Home Blog Page 3637

Qytetarët e Kosovës mund të pajisen me vula apostile pa pasur nevojë për terminë online

0

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka njoftuar se qytetarët tash e tutje mund të pajisen me vulë apostile apo verifikuese pa pasur nevojë për terminë online.

“Ministria e Punëve të Brendshme/Agjencia për Regjistrim Civil, i njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që me vulë apostile/verifikuese mund të pajisen pa pasur nevojë që të ndajnë terminin online”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Sipas kësaj ministrie ky shërbim ofrohet në katër komuna të vendit: Prishtinë, Pejë, Mitrovicë dhe Gjilan.

Deri sot qytetarët është dashur të presin në radha të gjatë për të marrë këtë vulë në dokumentet e tyre.

Raportohet një person i zhdukur në Prizren

0

Policia e Kosovës ka njoftuar për një person të zhdukur në Prizren.

Rasti ka ndodhur më 9 janar.

“09.01.2022-11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se nipi i tij, viktima mashkull kosovar, ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raport.

EC Ma Ndryshe: “Hidroregjioni Jugor” të sigurojë furnizim të rregullt me ujë të pijes

0

Furnizimi me ujë të pijes në qytetin e Prizrenit së fundmi po realizohet me aplikimin e reduktimeve ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”.

Kjo kompani ka njoftuar konsumatorët se për shkak të kushteve të pavolitshme atmosferike që kanë mbretëruar për një kohë të gjatë janë zvogëluar në mënyrë të ndjeshme kapacitetet ujore në burimet potenciale të ujit, dhe se kriza aktuale energjetike ka vështirësuar edhe më shumë furnizimin, marrë parasysh faktin që uji i pijes sigurohet kryesisht përmes elektropompimit. Javën e kaluar është publikuar orari i reduktimeve me zgjerim në zonat e ndryshme të qytetit.

Por aplikimi i këtyre reduktimeve ka shkaktuar pakënaqësi te banorët. Madje qytetarët e lagjes “Bajram Curri” këtë pakënaqësi e kanë shprehur përmes protestës së mbajtur ditën e hënë, para zyrave të “Hidroregjionit Jugor”, duke kërkuar zbutjen e reduktimeve.

EC Ma Ndryshe gjatë vitit 2021 ka realizuar një numër të madh takimesh me banorë të lagjeve të ndryshme në Komunën të Prizrenit dhe pothuajse në secilin takim problemet me furnizimin me ujë të pijes janë shfaqur si parësore. Njëkohësisht edhe gjatë monitorimit të diskutimeve publike për planifikimin buxhetor të Komunës së Prizrenit për vitin 2022, kërkesa për ujin e pijes ka qenë njëra prej kërkesave të shprehura gati në secilin takim.

EC përkujton se uji i pijes sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara është thelbësor për realizimin e të gjitha të drejtave të njeriut. Furnizimi me ujë është domosdoshmëri për një shëndet më të mirë dhe për dinjitet njerëzor, dhe si i tillë paraqet një të drejtë që duhet të promovohet. E drejta për ujë të pijes nënkupton të drejtën e të gjithë njerëzve që të kenë qasje në ujë të mjaftueshëm, të sigurt, të pranueshëm, fizikisht të qasshëm dhe të përballueshëm për përdorim personal dhe shtëpiak.

Për këto arsye, EC Ma Ndryshe i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që çështjen e ujit të pijes ta trajtojë me seriozitet të madh, në mënyrë që të sigurohet furnizimi i rregullt me ujë të pijes dhe brenda kushteve higjiene-sanitare për të gjithë banorët e Komunës së Prizrenit.

Kurti flet për të aksidentuarit në Serbi: Të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë, urojmë që udhëtimet e tyre të jenë të sigurta

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka thënë se të gjithë të lënduarit në aksidentin e mbrëmshëm në Serbi janë jashtë rrezikut për jetë.

“Fatmirësisht të gjithë qytetarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë. Shpirtërisht jemi me ta derisa ata kalojnë mijëra kilometra në këto kohë të acarta të dimrit.
Sakrifica, kontributi dhe mundi i tyre për të qëndruar sa më afër familjarëve në Kosovë është për tu admiruar, urojmë që udhëtimet e tyre të jenë sa më të lehta e të sigurta, ju uroj shërim të shpejt e të plotë të gjithë të lënduarve”, u shpreh Kurti.

Lexo po ashtu:
Autobusi me udhëtarë nga Kosova, rrëshqet nga rruga në Serbi
Autobusi me udhëtarë nga Kosova, rrëshqet nga rruga në Serbi
Kryeministri theksoi se institucionet e Kosovës do të bëjnë gjithçka për t’i ndihmuar të prekurit nga ky aksident.

“Institucionet tona janë në kontakt të vazhdueshme dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur për t’i ndihmuar të prekurit të gjithë nga ky aksident”, tha Kurti.

Mbrëmë një autobus i linjës Prishtinë-Graz (Austri) ishte aksidentuar rreth orës 22:00 në Kupci të Madh afër Krushevcit, në Serbi ku nëntë persona u lënduan. /Telegrafi/

Burri sulmon gruan, gruaja burrin, fëmijët babanë – pesë raste të dhunës në familje

0

Policia e Kosovës ka njoftuar për pesë raste të dhunës në familje në 24 orë.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se rastet e dhunës janë në Prishtinë, Kaçanik, Malishevë, Rahovec.
Prishtinë 10.01.2022-23:58. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij, e dyshuar kosovare. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Prishtinë 11.01.2022-15:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur familjarët e tij duke kërkuar nga ta para. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Kaçanik 11.01.2022-08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht prindërit e tij. I dyshuari pas pranimit të trajtimit psikiatrik, është dërguar në mbajtje.

Malishevë 11.01.2022-13:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Rahovec 11.01.2022-20:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë-vëllezër, pasi që të njëjti dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje, e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar-babin e tyre. Viktima ka pësuar lëndime, të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi

IKSHPK paralajmëron përkeqësim të gjendjes me COVID-19

0

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat Anti-COVID dhe të vaksinohen në mënyrë që të mbrohen nga ky virus.

Nga IKSHPK kanë thënë se me shfaqjen e variantit Omicron në vend, është duke u rritur numri i rasteve të reja me COVID-19.

Ndërsa, nga ky institut kanë thënë se situata mund të përkeqësohet edhe më shumë në ditët në vijim.

“Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë”, është thënë nga IKSHPK.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Nga fillimi i vitit ka filluar rritje e rasteve pozitive me COVID-19 e veçmas me shfaqjen e variantit të ri të virusit SARS CoV-2 Omicron (B.1.1.529) duke shtuar intensitetin çdo ditë.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik.

Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

Është i domosdoshëm kujdesi i shtuar i të gjithëve që në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, të përdoren maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave, duke pamundësuar dhe shmangur përhapjen eventuale të mëtejme të infeksionit të COVID-19.

Omicron është tejet ngjitës, andaj mbani maskat në çdo vend, mbani distancën mbi dy metra edhe në mjedise të hapura edhe po qe se të gjithë bartin maska!

Duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, veçanërisht format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, ne vazhdojmë të apelojmë fuqishëm për vaksinim sa më gjithpërfshirës, sa më të gjerë dhe sa më të shpejtë të popullatës nga mosha 12 vjeçare.

Vaksinat mund të merren çdo ditë në të gjitha institucionet e kujdesit parësor në komunën tuaj.

Gjithashtu apelojmë për vaksinimin me

dozën pērforcuese dhe dozën e tretë që mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare.

Vaksinohuni dhe ftoni të tjerët të vaksinohen!

Duke u vaksinuar vetë, ju mbroni veten, mbroni edhe njerëzit për rreth jush, në rend të parë familjen.

Vaksinimi mbetet arma më e fortë për të parandaluar hospitalizimin.

Të gjithë pa dallim dhe domosdoshmërisht duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor!

Prandaj, në vazhdimësi vlen për secilin person dhe më tej vazhdojmë të bëjmë thirrje:

Mbulo gojën dhe hundën me maskë!

Mbaj higjienën!

Respekto distancën!

VAKSINOHU!

Murati: Që nga ky muaj paratë e pensioneve pritet të dalin në mes të muajit

0

Qeveria e Kosovës, përveç rritjes së pensioneve, ka ndërruar edhe datën e dhënies së tyre, duke thënë se do t’i paguajnë në mes të muajit.

Një gjë të këtillë e ka bërë të ditur Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për medie, duke njoftuar se vendimi hyn në fuqi që nga ky muaj.

“Marrë parasysh që pagat paguhen çdoherë në fund të muajit. E kem parapa si të nevojshme që të ndryshojmë afatin kohor se kur paguhen pensionet. Tani e tutje synimi i yni që pensionet që të paguhen në mes të muajit. Që nga ky muaj e tutje tani e tutje do të kemi pensionet në mes të muajit kurse pagat në fund”, deklaroi Murati.

Kategoritë të cilat do të kenë ngritje të pensioneve në 100 euro janë si në vijim: pensioni bazik, i aftësive të kufizuara, familjar dhe ai invalidor.

Qehaja: Rezultatet e testit PISA nuk mund të jenë të mira as këtë vit

0

Drejtori ekzekutiv i Institutit EdGuard, Rinor Qehaja po e vlerëson si të duhur vendimin e Ministrisë së Arsimit, për të marrë pjesë në testin PISA këtë vit.

Por ai është skeptik se rezultatet do të jenë më të mira se në testin e kaluar, duke shtuar se këto rezultatet janë pasqyrë e gjendjes në arsim.

“Qeveria e Kosovës tashmë e ka komunikuar vendimin edhe këtë vit për pjesëmarrje në testin PISA. Si i tillë vlerësojmë që është një vendim i mirë pasi që e ruan atë trendin statistikorë të performancës së nxënësve dhe mbi të gjitha testi PISA po na rikthen në atë vëmendjen për gjendjen e vërtetë të arsimit në rangim ose në rezultat të testit PISA. Të metat e sistemit tonë arsimorë janë shumë evidente. Dështimet në zbatim të korrikulës me kompetenca janë të dëshmuara që ndikojnë drejtë për së drejtë pastaj edhe në rezultatet e testit PISA. Dhe për rrjedhojë nuk besojmë që mund të ketë një rezultat më të mirë se sa nga viti paraprak”, ka deklaruar ai për E.O

Pandemia thotë ai mund të ketë ndikim në rezultatet e PISA-s, prandaj sipas tij, kjo do të thotë rikthim në vëmendje për investime në zbatim të mirëfilltë të korrikulës.

“Pandemia do të ketë ndikim ashtu sikur se edhe në vendet e tjera mirëpo do të jetë shumë më e shfaqur tek vendi jonë pasi që pasi që ata 15 vjeçar që janë subjekt testimi i kanë 2 vite përtej plot viteve tjera në zbatim të një korikule jo të mirë. I kanë edhe 2 vjet të shthurura për shkak të pandemisë dhe të gjitha këto konvertohen në një performancë jo të mirë edhe në testim”, ka shtuar ai.

Qeveria vendos t’i paguajë specializantët deri në gusht

0

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i paguajë specializantët shëndetësorë deri në gusht.

Ata disa herë kishin protestuar duke kërkuar që specializimet t’u paguhen në formë page për çdo muaj.

Kërkesa për këtë vendim erdhi nga Ministria e Shëndetësisë. Ministri Rifat Latifi tha se mjetet do të ndahen nga kategoria buxhetore subvencione dhe transfere.

“Ministria e Shëndetësisë kërkon nga Qeveria e Kosovës që t’i financojë specializantët… Kërkojmë që të lejohet realizimi i kësaj mbështetjeje nga kategoria buxhetore subvencione dhe transfere, prej muajit janar deri në muajin gusht 2022”, tha Latifi në mbledhjen e Qeverisë.

Në propzim-vendimin e MSH-së, u përmend edhe largimi i mjekëve drejt vendeve të BE-së, si argument për miratimin nga kabineti qeveritar.

A do ta pranojë Arben Vitia pozitën e Drejtorit të Shëndetësisë? Flet asamblisti i VV’së

0

Rashit Gashi, asamblist i Vetëvendosjes në Prishtinë, ka thënë se nuk kanë marrë ndonjë ofertë konkrete nga kryetari i komunës, Përparim Rama, ndërkaq shtoi se Arben Vitia nuk do të jetë pjesë e Drejtorisë së Shëndetësisë, pasi sipas tij, ai është një stad tjetër dhe po ashtu do të ishte e pakuptimtë të bëhej pjesë e rivalit të tij.

“Asnjë ofertë konkrete në adresë të Vetëvendosjes nga zoti Rama nuk ka ardhur, ka pasur disa tendenca të dërgojë mesazhe individuale si zotit Arben Vitia, por jo… Jo nuk mendoj se do të bëhet pjesë, sepse ne ishim rivalë në zgjedhje, Arben Vitia është një stad tjetër, ishte ministër i Shëndetësisë, ma herët ka dhënë kontributin e tij në komunë, por tash të bëhet pjesë e një rivali nuk ka kuptim”, ka thënë Gashi.

“Arben Vitia e ka liruar pozitën e asamblistit dhe në vend të tij është Arjanit Beqiri”, ka vazhduar ai.

Ndërkaq shtoi se në asnjë mënyrë nuk do të menaxhojnë ndonjë drejtori në këtë komunë.

Gashi tha se Komuna e Prishtinës momentalisht gjendet në një handikap.

“Është fakt që jemi në një situatë jo të mirë, nga zgjedhjet e kaluara edhe dy ditë bëhen dy muaj prej që kanë kaluar zgjedhjet e 14 nëntorit dhe prej atëherë komuna është në njëfarë forme pa zot shtëpie edhe pse organet e Komunës së Prishtinës janë konstituar me kryetarin në këtë rast më 7 dhjetor dhe prej asaj kohe ne si ekzekutiv kemi mbajtur vetëm dy seanca, njëra ishte inauguruese dhe tjetra për zgjedhjen e kryesuesit të kuvendit dhe kjo është një handikap jashtëzakonisht i madh për komunën dhe qytetarët e saj”, ka vazhduar Gashi në Klan Kosova.

Sipas tij, situatën e vështirëson akoma më shumë koalicioni me partitë e tjera, pasi, sipas tij, ata më patjetër do të kërkojnë hise në komunë.

“Aty ka shumë partnerë, ka shumë interesa, nëse i bëjmë bashkë gjitha partitë ato ekzistuese siç e pamë në seancën e 5 janarit nuk janë pak, dhe gjithë ato kërkojnë hise, nuk është problemi vetëm te drejtoritë, problemi ma i madh, konsideroj unë se, është te ndërmarrjet publike të cilat do t’i vendosin aksionarët dhe secila pretendon të ketë një ndërmarrje publike. Prandaj nuk është e lehtë fare”, ka shtuar ai.

E për Vetëvendojen ai tha se as nuk ka tentuar të bashkëpunojë me partitë e tjera, pavarësisht që ka pasur oferta.

“S’kemi tentu as të bashkëpunojmë, na kanë ofru shumë parti të ndryshme oferta që të bashkëpunojmë por nuk e kemi parë të arsyeshme”.

“Duke qenë se edhe kryetari është i infektum mendoj që negociatat do të ngecin dhe do ta pësojnë më së shumti qytetarët e Prishtinës”, ka theksuar Gashi.

Për atë se a do ta ndihmojë qeveria Ramën në realizimin e projekteve, Gashi tha se ajo do ta ndihmojë vetëm në projekte që, sipas tij, janë në interes të qytetarëve dhe jo në projekte publiko-private.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort