Home Blog Page 3631

KMDLNJ: Kushtëzimi i Borrellit për referendumin e Serbisë në Kosovë, i pamoralshëm

0

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ka reaguar ndaj kërkesës së kryediplomatit evropian, Josep Borrell, për mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë për ndryshimet kushtetuese, duke thënë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të lejojë në asnjë mënyrë shkeljen e sovranitetit të shtetit.

KMDLNJ në reagimin e saj e quan të pamoralshme kushtëzimin e Borrellit për lejim të mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë për ndryshime kushtetuese, duke thënë se kryediplomati evropian duhet të respektojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe dhe vullnetin e më shumë se 100 shteteve që e kanë pranuar Kosovën, shtet të pavarur dhe sovran.

Serbia ka kërkuar që referendumi i 16 janarit të mbahet edhe në Kosovë, dhe një kërkesë të tillë Borrell ia ka adresuar edhe kryeministrit Albin Kurti, por që ky i fundit është shprehur kategorik kundër, duke thënë se serbët e Kosovës mund të marrin pjesë vetëm përmes postës ose zyrës ndërlidhëse.

KMDLNJ thotë se nuk e ka të qartë rolin e Borrell-it si lehtësues në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë duke e vlerësuar kredibilitetin e tij me notën zero.

“Mbajtja apo lejimi për mbajtje të një referendumi të Serbisë në Kosovë ndërlidhet me sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës andaj qeveria e Kosovës nuk duhet të lejojë në asnjë mënyrë dhunimin e këtij sovraniteti që ia garanton edhe e drejta ndërkombëtare sikur që e detyron edhe Kushtetuta e Kosovës të mos lejojë këtë referendum. Qeveria e Kosovës nuk mund të kushtëzojë se kush do të jetë përfaqësues i BE –së në bisedime midis Kosovës dhe Serbisë por duhet të reagojë në çdo veprim anues të Borrell-it dhe Lajçakut duke mos bashkëpunuar për jetësimin e propozimeve të tyre e që janë nga pozicionet puro serbe”, thuhet në reagim.

Moslejimi i mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë për ndryshime kushtetuese të Serbisë, sipas KMDLNJ-së nuk ka të bëjë me të drejtat e njeriut përmes mohimit të drejtës së votës, por pikërisht është demonstrim i zbatimit të universalitetit të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e Kosovës pavarësisht përkatësisë etnike.

“Pikërisht ndërkombëtarët i kanë imponuar Kosovës devijim nga universaliteti i të drejtave të njeriut përmes diskriminimit pozitiv që vlen për serbët e që praktika e të drejtave të njeriut nuk e njeh këtë cilësim andaj KMDLN kërkon që ky cilësim diskriminues (diskriminimi pozitiv) të hiqet nga përdorimi për t’i lënë vend zbatimit të të gjitha dokumenteve kombëtare dhe ndërkombëtare që rregullojnë të drejtat e njeriut , pa bërë asnjë diskriminim”, përfundon reagimi i KMDLNJ-së.

Ngritet aktakuzë ndaj dy personave për falsifikim të parasë

0

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se këtë të enjte ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special për veprën penale “Falsifikim i parasë”.

“Prokuroria Speciale njofton se dy të pandehurit M.B dhe Sh.B. duke vepruar në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ‘’Falsifikim i parasë’’ nga neni 296 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

FMN – Ekonomia e Kosovës sivjet pritet të rritet 3.8%

0

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), së fundmi vlerëson se ekonomia e Kosovës po rikthehet nga recesioni i saj më i thellë i dekadës, e nxitur nga normat e përmirësuara të vaksinimit, lëvizshmëria e përtërirë, veprimet e politikave dhe mbështetja e jashtëzakonshme nga diaspora. Pas tkurrjes me 5.3 për qind në vitin 2020, PBB-ja reale u parashikua të rimëkëmbet me 7.5 për qind në vitin 2021.

Sipas FMN-së, përgjigja fiskale ndaj pandemisë siguroi rrugë shpëtimi për familjet dhe firmat dhe zbuti ndikimin e goditjes tek ata që u prekën më shumë nga pandemia.

Pas një rikthimi të fortë të të ardhurave, qëndrimi i politikës fiskale u shtrëngua në një pozicion pothuajse të balancuar në vitin 2021 nga një deficit prej afërsisht 8 për qind e PBB-së [Produkti Brendshëm Bruto] në 2020. Megjithatë, zvarritja e saj në ekonomi u kompensua më shumë se nga hyrjet e jashtëzakonshme të diasporës dhe rritjes të qëndrueshme të neto kredive për sektorin privat.

Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se Kosova pati një inflacion prej 5 për qind ndikuar nga çmimet e larta të energjisë  dhe ushqimeve.

“Inflacioni në vitin 2021 parashikohet të jetë rritur në më shumë se 5 për qind (nga viti në vit) për shkak të çmimeve më të larta të energjisë dhe ushqimeve, të cilat u kthyen në nivelet e tyre e para pandemisë”, thotë FMN.

Me rezerva të forta kapitali dhe likuiditeti dhe shkallë të ulët të kredive joperformuese, sektori bankar ka qenë elastik në përgjithësi.

Sipas FMN-së, aktiviteti ekonomik parashikohet të rritet me 3.8 për qind në vitin 2022, i nxitur pjesërisht nga momenti i fortë ekonomik në vitin 2021. Pasiguria rreth perspektivës mbetet e lartë dhe pandemia vazhdon të jetë  rrezik për  rënie.

Dhimbja afatgjatë nga pandemia tani pritet të jetë më e ulët se ajo e parashikuar në 2020-ën, pasi flukset e diasporës kanë qenë më elastike sesa pritej.

Tutje thuhet se politikat strukturore, si diversifikimi i motorëve të rritjes së Kosovës, luftimi i informalitetit dhe krijimi i kushteve për rritje më të gjelbër ekonomike, mund të zbusin këto efekte afatgjata të pandemisë.

Dy të vdekur e 427 raste të reja me COVID-19

0

Dy persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë si pasojë e infektimit me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2.994 që nga fillimi i pandemisë.

Sipas njoftimit të së enjtes të Ministrisë së Shëndetësisë, janë shënuar edhe 427 raste të reja pozitive gjatë kësaj kohe.

Rastet e reja të infektimit janë shënuar nga gjithsej 5.881 mostra të marra për testim.

Ndërkohë janë shëruar 31 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 158 mijë e 315.

Me shifrat e regjistruara së fundmi, numri i rasteve aktive është rritur në 2.811.

Në njoftimin e MSH-së, thuhet se në 24 orët e fundit janë dhënë 3.541 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.704.633 doza të vaksinës.

Deri më sot, 793.574 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 24.841 doza përforcuese dhe 2.137 doza të treta.

KPK: Ndërkombëtarët do të ftohen për monitorim të zgjedhjes së Kryeprokurorit

0

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka thënë se do të ftohen partnerët ndërkombëtar për monitorim, në mënyrë që zgjedhja e Kryeprokurorit të ri të jetë sa më transparente.

KPK-ja ka thënë se në mbledhjen e 208-të të mërkurën, ka marrë vendim për shpalljen e konkursit për Kryeprokuror të Shtetit.

KPK-ja ka thënë se gjithë partnerët ndërkombëtarë e vendorë janë informuar për agjendën e takimit të 208-të të saj ku në rend dite ishte edhe shpallja e konkursit për Kryeprokuror.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës, ashtu siç ka marrë vendim për shpalljen e konkursit, duke u bazuar në afatet ligjore, do të vazhdojë të gjitha procedurat deri në zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri, duke respektuar ligjet dhe aktet e tjera nënligjore që rregullojnë këtë proces. Po ashtu, Këshilli Prokurorial i Kosovës, sikurse në proceset e tjera, edhe në këtë proces do të ftojë partnerët ndërkombëtarë për monitorim, me qëllim që të jetë sa më transparente zgjedhja e Kryeprokurorit të ri të Republikës së Kosovës. Këshilli Prokurorial i Kosovës vlerëson lart mbështetjen e vazhdueshme që po japin partnerët ndërkombëtarë, andaj edhe do të vazhdojë të bashkëpunojë për të gjitha proceset e sistemin prokurorial të Kosovës, me qëllim të fuqizimit dhe ngritjes së vazhdueshme të efikasitetit të këtij sistemi”, thuhet nga KPK-ja.

Reagimi i KPK-së ka ardhur pasi Ambasada Britanike sot u shpreh e befasuar me Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), që të mërkurën shpalli konkurs për kryeprokurorin e ri të shtetit.

Ambasada përmes një njoftimi në llogarinë e saj në Facebook, ka treguar se ka ofruar mbështetje edhe për këtë proces, porse është anashkaluar.

“Ambasada britanike ka vite që mbështet Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK). Së fundmi, kemi ofruar mbështetje edhe për rekrutimin e pozitës së Kryeprokurorit të Shtetit. Përderisa ne ishim duke pritur përgjigje nga KPK-ja, vendimi i djeshëm për ta shpallur pozitën (konkursin v.j.) pa mbështetjen tonë, ishte befasues. Edhe përkundër faktit se një mundësi për të dëshmuar partneritet dhe transparencë u humb, presim që KPK-ja të zhvillojë proces rekrutues të mirë, transparent dhe meritor”, thuhet në njoftimin e Ambasadës britanike.

Një muaj paraburgim për zyrtarin e MKRS-së, Leotrim Gashi

0

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj zyrtarit të MKRS-së, Leotrim Gashi.

Ai akuzohet për veprën penale “marrje ryshfeti”.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake, ka ardhur në përfundim se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, është e bazuar dhe e argumentuar për këtë fazë të procedurës.

“Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet nga Gjykata.

Leotrim Gashi, i cili ka një karrierë muzikore në zhanrin popullor dhe folklorik, u arrestua më 11 janar të këtij viti nën dyshimet se ka kërkuar dhe pranuar ryshfet prej mijëra eurosh nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga ministria përkatëse./KSP

Serbia e Shqipëria bashkëpunim në kulturë në harmoni me “Open Balkan”

0
Të mërkurën, drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Serbisë, Vladimir Pishtalo, u prit nga drejtori i Muzeut Kombëtar Historik, Dorian Koçi. Sipas raportimeve të mediave shqiptare, dyshja u dakorduan për marrëdhënie ndërinstitucionale e bashkëpunime potenciale. Projektet e përbashkëta në kulturë është thënë se janë në mbështetje të projektit “Open Balkan”

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Serbisë, Vladimir Pishtalo, ka qëndruar në Shqipëri në një vizitë ditore. Bashkë me udhëheqës të institucioneve të kulturës e të trashëgimisë kulturore në Shqipëri, Pishtalo synon që të ngrejë ura bashkëpunimi ndërinstitucional.

Udhëheqësi i institucionit më të lartë bibliotekar të Serbisë, të martën e të mërkurën ka vizituar Tiranën me ftesë të drejtores së Qendrës Kombëtare të Librit dhe të Leximit, Alda Bardhyli. Ai ishte nikoqir i Bardhylit në Beograd në nëntor të vitit të kaluar. Të mërkurën, Pishtalo u prit nga drejtori i Muzeut Kombëtar Historik, Dorian Koçi. Sipas raportimeve të mediave shqiptare, dyshja u dakordua për marrëdhënie ndërinstitucionale e bashkëpunime potenciale.

Kurse në konferencën për media të mbajtur me Alda Bardhylin të martën, raportohet se Pishtalo vlerësoi takimet bilaterale midis dy institucioneve si të rëndësishme në ngritjen e urave të bashkëpunimit kulturor dhe letrar midis Shqipërisë dhe Serbisë dhe në mbështetje të autorëve shqiptarë dhe atyre serbë.

Siç raportohet, ndër pikat e paraqitura si nisje të këtij bashkëpunimi, Pishtalo veçoi punën e ngritur për krijimin e një antologjie të përbashkët me tre autorë shqiptarë dhe tre autorë serbë, në gjuhën shqipe dhe atë serbe. Po ashtu, projektet e përbashkëta në kulturë është thënë se janë në mbështetje të projektit “Open Balkan”. Në këtë nismë janë të përfshira Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Është nismë rajonale për njëfarë liberalizimi të tregut e lëvizjeve të qytetarëve.

“Nisja e një perspektive për projekte kulturore në fushën e librit dhe të arteve midis dy vendeve dhe hartimin e programeve të përbashkëta në ndihmesë të autorëve shqiptarë për përkthimin e veprave të tyre në gjuhën serbe dhe anasjelltas; propozimin për një ribotim të plotë të veprës së Ismail Kadaresë, si një prej shkrimtarëve më përfaqësues shqiptarë, por edhe të rajonit”, shkruhet në raportimin që i ka bërë takimit Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Por bashkëpunimet e Shqipërisë në fushën e kulturës me shtete të tjera të rajonit nuk kanë shkuar aq mirë. Të paktën jo me Kosovën. Shqipëria dhe Kosova prej vitit 2014 nënshkruajnë kalendarë të përbashkët kulturorë e protokolle për bashkëpunime ndërinstitucionale. Shumica e marrëveshjeve kanë ngelur vetëm në letër.

Në anën tjetër, bashkëpunimi kulturor midis Kosovës dhe Serbisë mbetet në kuadër të individëve dhe organizatave joqeveritare. Kosova tash e dy dekada pret kthimin e 1247 eksponateve të marra nga Muzeu Kombëtar i Kosovës për gjoja një ekspozitë në Beograd. Vitin e kaluar institucionet serbe nuk kishin kthyer përgjigje ndaj shkresave të Muzeut Kombëtar të Kosovës. Bile kërkesën e Kosovës për kthimin e eksponateve të marra në fund të viteve ’90, institucionet serbe e kishin komentuar si provokim të rrezikshëm për trashëgiminë kulturore.

Haradinaj, prokurorit të ZPS-së: Mos e luaj rolin e budallës, s’kam publikuar asnjë dokument

0

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka vazhduar ta jap dëshminë e tij përpara Gjykatës Speciale në Hagë

Haradinaj tha se ai asnjëherë s’ka publikuar asnjë faqe të asnjë dokumenti, teksa u pyet nga prokurori se pse nuk ka tentuar që t’i redaktojë emrat e dëshmitarëve në dosjet që arritën në OVL-në e UÇK-së.

Ai tha se s’ka çfarë të redaktoj, pasi sipas tij, ai s’ka publikuar asgjë dhe s’ka dashur ta bëjë një gjë të tillë.

Ndërsa, në momentin kur prokurori e pyeti Haradinajn se “a doni të thoni që ju nuk keni dashur t’i redaktoni emrat”, ai iu drejtua atij që të mos e luaj rolin e budallait.

“Mos e luaj rolin e budallës, kinse nuk po e dinë se çfarë po flas. Ose kërkoj që të ndërrohen përkthyesit sepse nuk jeni duke e ditur se çfarë po flas”.

“Thashë, nuk kam pasur nevojë të merrem me redaktimin sepse nuk ka qenë qëllimi jem që t’i publikoj. Qëllimi jem ka qenë të dëshmojë se çfarë na ka ardhë. Ti mendo çka të duash, mendimi jem është ky”, është shprehur Haradinaj.

Më tej, Haradinaj kërkoi dënim maksimal nëse në këto dosje, ka diçka që nuk është folur 3 deri në 4 vjet më përpara në opinion publik në Kosovë.

“Nëse ju thoni se ka dalë diçka që nuk është folur 3 deri në 4 vjet më përpara, më përjashtim të paketës tre, e cila është fol dy muaj më përpara, unë lypi dënimin maksimal, nëse s’është kështu siç po them”, ka thënë Haradinaj.

Eksperti i shëndetësisë: Jemi në fillimet e valës së radhës të pandemisë

0

Eksperti i shëndetësisë Driton Vela ka folur në lidhje me rritjen e rasteve me COVID-19 në Kosovë. Ai tha se jemi në fillimet e valës së radhës.

“Kjo do të thotë që jemi në fillimet e valës së radhës, janë javët e para, në bazë të të dhënave, e cila ka filluar në fund të dhjetorit, po duket që po i përngjan shumë variantit Delta, së paku sa i përket rritjes së numrit të rasteve aktive, por jo edhe për parametra tjerë të pandemisë”, deklaroi Vela.

“Është shumë e ngjashme me atë se çka ka ndodhur gjatë valës së Deltës, fatmirësisht që gjatë javëve të para nuk po vërejmë rritje të hospitalizimeve dhe vetëm sot ishte një vdekje. Kemi edhe dëshmi shkencore, varianti Omicron përhapet më shpejt se variantet paraprake, duke përfshirë edhe variantin Delta, por e mira është se shkalla e rrezikut nga hospitalizimet nga ky variant është më e ulët”, ka thënë ai në KlanKosova.

Tutje, Vela tha se është takuar me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, ku kanë diskutuar masat.

“Ky komision është këshillëdhënës, është i përbërë nga ekspertë në kuadër të pandemisë, është zyrtarizuar në fund të dhjetorit nga ministri Rifat Latifi, edhe pse është krijuar vonë ky komision, kemi mbajtur një takim, ku janë diskutuar disa opsione, nga ato më ekstreme deri te ato më të arsyeshme, të gjithë kanë dhënë rekomandimet e veta, ka disa propozime të tipit ndoshta të ashpërsimit të orës policore, por jo të jetë shumë e theksuar, kemi pasur edhe propozime edhe më të ashpra, por që nuk ka pasur konsensus”, ka deklaruar ai.

ZRRE pritet të publikojë tarifat e reja të rrymës në muajin shkurt

0

Shtrenjtimi i energjisë elektrike dhe rikthimi i bllok-tarifave janë vetëm disa kërkesa që Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë (ZRRE) është duke i shqyrtuar për strukturën e re tarifore.

Të dhënat e detajuara rreth kësaj strukture, ZRRE paralajmëron se do t’i bëjë publike në fillim të muajit shkurt.

“Shpresojmë që raportet përfundimtare të publikohen sapo ekspertët e ZRRE-së t’i analizojnë të gjitha të dhënat. Të gjitha palët do të njoftohen në kohën kur raportet do të bëhen publike”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së dërguar Radios Evropa e Lirë.

Në muajin dhjetor, ky institucion – pas kërkesave të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (KEDS) dhe Kompanisë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) – ka nisur të bëjë shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike.

Ky shqyrtim është thënë se ka për qëllim të reflektojë mbi çmimet e ngritura të importit të rrymës, si pasojë e krizës globale energjetike.

ZRRE bën të ditur se tarifat që do të përcaktohen në këtë shqyrtim, do të aplikohen për një vit.

Kjo lë të kuptohet se shqyrtimi i rregullt i tarifave, që zakonisht bëhet në prill të çdo viti, eliminohet.

ZRRE nuk jep ndonjë të dhënë se sa mund të shtrenjtohet rryma. Por, Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) ka kërkuar tashmë që rritja të jetë 7 për qind.

Konsumatorët e Kosovës aktualisht paguajnë 6.75 centë për kilovat në orë.

Rikthimi i bllok-tarifave, mundësi për kursim të energjisë elektrike

Instituti për Politika Zhvillimore në Kosovë (INDEP) ka kërkuar nga ZRRE-ja rikthimin e bllok-tarifave dhe jo rritje të çmimit të rrymës.

Bllok-tarifat kanë qenë pjesë e strukturës tarifore të energjisë elektrike në Kosovë nga viti 2006 deri në vitin 2017.

Sipas tyre, kur një ekonomi familjare ka shpenzuar më shumë se 600 kilovatë rrymë në muaj, çmimi për të ka qenë më i lartë në krahasim me familjet që kanë shpenzuar nën 600 dhe 300 kilovatë në muaj.

ZRRE i ka hequr ato rreth pesë vjet më parë.

“Bllok-tarifat konsiderohen nga konsumatorët si të komplikuara për t’u kuptuar”, ka thënë ZRRE në atë kohë.

Sipas INDEP-it, rikthimi i bllok-tarifave është një mundësi e mirë për kursimin e energjisë elektrike.

“Ne konsiderojmë që një strukturë tarifore, që bazohet në konsum të energjisë, do të bënte që të mos kemi shtrenjtim të energjisë për disa kategori që nuk shpenzojnë shumë”, thotë Dardan Abazi, ekspert i politikave të energjisë në INDEP.

“Pra, për këto kategori nuk duhet të ketë rritje të çmimit. Por, një çmim i ri duhet të ndodhë në kategoritë e familjeve që shpenzojnë më shumë energji, mbi 600 kilovatë, apo mbi 1,000 kilovatë”, thotë Abazi.

Sipas një analize të INDEP-it të bërë në kohën kur aplikoheshin bllok-tarifat, qytetarët e kanë kursyer energjinë elektrike.

Abazi thotë se në atë kohë, mbi 81 për qind e konsumatorëve nuk kanë shpenzuar më shumë se 600 kilovatë në muaj.

Sipas INDEP-it, struktura tarifore, që ka ndryshuar në vitin 2017, ka nxitur konsumatorët që të shpenzojnë më shumë energji elektrike, duke filluar përdorimin e saj edhe për ngrohje.

Rikthimin e bllok-tarifave e kërkon edhe KEDS-i, duke thënë se kjo strukturë tarifore do ta lehtësonte sistemin, pasi që konsumatorët do të ngroheshin më pak me rrymë.

KEDS, në listën e shpenzuesve më të mëdhenj të energjisë elektrike në vitin 2021, ka identifikuar ngrohjen qendrore me rrymë dhe bojlerin.

Amvisëritë në Kosovë mund të kontrollojnë shpenzimin e rrymës në ueb-faqen e KESKO-së, pasi të regjistrohen me kodin e konsumatorit që figuron në faturë.

Në fund të vitit të kaluar, konsumatorët në Kosovë janë përballur me reduktime të ashpra të energjisë elektrike, por kjo situatë, sipas KEDS, është stabilizuar.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, thotë për Radion Evropa e Lirë se me ftohjen e motit, kërkesat për energji elektrike janë rritur.

Për të përmbushur nivelin e konsumit, i cili më datën 11 janar ishte 1232 megavatë në orë, Buzhala thotë se janë duke importuar energji elektrike mbi 500 megavatë dhe atë me çmime të larta.

“Çmimet e importit kanë qenë në rënie nga data 24 dhjetor, 2021, por në dy ditët e fundit kanë filluar të rriten. Varet nga kontrata që realizohet, por, për momentin, çmimi i energjisë elektrike për megavat shkon deri në 270 euro”, thotë Buzhala.

Importi i energjisë elektrike është i pashmangshëm, pasi që termocentralet në Kosovë aktualisht nuk po arrijnë të prodhojnë më shumë se 500 megavatë energji elektrike në orë.

Një nga arsyet për nënprodhim është vjetërsia me dekada e termocentraleve.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort