Home Blog Page 3630

Parashikimi i motit për dy ditët në vazhdim

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se në dy ditët në vazhdim do të ketë mëngjes të ftohtë.

Gjithashtu, do të përcillet me ngrica dhe me mjegull.

“Vendi ynë ndodhet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike. Kjo situatë barike do të kushtëzojë mot relativisht të qetë. Mëngjesi do të jetë i ftohtë, me ngrica dhe me mjegull. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -8 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Tutje, IHK-ja bën të ditur se gjatë këtyre dy ditëve, do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

Të shtunën marshohet në Prizren, në mbështetje të Bosnies

0

Të shtunën më 15 janar, më fillim nga ora 13, do të protestohet përpara shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit, në përkrahje të Bosnie e Hercegovinës.

Marshi mbështetës po bëhet në kuadër të krizës politike dhe prtoestave të shumta tash e disa ditë në Bosnie.

Marshi është ftuar nga Iniciativa NASA, e cila thotë se nisma e tyre po bëhet për të kundërshtuar ndarjen e Bosnies.

“Në momentet kur rishfaqen idetë për ndarjen e Bosnjë-Hercegovinës, ku glorifikohen kriminelët e dënuar të luftës dhe kërcënohen sërish armët dhe konfliktet, nuk mund dhe nuk guxojme të heshtim. NAŠA por fton të gjithë boshnjakët, por edhe njerëzit e tjerë, pa dallim përkatësie politike dhe dallime të tjera të mundshme, të bashkohen me ne marsh!” thuhet në njoftimin e Iniciativës.

Bashkë me thirrjet për marsh, është thirrur edhe respektimi i masave anti-COVID.

Marshi i nisur nga shtëpia e Lidhjes së Prizrenit, do të drejtohet kah Shadërvani, ku përfaqësuesit e organizatorëve do t’u drejtohen qytetarëve të mbledhur.

Qeveria planifikon reformën e sistemit pensional sivjet

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria e udhëhequr prej tij po planifikon që gjatë këtij viti ta bëjë reformën e sistemit pensional.

Sipas kryeministrit, një reformë e tillë po bëhet për të siguruar sistem të drejtë dhe pension të dinjitetshëm për secilin pensionist që ka dhënë kontribut për vendin.

“Me vendimin e djeshëm të Qeverisë janë rritur pensionet ashtu që të mos kemi asnjë të tillë nën 100 euro. Kësisoj, pensioni bazik, pensioni familjar dhe ai invalidor i punës janë rritur për 11%, kurse pensioni i aftësisë së kufizuar për 33%. E dimë që jemi larg mirëqenies por duam që me rritjen aktuale ekonomike të ndihmojmë shtresat sociale që kanë më së shumti nevojë. Këtë vit planifikojmë të fillojmë edhe reformën e sistemit pensional, që të sigurojmë sistem të drejtë dhe pension të dinjitetshëm për secilin pensionist që ka dhënë kontribut për vendin tonë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Të mërkurën, Qeveria mori vendim që asnjë pension të mos jetë nën 100 euro. Mirëpo, kjo nuk ishte e mirëpritur nga Shoqata e Pensionistëve të Kosovës që e konsideruan si “lëmoshë” rritjen prej 10 eurove.

Një muaj paraburgim rahovecianit që u rrah nga djemtë, kanosi bashkëshorten

0

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ka shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurit B.B, i cili dyshohet se kanosi bashkëshorten e tij.

Këtë vendim, gjykatësi procedurës paraprake, Ilir Rashkaj, e mori të enjten, një orë pasi që ndaj dy djemve të tij, K.B dhe L.B, po ashtu kishte caktuar masën e paraburgimit prej një muaj, ndërsa ndaj të tretit, R.B, kishte caktuar masën e arrestit shtëpiak, për shkak se të njëjtin dyshohen se e kishin lidhur dhe rrahur atë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurori Sadri Alija, ka deklaruar se ka propozuar caktimin e masës së paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri B.B, më 11 janar 2022, në fshatin Dobidol, shkakton dhunë në familje, me qëllim të shkaktimit të frikësimit dhe ankthit seriozisht e kanos personit tjetër- këtu të dëmtuarën bashkëshorten e tij Sh.B, se do ta privojë nga jeta.

Ai tha se janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 165 të KPP, për caktimin e masës së paraburgimit, pasi që ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale dhe i njëjti mund ta përsërisë atë vepër, të arratiset apo të ndikojë në dëshmitarë.

Sipas tij, prokuroria i ka vlerësuar të gjitha masat e tjera të parapara me nenin 173 të KPPRK-së, mirëpo në rastin konkret nuk janë të mjaftueshme për sigurimin e të pandehurit në procedurë.

Ndërsa, mbrojtësi i të pandehurit, avokati Ismet Kerqaku, ka kundërshtuar kërkesën e prokurorisë duke shtuar se masa e propozuar nga prokuroria është e rendë.

Ai ka kërkuar nga gjykata që për shkak të moshës së të pandehurit, të njëjtit t’i caktohet masa e paraburgimit prej 10 ditësh.

Më pas, i akuzuari B.B, nuk i ka pranuar veprimet e veta duke thënë se dispozitivi i kërkesës përmban të pavërteta.

“Ato çka po thotë prokurori nuk janë të vërteta, unë nuk kam armë për me vra familjen time”, tha i pandehuri B.B.

Gjykatësi i procedurës paraprake, Ilir Rashkaj, pas deklarimit të palëve, ka marrë vendimin mbi caktimin e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, duke cekur se janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së paraburgimit konform dispozitave të nenit 165 të KPPK-së.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë më 12 janar 2022 ka parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit B.B, me arsyetimin se më 11 janar 2022, në fshatin Dobidol, shkakton dhunë në familje, e me qëllim të shkaktimit të frikësimit dhe ankthit seriozisht e kanos personit tjetër, këtu të dëmtuarën bashkëshorten e tij Sh.B, se do ta privojë nga jeta.

Sipas kërkesës së prokurorisë, ngjarja kishte ndodhur në atë mënyrë që si rrjedhojë e rastit që kishte i pandehuri, një natë më parë me djemtë e tij, ku ky rast ishte paraqitur në polici, i pandehuri ditën kritike i drejtohet të dëmtuarës me fjalët “pse e keni sjellë punën deri këtu që të ndërhyjë policia”, ku e dëmtuar i përgjigjet se “ti ke pas problem me djemtë”, e pas kësaj i pandehuri e kanos të dëmtuarën me fjalët “kam me ble një armë dhe do ju vras të gjithëve “.

Më pas thuhet se me t’i dëgjuar këto fjalë, anëtaret tjerë të familje, nga frika se i pandehuri vërtet do të realizojë atë që kishte thënë, një nga fëmijët me telefon e lajmëron policinë, me ç’rast me këto veprime tek e dëmtuara ka shkaktuar ndjenjën e frikës për jetën dhe sigurinë e saj .

Me këto veprime, dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosje” nga neni 181, par.2 të Kodit Penal.

Kurti për rritjen e pensioneve: Duam që me rritjen ekonomike t’i ndihmojmë shtresave sociale

0

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar pas vendimit të Qeverisë për rritjen e skemave pensionale për katër kategori shoqërore në 400 euro.

Kurti, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se rritja e skemave pensionale po bëhet në vazhdën e rritjes ekonomike.

“Me vendimin e djeshëm të Qeverisë janë rritur pensionet ashtu që të mos kemi asnjë të tillë nën 100 euro. Kësisoj, pensioni bazik, pensioni familjar dhe ai invalidor i punës janë rritur për 11%, kurse pensioni i aftësisë së kufizuar për 33%. E dimë që jemi larg mirëqenies por duam që me rritjen aktuale ekonomike të ndihmojmë shtresat sociale që kanë më së shumti nevojë”, thuhet në postimin e tij.

“Këtë vit planifikojmë të fillojmë edhe reformën e sistemit pensional, që të sigurojmë sistem të drejtë dhe pension të dinjitetshëm për secilin pensionist që ka dhënë kontribut për vendin tonë”, deklaron më tej ai.

Rusia për shpalljen “non grata” të zyrtarit të UNMIK-ut: Shpërthim ekstremist i Prishtinës

0

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ta shpallur “non grata” zyrtarin rus që punonte në UNMIK nga shteti rus po konsiderohet si “shpërthim ekstremist” i Kosovës dhe si përpjekje për të goditur Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, çështja rreth zyrtarit rus të UNMIK-ut ende s’ka marrë epilog.

“Ky shpërthim ekstremist i Prishtinës e vazhdon politikën provokuese të Kosovës, e cila e ka për qëllim dëbimin nga krahina të misionit që e vlerëson në mënyrë objektive situatën në terren. Kjo do të shkaktojë goditje, jo vetëm për këtë ekspert konkret nga Rusia, por edhe për autoritetin e organizatës ndërkombëtare të OKB-së në tërësi”, ka thënë Zakharova, raporton Sputnik.

Me kërkesë të kryeministrit shefja e diplomacisë, Donika Gërvalla, më 31 dhjetor nxori vendimin për shpalljen “non-grata” të zyrtarit rus të UNMIK-ut, ku si arsye u përmend veprimtaria e tij të dëmshme, e cila ka cenuar sigurinë kombëtare.

Megjithëse është reduktuar dukshëm në staf dhe kompetenca, UNMIK-u vazhdon ta ushtrojë funksionin në Kosovë duke u mbështetur në Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.

Ky nuk është rasti i parë që Kosova dëbon diplomatët rusë.

Tetorin e vitit të kaluar presidentja Vjosa Osmani urdhëroi dëbimin edhe të dy rusëve tjerë rusë duke akuzuar Moskën për aktivitete “destabilizuese”. Ata ishin pjesë e Zyrës Ndërlidhëse të Rusisë, e cila ishte hapur në vitin 2005 nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

“Ne e kemi bërë të qartë qëndrimin”, Qeveria i përgjigjet Borrellit për referendumin serb në Kosovë

0

Qeveria e Kosovës është e vendosur për të mos lejuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës, ndërsa njohës të çështjeve politike po i kërkojnë qeverisë që të mos bie pre e presionit të Bashkimit Evropian pasi që mbajtja e tij do të minonte shtetësinë e Kosovës.

Gjatë ditës së sotme, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell, ka kërkuar që të lejohet mbajtja e referendumit edhe në Kosovë që Serbia do të organizojë të dielën për ndryshime kushtetuese që lidhen me fushën e drejtësisë.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, në një përgjigje për KosovaPress, thotë se me mos lejimin e mbajtjes së referendumit po respektojnë kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

“Ne tashmë e kemi bërë të njohur dhe të qartë qëndrimin tonë. Serbët në Kosovë që kanë dyshtetësi mund të jenë pjesëmarrës në këtë referendum nëpërmjet votimit me postë ose në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë. Organizimi i një referendumi për çështje krejt të brendshme të një shteti tjetër në territorin sovran të një shteti tjetër nuk njeh ndonjë praktikë të pranuar në ndonjë vend demokratik. Në këtë mënyrë po respektojmë kushtetutën dhe ligjet tona, po mundësojmë që serbët me dyshtetësi të votojnë dhe në të njëjtën kohë po respektojmë praktikat më të mira ndërkombëtare”, tha Kryeziu.

Arton Demhasaj, nga organizata Çohu, thotë se në asnjë mënyrë Qeveria e Kosovës nuk duhet të pranojë që një referendum i tillë të mbahet edhe në Kosovë.

Ai thotë se është befasuese presioni që po i bëhet Qeverisë së Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian për të lejuar mbajtjen e referendumit të Serbisë, duke qenë se një praktikë e tillë nuk gjendet në asnjë shtet tjetër të BE-së.

“Kjo mund të jetë skandaloze nëse qeveria jonë zmbrapset dhe lejon, pra unë e thash që në rast se lejohet me u mbajt referendumi i Serbisë në Kosovë ne një pjesë të sovranitetit po ia falim Serbisë kështu me dorën tonë, sepse po lejojmë Serbia të dhe të organizojë referendum në territorin tonë. Pra, nuk duhet të pranohet me asnjë kusht, në asnjë rrethanë, kjo nuk duhet të pranohet dhe besoj që Qeveria e Kosovës ka me e mbajt këto pozicione dhe nuk do të lejojë me ndodh që me u mbajt referendumi në Kosovë. Nëse mbahet ne një mënyrë veç po e zbehim sovranitetin tonë në vend që ta forcojmë në arenën ndërkombëtare, ne veç po e zbehim sovranitetin tonë”, thotë ai.

Edhe Eugen Cakolli, njohës i çështjeve të zgjedhjeve, thotë se vet kërkesa që një referendum i një shteti tjetër të mbahet edhe në Kosovë është e padrejtë dhe bie ndesh me parimet dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian.

Cakolli thotë që qeveria përveç që nuk duhet të lejojë mbajtjen e një referendumi të tillë, duhet të njoftojë edhe bashkësinë ndërkombëtare për hapat që do të ndërmerren nëse tentohet që të dielën të organizohet referendumi në Mitrovicën Veriore.

“Unë besoj që nëse ka vendosmëri të institucioneve tona për të mos lejuar këtë referendum, atëherë do të duhej të informoheshin të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë mbi hapat që institucionet do të ndërmarrin eventualisht në rast se tentohet që këtë të diele të hapen qendrat e votimit në veri të vendit apo në zonat dhe lokalitete të caktuara, në mënyrë që të evitohen skena ku mund të kemi tensionim të situatës. Meqenëse do të ishin në pozitë më të mirë duke i njoftuar paraprakisht me hapat të cilët do t’i ndërmarrim”, thotë ai.

Sipas tij, nëse Serbia do të pranojë që serbët e Kosovës të votojnë përmes postës apo Zyrës Ndërlidhëse, Serbia do të detyrohet edhe juridikisht ta pranojë që nuk ka kurrfarë kompetence dhe juridiksioni në Kosovë.

Ndërkaq, deklaratat e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell, që Kosova të lejojë mbajtjen e referendumit të Serbisë edhe në Kosovë, Arton Demhasaj i konsideron si të dëmshme dhe që dëshmojnë se ai nuk është i paanshëm.

“Po kjo që ka deklaruar Borell këto ditë tregon që ai thjeshtë nuk është i paanshëm në këtë çështje që lidhet mes Kosovës dhe Serbisë, e që në një farë mënyre është i përfshirë edhe në procesin e dialogut. Kjo çka ai po tregon sot në një farë mënyre na jep të kuptojmë neve që edhe me proces të dialogut ai nuk ka me qenë i paanshëm, derisa ai po e mban anën e Serbisë dhe në plotni po e përkrah kërkesën e Serbisë për t’u mbajtur referendumi në Kosovë dhe po kërkon e po bënë presion ndaj institucioneve tona për të lejuar mbajtjen e këtij referendumi mendoj që kjo është komplet e padrejtë dhe është e paligjshme. Së pari BE duhet të na tregojë neve se brenda BE-së cili shtet ka lejuar me u mbajt referendumi i shtetit tjetër në territorin e tij, pra të na tregojë një praktikë të tillë që ndodh brenda BE-së apo brenda botës demokratike dhe pastaj ne edhe mund ta pranojmë si të mirëqene këtë kërkesë dhe këtë presion që po e bënë”, deklaroi Demhasaj.

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka njoftuar se në një bisedë me Borell e ka bërë të qartë qëndrimin e Qeverisë së Kosovës se nuk mund të ketë referendum në Kosovë, por serbët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë me postë ose në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë.

Serbia, më 16 janar, do të mbajë referendum për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me fushën e drejtësisë, ku serbët duhet të deklarohen nëse pajtohen me ndryshimin kushtetues në pjesën ku flitet për mënyrën e zgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Masat anti-COVID: 75 lokale të gastronomisë u mbyllën për pak javë

0

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se gjatë periudhës së festave të fundvitit dhe pjesës së parë të muajit janar, janë realizuar rreth 2,000 inspektime në nivel vendi, nga të cilat janë shqiptuar 300 gjoba ndaj operatorëve ekonomik, në kuadër të përpjekjeve për mbikëqyrjen e zbatimit të masave COVID.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë mbyllur 75 lokale të gastronomisë për shkak të mos respektimit të këtyre masave.

“AUV gjatë kohës së mbajtjes se festave të fund vitit dhe këtyre dy javëve të para ka rritur numrin e kontrolleve zyrtare, duke realizuar rreth 2000 inspektime në nivel vendi, gjatë të cilave janë shqiptuar 300 gjoba ndaj operatorëve ekonomik, e po ashtu janë mbyllur 75 lokale të gastronomisë. Janë ndryshuar planet operative të punës për kontrollet zyrtare në koordinim me Policinë e Kosovës. Në vazhdimësi po rrisim numrin e kontrolleve, e po ulim tolerancën ndaj shkelësve, për secilën pikë të vendimit do të pasoj masa ndëshkimore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se vetëm në rajonin e Prishtinës, mbrëmjen e së mërkurës janë shqiptuar 172 gjoba për mos respektim të masave anti-COVID.

Policia dhe AUV-i po kanë sqaruar ndërkohë rrethanat lidhur me një rast të inspektimit në komunën e Graçanicës.

“Me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik dhe mediave të cilat i referohen një veprimi të institucioneve në komunën e Graçanicës, ju informojmë se në lokacionin në fjalë sipas detyrës zyrtare Policia e Kosovës vetëm ka asistuar inspektorët e AUV-it në realizimin e detyrave të tyre, për mbikëqyrje të zbatimit të masave ndaj pandemisë COVID-19, veprime këto të cilat ndërmerren në nivel vendi, aty ku ka informacione për grumbullim apo mosrespektim të masave ndaj pandemisë”, thuhet në njoftim.

Gjatë muajit janar rastet ditore me COVID-19 po shkojnë duke u shtuar dita-ditës. Vetëm gjatë ditës së enjte, janë regjistruar dy raste të vdekjes e 427 raste pozitive me COVID-19.

IKSHP qytetarëve: Ju lutemi vaksinohuni!

0

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë distancën, të respektojnë rregullat kundër COVID-19, si dhe të vaksinohen, pas rritjes së rasteve të reja me koronavirus.

“Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e IKSHP-së.

“Duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, veçanërisht format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, ne vazhdojmë të apelojmë fuqishëm për vaksinim sa më gjithëpërfshirës, sa më të gjerë dhe sa më të shpejtë të popullatës nga mosha 12 vjeçare”, thuhet tutje në njoftim.

IKSHP gjithashtu apeloi për vaksinimin me dozën përforcuese, që mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare.

Shtylla e rrëzuar në tokë, shqetësim për banorët e fshatit Kabash të Hasit

0

Një shtyllë elektrike e rrëzuar në tokë në fshatin Kabash të Hasit, ka bërë që disa banorë të shqetësohen.

Një banor i këtij fshati na ka dërguar foton e shtyllës duke u ankuar se ekipet e KEDS-it nuk kanë shkuar për ta riparuar.

Sipas tij kjo shtyllë është në këtë gjendje rreth 50 ditë.

Gjithashtu kjo shtyllë është pranë rrugës ku fëmijët shkojnë në shkollë dhe si e tillë shpreh shqetësim për këta banorë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort