Home Blog Page 3665

Ja kur pritet që kalimi në kufirin Shqipëri-Kosovë të bëhet pa ndalesë

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pasur një bashkëbisedim “live” në Facebook në të cilin është pyetur për shumë çështje.

Me këtë rast, Rama ka treguar se kur kalimi në kufirin Shqipëri-Kosovë do jetë pa ndalesë dhe vetëm me orientim të kamerave, siç ishin deklaruar ministrat e Brendshëm në mbledhjen e të dy qeverive.

“Qëllimi, objektivi, ambicia është në sezon veror të këtij viti. Ky është angazhimi që kemi marrë të dy qeveritë, kjo është ajo që kemi diskutuar bashkërisht me kryeministrin e Kosovës, kjo është ajo për të cilën po punojnë të dyja dikasteret e punëve të brendshme. Shpresoj të na e plotësojnë këtë objektiv”, është shprehur Rama.

Përleshje mes një mërgimtari nga Kosova dhe një serbi në kufirin Kroaci – Serbi (VIDEO)

0

Në kufirin Kroaci – Serbi ka ndodhur një përleshje mes një mërgimtari nga kosova dhe një serbi.

BMW prezanton makinën që ndryshon ngjyrën me shtypjen e një butoni

0

Në konventën e Shfaqjes Elektronike të Konsumatorit (CES) të këtij viti në Las Vegas u prezantua diçka e çmendur: një BMW elektrike që mund të ndryshojë ngjyrën e makinës me shtypjen e një butoni.

Një video që është virale në Reddit tregon një SUV që vërtitet rreth një parkingu kur papritur ndryshon ngjyrën e jashtme nga një e bardhë perle në një gri të mesme. Mbulesa e portës së mbushjes mbeti e bardhë, ndërsa pjesa tjetër e automjetit u errësua.

Një video tjetër e shpërndarë në Twitter tregon hijezime gri që lëvizin përgjatë automjetit si një re e errët.

Ndonëse është pak dredhi – kjo konventë njihet për truket. Dhe veçoria mund të ketë edhe përdorime të tjera.

https://twitter.com/Out_of_Spec/status/1478490873121837057?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1478490873121837057%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fbmw-prezanton-makinen-qe-ndryshon-ngjyren-shtypjen-e-nje-butoni%2F

Këshilltari i Osmanit: Së shpejti shqiptarët e Luginës mund të marrin shtetësinë e Kosovës

0

Artan Murati, këshilltar i presidentes Vjosa Osmani, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës në ditët e fundit të vitit që lamë pas, ka miratuar një koncept-dokument për Shtetësinë, prej të cilit do të dalë Ligji i ri për Shtetësinë.

Me anë të këtij ligji, shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci do t’u mundësohet pajisja me shtetësi të Republikës së Kosovës.

Kushti të cilin duhet ta plotësojnë shqiptarët e Kosovës Lindore është qëndrimi në Kosovë të paktën pesë vjet.

Krejt në fund, Murati premtoi se shqiptarët e Luginës nuk do të anashkalohen asnjëherë.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

Me 29 dhjetor 2021, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Koncept Dokumentin për Shtetësinë.

Shumë i lumtur që në këtë koncept-dokument, prej të cilit më pas do të dalë edhe Ligji i ri për Shtetësinë, është përfshirë komenti dhe propozimi i Zyres së Presidentes, i cili do t’ua mundësojë shqiptarëve nga Medvegja, Presheva e Bujanoci të pajisen me shtetësi të Republikës së Kosovës. Më konkretisht, të gjithë qytetarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, të cilët kanë qëndruar në Republikën e Kosovës së paku 5 vite nga data 12.06.1999 deri me datë 31.12.2021, do të kenë të drejtën e fitimit të Shtetësisë bazuar në rregullimin e kornizës ligjore me këtë Koncept Dokument, ndërsa sa i përket kritereve procedurale do të rregullohet me akte nënligjore që nxirren nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Shqiptarët e Luginës nuk do të anashkalohen asnjëherë. Koordinimi institucional është i nivelit më të lartë, dhe kjo do të sjellë rezultate pozitive. Hapi i rradhës: hartimi i projektligjit dhe më pas miratimi i tij në Kuvend. Po duket vit i mbarë në këtë drejtim.

Flet serbi në veri: Do t’i ndali përkohësisht makinat për prodhimin e kriptovalutave

0

Dragani (identiteti i vërtetë i të cilit është i njohur për redaksinë) nga veriu i Kosovës planifikon të ndalë makinat e tij të prodhimit të kriptovalutave për një kohë, nga të cilat fiton rreth 2 mijë euro në muaj.

Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, ai thotë se ka vendosur kështu pas vendimit të 4 janarit të Qeverisë së Kosovës, i cili ndalon prodhimin e kriptovalutave në tërë territorin e Kosovës, për shkak të krizës me energji elektrike.

Pajisjet që prodhojnë kriptovaluta konsumojnë sasi të madhe të energjisë elektrike.

“Nuk do të ishte e këndshme nëse ata vijnë dhe marrin këto pajisje në vlerë rreth 20-30 mijë eurosh”, thotë Dragani.

Dragani ka katër vjet që merret me prodhimin e kriptovalutave. Ai ka gjithsej shtatë pajisje në tarracën e banesës së tij. Disa thotë se janë të reja, e disa të përdorura i ka blerë “nga shqiptarët”.

“Kam llogaritur, e gjithë bota po prodhon (kriptovaluta), po paguan energjinë elektrike. Ne këtu nuk paguajmë rrymë, kështu që pse mos t’i prodhoj”, thotë ai.

Më herët, tregon ai, faturat mujore të energjisë elektrike nga institucioni serb (Elektrokoorporata e Serbisë) arrinin deri në 230 euro, por muajt e fundit, ai nuk e di se sa shpenzon pasi faturat nuk i vijnë fare.

Sipas tij, në komunat në veri të Kosovës ka një numër të madh të njerëzve që prodhojnë kriptovaluta.

“Shumica dërmuese kanë një pajisje në shtëpi”, thotë Dragani.

“Ju investoni 3-4 mijë euro dhe kjo të sjellë fitim prej rreth 300 eurosh në muaj”, shton ai.

Dragani tregon se kur filloi të merrej me prodhimin e kriptovalutave, vlera e Bitcoin-it, një prej llojeve të kriptovalutave, ishte e mirë, por pastaj ra. Ai shton se megjithatë, “Bitcoin tani është rritur, kështu që fitimet janë shumë të mira”.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar të martën, më 4 janar, se institucionet kompetente do të angazhohen që të ndalojnë prodhimin e kriptovalutave, pasi dyshohet se pajisjet me të cilat prodhohen ato, shkaktojnë konsum të lartë të energjisë elektrike.

Radio Evropa e Lirë ka provuar të marrë një koment nga Ministria e Ekonomisë se si do të identifikohen prodhuesit e kriptovalutave, por zyrtarë të kësaj ministrie nuk janë përgjigjur.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Kosovës, Besim Hoti, thotë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave vlen për të gjithë personat juridikë dhe fizikë.

“Tani si do të jetë urdhri dhe çfarë do të jenë masat, do ta shohim në vazhdim”, thotë Hoti.

Sipas tij, deri më tani prodhimi i kriptovalutave nuk ka qenë vepër penale, pasi nuk është paraparë me ligj.

“Kemi dashur të iniciojmë raste edhe më herët. Këtë e kemi kërkuar nga Prokuroria. Kemi kërkuar që të iniciohen rastet, nëse për asgjë tjetër, për të përmirësuar furnizimin me energji elektrike. Por, nuk kishte asnjë bazë ligjore për këtë. Vendimi tani ndryshon situatën. Unë besoj se opinioni tani ka informacion për këtë dhe do të shohim se si do të veprojmë për këtë”, thotë Hoti.

Çfarë janë kriptovalutat?

Kriptovaluta është para digjitale, e decentralizuar, e bazuar në teknologjinë “blockchain” (shqip: blloqe zinxhir).

“Blockchain” është një libër i hapur, i shpërndarë, i cili regjistron transaksionet me shifra.

Në praktikë, është disi si një libër shitblerjeje, që është i shpërndarë nëpër kompjuterë të pafundmë nëpër botë.

Ndryshe nga euroja apo dollari amerikan, nuk ekziston një autoritet qendror që menaxhon dhe ruan vlerën e një kriptovalute.

Këto detyra janë të shpërndara gjerësisht mes përdoruesve të një kriptovalute, nëpërmjet internetit.

Bitcoin ishte kriptovaluta e parë, e propozuar nga Satoshi Nakamoto, në një dokument të vitit 2008, të titulluar “Bitcoin: Sistem elektronik, pa ndërmjetësues, i parasë së gatshme”.

Prodhimi i kriptovalutave konsumon shume energji elektrike sepse përfshin kompjuterë që bëjnë kalkulime për t’i verifikuar transaksionet.

Shteti pa qasje në veri të Kosovës

Ende nuk ka të dhëna zyrtare se sa është numri i pajisjeve që prodhojnë kriptovaluta në Kosovë dhe sa shpenzojnë energji elektrike këto pajisje.

Zëdhënësi i Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), Viktor Buzhala, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo kompani e ka të pamundur të identifikojë lokacionet ku prodhohen kriptovalutat, e aq më pak në veri të Kosovës.

“Identifikimi i lokacioneve ku prodhohen kriptovaluta, nuk është kompetencë e KEDS-it. Dihet që nuk e furnizojmë veriun dhe nuk kemi qasje atje, e kemi të pamundur”, thotë Buzhala.

Për shkak të kompleksitetit të shpenzimit të energjisë nga pajisjet për prodhimin e kriptovalutave, Buzhala thotë se e kanë të pamundur ta dinë se sa energji shpenzojnë ato.

“E dimë që janë shpenzues relativisht të mëdhenj [të energjisë elektrike] pasi që bëhet fjalë për angazhim të madh të energjisë, por nuk e dimë sa pajisje janë në treg, cilat janë lokacionet tyre, a punojnë gjatë gjithë kohës, çfarë kapaciteti shpenzues kanë ato”, thekson Buzhala.

Që prej vitit 1999, furnizimi me energji elektrike në pjesën veriore të Kosovës është problem. Që nga ajo kohë, qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit nuk paguajnë për energjinë e shpenzuar.

Rreth 12 milionë euro në vit llogaritet fatura e përbashkët e energjisë së shpenzuar në katër komuna në veri të Kosovës.

Së fundmi, Kosova po përballet me krizë energjike, pas rritjes së importit të energjisë. Autoritetet kanë miratuar masat emergjente për energji.

Si funksionojnë “minierat”?

Granit Kadolli, i cili për disa vjet ka prodhuar kriptovaluta, thotë për Radion Evropa e Lirë se në Kosovë janë dy lloje të pajisjeve që prodhojnë kriptovaluta: ASIC Miner, që prodhon kryesisht Bitcoin dhe GPU Mining (minierat) që përbëhet prej kartelave grafike.

Sipas tij, në Kosovë përdoren më shumë pajisjet me kartela grafike.

“ASIC Miner shpenzon rrymë 1.8 dhe 2.2 kilovatë në orë, kurse GPU Miner shpenzon 1.1 deri 1.8, e që janë pajisje më të mëdha, më të shtrenjta. Shumica prej qytetarëve që kanë investuar në kriptovaluta kanë GPU. Shpenzimet nuk janë shumë të mëdha që të ndikojnë në krizën energjetike”, thotë Kadolli.

Ai thotë se vendimi i Qeverisë është i ngutshëm sepse ka njerëz që kanë blerë pajisjet me kredi, pasi një e tillë mund të kushtojë rreth 7 mijë euro.

“Njerëzit kanë marrë kredi për të përfituar diçka, por në anën tjetër një pajisje e tillë nuk shpenzon më shumë se 45 euro rrymë në muaj. Shumica prej njerëzve në Kosovë kanë të tillë nëpër shtëpi, pasi kam folur me shumë prej tyre në rrjetet sociale”, thotë Kadolli.

Llogaritet se 0.21 për qind e elektricitetit të mbarë botës harxhohet për të fuqizuar minierat e Bitcoin-it.

“Minatorët” e Bitcoin-it llogaritet se harxhojnë 60 deri në 80 për qind të fitimeve nga puna si minatorë, për të mbuluar kostot e rrymës.

Sipas një analize të Universitetit të Kembrixhit në Angli, Bitcoin shpenzon energji elektrike në vit më shumë se e gjithë Argjentina.

E pamundshme që të kontrollohen prodhuesit e kriptovalutave

Ardian Alaj, bashkëpronar i një kompanie për këmbim të kriptovaltuave në Prishtinë, thotë për Radion Evropa e Lirë se është e pamundshme që të kontrollohen prodhuesit e kriptovalutave.

“Ato janë pajisje sikur pajisjes tjera shtëpiake, frigoriferi, televizori, shporeti elektrik dhe të gjitha janë që shpenzojnë energji elektrike. Është e pamundshme të identifikohen”, thotë Alaj.

“Një mundësi e vetme që të identifikohen këto pajisje që prodhojnë është përmes operatorëve që shpërndajnë internet, përmes portave të caktuar që lidhen me IP të Kosovës. Duke e pasur parasysh që pjesa veriore është target dhe kjo pjesë nuk kontrollohet nga operatorët e internetit që janë të licencuar në Kosovë, është e pamundur të kontrollohen”, shton Alaj.

Shteti, sipas tij, mund të verifikojë dhe kontrollojë vetëm ata persona (prodhues) që kanë importuar në mënyrë të rregullt dhe që paguajnë tatim në Kosovë.

“Është ende e paqartë se çfarë do të ndodhë me të gjithë ata persona dhe kompani që kanë blerë këto pajisje dhe që i kanë importuar në procedurë të rregullt, dhe kanë paguar rreth 29.5 për qind taksë doganore dhe TVSH”, shton Alaj.

Sipas tij, arsyeja përse nuk dihet numri i saktë i pajisjeve që prodhojnë kriptovaluta në Kosovë, është se nuk ka pasur kod unik doganor për të identifikuar këto pajisje dhe të njëjta kanë hyrë në Kosovë si pajisje të teknologjisë Iinformative, qoftë si kompjuterë ose kartela grafike.

Në fund të vitit 2021, kryetari i Komisionit për ekonomi, industri, ndërmarrësi dhe tregti në Kuvendin e Kosovës, Ferat Shala, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se në Kosovë llogaritet të jenë rreth 10 mijë operatorë të identifikuar – persona fizikë dhe juridikë që merren me prodhimin e kriptovalutave.

Në tentim për të rregulluar këtë veprimtari, deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë filluar procedurat për nxjerrjen e një ligji për kriptovalutat.

Përmes Projektligjit për kriptovaluta, synohet të bëhet kategorizimi i kriptovalutave dhe format e taksimit, në mënyrë që kjo industri të ketë pajtueshmëri me ligjet vendore dhe ndërkombëtare të transferimit të parave dhe për parandalimin e pastrimit të parave.

Avokati i Popullit: Ish-komandantët e UÇK-së nuk po trajtohen të barabartë në Hagë

0

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se ish-komandantët e UÇK-së që po qëndrojnë të paraburgosur në Hagë, nuk po trajtohen të barabartë kur bëhet fjalë për mbrojtje.

Qelaj i cili i ka vizituar vitin e kaluar ish-komandantët që po gjykohen nga Gjykata Speciale, ka thënë në “60 Minuta” të KTV-së po ashtu se derisa të paraburgosurve të tjerë u lirohen vizitat e familjarëve, atyre nuk u është dhënë kjo e drejtë.

“I kam vizituar të gjithë përveç z.Mustafa ndaj të cilit jam informuar që e ka një masë më specifike e cila ia ndalon vizitat e tilla, për mua ka qenë shqetësuese edhe ky fakt. Pasi kur vendosen masa, duhet pasur shumë kujdes, pasi masat në suazat e izolimit në burg janë shumë të rënda. Mund të them se kryesisht unë kam arritur të kuptoj disa shqetësime të cilat ndoshta në vitin 2022 duhet të bëhen më shumë debat publik, që kanë të bëjnë me barazinë e armëve, që nënkupton kur i akuzuari duhet t’i ketë në duart e veta për tu mbrojtur njëjtë si prokurori, si pala që ekziston dhe si duket nuk arrin të përmbushet ky parim për gjykim të drejtë apo fer. Është fakti që nuk u jepen me kohë materialet, materialet që jepen u jepen të reduktuara, përkthimi nuk është në nivelin e përshtatshëm. E kam kuptuar shqetësimin e tyre që lidhet me vetë juridiksionin që ka kjo gjykatë. Kur të tjerëve u është liruar vizita, të paraburgosurve nga Kosova nuk u është dhënë kjo e drejtë”, ka thënë Qelaj.

Qelaj: Pandemia ka cenuar rëndë të drejtat e njeriut

0

Pandemia me COVID-19 ka cenuar rëndë të drejtat e njeriut, ka thënë Avokati i Popullit, Naim Qelaj, në “60 Minuta” të KTV-së, të mërkurën.

Qelaj ka thënë se në vitin 2021 në Kosovë është vështirësuar situata në disa aspekte të jetës, duke përfshirë këtu edhe rritjen e varfërisë si pasojë e pandemisë.

“Situata me pandemi, ka cenuar shumë rëndë të drejtat e njeriut, për shkak të masave për parandalimin dhe luftimin e këtij virusi. Edhe viti 2020 ka qenë vit i diskutimit se sa po cenohen të drejtat e njeriut, ndërkaq viti 2021 në Kosovë është përcjellë edhe me disa situata që e kanë vështirësuar edhe më shumë gjendjen, për shkak të situatave politike të cilat u krijuar me ndryshimin e legjislacionit, ndryshimin e Qeverisë, pastaj fushatat zgjedhore dhe qytetarët kanë mundur ta shohin se sa e vështirë ka qenë situata, kur vetë autoritetet që i kanë vendosur këto masa nuk i kanë respektuar ato”, ka thënë Qelaj.

Sipas tij, të gjitha shkeljet e vit pas viti, janë shpërfaqur më shumë në kohën e pandemisë.

“Edhe vetë varfëria ka nivel të rritjes në nivel vendi, për shkak të ndikimit që ka pasur COVID-19 dhe masave për ta parandaluar ka ndikuar edhe në varfërimin e qytetarëve, ka ndikuar edhe në përkeqësimin e gjendjes shtetërore, ndërkaq Qeveria edhe këtë vit nuk ka p[paraparë rritje të buxhetit në sektorin e shëndetësisë. Në anën tjetër ka pasur edhe thellim të situatës në arsim, pasi edhe pse filloi mësimi online, ai nuk arriti t’i tregojë rezultatet dhe atë çka është pritur me këtë sistem. Kemi pasur thellim të përkeqësimit të situatës edhe në aspekte të tjera”, është shprehur Qelaj.

Lladrovci: Kurtin e kisha sos nëse do të ishte kandidat në Drenas

0

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, njihet si një ndër personazhet politike më “atraktive” të mediave, pasi që jo rrallë herë deklaratat e tij në formë humori kanë nxitur reagime ndaj tij.

Por, në anën tjetër Lladrovci njihet si një ndër kryetarët e komunave i cili ka realizuar shumicën e premtimeve të cilat i ka dhënë gjatë fushatës.

Lajmi.net ka përzgjedhur Lladrovcin për të realizuar një intervistë relaksuese dhe jashtë çështjeve të punës së përditshme për fundvit.

Në këtë intervistë, kreu i Drenasit ka folur për kujtimet e tij gjatë vitit 2021, hobin dhe frikën e tij, a do ta mundte kryeministrin Albin Kurti nëse ai do të garonte për të parin e Drenasit, ndërsa ka kujtuar edhe ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Intervista e plotë me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci:

Lajmi.net: Kujtimi më i mirë dhe më i keq gjatë vitit 2021?

Ramiz Lladrovci: Kujtimi më i mirë është lindja e nipit tim, Lekës, ndërsa kujtimi më i hidhur është kur lexoja mesazhet nga numrat e telefonave të profiterëve të PDK-së kundër meje në fushatën e fundit zgjedhore.

Lajmi.net: Cili është hobi juaj dhe a frikësohet nga “dikush” Ramiz Lladrovci?

Ramiz Lladrovci: Futbolli, përcjellja e ndeshjeve të futbollit është prioritet i kohës time të lirë, ndërsa frikë nuk kam, nga frika jam operuar në rininë time të hershme.

Lajmi.net: Cili është këngëtari/ja juaj i preferuar?

Ramiz Lladrovci: Leonora Jakupi është këngëtarja ime e preferuar.

Lajmi.net: A mendoni se do ta mundnit Albin Kurtin nëse do të kandidonte për kryetar të Drenasit?

Ramiz Lladrovci: Albinin e kisha sos nëse do të ishte kandidat në Drenas, jo veç me vota por edhe me duele në debate televizive.

Lajmi.net: A ka bërë ndonjë shaka Hashim Thaçi (sa është në Hagë) gjatë kohës që keni biseduar me të në telefon? Cila është ajo?

Ramiz Lladrovci: Ato që m’i ka thënë, i kam publikuar, megjithëse bisedat ishin tejet emocionale, atmosfera e bisedës sipas meje përshkruhet si e papranueshme për padrejtësinë që i bëhet atij dhe shokëve tjerë që gjenden në Hagë, por, gjithsesi, i kam thënë se “nuk ka bijë as bir nane që ty të mund, ki me dalë fitimtar si çdo herë”.

Lajmi.net: Nëse nuk do të merreshit me politikë, çfarë profesioni do të kishit?

Ramiz Lladrovci: Në rininë e hershme kam dashur të jem pilot, por rrjedhat e jetës më dërguan tjetër kah, disiplina është ana ime e fortë. Sigurisht profesion me uniformë dhe përgjegjësi, në shërbim të të tjerëve.

Lajmi.net: Çfarë keni menduar kur është zyrtarizuar lidhja e reperit “Don Xhon” me një shtetase ruse?

Ramiz Lladrovci: Miku im Don Xhoni është personalitet i fuqishëm, talent i jashtëzakonshëm nga Drenasi, atdhetar i paepur, me guxim dhe me shije, djalë që na bën krenar të gjithëve. Sa e di, manekinia është shtetase ruse por me origjinë koreane. Ajo as e bën më të mirë, as më të keq kur dihet se Don Xhoni është artist me intuitë të shkëlqyer dhe i pathyeshëm.

Lajmi.net: A mendoni se jeni person temperament apo i qetë?

Ramiz Lladrovci: Varësisht nga situata, kur kërkohet përgjegjësi, jam me temperament sepse nuk e duroj vonesën, jo kompetencën dhe demagogjinë. Dua punë, ndryshe, jam miqësor dhe mik për mikun dhe secilin deri sa nuk ma dredh.

Lajmi.net: Nëse do ta përshkruanit me një fjalë Kadri Veselin, cila do të ishte ajo?

Ramiz Lladrovci: Vizionar i pathyeshëm!

Qeveria Kurti njofton për një rekord gjatë vitit 2021

0

Qeveria Kurti ka njoftuar se, viti 2021 paraqet rekord për nga numri i projektligjeve të miratuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Po ashtu në njoftimin e tyre thonë se kanë shënuar rritje edhe në cilësi, mëqe shumë nga projektligjet janë të bazuara në opinionet e Komisionit të Venecias, që përbën një standard shumë të lartë.

Njoftimi i plotë:

Për 40 javë qeverisje në vitin 2021, kishim 53 mbledhje të Qeverisë, që kanë sjellë 434 vendime, prej tyre 119 projektligje – numri më i madh ndonjëherë i projektligjeve të miratuara në qeveri brenda vitit.

Përveç për nga numri rekord, kemi shënuar rritje edhe në cilësi, mëqe shumë nga projektligjet janë të bazuara në opinionet e Komisionit të Venecias, që përbën një standard shumë të lartë.

Në 14 vite për të cilat disponojmë shënime, viti 2021 është viti me numrin dukshëm më të madh të projektligjeve që ka miratuar Qeveria. Viti i dytë me radhë ka qenë viti 2008, me 89 projektligje të miratuara.

 

Deliu-Kodra: Vrasja dhe dhuna nuk janë mjet për zgjidhjen e problemeve

0

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas ngjarjes që ndodhi sot në Llaushë të Skenderajt ku dyshohet se një grua u vra nga burri i saj.

Deliu-Kodra tha se dhuna dhe vrasja nuk janë zgjidhje për problemet.

Ajo ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që të përgjigjen me shpejtësi lidhur me këtë rast.

“Ngjarje jashtëzakonisht e rëndë për të gjithë, vrasja e një gruaje nga bashkëshorti i saj në fshatin Llaushë të Skenderajt. Dhuna nuk ka qenë dhe nuk do të jetë asnjëherë mjet për zgjidhje të problemeve, e kurrsesi vrasja. Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të thella për familjen e viktimës. Institucionet përkatëse të përgjigjen me shpejtësi dhe vendosmëri, për të vënë drejtësinë për këtë rast tragjik”.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort