Home Blog Page 3643

Ky është polici që u plagos me thikë në kokë gjatë ditës së djeshme në Suharekë

0

Një polic gjatë ditës së djeshme u plagos me thikë pasi u sulmua nga një burrë tjetër teksa ishte duke intervenuar në një rast të dhunës në familje në fshatin Samadrexhë të Suharekës, shkruan Reporteri.net.

Zyrtari policor në fjalë, është vizituar nga kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.

Përmes një postimi në Facebook, Muharremaj ka thënë se polici Milaim Gashi po shërohet gradualisht.

Ai ka thënë se punën e policisë në shërbim të qytetarëve do ta vlerësojnë gjithmonë.

Gashi ka pësuar lëndime në regjionin e kokës. Atij i është dhënë ndihma e parë në vendin e ngjarjes më pastaj duke u dërguar në spitalin rajonal në Prizren.

 

Vazhdon mot i ftohtë, edhe sot priten reshje bore në Prizren

0

Fillon dimri i vërtetë me ditë të akullta.

Temperaturat minimale mund të zbresin edhe nën -10C.

Në ditët e para të javës parashihen edhe kushte për të reshura bore, kryesisht të intenzitetit të dobëta, e më intenzive përreth viseve malore. Nga e marta dhe mërkura më shumë si rrebeshe të shkurta bore. Ditëve të para të javës edhe do të fryjë erë e ftohtë veriore, e ndjeshmëria subjektive e temperaturës, apo windchilli, do të jetë edhe më i ftohtë edhe deri në -10C.

Trashësia e borës varësisht nga relievi mund të shkojë deri në 10cm e 15cm, e në vise malore mbi 30cm.

Nga dita e enjte nën kushtet e motit të kthjellët dhe depërtimit të acarit në rajon, temperaturat do të pësojnë rënie më të ndjeshme, por se nga e premta me një tendencë në rritje.

Erërat e theksuara veriore që fryjnë në këto ditë do të mbajnë ndotësit ajror të shpërndarë, e pas këtyre ditëve të fundjavës, me indeks në vlera të dobëta e shumë të dobëta, cilësia e ajrit do të shënojë përmirësim dhe kryesisht do të jetë në vlera të mira e të pranueshme.

Vetëm me qetësimin e erës nga pjesa e dytë e javës indeksi sërish mund të kaloj në vlera të dobëta e shumë të dobëta.

10.01 – Ftohtë, kryesisht vranët e me erë. Kohëpaskohe priten edhe reshje të dobëta bore, derisa në vise malore mund të jenë më intenzive. Ditën në vise më të ulëta reshjet mund të përzien edhe me shi.

11.01 – Mbetet mot i ftohtë, me erë e kryesisht me vransira. Kohëpaskohe priten mundësi për rrebeshe të dobëta bore.

12.01 – Mot i ftohtë, me vransira e ditën edhe intervale me diell. Herë herë me mundësi për rrebeshe të dobëta bore.

13.01 – Mot i acartë, paradite me vransira e gjatë ditës me kthjellime.

14.01 – Mot i acartë, kryesisht me diell gjatë ditës.

Temperaturat në të dy vlerat ekstreme pësojnë rënie të ndjeshme gjatë kësaj jave. Minimalet pritet të zbresin nga 0C e -1C edhe nën -10C, deri në -12C të enjten në mëngjes, e maksimalet nga 1C ditën e hënë, zbresin në -2C e -5C nga mesi i javës, por se nga dita e premte pritet të shënojnë rritje edhe deri në 2C.

Ditëve të para të javës do të fryjë erë më e vazhdueshme, e ftohtë, mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga verlindja 5-14m/s, vende-vende me hove edhe deri në 16m/s apo 60km/h.
Shtypja atmosferike në fillim të javës pëson rënie nën vlera normale, e më pas me rritje të shpejtë lartë mbi vlera normale.

Nënkryetari Gashi: Të gjitha rrugët janë të kalueshme

0

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, në orët e vona të mbrëmjes së sontme ka vizituar ekipet të cilat janë të angazhuara për pastrimin e rrugëve në territorin e Komunës së Prizrenit.

Gashi ka thënë se të gjitha rrugët në këtë Komunë janë të kalueshme si rezultat angazhimit të ekipeve të “Eko Regjionit”.

Shkrimi i plotë i nënkryetarit Gashi:

Vizitë ekipeve të cilët po angazhohen për pastrimin e rrugëve në tërë territorin e Komunës së Prizrenit. Si rezultat i punës së ekipeve dhe menaxhmentit të ‘Eko Regjionit’ të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Komuna e Prizrenit do të jetë 24 orë në kry të detyrës me qëllim që asnjë vendbanim mos të bllokohet përshkak të reshjeve të borës sonte dhe ditëve në vijim.

Cila është gjendja e rrugëve pas reshjeve të borës? Flasin nga Ministra e Infrastrukturës

0

Pas reshjeve të borës qarkullimi në rrugët e vendit është vështirësuar. Detaje për këtë ka dhënë Mal Lokaj, nga Ministria e Infrastrukturës.

Pavarësisht ankesave të shumta të qytetarëve, Lokaj thotë se gjendja e rrugëve është e mirë.

“Momentalisht sipas informacioneve nga menaxherët e shtatë regjioneve të Kosovës, gjendja e rrugëve nacionale dhe regjionale, pra këto rrugë janë në kompetencë të Ministrisë, dhe dy autoudhët, është e mirë. Nuk mund të themi që është perfekte, por rrugët janë të qarkullueshme në të gjitha lokacionet edhe në të gjitha pozicionet gjeografike”, tha Lokaj për RTVDukagjini.

Ai thotë se janë përgatitur dhe s’presin vështirësi në mirëmbajtjen e rrugëve as në javët e ardhshme.

“Operatorët ekonomik që janë përzgjedhur nga Ministria për mirëmbajtjen e rrugëve janë të përgatitur, me staf, me makineri dhe me materialin e nevojshëm që nevojitet për mirëmbajtjen e rrugëve”, tha Lokaj.

Arrestohen dy vëllezër në Prizren, kapen me drogë

0

Sot gjatë një aksioni të Policisë në qytetin e Prizrenit janë arrestuar dy persona, pasi atyre u janë gjetur disa qese me drogë.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë njoftojnë se bëhet fjalë për A.D dhe F.D, që janë vëllezër.

Gjatë aksionit të Policisë është konfiskuar një numër i konsiderueshëm i gjësendeve, por droga është kapur e mbështjellur në qese dhe folje.

Pritet të ketë rritje të faturave të energjisë për 30 deri 40 për qind

0

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se pritet të ketë një rritje të faturave të energjisë elektrike për 30 deri 40 për qind, në dy shqyrtimet që do t’i bëjë Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

“Gjatë këtyre ditëve presim ZRRE-ja të marrë vendimin nga aplikimi që kemi bërë për shqyrtim të jashtëzakonshëm tarifor. Presim të ketë rritje të çmimit, pasi kemi bërë kërkesën bazuar në formulë. Në bazë të shpenzimeve që i kemi pasur e kemi bërë atë kërkesë. E presim të ketë refleksion. Duhet ta cekim se do të ketë edhe një shqyrtim të rregullt pastaj në pranverë. Për tarifat që hyjnë në fuqi nga 1 prilli i këtij viti e deri më 31 mars të vitit vijues. Është proces i rregullt, pritet sërish të ketë rritje. Por, ne nuk jemi autoriteti që vendos është ZRRE-ja. Fatkeqësisht do të jetë rritje relativisht e lartë. Do të jetë rritje 30 deri 40 për qind në bazë të vlerësimeve që i bëjmë, për të dy herët them. Por ende nuk kemi as shqyrtimin e jashtëzakonshëm e pastaj duhet bërë kërkesë edhe për shqyrtimin e rregullt”, ka thënë Buzhala në emisionin SOT të KTV-së.

Ai ka treguar se aktualisht sistemi elektroenergjetik i vendit ka një xhiro rreth 300 milionë euro në vit, kostoja e kësaj krize mund të shkojë së paku 100 milionë euro shtesë. Kjo ndahet në 600 mijë konsumatorë, ka shtuar Buzhala.

Ai ka treguar se gjendja e energjisë është përmirësuar dhe nuk ka pasur reduktime këtë vit, me përjashtim të disa prishjeve.

Ka thënë se subvencionimi i KEK-ut me 20 milionë euro, pastaj rënia e çmimeve të energjisë në treg e po ashtu moti i mirë shkuan në favor.

Mërgimtarja nga Zvicra falsifikoi testin COVID-19 në Kosovë, zbulohet nga gruaja e shefit

0

Një kosovare 23-vjeçare nga kantoni i Aargaut ishte në Kosovë verën e kaluar.

Kur i mbaruan pushimet dhe ajo duhej të kthehej në punë, ajo vendosi t’i zgjaste pushimet, duke marrë një rezultat të rremë të testit të koronës që kishte bërë në Kosovë.

Fillimisht, partnerja e punëdhënësit i kërkoi kosovarës të dorëzonte një test PCR. Kështu banori i Aargaut kontaktoi përsëri falsifikuesin në Kosovë dhe menjëherë mori një rezultat pozitiv PCR pa pagesë, siç shihet nga urdhri penal i Prokurorisë publike të Aargaut.

Por ideja rezultoi të jetë e pasuksesshme. Gruaja e shefit të saj e zbuloi mashtrimin, sepse e bëri dallimin mes këtyre dy testeve. Në fakt, qëllimi i saj ishte që ta zbulonte se testet ishin të ndryshme dhe nuk rezultonin në përputhje me testet.

Blick shkruan se ajo bleu një test gjaku me antitrupa me rezultat pozitiv me një çmim prej 50 eurosh.

Ndërkohë gruaja e shefit i studioi me kujdes dy dokumentet dhe gjeti dallimet. Më pas ajo kontaktoi kompaninë që dyshohet se ka nxjerrë rezultatet të rreme. Aty ajo zbuloi se rezultatet e testit ishin false dhe se kompania nuk i kishte dërguar kurrë.

Lidhur me këtë rast, prokuroria e ka dënuar 23-vjeçaren me 600 franga gjobë. Ajo duhet të paguajë edhe tarifën e gjobës prej 900 frangash. Përveç këtyre 1 500 frangave, ajo ka marrë edhe një gjobë me kusht, shkruan tutje albinfo.

Për autoritetet kriminale ishte e qartë: mashtruesja i dërgoi qëllimisht shefit të saj rezultatet e falsifikuara të testit për të fituar ditë shtesë pushimi.

Me veprimet e saj, ajo kishte dëmtuar kompaninë, e cila duhej të kompensonte mungesën e stafit. Pas këtij mashtrimi nuk dihet nëse gruaja do të vazhdojë të punojë atje.

Nagavci për ultimatumin e SBASHK-ut: As mua as qeverinë s’mund të na shantazhojë askush

0

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, duke folur për raportin me sindikatat ka thënë se i shohin si partner me të cilin duhet të punojnë për të përmirësuar kushtet për mësimdhënësit ashtu si edhe rezultatet në përgjithësi.

“Tani sindikatat janë më të zëshme për pagat e mësimdhënësve dhe natyrisht se ky është edhe një preokupim i joni dhe duhet të kujdesemi që të kemi një trajtim korrekt, të barabartë dhe parimor për të gjithë punëtorët që janë të përfshirë në sistemin e arsimit duke u kujdesur që të respektohet parimi bazë për punë të njëjtë pagë të njëjtë. Edhe udhëzimi administrativ për licensimin e mësimdhënësve i cili asnjëherë nuk është përfillur në tërësi edhe ky për vlerësimin e performanës së mësimdhënësve bashkë me Ligjin për Pagat dhe një varg politikash të tjera duhet të dërgojë drejt një pike ku rriten kompetencat e mësimdhënësve, ku iu ofrohet mbështetje për punën e tyre dhe edhe ku shpërblehen për punën që e bëjnë. Sindikatat, në përgjithësi, i shohim si palë me të cilët duhet të punojmë për të përmirësuar kushtet e punës së mësimdhënësve por edhe për të pasë rezultate më të mira. Nuk po i referohem individëve të caktuar, por si organizatë sindikale natyrisht se në rolin që duhet të luajnë duhet të kenë për bazë disa qëllime përfshirë përmirësimin e kushteve për punë që janë po aq të rëndësishme sa pagat por natyrisht edhe për përmirësimin e rezultateve në përgjithësi”.

Nagavci, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka treguar nëse ndjehet në presion nga ultimatumi i SBASHK-ut për grevë nëse deri në muajin mars nuk hartohet Ligji i ri për Paga.

“Jo, asnjëherë. Personalisht as nuk kam ndjerë ndonjë presion, sepse e kam thënë që në intervistën time të parë si ministre se as mua si ministre dhe as Qeverinë Kurti nuk mund të na shantazhojë askush. Ne i kemi të qarta synimet dhe qëllimet tona në përmirësimin e rezultateve në të nxënit, derisa mësimdhënësit dhe menaxhmenti i shkollave janë partnerë tanë tepër të rëndësishëm. Meqë edhe vet vij nga fusha e mësimdhënies ku kam punuar gjatë jam shumë e vetëdijshme për vëmendjen, interesimin dhe vullnetin e mësimdhënësve për të dhënë më të mirën të mundshme. Shumë herë debatet dhe diskutimet që janë hapur kanë qenë të paqena dhe janë krijuar shumë shpesh tituj që nuk e kanë paraqitur realitetin, sepse nga dita ime e parë e punës bashkë me kabinetin, zyrtarët e ministrisë dhe qeverinë kemi synim që të punojmë maksimalisht për të arritur më të mirën e mundshme. Asnjë presion apo shantazh nuk do të na pengojë që të arrijmë qëllimet tona”.

“Loyola” në Prizren shpall konkurs për një mësimdhënës/e të kimisë

0

Gjimnazi ‘Loyola” në Prizren, ka shpallur konkurs për një vend të lirë pune: një mësimdhënës ose mësimdhënëse të kimisë, me normë të plotë, por me kohë të caktuar, prej 01.02.2022 deri më 31.07.2022.

Njoftimi nga Asociation “Loyola-Gymnasium”:

VEND I LIRË PUNE

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall të lirë këtë vend pune:

Një mësimdhënës ose mësimdhënëse të kimisë, me normë të plotë, por me kohë të caktuar, prej 01.02.2022 deri më 31.07.2022.

Kushtet që duhet të plotësohen:

-Diploma e fakultetit përkatës (është e preferueshme grada master);
-Letër motivuese;
-CV;
-Të jetë banor i Kosovës (kopje e letërnjoftimit);
-Vërtetimin se nuk është nën hetime.

Kandidatët që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë diplomë të nostrifikuar nga MASHT-i.

Dokumentet shtesë:

-Certifikata të trajnimeve;
-Referenca etj.

Dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen në zyrën e administratës qendrore, nga sot, deri më 23.01.2022, drejtpërdrejt ose përmes postës elektronike në: [email protected].

Për çdo pyetje, ju lutemi shkruani në [email protected] ose na telefononi në +383 44 434 087.

Promovimi i kulturës dhe trashëgimisë kulturore rome përmes filmave dokumentar

0

Mungesa e informacionit është signifakt real mbi krijimin e paragjykimeve dhe sterotipeve mbi një shtresë të caktuar. Kultura, gjuha e tradita, përcaktojnë një komunitet, romët aq të pasur dhe të bukur e kanë kulturën, muzika e tyre vetëm e rrumbullakëson një trashëgimi të lashtë kulturore. Promovimi dhe dokumentimi i kësaj kulture, në mënyrë flagrane ka nevojë të promovohet më shumë sidomos tek pjestarët jo-rom.

Duke promovuar, ruajtur e dokumentuar kulturën, ky projekt do të përgjigjet në pjesën e përmirësimit të horizontit kulturor tek një shtresë e komunitetit të caktuar me anë të filmave dokumentarë të përpunuar nga regjisori autodidakct i komunitetit rom, Benjamin Menekshe. Filmat dokumentar janë nocion adekuat të cilët përfaqësojnë romët dhe kulturën e tyre.

Shfaqja e filmave do të pasohet me një panel të profesionistëve, përfaqësues të instucioneve dhe akterëve relevant dhe përfshirjen e publikut mbi diskutimin rreth kësaj teme.

Filmat dokumentar të lartëpërmendur do të shfaqen me datën 15 janar (shtune)2022 duke filluar nga ora 19:00 në objektin e Doku Kino Prizen.

Ky projekt është projekt individual i regjisorit Benjamin Meneskhe, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort