Home Blog Page 3660

Copa e metalit në ilaç, gazetari Vitija: Po të administrohej, do të mund të shkaktonte helmim (VIDEO)

0

Gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija ka folur në “Sytë Shtatë” në Klan Kosova ka folur për rastin e ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku një cope metali u gjend në një ilaç.

Ai tha se kjo është e rrezikshme dhe po të administrohej mund të shkaktonte helmim.

“Para dy ditësh një rast në klinikën e kirurgjisë, duke përgatitur një terapi për pacientin dhe në shishen e vogël të ineksionit është hasur një copë metali. Ajo është e rrezikshme, por fatmirësisht stafi e ka vërejtur me kohë dhe nuk e ka administruar atë ilaç. Ai ilaq ka qenë i kontaminuar dhe po të administrohej, do të mund të shkaktonte helmim”, u shpreh Vitija.

Ai tha se ky ilaç është ndaluar për një periudhë të caktuar, përcjell Klankosova.tv.

“Dje në mëngjes, inpektorati ka shkuar në Klinikë, e ka bërë inspektimin, ineksionin e ka tërheq prej Klinikës dhe të gjitha njësit e atij ilaqi që gjenden në stokun e barnatores qëndrore të QKUK-së, janë ndaluar për një periudhë të caktuar”, u shpreh ai.

Vitija tha se ilaçe të tilla gjendjen me mijëra në stokun e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

“Është një prodhim nga India dhe ka vlerë prej 311 mijë euro, në stokun e QKUK-së gjenden me mijëra copë. I njëjti ilaç është përdorur për pacientët me COVID-19, gjatë valës së kaluar. Kualiteti i barnave që vijnë nga këto vende si India, Kina etj, fatkeqësisht lënë shumë për të dëshiruar”, tha Vitija.

Tutje, ai bëri të ditur se për momentin rasti është në hetim dhe se ajo dërgesë është pezulluar.

Reshjet e borës: Kjo është gjendja e rrugëve në Kosovë

0

Reshjet e borës në Kosovë rëndom shkaktojnë probleme në rrugët e vendit.
Sipas përditësimit të fundi të tabelës mbi gjendjen e rrugëve, shihet se të gjitha janë të kalueshme.

Borë ka në rrugët: Pejë – Kullë, Gjakovë – Qafë Morinë, Gjakovë Q.Prushit.

Në rrugën Prishtinë – Mutivodë ka edhe mjegull, ndërkaq që mjegull ka edhe në rrugën Pejë – Kullë dhe Gjakovë – Q.Prushit.
Ndërkaq në asnjërën prej rrugëve nuk ka rrëshqitje dheu.

Paralajmërohet përfshirja e politikanëve kosovarë në “listë e zezë” të Amerikës

0

Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, ka paralajmëruar se në “Listën e zezë” të Amerikës pritet  të përfshihen edhe politikanë kosovarë, të cilët dyshohen se kanë penguar procese të caktuara.

Këtë paralajmërim Spahiu e ka dhënë në një intervistë në KTV.

“Po, absolutisht do të ketë”, ka thënë Spahiu.

Sipas ish-ambasadorit, është vështirë të dihet se kush mund të futet në atë listë, megjithatë ka indikacione që do të jenë njerëz nga politika.

Ai ka përmendur paralajmërimin e presidentit amerikan Biden për zgjerimin e “Listës së zezë” me njerëz që janë të njollosur në aspekte të ndryshme duke filluar nga rrezikimi i paqes, minimi i demokracisë dhe që janë të zhytur në kriminalitet e korrupsion.

Spahiu theksoi se një mesazh thuajse i ngjashëm është dhënë edhe në letrën që Biden përcolli te homologët e tij në Kosovë, Serbi dhe Bosnjë-Hercegovinë, menjëherë pas inaugurimit

Shkelja e masave/ AUV mbylli 57 lokale dhe shqiptoi 168 gjoba për festën e Vitit të Ri

0

Dhjetëra lokale të gastronomisë në nivel vendi, të cilat nuk i kanë respektuar masat anti-COVID gjatë festës së Vitit të Ri, janë gjobitur dhe mbyllur  nga Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK).

Zëdhënësi i këtij Agjencioni, Lamir Thaçi, ka deklaruar për Front Online se për 5 ditët e para të këtij viti janë shqiptuar mbi 160 gjoba për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë gjatë gjithë kohës se mbajtjes se festave të fund vitit  ka kryer aktivitete për mbikëqyrjen e zbatimit të masave. Nga data 31.12.2021 deri me datë 04.01.2022 janë bërë 1317 inspektime në nivel vendi. Janë shqiptuar 168 gjoba juridike, kryesisht për lokale të cilat nuk kanë respektuar masat sipas vendimit të fundit të Qeverisë, ndërsa janë mbyllur 57 lokale përkohësisht”, tha ai.

Thaçi tha se AUV po vazhdon me punën në mënyrë që të respektohen masat anti-Covid.

“AUV bashkë me Policinë janë duke punuar aktivisht për të mbajtur masat e zbatueshme, me qellim të mbajtjes në kontroll të numrit të të infektuarve, i ftojmë të gjithë për respektim të masave, shëndeti publikë është e mirë e përgjithshme, shëndeti i qytetarëve është pasuria me e madhe qe ka një vend. Të gjithë duhet të angazhohemi për ti ruajtur në çdo kohë”, shtoi Thaçi për Front Online.

Sa kushtojnë veturat që vozisin ministrat e Qeverisë së Kosovës

0

Disa nga ministrat e Qeverisë së Kosovës vozisin vetura të shtrenjta, disa i kanë në pronësi bashkë me bashkëshortët e tyre, ndërsa ka prej tyre që nuk kanë fare veturë, sikurse edhe vetë Kryeministri Albin Kurti që deklaron të mos posedojë fare në pronësi të tij një të tillë.

Reporteri ka përmbledhur vlerën e veturave të deklaruara në Agjencinë Anti-Korrupsion nga vetë Ministrat e Qeverisë Kurti.

Shumica e tyre në formularët në AKK të vitit 2021  kanë treguar vetëm për markën e veturave dhe vlerën sipas tyre, por jo edhe modelin/tipin e tyre, apo vitin e prodhimit. (Në mungesë të deklarimit të modelit të veturave që i posedojnë disa nga ministrat kosovarë, veturat e paraqitura në grafiket e mëposhtme janë vetëm ilustrim i markave).

Veturat më të shtrenjta del se kanë ministret Artane Rizvanolli, Arbërie Nagavci dhe ministri Elbert Krasniqi.

Ministrja e Ekonomisë, ka deklaruar se posedon veturë të tipit “Renault Kdjar”, të cilën sipas deklarimit të pasurisë, e ka blerë 18 mijë euro në vitin 2016.

Një veturë me çmim të njejtë e vozitë edhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, të cilën e ka blerë përmes një kredie në vitin 2018, ajo nuk e ka treguar tipin e veturës që vozitë.

Edhe ministri Elbert Krasniqi që drejton Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, është në mesin e ministrave që vozisin vetura të shtrenjta.

Krasniqi ka një veturë e cila ka çmim prej 12 mijë euro, ndërsa sipas deklarimit e ka blerë nga kursimet në vitin 2017.

Ministri i Kulturës nuk ka veturë, e vozitë gruaja

Ministri Hajrullah Çeku, duket se nuk është fare ‘marakli’ i veturave, pasi ai deklaron se nuk posedon një të tillë. Gjithsesi bashkëshortja e tij e që duket se e vozitë edhe bashkëshortin, ka një veturë të tipit “Dacia” që ka vlerën e 12 mijë eurove, e që sipas deklarimit e ka blerë me kredi.

Veturë me çmim 11 mijë euro vozitë edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ai ka deklaruar në Agjencinë Antikorrupsion çmimin e veturës, por jo edhe llojin.

Haxhiu me veturë të përbashkët me bashkëshortin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar në AAK se ka një veturë “Seat Leon” të cilën e vozitë bashkë me bashkëshortin e saj

Gërvalla me veturë 10 mijë euro

Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, vozitë një veturë japoneze “Toyota Avensis”, që e ka blerë 10 mijë euro në kohën sa nuk ishte e kyçur në politikë nga të ardhurat personale në vitin 2016.

Haxhiu me veturë të përbashkët me bashkëshortin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar në AAK se ka një veturë “Seat Leon” të cilën e vozitë bashkë me bashkëshortin e saj.

Ajo ka deklaruar se veturën e ka blerë 9700 euro në vitin 2020.

Liburn Aliu në kredi për BMW-në e tij

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, vitin që lam pas ka marrë kredi për të blerë veturë të tipit BMW në vlerë 6500 euro. Por, ai nuk e ka treguar modelin e saj.

Nga ana tjetër, bashkëpartiaku i tij, Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, nuk ka deklaruar se ka veturë të tij personale, por vetëm e ka paraqitur atë të bashkëshortes së tij te cilën e pohon se e ka blerë me kredi në vlerë 4 mijë euro.

Kriza energjetike dhe ndalimi i prodhimit të kriptovalutave, 70 aparate u konfiskuan vetëm dje

0

Policia e Kosovës gjatë ditës së enjte ka konfiskuar gjithsej 70 aparate të cilat dyshohet se përdoreshin për përdorimin e kriptovalutave.

Njëri rast ka ndodhur në Podujevë, ku policia bëri të ditur se janë sekuestruar tri aparate për prodhimin e kriptovalutave.

Sipas njoftimit të policisë, u bë e ditur se janë njoftuar edhe zyrtarët përgjegjës të Doganës së Kosovës dhe në koordinim me ta, do të ndërmerren veprime të mëtejme.

“Me datë 06.01.2022 rreth orës 16:00, njësitet nga Stacioni Policor i Podujevës së bashku me Njësitin e Reagimit të Shpejtë, kanë mbështetur ekipe të KEDS në Fsh. Surkish ku janë gjetur dhe sekuestruar tre aparate për prodhimin e kriptovalutave”, bëri të ditur policia.

Policia të enjten njoftoi edhe për një rast tjetër të sekuestrimit të aparateve të lidhura me pajisje elektrike dhe internet, që dyshohet se përdoreshin për prodhimin e kriptovalutave.

67 aparatet u gjetën në rrugën “Fan Noli” në jug të Mitrovicës.

“Hetuesit e Policisë në jug të Mitrovicës në orët e pasdites së sotme kanë realizuar një bastisje në një banesë në rrugën ‘Fan Noli’ të këtij qyteti, ku janë gjetur dhe sekuestruar 67 aparate të lidhura me pajisje elektrike dhe internet që dyshohen se përdoreshin për prodhimin e kriptovalutave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, për pajisjet e gjetura dhe veprimtarinë e kundërligjshme, hetuesit policor kanë identifikuar personin e dyshuar.

Po ashtu, policia bëri me dije se lidhur me veprimet e ndërmarra dhe pajisjet e sekuestruara është njoftuar prokuroi i çështjes i cili ka sugjeruar që për veprime të mëtejme hetimore lidhur me rastin dhe pajisjet e sekuestruara të merren autoritetet doganore.

Ndryshe, kriza energjetike që ka përfshirë Kosovën, e ka shtyrë ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin, që të marrë vendim për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave në gjithë vendin.

Tashmë është “sekret publik” që pjesa e vendit ku prodhohen më së shumti këto para digjitale, është veriu i vendit, ku banorët s’e paguajnë vetë rrymën. Për ndalimin e prodhimit atje, Qeveria po paralajmëron edhe aksion.

Raportimet e viteve të fundit për dyshimet se energjia elektrike në veri po keqpërdoret për prodhimin e kriptovalutave, s’kanë marrë “feedback” nga institucionet e vendit, deri sivjet.

Në këtë pjesë të vendit, raportohet se janë vendosur mijëra pajisje që prodhojnë valuta digjitale, e që shpenzojnë shumë energji.

Qeveria i ka kthyer sytë ka Veriu tek tash, kur Kosova po përballet me krizë energjetike. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka vendosur që të ndalojë prodhimin e tyre.

“….javën e kaluar kam marrë vendimin për Masa të Emergjencës përmes të cilit ndalohet prodhimi i kriptovalutave në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Rizvanolli.

Por, si do të ndalohet prodhimi i këtyre monedhave digjitale në veri të vendit?

Nga Qeveria e Kosovës kanë thënë për Express se edhe veriu i vendit do të trajtohet si e gjithë pjesa tjetër e territorit të vendit.

Zëdhënësja e Qeverisë, Rozafë Kelmendi, ka paralajmëruar mes rreshtash edhe aksion atje.

“Veriu i vendit do të trajtohet njëjtë si gjithë pjesa tjetër e territorit të Republikës së Kosovës. Organet e rendit dhe të drejtësisë, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet relevante të sektorit të energjisë, do të identifikojnë lokacionet e prodhimit të kriptovalutave në të gjithë Republikën e Kosovës dhe do ta ndërprejnë këtë aktivitet”, thuhet në përgjigjen e Kelmendit drejtuar Gazetës Express.

Reshje shiu e bore, këto janë temperaturat sot

0

Prishtina Weather ka njoftuar se sot do të mbajë mot i ftohtë dhe kryesisht i vranët.

Në njoftim bëhet e ditur se në fundjavë do të ketë mot të paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu e bore.

“Pas reshjeve të borës gjatë natës, ditën e premte mban mot i ftohtë kryesisht i vranët. Në fundjavë mot i paqëndrueshëm, me vranësira të reshura shiu dhe bore”, bën të ditur Prishtina Weather.

Temperatura minimale do të jetë 0 gradë celsius derisa maksimalja mund të arrijë deri në 3 gradë.

Policia konfiskon tri aparate për prodhimin e kriptovalutave në Podujevë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se këtë të enjte në fshatin Surkish të Podujevës ka konfiskuar tre aparate për prodhimin e kriptovalutave.

“Stacioni Policor i Podujevës, së bashku me Njësitin e Reagimit të Shpejtë, kanë mbështetur ekipe të KEDS-it në fshatin Surkish, ku janë gjetur dhe sekuestruar tri aparate për prodhimin e kriptovalutave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej, në njoftimin e policisë thuhet se në lidhje me rastin janë njoftuar zyrtarët e Doganës së Kosovës dhe në koordinim me ta, sipas tyre, do të ndërmerren veprimet e mëtejme.

Kujtojmë se ditë më parë, me vendim të ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ndalohet prodhimi i kriptovalutave në tërë territorin e Kosovës, për shkak të krizës energjetike, nëpër të cilën po kalon vendi.

Në vitin 2021 mbi 9 milionë euro mallra kontrabandë të konfiskuara

0

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të luftimit të kontrabandës gjatë vitit 2021 kanë konfiskuar mallra në vlerë prej mbi 9 milionë euro, ose mbi 50 për qind më shumë sesa në vitin 2020.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se në vitin 2021 Dogana e Kosovës në 264 raste ka konfiskuar mallra që kanë hyrë ilegalisht në Kosovës në vlerë prej 9,096,050 euro. Ndërsa në vitin 2020 kishte gjithsej 113 raste të konfiskimit të mallrave në vlerë të përgjithshme prej 4,360,809 euro.

“Duke luftuar korrupsionin në kufi, kemi ndaluar futjen e mallrave të kontrabanduara që pasurojnë kriminelët, grupet e individët e lidhur me ta, që dëmtojnë buxhetin duke i ikur tatimit dhe dëmtojnë bizneset duke prishur konkurrencën”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Sipas Qeverisë, të hyrat nga Dogana e Kosovës janë 1.37 miliardë euro apo 320 milionë më shumë se vitin e kaluar.

“Kjo është bërë pa ndryshime në politika fiskale”, thuhet në njoftim.

Vrasjet e grave në Kosovë, kërkohet më shumë seriozitet në trajtimin e rasteve të dhunës në familje

0

Viti 2022 në Kosovë ka nisur me një tragjedi të re në familje, ku viktimë është një grua e cila u vra nga bashkëshorti i saj.

Rasti ka ndodhur mesditën e së mërkurës në Llaushë të Skenderajt.

Kjo vrasje ka ngjashmëri me shumë vrasje që kanë ndodhur në Kosovë ndër vite.

Viktima e kishte raportuar bashkëshortin për dhunë në familje, por që i njëjti ishte liruar pak orë pas arrestimit.

Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës thotë se institucionet e drejtësisë duhet t’i trajtojnë më me seriozitet rastet e dhunës në familje.

“Duhet të ndryshojë ky mentalitet i institucioneve që po minimizojnë rastet e dhunës në familje. Ata duhet t’i trajtojnë rastet me seriozitet dhe këta ushtrues të dhunës që më pas po përfundojnë si vrasës t’i marrin dënimet e merituara”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Berisha.

Avokati Fitim Gashi që në shumë raste ka përfaqësuar viktimat e dhunës në familje thotë se pas inicimit të rasteve në polici në të shumtën e rasteve dhuna ndalet.

“Në ato raste kur është caktuar masa e paraburgimit, dhuna nuk është përsëritur më. Janë raste të rralla kur dhuna është ripërsëritur edhe pas masës së paraburgimit, derisa në rastet kur ushtruesit e dhunës janë proceduar në liri, kemi përfundime tragjike si rasti i ditës së djeshme”, deklaroi avokati Fitim Gashi, përcjell Telegrafi.

Gashi tregon edhe një rast që sipas tij po të mos merrej seriozisht nga institucionet e drejtësisë do të përfundonte me fatalitet.

“Kur prokuroria ka parë faktet dhe dëshmitë ka vendosur për masën e paraburgimit. Për fat të mirë sot çifti është në procedurë divorci dhe dhuna ka përfunduar”, deklaroi avokati.

Gjatë vitit 2021 në Kosovë u vranë tri gra në mesin e të cilave edhe Marigona Osmani që dyshohet se u rrahë nga bashkëjetuesi për dy ditë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort