Home Blog Page 3663

Së shpejti pritet vendimi për konvertim të patent shoferëve të Kosovës pa provime shtesë në Gjermani

0

Konvertimi i patentë shoferëve të Kosovës në Gjermani, së shpejti priten ndryshime që i heqin provimet shtesë

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka bërë të ditur se është bërë kërkesa në Këshillin Fedaral që të miratohen ndryshime në rregulloren për provime shtesë gjatë konvertimit të patent shoferëve.

Sipas komunikatës për medie, projekt-rregullorja pritet të shqyrtohet në njërën nga seancat e radhës në Bundesrat.

“Me qëllim të informimit korrekt dhe në kohë, dëshirojmë t`ju vëjmë në dijeni se Ministria Federale e Komunikimeve Digjitale dhe e Transportit të Republikës Federal të Gjermanisë i ka kërkuar Këshillit Federal (Bundesrat) me datë 29 dhjetor 2021 të miratojë disa ndryshime në rregulloren për provimet e patent shoferëve, ndër to edhe për konvertimin pa provime shtesë të lejeve të drejtimit të automjeteve nga Republika e Kosovës, Shqipërisë, Britanisë së Madhe, Irlandës së Veriut dhe Moldavisë”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatë thuhet se për lejet e drejtimit të automjeteve nga Republika e Kosovës parashihet konvertimi i patent shoferëve pa provime shtesë në këto kategori: AM, A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.

“Kjo projekt-rregullorja pritet të shqyrtohet në seancat e radhës në Bundesrat dhe sapo të konkretizohet data e shqyrtimit do t`ju informojmë në kohë përmes kanaleve tona të komunikimit”, thuhet në fund. /Telegrafi/

Foto nga arrestimi në Ministrinë e Mjedisit gjatë operacionit “Brezovica”

0

Njëri nga zyrtarët e arrestuar, i dyshuar për marrje të ryshfetit në rastin “Brezovica”, tashmë është nxjerr nga objekti i Ministrisë së Mjedisit.

Deri më tani janë arrestuar shtatë persona, dy prej tyre zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit.
Personat e arrestuar dyshohet keqpërdorim të detyrës, marrje dhe dhënie të ryshfetit.

Kështu bëri të ditur kryeprokurori Shukri Jashari.
“Deri tani janë arrestuar shtatë persona, prej dy janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit”, tha ai.
Ndryshe, edhe Prokuroria e Ferizajt përmes një njoftimi për media ka konfirmuar arrestimet.

Vazhdon operacioni “Brezovica”, bastisje në Prishtinë, Ferizaj e Shtërpcë
“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke vazhduar aksioni i filluar më datë 21 dhjetor 2021 për rastin ‘Brezovica’, ku janë duke u bastisur 10 lokacione në qytete të ndryshme, ndër to edhe zyrat e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Deri me tani janë arrestuar shtatë (7) persona, dy prej tyre janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare – marrje ryshfeti, si dhe pesë (5) qytetarë të dyshuar për dhënie të ryshfetit”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, sot është duke vazhduar operacioni “Brezovica”, i cili lidhet me ndërtimet në Brezovicë, operacion ky që kishte nisur më 21 dhjetor.

Ndryshe, më 21 dhjetor, Policia e Kosovës kreu një aksion në Shtërpcë lidhur me ndërtimet

Më pas, Gjykata Themelore në Ferizaj e ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për dhjetë personat e arrestuar më 21 dhjetor në rastin ‘Brezovica’.

Në mesin e tyre është edhe Bratisllav Nikolliq, ish – kryetar i Komunës së Shtërpcës dhe zyrtar i Listës Serbe.

Arrestimi i tyre është bërë nën dyshimin për vepra penale si keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrjes dhe dhënies së ryshfetit, gjegjësisht për dhënien e leje për ndërtimet në Brezovicë. /Telegrafi/

Gjilan: Lëvizja Vetëvendosje ia jep katër drejtori PDK-së

0

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për të bashkëqeverisur në komunën e Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar për FrontOnline, Ismajl Kurteshi, asamblistë i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan.

“Po kemi marrëveshje me PDK-në, për të tjerat do të informoheni gjatë seancës e cila do të mbahet sot, tha shkurt Kurteshi.

Ndërsa, asambleisti i PDK-së, Bujar Nevzati, për FrontOnline, tha se nga kjo marrëveshje PDK-ja do t’i ketë katër drejtori, drejtorinë për Buxhet Dhe Financa, Drejtorinë e Bujqësisë, Zhvillimit Ekonomik dhe Shëndetësisë.

” Ne do t’i kemi katër drejtori, drejtorinë për Buxhet Dhe Financa, Drejtorinë e Bujqësisë, Zhvillimit Ekonomik dhe Shëndetësisë”, tha shkurt Nevzati.

Seanca për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Gjilanit do të mbahet sot në ora 15:00.

Ministri Murati: Është shënuar rekord me të hyra, kontribut të madh kanë edhe Doganat e Kosovës

0

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në një konferencë të përbashkët me drejtorin e Doganës së Kosovës ka folur lidhur me të hyrat në vitin që shkoi.

Ai është shprehur i kënaqur me të hyrat e Doganës, ndërsa ka thënë se në eksport është shënuar rekord me mbi 700 milionë euro.

“Ne si Ministri e Financave, por edhe si Qeveri jemi të kënaqur me performancën sa i përket të hyrave, ku një kontribut të madh ka dhënë Dogana e Kosovës”.

“Është shënuar një rekord i të hyrave. Si përgjithësi mund të thuhet se të hyrat janë të jashtëzakonshëm, kemi një rekord edhe të eksportit me mbi 700 milionë euro, ka një rekord edhe të luftës ndaj kontrabandës dhe nuk ka lëshim nga shteti në këtë aspekt”.

“Unë i përgëzoj stafin e Doganës për këtë punë, dhe shpresoj se suksesi të vazhdoj edhe këtë vit”, tha Murati.

Tragjedia e familjes shqiptare në Gjermani: Nëna intervistohet për herë të parë

0
27.12.2021, Schleswig-Holstein, Glinde: Zwei Bestatter bringen eine Trage mit einem Leichnam aus einem Haus. In dem Wohnhaus in Glinde bei Hamburg sind drei Tote gefunden worden. Es handelt sich um Kinder im Alter von 11 und 13 Jahren sowie einen Mann, alle mit Schussverletzungen, wie Polizei und Staatsanwaltschaft am Montagvormittag mitteilten. Foto: Markus Scholz/dpa +++ dpa-Bildfunk +++ (KEYSTONE/DPA/Markus Scholz)

Nëna e dy djemve nga Glinde pranë Hamburgut në Schleswig-Holstein, të cilët u qëlluan nga babai, u mor në pyetje për herë të parë për ngjarjen.

Marrja në pyetje ishte vetëm e shkurtër dhe do të vazhdojë, tha një zëdhënëse e prokurorisë publike të Lübeck. Fillimisht ajo nuk dha asnjë informacion për përmbajtjen, shkruan RTL.

Gruaja 38-vjeçare ishte e vetmja që i mbijetoi sulmit të bashkëshortit të saj 44-vjeçar. Sipas gjetjeve të hetuesve, 44-vjeçari ka vrarë djemtë e tij 11 dhe 13-vjeçarë me nga një të shtënë dhe më pas është plagosur për vdekje me armë. Gruaja u plagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital dhe u vendos përkohësisht në koma artificiale, transmeton albinfo.ch.

Në total, burri kishte shtypur këmbëzën të paktën tetë herë, siç tregojnë provat e hetimit mjeko-ligjor. Rendi i të shtënave është ende nën hetim, por mësohet se 44-vjeçari nuk kishte leje armësh.

Motivi i burrit për vrasjen e dy djemve dhe plagosjen e gruas është ende i paqartë.

Gjermania ka një lajm të mirë për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës

0

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka dhënë detaje mbi vendimin e fundit të Ministrisë Federale e Komunikimeve Digjitale dhe e Transportit të Republikës Federal të Gjermanisë për të bërë ndryshime në rregulloren për provimet e patent shoferëve,.

Sipas njoftimit për lejet e drejtimit të automjeteve nga Republika e Kosovës parashihet konvertimi i patent shoferëve pa provime shtesë në këto kategori: AM, A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.

“Për lejet e drejtimit të automjeteve nga Republika e Kosovës parashihet konvertimi i patent shoferëve pa provime shtesë në këto kategori: AM, A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE. Kjo projekt-rregullorja pritet të shqyrtohet në seancat e radhës në Bundesrat dhe sapo të konkretizohet data e shqyrtimit do t`ju informojmë në kohë përmes kanaleve tona të komunikimit”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës!

Me qëllim të informimit korrekt dhe në kohë, dëshirojmë t`ju vëjmë në dijeni se Ministria Federale e Komunikimeve Digjitale dhe e Transportit të Republikës Federal të Gjermanisë i ka kërkuar Këshillit Federal (Bundesrat) me datë 29 dhjetor 2021 të miratojë disa ndryshime në rregulloren për provimet e patent shoferëve, ndër to edhe për konvertimin pa provime shtesë të lejeve të drejtimit të automjeteve nga Republika e Kosovës, Shqipërisë, Britanisë së Madhe, Irlandës së Veriut dhe Moldavisë.

Për lejet e drejtimit të automjeteve nga Republika e Kosovës parashihet konvertimi i patent shoferëve pa provime shtesë në këto kategori: AM, A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE. Kjo projekt-rregullorja pritet të shqyrtohet në seancat e radhës në Bundesrat dhe sapo të konkretizohet data e shqyrtimit do t`ju informojmë në kohë përmes kanaleve tona të komunikimit.

Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti, prokuroria jep detaje për të arrestuarit në aksionin “Brezovica”

0

Aksioni “Brezovcia” është duke vazhduar edhe sot në disa lokacione të ndryshme.

Nga ky askion deri më tani janë arrestuar shtatë persona, dy prej tyre zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke vazhduar aksioni i filluar me datë 21 dhjetor 2021 për rastin “Brezovica”, ku janë duke u bastisur 10 lokacione në qytete të ndryshme, ndër to edhe zyret e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Dy nga të arrestuarit dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti ndërsa pesë të tjerë janë qytetarë të cilët dyshohen për dhënie ryshfeti.

“Deri me tani janë arrestuar shtatë (7) persona, dy prej tyre janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare – marrje ryshfeti, si dhe pesë (5) qytetarë të dyshuar për dhënie të ryshfetit. Prokuroria Themelore në Ferizaj do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera rreth këtij aksioni”, kanë deklaruar nga prokuroria.

Hidroregjioni Jugor: Orari i reduktimeve të ujit të pijes në disa zona të Prizrenit

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” sh.a – Prizren, përmes një njoftimi dërguar mediave, njofton konsumatorët se  për shkak te kushteve të pavolitshme atmosferike që kanë mbretëruar për një kohë të gjatë dhe vazhdojnë të mbretërojnë aktualisht kemi zvogelime të ndjeshme të kapaciteteve ujore në burimet potenciale të ujit, nëpjesën dërmuese mbi 50 %.

Kriza aktuale energjetike ka vështirësuar edhe më shumë  menaxhimin e furnizimit të mundshëm të balansuar në këto kondita në të gjitha zonat e qytetit kur aktualisht uji i pijes sigurohet deri në 80 % përmes elektropompimit.

Duke i patur parasysh faktorët e sipërshënuar, jemi të detyruar në zgjerimin e aplikimit të reduktimeve në zonat e qytetit të Prizrenit si më poshtë:

  1. Lagja „BajramCurri“ me zonat për reth,
  2. Lagja „Jeta e Re“
  3. Zona e pjesëshme e Arbanës:
  • Furnizim me ujë të pijës prej ores 06:00-20:00
  • Reduktim me ujë të pijës prej ores 20:00-06:00
  • Aziz Kelmendi Furnizim me ujëprej ores 18:00-08:00
  • Oso KukaFurnizim me ujëprej ores 08:00-18:00
  1. Lagjja „Ralin“,
  2. Lagjja „Lakuriq“,
  3. Lagjja „Ortakoll“ pjesa e eperme,
  4. Lagjja „Tabahane“pjesa e eperme,
  5. Lagjja „Qylhani“,
  6. Një pjesë e lagjes „Bazhderhane“dhe
  7. Sheshi „Mbretëresha Teutë“do te kenë:

 

  • Furnizim të rregullt me ujë të pijës prej ores 20:00-06:00
  • Furnizim jo të rregullt me ujë të pijës prej ores 06:00-20:00
  1. Lagja „Tusus“
  • Furnizim jo të rregullt me ujë të pijës prej h, 10:00-15:00 (deri me dt; 10.01.2022)

 

Kompania është dukë bërë përpjekje maksimale për optimalizimin e furnizimit për tejkalimin e gjendjes aktuale dhe me rastin e përmirësimit të kapaciteteve ujore do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë, thuhet në njoftim nga Kru „Hidroregjioni Jugor“ SH.A Prizren

Shtatë të arrestuar në aksionin “Brezovica”

0

Një aksion policorë ka nisur në orët e para të mëngjesit në tri qytete të Kosovës në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë.

Bastisjet po zhvillohen edhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari ka konfirmuar për Klan Kosova se deri tani nga ky aksion janë arrestuar shtatë persona.

Për 24 orë, Policia dënoi mbi dy mijë shoferë që nuk respektuan rregullat e komunikacionit

0

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 72 aksidente trafiku, një prej tyre me fatalitet, 20 me persona të lënduar dhe 50 aksidente raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

Brenda 24 orëve të fundit, Policia ka dënuar edhe 2062 persona, të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, Policia ka shqiptuar edhe 545 gjoba për qytetarët që nuk kanë respektuar masat antiCOVID.

Policia po ashtu njofton se ka arrestuar 27 persona, 19 prej tyre.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort