Home Blog Page 3628

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje, ku janë arrestuar pesë persona.

Nga dhuna në familje ka pësuar një grua në Malishevë, e cila është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, ndërsa pas lëndimeve të marra e njëjta po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kurse i dyshuari [burri i saj] është dërguar në mbajtje.

Lëndime nga bashkëshorti i saj ka pësuar edhe një grua nga Istogu, ku pas një mosmarrëveshje verbale i njëjti e ka sulmuar atë, ku pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

Dhunë të vazhdueshme në familje në polici ka paraqitur edhe një grua nga Fushë Kosova, ku tha se përveç dhunës edhe po ofendohet.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Klankosova.tv.

Viktimë e dhunës në familje nga vajza e saj në Deçan kanë qenë nëna, babai dhe vëllau i të dyshuarës, ku sipas policisë lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara dhe është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar në Suharekë, ku një person është arrestuar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë dhe kanosur verbalisht babain e tij, e po ashtu duke e prishur orenditë e shtëpisë.

“I dyshuari është dërguar për kontroll në repartin e Neuropsikiatrisë, pastaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Klankosova.tv.

Disa simptoma të Omicronit mund të zgjasin me muaj, ja si t’i lehtësoni ato

0

Megjithëse më i butë se variantet e mëparshme, Omicron mund të ketë simptoma që mund të zgjasin shumë.

Ky variant ka qenë më i vështirë për t’u identifikuar pasi është gjetur se përzihet me simptoma të tjera të sëmundjeve sezonale si gripit dhe ftohjes së zakonshme.

Simptomat e COVID-it mund të jenë fizike dhe emocionale, por fatmirësisht ekziston një mënyrë për t’u ndjerë më mirë, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Pas një varg studimesh, mësohet se Omicroni është më i butë se variantet e tjera, me të dhënat që tregojnë se rreziku i shtrimit në spital është 50 deri në 70 përqind më i ulët se me Delta.

Ndryshe, zyrtarët shëndetësorë, kanë deklaruar vazhdimisht se sozat përforcuese të COVID-it mbrojnë kundër Omicron dhe ofrojnë mundësinë më të mirë për të kapërcyer pandeminë.

Specializantët të pakënaqur me vendimin e Qeverisë për pagesat

0

Pagesa nga ana e Qeverisë për specializantët me vetëfinancim prej janarit deri në gusht, ka shkaktuar pakënaqësi te këta të fundit.

Arianit Zajmi, kryetar i Këshillit të Specializantëve në një intervistë tha se nëse deri më 21 janar nuk u realizohen kërkesat e premtuara nga ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi do të dalin në protesta.

Krejt kjo ngase sipas tij, ata po kërkojnë pagesa të dinjtetshme e jo subvencione për të cilat nuk janë të sigurt se do t’i marrin.

“Është shumë e vërtetë që dje është marr vendimi për subvencione për kategorinë e specializantëve dhe ky vendim nuk na ka pëlqyer neve aspak për shakë se bie ndesh me kërkesat tona dhe bie ndesh me të drejtat tona elementarë e që janë që ne të paguhemi dinjitetshëm të marrim pagat në fillim të muajit e jo të presim kur po na dalin apo s’po na dalin fare”.

“Do presim deri me datën 21 dhe nëse nuk ja diçka konkrete atëherë do të rikthehemi protestave dhe rrugëve. Ne para së gjithash jemi njerëz, profesionist shëndetësorë, jemi mjek që kontribuojnë për shëndetin e kësaj popullate dhe mund të them se nuk e meritojmë me u trajtuar me subvencione që praktikisht janë skema sociale”.

Ai thotë se janë të pasinqerta pohimet se po punohet që mjekët të mos ikin nga Kosova, ngase siç thotë ai vendime të tilla veç se po i nënçmojnë dhe nuk po iu japin zgjidhje tjetër, pos ikjes.

“Është interesant se me njërën anë po flitet për me ndalur ikjen dhe në anën tjetër po merren vendime të cilat neve na nënçmojnë dhe në një far forme nuk na japin zgjidhje tjetër veç se të largohemi dhe të kalojmë për shkollim dhe specializim jashtë vendit”.

Ai ka treguar dy kërkesat që i kanë parashtruar ministrit Latifi, që të fitojnë statusin e specializantit të rregullt dhe që të paguhen kujdestaritë.

“Kërkesat e specializantëve janë që me subvencione të fitojnë statusin e specializantit të rregullt, të marrin paga në mënyrë të rregullt siç i marrin të gjithë punëtorët në Kosovë”.

“Dhe kërkesa e dytë është të paguhen, kujdestarit sepse na mbajmë ka 5 apo 6 kujdestari brenda muajit dhe ne marrim pagë vetëm për 2 dhe nuk di a ka ndonjë vend tjetër në botë ku punëtorët shëndetësor punojnë me nga kujdestari në 24 orë dhe nuk marrin asnjë cent për kujdestari”.

Ndërsa Antigona Kukaj nga Mali i Zi tha se janë vetëm nëntë specializantë nga ky shtet, por edhe Maqedonia dhe Shqipëria që nuk kanë qenë pjesë e skemës së subvencionimit edhe pavarësisht faktit që kanë aplikuar njëjtë si të tjerët.

Madje ajo tha se për gjatë muaj i është dashur të pezullojë specializimin për shkaqe ekonomike.

“Unë asnjëherë s’kam qenë në skemën e subvencioneve, gjithashtu siç janë edhe kolegët e mi nga Maqedonia dhe Shqipëria nuk e di për çfarë arsye, por vetëm ne nëntë veta nuk kemi qenë asnjëherë dhe as nuk jemi në skemën e subvencioneve. Si duket as këtë radhë nuk jemi dhe ky është një shqetësim për mua për arsye se unë edhe jam detyruar të pezullojë specializimin për gjashtë muaj në pamundësi të kushteve ekonomike për të vazhduat dhe me shpresën se Ministria dhe Qeveria e Kosovës të marr ndonjë vendim për neve”.

“Do të doja që Ministria e Shëndetësisë ashtu siç i trajton specializantët e tjerë të na trajtojë edhe neve, sepse është një numër shumë i vogël dhe nuk besoj që është ndonjë barrë e madhe për Qeverinë e Kosovës e po ashtu për Ministrinë e Shëndetësisë që ne specializantët që asnjëherë nuk kemi marr skema e 600 tjerë kanë marr, të na trajtojnë njësojë të gjithëve, dhe çdo vendim të merret edhe për neve njësojë sepse kemi nënshkruar të njëjtat kontrata, i jemi nënshtruar të njëjtit konkurs dhe duhet t’i ndajmë punët dhe përgjegjësitë si të gjithë të tjerët”, tha ajo.

Sami Penishi specializant i Neurokirurgjisë, tha në një intervistë për Ekonomia Online se pas datës 21 janar u kanë mbetur vetëm dy zgjidhje, të ikin jashtë vendit ose të dalin në protesta.

“Dje në mbledhje kemi takuar një takim të radhës me ministrin dhe të shohim se cilat janë hapat dhe deri ku arrit ministri karshi kërkesave në takimin paraprak me ministrin”.

“Ne kërkojmë një takim dhe të shohim çka është bë për shkak që vendimi që nuk i përfshin krejt specializantët nuk është ajo çka ne kemi kërkuar dhe jemi pajtuar me ministrin. Pas datës 21 kemi veç dy zgjidhje ose me dal jashtë ose me dal në rrugë prapë”.

A po e rrezikon Shqipëria rikthimin e vizave nga BE?

0

Komisioni Evropian po merr masa për të frenuar praktikën e shitjes së pasaportave për të huajt e pasur. Vanuatu u ka dhënë shtetësinë investitorëve të pasur, duke përfshirë të dyshuarit e kërkuar nga Interpoli.

Komisioni Evropian propozoi të mërkurën pezullimin e udhëtimit pa viza midis bllokut dhe kombit të Paqësorit Jugor të Vanuatu.

Masa, e cila do të ishte e para globale, synon të frenojë praktikën e ofrimit të “pasaportave të arta”.

Në Vanuatu, të huajt mund të marrin nënshtetësinë dhe një pasaportë në këmbim të një investimi minimal prej 130,000 dollarësh në vend, transmeton Euronews, përcjell albinfo.ch.

Kjo, nga ana tjetër, u jep atyre akses më të lehtë në kombet e tjera, duke përfshirë 27 vendet që përbëjnë Bashkimin Evropian.

KE kishte paralajmëruar se do të merrte këtë hap nëse Vanuatu nuk ndryshon programin e tij.

Nëse propozimi i Komisionit miratohet, ai do t’i japë fund udhëtimit pa viza për këdo që ka marrë nënshtetësinë e Vanuatu që nga viti 2015.

Në propozim, ekzekutivi i BE-së vuri në dukje natyrën jashtëzakonisht të rrezikshme të skemës, duke argumentuar se ajo pranonte në thelb të gjithë aplikantët pa shqyrtim të mjaftueshëm, pavarësisht se disa shfaqen në bazat e të dhënave të Interpolit.

Komisioni tha se po monitoronte vendet me akses pa viza në BE, të cilat funksionojnë efektivisht ose po planifikojnë të krijojnë skema të shtetësisë së investitorëve, duke përfshirë ishujt e Karaibeve dhe Paqësorit dhe shtetet e Evropës Lindore, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Moldavinë.

Deri tani janë dhënë 24.841 doza përforcuese dhe 2.137 doza të treta të vaksinës antiCOVID

0

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon 24 orët e fundit janë dhënë 3.541 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.704.633 doza të vaksinës.

Deri më sot 793.574 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 24.841 doza përforcuese dhe 2.137 doza të treta të vaksinës COVID-19.

Në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 2,811.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.315, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,994 persona.

Totaj pranon se LDK e ndihmoi në Prizren, por tregon arsyen pse nuk bënë koalicion

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka pranuar se LDK e ndihmoi për fitoren e tij, por problemet në degën e LDK-së, sipas tij, pamundësuan bashkëqeverisjen.

Totaj ka thënë se dorëheqja e Anton Qunit nga detyra e kryetarit të LDK-së në Prizren është arsyeja kryesore për mos arritjen e një koalicioni bashkëqeverisës me LDK-në.

“Sa i përket LDK-së unë kam pritur që të kemi një përfundim të suksesshëm të bisedimeve, mirëpo pas dhënies së dorëheqjes së zotit Qunit, na u komplikua çështja se dega e LDK-së në Prizren nuk kishte lidership dhe ishte pak a shume e shkapërderdhur dhe kjo e pamundësojë arritjen e një koalicioni”, thekson Totaj, për ATV.

Ndër të tjera ai shprehi falënderimin dhe mirënjohjen ndaj LDK-së, që sipas Totaj, ka një kontribut të madh për fitoren e PDK-së në Prizren.

“Publikisht dëshirojë ta falënderoj LDK-në, sepse me të vërtetë na kanë ndihmu, edhe pse formalisht kanë qenë neutral, ne kemi pasur shumë kontakte. E di që janë angazhuar, na kanë ndihmuar, dhe për këto arsye kam qenë i interesuar për koalicion, por ja që nuk arritëm”, ka përfunduar Totaj.

Kosovarët kanë blerë mbi 20 milionë euro pajisje për prodhimin e kriptovalutave

0

Prodhimi i kriptovalutave në Kosovës ka filluar në vitin 2015 dhe deri tani, në vendin tonë janë importuar pajisje për prodhimin e tyre, vlera e të cilave arrin në 22 milionë euro.

Kështu ka bërë të ditur Driton Azemi nga Dogana e Kosovës.

“Prodhimi i kriptovalutave në Kosovë ka nisur qysh herët, që prej vitit 2015 ne kemi pasur rastet e importit për prodhimin e Bitcoin-ëve”, tha ai në KallxoPernime.

“Sipas një analize që e kam bërë, nga viti 2015 deri më sot janë importuar diku rreth 4 milionë euro pajisje për prodhimin e Bitcoin-ëve, ndërsa kartela grafike të cilat përdoren për prodhimin e kriptovalutave, vlera e tyre është 18 milionë euro”, shtoi ai.

Prodhimi i kriptovalutave është ndaluar në Kosovë që nga fillimi i këtij viti, me një vendim të nxjerrë nga Ministria e Ekonomisë, i cili obligon organet e rendit që të sekuestrojnë kudo ku hasin pajisje për prodhimin e monedhave digjitale.

Fshati Piranë, nuk do të kenë rrymë sot nga ora 11 deri në orën 14

0

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë ka bërë të ditur për vendet që do të mbesin sot pa rrymë.

Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë do të bëhet për shkak të punimeve ne rrjetin energjetik.

Njoftimi:

Prizren

1.

NS 35/10 kV Pirana do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Pirana (kodi: 30034008) nga ora 11:00 deri 14:00

Vendet: Fshati Piranë.

Arsyeja: Ndërrimi i shtyllës së tensionit të mesëm në Piranë.

Punimet nga palët e treta

Letra e Sekretarit Blinken për Kurtin: Këto janë dy marrëveshjet që Kosova duhet t’i arrijë me Serbinë

0

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony J.Blinken, i ka shkruar letër kryeministrit të Kosovës, përmes së cilës ka kërkuar nga ky i fundit që Kosova t’i bëjë dy marrëveshje me Serbinë.

Blinken kërkoi nga Kurti që t’u kushtohet vëmendje arritjes së marrëveshjes për energji elektrike në veriun e Kosovës.

Përveç marrëveshjes për rrymë, Sekretari amerikan kërkoi nga Kurti edhe avancimin e qëllimeve të përbashkëta në lidhje me personat e pagjetur.

Blinken tha se këto çështje janë në interes të Kosovës të cilat çojnë drejt një kompromisi në plan afatshkurtër.

“Ju inkurajoj që t’i kushtoni vëmendje arritjes së marrëveshjes për energji elektrike në veriun e Kosovës dhe për avancimin e qëllimeve të përbashkëta në lidhje me personat e pagjetur. Është në interes të Kosovës që këto çështje të zgjidhen dhe të çojnë drejt një zgjidhjeje kompromisi në planin afatshkurtër, e që të mund të shërbejnë si bazë për progresin e mëtejshëm drejt normalizimit gjithëpërfshirës”, ka shkruar Blinken.

Ndër të tjera sekretari Blinken ka thënë se marrëdhënia ndërmjet SHBA-së është e rrënjosur në vlerat e përbashkëta demokratike dhe zotimin për Kosovë sovrane dhe të pavarur.

Ngjashëm, ka thënë ai, vendosja e përbashkët e Forcës së Sigurisë së Kosovës me ushtrinë e SHBA-së në Kuvajt, vë në pah kapacitetin në rritje të Kosovës për të kontribuuar në sigurinë globale.

Moti sot e nesër, mëngjeset me ngrica e mjegull

0

Vendi ynë ndodhet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike dhe kjo situatë barike do të kushtëzojë mot relativisht të qetë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se mëngjeset do të jenë të ftohta, me ngrica dhe me mjegull.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -8 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort