Home Blog Page 3662

Të mbyllur dhe pa internet, kosovari rrëfen situatën në Kazakistan

0

Me të përfunduar një ditë normale pune, Kastrioti (identiteti i vërtetë i të cilit është i njohur për redaksinë), një kosovar që po qëndron në Kazakistan, iu desh të mbyllej në banesë.

I shqetësuar dhe pa shumë informacione, ky i ri në të 20-at po pret të shohë se çfarë do të ndodhë me trazirat e protestave që kanë kapluar këtë vend.

Kastrioti, që foli për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimitet, nisi të punonte në shtetin e Azisë Qendrore, më 2021, përmes kompanisë Mabetex Group, në pronësi të Behgjet Pacollit, ish-president i Kosovës.

Një valë e protestave masive ka nisur në Kazakistan tash e katër ditë për shkak të rritjes së papritur të çmimit të gazit të lëngshëm, i cili përdoret për makina në shtetin e pasur me naftë.

Kastrioti, së bashku me punëtorë të tjerë kosovarë, po jeton në kryeqytetin Nur Sulltan.

Ai thotë se gjendja momentale atje është më e qetë në krahasim me qytetet e tjera si Almati, por sipas urdhrit të autoriteteve, janë të mbyllur në banesë.

“Na kanë mbyllur, nuk mund të dalim. As te dera e as në shitore nuk mund të dalim”, tregon ai për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, protestë e madhe është paralajmëruar edhe në vendin ku ai momentalisht po qëndron.

“Normalisht që po frikësohemi sepse ne këtu nuk kemi as Ambasadë. Sot (kompania) na i kanë sjellë pasaportat dhe nuk na kanë dhënë ndonjë lajm se çfarë do të bëjmë, vetëm na kanë thënë ‘nesër e keni pushim’”, tregon ai.

Një ndërprerje masive e internetit dhe valëve telefonike në shtet ka shtuar shqetësimin për këta kosovarë.

“Familjarët janë shqetësuar se dy ditë nuk kemi pasur internet, sepse e ka ndalur Kazakistani, do të thotë nuk kemi pasur si t’i lajmërojmë”, thotë ai. Interneti ndërkohë më 6 janar është rikthyer.

Kazakistani po përjeton protestat më të këqija në rrugë që vendi ka parë që nga fitimi i pavarësisë tri dekada më parë.

Shpërthimi i destabilitetit po shkakton shqetësim të madh në dy fqinjët e fuqishëm të Kazakistanit: Rusinë dhe Kinën. Vendi shet shumicën e eksporteve të naftës në Kinë dhe është një aleat kryesor strategjik i Moskës.

Një rritje e papritur e çmimit të karburantit të makinave në fillim të vitit shkaktoi protestat e para në një qytet të largët nafte në perëndim. Por, dhjetëra mijëra protestues që kanë dalë që atëherë në rrugë në shumë qytete, tani kanë në sy të gjithë qeverinë autoritare.

Presidenti Kassym-Jomart Tokayev fillimisht kërkoi të qetësonte turmat duke shkarkuar të gjithë qeverinë herët të mërkurën (5 janar).

Por, në fund të ditës ai kishte ndryshuar qëndrim. Së pari, ai i përshkroi demonstruesit si terroristë. Pastaj ai i bëri thirrje një aleance ushtarake të udhëhequr nga Rusia, Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, për ndihmë në shtypjen e kryengritjes dhe CSTO ra dakord të dërgonte një numër të pacaktuar paqeruajtësish.

Policia e Kazakistanit ka thënë se disa protestues janë “eliminuar” gjatë natës në qytetin më të madh të shtetit, Almati, kur ata kanë tentuar të hyjnë nëpër ndërtesa administrative, ndërkohë janë përshkallëzuar trazirat kombëtare.

Nga pesë republikat e Azisë Qendrore që fituan pavarësinë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Kazakistani është deri tani më i madhi dhe më i pasuri. Ai shtrihet në një territor me madhësinë e Evropës Perëndimore dhe ndodhet në majë të rezervave kolosale të naftës, gazit natyror, uraniumit dhe metaleve të çmuara. /REL

Ambasadori Abbott uron Krishlindjen ortodokse

0

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicolas Abbott ka uruar Krishlindjen ortodokse.

Ai këtë urim e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

“I uroj të gjithë ortodoksët në Kosovë. Gëzuar Krishtlindjet”, ka shkruar ambasadori Abbott.

Një i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në Rahovec

0

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Kramavik të komunës së Rahovecit, ku ka mbetur i lënduar një person.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Deri te aksidenti ka ardhur derisa ngasësi i dyshimti i automjetit VË Golf ishte duke lëvizur përgjatë aksit rrugor Xërxë-Kramovik dhe kur arrinë në fshatin Kramovik, nuk i përshtatet shpejtësisë së lëvizjes së automjetit të tij ku rruga është me kthesa dhe nga shiriti i djathtë del në shiritin e majtë dhe me pjesën e përparme e godet automjetin Mercedes në pjesën e përparme anësore të krahut të majtë”, u shpreh Gjurkaj.

Tutje, ai bëri të ditur se i lënduari është dëeguar në Emergjencë nga kalimtarët, përcjell Klankosova.tv.

“Si pasojë e aksidentit shkaktohen dëme material në të dy automjetet, ndërsa lëndime trupore ka pësuar i dyshuari. Nga kalimtarët e rastit i lënduari dërgohet në Emergjencën e Spitalit Rajonal ne Gjakovë. I lënduari- i dyshuar ka pësuar fraktur në dorën e majtë, dhe pas marrjes së ndihmës së parë lirohet në shtëpi”, tha Gjurkaj.

Nagavci: S’ka arsye për greva të mësimdhënësve

0

Nxënësit kosovarë këtë vit do t’i nënshtrohen testit ndërkombëtar PISA, e në të cilin testim ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, pret rezultate të mira. Përkundër se pranon që pandemia ka ndikuar në cilësinë në arsim, Nagavci shprehet që nuk e ka menduar tërheqjen nga ky testim ndërkombëtar që vlerëson aftësitë e nxënësve 15-vjeçarë në lexim, matematikë dhe shkencë.

Nagavci ka thënë se në fokus e kanë gjithëpërfshirjen dhe edukimin e hershëm ku potencon se për këtë vit janë ndarë pesë milionë euro për ndërtimin e çerdheve. Po ashtu, ajo thekson që si ministri për këtë vit kanë buxhetuar punësimin e 100 mësimdhënësve për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Ajo, ka folur edhe për paralajmërimet e SBASHK-ut për mbajtjen e grevave nëse nuk miratohet Ligji i pagave.

“Është e qëndrueshme dhe e drejtë kërkesa që përfundimisht në Republikën e Kosovës të kemi një Ligj të pagave i cili i rregullon dhe i adreson pabarazitë që ekzistojnë në mes të kategorive të ndryshme që punojnë në sektorin e publik. Por, nuk ka vend për greva e aq më pak për shantazhe e për kërcënime, sepse tashmë është duke u punuar në këtë projektligj dhe besoj që në pranverë do të kemi draftin e parë të projektligjit”, shprehet Nagavci.

Nagavci theksoi nevojën që ky ligj të ofrojë barazi ku për punë të njëjtë ofrohet pagë e njëjtë.

Ministrja Nagavci, në një intervistë për KosovaPress, flet edhe për gjendjen e arsimit në Kosovë, projektet që do të realizojnë, abetaren e përbashkët me Shqipërinë dhe për protestat e paralajmëruara nga ana e SBASHK-ut për të cilat thotë se s’ka arsye të mbahen pasi puna është duke vazhduar për Ligjin për paga.

Kosova do të përfshihet për herë të tretë në Programin për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve, i njohur shkurt si PISA. Në vitin 2015 dhe 2018 rezultet ishin të dobëta, me Kosovën që u rendit në fund të listës.

Nagavci thotë se si Ministri po ndërmarrin të gjitha veprimet që janë në përgjegjësinë e tyre që të bëjnë një organizim të mirë të këtij testimi.

“Pandemia ka thelluar vështirësitë e fëmijëve gjithandej në botë në arritjen e rezultateve, sigurisht edhe në Kosovë. Në anën tjetër, në Kosovë përtej problemeve të shumta ka pasur edhe vështirësi në implementimin e mësimit në distancë për arsye prej më të ndryshmeve. Po shpresoj që puna që bëhet në shkolla dhe ngritja e vetëdijes pak edhe e mësimdhënësve pas diskutimeve të fundme që kanë ndodhur nga rezultatet e testit të fundit të PISA, ku nxënësit tanë kanë marrë pjesë dhe ku më të drejtë kanë pasur një diskutim të përgjithshëm të prindërve, të shoqërisë edhe një adresim të vëmendjes për nevojën e përmirësimit të cilësisë në mësimdhënie dhe në mësimnxënie. Shpresoj që të kemi rezultate më të mira sado që situata me pandeminë i ka vështirësuar punën në drejtim të përmirësimit të cilësisë në arsim”, thotë ajo.

Pas dy vjetëve të mësimit me skenarë të ndryshëm, gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor 2021/2022 u realizua në skenarin A, ose me prezencë fizike në shkolla me orë mësimore të plota që kanë zgjatur 45 minuta.

Mirëpo, ditëve të fundit, Kosova është përballur me rritje të numrit të rasteve me COVID, pas paraqitjes së variantit Omicron dhe në rast se përkeqësohet situata me pandeminë, rrezikohet që nxënësit t’i rikthehen mësimit online.

Në lidhje me këtë çështje, Nagavci thotë se do të presin rekomandimet e institucioneve shëndetësore për të marrë ndonjë vendim që do të ndikonte në procesin mësimor.

Nagavci thotë se janë duke punuar në disa drejtime për të përmirësuar cilësinë e arsimit në Kosovë, ku përmend investimet në infrastrukturën ligjore.

Në këtë kontekst, ajo thotë se kanë finalizuar Ligjin për Agjencinë Kosovare të Akreditimit që i hap rrugë rikthimit të Kosovës në ENQA e në EQAR.

“Kemi finalizuar Ligjin për Agjencinë Kosovare të Akreditimit e cila ka qenë edhe prioritet në programin tonë qeverisës, gjë që na mundëson një funksionalizim të plotë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit edhe me legjislacionin adekuat pas zgjedhjes edhe të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Si një institucion i rëndësishëm për të punuar në përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë në përgjithësi do të ndikojë natyrisht edhe në përmirësimin e cilësisë në arsim në përgjithësi”, shprehet ajo.

Një nga vendimet që Qeveria ka ndërmarrë gjatë vitit të kaluar është arsimi i lartë publik pa pagesë, për të cilin Nagavci thotë se është një premtim i kamotshëm që e kanë realizuar.

“Arsimi i lartë pa pagesë ofron një mundësi të barabartë për të gjithë të rinjtë tanë dhe unë mendoj se kjo vetëm sa do të krijojë një lehtësi dhe mundësi të barabartë për të gjithë studentët, por jo edhe dëmtim në cilësi”, thotë ministrja e Arsimit.

BE: Kosova të kërkojë nga shtetet anëtare mbështetje për liberalizimin e vizave

0

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog ka thënë se e kupton rëndësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe frustrimin e kosovarëve që duan të udhëtojnë jashtë vendit, duke dhënë ca këshilla për vendin, që megjithatë thekson se i ka përmbushur të gjitha kriteret.

Në një Op-Ed të titulluar “Optimizmi do ta takojë realitetin. Rreth të ardhmes evropiane për Kosovën”, Szunyog shkruan se Kosova në këtë situatë mund të flasë me shtetet anëtare që hezitojnë ta mbështesin liberalizimin e vizave.

“Jam shumë i vetëdijshëm për rëndësinë e liberalizimit të vizave dhe e kuptoj frustrimin për faktin se njerëzit në Kosovë ende kanë nevojë për vizë për të udhëtuar në zonën Schengen. Në këtë kuptim, Komisioni Evropian mban vlerësimin e bërë në korrik 2018 se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizimin e vizave. Ky propozim është në pritje në Këshill”, shkruan Szunyog.

Por shefi i BE-së në Kosovë propozon që Kosova, siç shkruan ai, “t’i shfrytëzojë” disa mundësi, duke u angazhuar në një dialog me shtetet anëtare të BE-së për ta marrë mbështetjen e nevojshme në këtë çështje.

“Kosova ka një mundësi për t’u angazhuar në një dialog me shtetet anëtare për të kërkuar mbështetjen e tyre, si dhe për të qenë e gatshme të adresojë çdo shqetësim që disa mund ta kenë ende”, shkruan Szunyog, duke shtuar se që kjo të ndodhë, Kosova duhet të vendosë – si në ligj ashtu edhe në frymë – politikat ekonomike, garancitë e sundimit të ligjit dhe standardet e nevojshme për tërheqjen e investimeve.

“Ajo që ka rëndësi janë vendimet konkrete, legjislacioni i miratuar, masat e zbatuara dhe strukturat në fuqi”, shkruan ai.

Szunyog u shpreh i lumtur me mbështetjen që qytetarët e Kosovës ia japin anëtarësimit të Kosovës në BE. Kjo tha se i jep motivim për ta vazhduar punën e tij në Kosovë dhe që ta përshpejtojë rrugën e saj drejt BE-së.

Si zhvillime pozitive të vitit të kaluar, Szunyog theksoi zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale, që ishin të administruara mirë, transparente dhe të drejta, pavarësisht disa mangësive.

“Zgjedhjet e përgjithshme rezultuan në një qeveri të fortë me një shumicë të qëndrueshme në Parlament dhe me një agjendë reformash ambicioze. Për më tepër, viti ka shënuar rritje të mirë ekonomike. Rimëkëmbja ekonomike e Kosovës ka tejkaluar parashikimet. Kosova, si shumë prej nesh, ka luftuar me pandeminë këtë vit, por po hyn në vitin e ri me nivele të ulëta të indektimeve dhe shkallë relativisht të lartë të vaksinimit. Kosova po e nis vitin me një notë të fortë dhe ka arsye për të qenë optimistë për të ardhmen”, shkruan ai.

Këtë vit, Szunyog thotë se është koha për ta përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Qeveria aktuale, thotë Szunyog, mund të marrë vendime të rëndësishme për këto çështje, duke u mbështetur në mundësitë e ofruara nga Bashkimi Evropian. Duke vazhduar me Raportin vjetor të Progresit për Kosovën, ai thekson se vendi duhet të zbatojë reforma konkrete.

“Kosova mund të bëjë më mirë; njerëzit meritojnë më mirë. BE-ja jo vetëm që ofron mundësi, por është gjithashtu e gatshme ta ndihmojë Kosovën në shfrytëzimin maksimal të tyre, në partneritet të ndershëm dhe respekt të ndërsjellë. BE-ja e ka mbështetur Kosovën edhe financiarisht. BE-ja është këtu për të vazhduar mbështetjen e Kosovës për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë; gjithçka varet nga përkushtimi i Kosovës”, shkruan shefi i zyrës së BE-së në Kosovë.

Procesi i anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, sipas tij, varet nga rezultatet konkrete dhe të qëndrueshme në disa çështje si sundimi i ligjit, reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, siguria, të drejtat themelore, reforma e administratës publike, zhvillimi ekonomik dhe konkurrueshmëria.

“Procesi është i gjatë dhe kompleks, por shpërblimi ia vlen: një Kosovë stabile, e begatë, demokratike dhe paqësore.”

Duke uruar, Szunyog e mbyll Op-Ed’in e tij duke shkruar se Kosova ka mundësi reale që ta bëjë të ardhmen më të mirë.

“BE-ja është e gatshme ta ndihmojë Kosovën që t’i afrohet BE-së. Por ne nuk mund ta bëjmë pa ju: në fund të fundit është zgjedhja dhe përgjegjësia e Kosovës”, shkroi ai.

Mbi 4 mijë vaksina anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

0

4 mijë e 120 vaksina Anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas kësaj ministrie, numri i vaksinave të administruara ka shkuar në 1 milion e 683 mijë e 758.

883 mijë e 11 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.102 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.683.758 doza të vaksinës. Deri më sot 786.859 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Rritet numri i të infektuarve me Covid-19, mbi 150 vetëm sot

0

Edhe 152 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar sot në Kosovë.

06 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.102 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.683.758 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 786.859 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 5.474 testime, 152 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.102.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 872.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Dy raste të dhunës në Suharekë, një në Prizren

0

Në Suharekë janë regjistruar dy raste të dhunës. Në njërin rast gruaja ka raportuar se është kanosur nga bashkëshorti i saj.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. ndërkaq në rastin e dytë, një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj me të cilin është ndarë, përmes telefonit i dërgon mesazhe kërcënuese. I njëjti është arrestuar.

Në Prizren për dhunë në familje është arrestuar një burrë që ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, i njëjti është arrestuar.

Vdes në moshën 112 vjeçare veterani më i vjetër amerikan i Luftës së Dytë Botërore

0

Veterani më i vjetër i njohur amerikan i Luftës së Dytë Botërore vdiq të mërkurën në moshën 112 vjeçare, tha Muzeu Kombëtar i Luftës së Dytë Botërore.

Laërence Brooks u dërgua në ushtrinë amerikane në moshën 31-vjeçare dhe e kaloi Luftën e Dytë Botërore në Batalionin e 91-të të Inxhinierëve kryesisht afrikano-amerikan, i cili ishte i vendosur në Guinenë e Re dhe Filipine, sipas muzeut.

Gruaja e Brooks, Leona, vdiq në nëntor 2008 dhe ai la pas pesë fëmijë, 13 nipër e mbesa dhe 32 stërnipër, tha muzeu në një deklaratë.

Që nga viti 2014, muzeu tha se ka organizuar festa ditëlindjesh për Brooksin, duke përfshirë mbledhje të distancuara shoqërore në vitet e fundit, duke përmendur humorin dhe entuziazmin e tij të mirë në këto festime.

Kina hap tunelin më të gjatë nënujor, i kushtoi mbi 1 miliardë dollarë (Foto)

0

Pas gati katër vitesh ndërtimi, tuneli më i gjatë nënujor në Kinë është tashmë i hapur për trafikun e automjeteve.

Në një gjatësi prej 10.79 kilometrash tuneli Taihu shtrihet nën liqenin Taihu në provincën Jiangsu të Kinës lindore, rreth 50 kilometra në lindje të Shangait.

Sipas zyrtarëve qeveritarë në Jiangsu, tuneli u ndërtua me një kosto 9.9 miliardë juanë (rreth 1.56 miliardë dollarë). Ndërtimi filloi më 9 janar 2018, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Mbi 2 milionë metra kub beton janë përdorur për ndërtimin e tunelit me dy drejtime, i cili ka gjashtë korsi dhe është 17.45 metra i gjerë, raporton agjencia zyrtare e lajmeve kineze, Xinhua.

Tavani i tunelit është pajisur me drita LED shumëngjyrëshe, të dizajnuara për të parandaluar lodhjen e shoferit, transmeton Klankosova.tv.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort