Home Blog Page 3649

Moti në Prizren: Temperatura minus dhe reshje të dendura bore

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë pesë ditëve të kësaj jave do të kushtëzohet me kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se do të ketë vranësira me riga të dobëta shiu, për t’u shndërruar në reshje të mesme dhe të dendura bore.

Sipas IHK-së, reshje më të theksuara pritet të ketë në rajonin e Dukagjinit dhe viseve të larta malore.

Mirë, IHK bën me dije se reshjet e borës nuk do të mungojnë as në viset mesatare dhe ato të ulëta.

“Vranësirat fillimisht do të shoqërohen me riga të dobëta shiu për të rikthyer më tej në reshje mesatare dhe të dendura bore. Nga kushtet klimatike dhe relievit që ka vendi ynë, reshjet nuk do të jenë me intensitet të njëjtë në gjithë territorin. Më të theksuara priten të jenë në pjesën veriore të Dukagjinit dhe viseve të larta malore, mirëpo reshjet e borës nuk do të mungojnë edhe në viset mesatare dhe ato të ulëta”, ka njoftuar IHK.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri në -2 gradë Celsius, derisa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet -1 deri në 3 gradë Celsius.

IHK ka rekomanduar nga ngasësit e automjeteve të kenë kujdes gjatë pjesëmarrjes në rrugë, për shkak të ngricave që do të shkaktohen si pasojë e temperaturave të ulëta.

“Sa i përket temperaturave ato do të ulën në dy vlerat ekstreme, por më e ndjeshme në vlerat e minimaleve. Kushtet biometeorologjike do të jen relativisht të mira për shkak të prezencës së elementeve dhe këtyre dukurive meteorologjike. Temperaturat minimale për gjatë këtyre ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -8 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius. Në viset malore përveç reshjeve të dendura të borës parashihen temperatura më të ulëta për 3-5 gradë Celsius, varësisht nga lartësia mbidetare. Ky mot me këto temperatura do të krijoj ëngrica si në viset e ulëta, po ashtu edhe në viset e larta, prandaj u rekomandohet ngasësve të automjeteve të kenë kujdes të shtuar në komunikacion”, ka bërë të ditur IHK.

Gjatë ditës së enjtë do të ketë rreze dielli, e kjo do të krijojë kushte për mjegull.

“Prezenca e rrezeve të diellit nga dita e enjte do të krijojë kushte që të krijohet mjegulla e dendur po thuaj në gjithë territorin. Gjithashtu era nga drejtimi i veriut dhe verilindjes e cila do të jetë e lehtë dhe lokalisht e fortë do ta mbajë ketë gjendje termike e cila do t’i gjasojë stinës që jemi”, ka bërë të ditur IHK.

Tërmet me epiqendër në Greqi, dridhë edhe Prizrenin

0

Një tërmet ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sontme me epiqendër në Greqi.

Ende nuk dihet se cfarë magnitude ka pasur tërmeti por epiqendra ka qenë në Greqi. Tërmeti ka dridhur edhe Prizrenin.

Pjesë e filmit turk, Vedat Bajrami luan krah aktorëve të njohur

0

Aktori shqiptar, Vedat Bajrami muajin e kaluar ka njoftuar se është bërë pjesë e filmit turk “Elif Ana”.
Producentët e filmit, Ökkeş Zengin, Ali Bilmeç, Hasan Bilmeç, Bilal Bilmeç në një konferencë për media kanë treguar se filmi ka të bëjë me historin e humanistes dhe mjekes popullore në Turqi Elif Sugan që njihet si Elif Ana.

Roli i Elif Suganit do të portretizohet nga aktorja turke Aliye Uzunatağan.

Përfaqësuesit e produksionit “Life is a Movie” kanë bërë të ditur se regjisorë të filmit do të jenë Semir Aslanyürek dhe Kazım Öz. MEdiat turke raportojnë se xhirimet e filmit po zhvillohen në rrethinën e Kahramanmaraş, rajon ky ku edhe ushtroi veprimtarinë Elif Sugan e cila njihet edhe si ringjallëse e alevizmit në vendin ku jetoi.

Pjesë e filmit janë aktorët e njohur turk: Aliye Uzunatağan, Ali Sürmeli, CezmiBaskın, Necmettin Çobanoğlu, İlyas Salman, Füsun Demirel, Levent Üzümcü, Orhan Aydın, Turgay Tanülkü, Sermiyan Midyat, Cansu Fırışkuny, Cute, Rıza Sönmez dhe Muhsin Asan, dhe aktori i njohur turk Kazım Çarman.

Ende nuk dihet se në çfarë roli do jetë aktori kosovar.

MASHTI: Përveç mësimit me prani fizike në shkollë, në dispozicion edhe mësimi online

0

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) përmes një njoftimi për media ka njoftuar të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, se nesër, 10 janar 2022, fillon periudha e dytë e vitit shkollor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

“Task Forcat në nivel komune do të vlerësojnë dhe do të marrin vendime se me cilin skenar do të zhvillohet procesi mësimor bazuar në situatën epidemiologjike me pandeminë në komunat e tyre, si dhe kushtet specifike në shkolla. Drejtoritë Komunale të Arsimit do të kujdesen për respektim të masave të përcaktuara nga IKSHPK, të dezinfektojnë hapësirat e shkollave”, thuhet në njoftimin e ministries.

Përveç mësimit me prani fizike në shkollë, do të jenë në dispozicion edhe mundësitë për organizimin e mësimit online nëse paraqitet nevoja.

Ministria e Arsimit fton të gjithë akterët e përfshirë në shkollë që të respektojnë masat mbrojtëse të përcaktuara nga IKShPK.

Njoftimi i plotë nga MAShTI:

Nesër fillon periudha e dytë e vitit shkollor 2021/2022

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, se nesër, 10 janar 2022, fillon periudha e dytë e vitit shkollor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.
Task Forcat në nivel komune do të vlerësojnë dhe do të marrin vendime se me cilin skenar do të zhvillohet procesi mësimor bazuar në situatën epidemiologjike me pandeminë në komunat e tyre, si dhe kushtet specifike në shkolla. Drejtoritë Komunale të Arsimit do të kujdesen për respektim të masave të përcaktuara nga IKSHPK, të dezinfektojnë hapësirat e shkollave .
Përveç mësimit me prani fizike në shkollë, do të jenë në dispozicion edhe mundësitë për organizimin e mësimit online nëse paraqitet nevoja.
Video-mësimet do të vazhdojnë të transmetohen në televizionin publik (kanali RTK4), dhe ato mund të gjenden edhe në kanalin zyrtar të MAShTI – https://emesimi.rks-gov.net/shq/
Orari i transmetimeve:

Po ashtu, MAShTI, në bashkëpunim me UNICEF, tashmë ka ofruar për të gjitha shkollat mundësinë e qasjes në platformën mësimore https://shkollat.org/

, të bazuar në teknologjinë e Microsoft, ku, përveç sistemit për menaxhimin e mësimit në distancë janë publikuar edhe video-mësimet sipas programit mësimor të klasave 1-9. Megjithatë, shkollat janë të lira të shfrytëzojnë edhe platforma dhe aplikacione të tjera.

Ministria e Arsimit fton të gjithë akterët e përfshirë në shkollë që të respektojnë masat mbrojtëse të përcaktuara nga IKShPK, në mënyrë që ta ruajmë shëndetin publik dhe të kemi mbarëvajtje të procesit mësimor.

Shqiptari denohet me 1000 euro për 15 kg djathë në kufi të Kroacisë, më pas ua marrin atë

0

Një banor i Salzburgut kishte marrë djathë të shtëpisë me vete kur hyri në Bashkimin Evropian, mirëpo rojet kufitare kroate i dhanë një dënim të rëndë.

48-vjeçari me origjinë shqiptare pësoi eksperiencë të keqe derisa po kthehej nga vendi i origjinës ku kishte shkuar për të festuar Vitin e Ri. Ai me vete kishte marrë rreth 15 kilogramë djathë deleje.

E për këtë ai u dënua me 1000 euro gjobë derisa edhe djathin ia kishin marrë.

Kur 48-vjeçari ishte kontrolluar në kufirin serbo-kroat, zyrtarët e kufirit e kishin vërejtur djathin. Sipas rregullave, i thanë që dënohet rreptësishtë transporti i mishit apo produkteve të qumështit, nga një person privat. Por, ai nuk e kishte idenë që dënimi ishte kaq i lartë.

“Zyrtarët nga Dogana thanë se duhet të paguaj rreth 996 euro, përndryshe nuk do të ma kthenin pasaportën”, tha ai, shkruan Heute.at.

Kështu ai nuk kishte zgjidhje tjetër veçse ta paguante dënimin. Ai gjithashtu u detyrua ta hidhte edhe djathin e deleve.

“Do ta marrim Prizrenin, Dubrovnikun…”, serbët në Bosnjë e Serbi këndojnë këngë ultra-nacionaliste nëpër rrugë

0

Serbët kanë dalur në demonstrime nëpër rrugët e Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë me këngë ultra-nacionaliste dhe me fishekzjarrë të ndezur.

Nacionalistët etnikë serbë u panë duke kënduar së bashku me një këngë popullore serbe. Kënga u bën thirrje serbëve të pushtojnë Prizrenin Dubrovnikun, Cetinjen, Nevesinjen.

Arriti në Prishtinë ambasadori i emëruar i SHBA-së, Jeff Hovenier

0

Ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka arritur në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur i ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Nicholas Giacobbe.

“Sot e mirëprita në Prishtinë ambasadorin e emëruar Jeff Hovenier. Ka qenë një nder të shërbej si i ngarkuar me punë gjatë muajve të fundit”, ka shkruar Giacobbe në Twitter.

Nesër pritet të mbahet ceremonia e marrjes së kredencialeve, siç ka bërë të ditur Giacobbe.

Agon Gërmizaj, kandidat për zgjedhje në kantonin Varsinais – Suomi të Finlandës

0

Agon Gërmizaj jeton dhe vepron në qytetin e Turkut të Finlandës që nga viti 2007. Ka lindur në Prishtinë dhe është rritur në Prizren. Flet gjashtë gjuhë të ndryshme.

Ka mbaruar studimet për etnologji dhe është diplomuar etnolog në Universitetin e Prishtinës.
Pas shpërnguljes në Finlandë, vazhdoi studimet në fushën e teknologjisë informative dhe në vitin 2012 u diplomua për komunikimet audiovizuale dhe që nga ajo kohë punon si ëeb-designer.

Agon ka bërë punë të ndryshme në jetë, si gazetar, ëeb designer, por edhe kuzhinier, kamarier. Gjithashtu ka luajtur futboll dhe ka aktruar në disa role në filma të shkurtër. Prej vitit 2013 drejton dhe zhvillon biznesin e tij në rajonin e Turkut.
Njëherësh prej viti 2012, sikurse e thotë vetë bën “punën më të çmuar në botë, atë të babait”!

Së fundi ai ka dhënë një intervistë për portalin Panalbanian.com.

1. Çfarë janë zgjedhjet rajonale dhe pse është e rëndësishme të shkosh për të votuar në to?
Deri më tani, komunat kanë qenë përgjegjëse për organizimin e shërbimeve të mirëqenies sociale, të kujdesit shëndetësor dhe të shpëtimit. Nga viti 2023 ato do të jenë në përgjegjësi të rajoneve të mirëqenies. Rajonet e mirëqenies janë autonome dhe kuvendi i tyre e ka fuqinë më të lartë të vendimarrjes në çështjet e rajonit përkatës. Zonat e mirëqenies janë 21.

Zgjedhjet rajonale kanë të bëjnë me çështje të rëndësishme që prekin jetën e përditshme të secilit prej nesh, prandaj është shumë e rendësishme të dilet dhe të votohet. Delegatët e zgjedhur në zgjedhjet rajonale do të vendosin për organizimin e shërbimeve shëndetësore, sociale dhe të shpëtimit në zonat e mirëqenies. Qytetarët duhet ta përdorin votën për shërbime sa më efikase sociale dhe shëndetësore sepse janë zgjedhje shumë të rëndësishme për të ne!

2. Pse mendon se shqiptarët duhet të votojnë për ju dhe forcën politike që përfaqëson?
Në Finlandë i kam kaluar të gjitha fazat e integrimit të parapara për imigrantët. Qëllimi im ka qenë gjithmonë që të jem shembull i komunitet shqiptar në Turku dhe besoj se këtë e kam arritur me punë dhe dinjitet. Kam qenë i integruar gjatë tërë kohës sime në Finland, sikurse në komunitetin finlandez, po ashtu edhe në të gjitha komunitete tjera të Turkut.

Besoj fuqimishëm që nëse kemi qëndrime pozitive për vendin ku jetojmë, atëherë gjithçka është e mundur për të arritur deri te qëllimi. Mundësitë janë pafund.
E gjithë përvojën time dhe dituri që më është akumuluar gjatë viteve tani dëshiroj ta ofrojë edhe në politikë.

Partia që unë përfaqësojë do të jetë një kritike shumë e ashpër gjatë gjithë kohës për parregullsitë që po bëhen në këto reforma dhe ndryshimet rajonale në shëndetësi! Liike Nyt (Lëviz tani) nuk e pranon planin e ofruar për reformat në shëndetësi dhe shërbime sociale, sepse paratë e parapara shkojnë për administratën, jo për kujdesin dhe shërbimet. Ne mendojmë se ka shumë zona të mirëqenjes dhe numri i tyre duhet të reduktohet. Rajonet kanë mjedise të ndryshme operimi dhe mundësi ekonomike, për këtë arsye ato nuk mund të përfitojnë nga trajtimi i barabartë tatimor. Tatimi rajonal nuk duhet të implementohet. Ideologjia e qeverisë së majtë po largon kompanitë private nga shërbimet. Ne besojmë se kujdesi për të moshuarit duhej t’u lihej bashkive, pasi bashkitë i njohin më së miri ata.

Partia Liike Nyt (Lëviz tani) ka në programin e saj modelin e mjekut familjar!

Modeli i mjekut familjar përdoret në disa vende të Evropës Perëndimore. Ideja e modelit është që mjeku i familjes ta njohë pacientin në tërësi dhe si pjesë të komunitetit të pacientëve të tij. Mjeku i familjes është në gjendje të sqaroj gjerësisht faktorët kryesorëe të simptomave. Familja dhe i gjithë trungu familjar mund të luajnë një rol të madh në rjedhën e shumë sëmundjeve, prandaj modeli i mjekut familjar duhet luaj një rol kyç në përmisimin e shërmbimeve shëndetësore.
Përparësitë më domethënëse të modelit të mjekut të familjes janë se pacienti merr trajtim të plotë dhe kursen vizitat e panevojshme te mjeku. Përveç kësaj, kjo sjell kursime si për pacientin ashtu edhe për sistemin e kujdesit shëndetësor. Modeli i mjekut të përgjithshëm funksionon mirë edhe nga perspektiva të kujdesit parandalues.

3. Mendon se një perfaqësues i huaj ka ndonjë mundësi reale të mbrojë interesat e komunitetit të tij, kur dihet se mjedisi politik nuk ështe aq favorizues për imigrantët, sidomos kur vjen fjala ndër forcat e opozitës aktuale?

Më pëlqen kjo pyetje! Për momentin nuk ekziston ndonjë politikan që duket se është i zëshëm për komunitetet dhe po ashtu numri i atyre që nuk janë të zëshëm është shumë i vogël. Nevoja dhe mundësitë për të mbrojtur të drejtat janë të mëdha, por ata që janë për t’i mborjtur këto të drejtat nuk po e bëjnë punën si duhet, sepse ka shumë parregullsi dhe diskriminim nëpër komunitete.

Një ndër brengat e mija janë radhët e gjata të pritjes për lejeqëndrime. Nuk kam ndëgjuar ndonjëjherë ndonjërin nga këta politikanë imigrantë që duhej të mbronin të drejtat tona të flasin për këto gjëra. Kritikat i bëjnë vetëm finlandezët dhe jo imigrantët, mendoj se duhej të ndodhte e kundërta.

Problemi tjetër aktual dhe që përkon edhe me zgjedhjet rajonale është ai i pritjes për të marë trajtime shëndetësore, ky problem prek po ashtu edhe vetë finlandezët. Kjo dukuri negative me kalimin e kohës po bëhet edhe më problematike.
Sa i përket favorizimit të imigrantëve në mjedisin politik mendoj se faji nuk duhet të kërkohet te komuniteti finlandez, sepse Finlanda është vendi i mundësive dhe të drejtat e imigrantëve janë në nivelin e duhur. Ne duhet të dijmë t’i shfrytëzojmë mundësitë që na ofrohen.

Vetëdija, kualifikimi dhe aftësia janë veti kyçe në avancimin e një individi në mjedisin politik. Nëse politikani e arrin nivelin e duhur për të depërtuar, nuk besoj se do të dilte njeri për ta penguar, perkundrazi ai do të favorizohej sepse politikës finlandeze i nevojiten politikanë të zëshëm që mbrojnë interesat e imigrantëve. /Panalbanian.com/

Ramush Haradinaj – Albin Kurtit: A nuk ishit ju qeveria e shpresës

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj duke komentuar të dhënëat e qytetarëve që kanë kërkuar viza për ta lëshuar Kosovën, ka thënë se ata po ikin nga vendi sepse kjo qeveri e ky kryeministër po tentonjnë që Kosovën ta shndërrojnë në Venezuelë.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se ata duan të ikin sepse qeveria nuk po tregon aftësi për ringjalljen ekonomike, përkundrazi, po e fundosë dita ditës edhe më shumë ekonominë edhe ashtu në krizë.

Postimi i plotë i Haradinaj:

A ka kryeministri ndonjë koment? 56000 qytetarë të Kosovës për një muaj kanë aplikuar për viza pune për të dalë jashtë vendi, vetëm në njërën nga ambasadat.

Përse kjo heshtje? A nuk ishit ju qeveria e shpresës? Përse kaq shumë qytetarë ia mësyejnë ta lëshojnë vendin?

Ata duan të ikin sepse qeveria nuk po tregon aftësi për ringjalljen ekonomike, përkundrazi, po e fundosë dita ditës edhe më shumë ekonominë edhe ashtu në krizë.

Qeveria e këtij Kryeministri, me politika të majta ekstreme, frikësoi kapitalin vendor duke e nxjerrë jashtë dhe duke u ulur shuma e investimeve. Ajo përpos se nuk e përkrahu, krijoi armiqësi me sektorin privat.

Qytetarët po ikin nga vendi sepse kjo qeveri e ky kryeministër po tentonjnë që Kosovën ta shndërrojnë në Venezuelë. Me politikat majtiste ekstreme, ngjalljen e sentimentit anti-amerikan, ata po shkojnë rrugës së Chavez-it.

Qytetarët po ikin sepse po ndëshkohen me reduktime të energjisë e fatura të fryra për energjinë që qeveria e blenë po me paratë e tyre, përderisa qytetarëve në veri të vendit, iu paguan dhjetëra milionë për energji. Ata refuzuan dhe shkatërruan mundësinë e artë, që Kosova të bëhet fuqi energjetike në rajon, duke refuzuar edhe Kosovën e re edhe gazin amerikan, veç për të blerë energji me çmime dhjetëfish më të larta nga mafia energjetike.

Kryeministër, qytetarëve u është vjedhur shpresa përmes tenderomanisë, tenderëve njëburimor, klientelizmit, politizimit të bordeve dhe punësimeve të familjarëve të funksionarëve të partisë suaj.

Qytetarë të profesioneve të ndryshme po duan ta lëshojnë vendin, sepse qeveria Kurti nuk e ka në agjendë ligjin e pagave por luftën kundër sindikatave.

Në fakt, kjo qeveri po e lufton secilin që nuk mendon si kreu i saj, por kjo do t’i kthehet bumerang dhe nuk do të mund ta shpëtojnë militantët imagjinarë të internetit.

Mbi 50 mijë qytetarë po tentojnë ta braktisin vendin. Ky është një fakt pikëllues, është një alarm për Kosovën. Është tregues se kjo qeveri, nuk ka as vizion, as dije e as veprime qeverisëse.

Mbi 300 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

0

Ministrisë së Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 304 raste të reja me Covid-19, nga testimi i 10,042 të dyshuarve për koronavirus.

Sipas njoftimit të MSH-së, në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes si pasojë e COVID-19.

Numri i rasteve aktive ka shkuar në 1,552, ndërkaq numri i të shëruarve të dielën ishte 3.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit, në tërë Kosovën janë vaksinuar 2,103 qytetarë. Me dozën e dytë janë vaksinuar 789,946 persona, derisa numri i dozave të administruara që nga fillimi i vaksinimit është 1,692,762.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort