Home Blog Page 3629

Në Mitrovicën e Veriut shfaqet flamuri serb 300 metra i gjatë

0

Një flamur gjigant i Serbisë është shfaqur sonte nga banorët serb në Mitrovicën e Veriut.

Në prag të Vitit të Ri ortodoks, i cili është më 14 janar, serbët në veri të Kosovës kanë parakaluar me flamurin e Serbisë 300 metra të gjatë, nga qendra e qytetit të Mitrovicës së Veriut deri te ura e Ibrit.

Serbët shpesh përdorin festat fetar për të shprehur nacionalzmin, sidomos në Kosovë.

Konjufca: Bashkimi kombëtar është destinim historik, nuk ndodh brenda një dite

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjfuca, ka folur për bashkimin kombëtar në emisionin Pressing në T7.

VV ka folur për kauzën e bashkimit kombëtar me Shqipërinë prej kohës kur është themeluar në vitin 2005. Gjithsesi, tani me ardhjen në pushtet të VV-së, duket se kauza e bashkimit nuk është ndër prioritetet.

Gjithsesi, Konjfuca thotë se VV ka një koncept afatgjatë për të arritur tek bashkimi kombëtar si dhe ka thënë se ai është një destinim historik. Ai po ashtu ka shtuar se opsioni i federatës është njëra prej mundësive.

“Për bashkim kombëtar VV ka pasur një koncept afatgjatë. Jam marrë me mendimtarë dhe e kam shpjeguar me argumente. Mendoj se njëra prej fazave që ndodhet shteti i Kosovës është konsolidimi i sovranitetit dhe shtetndërtimit. Dhe mendoj se ky proces ëshhtë fazë drejt forcimit komëbtar. Çlirimi i ka marrë disa vite ndërsa edhe pavarësia ashtu. 14 vite i kemi prej pavarësisë. Tash jemi në kohën kur Pako e Ahtisarit është frymë e Kushtutës. Plani ishte parë edhe nga ndërkombëtarët si zgjidhje afatshkurtër. Ishte menduar se për dy mandate do të vlejë Pakoja e Ahtisarit dhe pastaj kur të pjekët si shtet të kalojë në fazën tjetër. Bashkimi kombëtar është destinim historik. Nuk e përjashtoj mundësinë që fillimisht të jetë funksionimi drejt një federate”, përfundoi ai.

Sekretari amerikan Blinken i shkruan letër Kurtit, përsërit mbështetjen për Kosovën

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër nga Sekretari i shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony J.Blinken.

Sekretari Blinken ka thënë se marrëdhënia ndërmjet SHBA-së është e rrënjosur në vlerat e përbashkëta demokratike dhe zotimin për Kosovë sovrane dhe të pavarur.

Duke i strehuar me zemërgjerësi afganët që janë në pritje të rivendosjes, Kosova po tregon lidership në të cilin Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët mund të mbështeten, ka shkruar Blinken, transmeton Telegrafi.

Ngjashëm, ka thënë ai, vendosja e përbashkët e Forcës së Sigurisë së Kosovës me ushtrinë e SHBA-së në Kuvajt, vë në pah kapacitetin në rritje të Kosovës për të kontribuuar në sigurinë globale.

“Si mik dhe partner i Kosovës, Shtetet e Bashkuara presin të bashkëpunojnë me ju për ta zbatuar plotësisht agjendën e Presidentit Biden të përcaktuar për marrëdhënien tonë, përfshirë fuqizimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurimin e marrëveshjes së vonuar prej kohësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me fokus në njohjen e ndërsjellë”, ka shkruar në letër Sekretari Blinken.

Lidhur me raportet ndërmjet Kosovës e Serbisë, Sekretari Blinken ka thënë se natyra e pazgjidhur e marrëdhënieve mbetet një pengesë e madhe ndaj anëtarësimit dhe integrimit të plotë në institucionet evropiane dhe euro-atlantike, i cili është një qëllim i përbashkët i Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

“Besojmë që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet forumi më i mirë për normalizimin e negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe ne koordinohemi nga afër me partnerët tanë në BE për këtë qëllim”, ka shkruar Blinken.

Në letrën drejtuar kryeministrit Kurti, Sekretari Blinken ka thënë se Shtetet e Bashkuara, shpresojnë në lidershipin tuaj personal për rikthimin e momentumit në procesin e dialogut duke i mbështetur zotimet paraprake të vendit tuaj, pastaj duke e nxitur transparencën, duke i shmangur veprimet apo retorikën që mund t’i rrisë tensionet dhe duke u angazhuar në negociata me fokusin, kreativitetin dhe urgjencën e kërkuar.

“Ju inkurajoj që t’i kushtoni vëmendje arritjes së marrëveshjes për energji elektrike në veriun e Kosovës dhe për avancimin e qëllimeve të përbashkëta në lidhje me personat e pagjetur. Është në interes të Kosovës që këto çështje të zgjidhen dhe të çojnë drejt një zgjidhjeje kompromisi në planin afatshkurtër, e që të mund të shërbejnë si bazë për progresin e mëtejshëm drejt normalizimit gjithëpërfshirës”, ka shkruar ai.

Mbështetja e vendimeve gjyqësore, në veçanti vendimeve që ndërlidhen me të drejtat e minoriteteve, do të kishte efekt të ngjashëm pozitiv dhe është në harmoni me prioritetet e qeverisë tuaj për fuqizimin e sundimit të ligjit, ka shtuar ai.

“Ju lutemi të punoni ngushtë me Ambasadorin Hovenier dhe Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sepse të dy janë plotësisht të autorizuar për t’i adresuar këto çështje me ju. Të dy janë të përgatitur për t’i diskutuar specifikat me ju dhe ekipin tuaj. Jemi të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për t’i arritur qëllimet e përbashkëta”, ka përmbyllur letrën dërguar kryeministrit të Republikës së Kosoëvës, Albin Kurti, Sekretari i shtetit i SHBA-së, Antony S. Blinken.

Digjet një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova” (VIDEO)

0

Para pak minutash është djegur një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Nuk dihet se si ka ardhur deri tek djegia e veturës.

Shtimi i rasteve të infektimit e rrit interesimin për vaksinim

0

Pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus, është rritur edhe numri i personave që po vaksinohen edhe me dozën e tretë apo përforcuese të vaksinës anti-COVID. Teksa deri më tani mbi 20 mijë persona janë imunizuar me tri doza, qytetarët në Prishtinë ankohen se qendra e vaksinimit ndodhet shumë larg. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se është në përgatitje edhe të lokacioneve të tjera për imunizim.

Rreth 2 kilometra rrugë duhet të përshkojë akëcili qytetar i interesuar për t’u imunizuar kundër COVID-19 ashtu që nga qendra e Prishtinës të mbërrijë deri tek ajo e vaksinimit.

Gjatë dhjetorit, qendra për vaksinim ishte zhvendosur nga salla “1 Tetori” te Qendra e Mjekësisë Familjare në lagjen “Kalabria”. Por qytetarët, të cilët shkuan aty të enjten për ta marrë dozën e tretë apo përforcuese të vaksinës, janë ankuar për distancën e largët që kjo qendër ka nga qendra e qytetit.

Qytetari Qerim Zeriqi ka thënë se i është dashur që të paguajë taksinë për të mbërritur deri te kjo qendër.

“Kam pasur aksident, këmbën e kam si pa qejf e po duhet me u mbajt. E qe tre ditë e bëj plan, por nuk kam guxuar prej të ftohtit që të vij gjer këtu, ngase frikohem se do të rrëzohem. Andaj më është dashur që të paguaj taksi 2 euro e 30 cent deri qetu nga ‘Klintoni’”, ka thënë ai.

Ndërkaq Fazli Aliu, duke e lavdëruar stafin që punon në qendrën e vaksinimit, ka thënë se për të moshuarit do të duhej të ishte më afër.

“Në rregull shkoi, por pak si shmangur këtu prej qendrës me ra teposhtë për pleqtë pak më problem, por mirë, organizimi është i mirë”, është shprehur ai.

Ka pasur ndërkaq edhe mesazh për ata që ende shprehin hezitim për vaksinim kundër koronavirusit. Qytetari Avni Musliu ka thënë se nuk i kupton ata persona që nuk e marrin vaksinën.

“Nuk i kuptoj ata të cilët hezitojnë, sepse virusi global po merr jetë me mijëra. Unë nuk i kuptoj pse nuk e marrin, nuk i kuptoj. Ndoshta ata i kanë arsyet e veta, por ata arsyet të mos i qesin si problem që nuk duhet me e marrë”, thotë ai.

Pas arritjes në qendrën e vaksinimit, çdo person duhet të kalojë edhe disa shkallë për të mbërritur deri tek ekipet e vaksinimit, teksa hapësira në këtë qendër është shumëfish më e vogël sesa ajo në sallën “1 Tetori”. Kjo për shkak se vaksinimi në QMF-në e “Kalabrisë” ofrohet në katin e dytë të godinës.

Ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet një përgjigje për KOHËN, ka bërë të ditur se nuk ka pranuar ankesa për vështirësi të tilla, teksa ka njoftuar se lokacionet janë përzgjedhur nga komunat. Për më tepër, nga MSH-ja është njoftuar se do të krijohen edhe lokacione të tjera.

Kjo ministri ka bërë të ditur gjithashtu se është rritur numri i të vaksinuarve me dozën e tretë, pasi që është rritur edhe numri i të infektuarve gjatë ditëve të fundit.

“Decentralizimi i procesit të vaksinimit kundër COVID-19 është bërë sipas Planit të veprimit për vaksinimin në masë dhe lokacionet aktuale janë përzgjedhur nga vetë komunat. MSH-ja do t’i përkrahë ato që të krijojnë edhe lokacione të tjera sipas nevojave. Oraret e vaksinimit janë zgjatur dhe punohet edhe gjatë fundjavave”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se ka vaksina të mjaftueshme për të gjithë dhe se vaksinimi në Kosovë duhet të arrijë në shkallën 100 për qind.

“Vaksinimi duhet të arrijë në 100 për qind. Mund ta arrijmë në 75 për qind, 80 apo 90 për qind, por dëshira e kësaj qeverie është që gjithsecili të vaksinohet. Kemi mjaft vaksina. Për fëmijët jemi në negociata. Jemi në negociata për t’i marrë vaksinat për fëmijë. Tani i kemi 500 mijë vaksina, brenda një jave apo dy na mbërrijnë edhe 500 mijë të tjera. Vaksinat për fëmijë janë të pakta gjithkund në botë, por do t’i sigurojmë shumë shpejt edhe ato vaksina”, është shprehur ai.

Ndërkaq, sipas njoftimit të MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë administruar 3.541 doza të vaksinës kundër COVID-19. Që prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë administruar 1.704.633 doza të vaksinës. Deri më sot, 793.574 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa jan

Kryeziu: Nuk duhet lejuar votimi fizik në Kosovë për referendumin e Serbisë

0

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se nuk duhet të lejohet të mbahet në Kosovë votimi fizik për referendumin e Serbisë, i cili ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese. Sipas tij, nënshkrimi për referendum duhet të bëhet me postë.

Ai, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka theksuar se nuk e di se çfarë interesi do të kenë serbët që jetojnë në Kosovë për të votuar këtë referendum të Beogradit.

“Apriori nuk mund të them se ka shkelje në kuptimin klasik të Kushtetutës, por do të thotë që populli i Kosovës është në territor sovran dhe duhet të dalë në referendum për çështje të Kosovës. E konsideroj të papranueshme mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë, sepse aty bie konflikti i sovraniteteve territoriale dhe politike të dy vendeve të pavarura dhe sovrane”.

“Mënyra më e mirë, nëse lejohet votimi në këtë referendum, është të votohet me postë. Nuk duhet të lejohet votimi në kuptimin fizik në një shtet tjetër për interesa të një shteti tjetër. Sa kam njohuri, referendumi mbahet për ndryshimet kushtetuese të sistemit juridik në Serbi, nënkupton zgjedhja e prokurorëve dhe gjyqtarëve, përmes organeve të veçanta që do të krijohen në të ardhmen. Nuk e di çfarë interesi kanë qytetarët serbë të Kosovës për të bërë një referendum të tillë, e konsideroj të papranueshëm dhe nuk duhet lejuar të mbahet votimi fizik në Kosovë”, ka thënë Kryeziu, njofton Klankosova.tv.

Ai ka thënë se referendumit e llojit se a është Kosova pjesë e Serbisë janë vetëm tendenca për destabilizim, dhe se kjo është një imagjinatë primitive e serbëve sepse Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

“Aspekti i politikave shtetërore të Serbisë është kundër Kosovës dhe e konsiderojnë Kosovën si pjesë të tyre, kjo është një imagjinatë primitive, sepse Kosova është e pavarur dhe sovrane dhe është njohur nga mbi 117 shtete. Këto janë tendenca për destabilizim, dhe janë tendenca që shteti i Kosovës të jetë i dobët”.

Nagavci u kërkon drejtorive të arsimit punësimin e 100 asistentëve për fëmijët me aftësi të kufizuara

0

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka kërkuar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit që të nisin procedurat e punësimit të 100 asistentëve për fëmijët me aftësi të kufizuara, në mënyre që punësimi i tyre të bëhet në tre mujorin e parë të këtij viti.

Nagavci ka pohuar se ofrimi i mundësive të barabarta për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë është prioritet i Qeverisë dhe Ministrisë sonë.

“Në kuadër të kësaj, sot kam dërguar njoftim me shkrim në Drejtoritë Komunale të Arsimit për procedurat e punësimit të 100 asistentëve për fëmijët me aftësi të kufizuara, në mënyre që punësimi i tyre të bëhet në tre mujorin e parë të këtij viti. Në përmbushje të prioriteteve të këtij viti për rritjen e përfshirjes, ofrimit të mësimdhënies dhe mësimnxënies cilësore për fëmijët me nevoja të veçanta në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, në Ligjin Nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës se Kosovës për vitin 2022, janë ndarë normat dhe mjetet financiare për punësimin e 100 asistenteve për fëmijët/nxënësit me nevoja të veçanta”, ka deklaruar ajo.

Ministrja ka shtuar tutje se, tani do të vazhdojnë bashkëpunimin me komunat dhe do ta monitorojnë këtë proces për së afërmi për t’u siguruar që punësimi i tyre të bëhet brenda kohës së paraparë dhe nevojave të identifikuara nëpër komuna.

“Pikësynim i Qeverisë sonë mbetet që deri në fund të mandatit t’i kemi 500 asistentë për fëmijët me aftësi të kufizuara në shkolla. Vitin 2022 e kemi shpallur “Vit të personave me aftësi të kufizuara” dhe mbesim të përkushtuar që fëmijëve tanë t’ua lehtësojmë qasjen në arsim të barabartë dhe cilësor”, thotë mes tjerash Nagavci në postimin në Facebook.

Spahiu: Njohjen nga Serbia ose duhet t’a blejmë, ose t’a marrim me zor

0

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu foli në lidhje me biseden telefonike që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e pati me kryediplomatin e Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ku ai u shpreh se serbët e Kosovës mund të votojnë në referendumin e Serbisë vetëm me postë ose përmes zyrës ndërlidhëse.

Ai në “Info Magazinë” në Klan Kosova komentoi edhe kërkesën e Borrellit, duke e quajtur atë normale.

“Ajo çfarë ka thënë Borrell, është ajo çka do të kisha thënë edhe unë po të kisha qenë në pozicionin e tij, por kjo nuk do të thotë se Qeveria e Kosovës duhet me iu bind. Ai ka bo kërkesë, me ua mundësu sa më shumë, do të thotë është një kërkesë normale, me gjuhën diplomatike”.

Spahiu këtë e quajti një çështje thjeshtë politike, përcjell Klankosova.tv.

“Kjo është një çështje politike, është një çështje thjeshtë politike, Kushtetuta e Kosovës dhe plan ii ahtisarit nuk ua ka ndaluar pasjen e dy shtetësisë serbëve të Kosovës, ajo nënkupton të drejtën për të marrë pjesë në jetën politike të atij shteti që e ka shtetësinë, në këtë rast serbëve të Kosovës iu mundësohet të marrin pjesë në jetën politike në Kosovë për shkak të shtetësisë së Kosovës dhe në jetën politike në Serbi, për shkak të shtetësisë së Serbisë”, tha ai.

Vendimin e kryeministrit Kurti, ai e cilësoi si të mirë dhe që sipas tij e çon çështje e Kosovës përpara.

“Ne po diskutojmë aspektin politik se a mundet me e realizu apo jo. Unë them se nëse ky vendim që e ka marrë Albin Kurti, që për mendimin tim është i mirë, e çon çështje e Kosovës përpara, e dëshmon sovranitetin më shumë, por kjo duhet të dëshmohet në vepër, pra kur fjala e kryeministrit dërgohet në vend, e jo nëse ajo shkelet”, u shpreh ai.

Tutje, Spahiu foli edhe për njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, duke thënë se atë ose duhet t’a blejmë, ose t’a marrim me zor.

“Njohen e ka në dorë Serbia, njohjen tonë, ne e kemi shpall pavarësinë me 17 shkurt, ne njohjen tonë e kemi bërë, secili vend e ka bërë njohjen e vet, njohja nga ana e Serbisë është në dorën e Serbisë, atë njohje ne ose duhet t’a blejmë, ose duhet t’a marrim me zor, me marr me zor nënkupton se duhet me ia dërgu avionat, me bombardu Beogradin, edhe me shku Vuçiqin me kap për veshi edhe me i thënë, nënshkruje. E meqë se kemi këtë mundësi, për me marr njohje nga Serbia do të duhet ose aleatët tonë me shku me kap për veshi Vuqiçin, ose duhet me bo kompromis, e për kompromis sigurisht duhet të shikohet se çka është e pranueshme”, u shpreh Spahiu.

Rrëfimi i Bekim Gashit për plagosjen e tij në Prizren: Më gjuajti pse i rashë borisë

0

Pasditen e 10 janarit në Prizren, një mosmarrëveshje në komunikacion, për pak sa kishte përfunduar me fatalitet për një qytetar.

Bekim Gashi ishte plagosur nga personi me iniciale L.V. që tashmë ndodhet në paraburgim.

Sipas gjykatës, deri te plagosja erdhi pasi që Bekimi i kishte rënë borisë disa herë për ta sinjalizuar të pandehurin që të lëvizë dhe ta lirojë rrugën.

Bekim Gashi ka dhënë versionin e tij për ngjarjen përmes një shënimi në Facebook.

Sipas tij, i dyshuari për tentim vrasjen e tij e kishte bllokuar rrugën, “për të bërë muhabet” dhe ndonëse ky e kishte sinjalizuar disa herë që ta lironte rrugën, duke i rënë borisë, ai nuk e kishte bërë një gjë të tillë.

Herën e fundit, kur Bekimi i kishte rënë borisë, pretendon se L.V. ka dalë nga vetura dhe i ishte afruar te vetura duke i bërtitur, për t’u kthyer më pas në veturën e tij, ku e kishte marrë armën e zjarrit me të cilën dyshohet se e ka qëlluar Bekim Gashin.

Ai thotë se e ka lajmëruar Policinë dhe derisa ishte kthyer në anën e majtë, thotë se i dyshuari e ka goditur me tytën e armës dhe derisa Bekimi kishte tentuar që ta neutralizonte, Leka dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, duke e goditur sipërfaqësisht në këmbën e majtë.

Në atë moment, i plagosuri thotë se ka arritur që ta neutralizojë dhe ta mbajë të bllokuar për 15 minuta, derisa ka ardhur Policia në vendin e ngjarjes.

E gjithë kjo ngjarje, sipas Bekimit, është zhvilluar në sytë e gruas dhe vajzës së tij 5-vjeçare, të cilat ndodheshin me të në veturë.

“Unë, Bekim Ukë Gashi, isha duke shkua me punë familjare, me shoqen dhe vajzën e vogël 5-vjeçare. Në mes të rrugës ky matrapazi e ka ndal kerrin edhe ia ka kris muhabetit me një person tjetër, për pak kohë i rashë borisë (sirenës), dhe ai e mbante rrugën e bllokuar. Mbas pak prapë i rashë (sirenës) e ai njëjtë vazhdonte muhabetin, mbas një kohe prapë reagova me (sirenë) dhe ky matrapazi doli prej kerrit u afrua të unë me fjalët: “Ça ki a nuk po të pritet a”. Unë isha në kerr dhe i thash: “Skajoje kerrin edhe tanë ditën bon muhabet”. Matrapazi ma ktheu “kush k… je ti”, dhe dola prej kerrit, i thash: Mos përdor fjalë të flliqta o IDIOT.”

Gashi rrëfen tutje se në këtë moment situata ka eskaluar.

“Në atë moment matrapazi është kthyer te kerri vet e ka marrë alltinë edhe më është u afrua me fjalët: “Çka po do tash”. Unë ja ktheva, “trimat nuk nxjerrin alltia, i ligi e nxjerrë prej tutës, tash do të kesh punë me polici”. E thirra 192-shin dhe u ktheva në pozitën e djathtë, në atë moment ky matrapaz në mënyrë tinzake më ka goditë me “qyk të Alltisë” në pjesën e majtë të kokës. Në atë moment telefoni më ka ra prej dorës dhe ju vërsula për t’ia bllokuar alltinë, kur ia kom ulë alltinë, matrapazi një plumb e ka shkrep ku plumbi ma ka kapur këmbën e majtë, d.m.th. plagë sipërfaqësore dhe mbas kësaj arrita që t’ia bllokoj alltinë dhe matrapazin totalisht, që mos të mund të lëvizte deri sa të vijnë policia.15 minuta e kam mbajt këtë matrapaz të bllokuar që mos të mundet me përdor armën”, rrëfen tutje Bekim Gashi.

Gashi rrëfen se me të arritur policia, personi në fjalë është arrestuar.

Zëdhënësi i Speciales: Veseli u transferua në Hagë pas vizitës në Kosovë më 11 janar

0

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Michael Doyle, përmes platformës online “Zoom”, ka thënë se pas vizitës në Kosovë, Kadri Veseli është transferuar në Hagë më 11 janar.

Gjatë konferencës për medie të mbajtur të enjten, Doyle ka dhënë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.

Sipas tij, këtë javë, Veseli udhëtoi drejt Kosovës për një vizitë nën ruajtje.

“Gjykatësi i Procedurës Paraprake udhëzoi Zyrën Administrative të organizonte këtë vizitë nën arrest drejt Kosovës për z. Veseli që të vajtojë me familjen, dhe që u lejua për arsye humanitare bindëse. Gjatë vizitës, i akuzuari qëndroi në paraburgim dhe nën ruajtje nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës mbështetën Dhomat e Specializuara të Kosovës gjatë vizitës”, ka thënë ai.

Ai bëri të ditur se po ashtu më 11 janar, rifilluan seancat për çështjen gjyqësore Gucati dhe Haradinaj.

Tutje, tha se një nga gjykatësit u paraqit përmes video-lidhjes për shkak të kufizimeve prej Covid-19.

“Sipas Rregullores së Procedurës dhe Provave, gjykatësit e trupit gjykues duhet të jenë të pranishëm në të gjitha fazat e procesit dhe seancat nuk mund të mbahen në mungesë të një gjykatësi. Gjykatësi rezervë mund të zëvendësojë një gjykatës me kohë të plotë vetëm në rastet kur ky i fundit përgjithnjë nuk mund të vijojë të marrë pjesë në një çështje gjyqësore, ndërron jetë ose jep dorëheqjen”, ka thënë ai, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas Doyle, seancat filluan me paraqitjen e provave prej Mbrojtjes së Haradinajt.

“Dëshmitari i parë ishte vetë z. Haradinaj. Në fillim të dëshmisë, trupi gjykues pranoi deklaratën e tij si provë. Deklarata lidhet me të shkuarën e tij, mendimin rreth DHSK-së dhe ZPS-së, interpretimin e tij të “interesit publik” dhe veprimet e sjelljen e tij sa u takon veprave penale për të cilat ngrihen akuzat. Më pas, z. Haradinaj iu parashtruan pyetje nga Mbrojtja e vet”, bëri të ditur Doyle.

Gjithashtu tha se mbrojtja e Gucatit nuk kishte pyetje për Haradinaj.

“Pyetjet nga ana e Prokurorisë filluan ditën e mërkurë dhe pritet të përfundojnë sot ose nesër. Dëshmitari tjetër në çështjen gjyqësore Gucati dhe Haradinaj pritet të fillojë dëshminë nesër ose të hënën”, ka thënë ai.

Tutje, tha se në çështjen gjyqësore të Pjetër Shalës, konferenca përgatitore për ecurinë e çështjes është planifikuar të mbahet nesër pasdite, në të cilën palët do të diskutojnë aspekte që përfshijnë nxjerrjen e provave nga prokuroria për mbrojtjen dhe ecurinë e hetimeve nga palët.

Kurse, tha se gjykimi i Salih Mustafës do të rinisë të martën, 18 janar, me dëshminë e dëshmitarit Ë04485, të thirrur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Ky dëshmitar pritet të dëshmojë me masa mbrojtëse, ku përfshihet ndryshimi i zërit dhe fytyrës”, ka thënë ai.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort