Home Blog Page 3651

Berisha: As autoblindat dhe vrima e miut nuk e shpëton Lulzim Bashën

0

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka deklaruar se protesta e sotme hynë në histori si protesta që ndan me thikë opozitën e vërtet nga pseodopozitën.

Berisha në një konferencë për media, tha se selia e PD-së ishte bunker i Lulzim Bashës, kurse protestuesit u dhunuan me urdhërin e tij nga kriminel, persona në kërkim nga policia por edhe persona të grupeve fundamentaliste.

“Peng Basha iu sul me kriminel ndaj opozitës së vërtet”, tha ai, duke shtuar se vetëm pas kërkesës publike të tij, policia ndërhyri shtazërisht ndaj protestuesve.

Sipas tij, as blindet dhe vrima e miut nuk do të shpëtoi më Lulzim Bashën nga populli opozitar.

“Sot u arrit që çdo shqiptarë të kuptoj çka përfaqëson Lulzim Bashën. Hedh poshtë kategorikisht se protesta ka qenë e dhunshme”, tha ai.

Shkurtohen ditët e karantinimit nga 14 në 10 për personat me COVID-19

0

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë kanë marrë vendim që të shkurtohet koha e izolimit për personat që rezultojnë pozitivë me COVID-19, nga 14 ditë sa ishte, në 10.

Ndërkaq atyre që testi i del dy herë negativ, koha e izolimit u shkurtohet në shtatë ditë. Sipas IKShPK-së këta persona në ditën e gjashtë ose të shtatë mund të bëjnë testin për të parë nëse nuk rezultojnë pozitivë.

Personat të cilët kanë kontakt me dikë të infektuar, sipas IKShPK-së nuk kanë nevojë të karantinohen nëse i përkasin moshës mbi 18 vjeç dhe janë vaksinuar me tri doza dhe as ata që janë të moshës 12-17 vjeç e që janë të imunizuar me dy doza.

Edhe ata persona që janë testuar pozitivë më shumë se 90 ditë më parë dhe janë të vaksinuar me të dy dozat, nuk kanë nevojë për karantinim. Në këtë grup hyjnë edhe ata që brenda 90 ditëve të fundit kanë kaluar COVID-in edhe nëse nuk janë të vaksinuar me asnjë dozë.

Austria në kërkim të punëtorëve të rinj për këto profesione

0

Shteti austriak ka publikuar një listë të detajuar të profesioneve deficitare në atë vend për vitin 2022, ku renditen 66 profesione, si dhe është përcaktuar një listë e veçantë e profesioneve për provinca të caktuara, shkruan klix.ba.

Bëhet fjalë për Dekretin për fuqinë punëtore profesionale, përkatësisht profesionet deficitare për vitin 2022, duke u bazuar në Ligjin për punësimin e të huajve në gjithë Austrinë, kështu të paktën kanë bërë të ditur nga Ambasada austriake në Sarajevë.

Referuar listës së publikuar, disa prej profesioneve për të cilat ekziston një kërkesë e madhe janë infermieret e diplomuara/teknikët, kuzhinierët, molerët, automekanikët, xhamaprerësit, muratorët, punonjës që merren me rregullimin e kulmeve të shtëpive, elektroteknikë-inxhinierë të energjetikës, përcjell albinfo.ch

Në listën e kuadrove deficitare janë inxhinierët e teknologjisë informative, mjekë, zdrukthëtarë, instalues të ujit, inxhinierë të diplomuar të makinerisë e kasapë.

Kryetari i Odës Ekonomike: Viti 2022 do të jetë shumë më sfidues se viti i kaluar

0

Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se vendi në vitin 2022 do të përballet me sfida shumë më të mëdha sesa vitin e kaluar.

Rukiqi përmes një postimi në Facebook, ka treguar edhe arsyet se pse do të ndodhë kjo.

Sipas Rukiqit konsumi do të shënojë rënie dhe norma e rritjes ekonomike po ashtu, pasi sipas tij nuk do të përsëritet vera e vitit 2021, që sic e quan ai, ishte infuzioni kryesor për shumë ndërmarrje i ardhur nga diaspora.

“Viti 2022 do të jetë shumë më sfidues sesa viti 2021, në aspektin ekonomik, për disa arsye: 1. Nuk do të përsëritet vera e vitit 2021, që ishte infuzioni kryesor për shumë ndërmarrje (i ardhur nga diaspora), të dërmuara nga pandemia; Konsumi do të shënojë rënie, rrjedhimisht edhe norma e rritjes ekonomike do të jetë në rënie”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.

Kryetari i Odës Ekonomike tha se ky dimër do të jetë më i vështirë për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

“Ky dimër do të jetë më i “gjatë” se të tjerët, marrë parasysh problemet me furnizimin dhe çmimet e energjisë elektrike dhe çmimet e rritura në pothuajse të gjitha lëndët e para dhe produktet finale, nga kategoritë e produkteve që ne i importojmë”, ka shkruar ai.

Ai po ashtu shtoi se pandemia do të vazhdojë të sjellë kokëcarje për sektorin privat.

“Sektori privat ende nuk arrin të kuptojë, çka është vlera e vaksinimit me dy dhe tre doza, nëse të njëjtat nuk garantojnë liri të veprimit dhe kryerjes së aktivitetit biznesor. Çdo masë për kontrollimin e pandemisë, duhet të kufizojë të pa vaksinuarit e jo ata që me shumë zell e respektuan thirrjen për vaksinim”, ka vazhduar ai.

Rukiqi tha se në këtë vit do të rritet edhe problemi me fuqinë punëtore.

“Mos gjetja e punëtorëve me shkathtësi të caktuara është si problem në rritje për të gjithë sektorët. Nëse kjo problematikë vazhdon, ne do të kemi probleme serioze me aftësinë konkurruese për eksport dhe investime”, ka shtuar Rukiqi.

Ai tha se qeveria, parlamenti dhe të gjitha institucionet duhet të jenë të hapura për dialog me sektorin privat, në adresimin e këtyre temave por edhe shumë çështjeve tjera me rendësi jetike për zhvillimin e vendit.

Rama për Bashën dhe Berishën: Dy kufoma politike që luajnë kështjellash

0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në mënyrë të drejtpërdrejtë për atë që ndodhi sot në Partinë Demokratike.

Pak minuta pasi Basha dhe Berisha e kishin akuzuar si bashkëfajtor të krizës, Rama u bëri ftesë në Twitter edhe demokratëve të bashkohen me të.

“Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “S’kam asgjë për të humbur. Asgjë s’më dhemb dot më. Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! Sa u shkon ai llafi… Varu teneqet! Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt: Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!”. shkroi Rama. /A2news/

Basha: Berisha sot pati ditën e fundit politike

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat pas protestës së zhvilluar sot në selinë e PD nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha. Para komunikimit me gazetarët, Basha ka zhvilluar një tur bashkë me mediat duke treguar dëmtimet brenda selisë së PD nga protesta.

Ai ka thënë se ishte paralajmëruar pushimi i selisë së PD me forcë. Ajo që nisi me pretekstin për një lëvizje demokratizuese, sipas Bashës, tregoi fytyrën e vërtetë të Berishës.

“Beteja e Sali Berishës nuk bëhet për askënd tjetër përveç vetes dhe në këtë betejë nuk kursen askënd”, u shpreh ai, raporton “Euronews Albania”.

Basha tha se “Berisha ka pasur sot, de fakto ditën e fundit politike në Shqipëri”.

Sipas tij, kjo është një mundësi për demokratët për t’u shkëputur njëherë e mirë nga “trashëgimia e tij e zezë”.

“Vula e kësaj tragjedia do të mbetet 8 janari”, deklaroi kreu i PD.

Basha tha se Berisha dhe kryeministri Edi Rama janë si dy vëllezër siamezë, ku njëri manipulon zgjedhjet dhe tjetri kërkon të përdorë PD për t’u mbrojtur.

“Po i bën shërbimin më të mirë Edi Ramës, që nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij këto kohë”, ka deklaruar më tej ai.

Partia Demokratike është futur në krizë të thellë. Javë më parë, ish-kryetari Sali Berisha me një pjesë të partisë votuan për shkarkimin e Bashës në një mbledhje të cilësuar si “Kuvendi i Berishës”. Në referendum një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të PD-së votoi pro shkarkimit. Në tentativën për t’u kthyer në selinë e partisë, ata hasën në rezistencë nga krahu i Bashës. Të shtunën, aty pos përplasjeve brenda partiake ndërhyri Policia. Pasi policia mori kontrollin, Berisha i dha fund protestës, por paralajmëroi vazhdimin e saj në ditët në vijim.

Një dënim ktheu shpresat për drejtësi te viktimat e dhunës seksuale

0

Historik po konsiderohet viti që shkoi për drejtësinë për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës. Për herën e parë është dënuar një serb për dhunim seksual. Ani pse është rasti i vetëm, dënimi prej dhjetë vjetësh për Zoran Vukotiqin po konsiderohet moment kthese dhe shprese për viktimat dhe familjarët e tyre. Ka me mijëra të tjera të cilat tash e dy dekada kërkojnë drejtësi dhe trajtim të duhur nga shteti. Nga shoqëria civile bëhet thirrje që institucionet ta kenë prioritet këtë kategori të dalë nga lufta me rritjen e numrit të prokurorëve që trajtojnë këto raste.

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti ka thënë se vuajtjet e viktimës së Vukotiqit arritën të triumfojnë me vendosjen prapa grilave të një krimineli të luftës.

“E kemi quajtur vit historik sepse për herë të parë një e mbijetuar pas shumë sfidave, përpëlitjeve, frustrimeve, dëshpërimeve prej periudhës së kohës kur Kosova administrohej nga OKB-ja, e pastaj nga EULEX-i kishte kërkuar drejtësi. Drejtësi për krimin e ushtruar në trupin e saj gjatë periudhës së luftës. Grua kjo e cila në atë periudhë kohore për shkak të dhunimit shtazarak dhe mënyrës sesi i është ushtruar kjo dhunë në trupin e saj, ajo humbi dy binjakë. Që pasojat i mbartte, qoftë në aspektin psikologjik, qoftë në aspektin psikik. Por, ishte një grua e cila ishte e determinuar për të kërkuar drejtësi”, ka thënë Rushiti.

Ani pse shprehet e pakënaqur me dënimin, Rushiti vlerëson se ky vendim ka kthyer shpresën për viktimat dhe familjarët.

“Ky rast i ka përfaqësuar edhe 20 mijë gra edhe burra të cilët ende mëtojnë, kërkojnë që të vihet drejtësia në vend. Drejtësi e cila për shumë gra edhe vajza kishte humbur shpresat. Prandaj mendojmë që përmes këtij rasti ne kemi ringjallur shpresën. Dhe mbi të gjitha rasti në fjalë e ka dërguar mesazhin edhe te grupi i ndjeshëm, siç janë viktimat, të mbijetuarit e dhunës seksuale, por mbi të gjitha edhe familjarët dhe shoqëria për të inkurajuar ata për të kërkuar drejtësi”, ka shtuar ajo.

Ky është rasti i parë dhe i vetëm kur institucionet në Kosovë kanë arritur të shqiptojnë dënim për serbët që kanë kryer dhunim seksual gjatë luftës së fundit në Kosovë. Me mijëra të tjerë kërkojnë drejtësi edhe për mënyrën se si trajtohen nga rrethi.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka vënë në pah nevojën që shoqëria kosovare të ndërrojë mendësi dhe të mbështesë viktimat e dhunë seksuale.

“Çështja e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës nuk është vetëm çështja e drejtësisë, është një ndër elementet që kërkojnë gratë dhe që duhet të ndodhë. Por ende kemi shumë punë për të bërë për të ndërruar mendësinë në vendin tonë rreth këtyre viktimave. Ka ende që i sulmojnë pa të drejtë për krimin që ato e kanë përjetuar dhe duhet si shoqëri të jemi ata që ju rrimë prapa dhe përkrahim dhe t’u ndihmojnë, njëjtë edhe institucionet. Duhet të fokusohemi tash e tutje cilat janë nevojat e tyre, cilat janë nevojat edhe të viktimave të tjera”, ka deklaruar Bogujevci.

Hetimi i krimeve të luftës, siç ka thënë Bogujevci, vështirë mund të bëhet me numrin e prokurorëve aktualë në Prokurorinë Speciale.

“Isha në një konferencë para disa vitesh në Bosnjë. 29 prokurorë i kishin vetëm për krimet e luftës dhe ju dukej pak. Ne deri më tani i kemi pasur vetëm tre, për ta arritur rezultatin që duhet, duhet ta shtojmë edhe numrin e nevojshëm qoftë të prokurorëve, qoftë në resurse njerëzore, por edhe të tjera tek gjykatat, prokurorët, policia e të tjera. Por më vjen mirë që është duke u punuar në atë drejtim, dhe shpresoj që në vitet në vijim do të arrijmë të ndërtojmë kapacitete më të mëdha”, ka shtuar Bogujevci.

Avokati i Popullit ka deklaruar se shteti është vonuar në dokumentimin e krimeve të luftës. Sipas Naim Qelajt, institucionet e deritanishme nuk ua kanë mundësuar viktimave qasjen në drejtësi.

“Kemi dështuar të ngremë ose të japim qasjen në drejtësi të viktimave të krimit në përgjithësi, në këtë rast edhe të viktimave të dhunës seksuale të luftës. Dhe kur e marrim parasysh faktin që janë mbi 1500 dosje hetimore ose aktakuza që i ka lënë EULEX-i dhe numri i rasteve të gjykuara që nuk është as dyshifror pa dyshim të krijohet bindja që fillimisht ka dështuar UNMIK-u, EULEX-i dhe pastaj drejtësia kosovare”, ka thënë.

Ministria e Drejtësisë është zotuar se është prioritet adresimi i krimeve të luftës. Në këtë dikaster ka thënë se duke punuar në strategjinë e drejtësisë tranzicionale dhe në adresimin e mekanizmit ku do të dokumentohen krimet e luftës.

“Brenda këtij viti ne i kemi rritur kapacitetet në Prokurorinë Speciale, aty kanë qenë vetëm katër prokurorë që merren me rastet e krimeve të luftës, kemi shtuar edhe katër prokurorë. Kemi shtuar edhe gjashtë bashkëpunëtorë profesionalë edhe dy përkthyes që merren me këto raste dhe që i ndihmojnë prokurorët për adresimin e këtyre rasteve. Po ashtu kemi bërë ndryshime edhe në Kodin e Procedurës ku do të lejohet gjykimi në mungesë për rastet e krimeve të luftës”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë.

Përveç drejtësisë ligjore, shumë të mbijetuar gjatë këtij viti kanë aplikuar edhe për “njohjen shtetërore” të statusit të viktimës së dhunës seksuale.

QKRMT është shprehur e pakënaqur me punën e Komisionit për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Viktimave të dhunës seksuale.

“Janë rreth 1500 raste që kanë aplikuar pranë Komisionit. Shumica e këtyre rasteve vijnë nga organizatat joqeveritare të licencuara. QKRMT ka aplikuar me një numër të madh të rasteve. Disa nga ato kanë fatin e mirë ta gëzojnë pensionin. Megjithatë ka edhe nga ato që e kanë humbur jetën, kanë vdekur për shkak të sëmundjeve, vështirësive jetësore. Dhe nuk kanë arritur të gëzojnë statusin për faktin se procesi si i tillë po vonohet dhe ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha në grupin e të mbijetuarve, familjarëve. Pasi që kemi raste që është vonuar më shumë se një vit, rreth 44 raste janë raste të cilat e tejkalojnë njëvjeçarin”, ka thënë Rushiti.

Për tri vjet, prej kur ka filluar punën ky komision kanë aplikuar mbi 1600 persona. Në një përgjigje për KosovaPress ky komision ka njoftuar se gjatë vitit të kaluar 218 gra e burra kanë deponuar dëshmitë e tyre. Në total 1048 personave u është njohur statusi, ndërkaq 224 kërkesa janë refuzuar.

Në korrik të vitit të kaluar, Zoran Vukotiq u dënua me 10 vjet burgim, i akuzuar për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

2 mijë e 877 vaksina u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

0

Gjatë 24 orëve të fundit, 2 mijë e 877 qytetarë kanë marrë vaksinën anti Covid.

Në këtë interval kohor kanë rezultuar pozitivë 264 qytetarë si dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.131.

Franca gjobit Google dhe Facebook

0

Rregullatorët francezë kanë goditur Google dhe Facebook me gjoba prej 210 milionë eurosh për përdorimin e cookies (reklamave).

Mbikëqyrësi i privatësisë së të dhënave CNIL tha se të dy faqet po ia bënin të vështirë punën përdoruesve që të refuzonin gjurmuesit në internet.

Pëlqimi për përdorimin e skedarëve të personalizimit është kyç për rregulloren e BE-së për privatësinë e të dhënave dhe një përparësi kryesore për CNIL, raporton bbc.

Firmat e mediave sociale kanë tre muaj për të përmbushur ose përballen me gjoba prej 100 mijë euro për çdo ditë vonesë.

Cookies janë shumë të vlefshme për Google dhe Facebook si mënyra për të personalizuar reklamat, që është burimi i tyre kryesor i të ardhurave.

Kosova i gëzohet vendosjes së shtabit të Komandës Amerikane në Shqipëri

0

Vendosja në Shqipëri e shtabit operativ pararojë të Komandës së Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë ka gëzuar edhe institucionet e Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka vlerësuar këtë njoftim si lajm të shkëlqyeshëm.

“Ky është një vendim i madh që rikonfirmon fuqishëm angazhimin e SHBA-së në shërbim të sigurisë dhe stabilitetit të rajonit tonë”, ka thënë ai në një shkrim në Facebook.

Ditë më parë, SOCEUR-i njoftoi për shtabin në Shqipëri. Në njoftim u theksua se kjo do ta bëjë qasjen më të lehtë në Ballkan.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort