Home Blog Page 3655

Heroina drenicase: Infermierja ia shpëton jetën policit

0

Infermierja e QKMF’së në Skenderaj, Agnesa Shala e cila njëherit është edhe mbesa e heroit Sejdi Shala, i ka shpëtuar jetën pjesëtarit të Policisë së Kosovës, A.S.

“Veprimi heroik dhe i menjëhershme i Agnesës kanë bërë që pjesëtari i policisë të shpëtojë nga më e keqja apo nga vdekja”, ka thënë zyrtari i policisë, duke dashur të mbetet anonim.

Agnesa për këtë gjest ka marrë edhe dekorata nga Krytari i Komunës së Skenderaj, Fadil Nura dhe nga komandanti i Stacioni të policisë në Skenderaj, Muhamet Kajtazi.

“E porositur nga bandat e Ballkanit”, kapet 1 ton kokainë, ishte fshehur në lëkurat e lopëve

0

Rreth 1 ton kokainë janë sekuestruar në portin e Buenaventura, në Valle del Cauca.

Ajo që ka habitur agjentët e policisë është mënyra e fshehjes së drogës që ishte futur në lëkurën e lopëve. Sipas mediave vendase ndryshe sa jemi mësuar të dëgjojmë për bananet, droga është zbuluar në një kontejner që kishte lëkurë gjedhi për eksport.

Me të mbërritur ngarkesa, policët identifikuan një kontejner që kishte mospërputhje në vula dhe gati për t’u dërguar në Evropë. Më pas, qentë e Policisë, të trajnuar në port, kanë alarmuar për disa parregullsi në lëkurë, duke tërhequr edhe më shumë vëmendjen e autoriteteve. Kokaina ishte e shpërndarë në fletë plastike të ngjitura në njërën anë të lëkurës së lopës dhe me sa duket nuk binte në sy.

Brenda këtyre fletëve autoritetet gjetën edhe sasinë e madhe të kokainës. Kontejneri kishte si destinacion portin e Burgasit në Bullgari , ku do të pritej nga anëtarët e Klanit Ballkanik, të cilët më pas do ta shpërndanin në Evropë, konkretisht në Francë, Gjermani dhe Itali.

1 ton kokainë e zbuluar do të kishte një vlerë prej 75 milionë dollarësh , njoftoi Policia Kundër Narkotikëve.

Sali Berisha dhe mbështetësit e tij sot protestë para selisë së PD-së

0

Oborri i selisë blu do shndërrohet sot ne arenën e një përballjeje të paprecedente mes demokratëve.

Sali Berisha, i cili do tentoje te rimarre kontrollin e godinës u rikthye ne PD për të dhënë detaje për protestën qe i dihet vetëm fillimi.

“Protesta jonë paqësore, arma jonë më e fuqishme vendosmëria për realizimin e qëllimeve tona në mënyre paqësore. Nuk ka asnjë diskutim që dyert do hapen, ndaj bunkerit përdorën metoda paqësore s’do e gjuajë kush me mjete luftarake”, tha Berisha.

Kur protesta të nisë në orën 12:00, Lulzim Basha do të jetë brenda godinës me mbështetësit e tij. Lidershipi demokrat ka marrë masa për çdo skenar.
“Janë duke u bërë punime nga më të ndryshmet, detyra jonë të marrim çdo masë për të shmangur çdo mundësi përplasje mes demokratëve, e vetmja derë e veshur me hekur është dera ku ndodhen panelet elektrike të godinës qendrore të Partisë Demokratike“, tha Bardhi.

Deklaratat e bëra pak orë para protestës, paralajmërojnë zhvillime të paparashikueshme në shtëpinë e demokratëve.

“Ne nuk hyjmë në ndërtesë për të dhunuar asnjeri , veçse paralajmërojnë mercenarët të dalin është mirë të dalin nga ndërtesa”, theksoi Berisha.

“Paralajmëroi akte dhune. Flet për vrasës dhe vrasësit shoqërojnë Sali Berishën, Petrit Mustafa një i dënuar për vrasje shoqëron Berishën, Fatjon Dautaj person në kërkim në Britani”, tha Bardhi.

Media nuk lejohet të futet brenda selisë blu ndaj zyra e shtypit u kujdes të shpërndante mesazhin e Lulzim Bashës për demokratët. /TCH/

Balje: Shumë grave, që kanë raportuar dhunën, policia iu ka thënë ‘shko në shtëpi dhe rregulloi senet me burrin’

0

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje, ka thënë se në Kosovë ka gjendje alaramante sa i përket dhunës ndaj gruas.

Balje, në ‘Edicionin Special’ në Klan Kosova, ka thënë se Ligji i ri për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje pritet të jetë shumë më i ashpër në raport me dënimet ndaj atyre që ushtrojnë çfarëdolloj dhune ndaj gruas.

“Jemi duke provuar që ta përmirësojmë gjendjen, por nuk jemi shumë të suksesshëm. Kemi një praktikë që kur ndodh diçka ne jemi shumë radikalë, më pas prapë heshtje. Jemi në rrugë për të ndërtuar një ligj të ri kundër dhunës ndaj grave dhe jemi gati praktikisht për leximin e parë pas pushimeve. Kemi një ligj më radikal, por kemi një sistem ku gruaja në Kosovë nuk është e sigurt as në shtëpi. Këtu kemi shumë probleme, prandaj duhet që prej hapit të parë, që është polici, që shkon në vend të ngjarjes ose pas lajmërimit të dhunës, deri në momentin e fundit të jemi shumë më seriozë.

Jemi duke reaguar çdo ditë, por prapëseprapë nuk kemi pasur shumë sukses. Për fat të keq, edhe kuvendi, qeveria, Ministria e Drejtësisë dhe organizatat joqeveritare jemi në një zë kundër dhunës ndaj gruas, por gjendjen e kemi shumë alarmante. Duhet të punojmë dhe ta ngremë zërin më shumë. Kemi problem edhe në shtëpi edhe në mënyrën qysh jemi duke rritur fëmijët, prandaj të gjithë duhet të bëjmë një hap përpara”.

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut ka deklaruar se hapi i parë në trajtimin e dhunës ndaj gruas është gabim, pasi, sipas saj, jo rrallë herë ndodh që pasi gruaja e raporton rastin në polici, nga këta të fundit nuk merret seriozisht.

Ajo thotë se shumica e grave që marrin guximin të shkojnë në polici për të treguar se kanë dhunë në familje më pas përballen me një realitet edhe më të rëndë për shkak të mentalitetit.

“Unë mendoj se ne nuk jemi duke i marrë shumë seriozisht këto raste, fillimisht nga ana e policisë. Unë jam në kontakt çdo ditë me këto gra, ku në fakt ne kemi ndihmuar një grua me nënshtetësi jokosovare që të dalë jashtë shtetit. Është edhe një grua që shumë vjet është duke përjetuar dhunë dhe burri është në paraburgim, e tash ka frikë si do të jetë kur të dalë burri nga paraburgimi. Ka dy djem (14 edhe 16 vjeç) dhe nuk do të shkojë në strehimore sepse nuk do të jetojë pa fëmijët. Te ne, për shkak të kulturës dhe traditës që kemi, gruaja kur shkon ta lajmërojë dhunën për herë të parë nuk po e marrim këtë shumë seriozisht. Shumica prej atyre grave thonë se policia i ka thënë ‘Hajde shko në shtëpi dhe rregullo senet me burrin’. Edhe prokurorët kanë problem sepse gratë, pasi e lajmërojnë rastin e dhunës nga burri, më pas kalojnë shumë keq edhe me familjen e vet edhe të burrit, sepse te ne me lajmëru një burrë, je grua shumë e keqe, pa marrë parasysh nëse ke dhunë në shtëpi. Fuqia e një gruaje që të shkojë dhe ta lajmërojë dhunën duhet të merret shumë seriozisht”.

Balje ka thënë se si deputete e Kuvendit të Kosovës do të flasë tash e tutje me emra, nëse ka informata të sigurta për këdo që nuk e kryen punën si duhet në trajtimin e këtij fenomeni në Kosovë.

997 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

0
Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus, 144 persona persona ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Nërsa janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.121.

Në total numri i rasteve aktive është 997.

Pesë kosovarët e dënuar për plaçkitje duhet të largohen nga Zvicra pas burgimit

0

Në vitin 2018, pesë kosovarë dhe një italian kishin planifikuar dhe pjesërisht edhe kishin kryer disa grabitje në dyqanin e pompës së benzinës në Geuensee si dhe në bankat në Sursee dhe Reiden.

Gjashtë autorët kishin detyra të ndryshme në këto grabitje. Disa ishin shoferë ose vëzhgues, të tjerë kanë kryer grabitjet. Në këtë drejtim, mbrojtja është shprehur për “punë në grup mes të të barabartëve”.

Personat në fjalë duhej të përgjigjeshin në gjykatë, ndër të tjera, për grabitje të shumta, shkruan Luzerner Zeitung.

I fundit nga të gjashtët ka dalë përpara gjykatës penale të Lucernit në dhjetor. Autorët e tjerë janë gjykuar në tetor. “Italiani” ndodhet tashmë në paraburgim, ndërsa një tjetër në mesin e të akuzuarve është dënuar me burgim me kusht.

Vendimet përfundimtare janë tani në dispozitiv.

Për autorin e fundit të dënuar, një kosovar 33-vjeçar, prokurori publik kërkoi shtatë vjet burgim dhe dhjetë vjet dëbim nga vendi. Prokuroria publike e konsideron atë “kokë të bandës”.

I akuzuari thotë të ketë qenë bashkëpunëtor dhe jo kreu i bandës. Ky person, i lindur dhe rritur në Zvicër, i cili këtu po ashtu ka ndjekur shkollën dhe zanatin, po lufton për të qëndruar në Zvicër.

Në seancën gjyqësore, ai, duke folur për kërcënimin me dëbim nga vendi ka thënë: “Zvicra është atdheu im, unë nuk njoh asgjë tjetër. Më vjen keq për atë që kam bërë”. Mbrojtja ka kërkuar që të hiqet dëbimi nga vendi për klientin e saj.

Rasti nuk është përmbyllur ende

Tre bashkëpunëtorë të tjerë kanë kaluar më lehtë. Ata janë dënuar me tre vjet e nëntë muaj, dy vjet e nëntë muaj dhe dy vjet e katër muaj burg, përcjell albinfo.ch. Gjykata ka caktuar për ta dëbimin nga Zvicra për dhjetë vjet.

Të gjithë të dënuarit kanë gra, fëmijë dhe qendrën e jetës së tyre në Zvicër. Për ta dëbimi nga Zvicra është dënimi më i rëndë, kanë thënë në seancë avokatët e tyre mbrojtës.

Tre nga autorët ishin arrestuar në gusht të vitit 2018 teksa po përpiqeshin të plaçkisnin një degë banke në Reiden. Bashkëpunëtorët e tjerë më pas janë arrestuar gjatë hetimeve.

Njëri prej tyre ndodhet në burg që nga momenti i arrestimit, autorët e tjerë janë deri tani në liri. Me vendimin aktual, katër persona tani po përballen gjithashtu me dënime me burg. Avokatët mbrojtës të katër të dënuarve kanë bërë ankesë.

Krasniqi: Jemi të përgatitur për rritjen e numrit me Covid-19

0

Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka thënë se aktualisht në spitalet e përgjithshme dhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 27 pacientë, ku 6 prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19. Por, ai ka thënë se presin që në ditët në vijim të rritet ky numër, e problemet e mëhershme kësaj radhe nuk do të ekzistojnë.

Sa i përket asaj se a ka kapacitete të mjaftueshme SHSKUK-ja për t’u përballur me fluks të pacientëve, Krasniqi ka theksuar se tashmë është dëshmuar se ka pasur kapacitet për të menaxhuar këto raste.

Kujtojmë se në Kosovë janë 997 raste aktive me COVID-19. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 144 raste të reja me virusin, nga 3 mijë e 908 testime të kryera.

“Aktualisht numri i pacientëve të prekur nga Covidi është i vogël, që disa muaj kemi numër simbolik. Sot kemi 27 pacientë të shtrirë, 6 prej tyre janë pozitiv. 21 të tjerë kanë komplikime”, është shprehur Krasniqi.

“Ne presim që numri të rritet në ditët në vazhdim. Sa i përket kapaciteteve, unë besoj se tashmë e kemi dëshmuar se Kosova, ka pasur kapacitete për të menaxhuar pandeminë”, ka thënë Krasniqi në RTV21.

Pos, përgatitjeve për rastet që presin të rriten, Krasniqi njoftoi se tashmë as furnizimi me oksigjen nuk do të jetë çështje problematike.

“Sfida më e madhe që kemi pasur është furnizimi me oksigjen, sepse kjo është pjesë kryesore e terapisë. Tashmë këtë problem e kemi zgjidhur. E kemi ndryshuar tërësisht sistemin e furnizimit me oksigjen”, shtoi Krasniqi.

Moti sot, reshje shiu e bore

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se Kosova do të ndikohet nga masat relativisht të ftohta, duke ju afruar vlerave të temperaturave mesatare të muajit që jemi.

Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me riga shiu, ndërsa në viset e larta parashihen fjolla bore. Reshjet parashihen sot dikur vonë dhe gjatë natës.

Borë me intensitet të dobët mund të bie edhe në viset e ulëta, kryesisht në qendër dhe në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit, por që përgjithësisht nuk parashihen reshje të dendura të asnjërës formë.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s.

Pamje prej ku ndodhi aksidenti tragjik në Kalimash

0

Policia ka dhënë një informacion zyrtar për aksidentin që u shënua mbrëmjen e kësaj të premteje në tunelin e Kalimashit.

Nga përplasja e dy automjete, me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë, ka ndërruar jetë pasagjerja E.S.

Po ashtu, kanë mbetur të plagosur 4 të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Një e vdekur e katër të lënduar në aksidentin në tunelin e Kalimashit

0

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të premten në mbrëmje në tunelin e Kalimashit në Kukës.

Siç ka njoftuar policia e Shqipërisë, aksidenti ka ndodhur pas përplasjes së dy veturave. E vdekur ka mbetur një grua nga Shkopeti. Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Kukësit. S’dihet gjendja e tyre shëndetësore, kanë raportuar mediat në Shqipëri.

Sipas njoftimit të Policisë, njëra nga veturat është drejtuar prej një shtetasi të Kosovës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon në sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort