Home Blog Page 3640

Sekuestrohen 300 litra vaj motorik

0

Policia kufitare e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të tentativës për kontrabandë me mallra në kufi, ku janë sekuestruar 300 litra vaj motorik.

Njësia Task Forcës e Policisë Kufitare (DRK-Lindje) në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren.

“Si rezultat i kësaj, sot me datë 11.01.2021, rreth orës 13:35, bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohet vetura Wolsfagen Passat, ngjyrë e kaltër e mbylltë, me targa vendore, drejtuar nga i dyshuari me iniciale (I.J.) shtetas kosovar, i cili ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë-Veri, përmes rrugëve ilegale”, thuhet në komunikatën e policisë.

“Pas tentativës së tij për t’ju shmangur ndalimit policor dhe futjes së tij në zonë urbane në drejtim të Ferizajt, autoritetet tona kufitare kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin në fshatin Sadovinë, komuna e Vitisë”.

Gjatë kontrollit janë gjetur 300 litra vaj motorik, e paketuar në 25 kuti nga 12 litra.

Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganave të Kosovës.

Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare-Lindje është duke trajtuar rastin.

Haradinaj heq përgjegjësinë nga OVL-ja, fajëson gazetarët për manipulim

0

Ish-nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se gjithçka që përmbanin dosjet të cilat u lanë para derës së organizatës, ishin informacione që diheshin. Në pyetjet e drejtuara nga mbrojtja, Haradinaj ka thënë se kishte lajmëruar mediat për dokumentet kur erdhën, dhe sipas tij, në to ishte ajo “çka është folur para dy muajsh dhe dukej si draft-akuza ndaj Thaçit”.

Më tej, ka treguar se në dosje kishte parë emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, ndërsa shtoi se nuk ka përmendur asnjë emër tjetër.

Ai ka thënë se të tjerë njerëz futnin emra të tjerë nga ata që ishin në dokumente, por këmbënguli se OVL-ja nuk kishte dhënë emra tjerë. Këtu përfshiu gazetarë e media, për të cilat tha se kanë dhënë mendimin e vet për të bërë lajm, jo të bazuar nga informacionet e sakta që jepeshin nga OVL-ja.

“Jo, ata emra që kanë qenë të shkruar, nuk kam mundur të cekë të tjerë emra. Ka pasur emra të fshatrave, si Radoniqi e të tjerë, ato që kanë qenë të cekura. Informacioni ka qenë jo vetëm kombëtar por ndërkombëtar, sepse ka qenë atë ditë presidenti që është kthyer nga Amerika. Nuk ka qenë asgjë e fshehtë, asnjë gjë, është diskutuar dy muaj kjo çështje. Bile njerëzit futshin emra të tjerë, që nuk i kam parë aty, secili gazetar dilte me mendimin e vet me bë lajm, kinse po di diçka. Është kulturë e disa mediave të pakontrolluara në Kosovë, me bë lajm, sidomos portalet, por edhe gazetarë që paguhen që e dinë vetë kush i paguan”.

Haradinaj ka thënë se dosjet u dorëzuar mediave për ta hequr barrën nga organizata, kurse shtoi se, gazetarët kanë manipuluar me to.

“Kemi dashtë ashtu siç kanë qenë me ua dorëzua gazetarëve, qëllimi ynë ka qenë të jemi transparent dhe me e heqë si barrë prej nesh. do ishte shumë më keq sikur t’i mbanim aty dhe të manipulohej me to. Edhe aq sa është manipuluar, është manipuluar nga gazetarët, që nuk është përgjegjësi e jona. Të vetmin gabim nëse e paskemi bërë, është se e kemi marrë prej zyrave tona dhe i kemi dërguar një kat më lartë zyrës sonë. Asgjë tjetër nuk kemi bërë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se mediat kanë marrë shumë dokumente dhe se organizata nuk i ka mbikëqyrë.

“Kanë marrë shumë. Nuk e kemi këqyrë më. Kanë qenë të shpërndara ato”.

Foli edhe për kontaktin me ZPS-në. Haradinaj tha se ZPS-ja nuk ka qenë fort e interesuar t’i merrte menjëherë dokumentet.

“Nuk kanë qenë fort të interesuar të ngjiten aty lartë. I kam thënë ka gazetarë dhe nëse je interesuar hip dhe merri. Ka thënë bisedojmë ne njëherë dhe pastaj ngadalë është ngjitë, i ka marrë dhe i ka sjellë poshtë. Ka thënë po i marrim dhe e ka marrë një fletë, dhe meqë kemi qenë përballë të ulur e di që ia ka zgjatë kryetarit për ta nënshkruar. Kryetari është invalid dhe distanca ishte e lartë, i thash a bën unë ta marr, e mora dhe e nënshkrova. E ka marrë atë çantë dhe ka dalë. Këto të tretat i kam nënshkruar unë, por në këtë formë i kam nënshkruar. Pastaj nuk e di më a ia ka dorëzuar kryetarit apo çka”, ka thënë Haradinaj.

Seanca do të vazhdojë të mërkurën.

Kosova bëhet me zyrtare ndërlidhëse në Departamentin e Shtetit

0

Merdiana Leci do të jetë diplomatja e parë e Kosovës që do të shërbejë si ndërlidhëse në Departamentin e Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka njoftuar ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Lajmin ai e ka bërë të ditur pas një takimi me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla. Ai ka vlerësuar se një zyrë e tillë do të forcojë bashkëpunimin ndërshtetëror.

“Bisedime produktive me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, dhe i frymëzuar që takova Merdiana Lecin, diplomaten e parë të Kosovës që do të shërbejë si zyrtare ndërlidhëse në Departamentin e Shtetit në Washington. Ky program do të përforcojë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin SHBA-Kosovë në prioritetet e përbashkëta të politikës së jashtme”, ka shkruar Hovenier.

Hovenier mori të hënën detyrën e re. Ai u vlerësua lartë nga krerët e Kosovës.

Ngritet aktakuzë ndaj Skender Hysenit, reagon ky i fundit

0

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Skender Hysenit, të cilin e akuzon se në cilësi të Ish-Koordinatorit Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit, nuk e ka bërë deklarimin e saktë të pasurisë.

Sipas aktakuzës së përpiluar në dhjetor të vitit 2021, Prokuroria Themelore në Prishtinë e ngarkon Hysenin se në formularin për deklarim të pasurisë nuk ka paraqitur të dhënat e kërkuara, duke mos deklaruar një veturë të tipit “Volkswagen”, në vlerë 13 mijë e 300 euro, në pronësi të bashkëshortes së tij.

Aktakuza e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, rezulton të jetë përpiluar më 10 dhjetor 2021.

Sipas aktakuzës së ushtruar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë rezulton se më 14 gusht 2020 në Prishtinë, Skender Hyseni po akuzohet se në cilësi të zyrtarit të lartë publik – Koordinator Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit, me dashje nuk ka paraqitur të dhënat e kërkuara në formularin për deklarimin e pasurisë me rastin e marrjes së detyrës Koordinator Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit, të dorëzuar në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK).

Aktakuza thotë se Hyseni nuk e ka deklaruar veturën e tipit “Volkswagen”, viti i prodhimit 2013, në vlerë 13 mijë e 300 euro, në pronësi të bashkëshortes së tij.

Me këto veprime, prokuroria e ngarkon të akuzuarin Skender Hyseni se ka kryer veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, nga neni 430, paragrafi 2 të Kodit Penal, ku kreysi dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet. Gjobat e shqiptuara sipas këtij neni mund të jenë ditore dhe mund të shqiptohen derisa kryesi të përfill urdhrin, vendimin apo aktgjykimin e plotfuqishëm që është subjekt i veprimit.

Pas kësaj ka reaguar Skender Hyseni.

“Po jam në dijeni dhe është e paqëndrueshme. Po është një lëshim teknik dhe asgjë më tepër. Vetura ka qenë duke u përdorur nga djali im dhe ka qenë thjesht lëshim teknik, janë bërë shpjegimet e duhura”, tha Hyseni për Betimin për Drejtësi.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Edin Shehu, emërohet drejtor i Administratës në Prizren

0

Edin Shehu, të martën nga kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, është emëruar drejtor i Administratës.

Drejtori Shehu, ka përfunduar studimet në master për Psikologji Organizative dhe Sociale. Ai në të kaluarën ka punuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës si këshilltar i zv/ kryeministres, Albulena Balaj- Halimaj, ndërsa së fundi ka qenë i angazhuar në Ministrinë e Financave – Departamenti i Statistikave.

Edin Shehu, në zgjedhjet e fundit ka qenë shef i shtabit zgjedhor dhe ndër më të votuarit të partisë Nisma Socialdemokrate në Prizren.

Përparim Rama del pozitiv me COVID-19

0

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ai ka thënë se është izoluar menjëherë sapo e ka kuptuar që ka pasë kontakt me persona që janë pozitivë me COVID-19.

I pari i kryeqytetit tha se ka anuluar të gjitha takimet, derisa punën do ta vazhdojë nga shtëpia.

“Sapo jam njoftuar nga IKSHPK se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam izoluar menjëherë sapo kam kuptuar që kam patur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë, dhe kam anulluar të gjitha takimet e parashikuara në zyrën e Komunës. Për momentin, nuk kam asnjë simptomë dhe po e vazhdoj punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tim në mënyrë që proceset e punës të vazhdojnë normalisht gjatë ditëve të ardhshme”, ka shkruar Rama në Facebook.

Trusti ka një lajm të mirë për kontributdhënësit

0

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka njoftuar se e ka përmbyllur vitin 2021 me rezultat shumë të kënaqshëm nga investimet, me kthimin bruto në vlerë 227 milionë euro, raporton Express.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, Trusti ka bërë me dije se kjo shifër nominale është më e larta prej themelimit.

“Këtë vit për pensionimin e 5,400 përfituesve u paguan 68 milionë euro, ndërsa prej themelimit janë shpaguar 321 milionë euro për 64 mijë përfitues. Njëkohësisht, gjatë vitit 2021, përkundër pandemisë, institucioni arriti t’i ofroje më shumë se 160 mijë shërbime fizike në zyrë. Ndërsa shërbimet tona digjitale vazhduan së avancuari, me gati 275 mijë kontribuues që kanë llogari në eTrusti dhe me gjithsej 752 mijë e 586 llogari pensionale”, thuhet në njoftimin e TRUST’it./Express

Pas mardhënies seksuale me 15-vjeçaren, tre të rinj kërcënohen me dëbim nga Zvicra

0

Për dy shtetas të Maqedonisë dhe një të Kosovës, të gjithë të lindur në St.Gallen, por pa pasaportë zvicerane kërkohet dëbimi nga vendi, për 5 dhe 7 vite
Shtatë meshkuj akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 15-vjeçare. Marrëdhënia ka qenë pjesërisht konsensuale, pjesërisht pa dashje. Tre nga të akuzuarit janë paraqitur para gjyqit, të hënën.

Akuza e cila po trajtohej në seancën në Gjykatën e Qarkut St.Gallen ishte ajo për akte seksuale me një fëmijë, transmeton albinfo.ch. Dy nga të dyshuarit kanë pasur edhe akuza shtesë.

Të tre kanë lindur në St.Gallen, por nuk kanë pasaportë zvicerane. Prandaj, prokurori publik ka kërkuar për ta jo vetëm dënime me kusht ose të pjesshme me burgim dhe gjoba por edhe dëbim nga vendi nga pesë deri në shtatë vjet.

Të akuzuarit mohojnë shumicën e akuzave

Të pyetur ga kryetari i trupit gjykues, tre të pandehurit mohuan shumicën e delikteve për të cilat ishin akuzuar. I pari – një 21-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut – ka rrëfyer se ka kryer marrëdhënie seksuale me 15-vjeçaren, të cilën, sipas prokurorit, e ka takuar në verën e vitit 2019. Ai e donte atë, theksoi ai. Por ai nuk e dinte moshën e saj reale. Ajo i kishte thënë se ishte 16 vjeçe.

Përveç akteve seksuale me një fëmijë, ai është akuzuar edhe për përdhunimin e viktimës në hotele dhe për dhënien e substancave të dëmshme për shëndetin e saj si alkool dhe drogë, shkruan tagblatt.ch.

Akuza të tjera ndaj tij janë ato në lidhje me pornografinë, mashtrimin komercial dhe shkeljet e Ligjit për Trafikun Rrugor dhe Ligjit për Armët. Prokurorja publike kërkoi që ai të dënohet pjesërisht me kusht me 36 muaj, gjobë me kusht dhe dëbim prej shtatë vitesh nga vendi.

I akuzuari ka përfituar nga situata e paqëndrueshme mendore e vajzës, thotë prolkurori, përcjell albinfo.ch. Një bisedë e tyre në internet (chat) vërteton se e mitura i kishte treguar atij moshën e saj reale.

Përfaqësuesja ligjore e viktimës ka theksuar në fjalën e saj se i akuzuari qëllimisht e kishte joshur vajzën në një dhomë të përbashkët të marrë me qira bashkërisht nga disa meshkuj, në mënyrë që disa prej tyre të kishin marrëdhënie seksuale me të. Ajo ka kërkuar dëmshpërblim në të holla për klienten e saj dhe pagesën e terapive të saj

Kërkesat për lirim nga akuzat kryesore

Ndërsa avokatja mbrojtëse e të akuzuarit të parë ka kërkuar disa lehtësime për klientin e saj. I akuzuari sipas saj duhet të dënohet vetëm me një gjobë me kusht prej 35 njësish ditore prej 10 frangash për drejtimin e mjetit motorik pa autorizim dhe për shkelje të ligjit për armët. Ajo ka kërkuar edhe të hiqet dorë nga dëbimi i tij nga Zvicra. Midis klientit të saj dhe 15-vjeçares fillimisht ka pasur një miqësi intime, është shprehur ajo.

Para se të ndodhnin më vonë marrëdhëniet seksuale, vajza kishte siguruar bindshëm se ajo tashmë ishte 16 vjeçe, transmeton albinfo.ch. Përveç kësaj, paditësja private ka deklaruar se kishte rënë dakord për seks në “treshe” dhe në grup. Avokatja mbrojtëse thotë se shkak për akuzat inkriminuese të vajzës është dashuria e lënduar apozhgënjimi.

Kosovari mohon kontaktin seksual me 15 vjeçaren

I akuzuari i dytë – një kosovar 22-vjeçar – mohoi të ketë qenë në dhomën e marrë me qira në kohën në fjalë. Mes tij dhe vajzës nuk ka pasur asnjëherë kontakt seksual. Ai u akuzua gjithashtu për materiale të shumta me pornografi dhe imazhe të dhunës si dhe për shkelje të ligjit të trafikut rrugor.

Prokuroria ka kërkuar për të dënim me burg me kusht 15 muaj, gjobë dhe 5 vjet dëbim nga vendi.

Ndërsa avokati mbrojtës ka kërkuar që klienti i tij të shpallet fajtor vetëm për një shkelje të thjeshtë të rregullave të qarkullimit rrugor dhe për mosdorëzimin e shenjave të komunikacionit pavarësisht se i është kërkuar një gjë e tillë. Për këtë ai do të dënohej me një gjobë të kushtëzuar prej 10 njësish ditore prej 30 frangash dhe një gjobë prej 100 frangash. Po ashtu, ai ka kërkuar që klienti i tij të mos dëbohet nga Zvicra.

Ajo që ndodhi ishte e neveritshme
Për të dyshuarin e tretë, prokurorja publike ka kërkuar dënim me burg me kusht prej nëntë muajsh dhe pesë vjet dëbim nga vendi për akte seksuale me fëmijë. 21-vjeçari nga Maqedonia e Veriut ka mohuar çdo faj. Ai tha se ishte në dhomën e marrë me qira kur vajza në dhomën tjetër po bënte seks me burra të tjerë, përcjell albinfo.ch. Por kjo më tepër e kishte irrituar prandaj ai qe larguar shpejt nga aty. Ai ishte i vetmi nga të tre që nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm dhe nuk është përballur me akuza të mëtejshme.

Avokati i tij mbrojtës ka kërkuar lirimin nga fajësia dhe ndëshkimi. Përveç paditëses private, askush nuk e ka inkriminuar klientin e tij. Ajo gjithashtu nuk ia ka përmendur emrin në intervistën e parë. Në atë kohë, ajo kishte thënë se ishte një person që nuk kishte marrë pjesë.

Aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut të St.Gallen pritet në ditët në vijim, transmeton albinfo.ch. Ndaj katër personave të tjerë të cilët janë inkriminuar nga paditësja private është hapur procedim i veçantë.

Edhe bankat rrisin çmimet e shërbimeve, nga 0.75 në 1.5 euro mirëmbajtja e llogarisë

0

Raiffeisen Bank i ka paralajmëruar klientët për këtë ndryshim përmes mesazheve telefonike dhe një njoftimi në ueb-faqen e saj zyrtare.

Shërbimi i tillë do të hyjë në fuqi nga data 5 shkurt.

Ilirjana Tahiraj, zëdhënëse në Raiffeisen Bank, thotë se rritja e tarifave vjen pas investimeve të shumta që ka bërë banka në avancimin e shërbimeve të saj digjitale.

Investime ka pasur edhe në rrjetin e 40 degëve dhe 132 bankomatëve, thotë ajo.

“Këto mundësi të ndryshme që ne i ofrojmë për klientin [edhe digjitale, edhe në degë e bankomate] kërkojnë resurse dhe shpenzime shtesë për mirëmbajtje dhe për avancime të vazhdueshme. Kjo është edhe arsyeja kryesore se përse ka pasur ndryshim të tarifave për disa nga shërbimet bankare”, thotë Tahiraj për Radion Evropa e Lirë.

“Ofrimi i shërbimeve digjitale bankare u mundëson klientëve tanë të kenë qasje në shërbime bankare 24/7 në të gjithë vendin, në lokacione të ndryshme”, shton ajo.

Sipas saj, rritja e tarifës nuk do t’i prekë vetëm pensionistët dhe studentët.

Përveç për mirëmbajtje të llogarisë, qytetarët në të gjitha bankat komerciale që operojnë në Kosovë duhet të paguajnë para edhe për tërheqje të pagës, transfere dhe shërbime tjera.

Mirëmbajtja e llogarisë individuale – si shërbimi më i thjeshtë – fillon nga një deri në pesë euro, varësisht nga banka dhe pakoja e shërbimeve.

Për të tërhequr para apo për të bërë transfere në sportele brenda bankës, qytetarët duhet të paguajë tarifë nga 1.5 deri në 2.5 euro.

Radio Evropa e Lirë ka dërguar pyetje edhe në ProCredit Bank, në Bankën Kombëtare Tregtare dhe në Teb Bank, për të marrë informacione nëse do t’i ndryshojnë tarifat, por deri në publikimin e këtij teksti nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Tarifat për shërbime edhe tani janë shumë të larta, thotë Muharrem Krasniqi, agro-ekonomist.

Krasniqi, i cili punon në një kompani private, thotë se bankat po i ulin kamatat e kredisë, ndërsa, në anën tjetër, po i rrisin çmimet për shërbime.

“Rritja e tarifave është një ndër format që ato [bankat] i mendojnë për të arritur deri te fitimi, për shkak se tregu po ua imponon uljen e tarifave të kredive dhe tani kompensimin po e bëjnë me forma të ndryshme”.

“Çmimet edhe ashtu janë të shtrenjta, sepse ne po e paguajmë mirëmbajtjen e llogarisë… dhe nëse duhet të paguajmë edhe për shërbime të tjera, mendoj se janë shumë të larta”, thotë Krasniqi.

Rritja e këtyre tarifave vjen në kohën kur Kosova ka përmbyllur vitin me rritjen më të lartë të çmimeve.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se norma vjetore e inflacionit në muajin nëntor të vitit të kaluar ka arritur në 6.9 për qind – nga 0.1 për qind sa ka qenë në periudhën e njëjtë të vitit 2020.

Rritja më e lartë e çmimeve është vërejtur te buka, drithërat, mishi, qumështi, djathi, vaji, vezët, pemët dhe perimet, ndërsa rritje është paralajmëruar edhe për çmimin e energjisë elektrike dhe të ujit.

Fatlum Gjokaj, punonjës në sektorin privat, thotë se me rritjen e çmimeve të shërbimeve, bankat po i “plaçkitin” qytetarët.

Ai thotë se pagën e merr në sportele brenda bankës dhe se paguan tarifë.

“Është shumë e lartë tarifa; për tërheqje të një shume të vogël parash, të ndalen 2.5 euro. Por, bankat përfitojnë në këtë mënyrë”, thotë Gjokaj.

Sipas Milazim Abazit, njohës i çështjeve financiare në Kosovë, bankat e kanë gjetur mënyrën më të lehtë të përfitimit nga tarifat e shërbimeve.

“Tarifat, edhe ashtu, janë shumë të larta dhe kjo është kundër interesave të shoqërisë. Duhet që tarifat të ulen, në mënyrë që pagesat e qytetarëve të orientohen nëpër banka dhe t’iu iket pagesave në dorë”, thotë Abazi.

Sistemi bankar në Kosovë po ndjek trendin e digjitalizimit, duke ofruar shërbime në kanale elektronike, të njohura si e-banking.

Kjo, sipas Abazit, duhet të ndikojë në uljen e çmimit të tarifave./

Në Kosovë operojnë 11 banka komerciale – nëntë nga to me kapital të huaj dhe dy vendore.

Mbi 90 milionë euro llogaritet të ketë qenë vlera e fitimit të tyre nga muaji janar deri në shtator të vitit të kaluar.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, fitimi më i lartë është realizuar nga interesi në kredi, pasuar nga kategoria e tarifave dhe komisioneve.

Krasniqi thotë se nëse vazhdon trendi i rritjes së çmimeve në institucionet financiare, ndërhyrja e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës “është e domosdoshme” për të bërë “një standard të çmimeve”.

Zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës, deri në publikimin e këtij teksti, nuk i janë përgjigjur REL-it nëse mund të ndërhyjnë ose jo në rregullimin e çmimit të tarifave të shërbimeve në bankat komerciale në Kosovë.

Numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, sipas të dhënave të ASK-së, deri në fund të vitit 2018, vlerësohet të jetë më shumë se 850 mijë banorë.
Shumica e bankave komerciale që operojnë në tregun e Kosovës operojnë edhe në vendet e rajonit.

Tarifat ndryshojnë nga shteti në shtet.

Në Maqedoninë e Veriut, mirëmbajta e llogarive bankare në të gjitha bankat kushton 30 denarë, apo 0.5 euro në bazë mujore.

Transferet, ndërkaq, variojnë nga shuma dhe afati kohor. Nëse paratë tërhiqen në ditën që janë bartur në llogari, atëherë paguhet 0.2 për qind nga shuma e përgjithshme. Nëse paratë qëndrojnë në llogari mbi pesë ditë, atëherë nuk paguhet për transferin apo tërheqjen e tyre.

Në Serbi, mirëmbajtja e llogarisë kushton 1.25 deri në 5 euro, varësisht nga pakoja e shërbimeve. Pagesat për transfere jashtë bankës sillen nga 0.70 për qind deri në 1 për qind të shumës së transferit.

Në Bosnje e Hercegovinë, mirëmbajtja e llogarisë kushton nga 2.5 deri në 7.5 euro, varësisht nga banka dhe pakoja e shërbimeve.

Qytetarët në Mal të Zi duhet të paguajnë pesë deri në gjashtë euro për mirëmbajtjen e kartelës./lajmi.net/

Njihuni me japonezin që paguhet nga njerëzit ‘për të mos bërë asgjë’

0

Shoji Morimoto punon si një burrë i ashtuquajtur “Më merrni me qira, nuk bëj asgjë” në Japoni.

Përkatësisht, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, njerëzit e punësojnë këtë 38-vjeçar për t’u bashkuar me ta në aktivitete të tilla si ushqimi, pazari dhe shëtitja.
“Nuk bëj ndonjë përpjekje të veçantë”, ka thënë ai.

Shoji Morimoto thotë se e do punën e tij, por nuk shqetësohet.

Kjo, në fakt, beson ai, është ajo që e bën atë kaq të mirë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort