Home Blog Page 3648

IKShPK: Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet

0

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar nga fillimi i vitit ka filluar rritje e rasteve pozitive me COVID-19 e veçmas me shfaqjen e variantit të ri të virusit SARS CoV-2 Omicron dhe se situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj ka apeluar te të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Sipas IKShPK, për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim.

“Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë”, thuhet në një postim të IKShPK-së.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Nga fillimi i vitit ka filluar rritje e rasteve pozitive me COVID-19 e veçmas me shfaqjen e variantit të ri të virusit SARS CoV-2 Omicron (B.1.1.529).

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik.

Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

Është i domosdoshëm kujdesi i shtuar i të gjithëve që në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, të përdoren maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave, duke pamundësuar dhe shmangur përhapjen eventuale të mëtejme të infeksionit të COVID-19.

Duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, veçanërisht format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, ne vazhdojmë të apelojmë fuqishëm për vaksinim sa më gjithpërfshirës, sa më të gjerë dhe sa më të shpejtë të popullatës nga mosha 12 vjeçare.

Vaksinat mund të merren çdo ditë në të gjitha institucionet e kujdesit parësor në komunën tuaj.

Gjithashtu apelojmë për vaksinimin me dozën përforcuese dhe dozën e tretë që mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare.

Vaksinohuni dhe ftoni të tjerët të vaksinohen!

Duke u vaksinuar vetë, ju mbroni veten, mbroni edhe njerëzit për rreth jush, në rend të parë familjen.

Vaksinimi mbetet arma më e fortë për të parandaluar hospitalizimin.

Të gjithë pa dallim dhe domosdoshmërisht duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor!

Prandaj, në vazhdimësi vlen për secilin person dhe më tej vazhdojmë të bëjmë thirrje:

Mbulo gojën dhe hundën me maskë!

Mbaj higjienën!

Respekto distancën!

VAKSINOHU!.

Haradinaj: Policia e Kosovës t’i eliminojë pajisjet përgjuese që Serbia ka instaluar në Kosovë

0
epa06194897 Leader of the Alliance for Future of Kosovo (AAK), Ramush Haradinaj, gestures after he was elected the new Prime Minister of the Republic of Kosovo in Pristina, Kosovo, 09 September 2017. The 49-year-old Haradinaj served as prime minister for three months from December 2004 to March 2005. EPA-EFE/VALDRIN XHEMAJ

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me raportimit që Serbia po instalon në Kosovë kamera mbikëqyrëse dhe të jashtëligjshme kineze.

Haradinaj ka thënë se ruajtja e fshehtësisë profesionale nga institucionet e rendit dhe sigurisë është shumë e rëndësishme dhe e ndjeshme.

Andaj, ai ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të rrisë kontrollin e brendshëm dhe të eliminojë të gjitha këto pajisje të instaluara nga Serbia në Kosovë.

“Për këtë arsye, institucionet e sigurisë, veçanërisht Policia e Kosovës duhet të rris kontrollin e brendshëm dhe të veprojë me urgjencë në dy drejtime: 1. Eliminimi i të gjitha pajisjeve për vëzhgim dhe interceptim, të vendosura në territorin e Kosovës nga Serbia dhe aleatët e saj.”

“2. Investimi në pajisje të avancuara në partneritet me aleatët tonë të sigurisë, për komunikim të sigurt dhe të mbrojtur nga interceptimi i Serbisë dhe i aleatëve të saj”, shkroi ai në Facebook.

Në pikat kufitare të Kosovës pritje më të shkurtra, ndryshe nga ato në Serbi-Kroaci e Hungari

0

Pritjet në pikat kufitare të Kosovës, në Dheu i Bardhë dhe Merdare, sot janë më të shkurtra se ditëve të tjera.

Qytetarët për të kaluar në këto pika kufitare duhet të presin një orë deri në një orë e gjysmë.

Ndërkaq në kufirin e Serbisë me Kroacinë dhe Hungarinë pritjet janë më të gjata.

Në fotot e mëposhtme mund të shihni kolonat e krijuara në këto dy pika kufitare.

http://mup.gov.rs/wps/portal/en/Cameras#!

Alarmante/25 vetëvrasje për shtatë muaj në Kosovë

0

Shqetësues vazhdon të mbetet numri i personave që kryejnë vetëvrasje në Kosovë.

Vetëm për shtatë muaj numrat kanë kaluar dyshifrorin.

Janë 25 persona të cilët ia kanë marrë vetes jetën.

Këto të dhëna janë bërë të ditura për FrontOnline nga Policia e Kosovës.

Ndërsa, rënie, bazuar në statistikat e Policisë pati sa u përket tentim-vrasjeve.

Derisa në vitin 2020 ishin 101 persona që tentuan të vetëvriten, në vitin e kaluar tentim për t’i dhënë fund jetës kishin bërë 84 qytetarë.

Por, pse po ndodhin vetëvrasjet në Kosovë?

Psikologu Memi Gollopeni e jep një arsye.

Sipas tij, mungesa e trajtimeve të duhura është njëri prej shkaktarëve.

“Për fat të keq në vendin tonë shumë pak punohet në ruajtjen e shëndetit mendor dhe rastet që kanë përfunduar me fatalitet janë krejt për shkak të mungesës së duhur të trajtimit të atyre personave. Parandalimi mund të arrihet përmes promovimit më të madh të shëndetit mendor dhe promovimin e rolit të psikologut si faktor ndikues në parandalimit të vetëvrasjeve përmes teknikave dhe këshillimeve”, u shpreh Gollopeni për FrontOnline.

Kurse ka thënë se vetëvrasjet mbesin ende enigmë për shumë studiues.

Ai përmend edhe disa faktorë, të cilët ndikojnë te personat që kanë kryer vetëvrasje.

“Vetëvrasja si fenomen ende është enigmë për shumë studiues të kësaj çështjeje, mirëpo ka disa faktorë që gërshetohen deri tek vetëvrasja e ato janë: Kushtet e dobëta ekonomike, pritshmëritë e larta jo në përputhje me realitetin, mos arritje e qëllimeve në jetë, mos të qenit të kënaqur me atë që kemi, e shumë faktor të tjerë”, tha ai.

Gollopeni deklaron se qytetarët e Kosovës e kanë problem vizitën tek psikologu, derisa thotë se kjo gjë duhet të ndryshohet tek gjeneratat e reja.

“Mos të qenurit në gjendje që të sigurohet ekzistenca për një jetë mesatare ka pamundësuar që të zhvillohemi në këtë drejtim, që të vetëdijesohemi për rëndësinë dhe rolin e psikologut. Për fat të keq qytetarët e vendit tonë shumë pak konsultohen me psikologun ndoshta edhe për shkak të mentalitetit që na duhet shumë punë për ta ndryshuar që së paku gjeneratat e reja mos ta kenë këtë problem”, përfundoi ai, për FrontOnline.

Në Kosovë në vitin 2018 kanë ndodhë 37 vetëvrasje, në vitin 2019 kanë qenë 31, deri sa në vitin 2020 u shënuan 40 vetëvrasje.
/FrontOnline/

Ekipi i udhëhequr nga Zvicra zbulon një ekzoplanet të ri

0

Një ekip ndërkombëtar hulumtues i udhëhequr nga Universiteti i Bernës ka zbuluar një ekzoplanet të ri, më të vogël se Neptuni (“nën-Neptuni”) që rrotullohet rreth një ylli xhuxh të kuq, tha Universiteti të premten, përcjell albinfo.ch.

Ky ekzoplanet, një planet që rrotullohet rreth një ylli jashtë sistemit tonë diellor, është pagëzuar TOI-2257 b dhe ka një orbitë veçanërisht të pazakontë, sipas një njoftimi për shtyp të premten.

Ai u zbulua duke përdorur të ashtuquajturën metodë tranziti. Kjo përfshin përdorimin e teleskopëve për të kërkuar ulje në shkëlqimin e yllit kur planeti kalon përpara tij, duke i lejuar studiuesit të përcaktojnë orbitën dhe diametrin e planetit.

“Me periudhën e tij orbitale 35-ditore, TOI-2257 b rrotullohet rreth yllit pritës në një distancë ku uji i lëngshëm është i mundur në planet, dhe për këtë arsye mund të ekzistojnë kushte të favorshme për shfaqjen e jetës”, thotë Universiteti i Bernës.

“Ne zbuluam se TOI-2257 b nuk ka një orbitë rrethore, koncentrike,” shpjegon Nicole Schanche nga Universiteti i Bernës, e cila drejtoi studimin e publikuar në revistën shkencore Astronomy & Astrophysics. Në fakt, është planeti më i çuditshëm që rrotullohet rreth një ylli të ftohtë i zbuluar ndonjëherë. “Për sa i përket banueshmërisë së mundshme, ky është një lajm i keq”, vazhdon Schanche. “Ndërsa temperatura mesatare e planetit është e rehatshme, ajo varion nga -80°C në rreth 100°C në varësi të vendit ku ndodhet planeti në orbitën e tij, larg ose afër yllit”. Një shpjegim i mundshëm për këtë orbitë befasuese është se një planet gjigant mund të fshihet më tej në sistem dhe të shqetësojë orbitën e TOI 2257 b, thuhet në njoftimin për shtyp, përcjell tutje albinfo.ch.

Jeff Hovenier sot merr detyrën e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë

0

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë, Jeff Hovenier, do të merr sot edhe zyrtarisht detyrën e tij.

I Ngarkuari i deritanishëm me Punë në Ambasadën amerikane Nicholas J. Giacobbe ka bërë të ditur se ceremonia e zyrtarizimit të tij do të bëhet ditën e sotme.

Hovenier, i cili luajti një rol në negociatat që përfundimisht çuan në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, u emërua në këtë post nga presidenti Joe Biden në korrik 2021 dhe u konfirmua unanimisht nga Senati i SHBA-së më 18 nëntor.

Ai kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij në Bellingham dhe shumë nga anëtarët e familjes së tij ende jetojnë në Whatcom County. Hovenier u transferua në Bellingham kur ishte në kopsht fëmijësh, pasi babai i tij mori një punë si profesor në Universitetin e Uashingtonit Perëndimor.

Hovenier ndoqi mësimet në shkollë publike në Bellingham, ku edhe diplomoi në shkollën e mesme në 1983. Ai u diplomua në bachelor në Universitetin Brigham Young dhe pastaj përfundoi edhe studimet master në Universitetin e Georgetown përpara se të fillonte karrierën e tij prej më shumë se tre dekadash si diplomat.

Pjesa më e madhe e karrierës së tij është fokusuar në çështje të sigurisë në Evropë dhe Euroazi. Përpara se të emërohej në rolin e tij të ri si ambasador, Hovenier shërbeu si zëvendës shef i misionit në Ambasadën e SHBA-së në Ankara.

Përveç Kosovës dhe Turqisë, Hovenier ka shërbyer edhe në Gjermani, Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai, Peru, Serbi dhe Mal të Zi. Ai flet gjermanisht, greqisht, kroatisht dhe spanjisht dhe ka marrë çmime të shumta, duke përfshirë disa nga Qeveria e Kosovës.

Në qershor të vitit 2018, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e pati dekoruar diplomatin Hovenier me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

Kjo është hera e parë që Hovenier shërben si ambasador i SHBA-së.

Mbi 1 mijë e 500 raste aktive me koronavirus në Kosovë

0

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dje raportoi për 304 raste të reja me virusin SARS-CoV-2.

Rritja e rasteve të reja rriti edhe numrin e rasteve aktive, duke e çuar në 1552.

IKShPK gjithashtu njoftoi se janë dhënë 2103 vaksina vetëm në 24 orëshin e fundit, ndërsa janë administruar në tërësi mbi 1.6 milionë të tilla.

Gjatë ditës së djeshme, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se që nga arritja e dozave të vaksinës anti-COVID, më shumë se 70% e qytetarëve të kualifikuar për vaksinë e kanë marrë të paktën njërën nga dozat.

Gërvalla tregon për një punonjës të MPJ-së që kishte kredi sa dyfishi i rrogës

0

Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka dalë me një status të gjatë në FB për të treguar se çfarë po ndodh në dikasterin që ajo tregon.

Ajo thotë se do të shfuqizohen disa vendimeve të jashtëligjshme të kësaj ministrie, për siç ka thënë ajo, ta kthyer ligjshmërinë dhe drejtësinë e munguar në këtë institucion.

Ministrja thotë se kanë gjetur shkelje të shumta ligjore të cilat janë bërë viteve të fundit.

Gërvalla tutje ka shtuar se në vazhdimësi Ministria që ajo udhëheqë dhe vetë ajo janë përballur me shumë kritika.

Ndërkaq, ka treguar edhe për një rast anonim ku, siç pretendon ajo, një person, që supozohet të jetë punonjës i kësaj ministrie, i ishte ankuar për kërkesën që ajo e kishte bërë “për të ndaluar praktikën e udhëtimeve të pakuptimta dhe të shtrenjta jashtë vendit”.

“Gjatë bisedës e kupton që kredia personale që ky person e kishte marrë në bankë ishte gati dyfish më e lartë se rroga e tij dhe ishte paguar në të kaluarën duke llogaritur në mëditje”, ka treguar Gërvalla.

Ky është postimi i saj i plotë:

Të dashur miq,

pas një faze shumë intensive të identifikimit jo vetëm të dobësive, por edhe potencialit për reformë brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, tani kemi hyrë në fazën finale të fuzionimit të ish-Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ish-Ministrisë së Diasporës, fuzionim ky që ka dështuar ta kompletojë qeveria gjatë mandatit të kaluar.

Në kuadër të riorganizimit të MPJD-së ndodhemi në prag të implemetimit të rregullores së re të brendshme, e cila do të mundësojë një funksionim më të mirë dhe më efektiv të këtij institucioni. Ndihem shumë krenare me të gjithë ata zyrtarë të shumtë, brenda dy ministrive dhe jashtë nëpër misione diplomatike, të cilët me përkushtimin, pasionin dhe zellin e tyre, me integritet personal dhe profesionalizëm punojnë shumë çdo ditë për të forcuar pozicionin e Kosovës në skenën ndërkombëtare. Pa ta e gjithë kjo punë kolosale nuk do të kishte qenë e mundur.

Kemi analizuar shkeljet e shumta ligjore të viteve të fundit. Në vijim do të shfuqizojmë një nga një të gjitha vendimet e jashtëligjshme, duke kthyer kështu më në fund ligjshmërinë dhe drejtësinë e munguar në këtë institucion.

Do të hapim konkurse të reja, të bazuara në kritere transparente profesionale për ta pasuruar MPJD-në me diplomatë të kualifikuar mirë, në mënyrë që të krijojmë një ekip profesional solid dhe premtues për të ardhmen e diplomacisë sonë. Në bashkëbisedim me profesionistë të mirëfilltë brenda dhe jashtë vendit, do të vazhdojmë të ridefinojmë kriteret profesionale për kualifikim dhe për emërim dhe nuk do të punësojmë persona që nuk plotësojnë standardet bazë të nevojshme për t’i shërbyer vendit tonë jashtë apo brenda.

Dhënien e gradave do ta vendosim në binarë ligjorë duke shpërblyer punën dhe profesionalizmin, e jo përkatësinë partiake, klanore apo familjare.

Kemi audituar ndërkohë sektorët e ndryshëm të ministrisë dhe tani jemi në fazën e implementimit të rekomandimeve të auditorit. Auditime të tjera të rëndësishme do të vijojnë. Kështu kemi funksionalizuar zyrën e personelit, kemi ndalur shkeljet gjatë emërimeve, shpërdorimin e parasë publike dhe kontratat e tenderët e pakuptimtë. Kemi ndalur po ashtu edhe udhëtimet e panevojshme duke implementuar mekanizma rigoroze të kontrollit.

A jemi perfekt në punën dhe rezultatet tona? Sigurisht që jo.
Por ajo që me siguri do të vazhdojmë të bëjmë është, të vazhdojmë të punojmë fort për të arritur ristrukturimin e diplomacisë sonë dhe të MPJD-së, në mënyrë që të kemi një politikë të jashtme larg më efektive se gjatë viteve të fundit.

Miq të dashur,

të gjitha këto masa nuk kam pritur të kalojnë pa debate dhe përpjekje për ta skandalizuar vendosjen e ligjshmërisë në MPJD.

Gjatë ditëve, javëve dhe muajve të fundit vështirë t’iu shpëtosh „lajmeve“ të ndryshme rreth „bëmave“ të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe sidomos ndaj meje si drejtuese e këtij institucioni. Të krijohet përshtypja sikur këta zëra dje kanë ardhur nga një planet tjetër dhe prandaj habiten me realitetin e trashëguar brenda institucioneve të Kosovës. “Shkelës të ligjit”, “anti-UÇK”, “tejmase agresivë ndaj Rusisë”, “jo mjaftueshëm konstruktivë ndaj Serbisë”, “jo të bindur sa duhet ndaj ndërkombëtarëve”, “qeveri praktikantësh” janë vetëm disa nga etiketimet.
Të mos flasim për „skandalet dramatike“ në Twitter, këpucët, frizura. Shtojini këtyre edhe kërcënimet, sharjet banale, shantazhet e ulëta dhe fyerjet jo vetëm ndaj MPJD-së dhe atëherë përafërsisht mund ta shihni fushëbetejën e një strategjie për të ngadalësuar ose madje edhe ndalur përfundimisht qeverinë në reformimin e domosdoshëm të institucioneve, në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe hijeve të shëmtuara të së shkuarës.

Kritika ndaj qeverisë dhe veprimeve të saj, ndaj gabimeve apo dështimeve të saj është thelbësore dhe e domosdoshme për çdo demokraci të vërtetë. Kritika e mirëfilltë, sado e ashpër apo agresive të jetë, në radhë të parë bazohet në fakte dhe në të vërtetën. Fushatat me lajme tërësisht të rreme, në fund të fundit, më shumë sesa sulm ndaj individëve të caktuar janë sulm frontal kundër së vërtetës dhe faktit. Dhe nëse e vërteta në vetvete është nën sulm, atëherë beteja për mbrojtjen e saj merr një dimension të ri. Sulmet e përziera me gënjeshtra të kulluara nuk është se janë dukuri e shpikur në Kosovë. “Fake News” janë kthyer në rrezik serioz, madje edhe për demokraci më të qendrueshme dhe më të dëshmuara se e jona. Përgjegjësi e një qeverie është jo vetëm që të kujdeset për hartimin dhe zbatimin e politikave të veta. Shumë më i rëndësishëm është roli i saj si garantuese e lirisë dhe demokracisë së qytetarëve të saj. Dhe prandaj mbrojtja e vendit nga sulmi ndaj së vërtetës dhe faktit, nga jashtë apo nga brenda, është një detyrim kyç.

Nuk është hera e parë që dëshmojmë vendosmërinë tonë të sprovuar në kohët më të errëta të pushtimit serb dhe në epokën e mbajtjes peng nga bandat e korruptuara dhe elitat e korruptuara politike.

Në anën tjetër, asgjë nuk ka të papritur në qasjen e atyre që po humbasin jo vetëm privilegjet dhe paratë, por që po e shohin çdo ditë e më tepër që kontrolli i tyre në vendin tonë po dobësohet dita-ditës.

Edhe më shumë ankesa dhe klithma do të mund dëgjoni gjatë javëve të ardhshme, atëherë kur në kuadër të strukturës së re të një ministrie moderne dhe efektive të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, do të hyjmë në fazën e verifikimit të kompetecës, në implementimin e plotë të kritereve profesionale dhe transparencës tek të gjitha postet drejtuese brenda kësaj ministrie.

Stuhia e pafund e ankesave do të vazhdojë edhe në javët në vijim. Të gjithë ata që janë dërguar në ambasadat dhe konsullatat tona jashtë vendit në kundërshtim me ligjin ose që nuk i kanë përmbushur pritjet elementare të një diplomati, do të kthehen gradualisht në Prishtinë. Pas gjithë atyre viteve pa ligjshmëri, ligjin do të zbatohet përfundimisht edhe në këtë fushë. Por shteti ligjor është shtet ligjor dhe jo shtet i nepotizmit, i privilegjeve të pafundme dhe i tradhtisë ndaj taksapaguesve dhe djersës së tyre. Pra, nga cilësia e karakterit bazë njerëzor dhe profesionalizmi, nga dija dhe zelli do të varet se a do ta gëzojë dikush privilegjin ta përfaqësojë vendin tonë krenar.

Zyrtarët e Kosovës në ambasada, konsullata dhe në ministri në fund të fund shef e kanë ligjin dhe sovranin, pra qytetarin e Republikës së Kosovës, atë që jeton brenda por edhe jashtë vendit. Kush nuk e kupton këtë parim bazë, kush nuk e kupton që është privilegj i jashtëzakonshëm të shërbesh, nuk meriton të shërbejë në misionet e tona diplomatike.

Ja një shembull:
Dikush vjen një ditë tek unë në zyrë dhe ankohet për kërkesën time për të ndaluar praktikën e udhëtimeve të pakuptimta dhe të shtrenjta jashtë vendit, të cilat nuk i shërbejnë synimeve as të diplomacisë dhe as të politikës së jashtme, por thjesht organizohen për shkak të mëditjeve që merren. Gjatë bisedës e kupton që kredia personale që ky person e kishte marrë në bankë ishte gati dyfish më e lartë se rroga e tij dhe ishte paguar në të kaluarën duke llogaritur në mëditje. Ti pyet veten se çfarë nuk shkon me këta njerëz që presin që taksapaguesi jo vetëm të paguajë për fluturime dhe akomodime të kushtueshme dhe të shtrenjta – por edhe për banesat e tyre private.

Një matje e efektivitetit të punës në MPJD tregon se ka shumë hapësirë për përmirësim. Praktika e deritanishme e mosrespektimit të orarit i dëmton financat publike, por njëkohësisht dëmton edhe të gjithë ata kolegë në MPJD, të cilët jo rrallë punojnë jo vetëm gjatë orarit të rregullt, por edhe deri në 12 orë në ditë për të kompensuar mospunën e disave.

Sigurisht që ata, të cilët për herë të parë pas shumë vitesh do të detyrohen ose të punojnë si gjithë të tjerët, ose të largohen, nuk janë të lumtur me ndryshimet që kanë ndodhur. Kosova dhe qeveria e saj përballen me rezistencën e atyre që ende mendojnë se nuk është privilegj të punosh për vendin tonë krenar.

Por ndryshimi në Kosovë, edhe pse diku diku ende i ngadalshëm, tashmë është i pandalshëm. Gabon kush dyshon në vendosmërinë tonë për ta mundur të keqen dhe për ta ndërtuar të ardhmen duke i shërbyer Republikës sonë krenare dhe qytetarëve të saj. Për të realizuar premtimin që dhamë dhe për të cilin u zgjodhëm. Kësaj rruge i kemi hyrë së bashku dhe nuk do të lëkundemi. As qeveria dhe as qytetarët.

Këto qytete të Kosovës janë më të rrezikuara për t’u goditur nga tërmeti

0

Një tërmet 5.8 shkallë të rihterit ka goditur Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.Si pasojë të dridhurat e tokës janë dëgjuar edhe në Kosovë.

Tërmeti nuk raportohet ende të ketë shkaktuar ndonjë dëm të mundshëm, ndërsa nuk dihet nëse ka mundësi që brenda natës të ketë edhe dridhje të tjera të tokës.

Në anën tjetër, drejtori i Institutit Seizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ditë më parë në një prononcim për lajmi.net ka thënë se tërmetet nuk mund të shkaktojnë mungesë të ujit të pijshëm në të gjithë territorin e Kosovës, por mund të ketë probleme në ndonjë zonë të caktuar.

“Nëse ka ndonjë tërmet të fuqishëm, mund të vie deri tek prishja e sistemit të ujësjellësit në ndonjë lokacion të ngushtë, jo në gjithë Kosovën. Ai problem mund të sanohet shumë shpejt. Vetë tërmetet janë fatkeqësi që përcjellen me fatkeqësi të tjera, por janë probleme që mund të sanohen dhe që ndodhin në lokacione të ngushta. Nuk po e di kush e ka thënë këtë, por vetëm nëse ka ndonjë tërmet të fuqishëm mund të dëmtojë ndonjë lokacion të ngushtë, pra mbetet pa ujë ndonjë lokacion i caktuar, jo e gjithë Kosova”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se tërmetet nuk rrezikojnë në masë të madhe as digat e ujit, pasi që të njëjtat janë studiuar mirë për t’i përballuar tërmetet.

I pyetur nëse Kosova është e rrezikuar nga tërmetet gjatë këtij viti, Mustafa ka bërë të ditur se nuk mund të ketë parashikime të sakta për goditjet nga tërmeti, por bazohen në probabilitet.

“Territori i Kosovës goditet brenda javës nga dy apo tri tërmete por që janë të intensitetit të vogël. Nuk ka pajisje që mund të caktojë datë apo fuqi të tërmeteve, apo që mund t’i parashikojnë ato. Andaj në seizmologji nuk ka ‘ka me ndodhë apo s’do të ndodhë’, por ekziston probabiliteti. Janë pra zonat e caktuara që kanë probabilitet më të lartë të goditen nga tërmeti”, ka thënë Mustafa

Ai ka bërë të ditur se zonat më të rrezikuara nga tërmeti në Kosovë janë pjesa veriore e Kosovës, pastaj zona nga Istogu në Prizren, ndërsa zonat më të rrezikuara nga goditjet e fuqishme të tërmetit janë zonat Ferizaj, Viti dhe Gjilan.

Nis sot gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Kosovë

0

Nga sot do të nis mësimi për gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se mësimi do të fillojë me prezenc fizike, ndërsa komunat do të vlerësojnë se si do të vazhdojë procesi mësimor, varësisht nga situata epidemiologjike, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Task Forcat në nivel komune do të vlerësojnë dhe do të marrin vendime se me cilin skenar do të zhvillohet procesi mësimor bazuar në situatën epidemiologjike me pandeminë në komunat e tyre, si dhe kushtet specifike në shkolla. Drejtoritë Komunale të Arsimit do të kujdesen për respektim të masave të përcaktuara nga IKSHPK, të dezinfektojnë hapësirat e shkollave”, ka bërë të ditur Ministria e Arsimit.

Nga Ministria thonë se përveç mësimit me prani fizike në shkollë, do të jenë në dispozicion edhe mundësitë për organizimin e mësimit online nëse paraqitet nevoja.

Po ashtu, MAShTI ka bërë të ditur se në bashkëpunim me UNICEF, tashmë ka ofruar për të gjitha shkollat mundësinë e qasjes në platformën mësimore https://shkollat.org/, të bazuar në teknologjinë e Microsoft, ku, përveç sistemit për menaxhimin e mësimit në distancë janë publikuar edhe video-mësimet sipas programit mësimor të klasave 1-9. Megjithatë, shkollat janë të lira të shfrytëzojnë edhe platforma dhe aplikacione të tjera.

Ministria e Arsimit fton të gjithë akterët e përfshirë në shkollë që të respektojnë masat mbrojtëse të përcaktuara nga IKShPK, në mënyrë që ta ruhet shëndeti publik dhe të ketë mbarëvajtje të procesit mësimor. /Reporteri.net/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort