Home Blog Page 3664

Vazhdon operacioni “Brezovica”, bastisje në tri qytete

0

Është duke vazhduar operacioni “Brezovica”, i cili lidhet me ndërtimet në Brezovicë.

Ky operacion është vazhdim i atij të filluar me 21 dhjetor, njofton Klankosova.tv.

Bastisjet po zhvillohen në nëntë lokacione, të tri qytete të Kosovës, Prishtinë, Ferizaj, Shtërpcë.

Lajmin për Klankosova.tv. e ka konfirmuar kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari.

Në aksionin e zhvilluar dy javë më parë, Prokuroria Themelore në Ferizaj pati njoftuar se lidhur me këtë aksion me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës -Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë u arrestuan 10 persona, në mesin e tyre edhe ish-kryetari i Shtërpcës, Bratislav Nikoliq.

Klan Kosova ka raportuar edhe për aksionin e parë të zhvilluar në Shtërpcë.

Ndërpritet dasma në Gjakovë, AUV i shqipton gjobë organizatorit

0

Policia e Kosovës e ka ndërprerë të mërkurën në mbrëmje një dasmë në Hereq të Gjakovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Rreth orës 18:30, Policia e ka pranuar informacionin që një dasmë është organizuar në fshatin Hereq të Gjakovës”, tha Gjurkaj.

Sipas tij, policia së bashku me inspektorët e AUV-it ka dalë në vend ngjarje.

“Organizatorit i është shqiptuar gjobë nga inspektorët e AUV-it. Nga ana e Policisë janë shpërndarë të gjithë mysafirët”, tha Gjurkaj. /Telegrafi/

Deputeti i VV-së: Kriptovaluta është një lloj bastore

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka folur rreth gjendjes emergjente që Qeveria e Kosovës e ka shpallur në lidhje me situatën energjetike dhe rreth vendimit të fundit që të ndalohet prodhimi i kriptovalutave në Kosovë.

Basha tha se në gjendje emergjente nuk priten masa të buta, por edhe masat që merren, sipas Bashës, nganjëherë duken ekstreme për të tjerët.

“Por këto janë masa të arsyeshme në bazë të rrethanave dhe ne duhet t’ia besojmë ministres Rizvanolli detyrën që e ka marrë. Ajo është duke e kryer këtë punë me përgjegjësi të lartë dhe ne si qytetarë të Kosovës duhet “t’i shtrëngojmë rrypat” dhe duhet të ballafaqohemi me krizën që jemi”, ka thënë Basha në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Ndërsa, sa i përket vendimit që në Kosovë të ndalohet prodhimi i kriptovalutave, Basha tha se kriptovalutat janë një lloj bastore.

“Kriptovaluta është një lloj bastore, sepse ti i fut paratë por nuk ka garancion për fitore, e aq më tepër kur e dimë se kriptovalutat nuk janë të rregulluara në shumicën e vendeve të botës, prandaj nuk është fer ta konsiderojmë si pjesë të ekonomisë së Kosovës”, ka thënë Basha, njofton Klankosova.tv.

Më tej, Basha tha se është gabim që qytetarët të investojnë në kriptovaluta, pasi sipas tij, paparashikueshmeria është shumë e madhe.

“Unë nuk kam investuar dhe mendoj se është gabim për të investuar sepse paparashikueshmeria është shumë e madhe tek kriptovalutat”, është shprehur Basha.

Kolonat në vendkalimet kufitare, në Merdar deri në dy orë pritje

0

Mëngjesin e së enjtes sërish ka pasur kolona dhe pritje të gjatë në vendkalimet kufitare me Serbinë.

Bashkatdhetarët po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore pas pushimeve në Kosovë për festat e fundvitit.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar pritjet më të gjata për të lëshuar Kosovën janë regjistruar në vendkalimin kufitar në Merdar, ku po pritet deri në dy orë.

Në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardh, bashkatdhetarët po presin deri në 30 minuta.

Kosova ua mundëson shqiptarëve të Luginës të marrin shtetësinë e Kosovës

0

Këshillëtari i presidentes së Kosovës, Artan Murati, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës në ditët e fundit të vitit 2021 ka miratuar një koncept-dokument për Shtetësinë, prej të cilit do të dalë Ligji i ri për Shtetësinë.

Me anë të këtij ligji, shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci do t’u mundësohet pajisja me shtetësi të Republikës së Kosovës.

Kushti të cilin duhet ta plotësojnë shqiptarët e Kosovës Lindore është qëndrimi në Kosovë të paktën pesë vjet.

Murati premtoi se shqiptarët e Luginës nuk do të anashkalohen asnjëherë.

‘Flurona’ arrin në Maqedoni, regjistrohet rasti i parë

0
epa08517925 Medical staff wearing protective suit, walks in front of the entrance of the main COVID-19 center, City General Hospital 8 September in Skopje, North Macedonia, 30 June 2020. EPA/GEORGI LICOVSKI

Maqedonia e Veriut raporton se është regjistruar rasti i parë në vend i një personi të infektuar njëkohësisht me gripin sezonal dhe koronavirus, ose i njohur ndryshe me termin “Flurona”.

Sipas autoriteteve, personi i infektuar është një 26 vjeçar, i cili së fundmi kishte udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton A2, përcjell Albinfo.ch.

Nuk jepen të dhëna për gjendjen e personit të infektuar, por mësohet se ai gjithashtu i ka shfaqur të dyja simptomat si të gripit ashtu edhe të koronavirusit.

Për herë të parë rasti i një personi të infektuar me “Flurona” është raportuar nga autoritetet shëndetësore në Izrael.

740 raste aktive me koronavirus në Kosovë

0

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 740.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.082, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,991 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.639 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.679.639 doza të vaksinës.

Deri më sot 785.291 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Lajmërohet nëna nga Podujeva që u raportua e zhdukur

0

Egzona, nëna e katër fëmijëve nga Podujeva që u raportua e zhdukur, i është lajmëruar familjes.

Këtë e ka bërë të ditur për TV Llapi, Albion Imeri, vëllai i saj.

Ai ka treguar se ka folur me motrën përmes rrjetit social Snapchat, duke thënë se ende nuk e di vendndodhjen e saj, por që ka treguar se është mirë me shëndet.

“Egzona është lajmëruar përmes qatij Snapchati që na ka shkruar më herët, na ka treguar se është mirë, vendodhjen nuk e dijmë, se nuk na ka treguar dhe as me kënd është nuk na ka treguar”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq, Egzona i ka thënë vëllait se do të kujdeset ajo vet për fëmijë.

“Po normal që do të vazhdojë që të kujdesem për ta”, ka thënë shkurt ai.

Moti sot i vranët, pasdite reshje shiu e borë

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu që pasdite në zonat kodrinore dhe malore do të shndërrohen në borë.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 1-5 gradë, kurse ajo më e larta e ditës deri në 11 gradë.

“Vranësirat ditën e enjte parashihen të shoqërohen me riga të shiut, ndërsa në vise me lartësi mbidetare mbi 700 m parashihen fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes”, ka njoftuar IHK.

Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti i gatshëm për takime – ekspertët kërkojnë koordinim mes Gjermanisë e Francës

0

Përpjekjet dhe presioni i vazhdueshëm ndërkombëtar rezultoi me vetëm dy takime mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Për kreun e Qeverisë së Kosovës takimi me palën serbe nuk është ndonjë problem as për këtë vit, mirëpo Kosova është e vendosur sa iu përket kornizave të dialogut, raporton RTV Dukagjini.

Në anën tjetër njohësi gjerman i zhvillimeve në Ballkan, Bodo Weber shpreson që 2021 të jetë vit i zhvillimeve të reja në dialog.

Weber kërkon që vendet e BE-së të rrisin koordinimin për politikat në Ballkan, përcjell Telegrafi.

“Nevojiten negociata serioze mes Berlinit dhe Parisit për të eliminuar dallimet që kanë ndaj zgjerimit pasi që pa këtë nuk do ta kemi SHBA-në si lojtar kryesor në rajon. Pres që të rivendosen negociatat mes Kosovës dhe Serbisë por kjo do të jetë në kontekstin e fillimit të zgjerimit të BE-së”, deklaroi Weber.

Ndërkohë kryeministri Kurti është shprehur i gatshëm që Kosova të arrijë marrëveshje finale me Serbinë Brenda vitit 2022.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort