Home Blog Page 3639

A do të ketë masa të reja pas rritjes së rasteve me COVID-19, flasin nga MSH-ja

0

Pas një kohe të gjatë, rastet e reja të infektimit me COVID-19 në Kosovë kanë filluar të rriten. Vetëm nga 1 janari i këtij viti e deri më sot janë shënuar 1 mijë e 784 raste të reja me COVID-19. Në ngritjen e rasteve duket se ka ndikuar edhe shfaqja e “Omicornit”, variantit të ri të këtij virusi. Ekspertët e fushës kanë paralajmëruar edhe mundësinë e një vale të re, megjithatë nga Ministria e Shëndetësisë thonë se aktualisht nuk janë duke shqyrtuar mundësinë e shtrëngimit të masave kundër përhapjes së COVID-19, derisa theksojnë se janë duke e vëzhguar situatën.

Edhe përkundër rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë nuk po planifikon ashpërsimin e masave Anti-COVID. Nga Ministria e Shëndetësisë kanë treguar për Express se aktualisht do të mbesin në fuqi masat e ndërmarra mëherët.

Zëdhënës për informim në MSH kanë thënë se ata bashkë me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Komisionin Këshillëdhënës për pandeminë COVID-19, po e përcjellin situatën epidemiologjike dhe se në bazë të rekomandimeve që do të marrin, do të mund të propozohen edhe masat e reja.

“Aktualisht mbesin ne fuqi masat e ndërmarra më herët. A do të ndryshojnë ato apo jo varet nga zbatimi i masave që janë në fuqi dhe nga vaksinimi kundër COVID-19. MSh, përmes IKSHPK-së dhe Komisionit Këshillëdhënës për pandeminë COVID-19, po përcjell situatën epidemiologjike dhe në varësi se çfarë rekomandime jepen për Ministrinë nga trupat profesionale, bazuar gjithmonë ne ecurinë e situatës epidemiologjike, do te mund te propozohen masa te reja. Por, ende mbesim me masat e ndërmarra me herët”, kanë thënë nga kjo ministri.

Ndërsa, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë për gazetën se janë në pritje të një takimi me nivelin qendror dhe kryetarët e komunave për të diskutuar në lidhje me situatën me pandeminë COVID-19.

Ai ka thënë se ata gjithmonë kanë përkrahur masat të cilat janë në raport me situatën në të cilën është vendi, por që sipas tij, nuk duhet të anashkalohet as gjendja ekonomike.

“Jemi në pritje të takimit me nivelin qendror dhe kryetarët për të diskutuar rreth situatës me COVID-19. Kryetarët gjithnjë kanë përkrahur masat që janë në raport me situatën. Si prioritet për kryetarët është jeta e qytetarit duke mos anashkaluar edhe shëndetin ekonomik”, ka deklaruar ai.

Tutje Ibrahimi ka thënë se kërkesë e Asociacionit është që të kthehen në Komitetin Anti-COVID, pasi që sipas tij, kryetarët po mbesin të pa informuar.

Ndërsa, infektologu Hamdi Ramadani ka thënë se për të menaxhuar gjendjen me pandeminë, qytetarët duhet të respektojnë masat Anti-COVID dhe të vazhdojnë të vaksinohen.

Ai e ka konsideruar si shumë të nevojshme marrjen e dozës përforcuese të vaksinës Anti-COVID për t’u mbrojtur nga varianti Omicron.

Njëjtë, apel për marrjen e dozës përforcuese kanë bërë edhe infektolog tjerë në vend.

Ata kanë paralajmëruar rritje të numrit të rasteve me COVID-19 ditëve të ardhshme, andaj kanë kërkuar respektim të masave Anti-COVID dhe vaksinim me dozën përforcuese.

Me rritjen e rasteve të reja me COVID-19, numri i rasteve aktive me këtë virus ka shkuar në 2 mijë e 83.

Ndërsa, kujtojmë që me rritjen e numrit të personave të infektuar me COVID-19 ka filluar të rritet edhe numri i pacientëve të hospitalizuar.

Derisa më 1 janar të këtij viti në klinikat COVID të QKUK’së dhe spitalet rajonale kanë qenë të shtrirë 29 pacientë, 4 prej të cilëve pozitiv me koronavirus, sot janë të hospitalizuar 42 pacientë, 19 prej të cilëve pozitiv me COVID-19 dhe 23 post-COVID.

Çfarë do të ndodhë me pajisjet e kriptovalutave?

0

Institucionet e Kosovës kanë konfiskuar në ditët e para të janarit 429 pajisje që shërbejnë për mihjen e kriptovalutave.

Konfiskimi pason masat emergjente për energji elektrike, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës më 29 dhjetor.

Zyrtarë nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se pajisjet me të cilat prodhohen kriptovalutat, shpenzojnë shumë energji elektrike, dhe për ta kursyer atë, kanë marrë vendim për ndërprerjen e prodhimit të parave digjitale.

Në ditët e fundit janë zhvilluar disa aksione për konfiskimin të pajisjeve për mihjen e kriptovalutave, por Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë për mënyrën se si janë duke u identifikuar personat që merren me këtë veprimtari.

Eksperti i sigurisë kibernetike, Driart Elashni, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka mënyra të ndryshme për identifikimin e atyre që njihen si “ferma” të mihjes së kriptovalutave.

“Identifikimi mund të bëhet përmes bashkëpunimit të qytetarëve, pastaj mund të bëhet edhe përmes shikimit të aktivitetit në internet. Përmes furnizueseve të internetit ka mundësi që të detektohet trafiku që shfrytëzohet për mihjen e kriptovalutaeve, sepse ato [pajisjet] përdorin protokolle të veçanta të rrjetit”, thotë Elshani.

Pjesa e veriut të Kosovës, e përbërë nga komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, besohet se është shndërruar në lokacion joshës për hapjen e “fermave” për kriptovaluta.

Kjo për faktin se në këtë pjesë të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, qytetarët nuk paguajnë për rrymën e shpenzuar qysh në vitin 1999.

Po ashtu, ofruesit e internetit atje janë kryesisht nga Serbia dhe veprojnë ilegalisht në territorin e Kosovës.

Por, Elshani thotë se kjo nuk paraqet problem për t’i identifikuar ata që merren me mihje të kriptovalutave.

“Pavarësisht se prej nga vjen interneti, mund të detektohen përmes pajisjeve që gjenden në Kosovë, si routerëve [pajisje për internet] të ndryshëm, pastaj edhe pajisjeve të tjera, të cilat e mundësojnë ndërlidhjen me internet”, thotë Elshani.

Më 8 janar, Policia dhe Doganat e Kosovës kanë konfiskuar 272 pajisje Antminer për prodhimin e kriptovalutave në Leposaviq.

Aksionet e Policisë së Kosovës kanë krijuar konfuzion te qytetarët që merren me mihjen e kriptovalutave.

Në një grup në rrjetin social Facebook, shumë prej tyre kanë kërkuar sqarime se si mund t’i identifikojë policia në rast se kanë aparate aktive.

Njëri pyet anëtarët e tjerë të grupit nëse është i rrezikuar që t’i konfiskohen edhe atij pajisjet, që thotë se i ka të importuara në mënyrë legale.

Megjithëse pajisjet për prodhimin e kriptovaltuave janë duke u konfiskuar në Kosovë, ato vazhdojnë të tregtohen lirshëm në platforma të ndryshme online.

Më 5 janar, një person vendosi në shitje 100 pajisje të llojit Antminer, të cilat shërbejnë për mihjen e kriptovalutës së njohur Bitcoin.

Çmimet e pajisjeve janë të ndryshme, varësisht nga kriptovaluta që mihet, brendi dhe fuqia e pajisjes.

Çmimet variojnë nga 150 deri në 10 mijë euro.

Doganat e Kosovës kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se do të konfiskohet çdo pajisje që shërben për mihjen e kriptovalutave, në rast se nuk i ka dokumentacionet e nevojshme.

“Secila pajisje apo produkt që është në Kosovë dhe nuk ka procedura doganore, pra nuk është i zhdoganuar, automatikisht i nënshtrohet konfiskimit”, thanë Doganat e Kosovës.

Ato nuk sqaruan se çfarë do të ndodhë me pajisjet e konfiskuara.

Sipas Kodit Doganor dhe Akcizave në Kosovë, nëse një person juridik apo fizik sjell në mënyrë të fshehur mallin në Kosovë, ai mall do të konfiskohet.

Ai mall mund t’i kthehet pronarit apo kryesit të shkeljes administrative doganore, sipas kërkesës, në qoftë se është fjala për mallin, për të cilin janë plotësuar kushtet e importit dhe me kusht që paraqitësi i kërkesës paguan vlerën e mallit dhe detyrimet importuese.

Ndryshe, Kodi parasheh që malli i konfiskuar mund t’i nënshtrohet shitjes.

Kosova larg rregullimit ligjor të kriptovalutave

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në Kuvendin e Kosovës, Ferat Shala, thotë se në Kosovë janë mbi 10,000 persona që investojnë në kriptovaluta ose merren me mihjen e tyre.

Ai thotë se iniciativa për rregullim ligjor të fushës së kriptovalutave duhet të jetësohet sa më shpejt, sidomos tani kur mihja e tyre është ndalur me vendim të Qeverisë.

“Grupi punues ende nuk e ka përfunduar punën e tij dhe jemi në pritje që në sesionin pranveror të Kuvendit të Kosovës të vazhdojmë me punë sa i takon projektligjit për kriptovaluatat”, thotë Shala për REL-in.

Rregullimin me ligj të kësaj fushe e mbështet edhe Banka Qendrore e Kosovës.

Zëvendësguvernatori i BQK-së, Sokol Havolli, thotë se mënyra se si funksionon kjo fushë aktualisht në Kosovë, paraqet rrezik për individët që investojnë në kriptovaluta.

“Është e rëndësishme që të rregullohen disa segmente të kësaj fushe që kanë të bëjnë më tatimin e tyre [kriptovalutave] apo tatimin e profitit që realizohet prej tyre. Po ashtu të rregullohet edhe çështja e procedurave që kanë për qëllim luftimin e shpëlarjes së parasë”, thotë Havolli për REL-in.

Sipas tij, duhet të krijohen edhe procedurat për mbrojtjen e konsumatorit nga rreziqet potenciale të investimit në kriptovaluta.

Pas konfiskimit të 272 pajisjeve Antminer që shërbejnë për mihje të kriptovalutave në Leposaviq, ministri i Financave i Kosovës, Hekuran Murati, ka thënë se ato pajisje, nëse lihen të punojnë pandërprerë, shpenzojnë përafërsisht 300,000 kilovatë energji elektrike në muaj.

Kjo, sipas tij, mund të krahasohet me shpenzimin mesatar të 500 shtëpive.

Por, njohësit e procesit të mihjes së kriptovaltuave thonë se ndikimi i kësaj veprimtarie në konsumin total të energjisë elektrike në Kosovë nuk është i dukshëm.

Granit Kadolli, i cili deri vonë është marrë me prodhimin e kriptovalutave, ka sqaruar më herët për Radion Evropa e Lirë se në Kosovë përdoren kryesisht dy lloje pajisjesh për mihjen e kriptovaltuave: ASIC Miner, që prodhon kryesisht Bitcoin, dhe GPU Mining që përbëhet prej kartelave grafike.

“ASIC Miner shpenzon rrymë deri në 1.8 dhe 2.2 kilovatë në orë, kurse GPU Miner shpenzon 1.1 deri në 1.8, e që janë pajisje më të mëdha, më të shtrenjta. Shumica prej qytetarëve që kanë investuar në kriptovaluta, kanë GPU. Shpenzimet nuk janë shumë të mëdha që të ndikojnë në krizën energjetike”, ka thënë Kadolli më 5 janar.

Sipas Doganave të Kosovës, gjatë vitit 2021, në Kosovë janë importuar pajisje Antminer në vlerë prej rreth 3,000 eurosh, ndërsa kartela grafike janë importuar në vlerë prej 583 mijë eurosh.

Por, sipas Doganave, interesimi i qytetarëve të Kosovës për të investuar në pajisje për prodhimin e kriptovaltuave ka qenë më i madh në vitet 2017-2018.

Pikërisht në verën e vitit 2018, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) ka raportuar mbi 20 për qind rritje të konsumit të energjisë elektrike në komunat veriore të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Në një dëgjim publik në Kuvendin e Kosovës, të mbajtur në muajin gusht të vitit të kaluar për projektligjin për kriptovaluta, kryesuesja Mimoza Kusari – Lila e ka lidhur rritjen e konsumit të energjisë elektrike në veri me prodhimin e kriptovalutave.

“Në vitin 2018, diku në verë, ka filluar rritja e konsumit të energjisë elektrike në veri, në 2018-ën në verë. Edhe e kemi një trajektore kështu 20 për qind menjëherë krahasuar me vitin paraprak… edhe ajo rritje mandej ka vazhduar në vitet pasuese”, ka thënë Kusari – Lila, sipas transkriptit të dëgjimit publik.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, KOSTT-i ka konfirmuar rritjen e konsumit të rrymës në veri në periudhën 2018-2022.

“Është evidente që konsumi i energjisë elektrike në vitet e fundit ka shënuar rritje të vazhdueshme në komunat veriore të Kosovës. Rritja e konsumit në pjesën veriore të vendit në vitin 2019, në raport me vitin 2018, ka qenë 8%; rritja e konsumit në vitin 2020 në raport me vitin 2019 ka qenë 13%. Gjithashtu, në vitin 2021 konsumi i energjisë elektrike në veri të Kosovës ka qenë për 13% më i lartë sesa në vitin paraprak”, thuhet në përgjigjen e KOSTT-it.

Komunat në veri të Kosovës llogaritet se shpenzojnë rreth 12 milionë euro energji elektrike në vit.

Për inkasimin e energjisë elektrike të shpenzuar në këtë pjesë, institucionet e Kosovës nuk kanë gjetur ende zgjidhje.

Gjermania ka vende pune për 300 mijë të huaj

0

Gjermanisë do t’i nevojitet që të rrisë emigracionin për të parandaluar mungesat e rënda të fuqisë punëtore nga minimi i produktivitetit dhe rrezikimi i një tranzicioni të suksesshëm të energjisë, tha ministri gjerman i Ekonomisë, derisa ekonomia më e madhe e Evropës përballet me një krizë demografike.

“Ne kemi 300,000 vende të lira pune sot dhe presim që kjo shifër të rritet në një milion e më shumë”, tha ministri Robert Habeck në një konferencë shtypi.

“Nëse s’e mbushim këtë hendek, do të kemi probleme reale të produktivitetit”.

“Natyrisht, kjo nënkupton një kombinim më të mirë të kualifikimeve, trajnimeve dhe mundësive për familjet dhe për punët. Në Gjermani sigurisht është rritur edhe emigrimi në të gjitha fushat, për inxhinierët, zejtarët, kujdestarët. Ne duhet ta organizojmë këtë”, tha Habeck, i cili është gjithashtu zëvendëskancelar në koalicionin e ri qeverisës trepalësh të Gjermanisë, të udhëhequr nga socialdemokrati Olaf Scholz, shkruan Reuters.

Instituti Ekonomik Gjerman vlerëson se forca e punës do të tkurret me më shumë se 300,000 njerëz këtë vit, pasi ka më shumë punëtorë të moshuar që dalin në pension sesa të rinj që hyjnë në tregun e punës.

Televizioni grek kërkon falje për deformimin e flamurit të Kosovës

0

Transmetuesi publik i Greqisë, ERT, ka kërkuar falje për deformimin e flamurit të Kosovës gjatë transmetimit të ndeshjes së hendbollit mes Greqisë dhe Kosovës. Ndeshja është luajtur të dielën në Heraklion dhe përfundoi me fitoren 26:25 të Greqisë. Ndeshja është transmetuar në ERT3, njërën prej kanaleve televizive të Korporatës së Transmetuesve të Greqisë.

Por në grafikën e shfaqur para fillimit të ndeshjes, flamuri i Kosovës është paraqitur në formë të çrregullt. Në vend të hartës së Kosovës, në flamur është paraqitur harta e Australisë. Deri të martën nuk ka pasur ndonjë qëndrim të televizionit grek.

Në një përgjigje me shkrim për KOHËN, drejtori gjeneral i ERT3, Filios Stangos, ka thënë se bëhet fjalë për gabim të paqëllimshëm. Ai ka kërkuar falje.

“Më lejoni së pari të shpreh keqardhjen tonë më të thellë në emër të ERT-së për keqinterpretimin flagrant të flamurit të Republikës së Kosovës gjatë transmetimit të ndeshjes së hendbollit “Greqi vs Kosovë, të dielën e kaluar”, ka shkruar fillimisht Stangos në përgjigjen për KOHËN.

“Si koleg, mund të ndaj hutimin tuaj për një gabim të tillë. E vërteta është se disenjatorja grafike që ishte në detyrë të shtunën e kaluar zgjodhi të injorojë udhëzimet e detajuara të eprorëve të saj, duke vendosur të kërkojë në ‘google’ (në greqisht) flamurin e Kosovës. Dhe më pas ajo përdori një imazh të gabuar të propozuar nga një uebfaqe”.

Udhëheqësi i televizionit grek ka prezantuar edhe faqen e internetit prej nga është marrë flamuri i deformuar i Kosovës.

“Përsëri dëshirojmë të shprehim keqardhjen tonë më të thellë për zhgënjimin e kuptueshëm të shkaktuar te bashkëqytetarët tuaj nga ky keqinterpretim. Duam t’ju sigurojmë se në asnjë mënyrë nuk ishte rezultat i një akti të qëllimshëm nga personeli ynë”, shkruan në përgjigjen e drejtorit të televizionit grek.

Federata e Hendbollit e Kosovës ka kërkuar sqarime lidhur me flamurin e paraqitur nga televizioni grek. Ndërkohë FHK-ja ka njoftuar se të gjithë simbolet e Kosovës janë respektuar gjatë ndeshjes në Heraklion, në ishullin e Kretës. Është shfaqur flamuri i Kosovës, është intonuar himni. Madje flamuri është shfaqur edhe në autobusin me të cilin ka udhëtuar Kosova në qytetin grek dhe në hotelin ku ishte e vendosur përfaqësuesja. Pritja e delegacionit të Kosovës nga grekët, sipas FHK-së, ishte e shkëlqyeshme.

Arrestohet zyrtari i një ministrie, u kap duke marrë ryshfet për subvencione

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një zyrtar të një ministrie, pasi ai ka kërkuar dhe pranua shumë të hollave prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga Ministria ku punonte.

I dyshuari është kapur në flagrancë gjatë një operacioni. I është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

“Sot me datë 11.01.2022, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore është realizuar një operacion me ç ‘rast është arrestuar ne flagrancë një person mashkull kosovar, i cili dyshohet se me pozitën që kishte në kuadër të një Ministrie të RKS-së, ka kërkuar dhe pranuar ryshfet shumën e të hollave prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga Ministria përkatëse. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti ndalohet për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shumë kosovarë shkuan në Gjermani gjatë vitit 2020, ministrja gjermane: Kjo është pozitive

0

Kosovarët përbëjnë shumicën e shtetasve jashtë Bashkimit Evropian që kanë imigruar në Gjermani gjatë vitit 2020.

Gazeta gjermane, Handelsblatt, shkruan se, siç thuhet në Raportin e Migracionit 2020, 58,022 të ashtuquajtur shtetas të vendeve të treta (jashtë BE-së) janë shpërngulur në Gjermani për arsye familjare. Me rreth dhjetë për qind, ata nga Kosova përbënin grupin më të madh të tyre.

Arsyet familjare (ribashkimi me familjen) ishin arsyeja kryesore e qytetarëve jashtë Bashkimit Evropian për t’u zhvendosur në Gjermani në vitin 2020. Kjo bëhet e ditur nga raporti i dalë nga Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët në Gjermani, i cili do të diskutohet në kabinetin qeveritar këtë të mërkurë dhe është në dispozicion të Agjencisë Gjermane të Shtypit (DPA).

Numri i kërkesave për azil në Gjermani ka vazhduar të bjerë edhe në vitin 2020, edhe për shkak të pandemisë. 102.581 persona aplikuan për azil për herë të parë, pas 142.509 kërkesave fillestare në vitin 2019. Shifrat e azilit për vitin 2021 pritet të publikohen këtë javë.

Sipas raportit të migracionit, 29,725 shtetas jashtë BE-së kanë hyrë në Gjermani me qëllim punësimi, ndërsa 17,083 persona nga vende jo anëtare të BE-së shkruan për të studiuar atje.

Ky raport paraprakisht u vlerësua pozitivisht nga institucionet gjermane.

“Është pozitive që Republika Federale është vendosur si një destinacion tërheqës, veçanërisht për njerëzit që duan të studiojnë dhe punojnë në këtë vend, si dhe për qytetarët e BE-së”, citohet të ketë thënë ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser.

Nancy Faeser, ministre e Punëve të Brendshme e Gjermanisë

Ajo javën e kaluar njoftoi se refugjatët afganë do të kenë qasje në kurset e integrimit.

Në vitin 2020, me 15,7 për qind, Rumania ishte vendi kryesor i origjinës së emigrantëve në Gjermani, si në vitet e mëparshme, e ndjekur nga Polonia (8,7 për qind) dhe Bullgaria (6,1 për qind). Nga viti 2004 deri në vitin 2020, numri i shtetasve rumunë në Gjermani u rrit nga rreth 73,400 në rreth 800,000, thuhet në raport.

Ende nuk dihet nëse do të kthehen reduktimet, pritet rritja e çmimit të rrymës

0

Ka pak ditë që nga koha kur qytetarët të Kosovës kanë “pushuar” nga reduktimet e energjisë elektrike.Pas disa javëve të rënda, me reduktime të shpeshta të rrymës që vende-vende shkonin edhe në 24 orë, qytetarëve të Kosovës ditëve të fundit iu është rikthyer furnizimi më i rregullt me energji elektrike.

Lidhur me gjendjen aktuale të furnizimit me energji-elektrike, lajmi.net ka kontaktuar zëdhënësin e KEDS-it, Viktor Buzhala.

Buzhala ka deklaruar se gjendja është stabile dhe tash e afro dy javë nuk janë bërë kufizime të energjisë elektrike.

“Institucionet më të larta të vendit e kanë shpall gjendjen emergjente dhe duke qenë në këtë gjendje ne nuk mund të predikojmë se si do të jetë situata në ditët në vijim”, tha ai.

Ai poashtu theksoi se kjo varet shumë edhe nga çmimet e energjisë elektrike në rajon, të cilat aktualisht kanë rënë, nga prodhimi vendor si dhe nga kërkesa.

Ndryshe së fundi është bërë e ditur se gjatë këtyre ditëve pritet që ZRRE-ja do të marrë vendimin nga aplikimi që është bërë për shqyrtim të jashtëzakonshëm tarifor.

Kësisoj pritet që të ketë rritje të çmimit, pasi është bërë kërkesë bazuar në formulë.

Madje Buzhala pati theksuar se në bazë të shpenzimeve që kanë pasur e kanë bërë edhe kërkesën dhe se do të ketë edhe një shqyrtim të rregullt pastaj në pranverë.

“Për tarifat që hyjnë në fuqi nga 1 prilli i këtij viti e deri më 31 mars të vitit vijues. Është proces i rregullt, pritet sërish të ketë rritje. Por, ne nuk jemi autoriteti që vendos është ZRRE-ja. Fatkeqësisht do të jetë rritje relativisht e lartë. Do të jetë rritje 30 deri 40 për qind në bazë të vlerësimeve që i bëjmë, për të dy herët them”, ka thënë ai.

Por tutje është bërë e ditur se ende s’kanë bërë as shqyrtimin e jashtëzakonshëm, që pastaj të bëhet kërkesa edhe për shqyrtimin e rregullt.

Kurse nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës është thënë se nuk janë dhënë instruksione për kufizim të konsumit për qëllime të balancimit të sistemit nga data 30 dhjetor 2021.

Nga Zyra për Informim e KOSTT-it kanë thënë për lajmi.net se kjo nuk është bërë meqë operatorët përgjegjës në treg kanë siguruar energjinë elektrike të nevojshme për të mbuluar sistemin.

“KOSTT nuk ka dhënë instruksione për kufizim të konsumit për qëllime të balancimit të sistemit nga data 30 dhjetor 2021, meqë operatorët përgjegjës në treg kanë siguruar energjinë elektrike të nevojshme për të mbuluar konsumin”.

Poashtu është theksuar se programet e kufizimit të konsumit mund të dallojnë nga dita në ditë në varësi nga ngarkesa dhe sigurimi i energjisë elektrike për mbulimin e konsumit nga operatorët përgjegjës si KESCO/KEDS dhe KEK.

Mësohet se, aktualisht KEDS është duke importuar rreth 500 MGW, ndërsa prodhimi nga KEK është rreth 600 MGW. Jashtë funksionit vazhdon të jetë blloku B2.

Qytetarët e Kosovës, aktualisht paguajnë 6.75 centë për kilovat në orë.

E lidhur me këtë drejtuesit e institucioneve në vend përgjatë muajve të fundit kanë porositur qytetarët që të mundohen të kursejnë energjinë elektrike.

Madje pikërisht lidhur me shpenzimet që bëhen në kuadër të energjisë elektrike, Qeveria e Kosovës mori vendim për ndalimin e funksionimit të pajisjeve për kriptovaluta.

Policia e Kosovës bashkë me Doganën e Kosovës prej disa ditësh janë duke sekuestruar një numër të madh të pajisjeve, të cilat theksohet se bëjnë një shpenzim të lartë të rrymës.

Vrasjet në autobus në Gllogjan, pse njëri nga të dyshuarit u la në arrest shtëpiak?

0

Malsor Mehmetajt i është zëvendësuar masa e paraburgimit me atë të arrestit shtëpiak, ndërsa babait të tij Halilit dhe vëllait Kreshnikut i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj. Të tre u arrestuan në dhjetor të vitit 2021, nën dyshimet për vrasjen e trefishtë që ndodhi më 26 nëntor në Gllogjan të Deçanit.

Sipas mbrojtjes së Malsor Mehmetajt, Taulant Broqi, arsyeja e zëvendësimit të masës së paraburgimit me atë të arrestit shtëpiak ishte se në natën kritike klienti i tij ka qenë në punë.

“Naten kritike klienti im ka qenë në punë”, tha Broqi për Express, duke kërkuar që të mos i bëhen pyetje shtesë pasi tha se nuk flet më shumë për rastin.

Vendimi në fjalë është marrë nga Gjykata Themelore në Pejë, propozuar nga prokurorja e çështjes.

Lidhur me këtë vendim, Express ka tentuar ta marrë një deklaratë nga prokurorja Sahide Gashi por e njëjta nuk është përgjigjur. Përgjigje nuk ka kthyer as zyra për informim e Prokurorisë Themelore të Pejës.

Ende nuk dihen motivet e vrasjes së shoferit të autobusit Gani Gjokaj dhe dy nxënësve Ledion Hamzaj dhe Genta Mustafaj.

Anglia ndalon testet PCR për personat pa simptoma të COVID-19

0

Personat në Angli pa simptoma të COVID-19 nuk kanë nevojë më të bëjnë test PCR për të konfirmuar nëse janë pozitivë.

Ndryshimi vjen pas përhapjes së lartë të koronavirusit në komunitet dhe saktësinë e testeve të shpejta, tha Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar.

Ngritja e rasteve me Omicron ka bërë që për testimin PCR të rezervohet paraprakisht.

Britania ka kapacitet për më shumë se 800,000 testime në ditë, por i është afruar limitit në dhjetor, raporton BBC.

Ndërkohë që kërkesa është rritur në javën e parë të 2022-s, me 698,502 teste PCR më 6 janar dhe 613,496 më 9 janar.

Autoritetet shpresojnë se ky ndryshim do ta përmirësojë qasjen në testet PCR për personat me simptoma dhe për punonjësit e shëndetësisë, transportit dhe të tjerëve që u nevojiten testimet në baza ditore.

Ata që kanë një nga tri simptomat kryesore të COVID-19 – temperaturë të lartë, kollitje e vazhdueshme dhe humbje e shijes apo nuhatjes – duhet të bëjnë test PCR.

Stefanoviqit i dhemb deklarata e Kurtit për Ushtrinë e Kosovës: Qëllim i tij është kaosi

0

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që “Ushtria e Kosovës është ëndërr dhe trashëgimi e gjeneratave që dhanë jetën për liri”.

Ai ka thënë se kjo deklaratë e Kurtit është një tjetër qëndrim destabilizues që nuk sjell, sipas tij, asgjë të mirë për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë, raporton Kosovo-online.

“Kjo tregon se Kurti është duke përgatitur një destabilizim të ri. Tregimet dhe gatishmëria për vazhdim të dialogut janë vetëm gënjeshtra me ngjyra. Ndoshta ai është duke menduar që t’i sulmojë hapur të moshuarit, fëmijët dhe gratë, të cilët kërcënohen që të largohen nga pragjet e shtëpive”.

“Kurti qartazi është duke ëndërruar shkaktimin e kaosit dhe destabilizimin”.

Ndër të tjera, Stefanoviq ka deklaruar se Serbia është e gatshme që ta vazhdojë procesin e dialogut në Bruksel.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort