Home Blog Page 3641

356 raste pozitive në Kosovë në 24 orë

0
11 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.232 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.697.901 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 791.547 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 7.258 testime, 356 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 53 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.195.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 2.083.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Sindikata e Policisë kërkon dënim për personat që sulmojnë policët

0

Sindikata e Policisë së Kosovës ka kërkuar dënim për të gjithë ata që ngrenë dorë kundër Policisë.

Sindikata thekson se sulmet ndaj zyrtarëve policor janë shpeshtuar dhe kjo ndodh nga persona të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale e të cilët sillen vërdallë përkundër asaj që do të duhej të ishin prapa grilave për veprat të ndryshme penale të kryera më parë.
“Gardian për mbrojtjen e Republikës së Kosovës brenda kufijve shtetëror janë Policia e Kosovës, të cilët me përkushtim maksimal duke zbatuar të gjitha Ligjet dhe Autorizimet Policore, janë në gatishmëri 24 orë pa ndërprerë për të mbrojtur dhe ruajtur jetën, pasurinë, rendin dhe qetësinë publike.

Prandaj kushdo që sulmon Policinë e Kosovës ka sulmuar Shtetin e Kosovës dhe kjo duhet të konsiderohet si vepër e rëndë penale”, thuhet në reagim.
Në sulm ndaj zyrtarit policor ka ndodhur më 10.01.2022 në Suharekë, ku nga një i dyshuar për dhunë në familje, recidivist i veprave penale, gjatë intervenimit ka sulmuar zyrtarët policor.

“Prandaj, për këtë rast dhe për shumë raste tjera të sulmit ndaj zyrtarëve policor, kërkojmë nga organet e drejtësisë që për të gjithë ata që ngrenë dorë kundër Policisë së Kosovës të veprohet sipas Ligjit.

Veprimet e organeve të drejtësisë në bazë të ligjit dhe sanksionimit të të gjithë atyre që sulmojnë policin do të ishte preventivë për parandalimin e sulmeve ndaj zyrtarëve policor”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Gjatë vitit 2021 në QKUK u lindën rreth 9 mijë foshnje, mes tyre 2 katërnjakë dhe 16 trinjakë

0

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë vitit të kaluar në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK kanë lindur 8 mijë e 984 foshnje.

Sipas SHSKUK’së, prej tyre 202 janë binjakë, 16 trinjakë dhe 2 katërnjakë.

“Gjatë vitit 2021, në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës u lindën 8 mijë e 984 foshnje. Prej tyre, 202 janë binjakë, 16 trinjakë dhe 2 katërnjakë. Sipas raportit të punës, 4 mijë e 735 foshnje i përkasin gjinisë mashkullore, kurse 4 mijë e 249 gjinisë femërore”, thuhet nga SHSKUK.

Sipas këtij shërbimi, 2 mijë e 501 lindje janë kryer me operacion.

Kryetari Totaj, emëroi 11 drejtorët e drejtorive komunale

0

Kryetari, Shaqir Totaj sot ka emëruar drejtorët e drejtorive me të cilët do të bashkëqeverisë Komunën e Prizrenit. Nga gjithsej trembëdhjetë drejtori, kryetari, Shaqir Totaj sot gjatë ditës ka emëruar njëmbëdhjetë, dy drejtoritë e tjera do të emërohen në ditët në vazhdim.

Drejtorët e emëruar janë:

Drejtoria e Arsimit dhe Shkencës – Luljeta Veselaj- Gutaj

Drejtoria e Shërbimeve Publike – Çelë Lamaj

Drejtoria e Administratës – Edin Shehu

Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor – Pranverim Berisha

Drejtoria e Kadastrës dhe Gjeodezisë – Senxhar Karamuço

Drejtoria e Shëndetësisë – Burbuqe Berisha

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Bexhat Bytyqi

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik – Lirija Bytyqi

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Adem Morina,

Drejtora e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Vjollca Kabashi

Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë – Ramize Shala

Spitali i Ushtrisë gjermane në Parkun e Inovacionit në Prizren ofrohet për shfrytëzim

0

Spitali Ushtarak i Ushtrisë gjermane, i cili gjendet të Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren është duke u ofruar për shfrytëzim për palët e interesuara.

Sipas njoftimit që ka bërë Parku i Inovacionit dhe Trajnimit, ky spital ka hapësirë prej 3 mijë 733 metra katrorë.

Ky spital është ndërtuar në vitin 2010 dhe ka infrastrukturë moderne mjekësore.

Ambientet mjekësore të disponueshme të spitalit përfshijnë 3 salla operative, një njësi të terapisë intensive (ICU) me 8 shtretër dhe 2 dhoma shoku, dhoma për laboratorë dhe diagnostikim me rreze X dhe dhoma të tjera funksionale.

Një repart pacientësh i përshtatshëm për deri në 32 shtretër është ngjitur në ndërtesën kryesore të spitalit. Për më tepër, janë në dispozicion 5 shtretër për urgjencë dhe 8 shtretër të njësisë intensive.

Pajisjet mjekësore fikse janë në dispozicion dhe mund të përdoren, ndërkohë që nuk ka më pajisje mjekësore të lëvizshme. Sistemi teknik dhe mjekësor i gazit si dhe pajisjet fikse mjekësore janë plotësisht funksionale dhe në gjendje të mirë.

Lidhur me këtë, Parku i Inovacionit në Prizren kërkon palë të interesuara apo konsorcium palësh nga sektori i shëndetësisë për qira afatgjatë të spitalit për përdorim të përshtatshëm.

Ky park është ish-kamp ushtarak gjerman që ishte pjesë e misionit paqeruajtës ndërkombëtar të Forcave të Kosovës (KFOR).

Sipërfaqja e tërësishme e këtij parku është 420,000 metra katrorë dhe ka dhënë shërbime shëndetësore për 3,800 ushtarë gjermanë të kampit.

Mirëmbajtja gjashtëmujore e objekteve teknike aktualisht kryhet në mënyrë rutinore duke marrë parasysh standardet dhe kërkesat gjermane.

Parku i Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren (ITP) është një projekt i përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Qeveria e Kosovës i ka dhënë në shfrytëzim këto hapësira shoqatës “ITP Prizren”, ndërsa GIZ do ta bëjë menaxhimin dhe zhvillimin e Parkut.

Lidhur me këtë, ITP Prizren kërkon palë të interesuara apo konsorcium palësh nga sektori i shëndetësisë për qira afatgjatë të spitalit për përdorim të përshtatshëm.

Informacione dhe materiale të mëtejshme në lidhje me objektet spitalore (materiali vizual, planet e ndërtesave, listat e pajisjeve fikse, etj.) mund të sigurohen sipas kërkesës në e-mail.

Haradinaj: Një pjesë të jetës jam rritur në Kosovë, pjesën tjetër në burgjet e Serbisë (VIDEO)

0

Ka vazhduar gjykimi ndaj nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Nasim Haradinaj.

Haradinaj para trupit gjykues në Hagë i emocionuar deklaroi se një pjesë të madhe të jetës së tij e kaloi në burgjet e Serbisë.

“Një pjesë të jetës jam rritur në Kosovë deri në moshën 17 vjeçare e gjysmë ndërsa pjesën tjetër jam rritur në Serbi në burgjet serbe, derisa në vitin 90-të kam kaluar si klandestinë në Suedi”.

Rrëzohen shtyllat elektrike në lagjen “Arbanë”, kërkohet intervenim urgjent nga KEDS

0

Si pasojë e erërave të forta, në disa lagje të Prizrenit janë dëmtuar shumë shtylla elektrike.
Përpos rrjetit elektrik brenda qytetit edhe nëpër fshatra nuk është gjendja më e mirë, raportohet edhe nga atje për dëmtime të shtyllave elektrike.

Banorë të lagjës ” Arbana” tregojnë se si shtyllat elektrike gjatë ditës së sotme janë rrëzuar dhe kanë bllokuar rrugën në këtë pjesë. Ata kërkojnë intervenim të menjëhershëm nga KEDS që të rregullojnë këto shtylla të rrëzuara dhe të lirojnë rrugën e bllokuar për të iu shmangur ndonjë tragjedie të mundshme, raporton TV PRIZRENI.

Abdixhiku e kujton ditën kur u vra Enver Maloku: Të zbardhet e vërteta për vrasjen tinëzare të tij

0

Me rastin e 23-vjetorit të vrasjes së heroit Enver Maloku, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe te përmendorja e tij, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast ai ka kujtuar ditë kur është vrarë siç tha ai njëri ndër patriotët më të mëdhenj që ka pasur Kosova.

Sipas tij, 11 janari i vitit 1999 ka qenë ditë e vështirë për çdo familje, ngase vrasja e Malokut thotë ai ishte vrasje e ëndrrës për liri.

Kreu i LDK-së ka shtuar se deri sa të zbardhet e vërteta për vrasjen e tij tinëzare nuk do të jenë të qetë asnjëherë.

“Sot bashkë me familjen nderojmë veprën e njërit ndër patriotët më të mëdhenj të Kosovës, i cili u vra pabesisht kur po kthehej në shtëpinë e tij”, tha ai, raporton EO.

“Enver Maloku hapi një ditarë informimi siç ishte Qendra Informative e Kosovës. Ne kujtojmë atë dhe nuk do të mbesim të qetë deri sa të zbardhet e vërteta për vrasjen tinëzare të tij”.

“Ka qenë tronditje për çdo familje në atë kohë të vështirë, vrasja e tij një figure të lëvizjes paqësore ka qenë vrasje e ëndrrës për liri. Por falë tij ne e gëzojmë këtë liri”.

Më 4 prill të vitit 2016, ish-presidentja Atifete Jahjaga, e ka dekoruar Enver Malokun me Urdhrin “Hero i Kosovës”, për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Edhe ish-presidenti Ibrahim Rugova për kontributin e tij në shtet-ndërtimin e Kosovës, e ka dekoruar Enver Malokun me Urdhrin “Medalja e Artë e Pavarësisë”.

Me iniciativë të ish-presidentit Ibrahim Rugova më 12 korrik të vitit 2005 në Prishtinë, në vendin ku është vrarë, Enver Malokut i është ngritur një Monument.

Edhe ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, e ka dekoruar Enver Malokun me Medaljen “Urdhri i Artë i Shqiponjës”, raporton EO.

Maloku u vra më 11 janarit të viti pak metra prej banesës së tij në lagjen “Breg të Diellit”, në sytë e gruas dhe të fëmijëve.

Shoferi nga Kosova ndalohet në Slloveni, drejtonte autobusin pa një rrotë

0

Policia sllovene ka ndaluar një shofer autobusi nga Kosova i cili ishte duke vozituar mjetin pa një rrotë.

32 vjeçari u ndaluar në autostradën Ljublanë-Obrezje dhe i njëjti është dënuar me 400 euro njofton policia sllovene.

Sipas policisë, shoferi kosovar s’ka qenë në gjendje ta shpjegojë se ku e kishte humbur rrotën e autobusit të tij, shkruan siol.net.

Përpos dënimit për thyerje të ligjit për automjete, ndaj tij është inicuar edhe procedura ligjore dhe gjobë prej 2 mijë eurosh.

Alarmi dhe forcat e shtuara të Policisë, BQK-ja del me sqarim

0

Një alarm është ndezur në orët e hershme të mëngjesit në Bankën Qendrore të Kosovës.

Front Online mbrëmë ka raportuar lidhur me këtë rast, ku kanë mësuar se pjesëtarë të shumtë të policisë kanë shkuar menjëherë pas ndezjes së alarmit në ndërtesën e BQK-së për të patrulluar hapësirat e brendshme të objektit.

Sipas BQK’së, arsye për këtë ka qenë një problem i vogël teknik.

Pas ndezjes së alarmit, janë shtuar edhe forcat e sigurisë.

“Ju njoftojmë se alarmi i ndezur në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur shkaku i një problem të vogël teknik. Ndërkohë, policia sipas vlerësimeve të tyre ka kërkuar prani më të madhe të forcave të sigurisë, të cilat pas identifikimit të këtij problemi teknik janë larguar pasi që është vlerësuar se nuk ka asnjë rrezik për sigurinë e institucionit. Me këtë rast, duam të ju informojmë se problemi teknik nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë ndikim në mbarëvajtjen e punëve të BQK-së”, thuhet në sqarimin e BQK’së.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort