Home Blog Page 3658

Kurti i shpreh ngushëllime familjes së Kadri Veselit pas vdekjes së nënës

0

Kryeministri Albin Kurti i ka shprehur ngushëllimet familjes së Kadri Veselit pas vdekjes së nënës së tij, Ajshe Veselit.

“Me keqardhje mora lajmin e ndarjes nga jeta e Ajshe Veselit”, thuhet në komunikatën e dërguar nga kryeministria.

“Në këtë ditë pikëllimi, në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe mbarë familjes Veseli, tha kryeministri Kurti”.

Ajshe Veseli vdiq sot në moshën 93-vjeçare, shtatë muaj pasi ishte ndarë nga jeta edhe bashkëshorti i saj, Fazliu.

144 raste pozitive në Kosovë në 24 orë

0

Nga 3.908 testime, 144 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.121. Kurse nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, njoftoi IKSHPK.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.010 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.687.782 doza të vaksinës.

Deri më sot 788.240 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në total numri i rasteve aktive është 997.

Macron: Gjatë kryesimit të BE-së Franca do angazhohet edhe në Ballkan

0

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se shteti i tij gjatë kryesimit të Presidencës së bllokut evropian do të punojë së bashku me Komisionin Evropian edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Këto komente Macron i bëri gjatë një konference të përbashkët për media me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Franca mori kryesimin gjashtëmujor të Presidencës së Bashkimit Evropian nga 1 janari.

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen tha se e mirëpret faktin që Franca, si një shtet me peshë të madh politike dhe me përvojë ka marrë kryesimin e Presidencës dhe se institucioni që ajo udhëheqë, do të jetë në dispozicion për të bashkëpunuar në realizimin e prioriteteve të përbashkëta të BE-së.

Macron dhe von der Leyen folën për gazetarët pas takimit të parë të punës që pati kolegji i Komisionarëve të BE-së me Qeverinë franceze, si kryesuese e radhës së BE-së.

Burimet nga Presidenca franceze kanë thënë se do të angazhohen gjatë këtyre gjashtë muajve edhe për të avancuar procesin e zgjerimit me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke pasur parasysh edhe përmbushjen e kushteve në këtë proces, sipas metodologjisë së re të zgjerimit.

Sipas burimeve diplomatike, Franca pritet sidomos të punojë në tejkalimin e pengesave për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pas krijimit të Qeverisë së re në Bullgari pritet që të gjendet edhe një zgjidhje për të hequr pengesat që ky shtet i ka bërë për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut.

Franca gjatë kryesimit të saj me BE-në do të organizojë edhe një konferencë të veçantë kushtuar Ballkanit Perëndimor, në të cilën do të diskutohet për problemet specifike, sidomos për tensionet politike në Bosnje e Hercegovinë dhe raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

Jasharaj përsërit: Greva mund të ketë në fund të marsit

0

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe e Kulturës së Kosovës (SBASHK), ka përsëritur paralajmërimin se nëse nuk dëgjohen kërkesat e tyre, në fund të marsit, mësimdhënësit mund të futen në greva. Nëpërmjet një komunikate, kryesindikalisti Rrahman Jasharaj tha se kanë zhvilluar takime me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci e ministrin e MPB-së, Xhelal Sveçla, me qëllim të dhënies së hapësirës për dialog e punë.

“Ministrja Nagavci ishte edhe në takimin tonë me Ministrin Sveçla dhe ne pezulluam protestat e grevat për t’i dhënë hapësirë dialogut dhe punës së qetë të komisionit te ngritur për ligjin e pagave, por kërkuam afate dhe kjo është shumë e drejtë, e po ashtu u deklaruam publikisht se nëse këto afate nuk respektohen në fund të marsit organet e SBASHK do ta dëgjojnë zërin e anëtarësisë dhe nuk përjashtohen as veprimet sindikale, gjegjësisht grevat”, thuhet në komunikatë.

SBASHK-u potencoi se në rast se mësimdhënësit futen në grevë, “Qeveria do të jetë përgjegjëse pse nuk ka mbajtur fjalën dhe premtimin e dhënë.

“Ky nuk është as shantazh, as kërcënim, po paraljmërim me kohë se grevë mund të ketë”, thuhet tutje.

SBASHK-u thotë se kanë kërkuar nga Nagavci që ndaj 400 punëtorëve të arsimit, që janë me sëmundje të rëndë, të veprojë duke iu siguruar mjete buxhetore dhe t’i lirojë nga procesi mësimor për një vit.

“Ne e kemi thënë publikisht e në emër të punëtorëve të arsimit se jemi të gatshëm e të përkushtuar, që pavarësisht vështirësive të mëdha të krijuara nga pandemia, të mbajmë procesin mësimor në institucione arsimore. Ne dëshmuam do të dëshmojmë se jemi në shërbim të arsimit, por edhe në shërbim të kërkesave të anëtarësisë.”

Prodhuesit e kriptovalutave: Qeveria po na detyron t’i shesim

0

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave, ka bërë që disa qytetarë të fillojnë t’i shesin pajisjet e tyre, nga të cilat kanë fituar mijëra euro në vitet e fundit.

Njoftimet për shitje po bëhen kryesisht në grupe të ndryshme në rrjetet sociale, ku zakonisht diskutohet vetëm për çështjen e kriptovalutave.

Çmimet janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga 1,500 e deri në 8 mijë euro, varësisht prej pajisjes.

REL ka komunikuar me disa prej tyre, të cilët në kushte anonimiteti kanë thënë se janë detyruar t’i ndalin pajisjet, të cilat i kanë blerë më shtrenjtë dhe tash po i shesin më lirë.

Njëri prej tyre tha në një përgjigje me shkrim se është detyruar t’i shesë tri pajisjet e tij, pasi nuk dëshiron të veprojë në mënyrë kundërligjore.

“I kam pasur tri pajisje dhe të tria i kam shitur, sepse Qeveria nuk ka dhënë afat se për sa kohë do të ndalohet prodhimi i kriptovalutave. Po të kishte një afat, do t’i ndalonim përkohësisht. Të tri pajisjet i kam shitur 1,500 euro”, tha ai.

Shitblerja e pajisjeve për prodhim të kriptovalutave po bëhet edhe në një grup me qindra qytetarë në aplikacionin ‘Telegram’.

“Kam filluar qe më shumë se 6 muaj të prodhoj kriptovaluta. Për momentin kam një pajisje (Rig 5700xt 6-GPU). E kam blerë 7 mijë euro. Pesë mijë euro i kam marrë kredi për ta blerë. Çdo muaj prej kësaj pajisje i kam fituar 500 deri 600 euro”, tha njëri prej tyre në kushte anonimiteti.

Vendimi i Qeverisë për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave, sipas tij, është pak i ngutshëm dhe shpreson që i njëjti të anulohet.

Ai tha se ende nuk ka vendosur nëse do ta shesë pajisjen, pasi që, sipas tij, nuk shpenzon shumë rrymë.

Bie çmimi i pajisjeve

Përveç shitjes së pajisjeve, qytetarët kanë filluar t’i tërheqin fitimet e tyre të fituara nga prodhimi i kriptovalutave.

Në njërën nga kompanitë për këmbimin e kriptovalutave në Prishtinë, thonë se ata qytetarë që kanë kritpovaluta, tashmë kanë filluar t’i tërheqin fitimet, ndonëse aktualisht vlera e tyre ka rënë.

Ardian Alaj, bashkëpronar i njërës prej kompanive për këmbim të kriptovalutave, tha se me datat 4 dhe 5 janar ka qenë një fluks më i madh i njerëzve, të cilët kanë këmbyer valutat e tyre.

Ai tha se vendimi i Qeverisë nuk ka pasur shumë sqarime dhe njerëzit ndihen të rrezikuar se çfarë do të ndodhë me valutat e tyre.

“Kemi klientë të rregullt që çdo muaj vijnë i konvertojnë fitimet e tyre për nevoja të rrymës, internetit dhe nevojat e tyre personale, por këto dy ditë fluksi i njerëzve ka qenë më i madh dhe sasia e këmbimit të valutave ka qenë shumë e madhe krahasuar me muajt paraprakë”, tha Alaj.

Sipas tij, pas vendimit të Qeverisë për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave, ka filluar të bjerë çmimi i pajisjeve në faqe të ndryshme online ku qytetarët i postojnë fotografitë e pajisjeve të tyre.

“Ajo çka po vërehet është se çmimi i pajisjeve ka pësuar rënie shumë të madhe. Zakonisht blerja e një pajisje, ka kushtuar deri 5 mijë euro, tash mund të gjendet në treg me 2,000-2,500 euro”, tha Alaj.

Sipas Doganës së Kosovës, vetëm gjatë vitit 2021, në Kosovë janë importuar pajisje për prodhim të kriptovalutave në vlerë rreth 600 mijë euro.

Qeveria zotohet se do t’i ndalojë kriptovalutat edhe në veri

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur të enjten se do të identifikohen lokacionet e prodhimit të kriptovalutave në të gjithë Republikën e Kosovës.

Në dy operacione të ndara, Policia e Kosovës tha më 6 janar se ka sekuestruar 70 aparate për prodhimin e kriptovalutave.

Nëpërmjet një përgjigjeje me shkrim dërguar REL-it, zyra për media e Qeverisë ka njoftuar se pas identifikimit do të ndërpritet prodhimi i kriptovalutave, duke përfshirë edhe veriun e Mitrovicës.

Mirëpo, zëdhënësi i Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), Viktor Buzhala, tha të mërkurën se kjo kompani e ka të pamundur t’i identifikojë lokacionet ku prodhohen kriptovalutat, e aq më pak në veri të Kosovës.

“Identifikimi i lokacioneve ku prodhohen kriptovaluta, nuk është kompetencë e KEDS-it. Dihet që nuk e furnizojmë veriun dhe nuk kemi qasje atje, e kemi të pamundur”, tha Buzhala, duke shtuar se e kanë të vështirë të dinë edhe sa shpenzojnë rrymë këto pajisje.

Në përgjigjen e Qeverisë së Kosovës thuhet se “në vitin 2021 është rritur konsiderueshëm konsumi i energjisë elektrike dhe një ndër faktorët e rritjes së konsumit besohet të jetë prodhimi i kriptovalutave në vend, me theks të veçantë në veri të vendit”.

“Sa për ilustrim, prodhimi i një kriptovalute, duke marrë parasysh shifra konservative, konsumon energji sa afro 19 shtëpi kosovare mesatare në vit”, thuhet në përgjigje.

Që prej vitit 1999, furnizimi me energji elektrike në pjesën veriore të Kosovës është problem.

Që nga ajo kohë, qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit nuk paguajnë për energjinë e shpenzuar.

Rreth 12 milionë euro në vit llogaritet fatura e përbashkët e energjisë së shpenzuar në katër komuna në veri të Kosovës.

Së fundmi, Kosova po përballet me krizë energjike, pas rritjes së importit të energjisë. Autoritetet kanë miratuar masat emergjente për energji.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar të martën, më 4 janar, se institucionet kompetente do të angazhohen që të ndalojnë prodhimin e kriptovalutave, pasi dyshohet se pajisjet me të cilat prodhohen ato, shkaktojnë konsum të lartë të energjisë elektrike. /REL/

Oda e Hotelierisë kërkon që të lëshohet teleferiku në Brezovicë dhe vaksinimi të mos jetë kusht për hyrje

0

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit ka kërkuar që teleferiku në qendrën e skijimit në Brezovicë të vihet në funksion, si dhe të lejohen turistët e pavaksinuar me dy dozat kundër COVID-19 të hyjnë në pikën kufitare ‘’Jazhicë Glloboqicë’.

“Teleferiku akoma nuk është lëshuar, edhe pse është dashur të lëshohet që nga data 25 dhjetor 2021, ndërkohë që teleferiku në Brezovicë është një ndër atraksionet më të vizituara, sidomos tani me ardhjen e mërgimtarëve në Kosovë, dhe kjo që po ndodh është një humbje e madhe nëse nuk parandalohet menjëherë”, thuhet në komunikatën nga Oda, transmeton Klankosova.tv.

“Gjithashtu, një tjetër ankesë apo pakënaqësi e cila është prezente tash e disa ditë është se në pikën kufitare ‘’Jazhicë Glloboqicë’’ nuk po lejohen të hyjnë vizitorët nëse nuk e kanë dëshminë e dy vaksinave, pra nuk po vlen as testi negativ PCR apo dëshmia se personi ka kaluar COVID-19”.

Oda ka kërkuar që sa më parë të ketë ndërhyrje në këto dy problematika, që sipas tyre, po shkaktojnë humbje të madhe tek bizneset.

Sërish alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

0

Një person sërish ka deklaruar se ka vendosur një mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë.

“Rreth orës 12:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët”, u shpreh ajo.

Tutje, Ahmeti bëri të ditur se tashmë janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës.

Kujtojmë se një paralajmërim i tillë u bë edhe dy ditë parë, si dhe një tjetër me 23 dhjetor.

A do të ketë konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme?

0

Në Kosovë Ministria e Drejtësisë synon themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Byroja do të merret me zyrtarë dhe ish-zyrtarë të institucioneve.

Në Kosovë qeveria miratoi një projektligj që ka për qëllim themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Projektligji, sipas ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, është hartuar nga ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë. Ajo thotë se Byroja Shtetërore synon “verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar të personave zyrtarë, familjarëve të tyre dhe personave të ekspozuar politikisht”.

Projektligji po ashtu garanton respektim të drejtave të palëve në procedurë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, dhe dokumentet ndërkombëtare.

“Parandalimi dhe ndëshkimi i keqpërdorimit të të mirave publike, ka qenë dhe mbetet njëri ndër top prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Aprovimi dhe implementimi i këtij Ligji, është një hap tutje i domosdoshëm për arritjen e këtij synimi”, bëri të ditur në rrjetet sociale ministrja Haxhiu.

Si erdhi tek pasurimi?

Me themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, barra e justifikimit të pasurisë tani bie tek zyrtari dhe jo siç ka qenë deri më tash tek prokuroria e shtetit. Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, thotë se Byroja do të ketë staf të specializuar, por gjithsesi fjalën e fundit për konfiskim e pasurisë do ta jep gjykata, gjithnjë duke respektuar edhe të drejtën e ankesës së palës tjetër.

“Do të ketë staf të profilizuar dhe të specializuar në raport me adresimin e çështjes së pasurisë së pajustifikueshme. Barra e provës do t’i bie zyrtarit që thirret për të justifikuar pasurinë për faktin se aktualisht barra e provës është tek Prokuroria dhe kjo në vazhdimësi ka dështuar. Pra Prokuroria nuk ka arritur që përmes hetimeve që ka bërë të ngre aktakuza dhe t’i pasqyrojë ato para gjykatës dhe t’i mbrojë ato dhe është situata ku ne jemi”, tha për mediet lokale ministrja Haxhiu. Sipas saj, dënimet që janë dhënë deri tash ndaj ndonjë zyrtari të profilit të ulët kanë qenë vendime qesharake dhe motiv për të korruptuarit për të vazhduar me afera të tilla. Prandaj sipas ministres Haxhiu, ajo është e interesuar që projektligji për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme të hyjë në fuqi sa më shpejtë.

“Ligji duhet të hyjë në fuqi sa më parë”

“Për mua si ministre, por edhe për Qeverinë e Kosovës, synimi është që ky ligj të hyjë në fuqi sa më parë. Por duke marrë parasysh natyrën e tij nuk mund të kërkojmë procedura të përshpejtuara, sepse megjithatë konsiderojmë që edhe Komisioni për Legjislacion duhet të organizojë dëgjim publik dhe të marrë opinionet e palëve të interesuara në këtë drejtim”, thotë Haxhiu.

Analistët skeptikë

Po si e shohin njohësit e çështjeve të drejtësisë synimin e qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti, për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme?

Blerim Burjani, njohës i çështjeve të drejtësisë, i tha DW-së se themelimi i strukturave që bien ndesh me Kushtetutën, veçmas me pjesën e institucioneve të rendit dhe ligjit, mund të jenë objekt trajtimi nga Gjykata Kushtetuese.
“Arsyet janë të shumta dhe e para është konteksti organizativ e kushtetues i shtetit. Kosova ka strukturë administrative shtetërore në pajtim me standardet evropiane, që është një skemë kushtetuese që bazën e ka në demokraci, mbrojtjen e rendit dhe ligjit dhe mbrojtjen e shtetit unitarë. Pra, themelimi i një Byroje të Hetuesisë bie ndesh me organizimin kushtetues të shtetit dhe pjesën e organeve kushtetuese të saj, e kjo tregon se ka nevojë për ndryshime kushtetuese. Gjasat për t’u themeluar me ligj një mekanizëm i tillë është i komplikuar dhe tentativë për të ndikuar në organizimin aktual të organeve të rendit, policisë, gjyqësisë dhe prokurorisë”, thotë Blerim Burjani.

“Gjuetia e shtrigave”?

Ai thotë se byro të tilla kanë shtetet federative dhe si model në këtë çështje është SHBA-ja. Por Kosova ka një organizim tjetër shtetëror dhe specifika të ndryshme. Ndaj ai mendon se kjo Byro është vështirë të mandatohet vetëm me ligj, pa ndryshime kushtetuese.

“Brenda Kushtetutës së Kosovës ka mekanizma të mjaftueshëm për të luftuar dukuritë negative. Edhe nëse Byroja ka qellim të mirë, që mund të ketë natyrisht, kjo në kuptimin organizativ të rendit dhe ligjit është mbi strukturën kushtetuese të shtetit. Pra dhënia e kompetencave dublifikuese është, apo mund të jetë, drejt rrëshqitjes në një institucion që koncentron energji tjetër dhe komplikon funksionimin e organeve të tjera të rendit, apo merr kompetenca mbi organet tjera ekzekutive. Koncentrimi në ndjekjen e personave politik për vepra penale, mund të keqkuptohet shumë dhe të tingëllojë si ‘gjueti shtrigash’”, thotë Burjani.

Edhe një njohës tjetër çështjeve të drejtësisë, Ehat Miftaraj nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha për mediet lokale se në sistemin e njëjtë të drejtësisë, projektligji për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, nuk sjell ndryshime.

Problemet me funksionimin

“Një sistem i drejtësisë, të njëjtit gjyqtarë dhe prokurorë që e kanë një kornizë ligjore shumë të avancuar për sekuestrim dhe konfiskim të pasurisë dhe nëse për 20 vite pothuajse nuk ka asnjë rezultat, nuk është garanci që mund të ketë rezultate vetëm që ua jep edhe një mundësi tjetër në aspektin civil që qytetarët të vërtetojnë pasurinë e tyre”, thotë Miftaraj. Ai thotë se “gjithnjë prokuroria, dështimet e tyre është munduar t’i arsyetojë me shtimin e një neni, dispozite, apo një ligji të ri”.

“Derisa nuk ndryshon mentaliteti i sistemit të drejtësisë, e prokurorët dhe gjyqtarët nuk e konsiderojnë si obligim që të respektojnë Kushtetutën së pari ata vet dhe t’i zbatojnë obligimet që ua përcakton Kushtetuta dhe ligji, nuk është se mund të presim ditë më të mira”, thotë Ehat Miftaraj. Sipas tij, vetëm vetingu mund të jetë shpresë që të pastrohet sistemi i drejtësisë.

Vetingu

Sidoqoftë, qeveria e Kosovës vazhdon të insistojë që në Kosovë të ketë edhe veting në sistemin e drejtësisë, por kjo ka vënë në pah dallimet që ka për këtë proces qeveria me Bashkimin Evropian. Qeveria e Kosovës tashmë e ka miratuar edhe koncept-dokumentin për vetingun, dhe ka ngarkuar një grup punues për hartimin e amendamenteve kushtetuese. Por, në raportin e Progresit të Komisionit Evropian, nuk u vlerësua me nota të mira nisma e qeverisë së Kosovës që të ketë veting të tërësishëm në sistemin e drejtësisë.

Në raport u tha se “Qeveria e re është duke konsideruar disa opsione për procesin e vetingut”, dhe sipas raportit “ndërmarrja e një ri-vlerësimi të të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve është brengosëse dhe paraqet një burim shqetësimi serioz”. Me këtë konstatim të Komisionit Evropian nuk u pajtua presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, e cila është instanca e fundit që dekreton gjyqtarët dhe prokurorët. Presidentja në reagimin e saj, kundërshtoi konstatimet e Komisionit Evropian dhe tha se “mungesa e vetingut do të ishte shqetësim serioz dhe jo përmbushja e këtij procesi”.

SBASHK- Qeverisë : As shantazh, as kërcënim, po paralajmërim me kohë se grevë mund të ketë

0

Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK) i ka kujtuar Qeverisë së Kosovës dhe ministrive të linjes së greva e paralajmëruar do të jetë e pashmangshme, nëse deri në mars të këtij viti nuk plotësohen kërkesat e sindikalistevë të arsimit.

Ata përmes një komunikate kanë bërë një kronoligji të kërkesave të tyre gjatë vitet 2021.

Reagimi i plotë:

As shantazh, as kërcenim , po paralajmërim me kohë se grevë mund të ketë

SBASHK në takimet e shumta me Ministren Nagavci ka shprehur gatishmërinë për angazhime të përbashkëta në shërbim të arsimit dhe ngritjes së vazhdueshme të cilësisë. Ka kërkuar SBASHK nga Ministrja që të ngrit në Qeveri kërkesën që të ndahet buxhet për të pajisur shkollat me mjete të punës për shekullin 21 në mënyrë që të zëvendësohet shkumësi e shpuza me lop top e projektorë. Kemi ngritur zërin në këto takime edhe për trajnimet dhe kemi tejkaluar edhe pritjet tona duke organizuar , pa ndihmën e askujt, trajnime me mësimdhënës nga e tërë Kosova , aktivitet në të cilin kanë marrë pjesë 5000 punëtorë të arsimit.

Kemi kërkuar me ngulm që Ministrja Nagavci të kërkoj nga Qeveria Kurti që të kryhet obligimi moral e njerëzor ndaj 400 punëtorëve të arsimit me sëmundje të rënda e të veproj , se paku, siç bëri Qeveria Hoti , që siguroi mjete buxhetore dhe liroi nga procesi mësimor për një vit këta njerëz , që vuajnë nga sëmundjet nga më të rëndat, por në vitin 2021 kjo nuk u realizua . Ne insistuam e apeluam edhe për vaksinimin e punëtorëve të arsimit dhe apeli ynë u dëgjua nga të gjithë dhe tani kemi me shumë se 95 % të punëtorëve arsimor të vaksinuar.

Ne e kemi thënë publikisht e në emër të punëtorëve të arsimit se jemi të gatshëm e të përkushtuar , që pavarësisht vështirësive të mëdha të krijuara nga pandemia, të mbajmë procesin mësimor në institucione arsimore. Ne dëshmuam do të dëshmojmë se jemi në shërbim të arsimit, por edhe në shërbim të kërkesave të anëtarësisë.

Ministrja Nagavci dhe Qeveria sikur nuk duan t’i shohin e t’i pohojmë gjithë këto angazhime tonat në shërbim të arsimit dhe kurdo herë që mediet pyesin për paralajmërimet tona legjitime se nëse Qeveria nuk i mbanë premtimet dhe fjalën e dhënë do të ketë veprime sindikale Ministrja Nagavci nervozohet dhe përmend fjalët shantazh dhe kërcenim.

Ministrja Nagavci ishte edhe në takimin tonë me Ministrin Sfeçla dhe ne pezulluam protestat e grevat për t’i dhënë hapësirë dialogut dhe punës së qetë të komisionit te ngritur për ligjin e pagave , por kërkuam afate dhe kjo është shumë e drejtë e po ashtu u deklaruam publikisht se nëse këto afate nuk respektohen në fund të marsit organet e SBASHK do ta dëgjojnë zërin e anëtarësisë dhe nuk përjashtohen as veprimet sindikale, gjegjësisht grevat dhe Qeveria do të jetë përgjegjëse pse nuk ka mbajtur fjalën dhe premtimin e dhënë. Ky nuk është As shantazh, as kërcenim , po paralajmërim me kohë se grevë mund të ketë.

Vrasja e Lirije Qerimajt, protestojnë gratë në Drenas

0

Ka nisur protesta paqësore në sheshin “Adem Jashari”, në Skenderaj, ku po protestohet kundër dhunës dhe vrasjes së grave.

Gratë protestuese po dënojnë vrasjen e Lirije Qerimajt në Llaushë, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj.

Protesta është organizuar nga Organizata jo qeveritare “Gratë Intelektuale të Drenicës”.

Gratë protestuese janë duke bartur pankarta me mbishkrime “Vrasja nuk është virtyt i trimërisë por forma më e ulët e ligështisë”, “Nëse nuk di të duash mos merr jetë”, “Një nënë nuk ka 7 jetë por do ta jepte edhe të vetmen që ka për fëmijët e saj”.

Lirije Qerimaj dyshohet se u vra para dy ditësh nga bashkëshorti i saj në Llaushë të Skenderajt, ajo u vra me armë zjarri.

Vrasja e saj ka nxitur reagime të shumta./FrontOnline

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort