Home Blog Page 3642

Rrah burrin, policia arreston gruan në Prishtinë

0

Policia ka arrestuar një grua në Prishtinë pasi kishte sulmuar fikisht bashkëshortin e saj.

Sipas policisë, pas lëndimeve të marra viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 09.01.2022 – 12:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Policia arreston dy persona në Pejë, kishin vrima të plumbave në xhamat e veturës

0

Janë arrestuar dy persona si të dyshuar për pjesëmarrje në një përleshje me armë zjarri me disa persona të tjerë në Pejë.

Sipas policisë, dyshimet se ata mund të jenë përfshirë në këtë përleshje lindën për shkak të dëmtimeve nga predha e armës së zjarrit që kishin në veturën e tyre.

Policia njofton se me urdhër të prokurorit kanë konfiskuar veturën, ndërsa të dyshuarit, pasi që janë intervistuar, janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Vitomiricë, Pejë 10.01.2022 ─ 00:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se ishin të përfshirë në një përleshje fizike në mes të disa personave, me që rast ka pasur dhe të shtëna me armë. Në veturën me të cilën ishin duke udhëtuar të dyshuarit janë vërejtur dëmtime të shkaktuara nga predhat e armës së zjarrit. Me urdhër të prokurorit vetura është konfiskuar, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

82 aksidente në 24 orët e fundit, 1,047 gjoba të shqiptuara

0

Policia e Kosovës bën të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndodhur 82 aksidente trafiku, ndërsa janë shqiptuar 1,047 gjoba.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se kanë ndodhur 26 aksidente me të lënduar dhe 56 me dëme materiale.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka kërkuar kujdes të shtuar nga të gjithë drejtuesit e automjeteve gjatë kësaj periudhe me borë dhe ngrica.

Policia në një njoftim për media thekson se referuar reshjeve të borës dhe paraqitjes së ngricave nëpër rrugë, krijohet vështirësi në trafikun rrugor dhe rrugët potencialisht bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve, prandaj kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.

“Posedimi i pajisjeve dhe gomave të dimrit është i detyrueshëm për të mundësuar qarkullim më të lehtë dhe më të sigurt me automjet gjatë kësaj periudhe.

Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik, veçanërisht drejtuesve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet.

Policia e Kosovës me njësitet e saj po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa ndaj atyre që bien ndesh me ligjin, me të vetmin qëllim reduktimin e aksidenteve dhe krijimin e një sigurie më të madhe në rrugët tona”, thuhet në njoftim.

Infektologu Ahmeti tregon simptomat që po shfaqin pacientët e prekur me koronavirus ditëve të fundit

0

Temperaturë deri në 39 gradë deri në tre ditë me radhë, ethe, kollë e thatë, lodhje, rrjedhje hundësh dhe dhembje muskujsh, janë simptomat që manifestojnë pacientët e prekur me koronavirus ditëve të fundit në Kosovë, thotë infektologu Sali Ahmeti.

Në fund të dhjetorit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë konfirmuar praninë e variantit Omicron të koronavirusit.

Sipas Ahmetit, infektolog në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), manifestimet klinike të Omicronit janë më të buta se ato të Deltës – deri më tash, variant dominues në Kosovë – por, shton ai, Omicron është më i transmetueshëm.

“Në rrethin familjar kur preket një anëtar, virusi pasohet pothuajse te të gjithë anëtarët tjerë”, thotë ai.

“Format e sëmundjes janë më të lehta, prekjet pulmunare janë më të rralla. Po ashtu, ka raste më të rralla të atyre që kanë nevojë për hospitalizim dhe atyre që kanë nevojë për mbështetje me oksigjen apo frymëmarrje të ventiluar”, thotë Ahmeti për Radion Evropa e Lirë.

Ai thekson se pacientët e hospitalizuar, të cilët kanë qenë të vaksinuar me dy doza të vaksinës, kanë treguar formë më të lehtë të sëmundjes se pacientët e pavaksinuar.

Sipas Ahmetit, trajtimi terapeutik për pacientët me Omicron është i njëjtë si për rastet e mëparshme.

Disa nga ilaçet që kërkohen për mjekimin e koronavirusit janë: paracetamol, favipiravir, fraksiparina, enoksaparin, remdesivir, lactoferrina dhe vitamina të ndryshme, varësisht gjendjes së pacientit.

Brenda dhjetë ditësh: 1,429 raste të reja

Autoritetet shëndetësore në Kosovë, nga data 1 deri më 10 janar, kanë regjistruar 1,429 raste të reja me koronavirus.

Shifra është dukshëm më e lartë në krahasim me dhjetëditëshin paraprak, përkatësisht periudhën 21-31 dhjetor, kur janë regjistruar 219 raste të të infektuarve.

Por, përkundër shtimit të rasteve, numri i pacientëve të shtrirë në spitale nuk është i lartë, thotë Albina Ponosheci-Biçaku, infektologe në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Nga mbi 1,700 raste aktive me koronavirus, vetëm 16 kanë qenë duke marrë trajtim mjekësor në spitalet publike të Kosovës, më 10 janar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se varianti Omicron i koronavirusit duket se nuk shkakton sëmurje të rëndë, në krahasim me variantin Delta, por nuk duhet të kategorizohet si “i butë”.

Ponosheci-Biçaku thotë se qytetarët e Kosovës duhet të jenë të kujdesshëm në respektimin e masave kundër koronavirusit dhe të vaksinohen.

“Varianti Omicron që po qarkullon, po përhapet me shpejtësi të madhe. Mbajtja e maskës, distanca fizike, higjiena dhe vaksinimi i atyre që nuk janë vaksinuar dhe marrja e dozës së tretë për ata që kanë marrë dy dozat e para, do të na ndihmojnë edhe neve si personel, por edhe pacientët që të mos manifestojnë sëmundje të rëndë”, thotë Ponosheci-Biçaku për Radion Evropa e Lirë.

IKSHPK: Mund të përkeqësohet situata epidemiologjike

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), përmes një deklarate në rrjetin social Facebook, paralajmëroi të hënën se situata epidemiologjike në Kosovë mund të përkeqësohet si pasojë e përhapjes së variantit Omicron të koronavirusit.

“Është i domosdoshëm kujdesi i shtuar i të gjithëve, që në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, të përdoren maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave”, bëri thirrje IKSHPK-ja.

IKSHPK po ashtu tha se vaksinimi është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga virusi dhe u rikujtoi qytetarëve se mund të imunizohen çdo ditë në të gjitha institucionet e kujdesit parësor nëpër komuna.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, 49.2 për qind e qytetarëve janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa 43.9 për qind me dozën e dytë.

Aktualisht, në Kosovë jepet edhe doza e tretë dhe përforcuese e vaksinës për të gjithë ata që kanë kaluar tre muaj kohë prej marrjes së dozës së dytë.

Izraeli, në fillim të këtij viti, ka nisur me dhënien e dozës së katërt të vaksinës për të luftuar, siç ka thënë, përhapjen e variantit Omicron.

Gjermania tha të hënën se është duke shqyrtuar dhënien e dozës së katërt, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka thënë se nuk e sheh të nevojshme.

Kanosi përmes telefonit, arrestohet i dyshimti nga Prizreni

0

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se një qytetarë ka informuar policinë se nga data 05 janar 2021, kanosej nga një person i
dyshimtë përmes telefonit.
Hetuesit e stacionit policor Prizren-Veri, duke punuar me përkushtim dhe profesionalizëm
kanë arritur të identifikojnë të dyshimtin dhe të njëjtin e kanë ndaluar në intervistë.
Hetuesit gjatë intervistës kuptuan së i dyshimti dhe viktima kishin një mosmarrëveshjeve të
mëhershme dhe për këtë shkak i dyshimti kishte kanosur viktimën me mesazhe telefonike.
Për këtë rast pas intervistimit u ndalua i dyshimti U.E i lindur në vitin 1979.
Ne lidhje me rastin është informuar prokurori kujdestar i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim
në afat për 48 orë.Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftim nga
Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me publigun nga DRP, Prizren.

Belgjika u ndalon shefave t’u dërgojnë punëtorëve e-mail pas orarit të punës

0
Eine Frau macht Homeoffice, fotografiert am 7. Maerz 2020 in Zuerich. (KEYSTONE/Christian Beutler)

Belgjika po i bashkohet një liste në rritje vendesh evropiane të cilat kanë marrë disa masa për të mbrojtur punonjësit nga shefat e bezdisshëm
Nëpunësit civilë në Belgjikë do të kenë të drejtën ligjore për të mos iu përgjigjur telefonatave të punëdhënësve të tyre jashtë orarit të punës – sipas ligjeve të reja të krijuara për të mbrojtur punonjësit nga mbingarkesa dhe burnout.

Duke nisur nga 1 shkurti 2022, në Belgjikë do të prezantohet “e drejta për t’u shkëputur” që do t’i ndalojë drejtuesit e shërbimeve civile të kontaktojnë punonjësit kur nuk janë në punë, përveç rastit të një emergjence apo rrethanave të tjera “të jashtëzakonshme”.

Sipas gazetës belge “De Morgan”, rregullat e reja u përcaktuan në një letër drejtuar nëpunësve civilë nga Petra De Sutter, ministre e Shërbimit Civil për Partinë e Gjelbër të Belgjikës.

Në letër, De Sutter thotë se janë të nevojshme më shumë masa për të mbrojtur punonjësit nga stresi dhe burnout, duke shtuar se dhënia e mundësisë punonjësve për t’u shkëputur tërësisht nga puna “lidhet me rezultate pozitive të mirëqenies, si përqendrimi më i mirë, rikuperimi më i mirë dhe një nivel energjie më i qëndrueshëm”.

Burnout është bërë veçanërisht problematik me rritjen e punës në distancë – theksoi De Sutter, pasi punëmarrësit priren të qëndrojnë para kompjuterit edhe pas pune dhe të lexojnë email-et që u janë dërguar në smartphone.
E drejta e re për t’u shkëputur zbatohet vetëm për nëpunësit civilë, edhe pse parashikohet që në fund do të miratohen edhe ligje që përfshijnë sektorin privat në Belgjikë.

Partia Demokratike përjashton përgjithmonë Sali Berishën

0

Partia Demokratike ka vendosur të përjashtojë përgjithmonë Sali Berishën dhe mbështetësit kryesorë të tij pas incidenteve të dhunshme në protestën e 8 janarit.

A2 CNN shkruan se vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë së PD që filloi të hënën në orën 19:00 dhe që ka zgjatur deri pas mesnate.

Gjithashtu Kryesia ka vendosur përjashtim edhe për 8 anëtare të Komisionit të Rithemelimit:

-Bujar Nishani

-Flamur Noka

-Albana Vokshi

-Edmond Spaho

-Arben Ristani

-Klevis Balliu

-Keltis Kruja

-Bujar Nishani

-Flamur Noka

-Albana Vokshi

-Edmond Spaho

-Arben Ristani

-Klevis Balliu

-Keltis Kruja

Sylë Tahirsyla vjen me një paralajmërim për dimrin që po na pret

0

Eksperti i Meteorologjisë, Sylë Tahirsyla në një intervistë ka folur sa i përket temperaturave të ulëta që do të mbizotërojnë gjatë këtyre muajve.

Ai tha se muaji janar dhe shkurt janë më të ftohtit me temperaturat do të shkojnë deri në -11 gradë celsius.

Krejt kjo sipas tij, mund të konsiderohet si dimër i përballueshëm si botën bimore po ashtu edhe për qytetarët.

“Muaji janar është muaji më i ftoftë në bazë të dhënave meteorologjike që nga viti 1922 është evidentuar që temperaturat janë më të ulëta. Është me reshje bore me erëra të fuqishme prandaj jemi në stinën e dimrit”.

“Edhe muaji janar dhe shkurt do të jetë në vlerat mesatare të lëkundjes së elementeve dhe dukurive meteorologjike në shkallë të vendit njëkohësisht edhe rajonit. Dimrit do të jetë i pranueshëm meqë edhe të ftohtit e ka efektin e vet si për botën bimore njëkohësisht edhe për njerëzimin”.

“Duhet të respektohen konditat klimatologjike të territorit të vendit tonë. Prandaj nuk ka nevojë për shqetësim që do të jetë shumë i ulët. Temperature më e ulët që do të shënohet do të jetë deri në -11 gradë celsius ndërsa maksimale deri në 3 gradë celsius dhe është normale në kushtet klimatike të vendit tonë”, tha Tahisylaj.

​Kovaçevski konfirmon emrat e qeverisë së re së Maqedonisë Veriore

0

Kryetari i LSDM-së dhe mandatari për formimin e qeverisë së re, Dimitar Kovaçevski, pas mbledhjes së Kryesisë së LSDM-së, ka konfirmuar emrat e funksionarëve të ri të kësaj partie që do të jenë pjesë e qeverisë së re.

Zëvendëskryeministër për Luftë kundër Korrupsionit – Sllavica Gërkovska

Zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike – Fatmir Bytyqi

Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane – Bojan Mariçiq

Ministër i Punëve të Brendshme – Oliver Spasovski

Ministër i Transportit dhe Lidhjeve – Blagoja Boçvarski

Ministër për Punë dhe Politikë Sociale – Jovana Trençevska

Ministër i Mbrojtjes – Sllavjanka Petrovska

Ministër i Drejtësisë – Nikolla Tupançevski

Ministër i Kulturës – Bisera Kostadinovska Stojçevska

Ministër i Bujqësisë – Lupço Nikollovski

Nesër kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, do ta propozojë në Kuvend kabinetin e ri dhe programin qeveritar.

Ndërsa seanca parlamentare për formatin qeveritar dhe programin e saj pritet të mbahet më datën 15-16 janar kur edhe në ditën e dytë duhet votuar kabineti i ri. Më 17 janar, Qeveria e udhëhequr nga Kovaçevski si kryeministër do të nisë zyrtarisht punën./AlsatM

Sërish tërmet i fuqishëm afër Greqisë, ndihet edhe në Kosovë

0

Një ditë pas tërmetit të fuqishëm në Follorinë, një lëkundje sizmike edhe më e fortë është regjistruar në rajonin e Qipros.

Sipas Qendrës për Monitorimin Sizmik në Europë dhe Mesdhe tërmeti me magnitudë 6.5 Rihter u regjistrua rreth orës 03:00 në Qipro, 100 km larg qytetit të Limasolit.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, por qytetarët e kanë kaluar natën jashtë dhe në makina nga paniku.

Raportohet se tërmeti që ka dridhur Qipron është ndier edhe në Kosovë/A2Cnn/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort