Home Blog Page 3633

Borrell del pro votimit të serbëve të Kosovës në referendumin e Serbisë

0

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka njoftuar se ka zhvilluar biseda me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksanër Vuçiq, për pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në një referendum në Serbi.

Ai ka thënë se njerëzit duhet të kenë të drejtën për të votuar, duke përmendur se në të kaluarën një proces i tillë është bërë nga OSBE-ja në Kosovë.

“Dje fola me Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiqin për mbledhjen e votave në Kosovë për referendumin kushtetues në Serbi. Mbledhja e votave në të kaluarën është lehtësuar nga OSBE-ja. Njerëzit duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”.

Kurti mbrëmë tha se në bisedën që ka zhvilluar me Borrellin ka kundërshtuar një gjë të tillë, duke thënë se një praktikë e tillë nuk zbatohet në asnjë vend demokratik.

“Në telefon me Borrellin, ripërsërita qëndrimin tonë se serbët e Kosovës me dyshtetësi mund të votojnë në referendum me postë apo në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë. “Mbajtja e referendumit të një shteti tjetër në territorin e një shteti sovran nuk është praktikë e pranueshme nga ndonjë vend demokratik”.

Spoke to @albinkurti & @predsednikrs yesterday regarding the collection of votes in Kosovo for Sunday’s constitutional referendum in Serbia.
Collection of votes in the past has taken place through facilitation of the @OSCE. People should be able to exercise their right to vote.

— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) January 13, 2022

Blini derivate me çmim të lirë dhe hyni

Hysen Durmishi tregon se kur do të fillojë ndërtimi i rrugës që lidh Prizrenin me Tetovën

0

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka treguar se ndërtimi i rrugës që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën, do të nisë në vitin e ardhshëm, përkatësisht nga mesi i vitit 2023.

Durmishi në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se ende nuk dihet koha sa do të marrë ndërtimi i kësaj rruge, por se shpreson që kjo rrugë do të përfundojë për 2 ose 3 vite.

“Jemi në fazën kur gjatë këtij viti bëhet projekti i rrugës, dhe i tunelit sepse është zgjedhur varianti me tunelin 6.4 km. Përafërsisht, parashikojmë që ky projekt të kushtojë rreth 150 milionë euro edhe për pjesën tonë edhe të Maqedonisë së Veriut.

Ndërtimi nuk mund të fillojë para mesit të vitit të ardhshëm. Nuk mund ta di saktë se kur mund të kryhet, por shpresoj që për 2-3 vite të përfundojë”, tha Durmishi.

Durmishi ka treguar edhe për marrëveshjen që e kanë bërë me qeverinë e Maqedonisë së Veriut për ndërtimin e kësaj rruge.

“Ne këtë e kemi pas premtim elektoral, dhe e kemi pas pjesë të programit tonë qeverisës. Nuk është qe e shpikëm para fushatës së zgjedhjeve lokale. Ky është një projekt shumë i madh dhe i rëndësishëm. Drejtoria e rrugëve në Maqedoni e kanë bërë një studim fizibiliteti para disa viteve, ne kemi pas këto informata kemi vu kontakte me qeverinë atje dhe kemi rënë dakord që ta bëjmë bashkë këtë rrugë. E kemi nënshkru një marrëveshje në takimin mes dy qeverive, është konfirmu një komision i përbashkët ndërshtetor, të cilin e drejtoj unë. Kemi pas takime të komisioni

Dy shqiptarë arrestohen në Gjermani, ishin në kërkim ndërkombëtar

0

Dy shqiptarë janë arrestuar në Gjermani.

Njëri nga ta dyshohet për një vrasje të kryer në vitin 2009-të në Elbasan.

“Specialistët e Interpol Tiranës bënë ekstradimin nga Gjermania drejt Shqipërisë, të shtetasit shqiptar F. Sh., 40 vjeç. Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Gjermani, falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve policore gjermane. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në shtator të vitit 2021, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Shtetasi F. Sh., në datën 22.07.2009, në lagjen “Vullnetari” Elbasan, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. R”.

I dyshuari tjetër dyshohet se ka qënë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal (ka pasur rolin e transportuesit), i cili u godit në kuadër të operacionit policor “GARANTUESIT”, zhvilluar në vitin 2018, në DVP Shkodër, ku pas dokumentimit me prova ligjore u arrestuan 9 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë.

“Këtë shtetas, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në korrik të vitit 2020, e ka dënuar me 4 vite, 2 muaj e 14 ditë burgim, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit më shumë se një herë e kyer në kuadër të grupit të strukturuar” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, njofton Policia e Shtetit përcjell Klankosova.tv.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden/ Gjermani, u bë i mundur arrestimi i dy shtetasve të lartpërmendur dhe ekstradimi i tyre drejt vendit tonë.

Rritet numri, mbi 2 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

0

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 2,417 raste.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.284, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,992 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.189 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.701.091 doza të vaksinës.

Deri më sot 792.605 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 22.871 doza përforcuese dhe 2.127 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Përfitimet nga buka e thekrës

0

Thekra është një drithë që, ndryshe nga gruri, ka më pak kalori dhe më shumë fibër dhe ju mban më gjatë të ngopur.

Buka është një nga produktet që nuk mungon asnjëherë në shtëpitë tona.

Aroma e saj kur sapo ka dalë nga furra është e parezistueshme.

Buka është shoqëruese e çdo vakti gjatë ditës dhe shpesh herë ‘fajtorja’ e kilogramëve të tepërt.

Në stinën e verës të gjithë synojnë që të humbasin peshë, por dietat nuk lejojnë konsumimin e bukës.

Ndaj AgroWeb.org ju prezanton me një recetë të shëndetshme dhe që ju lejon të humbisni peshë.

Thekra është një drithë që ndryshe nga gruri, ka më pak kalori dhe më shumë fibër dhe ju mban më gjatë të ngopur.

Buka e thekrës është e pasur me vitamina B që i japin organizmit energji gjatë ditës, dhe ndihmojnë sistemin tretës.

Pra, me këtë recetë ju do të përgatisni një bukë jo vetëm të shijshme, por edhe të shëndetshme.

Përbërësit:

500 gr miell thekre

1 lugë çaji kripë

11 gr maja e thatë

330 ml ujë i ngrohtë

Vaj

Përgatitja

Në një tas të thellë shtoni miellin, kripën dhe majanë e bukës.

Përziejeni mirë me një lugë dhe më pas filloni të shtoni ujin ngadalë.

AgroWeb.org ju sugjeron që pasi të keni hedhur të gjithë sasinë e ujit, kalojeni brumin në tavolinë dhe punojeni me duar.

Merrni tasin dhe lyejeni mirë me vaj, aty vendosni brumin dhe lëreni të pushojë për dy orë në një vend të ngrohtë.

Sigurohuni që tasin ta mbuloni ose me një pecetë kuzhine ose me qese kuzhine.

Pasi të ketë kaluar koha e nevojitur, lyeni një tavë mesatare me pak vaj dhe miell.

Kalojeni brumin tek tava dhe shtypeni lehtë me duar për ta hapur sa më mirë.

Mbulojeni përsëri me një pecetë dhe lëreni dhe dhjetë minuta që brumi të fryhet akoma dhe më shumë.

Para se ta fusni për ta pjekur, bëni disa prerje me një thikë në sipërfaqen e brumin.

Furrën vendoseni në 250 gradë dhe piqeni bukën për 20 minuta.

Nëse nuk dëshironi që korja e bukës t’ju dali e fortë, mjafton që ta spërkatni me pak ujë dhe kripë gjatë kohës që piqet në furrë.

Pasi ta hiqni nga furra, lëreni të ftohet pak para se ta nxirrni nga tava.

Këtë bukë mund ta ruani në qese letre ose të mbështjellë me pecetë të thatë.

Shija e saj do të jetë më e plotë se buka e zakonshme e grurit, duke qenë se thekra është më shijshme.

Për më tepër ajo është më e shëndetshme dhe perfekte për t’u konsumuar nëse dëshironi të bini nga pesha, por nuk e lini dot bukën.

Ekspertët flasin për gjasat e liberalizmit të vizave për Kosovën gjatë presidencës franceze të BE-së

0

Përkundër se ka plotësuar të gjitha kushtet e përcaktuara nga Komisioni Evropian, Kosova vazhdon të mos marrë liberalizimin e vizave tash e sa vjet, duke mbetur kështu shteti i vetëm në Ballkan, qytetarët e së cilit nuk gëzojnë lirinë e lëvizjes.

Kosovarët vazhdojnë të kenë vështirësi të shumta sa i përket pajisjes me një vizë udhëtimi në vendet e Evropës Perëndimore, ku kërkohen dokumente të shumta dhe po ashtu shpenzimet për një aplikim për vizë janë mjaft të larta.

Të gjitha partitë, që kanë qenë në pushtet, janë zotuar që do ta shtyjnë përpara procesin e liberalizimit të vizave, por që deri tani nuk ka pasur asnjë lëvizje pozitive drejt heqjes së vizave.

Megjithatë, disa nga njohësit e çështjeve të integrimeve evropiane, deklarojnë se Kosova mund të ketë liberalizim të vizave gjatë vitit 2022, pasi Franca ka marrë kryesimin e radhës së Këshillit të Bashkimit Evropian.

Profesori i së drejtës ndërkombëtare Afrim Hoti, ka thënë për Telegrafin se mund të ketë lëvizje pozitive sa i përket vizave gjatë vitit 2022.

“Në kuptimin procedural nuk ka ndonjë diferencë të madhe, sepse sikur Franca edhe vendet e tjera kanë të njëjtin pozicion, udhëheqin presidencën e këshillit. Ndërsa, duke pasur parasysh specifikat që ka prezantuar Franca, deri më tash është e besueshme që mund të ketë lëvizje pozitive në atë drejtim. Sepse Franca dihet që deri tani ka qenë penguese e këtij procesi bashkë me ndonjë vend, jo të ndonjë rëndësie të madhe politike”, është shprehur ai.

Mes tjerash, Hoti ka thënë se tani është koha për të vepruar edhe autoritetet kosovare.

“Mendoj se tani është momentumi i mirë për të vepruar edhe nga autoritetet tona në mënyrë që të heqim çfarëdo dileme që Parisi zyrtar ka për çështjen e liberalizimit të vizave. Në mënyrë dhe që eventualisht në pjesën e parë të 2022 do të këtë lëvizjes pozitive”, pohoi Hoti.

Gjithashtu, Hoti ka thënë se është shumë shqetësuese ikja e të rinjve nga Kosova.

“Është shumë shqetësuese ikja e të rinjve të Evropës Juglindore, duke filluar nga Rumania, Bullgaria dhe vendet e Ballkanit perëndimor, sido që të jetë kjo nuk duhet të jetë si pengesë për dhënien e liberalizimit të vizave. Sepse më shqetësuese është mbajtja në izolim e Kosovës sesa zbulimi i çfarëdo argumenti për kundërshtimin e vizave”, ka thënë Hoti.

Mendim ndryshe sa i përket çështjes së liberalizmit të vizave ka profesori i të Drejtës Evropiane, Avni Mazreku.

Mazreku thotë se nuk pret që Franca të fus në agjendë çështjen e liberalizmit të vizave, së paku në 6 muajt e parë të vitit 2022.

“Dihet që agjenda e Bashkimit Evropian përcaktohet nga trojka e Bashkimit Evropian, ashtu quhet pra, që nënkupton nga shteti që aktualisht e ka presidencën e radhës së BE-së. Franca është një nga shtetet më decidive të themi në përcaktimin e agjendës së BE-së, përkatësisht të Këshillit Evropian, për temat që do të trajtohen. Mund të konsiderohet po ashtu që këtë vit Franca futet në zgjedhje presidenciale dhe normalisht presidenti aktual Emmanuel Macron (është njëri nga kandidatët potencialë për tu rizgjedhur si president) të marrë parasysh që politika e kufijve të hapur nuk është temë popullore. Nuk pres që Franca do ta forcojë idenë e futjes në agjendë të çështjes së liberalizimit të vizave për së paku në gjashtëmujorin e parë të këtij viti”, potencoi ai.

Mazreku thotë se derisa Franca të përfundojë zgjedhjet presidenciale i afrohemi edhe fundit të kryesimit të saj në BE.

“Prandaj, unë nuk bëjë pjesë në grupin e optimistëve që çështja e liberalizimit të vizave do të ketë zgjidhje së paku në gjysmë e parë të vitit 2022”, pohoi Mazreku.

Mazreku po ashtu ka komentuar edhe aplikimin e madh të qytetarëve për tu pajisur me viza pune në shtetet evropiane, dukë thënë se largimi i të rinjve lidhet me aspektet tjera.

“Çështja e largimit të njerëzve nga vendi lidhet me aspektet të tjera: me çështjen e zhvillimit ekonomik, perspektivës së tyre dhe hapjes së vendeve të punës, të cilat do t’iu ofronin një standard së paku solid. Kosova edhe tani nuk ka arrit me rikuperu veten, në kontekst të një norme adekuate të zhvillimit ekonomik, e cila do të garantonte stabilitet sa i përket standardit të jetës. Është mjaft shqetësuese ikja e qytetarëve. Nëse vazhdon ky trend i ikjes Kosova rrezikon që popullsia e re të largohet e që ndikon negativisht edhe në zhvillimin e ekonomik të Kosovës”, ka potencuar ai.

Ndryshe, në qershor të vitit të kaluar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ishin takuar në Paris, ku pas takimit, Kurti kishte deklaruar se nuk kanë marrë ndonjë premtim nga Franca për heqjen e vizave për kosovarët.

“Sigurisht që qytetarët e Republikës së Kosovës janë të interesuar për liberalizimin e vizave dhe është e padrejtë që Kosova pas plotësimit të të gjitha kritereve, 95 sosh, ende nuk e ka të hequr regjimin e vizave. Më 18 korrik bëhen tri vjet prej se Komisioni Evropian ka thënë se Kosovës duhet t’i hiqet regjimi i vizave. Në vizitën tonë kjo temë është trajtuar. Unë jam i bindur që ata e kanë marrë mesazhin tonë, por s’ka zotim nga ana e tyre që do të ketë heqje të regjimit të vizave”, kishte thënë Kurti.

Gjatë Presidencës franceze të BE-së pritet edhe një konferencë kushtuar Ballkanit Perëndimor. Këtë e kishte paralajmëruar kohë më parë edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron. /Telegrafi/

Çka ndikoi në rritjen e rasteve me Covid në Kosovë? Flet infektologu

0

Ditëve të fundit numri i rasteve të reja me COVID-19 është rritur dukshëm.

Kjo sipas infektologut, Ilir Tolaj, ka ardhur si pasojë e përhapjes së variantit të ri Omicron.

“Rritja e rasteve të reja është rezultat i përhapjes së variantit Omikron edhe tek ne. Kjo ka qenë e pritur duke e marrë parasysh situatën epidemiologjike te vendeve përrreth dhe në mbarë Evropën”, deklaroi Tolaj për “Front Online”.

Krahas kësaj, ai përmend edhe një faktor tjetër.

“Deri tash, pavarësisht se masat janë në fuqi, një gjë e tillë në praktikë nuk është respektuar dhe nuk po respektohet sa e si duhet”, tha Tolaj.

Duke parë shtimin e infektimeve, ky i bën apel Qeverisë të ndërhyjë me masa.

“Çfarëdo aktiviteti i cili garanton grumbullimin e shumë njerëzve në ambiente të mbyllura për një kohë të gjatë është kontribuues në masën më të madhe në përhapjen e shpjete të infeksionit. Në këtë aspekt, masat që duhet ndërmarrën nga autoritetet shëndetësore dhe Qeveritare janë ato që kufizojnë grumbullimin e njerëzve nëpër ambiente të këtilla”, u shpreh ai për “Front Online”.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 2,417./

Në mjegull dhe stuhi, humbën disa persona në Brezovicë, gjenden dhe strehohen nga ekipi i Kërkim Shpëtimit të Kosovës

0

Pasditen e djeshme Shërbimi i Kërkim Shpëtimit të Kosovës ka pranuar një thirrje për ndihmë nga një grup i ski-bjeshkatarëve vendas, të cilët kishin humbur në mjegull dhe stuhi në afërsi të qendrës skitare “Brezovicë”.

Pas kësaj, Shërbimi i Kërkim Shpëtimit të Kosovës është aktivizuar duke kërkuar nga të humburit dërgimin e koordinatave.

Pas kësaj ka filluar kërkimi dhe në kushte ekstreme është arritur me shumë vështirësi gjetja dhe shpëtimi i të humburve.

Personat e humbur janë shoqëruar me kujdes deri në qendër në gjendje stabile shëndetësore, gjendja e tyre është e mirë dhe vazhdojnë të ngrohen dhe stabilizohet pasi që ishin të ekspozuar në kushte atmosferike ekstreme.

Njoftimi i plotë:

Me datën 12.01.2022 në ora 17:35 pranuam një thirrje për ndihmë nga një grup i ski-bjeshkatarëve vendas, të cilët kishin humbur në mjegull dhe stuhi në afërsi të qendrës skitare “Brezovicë”.

Shërbimi i Kërkim Shpëtimit të Kosovës menjëherë aktivizohet duke kërkuar nga të humburit dërgimin e kordinatave.

Me pranimin e kordinatave menjëherë identifikohet lokacion se ku gjindeshin, dhe jipen instruksionet që mos të lëviznin nga vendi dhe të qëndronin të sigurtë.

Me një kordinim të shpejtë arrihet organizimi dhe fillimi i operacionit pas një kohë shumë të shkurtë.

Anëtarët:Bardhosh Morina, Donat Hoti dhe dy bjeshkatarë lokalë nga komuna e Shtërpcës Nikola Grbic, Sinisa Cumpalovic pajisjen dhe nisen në drejtim të kordinatave të dërguara.

Në ora 19:40 arrihet në zonën e incidentit dhe për shkak të kushteve të rënduara dhe dukshmërisë nuk mundën të takohen, por vetëm dëgjojnë zërin e njëri tjetrit.

Në ora 20:40 pas një ngjitjeje dhe orientimi në kushte extreme arrihet me shumë vështirësi gjetja dhe shpëtimi i të humburve.

Duhet të ceket që operacioni ka pasur shumë vështirësi pasi që edhe komunikimi me telefon me të humburit është ndërprerë shkaku i ndaljes së telefonëve nga i ftohti i madh.

Në ora 22:00 përfundon evakuimi i të humburve në qendrën skitare.

Personat e humbur janë shoqëruar me kujdes deri në qendër në gjendje stabile shëndetësore,gjendja e tyre është e mirë dhe vazhdojnë të ngrohen dhe stabilizohet pasi që ishin të ekspozuar në kushte atmosferike extreme.

Skuadrat tjera gjatë kryerjes së operacionit, janë nisur për tu bashkangjitur në operacion, por fatmirësisht evakuimi i viktimave është arritur pa pasur nevojë për mbështetje operacionale.

Udhëheqësit e ShKShMK janë kordinuar me policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera deri në përfundimin e operacionit.

Falenderojmë përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit për profesionalizëm dhe shpirtin human, duke realizuar një operacion të suksesshëm të Kërkim Shpëtimit Malor,është evituar një tragjedi e pa shmangshme!

Apelojmë që të keni kujdes në lëvizjet e juaja nëpër zonat malore, dhe për çdo urgjencë luteni që të kontaktoni shërbimin.

Parashikimi i motit për ditët e ardhshme

0

Kthjellime ditëve të ardhshme. E enjta dita më e ftohtë gjatë javës. Nga e premta temperaturat në rritje.

13.01 – Shumë ftohtë, kryesisht kthjellët e me diell.

14.01 – Orëve të mëngjesit ftohtë e me vransira kalimtare. Ditën me kthjellime.

15.01 – Pjesërisht vranët, me ngrica në mëngjes. Orëve të mëngjesit nuk përjashtohen mundësi edhe për rrebeshe të shkurta bore në verilindje të vendit.

16.01 – Në mëngjes përgjatë ultësirave mjegull e ngrica. Ditën kryesisht me kthjellime.

17.01 – Mjegull e ngrica në mëngjes, e ditën vransirat do të shohen.

Temperaturat pas rënies ditën e enjte, më pas do të jenë me tendencë të rritjes në të dy vlerat ekstreme. Minimalet rriten nga -8C deri në -3C e -2C ditën e hënë, derisa maksimalet shënojnë rritje edhe deri në 5C e 6C ditën e premte dhe shtunë, e ditën e hënë edhe në 8C. Mirëpo këto temperatura mund të jenë më të ulëta, në pjesët e mbuluara me mjegull.

Sveçla jep lajmin e madh për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës nga Gjermania

0

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është takuar me homologun e tij gjerman, Joachim Herrmann.

Të dy kanë biseduar edhe për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës nga Gjermania, teksa Sveçla njofton se njohja është në fazën finale, raporton Indeksonline.

“Duke pasur parasysh që një numër jashtëzakonisht i madh i qytetarëve tanë jetojnë në zonën e Bavarisë dhe në gjithë Republikën e Gjermanisë, biseduam për politika konkrete që lehtësojnë jetën dhe angazhimet e tyre atje. Ne tanimë jemi në fazën finale të njohjes së patentshoferëve të Republikës së Kosovës nga Gjermania dhe këta janë hapat tanë konkret në këtë drejtim”, njoftoi Sveçla.

Njoftimi i plotë:

Kisha nderin e madh që në Ministrinë e Brendshme të Bavarisë, në Republikën Federale të Gjermanisë, të pritem në takim nga homologu im Z. Joachim Herrmann.

Në këtë takim kam shprehur mirënjohjen tonë ndaj shtetit gjerman, që vazhdon të mbetet aleati ynë si në shtetndërtim ashtu edhe në ngritje të kapaciteteve tona. Biseduam për prioritetet tona në luftën ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, forcimin e shtetit ligjor dhe zhvillimin socio-ekonomik veçanërisht tani gjatë përballjes me pandeminë Covid-19. Liberalizimi i vizave për qytetarët tanë, anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe në Interpol janë synimet tona për të cilat e njoftova që jemi duke u angazhuar intensivisht për ti realizuar dhe që natyrisht kemi nevojë edhe për angazhimin dhe ndihmën e tyre. Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit mes Policisë së Bavarisë dhe Policisë së Kosovës, bashkëpunimin në shkëmbim të informatave dhe zgjerim të bashkëpunimit bilateral të Ministrive tona, që padyshim do të lehtësojnë zbatimin e prioriteteve tona dhe për të gjitha këto kishte gatishmëri të plotë nga z. Herrmann.

Duke pasur parasysh që një numër jashtëzakonisht i madh i qytetarëve tanë jetojnë në zonën e Bavarisë dhe në gjithë Republikën e Gjermanisë, biseduam për politika konkrete që lehtësojnë jetën dhe angazhimet e tyre atje. Ne tanimë jemi në fazën finale të njohjes së patentshoferëve të Republikës së Kosovës nga Gjermania dhe këta janë hapat tanë konkret në këtë drejtim.

Pandemia Covid-19 ka vështirësuar takimet e udhëtimet tona por me dëshirën më të madhe kam ftuar z. Herrmann të vizitojë Republikën e Kosovës që ta njoftojmë nga afër me punën dhe arritjet tona.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort