Home Blog Page 3645

Jasharaj sërish paralajmëron veprime sindikale

0

Gjysmëvjetori i dytë ka filluar në të gjithë vendin duke respektuar të gjitha masat e rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK), kështu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, kryetari i Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj.

Tutje, Jasharaj theksoi se sa i përket Ligjit të pagave presin që në muajin mars të kenë verdiktin final, siç edhe u është premtuar nga institucionet përgjegjëse.

Sipas tij, ekziston frika që kongresin e këtij institucioni do të kërkohet që të ndërmarrin veprime sindikale.

“Gjysmë vjetori i dytë ka filluar me rregull. I mbetet Task-Forcave për të parë nëse ka mungesë të nxënësve dhe mësimdhënësve dhe a janë të prekur me Covid. Besoj se MAShTi do t’i ketë informacionet e sakta, masat janë duke u respektuar dhe filloi mbarë gjysmëvjetori i dytë”.

“Ne po presim përfundimin e shkurtit që të na lajmërojë ministri Sveçla se version i parë është kryer dhe ta mbajë fjalën në mënyrë që në mars t’i thërrasë sindikatat sepse kërkesë e jona është që gabimi që është bërë në të kaluarën të përmisohet”.

“E gjitha pritet të kryhet deri në fund të marsit dhe nëse gjërat nuk shkojnë si duhet dhe nëse zotëri Sveçla dhe Qeveria Kurti nuk e mbajnë fjalën do të na vërë në një pozitë të keqe ngase me 2 prill është kongresi i SBAShK-ut dhe atje unë do të raportojë për arritjet dhe uroj të kemi lajme të mira. Unë kam frikë se kongresi do të kërkojë të veprohet me veprime sindikale”, tha Jasharaj.

Ministrja e Arsimit të dielën ka bërë të ditur se procesi mësimor duhet të zhvillohet me prani fizike, ndërkaq tha se në disa raste mund të shfrytëzohen edhe skenarët e tjerë.

Policia: Për mosmarrëveshje në komunikacion, plagoset një person

0

Zëdhënësi i DRP në Prizren, Shaban Osmanollaj, përmes një komunikate dërguar mediave ka dhënë detaje për incidentin me armë që ka ndodhur sot në rrugën ” Xhemil Fluku” në Prizren, ku si pasojë është plagosur një p[erson, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

” Gjuajtje me armë zjarri për shkak te një mosmarrëveshje në komunikacion ka ardhur deri tek konfrontimi i dy personave të dyshimtë, ku njëri nga ata ka gjuajtur me armë zjarri duke e lënduar personin tjetër në këmbë. Në bazë të konfirmimit të mjekut, i lënduari është jashtë rrezikut për jetë. I dyshimti është ndaluar dhe një armë është sekuestruar në vendin e ngjarjes. Policia është duke u marrë me rastin. Për detaje do të informoheni me kohë.”, ka njoftuar zëdhënësi Osmanollaj.

Policia në rajonin e Prizrenit shqipton 580 gjoba, për kundërvajtje në trafik dhe mosrespektim të masave anti-COVID

0

Aksione të Policisë së Kosovës për zbatim të masave anti-COVID.

Policia rajonale në Prizren, patrullat e stacionit policor në Prizren, Prizren-Veri, Dragash, Suharekë dhe Mamushë, sipas urdhrit operativ kanë vazhduar me masat e ndërmarra për mjetet e transportit publik si dhe me kontrollimin e masave anti Covid-19.

Gjatë pikave të kontrollit dhe lokaleve te kontrolluara janë shqiptuar 380 gjoba për kundërvajtje të trafikut, ndërsa për masat anti COVID-19 janë shqiptuar 200 gjoba.

Policia ka njoftuar se me aktivitete te tilla do te vazhdohet edhe me tutje./Telegrafi/

Plagoset me armë zjarri një person në Prizren

0

Një person është plagosur me armë zjarri në lagjen”Jeni Mahallë” të Prizrenit, ditën e sotme rreth orës 15:00. Sipas burimeve të TV Prizreni, është plagosur një person i cili është jashtë rrezikut për jetë nga autorë të panjohur. Për më shumë informata, do të ju njoftojmë pas pak.

Kurti: Telekomin do ta bëjmë sërish lider në vend

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ndërmarrjen publike, Telekomi i Kosovës do ta vendosin në binarët e zhvillimit dhe ta bëjnë sërish lider në vend.

Pas vizitës që i bëri këtij institucioni, kreu qeveritar në një konferencë për medie, tha se Telekomi duhet të nxjerret nga kriza.

Përkrahje për Telekomin shprehu edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“Është koha të shohim përpara për investime në rrjet dhe kodit shtetëror të Kosovës”, tha ajo.

Ndërsa, ushtruesja e detyrës së kryeshefes së Telekomit, Burbuqe Hana tha se kjo ndërmarrje ka nevojë të madhe për ndihmë./GazetaSinjali/

Ahmeti: Nëse Veselit i jepet mundësia të jetë pranë familjes, ky është një veprim i mirë

0

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ishin sot për ngushëllime te familja e Kadri Veselit në Mitrovicë.

Ahmeti tha se këto janë momente solidariteti dhe tregoi se nuk e di nëse Veseli mund të vijë pranë familjes në Kosovë.

“Jo nuk kam informacione të tilla, nëse zoti Veselit i jepet mundësia të jetë pranë familjes, ky është një veprim i mirë dhe nëse është e vërtetë kjo na gëzon, që ai do të ndajë bashkëdhimbjen me familjen”, u shpreh Ahmeti për Klan Kosova.

Për ngushëllime, në orën 13 pranë familjes së ish-kryekuvendarit ka ardhur edhe Lumnije Thaçi, gruaja e ish presidentit Hashim Thaçi./GazetaSinjali/

Nuk dihet nëse ka shqiptarë në mesin e viktimave në Bronx të Nju-Jorkut

0

Mbrëmë ka ndodhur një shpërthim zjarri në një ndërtesë në Bronx të Nju-Jorkut, ku mbetën të vdekur 19 persona, në mesin e tyre nëntë fëmijë dhe u lënduan dhjetëra të tjerë, transmeton albinfo.ch.

Ndërkohë, nga rasti i ndodhur, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju-Jork ka thënë se ende nuk dihet nëse në mesin e viktimave në Bronx ka shqiptarë, pasi ende nuk është konfirmuar identiteti i viktimave.

“Të prekur thellë nga tragjedia e sotme në Bronks të Nju-Jorkut. Zjarri, i cili kaploi një ndërtesë banimi, la të vdekur 19 persona, 9 prej tyre fëmijë. Identiteti i viktimave akoma nuk është konfirmuar. Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju-Jork është në kontakt me autoritetet lokale dhe deri më tani nuk kemi informatë nëse ndonjë shtetas yni ka pësuar në këtë tragjedi”, ka shkruar kjo konsullatë në Facebook.

236 raste pozitive në Kosovë në 24 orë

0
10 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 904 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.693.666 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 790.175 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 8.460 testime, 236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.142.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 1.780.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Kryetari Totaj e emëron, Nehat Elshanin, shef të kabinetit të tij

0

Kreu i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, sapo ka njoftur edhe zyrtarisht në facebook, se shef të kabinetit të tij ka emëruar, Nehat Elshanin, i cili ka qenë së fundi anëtar i Kuvendit të Prizrenit.

Postimi i plotë:

Sot kam emëruar mikun tim dhe bashkëpunëtorin e ngusht ndër vite Nehat Elshanin, në pozitën e shefit të kabinetit në zyrën e Kryetarit të Komunës së Prizrenit. Nehat Elshani në zgjedhjet e fundit është zgjedhur kuvendar me votat e qytetarëve dhe ka qenë një ndër më të votuarit.

Nehati poashtu është anëtar i kryesisë dhe sekretar për vlera të luftës në degën e PDK-së në Prizren. Përvoja politike, profesionale dhe përkushtimi në punë janë vetëm disa nga karakteristikat që Nehati ka. Si pjesë e ekipit tim, bashkë zotohemi se do të përmbushim pritjet e qytetarëve dhe zbatojmë programin tonë qeverisës për Prizrenin!

Nesër emërohen një pjesë e drejtorëve të qeverisë Totaj

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur sot gjatë vizitës shkollës ” Emin Duraku” me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë shkollor, se gjatë ditës së nesërme do të bëj publik 10 emrat e drejtorëve të kabinetit të tij qeverisës.

Ndërsa në pozitën e shefit të kabinetit, Totaj ka emëruar Nehat Elshanin.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort