Home Blog Page 3647

Naim Cahani i KDI-së, kritika për vonesën e emërimit të drejtorëve të qeverisë së re lokale në Prizren

0

Përmes një postimi në facebook, aktivisti i shoqërisë civile në Prizren nga radhët e KDI ( Instituti Demokratik i Kosovës), ka kritikuar pushtetin e ri në këtë komunë për vonesën e krijimit të kabinetit qeverisës me Prizrenin.

Postimi i plotë:

Derisa në vitet paraprake, viti i ri na gjente me drejtorë me aktakuza, kësaj radhe na gjeti hiç pa drejtorë. Sot është 10 janar 2022, nga 17 nëntori 2021 është ditur se kush është fitues, mos me prezantu ekipin qeverisëses deri më sot, është indikacion jo i mirë për nivelin qeverisës që do të na ofrohet për 4 vitet e ardhshme.

Me këtë qasje, qysh dojmë ja vendosim epitetin vitit 2022, si vit i regresit, si viti i progresit apo si vit i barazimit me vitet paraprake.

Urime Viti i Ri 2022 !

SBASHK: Paçim rrjedhë të mbarë gjatë gjithë gjysmëvjetorit të dytë

0

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës u ka uruar punëtorëve të arsimit fillimin e gjysmëvjetorit të dytë.

Me këtë rast, nga kjo sindikatë kanë kërkuar që punëtorët e arsimit të angazhohen maksimalisht në respektimin e rekomandimeve të IKSHPK’së, për të ruajtur shëndetin e tyre dhe të nxënësve.

Nga SBASHK’u kanë thënë se ndonjë mesazh përgëzimi e mbështetjeje i institucioneve të Kosovës do t’u jepte kurajo e forcë shtesë për ta realizuar më lehtë misionin e tyre.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar punëtorë të arsimit me respektin më të lartë ju përgëzojmë për gatishmërinë dhe angazhimin që gjysmëvjetori i dytë të nis me sukses. Urojmë që të kemi sa më pak telashe e vështirësi me pandeminë dhe të vazhdojmë betejën për dije të reja edhe përkundër mungesës së kushteve për punë dhe të mjeteve bashkëkohore të mësimit.

Gatishmëria dhe vullneti juaj në misionin e shenjtë të edukimit e arsimimit të brezave na bën të ndjehemi krenar dhe Ju premtojmë se ne do të vazhdojmë ta ruajmë besimin tuaj duke u angazhuar tani e gjithmonë që të jemi zë i juaji dhe të realizojmë kërkesat tuaja legjitime.

Ju lusim të angazhoheni maksimalisht në respektimin e rekomandimeve të IKSHPK-së duke ruajtur kështu shëndetin e nxënësve tanë dhe shëndetin tuaj.

Ju përgëzojmë edhe për gatishmërinë e shprehur vazhdimisht që të angazhoheni e të veproni sipas Vendimeve të institucioneve përgjegjëse lidhur me situatat që mund të krijohen, sepse fatkeqësisht numri i të prekurve me Covid edhe në Kosovë sa vjen e shtohet. Besojmë se ndonjë mesazh përgëzimi e mbështetjeje i institucioneve të Kosovës do të na jepte kurajë e forcë shtesë për ta realizuar më lehtë misionin e shenjtë për edukimin dhe arsimimin e brezave.

Na priftë e mbara dhe paçim rrjedhë të mbarë gjatë gjithë gjysmëvjetorit të dytë.

Shaqir Totaj emëron, Kujtim Gashin, nënkryetar të komunës së Prizrenit

0

Shaqir Totaj sot ka filluar me emërimet në pozita politike në kabinetin e tij. Kujtim Gashi është emëruar nënkryetar i Komunës së Prizrenit, njofton zyrtarja për marrëdhënie me publikun, Jona Hoxhaj përmes një komunikate dërguar medieve. ” Kujtim Gashi është nënkryetar i degës së PDK-së në Prizren, anëtar i Kryesisë Qëndrore dhe ka qenë Shef i Shtabit zgjedhor në zgjedhjet e fundit lokale.

Gashi ka mbajtur pozita të rëndësishme në nivel qëndror dhe lokal, ka përvojë politike mbi 20 vjeçare. Poashtu, Gashi është njohës shumë i mirë i politikave lokale, duke qenë asambleist për tre mandate, kryesues për një mandat dhe ka gjashtë vite përvojë pune në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ai ka qenë dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Përvoja e tij shumëvjeçare në politikë, profesionalizmi i tij dhe njohja e politikave lokale e bëjnë Kujtim Gashin të denjë për këtë pozitë dhe ai do të jetë vlerë e shtuar në kabinetin e Kryetarit të Komunës së Prizrenit.”, thuhet në fund të kësaj komunikate.

Shaqir Totaj emëron, Kujtim Gashin, nënkryetar të komunës së Prizrenit

0

Shaqir Totaj sot ka filluar me emërimet në pozita politike në kabinetin e tij. Kujtim Gashi është emëruar nënkryetar i Komunës së Prizrenit, njofton zyrtarja për marrëdhënie me publikun, Jona Hoxhaj përmes një komunikate dërguar medieve. ” Kujtim Gashi është nënkryetar i degës së PDK-së në Prizren, anëtar i Kryesisë Qëndrore dhe ka qenë Shef i Shtabit zgjedhor në zgjedhjet e fundit lokale. Gashi ka mbajtur pozita të rëndësishme në nivel qëndror dhe lokal, ka përvojë politike mbi 20 vjeçare. Poashtu, Gashi është njohës shumë i mirë i politikave lokale, duke qenë asambleist për tre mandate, kryesues për një mandat dhe ka gjashtë vite përvojë pune në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ai ka qenë dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Përvoja e tij shumëvjeçare në politikë, profesionalizmi i tij dhe njohja e politikave lokale e bëjnë Kujtim Gashin të denjë për këtë pozitë dhe ai do të jetë vlerë e shtuar në kabinetin e Kryetarit të Komunës së Prizrenit.”, thuhet në fund të kësaj komunikate.

Bankat kosovare 107 milionë euro fitim të pastër për 11 muaj

0

Më shumë se 107 milionë euro është profiti i pastër neto i bankave komerciale që operojnë në vendin tonë vetëm gjatë periudhës janar- nëntor 2021, raporton “Front Online”.

Në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) thuhet se gjatë periudhës janar-nëntor 2021 të hyrat e bankave ishin 292,5 milionë euro, shpenzimet totale 184,9, deri sa fitimi i pastër net 107.5 milionë euro, deri sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak ishte dukshëm më i ulët 70,8 milionë euro, raporton “Front Online”.

Gjatë kësaj periudhë kohore me fitim rekord parfumuan edhe Institucionet Mikrofiannciare, ku sipas BQK-së fitimi i pastër i tyre vetëm për 11 muaj ishte 12.9 milionë euro, deri sa vitin paraprak e kishin mbyllur me 1,1 milionë euro humbje, raporton “Front Online”.

Edhe kompanitë e sigurimeve që operojnë në vendin tonë gjatë periudhës janar-nëntor 2021 e kanë përmbyllur më 5,9 milionë euro fitim, deri sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak kishin regjistruar një profit prej 4,9 milionë euro, raporton “Front Online”.

Përndryshe, bankat komerciale në Kosovë kanë 3506 të punësuar, ku nga gjithsej 11 banka komerciale që operojnë në vend, 9 prej tyre janë me kapital të huaj dhe dy me kapital vendor./ Front Online /

Lajm i mirë për meraklitë e BMW-së, seria 7 hibride vjen me 560 kuaj/fuqi

0

Shumë shpejt pritet të vie serisa 7 e BMW-së ku thuhet se do të ketë pothuajse të njëjtën fuqi si M760i xDrive aktual.

Versioni i ri hibrid plug-in nuk do të jetë i disponueshëm menjëherë, por do të shfaqet tek në vitin 2023.

Ky model pritet të zhvillojë 560 kuaj fuqi, vetëm 41 kuaj fuqi më pak se modeli M760i me një motor V12 me dy turbo.

Sa i përket dizajnit, seria 7 e BMW-së do të ketë një pamje më dramatike, duke përfshirë dritat LED. Do të ketë gjithashtu një njësi të madhe radari të nevojshme për sistemet ndihmëse.

Mehaj pas tërmetit: FSK e gatshme të ndihmojë Greqinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë

0

Një tërmet me magnitudë 5.5 shkallë me epiqendër në veriperëndim të Florinës të Greqisë u ndien në shtatë vende të rajonit, në mesin e tyre edhe në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministri i Mbrojtjes, Armen Mehaj, ka thënë se Kosova është e gatshme të mbështesë autoritetet në Greqi, Shqipëri e Maqedoni të Veriut.

“Edhe pse ende nuk ka raporte për dëme apo viktima, shprehim gatishmërinë tonë të plotë për mbështetje të autoriteteve të Greqisë, apo nëse kanë pësuar, edhe Shqipërisë dhe Maqedonisë,, me kapacitetet tona specialistike të FSK-së për reagim, menaxhim dhe sanim të pasojave”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook./GazetaSinjali/

Më 15 janar ndizen qirinj për të kujtuar viktimat e gjenocidit serb në Kosovë

0

Me rastin e ditës së përkujtimit të gjenocidit në Kosovë, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” më 15 janar 2022, duke filluar nga ora 19:30 do të ndezë qirinj në shenjë respekti e përkujtimi për viktimat e gjenocidit në Kosovë.

Në Prishtinë, aktivistët e kësaj Qendre qirinjtë do t’i ndizin në sheshin “Skënderbeu”, për çka kanë ftuar edhe qytetarët t’i bashkohen këtij aktiviteti.

“Qytetarët e qyteteve tjera, me vetiniciativë mund ta bëjnë ndezjen e qirinjve në sheshin e qyteteve të tyre. Ata që nuk kanë mundësi të dalin në shesh, këtë ta bëjnë në ballkonet apo dritaret e tyre. Po ashtu, ftojmë të gjithë shqiptarët anekënd botës që në ora 19:30, sipas kohës së tyre lokale, ta bëjnë ndezjen e qirinjve në ballkone e dritare në nderim të viktimave të gjenocidit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”.

Qendra thotë se “përkujtimi i viktimave të gjenocidit në Kosovë është më e pakta që ne duhet të bëjmë në rrugëtimin për ngadhënjimin e drejtësisë dhe ndëshkimin e krimit”./GazetaSinjali/

Tërmeti në Greqi, momenti kur toka nis të dridhet, banorët e kaluan natën në rrugë

0

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.3 ballë të shkallës rihter goditi mbrëmjen e djeshme Greqinë, lëkundjet e së cilës u ndjenë edhe në disa qytete të Shqipërisë.

Sipas mediave greke, epiqendra e tërmetit ka qenë në Follorinë, ndërsa thellësia fokale e saj ishte 14.1 kilometra. Banorët janë frikësuar nga lëkundjet e forta, që sipas tyre zgjatën për sekonda të tëra.

Ata e kanë kaluar natën në makinë dhe në ambientet e jashtme, duke braktisur kështu nga frika banesat e tyre.

Mediat greke kanë publikuar edhe momentet teksa lëkundjet nisin të ndihen, ndërsa janë dokumentuar edhe dëmet. Në foto shihen makina të dëmtuara dhe mure të rrënuara.

Reshjet e borës – Ministria e Infrastrukturës njofton për gjendjen e rrugëve

0

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha rrugët nacionale, regjionale dhe autoudhët janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve.

Në njoftim bëhet e ditur se pavarësisht reshjeve të borës, kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë dhe janë duke i pastruar rrugët.

“Sipas informatave të cilat janë marrë nga terreni nga menaxherët e mirëmbajtjes të gjitha rrugët Nacionale dhe Regjionale si dhe Autoudhët, janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve. Edhe pse ka pasur reshje të vazhdueshme të borës në 24 orët e fundit, kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në aktivitet të vazhdueshëm, të pastrimit të rrugëve”, thuhet në njoftim.

Ministria ka kërkuar nga vozitësit që t’i respektojnë rregullat e vozitjes gjatë kësaj kohe.

“Kujdes të veçantë po i kushtohet rrugëve që shtrihen në lartësi të mëdha mbidetare sepse aty paraqiten ngrica herë pas here. Kërkojmë nga ana e vozitësve që të respektojnë rregullat e vozitjes gjatë kësaj kohe!”, thuhet në njoftim.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort