Home Blog Page 3652

Pritjet për të dalë nga Kosova deri në pesë orë, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare

0

Pas festave të fundvitit, gjendja vazhdon të jetë e rënduar nëpër pikat kufitare për të dalë nga Kosova, ku pritjet për ta lëshuar vendin janë deri në pesë orë.

Pritjet më të mëdha për të dalë nga Kosova vazhdojnë të jenë në pikën kufitare në Merdare, Dheu i Bardhë, Jarinje, Mutivodë e Muçibabë, ku gjendja më e rënduar është në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë ku qytetarët atje po presin deri në pesë orë për të dalë na Kosova, ndërsa kolona është deri në 1.6 kilometra.

Në Merdare, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet për të dalë nga Kosova janë prej tri orë e 20 minuta deri në katër orë ku kolona është deri në 1.5 kilometra.

Ndërsa, në pikëkalimin kufitar në Jarinje, pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në tri orë, ku në këtë pikë kolona është më e madhe se në pikat tjera, deri në tri kilometra.

Kurse, në Muçibabë, pritjet për të dalë nga Kosova janë mbi dy orë, ndërsa kolona është deri afro 1 kilometër.

Voziti 121 km/h në zonë 40 km/h, gjobitet 500 euro

0

Një 19-vjeçar është gjobitur për tejkalim të shpejtësisë në rrugën “Gursel e Bajram Sylejmani” në Ferizaj. Në zonën e kufizimit 40 km/h, personi me inicialet E.M. ka vozitur 121 km/h.

I njëjti është gjobitur me 500 euro, 5 pikë negative dhe heqje të patent shoferit për një vit.

“Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim.

Asistentët të domosdoshëm për fëmijët me aftësi të kufizuara, premtohet punësimi i 500 të tillëve

0

Mungesa e qasjes dhe asistentëve janë problemet kryesore me të cilat po vazhdojnë të përballen fëmijët me aftësi të kufizuara. Janë prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara që kërkojnë ndihmën nga shteti për punësimin e asistentëve, e nga Qeveria premtojnë që brenda katër vitesh do të punësohen 500 asistentë.

Uran Rrahmani është nxënës i klasës së shtatë dhe vijon mësimet ne shkollën “Mihal Grameno” aneksi I në Fushë Kosovë. Për shkak të mungesës së një ashensori, klasa e tij është e vetmja paralele nga klasat e shtata që gjendet në katin përdhese.

Atë e shoqëron çdo ditë nëna e tij për në shkollë, e për të paguajnë edhe një asistente që i ndihmon gjatë procesit mësimor.

Mimoza Bytyqi-Rrahmani, nëna e Uranit, thotë se qasja dhe mungesa e asistentëve janë problemet kryesore me të cilat përballen prindërit që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara.

“Siç edhe e patë ju në momentin kur ne hymë në klasë qasja nuk mungon, e kemi shumë të lehtë të hyjmë dhe të vijmë deri tek klasa. Mirëpo nuk do të thotë sikur këtu e kemi edhe nëpër vendet e tjera. Ne shpresojmë që qasja që është gjëja e parë të mundësohet edhe nëpër hapësirat e tjera publike sidomos, po edhe ato të çdoditshme. Mungesa e një tualeti për persona me aftësi të kufizuara që është edhe e qasshme edhe e duhura mungon në shkollën ku Urani edhe vijon mësimin. Pastaj një ashensor ku mund të shkohet edhe nëpër hapësirat tjera përveç katit të parë i cili është i disponueshëm”, thotë ajo.

Ajo thotë se shpreson që me shpalljen e vitit 2022, si vit i personave me aftësi të kufizuara, të nisë realizimi i premtimeve për ofrimin e kushteve më të mira për këta fëmijë.

“Ne asnjëherë nuk kemi marrë asistentë prej shtetit, ne kemi angazhuar asistentë ne privatisht, i kemi paguar edhe shumë vështirë t’i gjejmë, mungojnë, nuk janë personel adekuat, do të thotë ne duhet pastaj të zgjedhim të marrim një njëri i cili është i mirë, është i dashur, ndoshta edhe që nuk e ka përgatitjen e duhur profesionale mirëpo ajo është mbi të gjitha. Për momentin jemi kështu, presim që të realizohen ato premtime edhe që të mundësohet zhvillimi i mësimit”, thotë ajo.

Eldin Gashi, përfaqësues i grupit avokues të fëmijëve me aftësi të kufizuara “Hëna”, deklaron se barriera e parë me të cilën përballën këta fëmijë është mungesa e qasjes.

“Në hyrje të një objekti që nuk ka qasje për fëmijët me aftësi të kufizuara, aty e gjejmë barrierën më të madhe për një person me aftësi të kufizuara sepse Kosova nuk ka krijuar qasje për fëmijët. Ne po lobojmë që të bëhet qasja edhe ne të ndjehemi gjithëpërfshirës në shoqëri. […] Ne dëshirojmë që të kemi një lehtësim sa më të madh në qasje edhe me qenë më gjithëpërfshirës në shoqëri dhe mos me pas diskriminime apo paragjykime për neve që ne me u ndje sa më të lirshëm”, thotë ai.

Me vështirësitë që i kanë fëmijët me aftësi të kufizuara thotë të jenë e njoftuar edhe ministrja Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila potencon se për këtë vit kanë buxhetuar punësimi e 100 asistentëve.

E para e Arsimit thotë se gjatë katër viteve të ardhshme do të punojnë në përmirësimin e infrastrukturës fizike të objekteve shkollore, por edhe premton punësimin e 500 asistentëve për fëmijët me aftësi të kufizuara.

“Brenda mandatit tonë qeverisës do të sigurohemi që të kemi së paku 500 asistentë në institucionet tona edukativo-arsimore. Pra, për katër vitet e ardhshme do të punësojmë secilin vit nga 100 asistentë dhe ajo që është e rëndësishme është që unë besoj që do të kemi edhe mundësi që në bashkëpunim me partnerët tanë që punojnë në këtë drejtim… do të sigurohemi që edhe mësimdhënësit që punojnë në punën e tyre të përditshme dhe i kanë të integruar fëmijët me nevoja të veçanta në klasat e tyre të jenë kompetent për të ofruar mësimin edhe për këta fëmijë”, thotë Nagavci.

Ndonëse e quan si hap të rëndësishëm punësimin e asistentëve, Rinor Qehaja nga Instituti EdGuard, thotë se qeveria duhet të investojë edhe në zhvillimin e tyre profesional.

“Neve nuk gjykojmë që kjo është zgjidhja e tërë problemit, është pastaj zhvillimi profesional i këtyre asistentëve, përkushtimi i tyre, një llogaridhënie e po të njëjtëve që do të na siguronte një rezultat nga angazhimi i tyre. Pra nuk kemi nevojë për angazhim administrativ të asistentëve, kemi nevojë për asistentë që kanë një kapacitet të mjaftueshëm metodologjik dhe pedagogjik për ofrim të asaj përkrahje dhe mësimdhënies për këto kategori të mësimdhënësve”, thotë Qehaja.

Sipas tij, investimet në infrastrukturën shkollore për fëmijët me aftësi të kufizuara duhet të jetë prioritet i nivelit lokal.

Ky vit është shpallur nga ana e Qeverisë së Kosovës si vit i personave me aftësi të kufizuara, ku brenda gjithë vitit do të organizohen aktivitete të shumta./Kp/

Latifi i brengosur: S’do t’i lëmë specializantët të na ikin

0

Ministria e Shëndetësisë (MSh) për vitin 2022 prioritet do ta ketë sistemi informativ shëndetësor dhe trajtimin e përgatitjen e specializantëve.

Kështu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, ministri Rifat Latifi.

Megjithatë, ministri Latifi shtoi se është larguar edhe vetë nga Kosova për në Amerikë në mungesë të kushteve për specializim.

“Pse s’po më pyet mua pse kom ikur unë nga Kosova. Unë kam qenë në specializim në Ortopedi dhe nuk kisha mundësi të specializohem. Prandaj kam shkuar në Amerikë. Nëse ne nuk iu krijojmë kushtet specializantëve për punë, nëse nuk e transformojmë edukimin post-diplomik dhe nuk krijojmë specialist të mirë dhe ata që i krijojmë na ikin”.

Poashtu, ministri Latifi thotë se shumë shpejt do ta ketë gati programin për shëndetësi.

“Prioritet do të jetë sistemi informative shëndetësor, trajtimi dhe përgatitja e specializantëve, ngritja e kualitetit pastaj na duhet të kryejmë edhe punë të tjera duke u nisur nga bordet. Ministria ka punë të tjera afatgjate. Na leni pak kohë dhe kur ta bëjmë programin për shëndetësinë ju thërrasim. Ishalla e gjejmë vitin 2022 shëndoshë edhe nuk kemi raste të mëdha, të vdekjes dhe fatale”.

Doktori Latifi foli edhe për menaxhimin e pandemisë, duke theksuar se Qeveria ka punuar mjaft mirë këtë drejtim.

“Nëse diçka kemi menaxhuar mirë vitin e kaluar është menaxhimi i pandemisë. Fatkeqësisht Kosova ka humbur shumë njerëz afro 3 mijë persona. Prandaj Ministria dhe Qeveria ka menaxhuar shëndetësinë me mjetet dhe personelin shëndetësor në mënyrën më të mirë”, tha Latifi.

Bashkimi Evropian tregon pse nuk po i sanksionon politikanët në Ballkan sikurse SHBA-ja

0

Rritja e vazhdueshme e numrit të politikanëve dhe njerëzve të tjerë të lidhur me politikën nga Ballkani Perëndimor, ndaj të cilëve Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione, ka bërë që të kërkohet nga Bashkimi Evropian të veprojë njëjtë.

Thirrjet për vendosje të sanksioneve janë përsëritur së fundmi, pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja ndaj liderit të serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, dhe ndaj personave të tjerë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në vepra korruptive apo paraqesin rrezik për paqen dhe stabilitetin e vendit si dhe rrezikojnë të arriturat e deritashme të angazhimit ndërkombëtar.

Po ashtu, në dhjetor të vitit 2021, SHBA-ja sanksionoi edhe disa persona në veri të Kosovës, ndërkaq në maj të po atij viti, ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, u shpall “non grata” (i padëshirueshëm) nga Uashingtoni zyrtar.

Të gjitha këto sanksione nga SHBA-ja janë mirëpritur në selinë e BE-së në Bruksel. Por, në asnjërën prej këtyre rasteve blloku evropian nuk i është bashkuar Uashingtonit për të vendosur sanksione. Brukseli ka thënë se “BE-ja mbështet secilin hap që ndihmon në luftën kundër korrupsionit dhe krimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që paraqesin sfidën më serioze për të ardhmen e rajonit”.

Por, në pyetjen se pse BE-ja nuk i sanksionon politikanët përgjegjës në rajon, ashtu siç po bën administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, nga Brukseli nuk janë përgjigjur qartë.

Ana Pisonero, zëdhënëse e Komisionit Evropian për çështje të zgjerimit, ka rikujtuar se “BE-ja ka një varg instrumentesh, përfshirë edhe mundësinë e sanksioneve, por për përdorimin e tyre duhet të miratohet vendimi në Këshillin e BE-së me konsensusin e të gjitha shteteve anëtare“.

Bashkimi Evropian ka në dispozicion një kornizë që nga viti 2011, sipas së cilës mund të vendosë sanksione ndaj atyre politikanëve, personave privatë apo organizatave në Bosnje e Hercegovinë, për të cilat beson se luajnë rol negativ në zhvillimin e demokracisë, paqes dhe stabilitetit në vend, si dhe rrezikojnë sovranitetin dhe integritetin territorial apo shkelin vlerat mbi të cilat është bazuar Marrëveshja e Dejtonit.

Arsyetime të tilla të BE-së për vendosjen eventuale të sanksioneve janë të ngjashme me ato, në të cilat është thirrur administrata amerikane në rastin e sanksionimit të Dodikut.

Por, BE-ja në vend të sanksioneve vazhdon të kërkojë “zgjidhje sa më të shpejtë të krizës politike” dhe “ndalje të menjëhershme të veprimeve që rrezikojnë sovranitetin, unitetin dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës”.

Në pyetjen se pse BE-ja nuk po vendos sanksione të ngjashme sikurse ka bërë SHBA-ja, e përmes së cilave do të mund të rriste rolin dhe ndikimin në rajon, në Bruksel ka lloj-lloj përgjigjesh.

Përgjigja më e shpeshtë është se “BE-ja i ka mekanizmat e vet dhe do të vendosë vetë kur është koha për t’i përdorur”. Ato qarqe që shprehen në këtë mënyrë mendojnë se ende duhet dhënë mundësi dialogut dhe që kjo krizë të tejkalohet përmes dialogut dhe sanksionimi i personave që kanë rol kyç në këto përpjekje, do të mund t’i rrezikonin vetë ato përpjekje, pasi që, personat e sanksionuar, nuk mund të bëjnë pjesë në bisedimet për reformat në atë vend.

Një arsye tjetër që përmendet është se në rast të sanksioneve ndaj strukturave politike mund të ketë pasoja edhe për qytetarët, pasi këto sanksione mund të ngadalësojnë edhe përdorimin e ndihmës financiare të Bashkimit Evropian, e që ka për qëllim para se gjithash të ndihmojë qytetarët.

Por, shumica e diplomatëve në Bruksel e pranojnë se arsyeja kryesore pse BE-ja nuk vendos aq shpejt sanksione aq të qarta si SHBA-ja, është mungesa e unitetit mes shteteve anëtare. E sanksionet e tilla, sipas procedurave në BE, duhet të përgatiten mirë në grupet punuese, të vendosen në takime ministrore në Këshill e BE-së dhe pasi të ketë pajtim të të gjitha shteteve anëtare, sanksionet më pas miratohen.

Përveç që duhet konsensus i të 27 shteteve anëtare, miratimi i sanksioneve nga BE-ja është një proces që merr shumë kohë, prandaj, sanksione të tilla në këtë kohë duken joreale.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një Departament të Shtetit i cili merr vendime, ne kemi 27 shtete anëtare. Prandaj ne nuk i kemi të njëjtat mundësi për të vepruar me të njëjtën shpejtësi”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë një diplomat i BE-së.

Para disa javësh, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka thënë edhe publikisht se BE-ja do të duhej të përdorte mundësinë për të sanksionuar liderin e serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik. Por, për një gjë të tillë nuk ka pasur pajtim nga të gjitha shtetet anëtare në Këshill. Hungaria ka qenë shteti i vetëm, zyrtarët e së cilit publikisht kanë folur kundër këtyre sanksioneve.

Por, diplomatët kanë përmendur edhe Slloveninë dhe Kroacinë si shtete të cilat “nuk besojnë se në këtë moment sanksionet janë zgjidhje”. Franca, po ashtu, thuhet se nuk ka qenë në favor të vendosjes së sanksioneve.

Zyrtarët e Kroacisë kanë thënë se “duhet dhënë mundësi dialogut për të gjetur zgjidhje, e cila garanton përfaqësimin e barabartë për tri kombet konstitutive dhe siguron unitetin, integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës”. Por, zyrtarët e këtij shteti nuk kanë treguar nëse mbështesin ose jo sanksionet ndaj Dodikut.

Franca nga 1 janari ka marrë kryesimin gjashtëmujor të Presidencës së BE-së dhe gjatë drejtimit të bllokut nga Parisi, pritet që të bëhen përgatitjet e duhura që sanksionet të vendosen në momentin kur BE-ja të vlerësojë se nuk ka opsion tjetër pos sanksioneve.

Deri atëherë, nuk përjashtohet mundësia që disa shtete anëtare të vendosin edhe sanksione individuale. Një mundësi të tillë e ka paralajmëruar edhe analisti Toby Vogel, ekspert për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor.

“Vendet e BE-së mund të vendosin edhe sanksionet e tyre, sanksione individuale. Nuk shoh arsye pse Gjermania dhe Austria të presin të tjetët. Mund të veprojnë vetë dhe besoj se ky do të ishte një hap shumë i rëndësishëm simbolik, në rastin e Gjermanisë, ndërsa në atë të Austrisë edhe praktik për Dodikun dhe disa bashkëpunëtorë të tij”, ka thënë Vogel për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, diplomatët në BE nuk besojnë se do të ketë sanksione individuale sepse, sipas tyre, në atë mënyrë do të pranohej më shumë dobësia e BE-së për të pasur një qëndrim unik sesa që do të rritej fuqia e saj për të ndikuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Protesta te selia e PD-së: Mbi 10 të arrestuar, dy përfunduan në spital

0

Pak minuta më parë Sali Berisha mbylli protestën te selia blu, ndërsa më vonte do të njoftojë të radhës.

Gjatë protestës pati incidente të shumta ku nuk munguan, plagosjet, dhe gazi lotsjellës.

Selia Blu u ngjante si një skenë krimi e rrethuar me shirit nga polica, ku nuk munguan incidentet e shumta nga plagosjet te gazi lotsjellës.

Ndërkohë, deri më tani bilancet janë këto. Janë arrestuar mbi 10 persona, ndërkohë që është shoqëruar dhe Stresi i cili e shpërndau vetë lajmin.

Gjithashtu bëhet e ditur se dy persona kanë përfundura në spital ku kanë pësuar dëmtime të lehta./albeu

Dhuna ndaj grave, kërkohet vëmendje serioze institucionale

0

Rastet e dhunës në familje nuk po kanë të ndalur. Policia çdo ditë përmes raportit 24 orësh po publikon shifra shqetësuese të këtyre rasteve, ku kryesisht janë gratë ato që po pësojnë nga bashkëshortët e tyre.

E përveç dhunës, shpesh-herë mosmarrëveshjet brenda një familje po kalojnë edhe në vrasje. Viktima e fundit e dhunës në familje ishte Lirije Qerimaj, 48 vjeçarja nga Llausha e Skenderajt u vra nga bashkëshorti i saj, me armë zjarri.

Siç njoftoi Policia, çifti edhe me herët kishin pasur mosmarrëveshje. Përveç Lirije Qerimaj, nga dhuna në familje kanë pësuar shumë gra edhe gjatë vitit 2021 në Kosovë.

Kjo situatë po shihet shumë shqetësuese nga psikoterapeuti, Yll Avdijaj. Ai në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se këto raste kërkojnë vëmendje serioze institucionale.

“Rastet e dhunës që po ndodhin kohët e fundit, padyshim se janë shqetësuese dhe kërkojnë një vëmendje serioze institucionale dhe profesionale. Siç e dimë, pandemia ka ndikuar negativisht në shumë sfera të jetës, e po ashtu edhe në gjendjen psiko-emocionale të njerëzve. Kjo dukuri, ka arritur të shpërfaqë shumë probleme si në aspektin politik, ekonomik e po ashtu edhe në rrafshin social, gjë që kjo e fundit shpesh herë po rezulton e dhimbshme, në momentin kur po cenohet dinjiteti dhe integriteti personal i individit në shoqëri”, u shpreh ai.

Avdijaj tha se “këto dukuri nuk është që nuk kanë ekzistuar edhe më herët, mirëpo dinamika e ngjarjeve, frika dhe shqetësimet e tjera psiko-emocionale që ka shkaktuar kjo gjendje, po rezulton edhe me sjellje të cilat po eskalojnë deri tek dhuna psikike, emocionale, fizike e po ashtu edhe kërcënimi i jetës së individit”.

Duke folur për dhunën në familje, Avdijaj thekson se një rol të madh e ka edhe sistemi tradicional.

“Një rol të madh ka edhe aspekti socio-kulturor në shoqërinë tonë, sistemi tradicional, e që shpeshherë në një farë mënyrë sikur e aprovon dhunën dhe e miraton atë. Kjo direkt apo indirekt i kontribuon zhvillimit të një modeli të thellë të dhunshëm në shoqëri. Mesazhi që e përçon te të tjerët është se ‘qëllimi duhet arritur vetëm përmes dhunës’, e kjo gjë padyshim se lehtësisht mund të bëhet një lloj modelimi edhe për gjeneratat e ardhshme të reja”, potencoi ai.

Kurse, sa i përket profilit të dhunuesve, Avdijaj thotë se ata janë persona me çrregullime psikike.

“Nga rrafshi psikologjik, shikuar profilin e dhunueseve atëherë mund të themi se domosdo kemi të bëjmë me ndonjë person me çrregullime psikike, psiko-emocional, apo edhe konflikte të pazgjidhura me vetën, gjë që personi dhunues i projekton të të tjerët, deri në cenimin e të drejtës dhe dëmtimit të tyre. Në rrafshin psiko-social, mund të themi se mungon edukata dhe zhvillimi i vetëdijes së plotë mbi marrjen e përgjegjësive sociale, të cilat na ndihmojnë në mbajtjen e balancit shoqëror”, deklaroi ai.

Avdijaj mes tjerash tha se rastet e tilla të dhunës ndikojnë edhe te qytetarët duke krijuar frikë.

“Padyshim se rastet e tilla, te viktimat, familjarët normalisht që do të ndikojnë në traumatizmin e tyre, e po ashtu me një pasiguri edhe frikë edhe për qytetarët dhe audiencën e cila nis ditën duke lexuar vazhdimisht për raste të tilla që po ndodhin në shoqërinë tonë”, ka thënë mes tjerash ai.

Për vrasjen e Lirije Qerimajt ka pasur reagime të shumta, ndërkaq ditën e premte në Skenderaj ka pasur edhe një protestë paqësore kundër dhunës dhe vrasjes së grave.

Presidentja Osmani bashkë me burrin e saj vizitojnë Brezovicën

0

Presidentja Vjosa Osmani dhe burri i saj, Prindon Sadriu, sot kanë vizituar qendrën më të madhe të skijimit në vend, Brezovicën.

Në një foto të publikuar në rrjete sociale, presidentja shihet bashkë me burrin dhe drejtorin e qendrës së skijimit, Sasha Ilic.

Ndërkohë, kërkesë e qytetareve të shumtë është që të vihet në funksion teleferiku në atë zonë.

Gjashtë të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Brezovicë

0

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në rrugën Brezovicë Shterpcë

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka thënë se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar gjashtë persona, teksa pesë persona janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa njëri është dërguar në QKUK në Prishtinë.

“Sot rreth orës 09:00 në rrugën Brezovicë Shterpcë , ka ndodhur një aksident komunikacioni në mes dy automjeteve të udhëtarëve me targa vendore, përvec dëmeve të shkaktuara materiale , lëndime trupore kanë pësuar 6 persona të cilet pasi kanë pranuar ndihmën mjekësore në Shtërpcë, janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë në Qendrën Emeregjente në Ferizaj. Pesë persona prej tyre po trajtohen në Ferizaj , ndërsa njeri është dërguar në QKUK – Prishtinë. Njësia e Komunikacionit rrugor po e heton rastin!”, u shpreh Veseli.

Hungaria ia qet mërgimtarit specat, arrat, pijet energjike të marrë nga Kosova në rrugë

0

Në pikën kufitare Serbi – Hungari, shumë kosovarë përpos që janë bllokuar me orë të tëra nga kolona e gjatë atyre, doganierët iu bëjnë dhe kontrolle në veturat e tyre.

Në foto të publikuar shihet se si një mërgimtar është ndaluar nga dogana në kufirin Serbi – Hungari dhe në bagazhin e veturës së tij iu gjenden speca, arra, pije energjike, lëngje dhe gjëra të tjera ushqimore…

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort