Home Blog Page 3646

Lipjan: Gruaja e rreh burrin e saj dhe arratiset

0

Në Lipjan është raportuar se një grua orët e vona të së dielës, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj.

Sipas policisë e dyshuara kishte sulmuar viktimën me mjet të fortë duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

E dyshuara është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është arrestuar.

“Pas një mosmarrëveshje e dyshuara femër kosovare, ka sulmuar fizikisht dhe me një mjet të fortë bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.  E dyshuara nuk është takuar ende nga ana e policisë dhe është në kërkim policor”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti nën hetime nga njësitë relevante.

Mërgime Kalënderi, zgjedhet koordinatore e Departamentit të Gruas të KBI-Prizren

0

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren gjatë ditë së sotme ka zgjedhur, Mërgime Kalënderi koordinatore të Departamentit të Gruas së KBI-Prizren

Njoftimi i plotë:

Mërgime (Hasan) Kalënderi nga Prizreni është e diplomuar në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë dhe aktualisht në përfundim të studimeve master në të njëjtin institucion.
Për një kohë të gjatë është active në komunën e Prizrenit në cilësinë e saj si mualime dhe ligjëruese.
Tani, ajo do ta drejtojë Departamentin e Gruas të KBI-Prizren.
Vlen të përmendet se Departamenti i Gruas i KBI-Prizren, gjatë vitit 2021 ka zhvilluar aktivitete fetare e kulturore në komunën e Prizrenit, duke angazhuar 16 mualime të përgatitura.
Urime e shumë suksese!

Kryetari i rizgjedhur i Rahovecit, Smajl Latifi, ka emëruar ekzekutivin e Komunës

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i zgjedhur për të qeverisur komunën për periudhën katër vjeçare 2022-2026, ka filluar emërimin e stafit politik:

 Fatmir Iska-Nënkryetar;

Ali Morina-Shef i Kabinetit të Kryetarit;

Besnik Hoti-Drejtoria për  Administratë;

Berat Duraku-Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural;

Afrim Dina-Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport;

Nora Boshnjaku-Drejtoria e  Punëve Inspektuese;

Saranda Sallteku-Drejtoria për  Shëndetësi  dhe Përkujdesje Sociale;

Avni Morina-Drejtoria Komunale e Arsimit;

Afrim Limani-Drejtoria për Buxhet dhe Financa.

 Albnor Mullaabazi-Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit;

Erhan Morina-Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm;

Afrim Oruqi-Drejtoria për Gjeodezi, Pronë dhe Kadastër dhe Përparim Krasniqi-Drejtoria e Shërbimeve Publike.

Ende nuk është emëruar drejtori i drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, thuhet në njoftim/

Suharekë: Polici plagoset me thikë në regjionin e kokës, arrestohet i dyshuari

0

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se sot, me datë 10 janar 2022, rreth orë 10:50 policia në Suharekë është informuar për një rast dhunë në familje në fshatin Samadraxhë- Suharekë.

Intervenimi i policisë ishte i menjëhershëm, mirëpo në momentin që kanë arritur në shtëpinë ku zhvillohej dhuna në familje, i dyshimti nuk e ka respektuar urdhrin dhe ka sulmuar zyrtarët policor më një mjet të prehtë thike që për pasojë njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime ne regjionin e kokës.

Zyrtarit policor i është dhënë ndihma e parë në vendin e ngjarjes më pastaj duke u dërguar në spitalin rajonal në Prizren. Mjeku kujdestar ka konstatuar se polici është jashtë rrezikut për jetë nga plaga e shkaktuar me thikë.

I dyshimit B.K i lindur ne vitin 1981 është arrestuar nga policia, i njëjti konsiderohet person me rrezikshmëri të larte pasi i njëjti një rast të lëndimit të personit zyrtarë e kishte kryer edhe më herët.

Ne lidhje me rastin është informuar prokuroi kujdestar i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në afat për 48 orë. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftim./

AKB: Biznesi me kriptovaluta drejt dështimit në Kosovë

0

Aleanca Kosovare e Bizneseve, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se biznesi me kriptovalutave në Kosovë po dështon në mungesë të ligjeve për të legalizu dhe mbrojtë këtë sektor financiar virtual i cili shumë qytetarëve dhe bizneseve u ka sjell përfitime të larta.

“Qeveria e Kosovës mori vendim për të sekuestrue paisjet për prodhimin e kriptovalutes kinse për të kursy energji elektrike,sipas një hulumtimi të AKB qytetaret tonë kanë investu në forma të ndryshme në këtë sektor mbi 10 milion €, por përfitimet nga këto investime kapin vlerën mbi 50 milion € gjë që perfituesit nuk kanë treguar gadishmëri për të paguar tatim në fitim”, thuhet në reagimin e AKB-së.

AKB tutje ka shkruar se Qeveria e Kosovës duhet të përpilon ligje me të qarta për këto investime tash më me trend global dhe tu a mundësoj qytetarëve këtë biznes legal.

LAJMI I FUNDIT: Kadri Veseli arrin në Kosovë

0
Foto: Ilustrim

Ka arritur në Kosovë ish kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish kryetar i PDK-së, Kadri Veseli.

Veseli është liruar përkohësisht nga Haga dhe ka arritur në Kosovë, ku fillimisht ka shkuar drejt tek varrezat në fshatin e tij në Broboniq për të vizituar varrin e nënës e cila ndërroi jetë para dy ditësh.

Atij i është lejuar edhe vizita e familjes në Mitrovicë.

Veseli gjatë kësaj kohe do të shoqërohet nga veturat e EULEX-it.

Osmani: Jemi të bekuar që e kemi SHBA-në pranë nesh

0

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar se ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, është shumë i afërt me vendin pasi ka punuar edhe më parë këtu, me ç’rast i kupton dinamikat e zhvillimeve.

Në ditën kur Hovenier mori detyrën zyrtare, Osmani tha se Kosova ka ecur shumë përpara, mirëpo ka qëndruar konsistente përherë me marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne jemi rritur e zhvilluar si vend sepse jemi të bekuar ta kemi SHBA-në pranë nesh. Roli i ambasadorit është thelbësor që marrëdhënia jonë të vazhdojë të lulëzojë. Në këtë kapitull të ri shpresoj t’i forcojmë marrëdhëniet tona dypalëshe, t’i shtyjmë idealet dhe vlerat demokratike që ne besojmë”, deklaroi Osmani.

Ajo tha se Kosova beson në vlera demokratike dhe ato do t’i mbrojë.

“Ne mund të arrijmë gjëra të përbashkëta. Nuk do të keni asnjëherë aleatë më të përkushtuar se Kosova. Mirë se vini dhe mezi pres që të punojmë së bashku”, shtoi tutje.

Ambasadori Hovenier deklaroi se është nder të shërbejë në Kosovë dhe do ta përcjellë përkushtimin e SHBA-së për vendin tonë.

“Duhet falënderuar njerëzit e Kosovës që kanë punuar për të ndërtuar një shtet të suksesshëm. Është nder për karrierën time që kam punuar në procese që kanë pasur të bëjnë për Kosovën dhe nder për jetën time që do të punojë këtu. Ka ende shumë punë për të bërë, si në çdo shtet. SHBA-ja është partnere e qëndrueshme e Kosovës. Presidenti Biden ma besoi detyrën në një kohë kur këtu ka ende punë të papërfunduara. Do të punojmë me ju, me Qeverinë, me shoqëritë civile, me qytetarët tuaj. Zotimet e presidentes për zhvillimin e institucioneve të pavarura, sistemit gjyqësor, janë shumë të rëndësishme që të ecim përpara drejt institucioneve euro-atlantike. Është fillim i një dialogu dhe është një hap i mrekullueshëm”, ka thënë Hovenier.

Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori amerikan Hovenier: S’gjeni aleat më besnik se Kosova

0

Presidentja, Vjosa Osmani ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier.

Osmani ka thënë se marrëdhënia e ngushtë me ShBA-të mbetet e pa ndryshuar.

“Kosova sot është shumë ndryshe nga Kosova të cilën e kujton ambasadori sepse ka ecur përpara, por një gjë është e njëjtë, marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jemi të bekuar të kemi ShBA-të pranë nesh me çdo hap të rrugëtimit tonë. Në këtë kapitull të ri të bashkëpunimit shpresoj të forcojmë edhe me tej marrëdhëniet tona. Besoj fuqishëm se pavarësisht sa i madh apo i vogël mund të jetë një shtet ne te gjithë mund të japim kontribut për paqen në rajon dhe botë”, ka thënë Osmani.

Osmani i garantoi ambasadorit se SHBA nuk do të gjejë asnjëherë aleat më të përkushtuar dhe të besuar se sa.

Ambasadori Hovenier deklaroi se është nder të shërbejë në Kosovë dhe do ta përcjellë përkushtimin e SHBA-së.

“Duhet falënderuar njerëzit e Kosovës që kanë punuar për të ndërtuar një shtet të suksesshëm. Është nder për karrierën time që kam punuar në procese që kanë pasur të bëjnë për Kosovën dhe nder që do të punojë këtu. Ka ende shumë punë për të bërë, si në çdo shtet. SHBA-ja është partnere e qëndrueshme e Kosovës. Do të punojmë me ju, me Qeverinë, me shoqëritë civile, me qytetarët tuaj. Zotimet e presidentes për zhvillimin e institucioneve të pavarura, sistemit gjyqësor, janë shumë të rëndësishme që të ecim përpara drejt institucioneve euro-atlantike. Është fillim i një dialogu dhe është një hap i mrekullueshëm”, ka thënë Hovenier. /Telegrafi/

Sizmologu kosovar paralajmëron tërmete në Kosovë

0

Sizmologu Shemsi Mustafa thotë se Kosova gjendet afër zonës që ka aktivitet të lartë sizmik, prandaj nuk përjashtohen tërmetet në të ardhmen, por pritet të jenë me intensitet më të ulët sesa ato që kanë ndodhur në Kroaci, Shqipëri, Greqi, Turqi etj.

Në një bisedë për Gazetën Express, Mustafa tha se kjo zonë është goditur nga tërmete të fuqishme në tri vitet e fundit.

“Bazuar në aktivitetin seizmik që tri vite që është në zonën ku ka goditur shumë vende dhe shumë territore duke filluar nga Kroacia, Shqipëria, Greqia, Turqia, kjo zonë në të kaluarën ka gjeneru shumë termete shumë të fuqishme me mbi 7 shkallë që mund të jetë edhe në të ardhmen, mund të gjenerohen tërmete të fuqishme. Bazuar në këtë që është zonë sizmike që është kontakti i dy pllakave dhe nga presioni i madh gjeneron termete të njëpaskohëshme, por këto tri vite patëm tërmete të fuqishme e bazuar në këtë që kjo zonë është shumë aktive në aspektin sizmik, faktikisht Kosova gjendet shumë afër këtyre zonave që edhe Kosova mund t’i përgjigjet me termet por jo të intensitetit si të vendeve që i përmendëm”, tha Mustafa.

Ai tha se nuk mund të dihet se kur do të ketë termete, pasi tërmeti nuk ka kohë.

“Tërmeti nuk ka kohë, por në bazë të fotove të rrezikut, në bazë të peridhave të përseritjeve janë vendet ose zonat që mund të goditen. Tërmeti i mbrëmshëm ka tregu që ka një vijueshmeri në këtë zonë me kontaktin e dy pllakave, pasi para do ditësh patëm tërmet në Kretë dhe kjo tregon se është një zonë shumë aktive sizmike”, u shpreh ai tutje.

Ndërsa në vendin tonë Mustafa tha se do të ketë tërmete por me intensitet të ulët.

“Tërmete do të ketë por me një intensitet më të ulët”, tha ai.

Një tërmet i fortë është dëgjuar mbrëmë në Kosovë. Tërmeti me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur 6 kilometra në veriperëndim të qytetit të Florinës në Greqi, ndërsa dridhjet janë dëgjuar në 7 shtete të rajonit.

Sizmologu Shemsi Mustafa ka thënë se Greqia është një zonë me aktivitet sizmik të lartë, andaj nuk ka qetësi.

Pasi u emërua nga kryetari Totaj, Kujtim Gashi, shprehët falënderues ndaj tij për besimin e dhënë

0

Pas emërimit në pozitën e nënkryetarit , Kujtim Gashi ka falënderuar kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj lidhur me emërimin dhe për besimin e dhënë.

Postimi i plotë:

Sot ndihem shumë i nderuar pas emërimit nënkryetar i Komunës së Prizreni

Pas një rrugëtimi shumë të gjatë, me shumë punë, sfida, sakrifica të cilin rrugëtim e kurorëzuam me fitore, tashmë bashkë me kryetarin Shaqir Totaj do punojmë për qeverisjen e drejtë dhe dinjitoze për Prizrenin.
Falenderoj kryetarin Shaqir Totaj për besimin dhe vlerësimin!
Dalshim faqebardhë!

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort