Home Blog Page 3654

Sa i kushtojnë rrymë Kosovës pajisjet për kriptovalutave që u konfiskuan sot?

0

Policia e Kosovës, në një aksion mbështetës me Doganën e Kosovës, në Leposaviq ka konfsikuar 272 pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Pajisjet e njohura si ANTMINER, të cilat shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave, shquhen për shpenzim të konsiderueshëm të energjisë elektrike, raporton lajmi.net.

Sipas platformës ‘Amazon’, një pajisje ‘AntMiner S9’ shpenzon 1323W për orë. Policia vetëm nga ky model konfiskoi 128 copë, që në bazë të një përllogaritje, funksionimi i tyre përnjëherësh përbrenda një ore kushton afro 170 kW për orë. Për një ditë, nga këto pajisje shpenzohen 4080 kW.
Në raportin e Policisë thuhet se u konfiskuan edhe 117 copë Antminer S9 13.5T, ku një njësi e vetme shpenzon 1323W për orë. Në total, për një orë 117 pajisjet shpenzojnë 154 kW. Për një ditë, shpenzimi shkon në afro 3,700 kW.

Qytetarët e Kosovës, në bazë të matjeve të nëntorit, paguajnë çmimin me të ulët në rajon për energjinë e shpenzuar elektrike. Për një kilovat në orë, ata paguajnë rreth 6 centë.

Në bazë të këtij çmimi, për 24-orë, 245 nga 272 pajisjet e konfiskuara në veri shpenzojnë rrymë në vlerë prej afro 500 eurosh.

Policia e Kosovës, përgjatë orëve të para të mëngjesit ka shoqëruar një person dhe ka konfiskuar 272 pajisje për prodhimin e kriptovalutave në pjesën veriore. Aksionin fillimisht e njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se do të ketë edhe aksione të tjera.

“Sot në orët e para të mëngjesit, pas kërkesës së Doganave të Kosovës, Policia e Kosovës ka organizuar aksionin e zbulimit dhe konfiskimit të paisjeve për minim të kriptovalutave. Në këtë aksion në afërsi të fshatit Trebice të komunës së Leposaviqit u konfiskuan 272 nga këto lloj paisjesh dhe u arrestu një person. Gjithë aksioni u zhvillua dhe përfundoi pa incidente. Aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në implementimin e plotë të vendimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës”, u deklarua ai.

Ky aksion vjen pas vendimit të Qeverisë për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave, në mënyrë të parandalimit të thellimit të krizës energjetike.

Kontrabandë me emigrantë, arrestohet i riu kosovar

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një të ri në Vërmicë i cili dyshohet se po kontrabandonte emigrantë.

Përmes, një komunikate për media është bërë e ditur se në veturë ai kishte shtatë emigrantë.

Prej të cilëve pesë meshkuj, një femër dhe një fëmijë që të gjithë nga Siria.

Komunikata e plotë:

Patrulla policore për mbikëqyrje të kufirit në rajonin e fshatit Vërmicë, në ora 06:30, të datës 08.01.2022, ka vërejtur lëvizje të dyshimta të një veture me targa vendore, lëvizjet e së cilës ka vazhduar t’i monitorojë. Automjeti më pas është ndalur në nënkalimin e autostradës (në Vërmicë) dhe është vërejtur se nga mali kanë dalë dhe kanë filluar të hipin në automjet disa persona.

Patrulla policore menjëherë ka reaguar, ka arritur ta ndalojë automjetin që drejtohej nga i dyshuari: E.G., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar) dhe në automjet hasen shtatë emigrantë (pesë meshkuj, një femër dhe një fëmijë) nga Siria.

Automjeti dhe personat janë shoqëruar për në Stacionin Policor për Mbikëqyrje të Kufirit- Vërmicë për vazhduar procedurat, gjegjësisht inicimit të rastit ‘kontrabanda me emigrant’. Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, me aktvendim të të cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje, me emigrantet vazhdohet sipas procedurave lidhur me raste të tilla, kurse automjeti konfiskohet./FrontOnline

Përparim Rama vizitë në Shqipëri, Tirana mbushet me flamujë të Kosovës

0

Sot për vizitë në Tiranë do të jetë kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama.

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj në një postim në Facebook shkruan se Tirana është zbukuruar me flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës, teksa presin kryetarin Rama.

“Tirana e zbukuruar me flamujt e Shqipërisë dhe të Kosovës, teksa presim në Bashkia Tiranë Kryetarin e sapo zgjedhur të Prishtinës, Përparim Rama.
Mezi pres që #EYC2022 të jetë edhe një platformë për të rinjtë e Prishtinës e së bashku t’i modernizojmë kryeqytetet tona!”, shkruan Veliaj.

“Ka përçarje mes Donika Gërvallës dhe Albin Kurtit”

0

Emir Abrashi, hulumtues i politikave të jashtme, e ka quajtur Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës të përgjumur, teksa për këtë, faktor ndikues i ka quajtur edhe problemet e ministres Donika Gërvalla-Schwarz me anëtarë të tjerë të kabinetit, dhe edhe me vetë kryeministrin, Albin Kurti.

Abrashi ka thënë se brenda kabinetit qeveritar ka paranojë.

“Kemi paranojë brenda kabinetit qeveritar, edhe brenda kabinetit të ministres, përfolet se nuk qëndrojnë mirë as me zëvendësministrat. Këto reflektohen edhe në punët e jashtme. Nga kontaktet që kam, brenda MPJ-së, këto paranoja janë fillimisht nga pushteti i ri për të gjithë pjesëtarët e shërbyesit civilë që shërbejnë, me arsyetimin se këta janë të regjimeve të kaluara, pastaj mund të ketë përçarje edhe brenda për brenda koalicionit qeverisës. Këto përçarje kanë të bëjnë me mënyrën e organizimit të MPJ-së. Është përfolur shumë herë se edhe ministrja me kryeministrin nuk janë në linja të mira”, ka shpjeguar Abrashi në KTV.

Prizrenasi rrahë nënën e tij

0

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Prizren.

Policia bën të ditur se një person me të meta psikike ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

“I dyshuari mashkull kosovar, me të meta psikike, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimës dhe të dyshuarit u është ofruar ndihma mjekësore”, thuhet në raportin e Policisë.

Më tej, Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit kujdestar dhe në konsultim me psikiatrin, i dyshuari dërgohet në klinikën e forenzikës psikiatrike.

Mbështetësit e Berishës nisen drejt Tiranës

0

Mbështetësit e Berishës janë nisur gjatë orëve të mëngjesit drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës që pritet të mbahet para selisë blu në orën 12:00.

Demokratët e Fierit të prirë nga Luan Baçi.

“Jemi këtu sot. Është grupi i dytë që po niset drejt Tiranës. Janë një mase e madhe e degës Fier dhe degëve të tjera. Ka pjesëmarrje shumë të madhe.Do i ftoja anëtarët e PD, dega Fier, Roksovec, Lushnje, Divjake të ecin drejt Tiranës pa u frikësuar nga fjalët për dhunë apo veprime që dëmtojmë qytetarët. Protesta është masive, festive ku do të jemi për të zbatuar vendimin e 11 Dhjetorit për shkarkimin e Bashës”, u shpreh Baçi.

Drejt Tiranës janë nisur edhe demokratë nga Pogradeci, Devolli, Maliqi apo edhe Elbasani./abcnews

Leposaviq: Konfiskohen 272 pajisje të kriptovalutave dhe arrestohet një person

0

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se pas kërkesës së Doganave të Kosovës, Policia e Kosovës ka organizuar aksionin e zbulimit dhe konfiskimit të pajisjeve për minim të kriptovalutave.

Sveçla përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se nga ky aksion në fshatin Trebice të komunës së Leposaviqit janë konfiskuar 272 pajisje të kriptovalutave dhe është arrestuar një person.

“Sot në orët e para të mëngjesit, pas kërkesës së Doganave të Kosovës, Policia e Kosovës ka organizuar aksionin e zbulimit dhe konfiskimit të paisjeve për minim të kriptovalutave”

“Në këtë aksion në afërsi të fshatit Trebice të komunës së Leposaviqit u konfiskuan 272 nga këto lloj paisjesh dhe u arrestu një person. Gjithë aksioni u zhvillua dhe përfundoi pa incidente”.

“Aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në implementimin e plotë të vendimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës”, ka shkruar Sveçla.

Autoritetet britanike: Nuk ka nevojë për një dozë të katërt të vaksinës kundër COVID-19

0

Doza përforcuese e vaksinës COVID-19 u siguron të moshuarve një nivel të lartë mbrojtjeje kundër një forme të rëndë të sëmundjes të shkaktuar nga varianti Omicron, kështu që nuk ka nevojë për një dozë të katërt, thanë zyrtarët britanikë të shëndetësisë.

Rreth tre muaj pas dozës së tretë të vaksinës, rezultoi se mbi 95 për qind e personave mbi moshën 65 vjeçare nuk kanë kërkuar ndihmë në spitale, njoftoi Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA), raporton bbc.

“Të dhënat aktuale tregojnë se doza përforcuese vazhdon të sigurojë një nivel të lartë mbrojtjeje kundër sëmundjeve të rënda, madje edhe për grupmoshat më të cenueshme”, tha në një deklaratë Wei Shen Lim, kryetar i nënkomitetit të COVID-19 të Komitetit të Përbashkët të Qeverisë për Vaksinimin dhe Imunizimin.

Prandaj, komiteti arriti në përfundimin se nuk ishte e nevojshme të “futej një dozë e dytë përforcuese” tha Wei Shen Lim.

Mbrojtja kundër një forme të lehtë të sëmundjes është më e shkurtër se mbrojtja kundër një forme të rëndë të sëmundjes dhe ka rënë në rreth 30 për qind pas rreth tre muajsh. /Telegrafi/

Qytetarit nga Prizreni i humb kuleta me para, kërkon ndihmë për ta gjetur!

0

Nuk janë të pakta rastet kur kuletat humbin bashkë më paratë dhe dokumentet e identifikimit, mirëpo ka dhe raste kur kuletat e humbura hasin në duart e personave të vullnetit të mirë, që kërkojnë pronarin e kuletës edhe kthejnë atë prapa.

Gjatë ditë së djeshme rreth ores 13:30 një qytetari nga Prizreni F.M i ka humbur kuleta në rrugën përgjatë hyrjes së Spitalit Rajonal të Prizrenit. Qytetari kërkon ndihmë nga njerëzit e vullnetit të mirë që nëse e kanë gjetur të kontaktojnë në numrin e telefonit 049 821 925. Në brendësi të kuletës ai kishte para euro dhe disa monedha tjera. Personi që e ka gjetur dhe ia kthen pronarit do të ketë shpërblim…

A mund të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme në Kosovë?

0

Kohët e fundit opozita ka përmendur mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, për shkak se sipas saj Qeveria dështoi t’i realizonte premtimet, por sipas Vetëvendosjes kritikat e opozitës janë të paqëndrueshme.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nëse do të ketë mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti, AAK-ja do të votojë pro.

“Nëse ka një mocion për rrëzimin e kësaj qeverie, ne i bashkohemi. Nuk e kemi ne fuqinë me i shpallë zgjedhjet. Mendojmë që ka një listë të veprimeve të gabuara të kësaj Qeverie, që mendojmë që duhet me ndërhy”, deklaroi Haradinaj.

Ndërkaq, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se për shkak që ka shumicën e deputetëve në parlament, vetëm kryeministri i Kosovë, Albin Kurti mund ta rrëzojë veten nga pushteti.

“Ju duhet ta kuptoni që zgjedhjet kanë procedurë, mandati është valid katër vjet. Sot numrat në Kuvend e definojnë qysh mundet me shku në zgjedhje. Në zgjedhje Kosovën mundet me qu veç Albin Kurti, sepse kanë shumicën dërmuese në Kuvend, Qysh rrëzohet Qeveria, pra përmes mocionit ose dorëheqjes”, tha Krasniqi, transmeton Telegrafi.

Në LDK konsiderojnë që nuk duhet të shkohet në zgjedhje në zgjedhje të jashtëzakonshme, megjithëse kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ka pasur kritika të shumta ndaj pozitës, madje ai e ka quajtur Qeverinë Kurti të paaftë, tallëse dhe të vonuar.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilaka thënë se vendi ka nevojë për stabilitet dhe se viteve të fundit ka pasur rrethana e situata të jashtëzakonshme të panevojshme.

“Nuk ka nevojë për zgjedhje të jashtëzakonshme, kemi nevojë për normalitet mbi të gjitha. Kemi pasur rrethana dhe situata të jashtëzakonshme në këto katër vite më shumë se që kemi pasur nevojë, në kuptimin e mos-stabilitetit politik. Është një opozitë që ka qenë në pushtet dhe nëse dëshirojnë ta krahasojnë veten me Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në kohën kur ishte opozitë, atëherë po e bëjnë një kopje, sepse në kohën kur ata e kanë bë opozitën nuk kanë qenë në pushtet, e këta kanë qenë në pushtet”, u shpreh Kusari-Lila.

Analisti, Artan Muhaxhiri vlerëson se nuk është momenti për zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Po është e pritshme që secila parti opozitare të tentoj ta rrëzojë pushtetit, e të vij vet në pushtet. Por, kjo është e pritshme e logjikshme kur të krijohen parakushtet. Unë nuk shoh që tani janë parakushtet për një rrëzim të Qeverisë sepse dallimi i 14 shkurtit ka qenë shumë i madh, edhe pse rënia e LVV-së është evidente”, tha Muhaxhiri për RTV 21.

Ai ka kritika edhe ndaj punës së Qeverisë.

“Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet me premtime të jashtëzakonshme, jo realiste, dhe kjo tani po i faturohet sepse ato premtime kanë qenë të pamundshme të realizohen në kontekstin kosovarë dhe me të drejt qytetarët janë të zhgënjyer në një masë sa i përket punësimit, rrymës dhe politikës ndërkombëtare”, u shpreh ai. /Telegrafi/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort