Home Blog Page 3656

Mbi 19 mijë qytetarë të Kosovës kanë marrë dozën e tretë dhe përforcuese të vaksinës anti-COVID

0

Mbi 17 mijë persona në Kosovë kanë marrë tashmë edhe dozën përforcuese të vaksinës anti-COVID-19 në Kosovë, ndërkaq së bashku me mbi 2 mijë të tjerë që kanë marrë dozën e tretë, ky numër shkon në mbi 19 mijë e 500 doza.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, vetëm për ditën e sotme janë administruar rreth 2 mijë 800 doza të vaksinës anti-COVID.

Ndërkaq, numri i rasteve të reja me coronavirus po shkon duke u rritur.

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, gjatë vizitës në qendrën e vaksinimit në Fushë Kosovë, dy ditë më parë, u bënë thirrje qytetarëve për të marrë dy dozat e para të vaksinës pa vonesë.

Ndërsa, qytetarëve që i kanë marrë dy dozat e para, u bënë thirrje që të marrin doza përforcuese posa të kalojnë 3 muaj nga marrja e dozës së dytë.

Në raportimin e fundit, bazuar në të dhënat e MSH-së, në Kosovë janë 997 raste aktive me coronavirus.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit 144 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në Kosovë.

Komiteti për imunizim të popullatës me vaksinën kundër COVID-19 kishte marrë vendim që ng data 09.12.2021 të fillohet me administrimin e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 në popullatë.

Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se dozën përforcuese dhe dozën e tretë mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare sipas intervaleve kohore për dozat e lartë cekura.

Në Kosovë, të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç.

Komandanti që udhëhoqi forcat ruse në Kosovë, tash po e bën në Kazakistan

0

Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Kazakistan nga presidenti tashmë i dorëhequr, Kassym-Jomart Tokayev, ai kërkoi ndihmë nga liderët e vendeve të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO).

Në ndihmë ish-presidentit të Kazakistanit i erdhi Rusia, e cila dërgoi trupa ushtarake në Kazakistan, trupa këto që po i udhëheq Andrey Serdyukov, që është komandant i Forcave Ajrore Ruse, i cili kishte udhëhequr forcat ruse edhe gjatë luftës në Kosovë dhe gjatë tensioneve në Krime të Ukrainës, ka bërë të ditur fotoreporteri Pierre Crom.

Situata në Kazakistan po vazhdon të jetë e rëndë, ku deri më tani raportohet se nga protestat e dhunshme 18 njerëz kanë humbur jetën, protesta këto që nisën më 2 janar, si pasojë e rritjes së çmimit të gazit të lëngshëm dhe situatës socio-ekonomike.

Eksperti amerikan tregon se sa e dëmton Bitcoinin vendimi i Qeverisë së Kosovës

0

Alan Konevsky, ekspert amerikan për kriptovaluta, komentoi zhvillimet e fundit në Kazakistan dhe Kosovë dhe hodhi dritë mbi ndikimin e tyre në industri, nga një këndvështrim personal.

Siç raporton mediumi i destinuar për kriptovaluta ‘Cryptoslate‘, vendet në zhvillim si Kazakistani dhe Kosova kanë rrjete elektrike të kufizuara – të paaftë për të përballuar kërkesën e lartë.

“Infrastruktura e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë është shpesh një pikë e dobët” deklaroi Konevsky, duke treguar pengesën për vendet në zhvillim që provojnë të vazhdojnë me përparimet teknologjike.

“Paqëndrueshmëria politike ushqehet – dhe rrjedh prej – betejave të tilla dhe e përkeqëson ndikimin dhe kohëzgjatjen e vendimeve kundër kriptovalutave” shpjegoi ai.

Në fund të vitit të kaluar, Azia Qendrore – nga Kazakistani perëndimor në Taxhikistanin jugor – vuajti nga mungesa e energjisë dhe energjisë pasi u godit nga një thatësirë ​​e madhe, duke kufizuar prodhimin e hidrocentralit dhe, si rezultat, edhe Bitcoin-in.

“Disi në mënyrë të ngjashme, termocentrali më i madh i Kosovës me qymyr u mbyll kohët e fundit për një çështje teknike, kështu që ata u detyruan të importonin energji elektrike, e cila tashmë është në një trend rritës të çmimit”, komentoi Konevsky.

Siç thotë mediumi, duke u përballur me krizën më të keqe energjetike në një dekadë për shkak të ndërprerjeve të prodhimit, Qeveria e Kosovës së fundmi lëshoi ​​një vendim për ndalimin e prodhimit të kriptove – në një përpjekje për të frenuar konsumin e energjisë elektrike.

“Në skemën e madhe të gjërave, vendimet e këtyre vendeve për të kufizuar prodhimet nuk ndikojnë shumë kritpovalutat, sa ka ndikim në statusin e tyre si vende në zhvillim me infrastrukturë në zhvillim” vuri në dukje Konevsky, duke shtuar se “është mjaft sfiduese që ata të sigurojnë nevoja themelore dhe të mbështesin rritjen ekonomike”.

“Vendimet e marra nga këto vende mund të krijojnë një precedent për vendet e tjera për t’u ndjekur. Nëse vendet e tjera në zhvillim vendosin të kufizojnë ose ndalojnë prodhimin e Bitcoin, kjo mund të ndryshojë peizazhin e Bitcoin-it në tërësi”, deklaroi më tej ai.

Të hënën protestojnë banorët e lagjes ” Bajram Curri” për shkak të reduktimeve të shpeshta të ujit

0

Banorët e lagjes ” Bajram Curri”, përmes një njoftimi në një faqe të kësaj lagje në facebook, kanë paralajmëruar që për ditën e hënë nga ora 13:00- 14:00 të mbajnë një potestë para KRU ” Hidroregjioni jugor”, për shkak siç thonë ata, reduktimeve të shpeshta të ujit të pijes nga kjo kompani.

Njoftimi i plotë

Njoftim për Protest!

Siq ju kemi lajmëruar se dhe pas shume kerkesave derguar kompanis “Hidroregjioni”ku kemi kërkuar reduktime proporcionale asnje pergjigje deri me tani nuk kemi pranuar,andaj të Hënën me datë 10.01.2022 do të protestojm para zyreve të kompanis nga ora 13:00 deri në ora 14:00, ky reduktim 12 orësh dhe me shtypje teper te ulët e cila as per nevoja elementare nuk mund të kryhen nuk ka ndodhur asnjëher kjo tregon qe është menaxhim jo i mire i kompanis e cila duhet te kete pergjegjsi dhe duhet te ngritet padi per shkelje të drejtave të njeriut.

Protesta do të jetë paqësore!

Me respekt Stafi Lagja Bajram Curri

Ky është parashikimi i motit për fundjavën

0

Fundjava me riga lokale shiu, e temperaturat në rritje të lehtë. Java e ardhshme me mot më të ftohtë e kohë pas kohe priten edhe reshje të dobëta bore.

Sipas Prishtina Weather në fundjavë parashihet të mbajë mot kryesisht me vranësira, me një rritje të lehtë të temperaturave, e kohë pas kohe paraqiten edhe riga lokale shiu, e reshjet e borës priten vetëm në vise malore.

Nga dita e hënë do të mbretërojë mot më i ftohtë, me vranësira e me erë të ftohtë nga krahu verior. Kohë pas kohe priten edhe reshje të dobëta bore, e orëve të pasdites në vise më të ulëta reshjet e borës mund të përzien edhe me reshje të shiut. Ditën e mërkurë do të ketë edhe intervale me diell.

Në ditët e fundjavës periudha më të zgjatura të qetësisë mbajnë ndotësit më pak të shpërndarë, duke rritur koncentrimin e tyre pranë sipërfaqe, e indeksi i cilësisë së ajrit kalon edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta. Orëve të pasdites në pjesët ku mund të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, indeksi mund të kaloj edhe në të pranueshme, por shkurtimisht. Nga dita e hënë fuqizimi i erës ndihmon në shpërndarjen e ndotësve ajror, e cilësia e ajrit shënon përmirësim ku do të jetë në vlera të mira e të pranueshme.

8.01 – Kryesisht vranët, e kohë pas kohe priten edhe riga lokale shiu, me më shumë mundësi paradite dhe vonë në mbrëmje. Në vise malore edhe borë.

9.01 – Kryesisht me vranësira, e herë-herë me riga lokale shiu. Reshje bore priten në vise malore.

10.01 – Më ftohtë, me erë e kryesisht me vranësira dhe me të reshura të dobëta bore kohë pas kohe.

11.01 – Mbetet ftohtë, e kryesisht me vranësira dhe do të fryjë erë e ftohtë veriore. Kohë pas kohe priten reshje të dobëta bore, ditën në vise të ulëta mund të përzien edhe me shi.

12.01 – Ftohtë, me vranësira e diell. Herë-herë priten mundësi për rrebeshe të dobëta bore. Ditën reshjet pritet të pushojnë.

Temperaturat pas një rritjeje në fundjavë, javën e ardhshme me tendencë të rënies. Minimalet lëvizin ndërmjet -1C e 2C, e maksimalet në fundjavë rriten në 6C e 7C, e më pas në rënie në 0C deri 2C.

Të shtunën pasdite frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e juglindja 3-9m/s, e nga dita e hënë frynë erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-12m/s, me hove deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike në ditët e ardhshme me tendencë të rënies së thellën nën vlera normale, e më pas në rritje të shpejtë lartë mbi normale.

Arrestohen katër persona të dyshuar për publikimin e pagave të 630 mijë qytetarëve të Shqipërisë

0

Eni Qirjako dhe Andi Agaraj, specialistë të IT-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Klodian Sota, përmbarues privat, dhe Endri Ikonomi, drejtor i kompanisë “Credit 2 All”, janë emrat e personave të arrestuar, të dyshuar se kanë publikuar pagat dhe të dhënat e ndjeshme personale të afro 630 mijë qytetarëve në Shqipëri.

Policia në Shqipëri ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë së Tiranës duke arrestuar katër persona për skandalin e rrjedhjes në publik të pagave dhe të dhënave të ndjeshme personale të afro 630 mijë qytetarëve shqiptarë, në dhjetor të vitit që sapo lamë pas.

Eni Qirjako dhe Andi Agaraj, specialistë të IT-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Klodian Sota, përmbarues privat, i punësuar si menaxher pranë kompanisë private “SMART Collection”, dhe Endri Ikonomi, drejtor i kompanisë “Credit 2 All”, kompani që ofron ndërtimin e produkteve elektronike për institucionet financiare kredidhënëse, janë emrat e personave të arrestuar. Arrestimi i tyre u bë i ditur nga drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, dhe drejtuesit e Policisë së shtetit, gjatë një konference për media të premten.

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur mekanizmin përmes së cilit nga serveri i tatimeve u nxorën të dhënat e pagave të mbi 630 mijë qytetarëve, ashtu si dhe 4 persona të dyshuar si përgjegjës për shpërndarjen e tyre. Imeraj tha se databazat e pagave janë bërë objekt shitje-blerje nga persona që punojnë në sektorin privat, por ajo shtoi se po vijojnë hetimet për të zbuluar qëllimin e përdorimit të tyre.

“Kemi arritur të konkludojmë në një dyshim të arsyeshëm e si rezultat të hetimit paraprak kemi identifikuar 4 autorë”, tha Imeraj. “Punonjësi i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, e cila është e punësuar tek AKSHI, duke pasur aksesin në të dhënat personale në pagat e disa muajve, ka hyrë duke marrë këto të dhëna dhe këto të dhëna i ka shpërndarë te kolegu i saj Andi Agaraj, i cili ka shfrytëzuar këto të dhëna dhe ua ka shitur subjekteve private. Pra nuk kemi të bëjmë me ndërhyrje në rrjetin kompjuterik, por punonjës të caktuar kanë shpërdoruar detyrën me veprimet e tyre dhe të dhënat e siguruara i kanë shitur në subjekte private”, tha kryeprokurorja Imeraj.

Ajo zbuloi se dy personat e tjerë të arrestuar punojnë në fushën e përmbarimit, duke shtuar se “këto të dhëna i kanë përdorur për qëllimet e tyre të punës, apo dhe për qëllime të tjera”.

“Prokuroria po heton, jo vetëm mekanizmin e ngjarjes, evidentimin e autorëve që kanë pasur akses dhe këto të dhënë i kanë shitur te persona të tjerë, por edhe për qëllimin e përdorimit të këtyre të dhënave”, ka thënë ajo. Gjithashtu Imeraj bëri të ditur se vijojnë hetimet në Drejtorinë e Transportit, pasi një tjetër skandal shoqëroi nxjerrjen e të dhënave për pagat, me rrjedhjen e të dhënave personale të targave të automjeteve.

Një nga të arrestuarit e Policisë për skandalin e publikimit të pagave, pikërisht Endri Ikonomi, rezulton të ketë punuar deri së fundmi për kompaninë e një miliarderi rus në Shqipëri, e quajtur Credit 2 All (Digital Finance International SHPK), që sipas të dhënave të QKB, është e specializuar në konsulencë financiare dhe në produktet elektronike në këtë fushë.

Biznesmeni 57-vjeçar rus, Oleg Viktorovich Boyko, raportohet të ketë një pasuri prej 1.3 miliardë dollarë, sipas revistës “Forbes”, dhe përshkruhet në faqen e tij të internetit si një nga 100 biznesmenët më të pasur rus, investitor ndërkombëtar prej 30 vjetësh në industrinë bankare dhe shërbimet digjitale financiare dhe drejtues i Finstar Financial Group. Megjithatë një raport inteligjence i Senatit të SHBA-së e citon oligarkun rus, Oleg Boyko, si person “me lidhje shqetësuese me Qeverinë ruse, inteligjencën dhe shërbimet e sigurisë së Rusisë dhe me lidhje me krimin e organizuar”.

“Shtypi moldav ka raportuar se Boyko ishte i përfshirë në një operacion të mbështetur nga Kremlini për influencimin e jashtëm të zgjedhjeve atje”, shkruhet në raportin e SHBA-së, ku disa paragrafë janë të censuruar.

Një investigim i platformës së gazetarëve rumunë anti-korrupsion “Black Sea” e citon Oleg Boykon si investitorin e Fashion TV që së bashku me një partner në Letoni e kanë përdorur Maltën si parajsë fiskale për të operuar në Evropë dhe SHBA, ndërsa kanë fituar shuma marramendëse për kredi emergjente te më të varfrit e Evropës pa paguar taksa.

Nga të dhënat e QKB (Qendra Kombëtare e Biznesit), shtetasi rus Oleg Viktorovich Boyko ka blerë 100% të aksioneve të kompanisë më 8 maj 2018 nga pronari i mëparshëm: Piressa Holding Limited, një kompani që operonte në parajsën fiskale Qipro, një ditë pasi administrator i saj emërohet, tashmë i arrestuari i policisë, Endri Ikonomi, i cili ka punuar deri më 17 shtator 2021.

Vlado Cvetkosvki rezulton administrator i kompanisë nga tetori 2021. Oleg Viktorovich Boyko e përshkruan misionin e Finstar si pararojë në “përdorimin e teknologjisë së thellë dhe shkencës së të dhënave për të siguruar gjithëpërfshirje financiare globale”.

Në fund të vitit të kaluar, një databazë me të dhënat personale dhe sensitive të 637,183 qytetarëve u shpërnda në seri përmes aplikacionit “Whatsapp”, duke shënuar rrjedhjen më të madhe të të dhënave zyrtare në Shqipëri. Databaza përmban numrat personalë, emrat, subjektet punëdhënëse, si dhe pagën mujore të të gjithë personave të regjistruar si të punësuar në sektorin publik dhe atë privat në Shqipëri. Zbulimi i këtyre të dhënave personale dhe pagave të qindra mijëra shqiptarëve tronditi këtë vend në muajin dhjetor dhe ngriti shqetësime për cenimin më të rëndë të privatësisë në këtë shkallë në Shqipëri.

Familjarët nuk e dinë nëse Kadri Veseli është lajmëruar për vdekjen e nënës së tij

0

Në varrezat e fshatit Broboniq të Mitrovicës, pasditen e sotme është varrosur 93 vjeçarja Ajshe Veseli.

Në ceremoninë e varrimit nuk ka marrë pjesë djali i saj Kadri Veseli i cili është duke u mbajtur në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Familjarët thonë se nuk janë të informuar nëse Kadri Veseli është lajmëruar për vdekjen e nënës së tij.

Djali i axhës së tij, Hysniu, tha se Kadri Veseli po mbahet padrejtësisht në Hagë derisa ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë qenë të pranishëm në ceremoninë e varrimit.

“Natyrisht se ju e dini që Kadri Veseli është në paraburgim dhe paraburgimi nënkupton kufizim të lirisë, kështu që nuk kemi shumë informacione në këtë çështje. I falënderoj të gjithë qytetarët që kanë qenë të pranishëm për nderimin që i kanë bërë nënës Ajshe. Ajo ka qenë një gjeneratë e Luftës së Dytë Botërore, ne gradualisht po e humbim edhe këtë gjeneratë. Për neve ka qenë një krenari. Sigurisht që nënat tona nuk kanë qenë as nëna të kamerave, as të universiteteve, por kanë qenë nëna që kanë kultivuar shumë dashuri, përkujdes të fëmijëve dhe atdhedashuri”, ka thënë ai, shkruan KP.

Pritje të mëdha: Kosovarët protestojnë në kufirin Serbi-Hungari

0

Mërgata kosovare është duke u përballur me pritje të mëdha nëpër kufij, tani që është duke u tkhyer në Diasporë.

Kolonat e veturave janë bërë aq të gjata dhe të padurueshme, sa në kufirin Serbi-Hungari është duke u protestuar.

Protesta me sirenat e veturave po bëhet për shkak të pritjes së gjatë në kufi.

Ibishi: Forcat speciale amerikane në Shqipëri, mbështetje edhe për Kosovën

0

Komanda e Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë ka njoftuar ditën e djeshme se një shtab pararojë do të ngrihet në Shqipëri. Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi thotë se në këtë formë do të ketë stabilitet dhe rritje të sigurisë në rajon.

Sipas tij, kjo do të ofrojë mbështetje të madhe edhe për Kosovën, marrë parasysh kërcënimet e shtetit serb dhe Rusisë.

Ibishi thekson se ngrehja e shtabit pararojë në Shqipëri, nënkupton siguri dhe stabilitet institucional.

“Kjo njëkohësisht e ngrit stabilitetin e sigurisë, qoftë të Shqipërisë, rajonit, por edhe të pjesës të Evropës nga kërcënimet dhe rreziqet që realisht po ndodhin. Edhe kjo është një pjesë e asaj çfarë lidhet me ndërveprimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, partnerëve strategjik të Amerikës, por edhe vendeve të rajonit nga një rast i caktuar të një përgjigje ndaj një kërcënimi apo rreziku që është realisht në rritje”, thotë Ibishi për KosovaPress.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe kryeministri, Edi Rama, i cili ka thënë se vendndodhja e selisë në Shqipëri do të sigurojë një ndërveprueshmëri më të madhe me aleatët. Sipas tij, kjo shpreh një besueshmëri të lartë dhe bashkëpunim të afërt.

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi shprehet se pozita gjeostrategjike e Shqipërisë është shumë e favorshme.

“Pozita gjeostrategjike e Shqipërisë është jashtëzakonisht e mirë. Përveç anës tokësore që e ka të shkëlqyeshme dhe komunikimit, por e ka edhe pjesën detare. Edhe kjo i jep një përparësi të madhe të aspektit të mundësisë të ndërveprimit dhe një formë edhe të zbarkimit të forcave në raste eventuale për një operacion të mundshëm të Shteteve Bashkuara të Amerikës, gjegjësisht forcave të NATO-s por edhe partnerëve strategjikë evropian në këtë rast për këtë janë ngritur”, shton ai për KosovaPress.

Më tej, Ibishi thekson se Kosova së fundmi është përballur me kërcënime dhe provokime të shumta. Prandaj, siç thotë ai, ngritja e këtij shtabi do të jetë mbështetje e madhe edhe për vendin.

“Edhe për Kosovën është një mbështetje e madhe në përgjithësi për ballkanin. Sepse e ngrit sigurinë dhe stabilitetin përgjithësisht nga kërcënimet që realisht po ndodhin kohëve të fundit. Sidomos një çështje që edhe Republika Srpska po paraqitet me kërcënime të vazhdueshme të zhbërjes së shtetit të Boshnjë-Hercegovinës, por edhe armatimit enorm të Serbisë që ka arritur përmasa enorme, meqë ka tejkaluar edhe pritjet. Ata po shfrytëzojnë mundësinë dhe po thirren në një formë të neutralitetit”, përfundon Ibishi.

Ai thotë se pret reagime prej forcave të tjera të Rusisë, Serbisë dhe shteteve të tjera, por që kjo për Evropën e Ballkanin është një avantazh i madh.

Komanda e Operacioneve Speciale ka zyrën e vetme në Evropë në Shtutgart të Gjermanisë. Detyra e saj është që të planifikojë operacione speciale të forcave ushtarake amerikane dhe të dërgojë forca e verifikojë nëse ato po arrijnë objektivat e vendosur. /kp/

Nga një muaj paraburgim për tre të arrestuarit në rastin “Brezovica”

0

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj secilit prej tre të dyshuarve për veprën penale keqpërdorim të detyrës zyrare në rastin “Brezovica”.

Vendimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj është marr në bazë të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda.

Në arsyetimin e vendimit të Gjykatës thuhet se “B.H. i dyshuar për shkak të veprave penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së; dhe veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së.

A.Q. i dyshuar për shkak të veprave penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së; dhe veprës penale marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 2 të KPRK-së.

I.A. i dyshuar për shkak të veprave penale dhënia e ryshfetit nga neni 429 paragrafi 3 të KPRK-së; dhe veprës penale ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 2 të KPRK-së.

Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, konform nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara më lartë.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, transmeton Telegrafi.

Më 6 janar, autoritetet njoftuan se lidhur me rastin “Brezovica” kanë ngrirë rreth 6 milionë euro të të pandehurve, që dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Policia kreu bastisje në nëntë lokacione në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë, përfshirë edhe disa zyra të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ky rast ka të bëjë me lëshimin e lejeve të ndërtimit në mënyrë të kundërligjshme në Brezovicë të Komunës së Shtërpcës.

Në dhjetor të vitit 2021, lidhur me rastin “Brezovica” u arrestuan dhjetë persona, përfshirë edhe ish-kreun e Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq. Ai dyshohet se ka fituar në mënyrë të kundërligjshme një milion euro.

Nikolliq dhe të arrestuarit e tjerë dyshohet se kanë marrë vila, vetura dhe dhurata të tjera në këmbim të lëshimit të lejeve për ndërtimin e vilave dhe objekteve të tjera në Parkun Kombëtar “Sharri”, ku gjendet edhe Brezovica.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort