Home Blog Page 3635

Vendosja e ngjitëseve, nga 1 marsi do të fillojë projekti për identifikimin e automjeteve të paregjistruara

0

Përfaqësues të Bankës Qendrore të Kosovës, Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe Ministrisë së Infrastrukturës janë dakorduar për inicimin e projektit për vendosjen e letrave ngjitëse (stickers) nëpër mjetet motorike të regjistruara.

Kjo për qëllim të identifikimit e mjeteve të paregjistruara ndërkaq BKS ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet për ngjitëset.

“Të gjitha shpenzimet financiare dhe operative lidhur me vendosjen e ngjitësve nëpër mjete motorike do ta bartin siguruesit, respektivisht BKS-ja si përfaqësuese e industrisë së sigurimeve në Kosovë. Rrjedhimisht, buxheti i shtetit të Republikës së Kosovës nuk do të ketë asnjë ngarkesë financiare lidhur me vendosjen e ngjitësve (stickers)”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Projekti pritet të fillojë nga 1 marsi i këtij vitit duke synuar që brenda periudhës prej një viti të kenë një gjendje të re mbi automjetet e regjistruara.

“Nga kjo datë e tutje, anëtarët sigurues të BKS-së do të kenë autorizimin për vendosjen e ngjitësve (stickers) nëpër mjetet motorike, me rastin e sigurimit të tyre pranë Qendrave të Regjistrimit të Automjeteve”, thuhet në njoftimin e Bankës Qendrore të Kosovës.

Për implementimin e plotë të këtij projekti, lidhur me vendosjen e e letrave ngjitëse (stickers) në mjetet motorike, për identifikimin e të njëjtave nëse ato qarkullojnë në komunikacion rrugor të regjistruara ligjërisht ose jo, do të nënshkruhet memorandum i mirëkuptimit me kohëzgjatje prej një viti, për monitorimin e zbatimit të të njëjtit.

Sipas institucioneve, ky projekt ka për qëllim uljen e numrit të mjeteve motorike të paregjistruara që sipas BKS-së është një ndër parakushtet për anëtarësim në organizatën e Këshillit të Byrove në Bruksel.

 

Ministri Latifi dhe UNICEF nënshkruajnë marrëveshje për vizitat mjekësore në shtëpi

0

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi dhe shefja e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit për planin e vizitave mjekësore në shtëpi.

Sipas njoftimit të MSh-së, programi i vizitave në shtëpi për shëndetin dhe mirëqenien e nënës dhe fëmijës ka filluar të zbatohet në Kosovë në vitin 2014.

“Aktualisht ky program është i integruar në sistemin e Kujdesit Parësor Shëndetësor dhe zbatohet në 22 komuna të vendit. Programi i vizitave në shtëpi ka për qëllim përmirësimin e qasjes në shërbime të Kujdesit Parësor Shëndetësor për gratë shtatzëna, fëmijët nën 3 vjeç dhe prindërit e tyre, veçanërisht për familjet e cenueshme. Ministri Latifi dhe Zicherman vlerësuan se objektiv është zgjerimi i këtij programi në të gjitha komunat e Kosovës, me qëllim që përmes mjekëve dhe infermierëve të trajnuar, të ofrohen shërbimeve shëndetësore të integruara dhe gjithëpërfshirëse për fëmijët dhe gratë shtatzëna gjatë vizitave mjekësore në shtëpi, ndërkohë që u pajtuan të zgjerojnë mundësitë e bashkëpunimit edhe në projekte të tjera në dobi të të gjitha komuniteteve në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Programi i vizitave mjekësore në shtëpi zbatohet nga MSh dhe Kujdesi Parësor Shëndetësor, me përkrahjen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, përmes fondeve të Qeverisë së Luksemburgut.

Analistët e huaj parashikojnë shtrenjtim të mëtejmë të naftës

0

Disa analistë kanë parashikuar se çmimet e karburanteve, të cilat gjatë vitit 2021 u rritën për 50 për qind, do të shtrenjtohen edhe më tutje këtë vit, duke thënë se mungesa e kapacitetit prodhues dhe investimet e kufizuara në këtë sektor mund ta çojnë në 100 dollarë çmimin për një fuçi nafte.

Ndonëse varianti Omicron i koronavirusit e ka çuar shkallën e infeksioneve më lart se kulmi i vitit të kaluar, analistët thonë se çmimet e larta të karburanteve do të mbështeten te ngurrimi i shumë shteteve për t’i kthyer në fuqi masat e rrepta kufizuese, të cilat e kishin goditur ekonominë botërore në fillim të pandemisë.

Çmimi i naftës së papërpunuar në bursën Brent shkoi në mbi 84 dollarë për fuçi të mërkurën, duke e arritur nivelin më të lartë në dy muajt e fundit, shkruan Reuters.

“Duke supozuar që Kina nuk pëson ngadalësim të ndjeshëm, që varianti Omicron në të vërtet bëhet Omi-gone (i shkuar), dhe me aftësinë qartazi të kufizuar të organizatës OPEC+ për ta shtuar prodhimin, nuk shoh arsye pse nafta e papërpunuar në Brent të mos shkojë drejt 100-dollarëshit në çerekun e parë të vitit, me gjasë edhe më herët”, tha Jeffrey Halley, analist i lartë i tregut në “OANDA”.

Ministri i Naftës i Omanit, Mohammed Al Rumhi, citohet të ketë thënë: “Nuk duam ta shohim një fuçi për 100 dollarë. Bota nuk është e gatshme për këtë.”

Kompania amerikane për shërbime financiare, “Morgan Stanley”, parashikon që çmimi i naftës së papërpunuar në bursën Brent të shkojë në 90 dollarë për fuçi në çerekun e tretë të këtij viti.

Analistët e kompanisë “J.P. Morgan” gjithashtu presin që çmimi i naftës të shkojë në 90 dollarë për fuçi deri në fund të vitit.

Lumezit i përfundon mandati, shpallet konkursi për Kryeprokuror

0

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë vendim që të shpallë konkursin për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit, pasi mandati 7-vjeçar i kryeprokurorit aktual, Aleksandër Lumezi, do t’i përfundojë mandati më 21 prill 2022.

Konkursi do të jetë i hapur nga 17 janari dhe do të zgjasë për 15 ditë, ka bërë të ditur KPK-ja.

Për këtë është themeluar një panel vlerësues për poentimin e kandidatëve. Anëtarë të këtij paneli, përveç Kryesuesit të Këshillit, Jetish Maloku, që, sipas detyrës zyrtare, është anëtar dhe kryesues i panelit, përmes shortit u përzgjodhën edhe anëtarët e KPK-së, Ariana Shajkovci, Bedrije Syla-Alshiqi, Armend Zenelaj dhe Jovo Radoviq. Ndërsa, anëtarë të Komisionit për rishqyrtim të kundërshtimeve të kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit, pas tërheqjes së shortit, u përzgjodhën anëtarët e KPK-së, Veton Shabani, Ardian Hajdaraj dhe Agron Beka.

A janë rikthyer reduktimet e rrymës? Flasin nga KEDS’i

0

Ndërprerjet e rrymës për disa orë, në disa lagje të Prishtinës, kanë alarmuar qytetarët për mundësinë e rikthimit të reduktimeve. Por, nga KEDS’i thonë se arsyeja e këtyre ndërprerjeve s’lidhet me reduktime. Sipas tyre, reduktime s’ka qe dy javë.

E mungesa e rrymës për disa orë mbrëmë në disa lagje, ka bërë që qytetarët të mendojnë se janë rikthyer reduktimet.

Për këtë kanë folur nga Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike.

Zëdhënësi i KEDS’it, Viktor Buzhala i ka thënë Gazetës Express se qe dy javë s’ka reduktime në asnjë pjesë të vendit.

Sipas tij, nëse ka ndërprerje të rrymës, kjo është shkaku i ndonjë prishje. Thotë se edhe ato po rregullohen në kohën më të shkurtër të mundshme.

“Nuk ka reduktime nga KEDS askund dhe kjo gjendje vazhdon tash e më tepër se dy javë. Mund të ketë ndonjë prishje sporadike, të cilat po rregullohen në kohën më të shkurtër të mundshme. Por, ato prishje përfshijnë një numër të vogël të konsumatorëve”, ka thënë Buzhala për Express.

Sa investuan kosovarët më 2021 në pajisje për prodhimin e kriptovalutave?!

0

Kohëve të fundit, në disa aksione në pjesë të ndryshme të vendit, janë konfiskuar pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Këto aksione janë zhvilluar pas vendimit të qeverisë së Kosovës, për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave, për shkak të krizës me energji elektrike.

Lidhur me këtë çështje, Gazeta Blic, ka kontaktuar me zëdhënësin e Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

Ai ka thënë se konfiskimi i pajisjeve po ndodhë për shkak që ato pajisje për prodhimin e kriptovalutave, nuk kanë qenë të doganuara – pra kanë qenë ilegale.

Stavileci konfirmon që secili qytetar që posedon aparatura për prodhimin e kriptovalutave, të cilat janë të doganuara, ato nuk do të konfiskohen, përveç që nuk do t’u lejohet përdorimi i tyre deri në një vendim tjetër të qeverisë.

“Nëse janë të doganuara, pajisjet nuk konfiskohen, as nga policia e as nga dogana. Mirëpo, tani për tani është i ndaluar prodhimi i kriptove përmes këtyre pajisjeve për shkak të krizës së energjisë elektrike, i cili është vendim i qeverisë”, ka thënë Stavileci për Gazeta Blic.

Tregu për prodhimin e kriptovalutave, ka përfshirë në masë të madhe tregun kosovar. Shumë qytetarë dyshohet se posedojnë pajisje për prodhimin e tyre.

Mirëpo, nëse krahasohet me shifrat zyrtare të Doganës së Kosovës, për lajmërimin e pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave, ekziston një shpërputhje e madhe me shifrat që dyshohet se ekzistojnë në funksion.

Përgjatë vitit të kaluar, në Doganën e Kosovës, janë lajmëruar “pajisje antminer”, në vlerë prej 2 mijë e 814 euro e 71 cent. Ndërsa, kartela grafike që janë zhdoganuar përgjatë vitit 2021 në Kosovë, kapin vlerën e mbi 583 mijë eurove.

Kosova me pensionin më të ulët në rajon

0

Pavarësisht rritjes së lehtë të pensionit minimal bazik në Kosovë, nga 90 në 100 euro, qytetarët e Kosovës janë më së paku të paguar si pensionistë në të gjithë rajonin.

Teksa në Kosovë tash pensioni minimal është 100 euro, shtetet tjera kanë pensionin më të ulët prej 130 e deri në 170 euro. Kosova ka edhe pensionet maksimale më të ulëtat në rajon, krahasuar me katër shtete tjera.

Sipas një grafike të Radio Evropës së Lirë nga nëntori i 2021-s, Maqedonia e Veriut ka pension minimal bazik prej 170 eurosh e maksimal prej 938. Serbia ka pension minimal 136 euro, e maksimal prej 1258 eurosh, si shteti me pensionin maksimal më të lartë në rajon.

Mali i Zi ka pensione prej 147 euro minimalin në 1100 euro maksimalin. Pensionet në Bosnje sillen prej 160 euro deri në 1090.

Pensionet bazike në Shqipëri, që s’paraqiten në grafikon, janë mbi 120 euro minimalja.

Të mërkurën, Qeveria e Kosovës vendosi që shtesat e ndërmarra deri tash për të mos pasur asnjë pension nën 100 euro, t’i marrë si vendim të përhershëm. Pra nga tash s’ka më pensione nën 100 euro në Kosovë.

FMN del me raport për Kosovën: 2021 me rritje ekonomike prej 7.5%

0

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në raportin për Kosovën thotë se ekonomia e saj po rikthehet nga recesioni i saj më i thellë që kishte në një dekadë, e stimuluar nga shkalla e përmirësuar e vaksinimit, lëvizshmëria e shtuar, veprimet e politikave dhe mbështetja e jashtëzakonshme nga diaspora.

Pas tkurrjes me 5.3 për qind në vitin 2020, GDP-ja reale parashikohet të rritet me 7.5 për qind në vlerësimin për vitin 2021.

“Përgjigjja fiskale ndaj pandemisë siguroi rrugë shpëtimi për familjet dhe firmat, si dhe zbuti ndikimin nga goditja tek ata që u prekën më shumë nga pandemia. Pas një rikthimi të fuqishëm të të ardhurave, qëndrimi i politikës fiskale u shtrëngua në një pozicion pothuajse të balancuar në vitin 2021 nga një deficit prej afërsisht 8 për qind e GDP-së në vitin 2020”.

FMN thotë se inflacioni në vitin 2021 në Kosovë parashikohet të jetë rritur në më shumë se 5 për qind (nga viti në vit) për shkak të çmimeve më të larta të energjisë dhe ushqimeve, të cilat u kthyen në nivelet e tyre para pandemisë.

“Me rezerva të forta kapitali dhe likuiditeti dhe kredi të ulëta me probleme, sektori bankar ka qenë elastik në përgjithësi. Aktiviteti ekonomik parashikohet të rritet me 3.8 për qind në vitin 2022, i stimuluar pjesërisht nga rritja e fortë ekonomike në vitin 2021. Pasiguria rreth perspektivës mbetet e lartë dhe pandemia vazhdon të jetë rreziku kryesor për rënie”.

Paralajmërohet krizë për punëtorë

0

Një krizë e mungesës së fuqisë punëtore shumë shpejt do ta godasë Kosovën, ka paralajmëruar Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat.

Në një deklaratë për “EkonomiaOnline”, Azemi për këtë është nisur nga deklarimi i shtetit gjerman se ka nevojë edhe për mbi 300 mijë punëtorë të huaj, e mbase shifra mund të shkojë deri në një milion. KOHA ka raportuar se vetëm në dhjetor kanë qenë 56 mijë aplikime nga kosovarët për viza pune në Gjermani.

“Me shifra zyrtare, Gjermania tash për tash ka nevojë për mbi 300 mijë punëtorë. Sipas disa të dhënave Gjermania do të ketë mungesë të rreth 1 milion punëtorëve dhe këta punëtorë do të orientohen normal dhe do të kalojnë më lehtë në shtetet perëndimore. Fatkeqësisht do të ketë një krizë shumë shpejtë të mungesës së fuqisë punëtore në Kosovë”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka paralajmëruar se nëse Qeveria nuk ndërmerr asgjë për realizimin e kërkesave të tyre të kamotshme zgjidhje mbeten protestat, por edhe paditë në gjykata.

“Do të kërkohet të bisedohet për problemet e caktuara. Nëse Qeveria nuk është gati do të mbajmë protesta. Por nëse edhe këto nuk bëjnë zgjidhje, atëherë zgjidhja përfundimtare është drejtimi tek institucionet shtetërore, gjegjësisht tek gjyqet”.

Azemi ka sqaruar se deri më tani nuk kanë pasur as edhe një takim me zyrtarët qeveritar edhe përkundër faktit që pesë herë kanë kërkuar një gjë të tillë, duke shtuar se Qeveria ka dhënë shumë fjalë të mëdha gjatë fushatës zgjedhore.

Infermierët kërkojnë t’u rritet pagesa e ndërrimit të natës për 100 për qind

0

Sindikata e Infermierëve të Kosovës përmes një njoftimi për media ka kërkuar sërish nga Qeveria e Kosovës që t’i marr parasysh kërkesat e infermierëve.

Ata kanë kërkuar që të rritet pagesa e ndërrimeve të natës për infermier nga 18 euro në 36 euro, të fillojë pagesa e rrezikshmërisë në punë për infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor.

Gjithashtu infermierët po kërkojnë që tu paguhet puna gjatë festave dhe puna gjatë vikendit, e gjithashtu edhe puna jashtë orarit.

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës njofton opinionin dhe institucionet tjera relevante që në rast se edhe kësaj radhe kërkesat tona hasin në vesh të shurdhër, neglizhohen dhe në rast se Ministri i Shëndetësisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës zgjedhin injorimin si platformë komunikimi me infermierët, do jemi të detyruar të ndërmarrim veprime sindikale, duke filluar nga protestat në nivel vendi e deri tek ndërprerja dhe bojkoti i punës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Sindikata e Infermierëve të Kosovës duke e vërejtur pasivitetin dhe mosinteresin e Minsitrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës që t’u përgjigjen kërkesave të Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, me qëllim t’i japim edhe një mundësi dialogut social, kërkojmë nga Minsitria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës që urgjentisht ;

1. Të rritet pagesa e ndërrimeve të natës për infermier në nivel vendi për 100%, nga 18€ në 36€

2. Të filloj pagesa e rrezikshmërisë në punë për infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor

3. Të filloj të paguhet puna gjatë festave dhe puna gjatë vikendeve

4. Të filloj paguhet puna jashtë orarit sipas ligjeve në fuqi

Sindikata e Infermierëve të Kosovës u’a kujton Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës që vetëm gjatë viti 2021 nga Kosova janë larguar mbi 400 infermier, ndërsa gjatë këtij viti pritet që ky numër të shkoj deri në 900 infermier.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës njofton opinion e gjerë që në shumicën e njesive përbërëse të SHSKUK / QKUK së paku ka 4-5 infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor që janë duke ndjekur kurse të gjuhëve të huaja, sidomos asaj Gjermane ose në përfundim të procedurave për t’u larguar nga Kosova, madje ka shumë prej tyre që tashmë kanë kontrata me klinikat e vendeve të BE-së.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës njofton opinionin dhe institucionet tjera relevante që në rast se edhe kësaj radhe kërkesat tona hasin në vesh të shurdhër, neglizhohen dhe në rast se Ministri i Shëndetësisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës zgjedhin injorimin si platformë komunikimi me infermierët, do jemi të detyruar të ndërmarrim veprime sindikale, duke filluar nga protestat në nivel vendi e deri tek ndërprerja dhe bojkoti i punës.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort