Home Blog Page 3661

Qeveria: Prodhimi i një kriptovalute harxhon energji elektrike sa 19 shtëpi

0

Ditë më parë Qeveria e Kosovës mori vendim për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave në vendin tonë, për shkak të krizës energjetike.

Lidhur me këtë vendim, Qeveria e Kosovës në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se vendimi është marrë duke u bazuar në rekomandimet e Komitetit Teknik për “Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë”.

“Komiteti Teknik për “Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë” ka dhënë disa rekomandime, dy prej të cilave kanë hyrë në fuqi përmes vendimit të datës 31 dhjetor 2021. Ky vendim ka përshirë rekomandimet e Komitetit Teknik për ndërprerjen e prodhimit të kriptovalutave në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, si dhe rekomandimin teknik në lidhje me shfrytëzimin e energjisë së ofruar nga Republika e Shqipërisë për festat e fundvitit”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Kosovës.

Më tej Qeveria ka theksuar së në vitin 2021 është rritur konsiderueshëm konsumi i energjisë elektrike, dhe se një ndër faktorët e rritjes së konsumit besohet të jetë prodhimi i kriptovalutave në vend, me theks të veçantë në veri të vendit, ku për shkak të mospagesës së energjisë elektrike, prodhimi i kriptovalutave konsiderohet të jetë më i larti në vend.

“Prodhimi i kriptovalutave shpenzon sasi të konsiderueshme të energjisë elektrike. Sa për ilustrim, prodhimi i një kriptovalute, duke marrë parasysh shifra konzervative, konsumon energji sa afro 19 shtëpi kosovare mesatare në vit. Kjo pa marrë në konsideratë edhe faktorët e pajisjeve më të specializuara të cilat përpunojnë të dhënat më shpejtë dhe rrjedhimisht konsumojnë më shumë energji, hapësirat e mëdha dhe pajisjet për t’i ftohur pajisjet të cilat punojnë gjatë gjithë kohës etj. I gjithë ky proces shpenzon energji elektrike enorme, importi i të cilës aktualisht është duke u subvencionuar pjesërisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Për më shumë, kjo veprimtari nuk shpie tek punësimi i fuqisë punëtore, si dhe prodhuesit e kriptovalutave nuk paguajnë taksa për këtë aktivitet në Republikën e Kosovës, pasi kjo veprimtari nuk është e rregulluar me ligj”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Qeveria ka bërë të ditur se Komiteti Teknik duke marrë parasysh faktet e lartëcekura dhe situatën vendore të shkaktuar nga kriza botërore energjetike, i ka rekomanduar Ministres së Ekonomisë të marrë vendim për ndërprerje të aktivitetit në fjalë.

“Pas rekomandimeve të Komitetit Teknik, Ministrja Rizvanolli ka marrë vendim për masa emergjente për t’u përballur me krizën e energjisë ku ndalohet prodhimi i kriptovalutave në vend. Identifikimi i lokacioneve të prodhimit si dhe ndërprerja e këtyre aktiviteteve do të bëhet nga ana e organeve të rendit dhe të drejtësisë në bashkëpunim të ngushtë me institucionet relevante të sektorit të energjisë. Vendimi për masa emergjente për t’u përballur me krizën e energjisë mbetet në fuqi deri në marrje të vendimit të ardhshëm, bazuar në rekomandimet e Komitetit Teknik kur vlerësohet që situata energjetike është stabilizuar, i cili shfuqizon paraprakun”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë për Telegrafin.

Për vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave, kanë shkruar edhe mediat botërore.

Kompania “John Deere” prezanton traktorin që mund të punojë arat pa shofer

0

Prodhuesi i pajisjeve bujqësore “John Deere” ka lansuar traktorin e tij të parë të automatizuar që mund të punojë arat pa shofer.

Sipas BBC, makina mund të aktivizohet nga ‘smartphonat’, duke përdorur kamera dhe sensorë për të operuar në tokën bujqësore.

Në vend të një pajisje të re, funksionet e automatizuara janë një komplet që mund të shtohen në disa traktorë ekzistues.

Mirëpo, John Deere tha se nuk ka vendosur nëse dëshiron ta shesë kompletin drejtpërdrejt – dhe po shqyrton një model qiraje ose abonimi.

Kompania nuk është e para që lanson teknologjinë e automatizuar të traktorëve, por është ndër prodhuesit më të mëdhenj të pajisjeve bujqësore në botë.

Kompleti i ri i prezantuar në ekspozitën e teknologjisë CES përdor gjashtë palë kamera “stereo” për të monitoruar zonën përreth.

Brenda 53 vjetësh Kosovën e kanë lëshuar më shumë se gjysmë milionë qytetarë

0

Besnik Vasolli, njohës i proceseve politike, ka thënë se sipas statistikave zyrtare të ASK-së, Kosovën e kanë lëshuar më shumë se 550 mijë qytetarë që nga viti 1969.

Vasolli ka thënë në “60 Minuta” të KTV-së se llogaritet po ashtu se nga këta 550 mijë qytetarë të migruar, janë edhe rreth 890 mijë fëmijë të tyre që jetojnë në vende të ndryshme të botës.

“Prej vitit 1969 llogaritet që Kosovën e kanë lëshuar mbi 550 mijë banorë, prej tyre fëmijët e tyre llogariten që janë gati 890 mijë kosovarë që jetojnë në Evropë. Gjermania siç duket do t’i lehtësojë edhe më tutje masat, pasi ata kanë nevojë për fuqi punëtore, në anën tjetër kosovarët kanë nevojë për punë, ne kemi një rini të mirë, e cila nuk ka pasur fatin t’i ketë mundësitë që duhej t’i kishte dhe kjo i tërheq ata që të mendojnë të largohen nga vendi”, ka thënë Vasolli.

Sipas tij, një rol të madh në migrimin e kosovarëve në vendet e zhvilluara të Evropës e luan edhe diaspora.

“Njerëzit nuk migrojnë vetëm për shkak të pagës, por është edhe për shkak të të ardhmes së fëmijëve të tyre, aspektet e shëndetësisë, të zhvillimit profesional, por edhe për aspekte të sigurisë. Në rastin tonë mendoj që edhe diaspora e luan rolin e rëndësishëm, sepse ne kemi anëtarët e familjes tonë atje, dhe i shohim edhe si jetojnë atje. Edhe kur të vijnë këtu, krijohet perceptimi se ata jetojnë një jetë të mirë. I shohim kur vijnë këtu se janë gazmorë, të hareshëm e duke shëtitur dhe mendojmë se realiteti është ashtu. Mirëpo kur shkojnë atje, një numër i tyre zhgënjehen pasi edhe atje e shohin se duhet të punojnë shumë për të arritur mirëqenien”, ka thënë Vasolli, i cili ka shtuar se përveç kësaj, luan rol edhe fakti që shumë qytetarë të Kosovës që jetojnë në Evropë kanë hapur bizneset e tyre atje dhe kështu ua bëjnë më të lehtë familjarëve të tyre largimin nga Kosova.

Vasolli ka thënë se shteti i Kosovës duhet të krijojë mundësi për mirëqenie të të rinjve, në mënyrë që ata të mos mendojnë largimin, pasi sipas tij, nga ikja e trurit humb shumë vendi.

Qeveria arsyeton vendimin: Prodhimi i një kriptovalute konsumon energji sa afro 19 shtëpi kosovare mesatare në vit

0

Qeveria e Kosovës për Indeksonline është deklaruar rreth vendimit për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave në vend. Në një përgjigje ata thonë se vendimi është marrë duke u bazuar në rekomandimet e Komitetit Teknik për “Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë”.

Tutje, ata tregojnë se në rritjen e konsiderueshme të konsumit të energjisë elektrike besohet të ketë ndikuar prodhimi i kriptovalutave në vend.

Sa për ilustrim, nga Qeveria e Kosovës bëjnë të ditur se prodhimi i një kriptovalute konsumon energji sa afro 19 shtëpi kosovare mesatare në vit.

“Në vitin 2021 është rritur konsiderueshëm konsumi i energjisë elektrike. Një ndër faktorët e rritjes së konsumit besohet të jetë prodhimi i kriptovalutave në vend, me theks të veçantë në veri të vendit, ku për shkak të mospagesës së energjisë elektrike, prodhimi i kriptovalutave konsiderohet të jetë më i larti në vend.

Prodhimi i kriptovalutave shpenzon sasi të konsiderueshme të energjisë elektrike. Sa për ilustrim, prodhimi i një kriptovalute, duke marrë parasysh shifra konzervative, konsumon energji sa afro 19 shtëpi kosovare mesatare në vit.

Kjo pa marrë në konsideratë edhe faktorët e pajisjeve më të specializuara të cilat përpunojnë të dhënat më shpejtë dhe rrjedhimisht konsumojnë më shumë energji, hapësirat e mëdha dhe pajisjet për t’i ftohur pajisjet të cilat punojnë gjatë gjithë kohës etj.

I gjithë ky proces shpenzon energji elektrike enorme, importi i të cilës aktualisht është duke u subvencionuar pjesërisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës”.

Për më shumë, nga Qeveria e Kosovës thonë se, kjo veprimtari nuk shpie tek punësimi i fuqisë punëtore, si dhe prodhuesit e kriptovalutave nuk paguajnë taksa për këtë aktivitet në Republikën e Kosovës, pasi kjo veprimtari nuk është e rregulluar me ligj.

“Rrjedhimisht, Komiteti Teknik duke marrë parasysh faktet e lartëcekura dhe situatën vendore të shkaktuar nga kriza botërore energjetike, i ka rekomanduar Ministres së Ekonomisë të marrë vendim për ndërprerje të aktivitetit në fjalë.

Pas rekomandimeve të Komitetit Teknik, Ministrja Rizvanolli ka marrë vendim për masa emergjente për t’u përballur me krizën e energjisë ku ndalohet prodhimi i kriptovalutave në vend.

Identifikimi i lokacioneve të prodhimit si dhe ndërprerja e këtyre aktiviteteve do të bëhet nga ana e organeve të rendit dhe të drejtësisë në bashkëpunim të ngushtë me institucionet relevante të sektorit të energjisë”.

Vendimi për masa emergjente për t’u përballur me krizën e energjisë mbetet në fuqi deri në marrje të vendimit të ardhshëm, bazuar në rekomandimet e Komitetit Teknik kur vlerësohet që situata energjetike është stabilizuar, i cili shfuqizon paraprakun.

Sonte pritet të ketë reshje bore

0

Pas ditëve me temperatura të larta vendi ynë do të ndikohet nga masat relativisht të ftohta, duke ju afruar vlerave të temperaturave mesatare të muajit që jemi.

Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me riga shiu, ndërsa në viset e larta parashihen fjolla bore.

Reshjet parashihen sot dikur vonë dhe gjatë natës. Borë me intensitet të dobët mund të bie edhe në viset e ulëta, kryesisht në qendër dhe në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit, por që përgjithësisht nuk parashihen reshje të dendura të asnjërës formë.

Temperaturat minimale për dy ditët në vijim parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s.

Rasti “Brezovica”, ngrihen rreth 6 milionë euro

0

Rreth 6 milionë euro janë ngrirë në rastin “Brezovica”, nga aksioni i cili kishte nisur më 21 dhjetor të vitit të kaluar dhe ka vazhduar edhe gjatë ditës së enjte në disa lokacione në Kosovë.

Prokurori i rastit, Rasim Maloku, ka thënë se janë konfiskuar edhe prova materiale, vetura e armë.

“Sot kemi zbatuar një urdhër në disa lokacione, 4 persona janë në kërkim pasi nuk janë gjetur në shtëpitë e tyre. Janë konfiskuar disa prova matertiale, vetura e armë. E rëndësishme është se gjatë zhvillimit të hetimeve prej 21 dhjetor deri më tani, nga të dhënat financiare që kemi siguruar, deri më tani kemi ngrirë afër 6 milionë euro. Shumica e këtyre mjeteve janë të vetë të pandehurve kurse një pjesë e tyre janë të familjarëve që dyshohet se janë përfituar si dobi pasurore nga veprat penale. Ky proces do të vazhdojë në ditët e ardhshme”, ka thënë Maloku.

Maloku ka thënë se objekt hetimi kanë qenë edhe disa serbë.

“Për momentin njëri është në Serbi dhe njëri është në spital”, ka shpjeguar Maloku.

Ndërkohë, kryeprokurori Shukri Jashari, ka thënë se në aksionin e sotëm janë ndaluar për 48 orë, Bedri Halimi kryesinspektor i Ministrisë së Mjedisit dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Arben Citaku, pasi dyshohet se i njëjti ka kryer vepër penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe marrje e ryshfetit, e po ashtu është ndaluar edhe një qytetar.

“Janë bastisur 9 lokacione në 3 komuna. Gjatë kësaj bastisje janë sekuestruar prova materiale. Me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë kryeinspektori Bedri Halimi dhe ish sekretari Arben Çitaku”, ka thënë Jashari.

Shefi i hetimeve të krimeve të rënda, Agron Haziri, ka thënë se pesë persona janë në kërkim pas aksionit të enjten, ndërkaq tregoi provat materiale që u sekuestruan.

“Katër persona të arrestuar, një i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, tre janë në mbajtje për 48 orë. Pesë janë në kërkim policorë. Gjatë hetimeve në xhirollogaritë bankare të dyshuarve kemi identifikuar vlerën monetare prej 5 milionë e 389 mijë euro dhe 86,146 dollarë. Gjatë kontrollit janë sekuestruar prova: 1 veturë, armë, fishekë, karikatorë, shtëpizë kompjuteri, telefon mobil, uniformë me mbishkrimin Policia e ish-sistemit jugosllav ose serb, një antiplumb dhe dokumente të ndryshme”.

Pal Lekaj padit Hysen Durmishin për shpifje, i kërkon 20 mijë euro dëmshpërblim

0

Ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka paditur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për fyrje dhe shpifje zëvendësministrin e kësaj ministrie, Hysen Durmishinin.

Në padinë që ka siguruar Gazeta Online Reporteri.net, thuhet se Lekaj ka paditur Durmishin pas një deklarate televizive, të cilën ish-ministri e ka konsideruar si shpifje dhe fyrje ndaj tij dhe ish-stafit të tij.

Nga kjo padi ai ka kërkuar 20 mijë euro dëmshpërblim.

“Më datën 29 dhjetor 2021, nga ora 21:00, i padituri duke marrë pjesë si mysafir në emisionin Context, “Tenderet e Qeverisë Kurti 2”, të transmetuar në televizionin ATV, ka fyer dhe shpifur kundër paditësit për punën e tij gjatë kohës së udhëheqëjes me ministrinë e infrastrukturës duke cilësuar paditësin dhe stafin e tij si një “grup të organizuar criminal” dhe se “Pal Lekaj ishte shef i Ministrisë edhe në kohën e ministrit Abdixhiku dhe Abrashi’”, thuhet në padinë që ka bërë Lekaj.

Në deklaratën e tij, Durmishi kishte përmendur se Lekaj dhe ish-stafi i tij kishin udhëhequr me ministrin e Insfrastrukturës edhe në kohën e ministrave Lumir Abdixhiku dhe Arban Abrashi.

“Deri sa kam ardh unë ai [Pal Lekaj] ka qenë ministër, Llumir Abdixhiku është marrë vetëm me punë të mjedisit dhe një kontratë të Bechtel-it që është anuluar. Betim Reçica dhe Valmira Bllaca bashkë me Pal Lekajn, çka kanë dasht kanë bërë në atë ministri edhe kur ka qenë ministra Lumir Abdixhiku dhe Arban Abrashi”, kishte thënë ai.

Vrasja e gruas në Llaushë, vëllai i dorasit thotë se Policia e la atë të lirë edhe pse kishte tentuar ta vriste disa herë

0

51 vjeçari S.Q ka qëlluar për vdekje të mërkurën me armë zjarri gruan e tij në Llaushë të Skenderajt.

Azem Qerimi vëllai i dorasit që privoi nga jeta bashkëshorten e tij në Llaushë të Skenderajt ka rrëfyer tërë ngjarjen.

Ai tha se, vëllai i tij ka tentuar disa herë ta vrasë gruan e tij, e për këtë ka qenë edhe i arrestuar nga policia por më pas thotë se është liruar nga policia, e më pas menjëherë e ka vrarë gruan e tij.

Ai thotë se vëllai i tij ka qenë me probleme psikike, dhe se nuk mund ta kuptoj se përse e ka liruar policia një person që tenton ta vras gruan e tij.

”Katër apo pesë ditë para se më ndodh rasti policia e ka liruar vëllain tim. Vëllai im ka pas probleme psikike dhe është paradoks si lirohet një person i tillë. Pasi është kthyer në shtëpi ai e ka vra gruan e tij. Gruaja e tij ka qenë një grua shembullore. Vëllai edhe më herët ka pas probleme edhe kriza nervore kohë pas kohe. Jam i befasuar si Policia e liron një person që ka tentuar të vras bashkëshorten e tij disa here”, tha Qerimi për arbresh.info

E ndjera do të varroset në Buroj në fshatin e lindjes së sajë.

Dorasi është ndalur nga Policia e Kosovës për 48 orë.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të dyshuarin S.Q., i cili dyshohet se vrau gruan e tij 48-vjeçare.

Nga prokuroria, përmes një komunikate për medie kanë thënë se këtë masë po e kërkojnë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë“ nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të KPRK, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Anglia do të paguajë fermerët, nëse e punojnë tokën e tyre

0

Fermerëve në Angli do t’u jepen parata për të ripunuar tokën e tyre, sipas planeve për projekte në shkallë të gjerë të rimëkëmbjes së natyrës.

Këto do të çojnë në menaxhimin e rishtas të sipërfaqeve të gjera të tokës për të ruajtur speciet, për të siguruar habitate për kafshët e egra dhe për të rivendosur shëndetin e lumenjve dhe përrenjve.

Financimi i saktë nuk është bërë i ditur, pasi ofertat do të krahasohen për të përcaktuar vlerën për paranë.

Shuma totale e disponueshme për skema të tilla pritet të arrijë nga 840 milionë deri në 1 miliard euro në vit. Deri në vitin 2042, qeveria synon të ketë deri në 300,000 hektarë të Anglisë të mbuluar nga projekte të tilla të rimëkëmbjes së peizazhit.

Ministrat planifikojnë gjithashtu t’u ofrojnë fermerëve anglezë pagesa për rimëkëmbjen e natyrës lokale, raporton Guardian.

Veprimet në shkallë më të vogël të ndërmarra në fermat e tyre mund të përfshijnë mbjelljen e më shumë pemëve, restaurimin e tokave torfe ose ligatinave dhe lënien e hapësirës për habitatet e kafshëve të egra.

Vuçiq: Serbia nuk pajtohet me sanksionet e SHBA-së për Dodikun

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të enjten se Beogradi zyrtar nuk pajtohet me vendimin e autoriteteve amerikane për vendosjen e sanksioneve ndaj anëtarit serb të presidencës trepalëshe të Bosnje- Hercegovinës (BiH), Millorad Dodik dhe se Serbia nuk do t’i zbatojë ato.

Departamenti amerikan i Thesarit ka publikuar një listë të zgjeruar sanksionesh për akte korrupsioni, e cila përfshin Millorad Dodikun, anëtarin serb të presidencës së Bosnje-Hercegovinës dhe kreun e partisë kryesore të Republikës Sërpska, Partisë së Social-Demokratëve të Pavarur (SNSD).

Me të njëjtin vendim u vendosën sanksione ndaj Televizionit Alternativ nga Banjalluka për shkak të lidhjes me Dodikun.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në presidencën e Serbisë më 6 janar, Vuçiq tha se këto janë gjëra të ndërlikuara që “nuk janë për reagim urgjent dhe të shpejtë, e sidomos jo për nxitim”.

“Serbia nuk mendon se zgjidhja qëndron në sanksione dhe nuk ka dyshim se Republika e Serbisë nuk do të pajtohet për asnjë pikë të vetme, dhe nuk do t’i zbatojë sanksionet kundër anëtarëve të popullit të saj dhe përfaqësuesve të popullit të saj në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Republika Sërpska”, tha Vuçiq.

Ai tha se vendimi i Shteteve të Bashkuara sjell sfida të shumta, jo vetëm për Republikën Sërpska, por edhe për Serbinë.

Vuçiq e konsideroi si të tmerrshëm vendimin për sanksione ndaj Televizionit Alternativ.

“Do të kemi shumë pyetje për administratën amerikane për disa media të tjera dhe lidhje me krimin dhe korrupsionin, të cilave duket e pamundur t’u japim një përgjigje adekuate, por këtë do ta lëmë për kohën menjëherë pas Krishtlindjeve”, tha Vuçiq.

Ai tha se është i shqetësuar për sanksionet e vendosura, por shtoi se Serbia duhet të mbajë “marrëdhënie racionale dhe të denjë” me Shtetet e Bashkuara.

Ndryshe, Departamenti i Thesarit tha se sanksionet shprehin përkushtimin e administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, për të promovuar llogaridhënien “për ata, që mes tjerash, minojnë stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor përmes korrupsionit dhe kërcënimeve ndaj marrëveshjeve afatgjata të paqes”.

“Dodiku ka minuar institucionet e Bosnje e Hercegovinës duke bërë thirrje për marrjen e kompetencave shtetërore dhe duke iniciuar krijimin e institucioneve paralele në entitetin e Republikës Sërpska të Bosnje-Hercegovinës. Për më tepër, Dodik ka përdorur pozitën e tij zyrtare që ka në Bosnje për të përfituar pasuri për vete përmes ryshfetit dhe formave të tjera të korrupsionit. Retorika e tij ndarëse ento-nacionaliste reflekton në përpjekjet e tij për të avancuar këto qëllime politike dhe për të shpërqendruar vëmendjen nga aktivitetet e tij korruptive”, tha Departamenti amerikan i Thesarit.

Sipas njoftimit, sanksionet nënkuptojnë se të gjitha pronat, interesat në prona të individëve dhe entiteteve të përfshira në sanksione, që i kanë në SHBA ose janë në pronësi apo kontroll nga qytetarët amerikanë, bllokohen dhe duhet të raportohen në Zyrën për Kontrollin e Aseteve të Huaja, zyrë kjo në kuadër të Departamentit amerikan të Thesarit.

Po ashtu, personave dhe entiteteve të sanksionuara u ndalohen të gjitha transaksionet me personat amerikanë.

Departamenti i Thesarit ka njoftuar se në listën e personave të sanksionuar nga Departamenti amerikan i Shtetit janë futur edhe ish-kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Bosnje-Hercegovinës, Milan Tegeltija dhe kryetari i Lëvizjes për Veprim Demokratik, njëherësh deputet, Mirsad Kukiç.

Tegeltija dhe Kukiç u përfshinë në këtë listë, bazuar në një deklarate të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken për “përfshirjen e tyre në aktivitete të rëndësishme korruptive”./REL/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort