Home Blog Page 3634

Kurti: Në përmbushje të zotimit tonë, morëm vendim për rritjen e shumës së skemave pensionale

0

Kryeminstri Albin Kurti ka shkruar për mbledhjen e sotme të qeverisë, ku u morën disa vendime, një prej të cilëve ishte rritja e pensioneve në 100 euro.

Për rritjen e pensioneve, Kurti tha se e përmbushën zotimin e tyre, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies sociale.

“Për të rritur mirëqenien sociale, në përmbushje të zotimit tonë, morëm vendim për rritjen e shumës së përfitimit të skemave pensionale. Asnjë pension nën 100 euro”, shkroi Kurti.

Iku nga vendi i ngjarjes pas aksidentit në Duhël të Suharekës, ndalohet pas dy ditësh në polici i dyshuari

0
Foto: Ilustrim

Një person është ndaluar dhe intervistuar sot nga policia pasi ishte i përfshirë në një aksident, në Duhël të Suharekës që kishte ndodhur më 10 janar.

I dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes pas ndodhjes së aksidentit, dhe nuk i kishte ofruar ndihmë viktimës.

Në njoftimin e policisë thuhet se vetura ishte me targa të Gjermanisë dhe se nuk i ishte i zhdoganuar.

“Automjeti është sekuestruar më 12.01.2022, në ora 16:00, ku është dorëzuar në Terminalin Doganor në Prizren. Në lidhje me këtë janë ndërmarr të gjitha veprimet ligjore ndaj te dyshuarit dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”,thuhet në njoftim.

Nesër pritet që temperaturat të shkojnë deri në -10°C

0

Kthjellime ditëve të ardhshme. E enjta dita më e ftohtë gjatë javës. Nga e premta temperaturat në rritje, parashikon “Prishtina Weather”.

Dita e enjte edhe po pritet të jetë më e ftohta gjatë kësaj jave me temperaturë minimale që mund të zbres edhe deri në -10C, me shpërndarjen e vransirave, që më pas krijojnë kushte për kthjellime gjatë ditës. Kthjellime priten edhe gjatë ditës së premte me temperatura në rritje.

Ditën e shtunë do të ketë vransira kalimtare, që mund të japin gjasa për rrebeshe të shkurta bore në pjesë verilindore të vendit. Ditën e diel sërish me kthjellime, e të hënën vransirat fillojnë të shtohen. Orëve të mëngjesit edhe priten mundësi për mjegull dhe ngricë përgjatë ultësirave.

Periudhat më të zgjatura të qetësive dhe fushat e presionit të lartë mbi rajon, edhe krijojnë kushte që ndotësit ajror të mbeten më të ngujuar pranë sipërfaqes dhe në kontenctrime të rritura. Indeksi i cilësisë së ajrit në këto ditë edhe kalon në vlera të dobëta e shumë të dobëta, apo të pashëndetshme. Vetëm në pjesë ku mund të ketë qarkullim më të mirë ajror, gjatë ditës mund të kaloj në vlera të pranueshme.

Datat:

13.01 – Shumë ftohtë, kryesisht kthjellët e me diell.

14.01 – Orëve të mëngjesit ftohtë e me vransira kalimtare. Ditën me kthjellime.

15.01 – Pjesërisht vranët, me ngrica në mëngjes. Orëve të mëngjesit nuk përjashtohen mundësi edhe për rrebeshe të shkurta bore në verilindje të vendit.

16.01 – Në mëngjes përgjatë ultësirave mjegull e ngrica. Ditën kryesisht me kthjellime.

17.01 – Mjegull e ngrica në mëngjes, e ditën vransirat do të shohen.

Temperaturat pas rënies ditën e enjte, më pas do të jenë me tendencë të rritjes në të dy vlerat ekstreme. Minimalet rriten nga -8C deri në -3C e -2C ditën e hënë, derisa maksimalet shënojnë rritje edhe deri në 5C e 6C ditën e premte dhe shtunë, e ditën e hënë edhe në 8C. Mirëpo këto temperatura mund të jenë më të ulëta, në pjesët e mbuluara me mjegull.

Era qetësohet, e do të fryjë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s.

Shtypja atmosferike shënon rritje lartë mbi vlera normale ditën e enjte, e më pas me tendencë të rënies, por që mbetet e lartë.

Sylejman Kraniqi: E mirëpresim rritjen e pensioneve, por nuk është e mjaftueshme

0

Kryetari i Federatës së Pensionistëve të Kosovës, Sylejman Krasniqi, ka thënë se e mirëpresin vendimin e qeverisë për rritjen e pensioneve.

Ai, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka deklaruar se kjo nuk është e mjaftueshme për nevojat që kanë ata.

“Ky vendim i rritjes është mirëpritur, sidomos tek ata që marrin ndihma sociale. Kjo është mirëpritur, pasi është një rritje e përhershme, është një rritje e mirë, mirëpo kjo nuk është e mjaftueshme”.

“Kjo është kategoria më e ulët e pensionistëve. Po presim se do të bëjnë një kategorizim tjetër për të gjitha pensionet, edhe për kontributdhënësit edhe për këta të moshës”.

“Njëherë për njëherë nuk presim se do të ketë një rritje tjetër, derisa të rimëkëmbet ekonomia, por në të ardhmen duhet të ndërmerret diçka për pensionet”, ka thënë Krasniqi.

Berisha dhe Basha thirren në Prokurori për protestën e 8 janarit

0

Ish-kryeministri, Sali Berisha është thirrur për tu paraqitur në Prokurorinë e Shqipërisë ditën e nesërme që të merret në pyetje në lidhje me protestën e dhunshme të 8 janarit.

Mësohet se një ftesë e tillë për paraqitje i është dorëzuar edhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Para dy ditësh Sali Berisha në emisionin “Now” në Euronews Albania tha se është i gatshëm të shkojë në prokurori nëse thirret si person që është në dijeni të fakteve, për përplasjet para selisë së PD-së që ndodhën ditën që ai kishte mbledhur protestuesit.

“Unë për hir të qëndrimit tim ndaj ligjit do të shkoj pa diskutim dhe do të them fjalët e mia”, tha ish-kryeministri.

Ndryshe, Gjykata e Tiranës vendosi të lirojë nga burgu 34 të arrestuarit e protestës së dhunshme të 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike, këtë të mërkurë.

Prokurori i çështjes deklaroi në sallë se brenda selisë së PD-së, nuk ishte gjetur asnjë gjë e paligjshme.

Seanca ishte e ndarë në dy pjesë, në fillim u zhvillua për protestuesit mbështetës të Sali Berishës, ndërsa më pas u zhvillua seanca e të arrestuarve që ishin në katin e dytë të selisë blu.

Policia konfiskon 58 pajisje për prodhimin të kriptovalutave në Shtime

0

Policia e Kosovës po vazhdon aksionet për konfiskimin e pajisjeve për prodhim të kriptovalutave, ku pasditen e së mërkurën 58 të tilla janë konfiskuar në Ferizaj.

Sipas komunikatës për medie, gjatë këtij aksioni pajisjet janë gjetur në një shtëpi të pa banuar në një fshat të Shtimes.

Pajisjet kanë qenë pa dokumentacion, ndërkaq në këtë rast janë ftuar edhe njësi të KEDS-it.

“Bazuar në një informacion inteligjent Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasditen e sotme në kuadër të një operacioni, tek një person i dyshuar A.G ( M/K) i moshës madhore, në një shtëpi të pa banuar në një fshat të Shtimes, janë gjetur dhe më pas janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, 58 kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave, pa dokumentacion. Në këtë rast janë ftuar edhe një njësi e KEDS-it. Për të gjitha këto veprime të Policisë Rajonale të Ferizajt është njoftuar Prokuroria Themelore e Ferizajt, për veprime tjera hetimore”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Alija: Mbi 50% e të dënuarve për krime lufte janë pjesë e UÇK-së

0

Për më shumë se 20 vjet që nga përfundimi i luftës në Kosovë, mbi 50% e të dënuarve për krime lufte janë pjesë e Ushtrisë Çlirimatare të Kosovës (UÇK), ka thënë Amer Alija, nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Alija ka thënë në “60 Minuta” të KTV-së, se për dy dekada, janë dënuar rreth 70 persona nga gjykata ndërkombëtare dhe gjykatat në Kosovë e Serbi, dhe se shumica prej tyre janë shqiptarë.

“Për më shumë se dy dekada janë dënuar rreth 70 persona nga këto institucione të cilat i kam përmendur. Nga Tribunali i Hagës janë dënuar 8 persona, gjashtë eprorë politikë ushtarak serbë dhe 2 pjesëtarë të UÇK-së të rangut më të ulët. Pranë Gjykatave të Kosovës, kemi më shumë pjesëtarë të UÇK-së të dënuar në Kosovë nga misione ndërkombëtare. Po ashtu, procese gjyqësore për krime të luftës zhvillohen edhe në Serbi, atje i kemi 15 serbë të dënuar nga gjykatat serbe dhe 2 shqiptarë. Nëse i krahasojmë kush është dënuar më shumë, po del se diku më shumë se 50% janë dënuar pjesëtarët e UÇK-së dhe më pak janë dënuar ushtarët e Republikës Federative Jugosllave, dhe kjo tregon se kemi një baraspeshim në raport me krimet dhe dënimet. Nëse janë vrarë rreth 10 mijë viktima civile në vitet 98/99 dhe mbi 90% të këtyre viktimave janë shqiptarë, atëherë kemi një mosbalancim mes raportit të krimit dhe viktimave”, ka thënë Alija.

Ndërkohë, duke folur për gjykimin e ish-eprorëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, Alija ka thënë se procedurat pranë kësaj gjykate mund të zgjasin me vite.

“Rasti i Salih Mustafës tashmë është në shqyrtimin kryesore dhe deri tash janë dëgjuar nëntë dëshmitar. Ky rast është nga mesi. Ndërkaq te rasti kundër Thaçit dhe të tjerëve procedura është ende në fazën përgatitore dhe pritet shqyrtimi kryesor diku pas një viti, shqyrtimi kryesor. Arsyeja pse vonohet procedura përgatitore është dokumentacioni voluminoz të cilin e posedon prokuroria dhe të cilën është duke e bartur tek mbrojtja. Procedura e kësaj gjykate mund të zgjasë me vite”, ka shpjeguar Alija.

Ai ka folur edhe për format e përgjegjësisë penale me të cilat ngarkohen ish-eprorët e UÇK-së në Speciale, duke thënë se ato shpeshherë keqkuptohen nga publiku.

Të mërkurën ka vazhduar intervistimi i Nasim Haradinajt nga mbrojtja e tij në Dhomat e Specializuara.

Aksidenti i autobusit në Serbi, flet pronari i kompanisë

0

Një autobus i kompanisë “Zhitia Turist” nga Kosova është aksidentuar mbrëmjen e djeshme në Kupci të Madh afër Krushevcit në Serbi.

Për aksidentin ka dhënë informacione pronari i kompanisë “Zhitia Turist”, Gazmend Zhitia.

Zhitia ka thënë se shkaktar i aksidentit kanë qenë rrugët e papastruara në shtetin serb.

Ai e ka mohuar se shoferi i këtij autobusi ka qenë duke vozitur shpejt, duke thënë se fajtori i vetëm është rruga e papastruar.

“Në bazë të informacioneve që ne i kemi, shkaktari kryesor që ka ardh deri te aksidenti ka qenë mospastrimi i rrugës, Ajo rrugë prej Merdares deri në hyrje të autostradës në Serbi është e lënë anash nga autoritetet serbe. Ngricat, mospastrimi i rrugës dhe ka ardh deri te aksidenti. Absolutisht nuk është fajtori shpejtësia. Këtë mundemi me dëshmu. Ata që merren me kësi lajme të pabazuara, unë nuk dua të merrem me ta”, ka deklaruar ai në T7.

Zhitia ka treguar se autoritetet serbe i kanë marrë në pyetje udhëtarët dhe shoferin e autobusit, dhe se 77 udhëtarë nga 78 sa ishin në autobus janë nisur për në destinacionin e caktuar.

“Reagimi nga organet e shtetit serb ka qenë thuajse i menjëhershëm, duke u bazu në kushtet atmosferike. Trajtim mjekësor kanë marrë 11 persona. Gjithsej kanë qenë 78 persona. Udhëtarët e aksidentuar kanë prit 1 orë e 20 minuta derisa ka mbërritur autobusi tjetër. Pritja ka zgjat derisa çdo njëri prej udhëtarëve që nuk e ka ndjeh veten mirë, ka bërë fotografime, ka marrë trajtim mjekësor në spital të Krushevacit, na i kemi prit derisa i kemi marrë të gjithë, në përjashtim të një gruaje të moshuar e cila me vetëdëshirë ka deshtë të kthehet prapë në Kosovë. Shoferi është marrë në pyetje, ka qenë përfaqësuesi i zyrës ndërlidhëse në Beograd, unë po them i ambasadës së Republikës në Beograd, i ka intervistu 76 persona në autobus, përderisa një ishte duke e bërë një fotografim në spital”, ka deklaruar ai.

Krerët e sindikatave diskutojnë për Ligjin e Pagave

0

Përfaqësues të Sindikatës së Policisë së Kosovës, të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, sot, kanë diskutuar për sfidat e punëtorëve si dhe për Ligjin për Paga, Ligjin për Sigurimin Shëndetësor dhe për Ligjin për Pensionim të Parakohshëm.

Kryetari i SPK-së, Imer Zeqiri, bashkë me nënkryetarin Avdi Hoti, kanë pritur në takim kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli, kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jashari, si dhe nënkryetaren e SBASHK-ut, Vjollca Shala.

Gjithashtu, në këtë takim është folur rreth bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të fuqishëm mes Sindikatës së PK-së, BSPK-së dhe të SBASHK-ut. Po ashtu, bisedime pati edhe për sfidat, me të cilat ballafaqohen çdo ditë punonjësit e Policisë së Kosovës si dhe punonjësit e institucioneve tjera.

Stoltenberg: NATO-ja ndërhyri në Kosovë për të ndalur mizoritë

0

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, duke folur për takimin në mes të Aleancës Veri-Atlantike dhe Rusisë, ka përmendur rastin e ndërhyrjes në Kosovë më 1999.

“Ne ndërhymë atje për të ndaluar mizoritë, kjo ishte çështja. Kishte luftëra të përgjakshme si në Bosnjë dhe pastaj në Kosovë, pas disa vitesh tentativash për një zgjidhje me negociata”, është shprehur Stoltenberg.

“Ishte e nevojshme të ndërhynim, si mbështetje për të ndalur mizoritë në Kosovë, ku në atë fazë Jugosllavia veçse kishte rënë. Është ide e gabuar se shpërbërja e Jugosllavisë nisi me ndërhyrjen e NATO-së”.

Ai këto i ka thënë duke hedhur poshtë tentativat për krahasime të ndërhyrjes në Kosovë dhe situatës aktuale Rusi-Ukrainë.

Stoltenberg ka theksuar se NATO-ja gjithmonë do të bëjë atë që duhet për t’i mbrojtur aleatët e vet.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort