Home Blog Page 3636

Skender Hyseni deklarohet i pafajshëm

0

Ish-koordinatori Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit, Skender Hyseni, është deklaruar i pafajshëm për mosraportim të saktë të pasurisë, brenda afatit ligjor.

Një deklarim të tillë, i akuzuari Hyseni e ka dhënë në seancën fillestare pas leximit të aktakuzës nga prokurori Besart Mustafa, të mërkurën.

“Jo, absolutisht jo”, deklaroi Hyseni.

Lidhur me ngritjen e kësaj aktakuze, Hyseni kishte deklaruar se është e paqëndrueshme dhe se është i pafajshëm.

Sipas aktakuzës së përpiluar në dhjetor të vitit 2021, Prokuroria Themelore në Prishtinë e ngarkon Hysenin se në formularin për deklarim të pasurisë nuk ka paraqitur të dhënat e kërkuara, duke mos deklaruar një veturë të tipit “Volkswagen”, në vlerë 13 mijë e 300 euro, në pronësi të bashkëshortes së tij.

Sipas aktakuzës, Hyseni akuzohet se në cilësi të zyrtarit të lartë publik – Koordinator Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit – me dashje nuk ka paraqitur të dhënat e kërkuara në formularin për deklarimin e pasurisë me rastin e marrjes së detyrës Koordinator Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit, të dorëzuar në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK).

Aktakuza thotë se Hyseni nuk e ka deklaruar veturën e tipit “Volkswagen”, viti i prodhimit 2013, në vlerë 13 mijë e 300 euro, në pronësi të bashkëshortes së tij.

Me këto veprime, prokuroria e ngarkon të akuzuarin Skender Hyseni se ka kryer veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, nga neni 430, paragrafi 2 të Kodit Penal, ku kreysi dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet. Gjobat e shqiptuara sipas këtij neni mund të jenë ditore dhe mund të shqiptohen derisa kryesi të përfill urdhrin, vendimin apo aktgjykimin e plotfuqishëm që është subjekt i veprimit. /BetimipërDrejtësi

Jasharaj i shkon në takim Nagavcit me një sërë kërkesash

0

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sot është takuar me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili pati një varg kërkesash drejtuar asaj.

Rrahmanaj tha se ka ngritur shqetësimin se në komunën e Fushë Kosovës janë 53 punëtorë arsimorë që punojnë, por nuk marrin paga. Ai tha se në Mitrovicë janë rreth 80 raste të tilla dhe po ashtu disa raste edhe në komuna tjera.

Nagavci për këtë problem ka thënë se do të angazhohet për të gjetur zgjidhje të mundshme për ta në bashkëpunim me qeveritë lokale dhe Ministrinë e Financave.

“Po në këtë takim përfaqësuesit e SBASHK-ut edhe një herë kanë kujtuar Ministren Nagavci çështjet që lidhen me ligjin e ri të pagave duke kërkuar mbështetjen e saj dhe angazhimin që bashkërisht të realizohet kërkesa e SBASHK-ut që punëtorët arsimorë të radhiten në vend meritor në këtë ligj dhe që mos të ketë dallime në koeficiente në mes të punëtorëve arsimorë në arsimin fillor e atë të mesëm të ulët”.

Si shqetësim tjetër, SBASHK e radhiti edhe çështjen e punëtorëve me sëmundje të rënda dhe kërkoi nga ministrja Nagavci që edhe kjo çështje të ngritët në nivel të qeverisë për të gjetur zgjidhje të pranueshme.

Ndërkaq, pyetjes së SBASHK për mësimdhënësit e punësuar që kanë 130 kredi, Nagavci është përgjigjur se zgjidhja e tyre është gjetur.

“Të dy palët kanë biseduar edhe për çështjen e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve dhe ishte vlerësim i përbashkët se vlerësimi i performancës duhet bërë sipas Udhëzimit Administrativ dhe përmes inspektorëve profesional”, thuhet në komunikatë.

Nagavci është shprehur se duhet analizuar me kujdes edhe këtë Udhëzim Administrativ me qëllimin që mësuesve të iu krijohet liri akademike në profesion.

Një muaj paraburgim për personin që sulmoi zyrtarin policor në Suharekë

0

Gjykata Themelore në Prizren – Dega në Suharekë në një komunikatë për media ka njoftuar se, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës– Qemail Suka, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 10.01.2022dhe mund të zgjasë deri më datën 10.02.2022,ndaj të pandehurit B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale dhuna në familje nga neni 248 par. 1, dhe veprës penale sulmi ndaj personit zyrtar nga neni 402 par. 2 lidhur me par.1 dhe 4 tëKodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurveka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

-Me datën 10 janar në orët e mëngjesit, në  Suharekë, saktësisht në shtëpinë e tij familjare, me dashje kryen dhunën ose keqtrajtimin fizik dhe psikologjik apo emocional, me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda një marrëdhënie familjare, ndaj të dëmtuarës respektivisht bashkëshortes së vëllait të tij, pas disa mosmarrëveshjeve paraprake pasi që më parë i pandehuri e kishte keqtrajtuar fizikisht të dëmtuarën duke e goditur me grushte, ndërsa në momentin kur e dëmtuara ka qenë në shtëpi i pandehuri idrejtohet të dëmtuarës me fjalë si dhe e largon nga shtëpia, me të cilat veprime tek e dëmtuara ka shkaktuar ndjenjën e frikës dhe shqetësimit të madh.

Me datë të njëjtë të përshkruar si më lartë i pandehuri B.K.,me dashje e sulmon personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, të dëmtuarin zyrtarin policor M.G., i cili kishte shkuar në kryerjen e detyrave zyrtare, kur zyrtarët policor kanë shkuar në vend ngjarje për tu marrë me rastin, takohen me të pandehurin, i pandehuri B.K., nuk ka qenë bashkëpunues me zyrtarët policor, në një moment i pandehuri  nga xhepi i ka nxjerrë një mjetë të rrezikshëm – thikë dhe me të njëjtën e sulmon fizikisht të dëmtuarin zyrtarin policor M.G., të cilit i shkakton edhe lëndime trupore në pjesën e kokës

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e veprave penale të cilat janë të natyrës së rëndë, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprave penale,andaj ekziston edhe rreziku se nëse i pandehuri lihet në liri i njëjti mund të përsëris apo të kryej vepra tjera penale të kësaj natyre, sepse rasti  i dhunës, ka ndodhur në familjen në të cilët jetojnë në të njëjtën shtëpi i pandehuri dhe e dëmtuara, ndërsa zyrtarin policor e ka sulmuar me thikë.

Nga arsyet e cekura më lart caktimi i masës së paraburgimit paraqitet si masë më e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale, për ta siguruar prezencën e pandehurit dhe zhvillimin e procesit normal të kësaj procedure penale, pasi që masat tjerat alternative janë të pamjaftueshme.

Shënim:Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij, thuhet në njoftim.

 

Gjermanisë i mungon fuqia punëtore, ministri i Ekonomisë: Jemi të hapur për 300 mijë vende të reja pune

0

Gjermania do të ketë nevojë për rritje të “emigracionit” për të parandaluar mungesën e fuqisë punëtore, që do të rriste produktivitetin dhe të ketë një tranzicion të suksesshëm energjetik – kështu të paktën pretendon Robert Habeck, zëvendëskancelari gjerman dhe njëherit ministri i Ekonomisë.

“Kemi të hapura 300 mijë vende të reja pune. Prisni që kjo të rritet në një milion apo më shumë”, tha lideri i të Gjelbërve gjatë një konference për media, transmeton Telegrafi.
“Nëse nuk e mbushim atë boshllëk, do të kemi probleme të vërteta me produktivitet. Natyrisht, kjo nënkupton më shumë punë për të kualifikuar e trajnuar, dhe mundësi e mirë punësimi, por në Gjermani kjo do të thotë rritje e emigracionit në të gjitha fushat – për inxhinierë e zanate të ndryshme”, shtoi Habeck.

Instituti gjerman për ekonomi vlerëson se këtë vit për shkak të daljes në pension, numri i punëtorëve do të zvogëlohet për 300 mijë.

Pritet që në vitin 2029 numri i punëtorëve të zvogëlohet për më shumë se 650 mijë, kështu në treg deri më 2030 do të mungojnë rreth 5 milionë punëtorë.

Numri i gjermanëve të punësuar është rritur në 45 milionë gjatë vitit të kaluar, pavarësisht problemeve të shumta që i shkaktoi pandemia e COVID-19.

Pas dekadave të përqindjes së ultë të natalitetit, mungesa e fuqisë punëtore është një bombë demografike e kurdisur për sistemin pensional të Gjermanisë, që duhet të financojë më pak punëtorë, derisa numri i të pensionuarve që jetojnë çdo herë e më shumë po rritet.

Partitë në pushtet janë pajtuar që të zvogëlojnë barrierat për punonjës të kualifikuar nga jashtë, ku paga minimale për një ore punë pritet të rritet në 12 euro – kështu të paktën ishin dakorduar gjatë bisedimeve për formimin e koalicionit. /Telegrafi/

424 raste pozitive në Kosovë në 24 orë

0
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.189 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.701.091 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 792.605 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Deri më sot janë dhënë 22.871 doza përforëcuese dhe 2.127 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Nga 6.360 testime, 424 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. ℹ Sot janë shëruar 89 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.284.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 2.992.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Një muaj paraburgim të dyshuarit për plagosjen e një personi në Prizren

0

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda në një komunikatë për media ka njoftuar se, gjyqtari i procedurës– Skender Çoçaj, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 10.01.2022dhe mund të zgjasë deri më datën 10.02.2022,ndaj të pandehurit L.V.,për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vrasja në tentativë nga neni 172 e lidhur me nenin 28 par.2 të KPRK-së dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 tëKodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurveka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:
-Me datë 10 janar, në orët e mesditës, në Prizren, i pandehuri L.V:,tentontaprivojë nga jeta të dëmtuarin B.G.,në atë mënyrë që derisa viktima ishte në automjetin e tij së bashku me familjarë, si rezultat i ngarkesës së trafikut rrugor ishte krijuar kolonë e veturave, i dëmtuari pasi që ishte i rreshtuar pas veturës së të pandehurit i bie borisë disa herë për ta sinjalizuar të pandehurin që të lëvizë dhe ta lirojë rrugën dhe në atë moment në fjalosje e sipër, i pandehuri nga automjeti i tij, e merr një pistoletë në dorë dhe kthehet tek vetura e të dëmtuarit dhe pas shkëmbimit të serishëm të disa fjalëve, fillimisht me dorezën e pistoletës e godet të dëmtuarin B.G.,në kokë, me ç’rast i dëmtuari B.G.,i vërsulet të pandehurit L.V., duke tentuar t’ia tërheq pistoletën nga dora dhe në atë moment i pandehuri shkrep një herë me pistoletë duke e plagosur viktimën në këmbën e tij të majtë, derisa viktima, ndonëse i plagosur, vazhdon t’ia mbajë duart të njëjtit për të mos shkrepur edhe më tej, derisa policia ka arritur në vendin e ngjarjes, me ç’rast edhe e arrestojnë të pandehurin, ndërsa viktima si rezultat i armës së zjarrit ka pësuar lëndime trupore në kokë dhe në këmbën e tij të majtë

Me datë, kohë dhe vend te njëjtë të përshkruar si më lartë i pandehuri L.V.,mban në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar armën e zjarrit në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët e tilla, ashtu që me të arritur policia në vendin e ngjarjes të njëjtit ia gjejnë: një pistoletë me ngjyrë të zezë me mbishkrimin ‘’Astra UNCETA CIA S.A GverinaSpain Mod-A-80’’, me nr. serik: 70927 me një karikator dhe 11 fishekë të kalibrit 9mm, e cila edhe i është sekuestruar nga ana e policisë.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e veprave penale të cilat janë të natyrës së rëndë, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale ku i pandehuri L.V. gjuan me armë në vend publik, si dhe për shkak të dënimeve që parashikohen për këto vepra penale ka rrezik të ikjes së të pandehurit apo fshehjes së tij në ndonjë vend të panjohur nga organet e ndjekjes penale.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, pasi që Gjykata ka vlerësuar edhe karakteristikat personale të tëpandehurit L.V., nga sjellja e mëparshme e tij i njëjti është i regjistruar edhe si kryerës i shumëfishtë i veprave tjera penale kryesisht vepra penale të dhunës, andaj caktimi i paraburgimit sipas kësaj baze është më i arsyeshëm dhe ka për qëllim parandalimin e përsëritjes së ndonjë vepre tjetër penale.

Shënim:Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij, thuhet në njoftim./tvprizreni.net/

Selim Kryeziu, emërohet drejtor i Arsimit në komunën e Dragashit

0

Kryetari i Dragashit, Behxhet Xheladini, sot ka emëruar Selim Kryeziun si drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Dragash, raporton TV Prizreni.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në Facebook.

“Sot kam emëruar profesorin Selim KRYEZIU, Drejtor i Drejtorisë Komunale për Arsim.
Duke u bazuar në përvojën dhe profesionalizmin e z. KRYEZIU, jam i bindur se arsimin në komunën tonë e presin ditë shumë më të mira.
Urime dhe dalsh faqebardhë!

I mashtroi tre persona se do t’ua rregullonte vizat kroate, i akuzuari nuk paraqitet në gjykatë, lëshohet urdhëresë për sjellje me forcë

0

Gjykata Themelore në Gjilan dega në Viti do të lëshojë urdhëresë për sjellje me forcë ndaj të akuzuarit A.Q, i cili mungoi pa arsye në seancën e së mërkurës.

Në këtë rast, ai po akuzohet se ka mashtruar të dëmtuarit duke iu premtuar se do t’ua rregullojë vizat kroate, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësja Drane Simani deklaroi se i akuzuari është ftuar në mënyrë të rregullt, me procesverbal nga seanca e kaluar, por që mungesën e tij nuk e ka arsyetuar.

Në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e kësaj seance, gjykatësja njoftoi se seanca e radhës në këtë rast do të mbahet më 18 janar 2022 dhe ndaj të akuzuarit do të lëshohet urdhëresë për sjellje me forcë në seancë.

Ndryshe, prezent në sallë të gjykimit ishte prokurorja Leonora Kadriu, dhe dëshmitarët Skender dhe Xhafer Ajeti.

Sipas aktakuzës së ngritur më 15 shkurt 2019, A.Q akuzohet se dhjetor të vitit 2018, tek një supermarket në Viti, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm pasuror për vete, me paraqitje të rreme të fakteve, i vë në lajthim të dëmtuarit S.A, nga i cili ka pranuar 400 euro dhe vëllain e tij Xh.A, nga i cili ka pranuar 350 euro.

Në aktakuzë thuhet se këto shuma i ka marrë me pretendimin se do t’ua rregullojë vizat kroate, derisa M.A ia ka marrë 500 euro, kinse për rregullimin e statusit të veteranit të luftës në Kroaci dhe në këtë mënyrë të dëmtuarit i ka dëmtuar në shumat e cekura si më lartë.

Me çka, akuzohet ka kryer veprën penale, “Mashtrimi” nga neni 354, paragrafi 1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë

Aksionet gjatë verës në veri për zbatimin e ligjit, ish komandanti i KFOR-it: Shoh përparim të dukshëm të sigurisë në Kosovë

0

Ish komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler ka thënë se në Kosovë sheh përparim të dukshëm në sektorin e sigurisë, ndërsa ka përmendur rastin e aksionit në veri të vendit gjatë verës.

Buhler në një intervistë për Deutsche Welle tha se në një rrugë tepër të suksesshme deri më tani ka hyrë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.
“Në Kosovë, shoh përparim të dukshëm në sektorin e sigurisë. Unë jam gjithmonë i lumtur kur shkoj në Kosovë dhe shoh se çfarë mund të bëjnë policët në të vërtetë. Kjo u pa gjatë verës së shkuar, gjatë operacionit policor për zbatimin e ligjit në veri. Në një rrugë tepër të suksesshme deri më tani ka hyrë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës. Nga ana ushtarake, shoh më pak sfida për të ardhmen. Ajo që më shqetëson pak është se retorika nacionaliste në Ballkanin Perëndimor nuk po zvogëlohet, por po rritet”, tha ai.

Më tej, ish gjenerali i NATO-s, tha se për retorikën nacionaliste e ka fjalën kryesisht për ata që kërcënojnë se do të përdorin forcat e armatosura ose që duan t’i nxjerrin forcat e armatosura nga Federata, si dëgjohet në Bosnjë -Hercegovinë të nxitur nga disa politikanë nga Serbia.
“E kam fjalën kryesisht për ata që kërcënojnë se do të përdorin forcat e armatosura ose që duan t’i nxjerrin forcat e armatosura nga Federata, si dëgjohet në Bosnjë -Hercegovinë të nxitur nga disa politikanë nga Serbia.

Mendoj se palët bëjnë mirë të ulen dhe të bisedojnë si kanë punuar politikanët këtu në Evropën Qendrore pas Luftës së Dytë Botërore, dhe të nënvizojnë pajtimin dhe jo idetë nacionaliste. Por edhe pala evropiane duhet të bëjë më shumë, jo vetëm për të lehtësuar barrën e amerikanëve.

Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE duhet të jetë më I shpejtë. Ky nuk është një akt bamirësie, por në interesin tonë të mirëfilltë”, tha ai.

Erhard Buhler ishte komandant i KFOR-it nga shtatori 2010 deri në shtator 2011. /DW/Telegrafi/

88 punëtorë kosovarë denoncojnë shefat, s’i regjistruan si të punësuar

0

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se për vetëm 12 ditë janë raportuar 88 raste denoncuese, përmes aplikacionit elektronik për verifikimin e punëtorëve.

ATK-ja ka ftuar të gjithë punëtorët që t’i bashkohen kësaj kampanie.

“Për vetëm 12 ditë janë raportuar 88 raste denoncuese, përmes aplikacionit elektronik për verifikimin e punëtorëve, nëse janë të deklaruar/regjistruar nga punëdhënësit e tyre.

Bazuar në projektin për formalizimin e punësimit ndër arsyet kryesore që kanë kontribuar që punësimi joformal të trajtohet si i tillë janë nën-deklarimi i pagave, pagesa e pagave në dorë, të punësuarit pa kontrata pune, etj. Të gjitha pikat e përmendura janë evidentuar edhe në raportet dhe anketat e bëra nga Banka Botërore, raportet e financuara nga Bashkimi Evropian, Agjencia e Statistikave të Kosovës, Akademia e Shkencave të Kosovës, Njësia e Inteligjencës Financiare, si dhe nga Institucionet tjera, dhe të gjeturat nga ATK në terren”, thuhet në njoftim.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort