Home Blog Page 3632

Gucati në gjendje jo të mirë shëndetësore, mungon në seancë

0
Leader of Kosovo Liberation Army (KLA) veterans' association Hysni Gucati appears in court before the Kosovo Specialist Chambers on charges of obstruction and intimidation for allegedly revealing names of protected witnesses who testified before the special war crimes court, in The Hague, Netherlands October 7, 2021. REUTERS/Piroschka van De Wouw/Pool

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Kjo është konfirmuar në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën Speciale nga avokati i tij, Jonathan Rees.

Ai tha se Gucati është me ilaçe për shkak të gjendjes jo të mirë fizike.

Avokati konfirmoi se Gucati sot do të vizitohet nga mjeku dhe të marrë diagnozën për problemin që ka.

“Sikurse e shikoni z.Gucati nuk është i pranishëm. Në fillim të seancës sot me është vënë në vëmendje gjendja e tij. Ai nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Ka marrë ilaçe kundër dhimbjeve mbrëmë. Ka një takim me mjekun në orën 18:00 sot. U përpoq që të qëndronte në sallë gjatë vazhdimit të procedurës, por dhimbjet vazhdojnë. Nuk është në gjendje të mirë fizike për të qenë i pranishëm. Nuk ka një diagnozë mjekësore por besoj që do të kemi sonte dhe do t’i jap udhëzime se si do të vazhdojmë”, ka thënë ai.

Avokati tha se si pasojë e gjendjes së tij, Gucati ka vendosur që sot të mos jetë i pranishëm në seancën gjyqësore.

“Për shkak të gjendjes së tij, ai në mënyrë jo vullnetare heq të drejtën e vet për të qenë i pranishëm në seancën e sotme”, ka thënë Rees.

Në ndërkohë gjykatësi tha se do të mundësojnë që Gucati ta ndjek seancën nga lart.

“Nuk kemi probleme nëse ai nuk është i pranishëm në sallë, por thjeshtë duam që të ketë mundësin që që t’i ndjek procedurat nga lartë dhe do të bëjmë përgatitjet e nevojshme. Në këtë drejtim nuk e marrim këtë në asnjë mënyrë ndryshe sepse e dimë që ai i ndjek procedurat rregullisht”, ka thënë ai.

Sveçla: Njohja e patentave nga Gjermania në fazën përfundimtare

0

Bëhet e ditur se ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla është takuar me homologun e tij nga Bavaria, Joachim Herrmann, transmeton albinfo.ch.

Sipas ministrit Sveçla, ndër bisedat e zhvilluara ka qenë edhe njohja e patentë shoferëve të Kosovës nga Gjermania.

“Jemi në fazën finale të njohjes së patentshoferëve të Republikës së Kosovës nga Gjermania”, njoftoi Sveçla në rrjetet sociale.

Theksohet se takimi i radhës i Bundesratit do të mbahet me 11 shkurt, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht se njohja e patentëve nga Kosova e Shqipëria do të jetë në rend dite. Ndryshe, njohja është parashikuar të ndodhë për të dyja vendet njëkohësisht.

Po ashtu, Sveçla dhe Herrmann kanë biseduar edhe për luftën e krimit të organizuar, korrupsionit, forcimin e shtetit ligjor dhe zhvillimin socio-ekonomik veçanërisht tani gjatë përballjes me pandeminë Covid-19. Minsiti i Brendshëm i Kosovës thotë se ndër prioritetet janë edhe liberalizimi i vizave, anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe në Interpol. Sipas tij, pala gjermane ka treguar gatishmëri të plotë për mbështetje. /Albinfo.ch

Barti mish dhe suxhuk, autobusi kosovar ndalohet nga dogana hungareze

0

Mërgimtarë nga Kosova që janë nisur për në Gjermani, me kompaninë “T…. Tours, janë duke pritur tash e sa orë në kufirin Serbi – Hungari.

Të paktën kështu ka thënë Faton Haxhaj, i cili është njëri nga udhëtarët e këtj autobusi, i cili për Klankosova.tv deklaroi se arsyeja e vonesës është fakti se në autobus ka qenë një sasi e mishit dhe suxhukut e cila nuk është deklaruar në pikëkalimin kufitar.

“Jam me agjencionin “T….Tours”. Kemi prit në kufi me Hungarinë nga ora 18:00 dje, e sot në mëngjes e kemi bërë kontrollën normale në ora 05:30. Pasi na kanë lëshuar, na kanë detyruar që të kthehemi mbrapa në hyrje, përsëri sepse kjo kompani ka marrë mish dhe suxhuk. Ata nuk e kanë deklaruar, e për atë arsye që s’e kanë deklaru na kanë kthy mbrapa”, ka thënë ai, derisa ka dërguar edhe pamje të kolonës së autobusëve nga kjo pikë kufitare.

Ndërsa, nga kompania “T… Tours” kanë thënë se nuk janë të informuar se autobusi i tyre ka mbetur në këtë kufi për disa orë, derisa nuk e mohojnë se ka mundur të ketë edhe sasi të mishit dhe suxhukut që është bartur me këtë autobus.

“Ka pasë porosi të udhëtarëve, ka mujtë me pasë. Nuk jam në dijeni që autobusi është në pritje nga ora 18:00 dje, ekipi s’ka lajmëru asgjë”, thuhet në përgjigjen e kompanisë.

IKSHPK: Në testimin e fundit mbi 70 për qind e mostrave ishin me variantin Omicron

0

Mbi 70 për qind të mostrave të testuara për Omicron në Kosovë, në testimet e fundit të bëra më 5 janar të këtij viti rezultuan pozitive me këtë variant.

Kështu kanë bërë të ditur përmes një përgjigje me shkrim nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, nga 34 mostra pozitive me coronavirus, në testimin e fundit më 5 janar 2022, 24 mostra apo 70 për qind kishin rezultuar me variantin Omicron.

Deri më tani në Kosovë tri herë ka pasur testime për variantin Omicron, ndërkaq numri i rasteve me këtë variant sipas këtyre të dhënave po rritet.

“Më datë 26.12.2021 janë testuar 23 mostra pozitive në SARS-CoV-2, prej të cilave ishin 8 (34.7%) me variantin Omicron.

Më datë 31.12.2021 janë testuar 30 mostra pozitive në SARS-CoV-2, prej të cilave ishin 10 (33.3%) me variantin Omicron.

Më datë 05.01.2021 janë testuar 34 mostra pozitive në SARS-CoV-2,​ prej të cilave ishin 24 (70.5%) me variantin Omicron”, kanë bërë të ditur nga IKSHPK-ja.

Ministria e Shëndetësisë është duke konsideruar rishikimin e masave antiCOVID, kjo pas rritjes së rasteve me coronavirus që është duke vazhduar tash e disa ditë në vendin tonë.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, Drin Podrimqaku, këshilltar në Ministrinë e Shëndetësisë këtër ditë më parë, por deri më tani nuk ka ndonjë masë të re që ka marrë kjo ministri.

“Ministria e Shëndetësisë po i konsideron rishikimin e masave antiCovid, sipas rekomandimeve të ekspertëve shëndetësor dhe të dhënave të gjendjes epidemiologjike nga institucionet shëndetësore”, kishte thënë ai.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se nga fillimi i vitit ka filluar rritje e rasteve pozitive me COVID-19 e veçmas me shfaqjen e variantit të ri të virusit SARS CoV-2 Omicron (B.1.1.529) duke shtuar intensitetin çdo ditë.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik.

“Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka theksua se është i domosdoshëm kujdesi i shtuar i të gjithëve që në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, të përdoren maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave, duke pamundësuar dhe shmangur përhapjen eventuale të mëtejme të infeksionit të COVID-19.

Vrasja në Podujevë: Viktima dhe vrasësi ishin baxhanakë (VIDEO)

0

Nga vrasja e sotme në malet e fshatit Pakashticë të Podujevës, Klan Kosova merr vesh se viktima dhe dorasi ishin baxhanakë mes vete dhe se vrasja ka ndodhur aksidentalisht, derisa burrat po bënin gjueti në male.

Viktima nga fshati Dumnicë është një 30-vjeçar me inicialet M.K., ndërsa dorasi një 34-vjeçar me inicialet F.B.

Policia është ende në vendin e ngjarjes dhe po bën hetime se si erdhi deri te vrasja.

Në vrasjen, që ndodhi në orën 16:00, ishin të pranishëm katër persona.

OJQ “THY” mirëpret marrëveshjen politike për Vitin Evropian të Rinisë, 2022

0

Përmes një postimi na faqen e saj zyrtare, OJQ ” THY” nga Prizreni, ka mirëpritur marrëveshjen politike për Vitin Evropian të Rinisë, 2022.

“Duke pasur parasysh që Komisioni Evropian ka mirëpritur marrëveshjen politike të arritur në Parlamentin Evropian, OJQ THY merr shembull shumë të mirë që edhe në Kosovë të ndodh një gjë e ngjashme, të shpallet viti 2022 si Viti i Rinisë, në të njëjtën kohë me Vitin Evropian të Rinisë, në BE.

Gjatë vitit 2022 priten të organizohen një sërë aktivitetesh në sektorin e rinisë ku të rinjtë nga Kosova fatkeqësisht nuk mund të përfitojnë nga të gjitha këto mundësi. Megjithatë, 8 milionë Eurot e ndara për vitin 2022 në kuadër të Programit Erasmus+ dhe Korpusit Evropian të Solidaritetit, të rinjtë evropianë do të përfitojnë nga shumë mundësi për të fituar njohuri, aftësi dhe kompetenca për zhvillimin e tyre profesional dhe për të forcuar angazhimin e tyre qytetar për të formësuar të ardhmen e Evropës.

Iniciativat që po zhvillohen në kuadër të Vitit Evropian të Rinisë do të mbështeten me Programet dhe instrumentet e tjera të BE-së ku gjithashtu autoritetet dhe organizatat vendore mund të kontribuojnë në objektivat dhe aktivitetet e Vitit.
Për të nderuar, mbështetur dhe angazhuar me të rinjtë në të gjitha nivelet, Viti Evropian i Rinisë do të ndjekë katër objektiva:
-Ripërtëritja e perspektivave pozitive për të rinjtë, me fokus të veçantë në efektet negative që pati mbi ta pandemia e COVID-19, duke theksuar se si tranzicioni i gjelbër dhe digjital dhe politikat e tjera të Bashkimit Evropian ofrojnë mundësi për të rinjtë dhe shoqërinë në përgjithësi;

-Mbështetja e të rinjve, duke përfshirë punën me rininë, veçanërisht të rinjtë me më pak mundësi, nga prejardhje të pafavorizuara dhe të ndryshme ose që u përkasin grupeve të cenueshme dhe të margjinalizuara, për të fituar njohuri dhe kompetenca përkatëse dhe kështu të bëhen qytetarë aktivë dhe të angazhuar, të frymëzuar nga një ndjenjë e përkatësisë evropiane;

– Mbështetja e të rinjve për të kuptuar më mirë dhe promovimi aktiv i mundësive të ndryshme në dispozicion të tyre, qoftë nga niveli i BE-së, kombëtar, rajonal apo lokal, për të mbështetur zhvillimin e tyre personal, social, ekonomik dhe profesional.
– Integrimi i politikës rinore në të gjitha fushat përkatëse të politikave të Bashkimit në përputhje me Strategjinë e BE-së për Rininë 2019 – 2027 për të inkurajuar që një perspektivë rinore të futet në politikëbërje në të gjitha nivelet.

Viti Evropian i Rinisë synon të jetë ndërsektorial dhe të ndërtohet mbi të gjitha politikat e BE-së.

Gjatë Vitit Evropian pritet të nisin disa nisma kryesore nga të gjitha fushat e politikave. Kjo përfshin një nismë e re për të ndihmuar të rinjtë që nuk janë në punësim, arsim ose trajnim për të gjetur rrugën e tyre drejt tregut të punës duke kombinuar mbështetjen për arsimin, trajnimin profesional ose punësimin në vendin e tyre të origjinës me një vendosje pune në një shtet tjetër të BE-së. Viti Evropian i Rinisë do të shkojë gjithashtu paralelisht me NextGenerationEU, i cili rihap perspektivat për të rinjtë, duke përfshirë vende pune cilësore dhe mundësi arsimimi dhe trajnimi për Evropën e së ardhmes, dhe mbështet pjesëmarrjen e të rinjve në shoqëri.

Që viti i Rinisë të jetë i suksesshëm, është e rëndësishme ta formojmë atë së bashku me njerëzit që do të përfitojnë më shumë prej tij. Të rinjtë dhe organizatat rinore janë gjithashtu të përfshira ngushtë në organizimin e Vitit, së bashku me institucionet relevante duhet të lobohet që edhe të rinjtë europian (kosovarët) me perspektivë evropiane të kenë mundësi të përfitojnë sa më shumë që munden nga kjo, duke theksuar aspektin e pjesëmarrjes të numrit më të madh të të rinjve në vend.

Programi i plotë i aktiviteteve dhe informacione të mëtejshme do të jenë të disponueshme në Portalin Rinor Evropian.”, thuhet në fund të këtij postimi nga OJQ ” THY”.

Përurohet një zyre e re “Dhoma mike” për intervistim e viktimave të dhunës në familje – donacion nga MSU-KFOR italian

0

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se sot, me datë 13 janar 2022, policia rajonale në Prizren, përkatësisht stacioni policor Prizren-Veri, ka bërë pranimin e “Dhomës mike”, një donacion nga MSU-KFOR Italian.

Pritjen e mysafirëve nga MSU-KFOR Italian e kanë bërë stafi i drejtorisë rajonale në Prizren dhe, së bashku më përfaqësuesin e këshillit të KFOR-it dhe udhëheqësin e MSU e kanë prerë shiritin e inaugurimit të “Dhomës mike”.

Dhoma mike është një zyrë e kompletuar e cila shërben për intervistimin e viktimave të dhunës në familje dhe viktimave me nevoja të veçanta, andaj një investim të tille donacion, policia e Kosovës është duke e pranuar pothuajse në të gjitha stacionet.

Në shenje respekti dhe falënderimi për kontributin e dhënë, një mirënjohje nga policia e Kosovës i është dhënë kolonel Fedele Stefano, Komandant i regjimentit MSU-KFOR, ndërsa një fjalë rasti përshëndetëse për ketë donacion e mbajti kolonel Faton ALIJA, drejtor rajonal i policisë në Prizren dhe, një fjalë përshëndetëse ishte nga përfaqësuesja e Këshillit të KFOR-it Dr.Elisabeth SCHLEICHER.

Me rregullimin e infrastrukturës për viktimat e dhunës në familje dhe personave me nevoja të veçanta për intervistim, policia e Kosovës po realizon objektivat, duke u bazuar në profesionalizëm dhe mbrojtje të dinjitetit duke krijuar kushtet adekuate për viktimat, thuhet në njoftim/

 

Prishtinë, nipi e rrahë dajën

0

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person që dyshohet se pas një mosmarrëveshje, e ka sulmuar fizikisht dajën e tij.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Nexhmedin Llumnica” në Prishtinë, mbrëmë në orën 19:00.Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Dënohet kosovari: Ka mashtruar murgun për më shumë se 100.000 franga

0

Prej vitesh, një 43-vjeçar vizitonte një murg plak të një manastiri të Zugut. Ai sajonte gënjeshtra ngjethësve dhe shfrytëzonte në mënyrë të paturpshme mirëbesimin e murgut.

Tani, mekaniku kosovar është dënuar për mashtrim.

Duke qenë person thellësisht i devotshëm, murgu nga manastiri i Zugut e konsideronte si detyrë të tij të krishterë të ndihmonte të tjerët.

Kështu, ai në vazhdimësi i jepte para një mekaniku. Një herë për një operacion, herën tjetër për shkollimin e së bijës ose për të blerë ushqime. Vite më vonë u bë e qartë se të gjitha ishin histori gënjeshtrash. Murgu pra viktimë e një mashtrimi të paturpshëm.

I akuzuari tashmë 43-vjeçar kishte vizituar rregullisht klerikun midis viteve 2017 dhe 2020 në manastirin e Zugut. Ai i tregonte atij për emergjenca dhe tragjedi të shumta që i kishin ndodhur në jetën e tij dhe kështu haste në zemër të hapur te murgu mbi 85-vjeçar, i cili gjithmonë besonte në të mirën e njerëzve.

100 000 franga në 27 këste

Ai përgjatë viteve i ka dhënë atij 27 herë shuma të ndryshme parash – duke arritur kështu te një shumë prej më shumë se 100,000 frangash, shkruan zentralplus.ch. Pasi i ishin harxhuar kursimet, murgu kishte marrë hua nga miqtë dhe të njohurit për të vazhduar të ndihmonte familjen.

Kërkesat e 43 vjeçarit konsistonin ndër të tjera në mungesën e parave për gruan e tij, e cila dyshohej se vuante nga kanceri. Kleriku ka paguar edhe për varrimin e saj. Më vonë ai u desh të financonte qëndrimin në spital apo shkollimin e vajzës së të akuzuarit.

“Ai e dinte saktësisht se si duhej të manipulonte dhe të bënte presion ndaj murgut në mënyrë që ai të bënte pagesa të mëtejshme si rezultat i natyrës së tij të mirë dhe gatishmërisë për të ndihmuar”, thuhet në shkresën e prokurorit publik të Zugut në kuadrin e urdhrit penal që së fundmi ka marrë formë të prerë.

Kleriku nuk kishte mundësi të kontrollonte nëse situatat emergjente jashtë vendit, të cilat ja paraqiste kosovari, ishin të sakt. Përveç kësaj, mekaniku vazhdonte t’i tregonte atij “dëshmi” të falsifikuara me shkrim lidhur me këtë. Për një kohë të gjatë, vetë murgu nuk pranonte të besonte se ai mund të mashtrohej. “I besonte verbërisht të akuzuarit”, thotë prokurori publik.

Prifti kishte injoruar paralajmërimet nga eprorët e tij dhe nga Caritas-i.

Nisur nga fakti se ai ka injoruar të gjitha sinjalet paralajmëruese dhe ka neglizhuar masat më elementare parandaluese, zyra e prokurorit publik i vë si barrë priftit të ashtuquajturën “shkelje të përgjegjësisë së viktimës”.Kjo do të thotë se zbutet dënimi për të akuzuarin sepse viktima ia ka lehtësuar atë.

Një shans i fundit
Zyra e prokurorit publik e konsideron gjobën prej 180 njësish ditore të përshtatshme për veprën penale të mashtrimit. Meqenëse i akuzuari nuk ka as të ardhura të mjaftueshme, as kursime dhe as vendbanim të përhershëm në Zvicër, kjo masë ndëshkimi gjithsesi nuk mund të realizohej.

Prandaj mekaniku dënohet me 180 ditë burg me kusht. Ai duhet të mbajë kaq ditë burgim nëse brenda pesë viteve të ardhshme kryen ndonjë vepër penale, përcjell albinfo.ch. Sidoqoftë, kosovari tashmë i ka mbajtur 69 ditë paraburgim.

Ikje e madhe e punëtorve nga Kosova drejt shteteve ( Sloveni, Gjermani, Kroaci )

0

Çdo të dytin person në Kosovë, nëse pyetet, dëshiron të largohet nga Kosova, për të punuar në një shtet evropian.

Nisur nga aplikimet e shumta për tu larguar nga Kosova, vendi së shpejti do të përballet me mungesën e fuqisë punëtore. Kështu ka deklaruar Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat.

Azemi për këtë është nisur nga deklarimi i shtetit gjerman se ka nevojë edhe për mbi 400 mijë punëtorë të huaj, e mbase shifra mund të shkojë deri në një milion. Ndërkohë që ditë më pare Albinfo ka raportuar se vetëm në dhjetor kanë qenë rreth 57 mijë aplikime nga kosovarët për viza pune në Gjermani.

Shqipëria dhe Kosova renditen lartë, për sa i përket dëshirës së largimit nga vendi i lindjes. Shqipëria ishte e katërta në një listë me 152 vende përsa i përket dëshirës së qytetarëve për t’u larguar nga vendi.

Në anketën botërore të Organizatës Gallup, 60% e pjesëmarrësve nga Shqipëria shprehen se do të donin të largoheshin.

Kosova renditet e trembëdhjeta me 46% të pjesëmarrësve që shprehin dëshirë për t’u larguar. Mes shteteve të Evropës, Kosova dhe Shqipëria ishin vendet me përqindjen më të lartë përsa i përket dëshirës për imigrim.

Arsyet janë, punësimi, pagat, shëndetësia, standarti i jetës, shkollimi dhe më pak vizia turistike.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort