Home Blog Page 3627

Policia: Gjatë vitit 2021 në Prizren ka pasur vetëm një rast të vrasjes, shqetësuese mbeten rastet e dhunës në familje

0

Sot, me datë 14 janar 2022, policia rajonale në Prizren, prezantoj raportin vjetor të punës. Përveç zyrtarëve policor në prezantim kanë marrë pjesë në cilësinë e mysafirit kryeprokurori i Prizrenit Admir Shala dhe drejtoresha për Emergjencë dhe Siguri ne Prizren Ramize Sinani-Shala.

Në raportin vjetor të paraqitur nga drejtori rajonal në Prizren, u prezantua aktiviteti i policisë në marrjen e masave dhe zbatimin e vendimit të Qeverisë për masat covid-19, ku u potencua se brenda vitit janë shqiptuar 30.000 gjoba, për mosrespektimin e këtyre masave. Policia ishte e angazhuar edhe në ruajtjen e sigurisë gjatë manifestimeve dhe aktiviteteve kulturore. Gjatë vitin 2021 kishte shtim të patrullimeve dhe angazhimin e njësisë së biçikletave.

Me përkrahjen e OSBE-së dhe komunës në Prizren është bërë realizimi i kamerave në fshatin Novakë. Ndërsa sa i përket veprave penale u theksua së zbulueshmëria e veprave arrin shkallën në 80% të zbulueshmërisë, sidomos rastet e grabitjeve. Gjatë vitit 2021 në Prizren ka pasur vetëm një rast të vrasjes.

Shqetësim për policinë dhe shoqërinë është rritja e rasteve të dhunës në familje, megjithatë policia është duke bërë përpjekje maksimale që këto raste të minimizohen, dhe trajtimi i viktimave të dhunës në familje është duke u bërë në mënyrë profesionale.

Rastet me narkotike në sasi janë sekuestruar dhe kryerësit e veprave penale të tilla janë arrestuar.

Disiplina dhe ulja e shpenzimeve janë në nivelin duhur, edhe pse vazhdimisht kërkohet ngritje e disiplinës në mënyrë që të kemi shërbim profesional dhe respektim të lirive themelore te të drejtave të njeriut.

Një fjalë falënderuese për bashkëpunimin dhe rezultatet e mbajti kryeprokurori i Prizrenit Admir Shala, si dhe drejtoresha për Emergjencë dhe Siguri znj. Ramize Sinani-Shala.

Ne fund të prezantimit të raportit u ndanë mirënjohje për policët të cilët te treguan rezultate të mira në punë gjatë vitit 2021.

Ndalohet u.d i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt, dyshohet se mbushi veturën me naftë me para të shtetit

0

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar se e ka ndaluar për 48 orë ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas Prokurorisë, ai dyshohet ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, duke e furnizuar veturën e tij private me derivate të naftës në kuadër të tenderit të paraparë për Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj.

Njoftimi i plotë:

Ndalohet një person për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Ferizaj, 14 Janar 2022– Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se pas një hetimi një mujor nga ana e Prokurorisë, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar të dyshuarin H.G., në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pzoitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas Prokurorisë, dyshohet se H.G., si Ushtrues i detyrës së Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, duke e furnizuar veturën e tij private me derivate të naftës në kuadër të tenderit të paraparë për Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, do të vendos për procedurat e mëtejme hetimore.

Qalaj: S’kemi hapur rast në lidhje me dosjet në OVL, ka qenë kompetencë e Prokurorisë Speciale në Hagë

0

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me procesin gjyqësor të ish-krerëve të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Qalaj tha se në lidhje me rrjedhjen e dokumenteve nga ZPS-ja është informuar nga drejtori i Departamentit të Hetimeve në Policinë e Kosovë, pasi sipas tij, vet ai ka qenë jashtë shtetit.

Më tej, deputeti i PDK-së tha se hetuesit e PK-së, pasi kanë dëgjuar që në zyrat e OVL-së janë sjellur dosje që mund të jenë të rasteve të Gjykatës Speciale, të njëjtit kanë kontaktuar me zyrtarë të OVL-së së UÇK-së dhe janë takuar me ta.

“Në takim, hetuesit janë informuar se personi-at e panjohur kanë sjellur në zyrat e kësaj shoqate dokumente që dyshohet se mund të jenë të Gjykatës Speciale në Hagë”.

“Për këtë arsye, zyrtarë të OVL-së kanë kërkuar nga hetuesit e PK-së që të hetojnë këtë rast dhe të identifikojnë presonin që po sillte dosje ne zyrat e shoqatës”, thuhet në dëshminë e Qalajt.

Më tej, ai tha se pas kërkesës nga zyrtarët e OVL-së, Policia e Kosovës ka komunikuar me Prokurorinë Speciale në Prishtinë, nëse duhet të procedohet tutje dhe a duhet të hapet rast në lidhje me këtë.

Qalaj tha se Prokuroria Speciale në Prishtinë i ka thënë Policisë së Kosovës se ky rast është kompetencë e Prokurorisë Speciale në Hagë dhe se autoritetet kosovare nuk mund ta hetojnë këtë rast, pa pasur kërkesë nga Prokuroria Speciale në Hagë.

Tutje, ai tha se pas këtij, Policia e Kosovës nuk ka vazhduar të grumbullojë informata apo ta identifikojë personin që po sillte dosje në zyrat e OVL-së së UÇK-së.

“Më sa di, askush nga PK-ja nuk ka qenë i pranishëm në zyrat e OVL-së apo në zyrën e ZPS-ë në Prishtinë”.

“Arsyeja se pse PK-ja nuk i ka marrë këto dokumente është pasi që Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka autorizuar që të fillojmë hetim”./GazetaSinjali/

Këshilltari i Kurtit i reagon ambasadorit gjerman rreth kërkesës për referendumin e Serbisë

0

Këshilltari politik i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj, i është kundërpërgjigjur ambasadorit të Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, pasi ky i fundit e ka shpërndarë në “twitter” qëndrimin dhe kërkesën e QUINT-it që t’iu lejohet serbëve të Kosovës të votojnë për referendumin e Serbisë bazuar në praktikat e më hershme.

Zulfaj ka thënë se praktikat e më hershme kanë qenë praktika të këqija, derisa ka rikujtuar se serbët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë përmes postës apo në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë.

“Praktika e vendosur” ishte një praktikë e keqe ku strukturat e huaja ilegale janë lejuar që të operojnë lirshëm në vendin tonë. Të gjithë serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë ose përmes postës. Ju të gjithë e mbështetni sundimin e ligjit në Kosovë”, ka shkruar Zulfaj.

Nimani: Heqja e pagesave për semestër, ka ndikuar në interesim e të rinjve për studime

0

Rektori i Universitetit të Gjakovës, Artan Nimani, ka folur për universitetet publike, duke kërkuar kështu pavarësi financiare për to.

Ai gjithashtu foli edhe për lirimin e studentëve nga pagesat, ku tha se kjo ka ndikuar në motivimin e tyre.

“Unë konsideroi se është bërë një veprim i mirë dhe si i tillë është një nxitje dhe një motivim i mirë për fillimin dhe vazhdimin e studimeve. Ka mjaftë raste kur studentët për çështje ekonomike janë detyruar t’i ndërpresin studimet, ose t’i vonojnë ato”, u shpreh ai.

Nimani tregoi se a ka pasur ku vendim ndonjë efekt financiar.

“Nuk ka pasur ndonjë efekt financiar, të pakten në institucionet publike, për shkak se 100 përqind aksionar të universiteteve publike, është Qeveria e Kosovës, 100 përqind fondet i siguron nga buxheti i Qeverisë së Kosovës, është e njëjta formë, ndonëse Qeveria e ka lehtësuar punën me studentët, ndërsa këtë pjesën e mjeteve me të cilat janë dëmtuar universitetet tona, konkretisht Universiteti i Gjakovës, Qeveria i rimburson në vija tjera buxhetore”, u shpreh tutje Nimani në Klan Kosova.

Gjykata dënon shtetasin e Shqipërisë për dhënie ryshfeti

0

Gjykata Themelore në Prizren, ka shpallur fajtor të akuzuarin Aurel Biba. nga Republika e Shqipërisë, për shkak të veprës penale “Dhënia e ryshfetit”.

Ndaj të akuzuarit u shqiptua dënim me gjobë në shumë prej 400 euro dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti, dënim i cili nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk kryen vepër të re penale brenda 2 vite.

Po ashtu, i akuzuari lartcekur obligohet që të paguaj shpenzimet procedurale në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 50 euro dhe në emër të fondit për kompensimin e viktimave të krimit shumën 50 euro.

Gjykata vendosi që të akuzuarit t’i konfiskohen tri kartëmonedhat nga 10 (dhjetë) euro, si objekt me të cilin është kryer vepra penale.
Drejtësia Sot, njofton se gjykata deri tek ky vendim erdhi pasi që paraprakisht, palët procedurale në këtë çështje penale kishin arritur marrëveshje për pranim të fajësisë e arritur ndërmjet prokurores së shtetit Ervehe Gashi, të akuzuarit dhe mbrojtësit të tij, avokatit Hajrip Krasniqi.

Në seancën për shqyrtimin e marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë, gjyqtarja e çështjes Raima Elezi vendosi që ta aprovoj marrëveshjen për pranimin e fajësisë me të gjitha kushtet e lidhjes së saj, duke i shqiptuar të akuzuarit dënimin e theksuar si më lartë.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, Aurel Biba akuzohet se më datë 09.12.2021 rreth orës 11:55 në pikë-kalimin kufitar të Vërmicës, në mënyrë të drejtpërdrejtë ofron dhuratë të paarsyeshme apo përfitim tjetër, personit zyrtar në mënyrë që ai person të veprojë ose të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare.

Tutje, sipas aktakuzës i pandehuri derisa ishte duke udhëtuar me automjetin “Audi A4”me targa regjistrimi të Republikës së Shqipërisë, së bashku me dy pasagjerë të tjerë, në momentin kur afrohet për kontroll, duke ditur që nuk ka certifikatë të vaksinimit, në lejen e qarkullimit të automjetit i vendos tri kartëmonedha prej dhjetë (10) euro – gjithsej tridhjetë (30) euro, të cilat ia jep zyrtarit policor A.Sh,

Aktakuza shpjegon, se zyrtari policor me ti vërejtur paratë pyet se për çfarë janë këto para, i pandehuri përgjigjet se ’këto të holla i kam lënë për ju për respekt tuajin pasi që nuk kemi certifikatë të vaksinimit, dhe as testin PCR për Covid-19, , nëse ka mundësi që tu lejohet hyrja në Kosovë.

Shqipëri, nga janari nuk lejohet më importi i makinave të prodhuara para vitit 2007

0

Në Shqipëri nuk do të lejohet më importi i makinave që janë më të vjetra se vit prodhimi i 2007-ës.

Drejtoria e Transportit Rrugor ka rikujtuar rregullat që burojnë nga një vendim i qeverisë në 2018-ën, për të mbrojtur mjedisin nga makinat që nuk plotësojnë standardet e ndotjes.

Sipas rregullave të përcaktuara, makinat e reja me 0 km, që të importohen duhet të plotësojnë standardin euro 5, ndërsa mjetet e tjera motorike me 0 km duhet të jenë euro 4 e sipër.

Ndërkohë, historia ndryshon për sa i përket makinave të përdorura. Ato që kanë bërë kilometra në një shtet tjetër, mund të importohen në Shqipëri nëse janë mbi standardin euro 3 dhe jo më të vjetra se 15 vite, ndërsa kjo vlen edhe për mjetet e tjera motorike të përdorura, si autobusë, kamionë apo motorë.

Në Shqipëri, sipas shifrave të Drejtorisë së Transporti janë mbi 720 mijë mjete motorike në qarkullim, ndërsa rreth 340 mijë prej tyre janë të vit prodhimeve më të vjetra se 2005 dhe që nuk plotësojnë standardet e ndotjeve mjedisore. /tch/

Disa mite të pa vërteta lidhur çrregullimet e ankthit

0

Çrregullimi i ankthit është një lloj gjendjeje neurotike kur një person është vazhdimisht i shqetësuar për rrethanat e tij të jetës, pamjen ose marrëdhënien e tij me botën përreth.

Për çrregullime të tilla po flitet gjithnjë e më shpesh, por pengesa kryesore për një kuptim të plotë të natyrës së këtij problemi është bollëku i informacionit, i cili shpesh është i rremë. Shumë shpesh nënvlerësojnë ndikimin negativ të ankthit në jetë, ndërsa të tjerët shpesh nuk e marrin fare seriozisht.

Të dyja këto qasje janë për të ardhur keq, sepse në fakt, ky çrregullim shkatërron ndjeshëm jetën dhe nuk është gjithmonë e mundur të zgjidhet vetë një problem i tillë.
Miti 1: Ankthi nuk është një sëmundje e vërtetë mendore
Sigurisht, prania e ankthit është absolutisht normale, por vetëm derisa ky tregues të fillojë të largohet nga shkalla. Kur ankthi merr formën e një çrregullimi, ai fillon të ndikojë negativisht në të gjitha vendimet që merr një person. Ai nuk mund të jetojë më me mushkëri të plota – dhe në këtë rast, ankthi tashmë po kthehet në një sëmundje që kërkon trajtim urgjent.

Miti 2: Njerëzit me këtë çrregullim duhet të shmangin situatat stresuese

Është thjesht e pamundur të çlirohesh nga stresi dhe tensioni përgjithmonë, për më tepër, në rastin e çrregullimit të ankthit, është shumë e rëndësishme të gjendeni në situata të tilla. Problemet dhe rastet e vështira janë diçka që duhet të mësoni t’i përballoni vetë. Kjo mund të jetë një mënyrë për të ndaluar shqetësimin dhe panikun. Nëse shmangni plotësisht atë që keni frikë, atëherë efekti shpesh do të jetë i kundërt dhe frika vetëm sa do të rritet.

Miti 3: Këta njerëz nuk kanë nevojë për barna

Në fakt, shumë njerëz shpesh mendojnë se ankthi është një gjendje që nuk kërkon mjekim dhe se marrja e tij mund të tregojë dobësi. Përveç kësaj, disa kanë frikë nga efektet anësore dhe varësia nga barnat. Natyrisht, e gjithë kjo duhet të merret parasysh, por nuk duhet të keni frikë të kërkoni ndihmë të kualifikuar nëse ankthi ndërhyn në jetën tuaj ose në jetën e të dashurve tuaj.

Miti 4: Njerëzit me ankth kanë një karakter “nervor”

Absolutisht kushdo, pavarësisht se sa i sigurt mund të duket, mund të përjetojë ankth. Disa mund të kenë simptoma delikate, ndërsa të tjerët mund të vuajnë nga ndjenja të tilla për vite me radhë, duke qëndruar të qetë dhe të lumtur nga jashtë. Shumë shpesh njerëzit maskojnë simptomat e çrregullimit të tyre në mënyrë që askush rreth tyre as të mos dyshojë se çfarë po ndodh me ta. Nëse sjellja e një personi të afërt ka ndryshuar disi, atëherë ky është një rast për të hedhur një vështrim më të afërt dhe për t’u përpjekur të zbuloni se çfarë po ndodh vërtet. Shtypja e zgjatur e problemit do të çojë në një përkeqësim të situatës dhe kjo nuk duhet të lejohet.

Gjendja me COVID-19 në spitalet e Kosovës

0

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se në klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 36 pacientë të konfirmuar pozitivë dhe 25 të tjerë post-COVID-19.

Me oksigjenoterapi janë 25 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është 1 pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 13 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 21 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacient

Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë

Spitali i Prizrenit, 6 pacientë

Spitali i Pejës, 7 pacientë

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 3 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.

Mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

0

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shqiptuar 1 mijë e 712 gjoba trafiku.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuuar edhe 433 gjoba për mosrespektim të ligjit antiCOVID, përcjell Klankosova.tv.

Aksidente me të lënduar, në 24 orët e fundit janë gjithsej 15, ndërsa me dëme material 27.

Ndryshe, në statistikat e përgjithshme të policisë bëhet e ditur se 22 persona janë arrestuar dhe 18 janë dërguar në mbajtje.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort