Home Blog Page 3638

Tre vëllezërit e rrahin babain e tyre në Rahovec

0

Një rast dhune në familje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Rahovec, ku tre fëmijët kanë sulmuar fizikisht babanë e tyre.

Policia njofton se viktima ka pësuar lëndime, të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Rahovec 11.01.2022-20:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë-vëllezër, pasi që të njëjti dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje, e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar-babin e tyre. Viktima ka pësuar lëndime, të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Mamushë: Arrestohet për armëmbajtje pa leje 35 vjeçari

0

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se me datë 11 janar 2022, policia në Mamushë ka arritur të identifikoj të dyshuarin i cili me datë 31 dhjetor 2021, duke festuar në qendër të komunës së Mamushës kishte shtënë me armë zjarri me revole dhe pushkë gjahu.

Me këtë rast i dyshimti ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm, pasi në qendër kishte qytetarë tjerë të cilët merrnin pjesë në festimin e vitit të ri. Informacioni ishte publikuar në rrjete sociale, hetuesit policor duke punuar me profesionalizëm kanë arritur të ndalojnë të dyshimtin dhe ti sekuestrojnë dy armë si:

Pushkë gjuetie e llojit IMPALA PLUS , dhe

Pistoletë e llojit CANIK SFX 9.19

Për këtë vepër penale u arrestua i dyshimti Y.K i lindur në vitin 1986. Në lidhje me rastin u informua prokurori kujdestar i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregull, thuhet në njoftim/tvprizreni.net/

Policia në Suharekë dënoi 20 biznese nga 200 euro, nuk respektuan masat antiCOVID-19

0
Foto: Ilustrim

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se me datë 11 janar 2022, aksioni i policisë në Suharekë, është realizuar duke u bazuar në Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), dhe me këtë rast policia ka kryer kontrolle në disa lokacione dhe kafiteri në atë zonë.

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave “anti-Covid19” në komunën e Suharekës, policia ka shqiptuar 20 tiketa nga 200 Euro, për personat të cilët nuk i kanë respektuar këto masa në bazë të ligjit 07/L-006, për bizneset e gastronomisë të cilët nuk e kanë respektuar orarin.

Aktivitete të tilla do të jenë në vazhdimësi në parandalim dhe respektim të masave “Covid 19” dhe policia rajonale në Prizren duke përfshirë edhe komunat tjera si Suharekë, Dragash dhe Mamushë do të jetë në zbatim të plotë të Vendimit të Qeverisë, thuhet në njoftim./

Udhëtarët nga Kosova të aksidentuar në Serbi nisen për në Slloveni

0

Sot në orët e mëngjesit kompania Zhitia Tourist njoftoi se janë rrugës për në Slloveni, pas aksidentit të mbrëmshëm, ku një autobus i kësaj kompanie u rrokullis në Kupci të Madh afër Krushevcit, në Serbi.

Kjo kompani njoftoi se nëntë personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë.

Autobusi i linjës Prishtinë-Graz (Austri) u aksidentua rreth orës 22:00.

Qeveria e Kosovës, me anë të një komunikate në Facebook ka thënë se një zyrtar i tyre ka udhëtuar drejt vendit të ngjarjes.

“Zyrtari ynë ndërlidhës është rrugës për në spitalin e Krushevcit për t’i vizituar të lënduarit. Të lënduarve u urojmë shërim sa më të shpejtë. Institucionet e Republikës së Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm për të bërë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar të prekurit nga ky aksident”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë.

Pse u ngrit prapë çmimi i derivateve në Kosovë? Flet kryetari i naftëtarëve

0

Çmimet e derivateve në Kosovë u ngritën, prapë, rishtazi.

Shtrenjtimin prej 3 cent për litër e shkaktoi rënia e prodhimit të karburanteve në organizatën e huaj OPEC, nga vendet anëtare të së cilës, naftëtarët kosovarë furnizohen

E çmimet vendore, krahas kësaj, diktohen edhe nga ato ndërkombëtare në berzë.

Këtë version të paktën e jep për “Front Online”, kryenaftëtari kosovar, Fadil Berjani.

Ai thotë se çmimet në vend mbeten, megjithatë, më të lirat në rajon.

“Sa i përket çmimit të naftës,  çmimet në Kosovë sot sillen prej 1,18 deri 1,27 euro ndërsa dizel deri në 1,18 euro ndërsa benzina prej 1,20 euro deri 1,30 euro, gjatë këtij viti kemi pas rritje të derivateve në ditë 25 dollarë për to, çmimet e derivateve janë në rritje e sipër, por çmimet në regjion janë më të larta shumë se në Kosovë”, tha Berjani për “Front Online”.

Situata me çmimet pritet të stabilizohet, por pas pak javësh.

“Nga fundi i janarit pritet të ketë normalizim të tregut në tregjet ndërkombëtare dhe kjo do të reflektojë edhe në Kosovë”, shtoi Berjani për “Front Online”.

Nuk është sefte që çmimi i derivateve në Kosovë shënon ngritje.

Vendi u ballafaqua me një situatë të ngjashme disa herë edhe gjatë vitit të kaluar, 2021.

Këtë fakt e shfrytëzuan kompanitë e udhëtimeve të cilat shtrenjtuan çmimet e biletave të autobusëve.

Temperaturat deri në -5 gradë në Prizren

0

Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri zero gradë Celsius.

 

Vetëvendosje prish koalicionin me LDK-në në Dragash

0

Vetëvendosje në Dragash është tërhequr nga koalicioni me LDK-në, parti kjo që i fitoi zgjedhjet në këtë komunë.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media, ku thuhet se kjo ka ndodhur meqë dega e LDK-së sipas VV-së “nuk e ka seriozisht” ndryshimin.

“Meqë dega e LDK-së në Sharr nuk e ka seriozisht ndryshimin dhe shenjë për këtë është shkelja mbi parimet e marrëveshjes që mundësoi ndërrimin e qeverisjes në komunë, nuk ka më kuptim që si Lëvizje VETËVENDOSJE! të përfshihemi në një ekzekutiv të tillë komunal”, thuhet në njoftim.

Kësisoj, Vetëvendosje në këtë komunë do të jetë opozitë.

“Jo se prisnim shumë më ndryshe, por mbështetja jonë, më shumë se sa për fitoren e LDK-së ishte përmbushje e një obligimi ndaj më shumë se 2300 votuesëve të cilët na deleguan përgjegjësi përtej së qëndruarit neutral në periudhën e balotazhit. Ka shumë punë për ta arritur ndryshimin e vërtetë në komunën tonë. Lëvizja VETËVENDOSJE! në Sharr do të jetë në opozitë përgjatë 4 viteve të ardhshme, duke mbrojtur interesin publik e duke përcjellur me vëmendje secilin hap që do ndjekë qeverisja aktuale”.

Zëvendësministri i Mbrojtjes: Po blejmë armatim adekuat për t’iu përgjigjur kërcënimeve nga Serbia

0

Zëvendësministri i Mbrojtjes Shemsi Syla ka folur për planet e armatosjes së ushtrisë për vitin 2022.

Syla në RTV Dukagjini ka thënë se janë duke ndjekur politikën siç e ka praktikë Amerika për armatimet.

“Kemi qenë të vëmendshëm që të bëjmë marrëveshje për armë vetëm me shtete e jo me kompani private. Shteti përkatës bënë mbikëqyrjen e shitjes së armëve për Kosovën”, ka deklaruar Syla përcjell Telegrafi.

Syla ka thënë se ndër partnerët më të mëdhenj edhe për blerjen e armëve Kosova ka pasur SHBA-në, Kroacinë, Turqinë e disa vende tjera.

“Ne po përgatitemi për mbrojtje pas armatosjes nga Serbia. Marrë parasysh kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia, ne armatosemi me armatim adekuat që i përgjigjet kësaj situate. Ne do të përgjigjemi me armatim adekuat që e kërkon situate. Ne nuk jemi duke blerë armatim sulmues, por po punojmë natë e ditë që të mbrojmë territorin dhe popullsinë tonë”.

Zëvendësministri i Mbrojtjes ka përmendur se kanë këshilltarë edhe nga Amerika për t’iu përgjigjur situatës.

Syla ka thënë se për vitin që sapo kemi hyrë janë të planifikuara 52 milionë euro për blerje të armëve.

Nxënësi që kërceu nga kati i dytë i shkollës është në gjendje të rëndë, dërgohet në QKUK

0

Një nxënës ka rënë sot nga kati i dytë i shkollës fillore “Asdreni” në Pejë. Drejtori i Arsimit në Pejë, Naser Gega thotë se në momentin kur ka ndodhur ngjarja mësimi ka qenë duke u zhvilluar normalisht.

“Ka qenë një ditë e zakonshme e procesit mësimorë. Shkolla ka infrastrukturë të mirë dhe staf mësimorë shembullor”.

Gega nuk ka dashur të japë ndonjë hamendësim në lidhje me profilin e nxënësit.

“Hamendësime mund të këtë nëse ai ka qenë problematik apo jo. Ne nuk duhet të merremi me hamendësime. Zyrtarët e Inspektoratit të Arsimit kanë hetuar rrethanat. Edhe policia e ka bërë punën e saj. Mos të prejudikime se çfarë ka ndodhur. E rëndësishme është që më është thënë se nxënësi është jashtë rrezikut për jetë. Le të kthehet ai më pas shohim”, deklaroi Gega për RTV Dukagjinin.

Drejtori i Arsimit në Pejë thotë se zyrtarë të shkollës janë marrë në polici për deklaratë dhe do të dihet më saktë si ka ndodhur ngjarja.

Ai ka kërkuar që të mos bëhet presion te mjekët apo familja për gjendjen shëndetësore të nxënësit.

“Më herët më është thënë se është jashtë rrezikut për jetë. Shpresojmë edhe aktualisht ai të ndodhet jashtë rrezikut për jetë”.

Mjeku kujdestar Avdish Bajgora ka thënë se pacienti është sjellë në QKUK në gjendje të rëndë.

“Pas ekzaminimeve është konstatuar se ai ka fraktura të shumta”, ka deklaruar Bajgora.

Drejtori i Policisë viziton zyrtarin policor që u sulmua në Suharekë

0

Sot më 11.01.2022, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, bashkë me Drejtorin e Departamentit për Operacione Gazmend Hoxha vizituan stacionin policor në Suharekë, rajoni i Prizrenit.

Gjatë kësaj vizite ata u pritën nga Drejtori rajonal i Prizrenit Kolonel Faton Alija dhe komandanti i stacionit policor në Suharekë me stafin e tij, ku nder të tjera u diskutua për angazhimet policore në ruajtjen e rendit dhe sigurisë, rezultatet e deritanishme si dhe objektivat dhe planifikimet për vitin 2022.

Gjithashtu, Drejtori Mehmeti realizoi një vizitë në shtëpinë e zyrtarit policor i cili ditë më parë u sulmua dhe mori lëndime trupore nga një i dyshuar, gjatë intervenimit në një rast të dhunës në familje në Suharekë.

Personi i dyshuar tani më i arrestuar, i cili sulmoi zyrtarin policor vlerësohet si recidivist i dhunës në familje, por edhe i veprave të tjera penale.

Drejtori i Përgjithshëm z. Mehmeti, zyrtarit të lënduar i dëshiroi shërim sa më të shpejtë, shprehu mbështetjen e plotë dhe vlerësoi lart përkushtimin e tij, që gjatë realizimit të detyrës zyrtare me vetëmohim ka vepruar duke intervenuar në parandalimin e dhunës në familje duke rrezikuar edhe jetën.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort