Home Blog Page 3659

A do t’i lejohet Kadri Veselit të marrë pjesë në varrimin e nënës, flasin nga Gjykata Speciale

0

Ka vdekur në moshën 93-vjeçare, nëna e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Ajshe Veseli.

Kadri Veseli brenda gjashtë muajsh ka humbur të dy prindërit, teksa po mbahet i paraburgosur në Gjykatën Speciale në Hagë, raporton arbresh.info.

Por, ende nuk dihet nëse Veseli do të lejohet të vijë në varrimin e nënës së tij.

Nga Gjykata Speciale në një përgjigje për arbresh.info thonë se korniza ligjore e Dhomave të Specializuara u mundëson personave në paraburgim që të bëjnë kërkesa tek paneli kompetent kur ka arsye bindëse humanitare.

Se a do të lejohet Veseli të vijë në Kosovë pritet të vendos paneli.

“Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave në paraburgim që të bëjnë kërkesa tek paneli kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të vendos për kërkesa të tilla”, tha zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Angela Griep.

Kujtojmë se pasi i vdiq babai Kadri Veseli u lejua që të merrte pjesë në të pame, për t’u kthyer sërish në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë. Fazli Veseli vdiq më 7 korrik të vitit të kaluar, në moshën 94-vjeçare./arbresh.info/

Kërkohet të mos zëvendësohen ditët e festave kur bien në vikend

0

Oda e Afarizmit të Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti që të bëjë ndryshime urgjente në festat zyrtare. Nëpërmjet një komunikate, Oda shkruan se zëvendësimi i ditëve të festave që bien në ditë vikendi është praktikë që po e dëmton vendin në aspektin financiar e ndërkombëtar.

“OAK kërkon që festat zyrtare të mos zëvendësohen me ditë punë në rastet kur ato bien gjatë ditëve të vikendit, por ditë pushimi të jetë vetëm dita e cila është ditë pushimi”, thuhet tutje.

Tutje, është kërkuar që Dita e Kushtetutës më 9 Prill dhe 9 Maji, Dita e Evropës, të shënohen si festa por të mos jenë ditë pushimi.

“OAK kërkon gjithashtu që festat e komuniteteve të jenë ditë pushimi për këto kategori, por jo edhe për gjithë vendin. OAK, mbetët me shpresë se këto rekomandime do të merren parasysh në mënyrë që të kontribuohet në rritjen e ditëve të punës dhe rritjen e ardhjes së investimeve nga Evropa aq shumë të nevojshme për vendin tonë me papunësinë më të madhe në Evropë dhe me të ardhurat më të vogla për kokë banori ne Evropë”, thuhet në njoftim.

Mc Qoppa pas shtatë vjetëve rikthehet me këngën “QoppSexy2”

0

Elvis Qollopeku, i njohur për publikun Mc Qoppa para shtatë vjetëve ka publikuar këngën,”Qoppsexy”.

Pas gjithë këtyre viteve artisti është rikthyer me vazhdimin e këtij projekti, duke e sjellë këngën, “Qoppsexy2”.

Kjo këngë është punuar nga “Vizion Records”, teksa ka ardhur e finalizuar edhe me videoklip.

Max Production, është produksioni i njohur në Kosovë që Mc Qoppa, ia ka besuar realizimin vizual të rikthimit të këtij projekti.

Ai ndër vite ka prodhuar projekte të ndryshme, e një ndër to që u prit shumë mirë ishte edhe kënga kushtuar “Grupit Kumanova”.

Komunat anashkalohen nga Qeveria – Ibrahimi: Qasja ka ndryshuar pas zgjedhjeve, s’ka bashkëpunim

0

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) dy herë nuk është ftuar në takimin e Komitetit për Koordinimin dhe Vlerësimin e situatës me pandeminë, pa ndonjë arsyetim, i tha Ekonomia Online kryetari i këtij institucioni Sazan Ibrahimi.

Ai thotë se nuk e di arsyen pse po ndodh një gjë e tillë, ngase çdo herë kanë qenë të gatshëm për bashkëpunim dhe koordinim të aktiviteteve.

“Tani është takimi i dytë me radhë ku Asociacioni i Komunave të Kosovës nuk ftohet. Kjo nuk e di pse është duke u bërë nga niveli qendror. Neve si Asociacion dhe kryetarët e komunave gjithnjë kanë qenë të gatshëm të bashkëpunojnë në mënyrë që qytetarët të përfitojnë nga ky bashkëpunim sepse interesi kryesor i kryetarëve të komunave është shpëtimi i jetës së qytetarëve”.

Ibrahimi tha se ky trajtim nga ana e Qeverisë nuk ka qenë deri para zgjedhjeve lokale dhe se tash ka një trajtim ndryshe të nivelit lokal.

Edhe në draftimin e Projektligji për vetëqeverisje lokale, ai thotë se nuk janë ftuar që të japin mendimin e tyre.

“Është draftuar Projektligji për vetëqeverisje lokale, i cili projektligj është për komuna e jo për nivelin qendrorë edhe në këtë rast komunat kanë qenë të anashkaluar nga konsultimet nga niveli qendrorë. Kemi reaguar edhe atëherë, kemi kërkuar që ky proces të shtyhet sepse ishim para zgjedhjeve lokale dhe gjatë zgjedhjeve lokale vetëm kur kemi dëgjuar që ky projektligj është miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Vallë a duhet ta hartosh një ligj për dikën dhe për atë që është palë e interesit të mos ta ftosh në konsultë ?.”

“Nëse njëherë ndodh pa qëllim dhe është arsyeja që kemi harruar t’i frojmë komunat, që nuk ka ndonjë arsye të justifikueshme se përse nuk janë konsultuar në hartimin e Projektligjit për vetëqeverisje lokale. Atëherë nëse gabimi ndodh 2-3 herë nuk mund ta konsiderojmë që është pa qëllim apo në disa raste është lëshim teknik. Po shihet që trajtimi i komunave nga niveli qendror edhe i Asociacionit si përfaqësues i tyre legjitim nuk është ashtu siç ka qenë më herët”.

Ibrahimi tutje tha se që nga marsi i vitit 2020 ekipet e angazhuara nga kryetarët e komunave kanë qenë të angazhuar për t’i krijuar lehtësira për tejkalimin e situatës me Covid-19.

Madje sipas tij, 80% e pacientëve janë trajtuar nga niveli lokal, falë angazhimit maksimal të krerëve të komunave.

“Të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, i kanë shndërruar nga një qendër e QKMF në Qendër për trajtimin e pacientëve me Covid-19 dhe në bazë të analizave të Drejtorëve Komunal të Shëndetësisë rreth 80% të pacientëve të cilët kanë qenë të infektuar me Covid-19 kanë qenë të trajtuar në nivelin lokal dhe paramendoni po të mos ishte ky angazhim maksimal i kryetarëve të komunave me stafin e vetë në mënyrë që qytetari ta tejkalojë këtë situatë më lehtë, çka do të kishte ndodhur në nivelin qendrorë, në qendrën kryesore universitare?”

“Për këtë arsye ne kemi kërkuar një bashkëpunim të sinqertë me nivelin qendrore në mënyrë që të tejkalohet situata sa më lehtë. Gjithnjë Asociacioni i Komunave të Kosovës me kryetarët e komunave e ka zgjatur dorën e bashkëpunimit të sinqertë dhe korrekt. Kur kemi pasur bashkëpunim të sinqertë ka pasur rezultate edhe në terren. Gjithnjë kryetarët e komunave kanë kërkuar nga niveli qendrorë që të gjitha masat të cilat ndermirën në bashkëpunim me ta të ndermirën konform situatës në terren. Kur kemi pasur numrin e vogël kryetarët e komunave kanë kërkuar që masat të lehtësohen sepse kanë menduar edhe nga shëndeti ekonomik. Krahas shëndetit publik i cili është prioritet mbi prioritete gjithnjë kryetarët e komunave kanë kërkuar edhe të ruhet shëndeti ekonomik”.

Kryetari i AKK-së tha se kërkojnë nga niveli qendrorë që t’i trajtojnë në mënyrë të dinjitetshme komunat, raporton EO.

“Komunat janë ty qytetarëve të Republikës së Kosovës të cilët janë të prirë nga kryetarët e komunave e të cilët e kanë marrë bekimin dhe votën e qytetarit në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe nuk janë të emëruar por janë të zgjedhur të qytetarëve”.

“Dera e parë për ankesa është komuna, është kryetari i komunës e jo ministritë apo ministrat sepse në derën e ministrave nuk troket askush në mëngjes për t’i shfaqur brengat e tyre”.

Omicron apo “Princi i vogël” që pritet t’i jap fund pandemisë së koronavirusit

0

Përhapja marramendëse me shifër eksponenciale e variantit të ri Omicron, që në fillim shkaktoi frikë dhe panik, si duket do të jetë shpresa dhe rruga dalëse nga tuneli i zi i shkaktuar nga pandemia dyvjeçare e Covidit-19.

Observimet dhe të dhënat e studimeve klinike nga Afrika e Jugut ku u paraqit fillimisht ky variant dhe pastaj ato në Danimarkë e Britani të Madhe, e ditëve të fundit edhe në Francë, tregojnë se ky variant hiperkontagjioz prek të gjitha moshat dhe kategoritë, me një preferencë për personat e vaksinuar, sipas Dr. Martin Blachierit, i cili bazohet në studimin e fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë së Danimarkës.

Mirëpo, e mira në këtë të keqe është se ky virus është shumë më pak virulent edhe përkundër numrit shumë të madh të të infektuarve; jep shumë më pak forma të rënda dhe më pak spitalizime në raport me format paraprake e në veçanti krahasuar me variantin Delta.

Dhe, si shpjegohet ky fenomen i hiperkontagjiozitetit dhe dobësimit kaq të ndjeshëm të virulencës së variantit Omicron ?

Mutacionet natyrale të viruseve ndodhin çdoherë dhe janë të natyrave të ndryshme. Viruset nuk mund të jetojnë e as shumëzohen jashtë nikoqirit, meqenëse nuk kanë sistem metabolik komplet që mundëson replikimin e tyre dhe për këtë ata përdorin ribozomet e sistemin metabolik intraqelizor. Pra, për të mbijetuar, virusi duhet të futet brenda qelizës. E, për t’u futur në qelizë duhet të gjejnë çelësin i cili do të kapet nga receptorët përkatës (në këtë rast në qelizat e mukozave të sistemit të sipërm respirator). Lidhja e “çelësit” me “bravën” do të shkaktojë një reaksion kimik i cili do ta shpërthejë membranën qelizore dhe virusi futet në qelizë ku do të shumëzohet (inkubacioni).

Dhe, pikërisht Omicroni ka pësuar mutacione të shumta për të gjetur çelësin që hapë çdo bravë, edhe nëse ato janë të mbrojtura nga “ushtarë” të krijuar nga infeksioni natyror apo nga vaksina e administruar.

Mirëpo, pas çdo mutacioni në proteinën S, e cila forcon depërtueshmërinë, virusi do të humbë nga fuqia apo virulenca. Dhe, ky është fati i mirë.

Omicroni është një variant i SAR-Cov-2-shit, një linjë e re poligjenetike B.11.529 – sipas nomenklaturës Pango – e cila karakterizohet nga numri i shumtë i mutacioneve. Deri tani ka shënuar 60 mutacione e prej tyre 30 vetëm në proteinën S (Spike).

Proteina Spike e cila gjendet në sipërfaqen e virusit është çelësi që mundëson futjen e virusit brenda qelizës ku ai lidhet me receptorët specifikë qelizorë të mukozës së rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Pasi të futet në qelizë, virusi liron ARN-në e vet dhe fillon replikimi i ti. Pra, viruset janë parazitë intraqelizor që nuk mund të shumëzohen pa përdorur metabolizmin e nikoqirit. Dhe, i gjithë sistemi imunitar i provokuar nga infeksioni apo nga vaksina është i përqendruar në krijimin e antitrupave kundër kësaj proteine, për ta penguar pikërisht futjen e virusit në qelizat tona.

Fakti se virusi Omicron ka pësuar 30 mutacione vetëm në proteinën S, flet se virusi ka dashur dhe ka arritur t’i ikë mbrojtjes imunitare fituar përmes infeksioneve apo vaksinimeve. Kjo e ka bërë variantin Omicron tepër kontagjioz, dhjetë herë më shumë se varianti inicial i Wuhanit. Ky variant “shëtit” lirshëm te personat e vaksinuar edhe me tre doza, te moshat e reja, te fëmijët dhe te personat që janë infektuar me variantet paraprake. Andaj, sipas të gjitha gjasave nuk ka metodë efikase që mund ta ndalojë përhapjen eksponenciale të këtij varianti.

Cunami Omicron shpejtë pritet të kontaminojë gjithë planetin me çmimin e një ftohjeje banale të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes e që shumë më pak prekë mushkëritë për dallim nga variantet paraprake.

Të gjitha projeksionet janë se Omicroni shpejtë do të krijojë imunitetin kolektiv. Imuniteti post-Omicron pritet të jetë më solid dhe në bashkëveprim me imunitetin post-vaksinal do të jetë më i qëndrueshëm dhe mund t’i jap fund pandemisë.
P.S. Mikrobota është univers në vete dhe funksionimi ynë është i lidhur ngushtë me të. Si duket, çdo prishje e këtij balanci që zakonisht bëhet jo nga pa dija, por nga egoizmi njerëzor, dosido do të vë në aksion mikrobotën e cila do të luftojë për ekzistencën e saj dhe në fund do të vë rregull. Të shpresojmë se gjeneratat e reja do të jenë më koshiente dhe më të ndërgjegjshme se tonat.

Ndahet nga jeta në moshën 93-vjeçare, nëna e Kadri Veselit

0

Ka vdekur në moshën 93-vjeçare, nëna e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Ajshe Veseli.

Ajo do të varroset sot në fshatin Broboniq të Mitrovicës.

Lajmi është bërë i ditur nga një familjar i Veselit.

Ndërkohë me 7 korrik të vitit të kaluar ka vdekur edhe Fazli Veseli, babai i Kadri Veselit.

Kadri Veseli është duke u mbajtur në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë, nën dyshimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Njoftimi i plotë:

Të dashur familjarë e miq,

Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se sot, në moshën 93 vjeçare, ndërroi jetë nëna, gjyshja jonë Ajshe Veseli.

Varrimi bëhet sot, në orën 14:30, në Broboniq të Mitrovicës.

Falënderojmë të gjithë qytetarët për ngushëllimet dhe ndarjen e dhimbjes me ne!

Familja Veseli

Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme, Krasniqi: Rroga e vogël e fitimi i madh duhet të marrë fund

0

Analisti politik, Albert Krasniqi ka reaguar sot lidhur me çështjen e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme, ndërsa theksoi se kjo duhet të bëhet për të vendosur drejtësi dhe barazi, ndërkaq rroga e vogël e fitimi i madh duhet të marrë fund.

Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se me iniciativën e Qeverisë për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, amnistohen të gjithë ata që janë pasuruar në mënyrë të paligjshme.

Lexoni të plotë postimin e Krasniqit:

Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme duhet të bëhet për të vendosur drejtësi e sjellë barazi. Rroga e vogël e fitimi i madh, duhet të marrë fund!

Por me iniciativën e Qeverisë për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, amnistohen të gjithë ata që janë pasuruar në mënyrë të paligjshme:

– Në pesë vitet e para të procesit të privatizimit (2003-2008);

– Para shpalljes së pavarësisë në 2008;

– Që nuk kanë ushtruar funksionin publik që 10 vite.

Përveç këtyre, ligji i propozuar është edhe në kundërshtim me Kushtetutën.

– E para, shkel liritë dhe të drejtat themelore, respektivisht parimin e prezumimit të pafajësisë. Me këtë ligj, pala është e fajshme derisa nuk të provohet ndryshe.

– E dyta, cenon parimin e ndarjes së pushteteve, pasi i atribuon administratës kompetencat e prokurorisë. Pushteti legjislativi ndërhynë në punën e pushtetit gjyqësor.

– E treta, Kuvendi tejkalon kompetencat e veta, pasi Byrosë i jep statusin e institucionit të pavarur. Kushtetuta ka përcaktuar institucionet e pavarura dhe funksionet e tyre, kurse përmes ligjit Kuvendit i ka mundësuar vetëm themelimin e agjencive të pavarura.
Nëse këto shkelje janë bërë nga mosdija, edhe mund të falen. Por nuk mund të falen nëse janë bërë me qëllim sa për të nxitur kundërshtimin e opozitës, për ta fajësuar pastaj se është kundër konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.

Kjo iniciative nuk guxon të shpërdorohet, vetëm sa për qëllim të ndërtimit të strategjisë së fushatës së ardhshme zgjedhore.

Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme duhet të jetë proces serioz, i menduar mirë, i pa kompromis dhe që nuk amniston askënd! Jo një mekanizëm i partisë/koalicionit në pushtet për të përndjekur opozitën përmes një Drejtori që e zgjedh me votim të hapur dhe e shkarkon sa herë të dojë. /Telegrafi/

Totaj: S’ka vend në kabinetin tim për njerëz me probleme me ligjin

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, premton qeverisje transparente, pa korrupsion e nepotizëm.

Totaj thotë se në kabinetin e tij qeverisës nuk do të ketë vend për njerëz me probleme me ligjin, ndryshe nga qeveria lokale e Mytaher Haskukës.
Totaj flet për synimet për të funksionalizuar zonën ekonomike të Prizrenit dhe turizmin.

“Fakti që kemi pasur disa drejtorë të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tash para disa ditëve janë shpallur disa aktakuza të reja, tregon se nuk kemi pasur qasje profesionale ndaj obligimeve të punës. Çka unë premtoj që asnjë person i cili ka ose ka pasur probleme me ligjin nuk do të mund të avancohet në pozitë të drejtorit. Natyrisht nëse në ndërkohë ndodh një gjë e tillë që ndaj dikujt të hapet aktakuzë ata persona nuk do të kenë vend në kabinetin qeverisës”, thotë ai për kp.

Totaj premton qeverisje më ndryshe se çfarë është mësuar deri më tani Prizreni, me synim për të rritur cilësinë e jetesës në këtë komunë.

“Unë premtoj ulje apo zvogëlim të dukshëm të dukurive negative, do të thotë burokracisë, korrupsionit, nepotizmit. Të kemi një energji pozitive dhe një qasje proaktive dhe të lëvizim drejt ngritjes së cilësisë së jetës në Komunën e Prizrenit. Qeverisja ime do të jetë profesionale, korrekte, transparente dhe do të jetë një lidership pak më ndryshe se çka parë deri më tani Prizreni”, thotë ai.

Totaj zotohet se do t’i shtyjë përpara të gjitha projektet e premtuara gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa tregon se cili prej tyre do të ketë prioritet me nisjen e punimeve.

“Si projekti i parë më i rëndësishëm, funksionalizimi i rrugës tranzitore nga lagjja ‘Dardania’ në lagjen ‘Arbana’, aty është një shtëpi në mes të rrugës, si dhe lidhjen e autostradës me atë rrugë tranzitore që do ta mundësonte shumë më shpejtë kyçje në autostradën e cila çon për Shqipëri ose për Prishtinë, kjo është më e rëndësishmja. Kurse, ne e kemi futur në buxhet të vitit të ardhshëm studimin e fizibilitetit të projektit të ndërtimit të nënkalimit nga ish-BVI deri tek Shtëpia e Bardhë ku aktualisht është rezidenca e kryetarit të komunës. Si dhe një projekt tjetër të studimit të mundësisë së rifreskimit apo ristrukturimit të trafikut urban në qytetin e Prizrenit, ku përfshihet edhe çështja e parkingjeve, sepse nuk ka pasur një studim të kësaj natyre”, thotë ai.
Për krijim të vendeve të punës e rritjen ekonomike të komunës, Totaj thotë se së shpejti do të funksionalizojnë zonën ekonomike të Prizrenit, raporton Telegrafi.

“E kemi si projekt shumë të rëndësishëm funksionalizimin e zonës ekonomike dhe besojmë që shumë shpejtë do të funksionalizohet. Pastaj aty do të kemi mundësi që të kemi investitorë apo biznese të cilët duan të investojnë dhe të hapin vende të reja të punës, t’u ofrohet lokacion, t’u ofrohet tokë dhe infrastruktura e cila ju duhet për t’u kyçur. Ata pastaj me investimet e tyre t’i rrisin kapacitetet dhe të hapin vende të reja të punës”, shprehet Totaj.

I pari i Prizrenit thotë se fokus të punës së tij e ka edhe zhvillimin e turizmit, që pastaj do të kishte ndikim edhe në rritje ekonomike.

“Prizreni si qytet me trashëgimi kulturore, historike ka çka ju ofron vizitorëve. Ka shumë objekte të cilat ia vlen të shihen, ka shumë xhamia, ka shumë kisha, është Sahatkulla ku është investuar dhe është shndërruar në muze. Është po ashtu Hamami, është Lidhja e Prizrenit dhe mendoj që të gjitha këto do të jenë dhe mund të jenë atraksionet për t’i vizituar nga ana e të gjithë qytetarëve që duan të vijnë dhe të vizitojnë Prizrenin. Ne planifikojmë që të ndërtojmë një kalendar të eventeve që do të ndodhin gjatë vitit. Të gjitha këto ne do t’i shfrytëzojmë për të promovuar qytetin tonë dhe përmes kësaj të arrijmë zhvillimin ekonomik sepse të gjithë ata vizitorë që vijnë këtu natyrisht se do të shpenzojnë diçka”, thotë ai.
Për katër vitet e ardhshme, kreu i Prizrenit premton se do të angazhohet në krijimin e një jete më të mirë për qytetarët e kësaj komune. Po ashtu, ai thotë se kujdes të veçantë do t’i kushtojë investimeve në fushën e arsimit, kulturës, sportit e trashëgimisë kulturore.

Për 24 orë, në Kosovë ndodhën 84 aksidente dhe u dënuan mbi 1 mijë e 500 shoferë

0

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 84 aksidente trafiku, 25 prej tyre me persona të lënduar, kurse 59 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

Policia gjithashtu, ditën e enjte ka dënuar 1 mijë e 532 shoferë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Kurse, 495 tiketa janë shqiptuar për qytetarët që nuk kanë respektuar masat antiCOVID.

Policia po ashtu njofton se ka arrestuar 17 persona, 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse 1 në vuajtje të dënimit.

Evropa po përballet edhe me një virusi të ri që po godet kafshët dhe shpezët

0

Ndryshe prej këtij aktualit COVID-19 që po prek njerëzit, ai i riu është përhapur te kafshët dhe shpezët.

HPAI apo (H5N1), që po konsiderohet jo pak i rrezikshëm, nuk ka arritur deri tash në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur “Front Online” Lamir Thaçi, zëdhënës në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

“Për momentin nuk kemi raste te evidentuara të pranisë së kësaj sëmundje në Kosovë”, deklaroi Thaçi për “Front Online”.

Rreziku i përhapjes së HPAI mund të vie nga Serbia, Hungaria dhe Bullgaria, meqë Kosova shpezët i importon nga këto vende.

Importi mund të ndalet vetëm atëherë kur autoritetet konstatojnë se ka rrezik për përhapjen e këtij virusi edhe në Kosovë.

“AUV në vazhdimësi përcjellë raportet e OIE se ne lidhje me shëndetin veterinarë në rajone Evropë dhe varësisht nga nevoja dhe rekomandimet që jepen, ndërmerr veprime për ndalesat e importit nëse është rrezik potencial për përhapjen e kësaj sëmundje ne Kosove. Ndalesat bëhen për shpezë të gjalla apo produkte me origjine shtazore me prejardhje nga shpezët”, ka bërë të ditur Thaçi për “Front Online”.

Për ta parandaluar përhapjen e virusit H5N8 vitin e kaluar në Kosovë janë asgjësuar 80,304 shpezë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort