Home Blog Page 3650

Nesër fillon gjysmëvjetori i dytë në të gjitha shkollat e Kosovës

0

Gjysmëvjetori i dytë në të gjitha shkollat do të nis nesër sipas planifikimeve. Kështu ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

E pyetur se shkaku i gjendjes me pandeminë COVID-19 a ekziston mundësia që të ketë masa shtesë për fillimin e procesit mësimor, Nagavci tha për telegrafin se kjo u takon task forcave në nivel komune që të marrin vendime.

“Nesër fillon gjysmëvjetori i dytë sipas planifikimit. Pasi në fuqi janë të gjithë skenarët, përfshi ata me mundësinë për mësimin nga distanca apo me numër të kufizuar të nxënësve, do të jetë në kompetencë të Task forcave në nivel komune të marrin vendim për ndonjërin nga skenarët në rast nevoje”, u shpreh ministrja Nagavci.

Gjobiten dhe mbyllen 35 biznese që nuk respektuan masat anti-Covid

0

AUV dhe Policia gjobisin dhe mbyllin biznese që nuk respektuan masat anti-COVID-19 Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV) bashkë me Policinë e Kosovës kanë gjobitur 35 biznese për shkak të shkeljes së masave kundër COVID-19.

Sipas njoftimit të AUV-it, aksionet janë zhvilluar në Prishtinë, Prizren dhe Pejë.
18 lokale janë bllombuar për afat të pacaktuar.

Teksa kanë paralajmëruar se inspektorët do të jenë aktivë gjatë gjithë kohës në mbikëqyrje të masave kundër COVID-19.

Vërmicë: Arrestohet një person pasi ofroi 10 euro ryshfet policit kufitar të Kosovës

0

Është arrestuar një shtetas i Shqipërisë për arsye se i kishte ofruar zyrtarit policor 10 euro në mënyrë që të kalonte kufirin pa autorizimin për ngasje të automjetit.

Rasti ka ndodhur në pikën kufitare në Vërmicë.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

 

Ndërrojnë jetë 2 persona dhe lëndohen 9 të tjerë në rrugën Prishtinë-Podujevë

0

Sot rreth orës 09:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë dy persona kanë vdekur.

Sipas policisë, në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

“Si pasojë e këtij aksidenti, bazuar në të dhënat fillestare, lëndime trupore kanë pësuar 11 (njëmbëdhjetë) persona, dy prej të cilëve nuk kanë mundur t’u përballojë plagëve të marra dhe të njëjtit, kanë ndërruar jetë. Vdekjen e personave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Hetuesit nga njësiti i hetimeve të trafikut rrugor në koordinim me prokurorin e shtetit, që poashtu ndodhet në vend ngjarje janëë duke u marrë me rastin. Deri në përfundimin e ekzaminimeve në vendngjarje, lusim qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative, pasi që rruga është e bllokuar aktualisht”, thuhet në njofitm.

Ministrja e Drejtësisë Haxhiu e sheh të pamundur “zhbërjen” e Speciales

0

Ndonëse kanë kaluar më shumë se dy dekada nga përfundimi i luftës, Kosova ende nuk e ka asnjë institucion për të dokumentuara krimet e kryera, madje institucionet përgjegjëse nuk kanë bërë asgjë, po vlerëson ministrja aktuale e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ministrja në një intervistë për Ekonomia Online theksoi tashmë kanë nisur punën sa i përket hartimit të Projektligjit për themelimin e Institutit ku do të dokumentohen të gjitha krimet që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë.

Sipas saj, Prokuroria i ka duart e lira të veprojë në këtë drejtim për faktin se Serbia nuk i dorëzon kriminelët e luftës.

“Kosova ende nuk e ka një institucion që ne mund t’i kemi të dokumentuara krimet e luftës dhe në këtë drejtim nuk është bërë asgjë. Ne kemi pasur një institut për krime të luftës, por ka qenë me vendim pra jo me ligj dhe në të njëjtin ka pasur kapacitete njerëzore për ta bërë dokumentimin e krimeve të luftës. Në këtë drejtim ne kemi nisur punën sa i përket hartimit të Projektligjit për themelimin e Institutit ku do të dokumentohen të gjitha krimet që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë”.

“Është formuar grupi punues pas kalimit të koncept dokumentit në Qeveri për të pasur një pasqyrë të qartë të gjendjes në këtë drejtim. Grupi punues është duke u takuar për të diskutuar për këtë institut. Poashtu kemi shtuar kapacitet për Prokurorinë Speciale të prokurove që do merren me rastet e krimeve të luftës dhe strategjinë për drejtësi tranzicionale si dhe kemi eliminuar të metat që kanë qenë në Kodin e Procedurës Penale për gjykimin në mungesë të kriminelëve serb. Prokuroria i ka duart e lira të veprojë në këtë drejtim për faktin se Serbia nuk i dorëzon kriminelët e luftës.

Mirëpo me legjislacionin tonë në mungesë mund të dënohen dhe pastaj të vuajnë dënimin për krimet që kanë bërë”.
Ajo shtoi se partia që përfaqëson e ka kundërshtuar fuqishëm themelimin e Gjykatës Speciale, sepse ajo po paraqet një pasqyrë të shtrembëruar për luftën e drejtë në Kosovë.

Megjithatë, Haxhiu theksoi se do të shohin të gjitha alternativat se çka mund të bëjnë sa i përket kësaj “zbërjes” së kësja gjykate thotë se Kosova i ka dyert e mbyllura me amendamentin e ndryshuar për themelim në Kushtetutë.

“Një nga subjektet kryesore në Kosovë është VV-ja që ka kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale. Pikërisht për faktin se kemi konsideruar se gjykata speciale do të paraqesë një pasqyrë të shtrembëruar për luftën e drejtë në Kosovë. Mirëpo edhe përkundër kundërshtimeve tona edhe në Gjykatën Kushtetuese por nuk kem pasur mundësi ta ndalojmë”.
“Tani na kanë mbyllur derën për çfarëdo veprimi tjetër sepse siç jeni në dijeni Gjykata Speciale është futur në Kushtetutë dhe nuk mund ta heqim edhe Ministria e Drejtësisë i ka dyert e mbyllura çfarëdo aspekti në Gjykatën Speciale përveçse kemi divizionin për mbrojtje juridike dhe financiare të personave që janë në Hagë dhe jemi duke kryer përgjegjësitë tona në raport me mbrojtjen”.

“…do të shohim mundësitë si Qeveri për faktin se kemi pasur një vizitë dhe e kam pasur të pamundur të shkoj dhe ne kemi ankesa të tyre në mungesë të transparencës i kemi adresuar ato te avokati dhe i shohim të njëjtat se a po respektohen apo jo. Do të shohim edhe alternativa të tjera se çka mund të bëjmë në këtë drejtim, mirëpo unë nuk jam shumë optimiste që Kosova ka ndonjë mënyrë sepse na kanë mbyllur dyert me amendamentin në Kushtetutën e Kosovës”.

Haxhiu ka thënë se janë duke punuar në aspektin e draftimit të amendamenteve kushtetuese, për çështjen e vettingut në sistemin e drejtësisë.

Madje, ajo tha se ka ftuar subjektet politike në takime të ndara që të diskutojnë për vettingut sepse amendamentet mund te votohet veç nëse kanë dy të tretat e deputetëve shqiptar dhe në anën tjetër dy të tretat e komuniteteve që përfaqësojnë qytetarët jo shumicë.

“Në programin qeverisës ne kemi vettingun në sistemin e drejtësisë, poashtu në nivelet e larta të policisë po kjo është përgjegjësi e ministrisë së punëve të brendshme. Në nivelin më të lartë të doganave, ATK, AKI sepse besojmë që janë institucione të ndjeshme dhe poashtu të rëndësishme dhe në këtë drejtim ne jemi duke punuar në aspektin e draftimit të amendamenteve kushtetuese për çështjen e vetingut në sistemin e drejtësisë.
Jemi duke pritur edhe një opinion nga Komisioni i Venecias në raportin me koncept dokumentin por teksa anëtarët përgjegjës janë duke trajtuar çështjen e koncept dokumentit ne sapo t’i finalizojmë amendamentet do t’i procedojmë për opinion nga Venecia sepse është e rëndësishme të veprojmë në përputhej me standardet evropiane”.

“Dhe natyrisht na duhet mbështetje nga Kuvendi sepse amendamentet mund te votohet veç nëse kanë dy të tretat e deputetëve shqiptar dhe në anën tjetër dy të tretat e komuniteteve që përfaqësojnë qytetarët jo shumicë. Unë kam ftuar subjektet politike ne takime të ndara, por edhe të përbashkëta sepse konsiderojë që është e rëndësishme që ta kemi konsensusit. Nuk kam pasur mundësi të takohem me opozitën përfshirë këtu edhe grupin parlamentar të Listës Serbe”.

Haxhiu tha se Qeveria dëshiron që Kosova të jetë shtet i së drejtës, sepse çfarëdo kritike që i bëhet sistemit të drejtësisë ndodhin për shkak të skandaleve dhe me këtë rast krijohet barrikadim dhe akuza të pabaza.
“Deri para qeverisë tonë asnjëherë nuk kemi pasur deklarata nga institucionet politikanët apo qeverinë për ndërhyrje. Edhe përkundër faktit që ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë jo vetëm që e kemi thënë ne por edhe në raportet ndërkombëtare qoftë raporti i progresit kanë theksuar ndërhyrjet e politikës në sistemin e drejtësisë”.

“Mirëpo problemi qëndron që ne si qeveri duam që Kosova të jetë shtet i së drejtës, ne duam sundim të ligjit dhe ata që kanë keqpërdorur detyrën zyrtare të japin përgjegjësi. Ata që janë pasuruar në mënyrë të paligjshme të konfiskohet pasuria. Dhe kur ka kërkesë të tillë të qeverisë çfarëdo kritike që i bëjmë sistemit të drejtësisë nuk bëhet për faktin se po duam por sepse po ndodhin skandale në sistemin e drejtësisë dhe në vend që të ketë reflektim ka barrikadim dhe akuza të pabaza”.

E turpshme: Mërgimtarit i vidhen nga valixhja ari e orë dore, e kupton pasi kthehet në Zvicër

0

Një rast i pazakont ka ndodhur ku një kosovar ka njoftuar se vëllai i tij i cili ka udhëtuar përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kur ka arritur në shtetin e Zvicrës ka vërejtur se i janë vjedhur nga valixhja e tij sasi ari dhe dy orë dore.

Policia është duke e hetuar rastin.

Në Merdarë pritje deri në tri orë

0

Fluksi i mërgimtarëve që po largohen nga Kosova pas festave të fundvitit është akoma i lartë.

Aktualisht pritjet në pikat kufitare për të dal nga Kosova shkojnë deri në tri orë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pika më e ngarkuar është në Merdarë, ku pritjet për të dal nga Kosova janë deri në tri orë, teksa hyrjet deri në 10 minuta.

Po ashtu, pritje ka edhe te Dheu i Bardhë dhe Jarinje, ku pritjet janë deri në gjysmë ore, ndërsa hyrje deri në dhjetë minuta.

Në pikën kufitare në Vërmicë dhe në pikat tjera situata është e qetë.

Edi Rama i quan kufoma politike Bashën e Berishën

0

Kryeministri i Shqipërisë, njëherit kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar sërish pas zhvillimeve të së shtunës në zyrat e Partisë Demokratike.

Kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe Sali Berishën, Rama i ka quajtur kufoma politike “që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im”.

“Më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt: Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!”, thuhet në shkrimin e tij në rrjetin social Twitter.

Rama e ka quajtur Bashën “humbës kronik të selisë blu”, e Berishën “personazh pa seli të listës së zezë”.

“Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “Skam asgjë për të humbur. Asgjë s’më dhemb dot më. Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! Sa u shkon ai llafi… Varu teneqet!”.

Para këtij reagimi, Rama duke ironizuar me PD-në, ka thënë se jeta është e vështirë, mirëpo budallenjtë e vështirësojnë edhe më shumë.

Protesta e iniciuar nga Berisha, rezultoi me të lënduar e thyerje të zyrave të PD-së. Basha në një konferencë për media tha se Berisha sot e ka pasur ditën e fundit politike në Shqipëri, duke shtuar se kjo është mundësi që demokratët të shkëputen “nga trashëgimia e tij e zezë”.

Gjermania forcon kufizimet për COVID-19

0

Ashpërsim i rregullave në Gjermani. Për të hyrë në restorante tani nevojitet test negativ për COVID ose dëshmia e injeksionit përforcues.

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe krerët e 16 landeve të vendit ranë dakord për ashpërsimin e një sërë rregullash dhe kufizimesh për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Rregullat e reja lidhen me restorantet dhe baret si dhe me shkurtimin e periudhës së karantinës dhe të izolimit.
Ky ishte takimi i parë në vitin e ri midis Scholz-it dhe drejtuesve të landeve, që zhvillohet në një kohë kur qeveria e re gjermane po kërkon të shtojë numrin e të vaksinuarve dhe të forcojë fushatën e vaksinave përforcuese për shkak të shtimit të infektimeve të nxitura nga varianti omicron.

Cilat janë masat e reja?

Në mbarë vendin do të zbatohen rregulla më të rrepta në bare dhe restorante. Kështu hyrja në restorante do t’u lejohet vetëm atyre që janë plotësisht të vaksinuar ose konsiderohen të rikuperuar dhe të cilët paraqesin edhe një test aktual negativ për COVID-19.

“Është një rregull i rreptë, por i domosdoshëm që do të na ndihmojë të kontrollojmë më mirë infeksionet sesa ndodh aktualisht,” tha Scholz, duke mbrojtur këtë masë.

Periudha e karantinës

Po ashtu në takim u miratua edhe shkurtimi i periudhës së karantinës ose izolimit, të cilat aktualisht janë për 14 ditë.

Në përgjithësi periudhat e karantinës dhe të vetëizolimit do të kufizohen në 10 ditë. Kjo periudhë mund të shkurtohet në shtatë ditë, nëse një person është pa simptoma dhe testi PCR ose testi i shpejtë i del negativ. Si teste të shpejtë njihen vetëm ato që kryhen nga personeli mjekësor.
Periudhat më të shkurtra të karantinës vlejnë gjithashtu edhe për punëtorët në “sektorë kritikë” si policia, shërbimet e urgjencës dhe mjekësia.

Rregulli ekzistues që lejon grumbullimet private të personave të vaksinuar dhe të shëruar me një maksimum prej 10 vetësh mbetet në fuqi. Ata që nuk janë vaksinuar do të vazhdojnë të jenë subjekt kufizimesh të rrepta sa u përket kontakteve.

Sot mot kryesisht i vranët, vende-vende riga shiu dhe bore

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për ditën e sotme ka njoftuar se do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen ndërmjet 3-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7m/s, thuhet në raportin e IHMK-së.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort