dodik dhe përpjekjet për të çmontuar Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, të motivuara nga interesi i tij vetjak, kërcënojnë stabilitetin e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe të gjithë rajonit”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson.

“Shtetet e Bashkuara nuk do të hezitojnë të veprojnë kundër atyre që ndjekin korrupsionin, destabilizimin dhe ndarjen në kurriz të popullit të tyre, si dhe kundër atyre që mundësojnë dhe lehtësojnë këtë sjellje”, tha tutje ai.

Dodik gjithashtu ka bërë thirrje hapur dhe ka ndërmarrë veprime drejt transferimit të njëanshëm të kompetencave shtetërore nga qeveria e BiH në Republika Srpska (RS), një nga dy njësitë që përbëjnë BiH së bashku me rrethin e Brckos. Dodik ka kundërshtuar gjithashtu publikisht Përfaqësuesin e Lartë të emëruar ndërkombëtarisht për BiH dhe përbërjen e Gjykatës Kushtetuese të BiH. Për më tepër, Dodik ka denigruar publikisht grupe të tjera etnike dhe fetare brenda BiH-së, duke mbjellë më tej ndarjen dhe bllokimin politik.

“Dodik, pra, caktohet në bazë të E.O. 14033 për të qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor ose përfshirje direkt ose indirekte në një shkelje ose një akt që ka penguar ose kërcënuar zbatimin e PDSH-së”, thuhet në komunikatë.

“Dodik po ashtu caktohet në bazë të E.O. 14033 për të qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në, ose përfshirje direkt ose indirekt në korrupsion në lidhje me Ballkanin Perëndimor. Konkretisht, ai ka krijuar një rrjet patronazhi në BiH nga i cili përfiton ai dhe bashkëpunëtorët e tij. Si një shembull i veprimeve të tij korruptive, Dodik u ka ofruar kontrata qeveritare dhe monopole në RS drejtpërdrejt bashkëpunëtorëve të ngushtë të biznesit. Me të ardhurat e tij korruptive, Dodik është përfshirë në ryshfet dhe aktivitete shtesë korruptive për të çuar përpara interesat e tij personale në kurriz të qytetarëve në RS”, thuhet tutje.

Alternativna Televizija d.o.o. Banja Luka (ATV), një media me bazë në Banja Luka, RS, është në pronësi private nga një kompani e lidhur ngushtë me familjen e Dodik. Megjithatë, vetë Dodik ushtron kontroll personal mbi ATV në prapaskenë, si për shembull duke kërkuar miratimin personal për historitë mediatike që lidhen me tema të ndjeshme politikisht. Dodik e bleu ATV-në për të çuar më tej qëllimisht dhe shprehimisht axhendën e tij, e cila përfshin përpjekjet e tij për të denigruar figura të tjera politike, për të ndriçuar imazhin e tij publik dhe për të avancuar qëllimet e tij personale dhe politike.

Dodik u ka dhënë kontrata të lidhura me ATV drejtpërdrejt anëtarëve të familjes së tij, të cilat ai i ka përdorur si një rrugë tjetër për korrupsionin. Ai ka derdhur para direkt nga kompanitë publike në ATV për qëllime korruptive. Dodik ka rritur ndjeshëm fondet për ATV vitet e fundit dhe është angazhuar në fushata keqdashëse të ndikimit të mediave sociale përmes ATV për të publikuar përmbajtje që avancojnë qëllimet e tij politike dhe personale.

“ATV po caktohet në bazë të E.O. 14033 për të qenë në pronësi ose kontrolluar nga, ose që ka vepruar ose pretenduar të veprojë për ose në emër të, drejtpërdrejt ose tërthorazi nga Dodik”, thotë tutje SHBA në komunikatën e saj.

Qytetarët ftohen të tregojnë vende interesante për ambasadorin e ri të SHBA-së në Kosovë

0

Ambasada Amerikane në Prishtinë, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovë që të tregojnë vende interesante ku ambasadori i ri Jeffery Hovenier mund të kalojë kohë me familjen e tij.

“Kemi nevojë për ndihëm tuaj për të siguruar që ditët/javët/muajt e tij të parë të jenë të paharrueshëm. Çfarë rekomandoni që ai të vizitojë? Cilën kuzhinë lokale duhet ta provojë? Çfarë aktivitetesh kulturore duhet që t’i shijojë? Çfarë është kaq kosovare që ai thjesht nuk mund ta humbas?” thuhet në postimin e Ambasadës Amerikanë në Prishtinë.

Hovenier është nominuar për ambasador në Kosovë në muajin korrik, nga presidenti amerikan, Joe Biden, ndërsa ai është pasues i ish-ambasadorit të deritanishëm, Philip Kosnett.

 

Burri vret gruan e tij 48-vjeçare në Skenderaj

0

Një burrë ka qëlluar për vdekje me armë zjarri gruan e tij në Llaushë të SkenderajtPolicia ka arrestuar të dyshuarin, burrin e viktimës, 51-vjeçar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot, rreth orës 13:40, policia në Skenderaj, ka pranuar informacion për një plagosje nga arma e zjarrit e ndodhur në fshati Llaushë të Skenderajt.

Me të pranuar informacionin, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

Nga hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se personi i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës (gruas së tij) L.Q., 48 vjeçare, e cila kishte pësuar lëndime të rënda, të njëjtën me urgjencë e kanë dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë. Ndërkohë nga autoritetet spitalore është raportuar se viktima si pasojë e plagëve kishte vdekur.

Lidhur me veprën penale është arrestuar një person i dyshuar, nga i njëjti është sekuestruar një armë e llojit Pistoletë me tre fishek, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gjashtë (6) gëzhoja.Pas intervistimit të dyshuarit S.Q,.51 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit policor. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Amerika vë sanksione ndaj Millorad Dodikut

0

Departamenti amerikan i Thesarit ka njoftuar për zgjerimin e sanksioneve për vepra korruptive, në të cilat është përfshirë anëtari serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik.

Siç thuhet në njofim, sanksionet janë vendosur edhe ndaj Televizionit ‘Alternativa’ nga Banja Lluka, që ndërlidhet me Dodikun.

Më herët, ministrja e Jashtme e Bosnje dhe Hercegovinës, Bisera Turkoviq, tha se të mërkurën më 5 janar, pritet të shpallen sanksione nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër individëve nga Bosnje dhe Hercegovina.

Në nëntor të vitit të kaluar, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken njoftoi se Shtetet e Bashkuara, të cilat ndërmjetësuan në arritjen e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit për Bosnje e Hercegovinën në vitin 1995, mund të vendosin sanksione ndaj atyre që përpiqen të tërhiqen në mënyrë të njëanshme nga institucionet shtetërore ose të destabilizojnë marrëveshjen.

Shefja e diplomacisë së Bosnje e Hercegovinës, Turkoviq, tha para gazetarëve më 5 janar se sanksionet do të shpalleshin gjatë ditës, duke bërë të ditur se për këtë çështje ishte punuar për një kohë të gjatë.

Ajo tha se ekziston një qëndrim i harmonizuar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian dhe se ky nuk do të jetë fundi, por vetëm fillimi i vendosjes së sanksioneve.

Turkoviq tha se ajo pret gjithashtu që ata që vendosin sanksione të sqarojnë detajet dhe të listojnë entitetet ndaj të cilëve aplikohen ato.

Dodik: Sanksionet nuk janë të shenjta

Millorad Dodik, anëtar i Presidencës së Bosnje dhe Herzegovinës, tha më 5 janar në Banja Llukë të Bosnje e Hercegovinës se janë të mundshme sanksionet për individët në Bosnje dhe Herzegovinë.

Dodik, i cili është gjithashtu president i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur iu përgjigj pyetjes së një gazetari në lidhje me sanksionet e mundshme të cilat i paralajmëroi ministrja e Jashtme e Bosnje e Hercegovinës, Bisera Turkoviq.

“Këto janë sanksionet e tyre, nuk janë tonat. Unë nuk kam ndërmend të aplikoj për vizë për Amerikë, edhe nëse do të mi heqin sanksionet nesër”, tha Dodik.

Dodik tha se nuk mund ta imagjinonte një vend në të cilin, siç thotë ai, ministrat siç është Bisera Turkoviq mirëpresin sanksione për qytetarët e tyre.

Puna e institucioneve shtetërore në Bosnje dhe Hercegovinë është bllokuar që nga korriku i vitit të kaluar, kur përfaqësuesit e njësisë Republika Sërpska refuzuan të marrin pjesë në çdo vendimmarrje.

Kjo ndodhi si përgjigje e tyre ndaj faktit që ish-përfaqësuesi i Lartë në Bosnje dhe Hercegovinës, Valentin Inzko, inicioi ndryshime në Kodin Penal që ndalon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës.

Pas kësaj, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kërkuan zhbllokimin e punës së institucioneve në këtë shtet.

U kërkua që Republika Sërpska, e cila është një nga dy njësitë brenda Bosnje dhe Hercegovinës, të heqë dorë nga ngritja e një agjencie të barnave dhe aktivitetet e mëtejshme për të marrë në mënyrë të njëanshme kompetencat e shtetit.

E gjithë kjo ka shkaktuar krizën më të madhe politike në Bosnje e Hercegovinë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit në vitin 1995, prandaj disa zyrtarë ndërkombëtarë kanë folur për mundësinë e vendosjes së sanksioneve.

Megjithatë disa politikanë evropianë si kryeministri hungarez Viktor Orban kanë kundërshtuar mundësinë e sanksioneve kundër disa zyrtarëve të Republikës Sërpska, duke përfshirë anëtarin e presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik.

Më 10 dhjetor të vitit të kaluar Asambleja e Republikës Sërpska miratoi konkluzionet që parashikojnë “kthimin e kompetencave” nga niveli shtetëror te njësia, si dhe Deklaratën mbi Parimet Kushtetuese të Republikës Sërpska, e cila udhëzon institucionet e këtij mekanizmi të hartojnë një kushtetutë që do ta bënte Banja Llukën kryeqytetin e entitetit, ndërkaq Palle, që është jo shumë larg kryeqytetit, Sarajevës, të jetë kryeqyteti historik.

Deklarata saktëson se “të gjitha ligjet e vendosura nga Përfaqësuesi i Lartë janë antikushtetuese”.

Më parë, më 20 tetor të vitit të kaluar, i njëjti organ ka miratuar Ligjin për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore, i cili parashikon themelimin e një agjencie të barnave, e cila operon në nivel shtetëror që nga viti 2009.

Ditë më parë, sanksione ndaj liderit të serbëve të Bosnjës ka kërkuar edhe ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Ajo tha se Bashkimi Evropian duhet që ta sanksionojë liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik për përpjekjet e tij për t’u shkëputur nga Bosnje e Hercegovina.

Baerbock, tha se situata në Bosnje dhe Hercegovinë është “shqetësuese” dhe se përpjekjet e Dodikut që Republika Sërpska të shkëputet nga Bosnja, ishin “të papranueshme”.

MSh shpall konkurs për 42 mjekë, rroga 610 euro

0

Ministria e Shëndetësisë ka shpallur konkurs për angazhimin e përkohshëm të profesionistëve shëndetësor dhe stafit mbështetës gjatë pandemisë COVID-19.

Konkursi është i hapur për 42 mjekë të përgjithshëm për 18 komuna të Kosovës.

Deçan…………. 2 vende

Gjakovë………. 2 vende

Gllogoc……….. 2 vende

Dragash………. 2 vende

Istog…………….2 vende

Kaçanik………. 2 vende

Klinë…………… 3 vende

Mitrovicë…….. 2 vende

Novobërdë…… 1 vend

Rahovec………. 3 vende

Podujevë……… 3 vende

Prishtinë……… 6 vende

Skenderaj…….. 2 vende

Shtërpcë………. 1 vend

Suharekë………3 vende

Junik……………2 vende

Mamushë…….. 2 vende

Hani i Elezit… 2 vende

Në dokumentin e konkursit bëhet e ditur se paga fikse është 610 euro në muaj, dhe se afati i kontratës është me kohë të caktuar për 6 muaj.

Data e hapjes dhe mbylljes së konkursit është 06.01.2022 deri 11.01.2022.

Ekipet mobile të vaksinimit tërhiqen nga pikat kufitare dhe aeroporti, shkak mosinteresimi

0

Komiteti i Imunizimit ka marrë vendim t’i tërheq ekipet mobile të vaksinimit kundër COVID-19 prej pikave kufitare dhe atë të aeroportit, pasi që interesimi për të u vaksinuar ka qenë i ulët.

Ndërkohë, për shkak të hezitimit të qytetarëve për t’u vaksinuar, Klan Kosova mbrëmë raportoi për vaksinat që po hedhen për shkak të pamundësisë së administrimit brenda 6 orëve prej momentit të hapjes.

Hoti: Serbia po bën lojë me çështjen e të zhdukurve

0

Kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë për çështjen e personave të zhdukur, Andin Hoti deklaroi se Bashkimi Evropian duhet të garantojë që çështja e personave të pagjetur të marrë epilog para një marrëveshjeje finale mes dy vendeve. Ai ka deklaruar se Serbia po bën lojë me këtë çështje duke mos ofruar informacione të sakta për mbi 1600 persona të zhdukur.

Para fillimit të gërmimeve në lokacionet ku supozohet se ka varreza masive në Serbi, Hoti thotë se duhet të sigurohen imazhet satelitore. Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, vlerëson se nuk duhet të përsëritet ajo çfarë ka ndodhur në Rudnicë dhe Kizhevak të Serbisë.

“Fatkeqësisht 2700 gërmime janë bërë deri më sot dhe janë 1600 persona të zhdukur. Çfarë do të thotë kjo është se sfidë të madhe kemi mungesën e informacionit të saktë. Mungesën e informacionit të duhur se ku mund të janë këta persona të zhdukur. Nuk flas vetëm për varreza masive apo individuale, por edhe për informacione të personave të tjerë që jo medoemos i kanë vrarë në luftë, i kanë marrë të gjallë. Ne kemi dëshmi të shumta që shumë persona janë marrë të gjallë prej Kosovës dhe nuk dihet më fati i tyre çfarë ka ndodhur deri më sot”, deklaroi Hoti.

Andin Hoti, i cili kërkon informacion edhe për babin e tij Ukshinin, thotë se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve, pa u ballafaquar Serbia me të kaluarën. Sipas tij, adresa e vetme për këto krime është Beogradi, meqë shumë prej udhëheqësve gjatë kohës së luftës janë në pozitë edhe tani.

“Mungesa e informacionit të saktë, vjen si pasojë e lojës së Serbisë që edhe pas 22 vitesh të trajtohet çështja e personave të zhdukur me forcë në formë politike. Ata ende luajnë politikë me këtë çështje, ende nuk servojnë informacione të sakta për krimet që i kanë bërë, por mundohen që përmes disa dokumenteve false, ndonjëherë të manipuluara, të na japin informacione që rezultojnë natyrisht me jo gjetje. Serbia ende sot nuk e shprehet e gatshme të bashkëpunojë me ne dhe të ballafaqohet me të kaluarën”, shton ai.

Hoti thekson se gjatë vitit të kaluar ka pasur mbi 100 takime me ndërkombëtarët për të adresuar çështjen e personave të zhdukur. Në të gjitha ato takime, ai zotohet se ka kërkuar zbardhjen e fatit të personave të pagjetur dhe hapjen e të gjitha dokumentacioneve të luftës që posedon Serbia.

“Neve na duhet një presion më i madh dhe një bashkëpunim më i madh i faktorit ndërkombëtar. Sepse ne nuk kemi mundësi dhe trysni për presionin ndaj Serbisë. Ne këtë gjë e dimë. Është faktori ndërkombëtar, Bashkimi Evropian, ShBA-të, Britania e Madhe që janë mike të Kosovës që ato duhet të kthejnë fokusin më shumë dhe të rrisin presionin më shumë me kushtëzim ndaj Serbisë, në mënyrë që kjo çështje të ketë epilog”, deklaron më tej.

Në marrëveshjen e veçantë për personat e zhdukur, ai shton se Kosova nuk mund të jetë palë.

“Përveç kërkesës për dokumentacionet dhe arkivave të tyre, ne kemi kërkesën edhe ndaj Brukselit dhe Bashkimit Evropian që të jenë garantues. Ne e kemi provuar, janë 22 vjet, janë 16 vjet takime bilaterale me Serbinë dhe ne kemi provuar që ende janë 1600 persona të zhdukur dhe po e shohim rezultatin. Prandaj ne kërkojmë dhe është e nevojshme shumë që Brukseli të jetë garantues i takimeve tona me Serbinë. Brukseli duhet të garantojë për neve që çështja e personave të zhdukur para marrëveshjes përfundimtare duhet të marrë një epilog”, thekson ai.

Më tej, çështja e 300 mbetjeve mortore të paidentifikuara që ndodhën në morgun e Prishtinës, thotë se duhet të marrë fund këtë vit.

Kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime për të zhdukurit, Andin Hoti shprehet se pritet të fillojnë gërmimet në Shtavall të Serbisë dhe që kanë informacione edhe për shumë varreza të tjera masive.

Gjatë vitit të kaluar, familjarëve u janë dorëzuar për varrim, eshtrat e vetëm 25 personave. Në Kizhevak të Serbisë janë identifikuar mbetjet mortore të nëntë personave, shtatë të reja dhe dy ribashkim. /KSP/

107 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë

0
05 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.639 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.679.639 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 785.291 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 5.561 testime, 107 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.082.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 740.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort