Home Blog Page 3625

Shtrenjtohet uji në disa qytete të Kosovës, por jo edhe në Prizren

0

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit me kërkesë të kompanive të ujësjellësit nëpër rajone ka rritur çmimet e ujit të pijshëm , madje në disa kompani janë shënuar rritje edhe për shërbime të ujërave të ndotur. Në këtë institucion janë arsyetuar se rritjet janë bërë shkaku i shpenzimeve të energjisë elektrike në fabrika për përpunimin e ujit dhe shpenzimeve të tjera të mirëmbajtjes.

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit ka shqyrtuar planet e biznesit për tre vjetët e ardhshëm për kompanitë e ujësjellësit për të gjitha rajonet e vendit.

Ka vendosur që nga 1 janari i këtij viti të vendosen tarifa të reja për secilën kompani të ujësjellësit duke i rritur çmimet e ujit për konsumatorët.

Rritja e çmimit të ujit me nga disa centë për metër kub për rajone të ndryshme është bërë pas kërkesës së kompanive, të cilat e kanë arsyetuar rritjen shkaku i shpenzimeve për mirëmbajtje të fabrikave.

Në kompaninë e ujësjellësit “Bifurkacioni” në Ferizaj kanë shpjeguar se rritja e çmimit ka ardhur edhe për shkak të rritjes së çmimit të klorit.

“Kemi kërkuar një rritje të tarifave por ARRU-ja në bazë të analizave e ka bërë një rritje të vogël. Tarifa e ujit mbetet 37 centë, por ka qenë 35 centë për shtëpiak dhe 0.10 centë tarifa për kanalizim. Do të thotë që të dyja bëjnë 47 centë”, ka thënë Nazif Asllani, drejtor i “Bifurkacionit”.

Në këtë komunë shkaku i ngritjes së çmimit të ujit ka reaguar shoqëria civile që monitoron institucionet publike.

Në kompaninë rajonale të ujësjellësit “Prishtina” shërbimet e ujit janë rritur për një cent për metër kub.

Analisti për tarifa të ujit në ARRU, Vehbi Duraku, ka thënë se çështja e tarifave është e rregulluar me ligj.

“Kompanitë e ujit janë të obliguara çdo tre vjet t’i dorëzojnë planet e tyre të biznesit. Institucioni ynë i shqyrton këto plane te biznesit, i analizon dhe i shikon nëse ka nevojë për ndonjë investim apo për ndonjë shpenzim, pastaj nëse janë rritur kostot e energjisë elektrike, janë rritur kostot e mirëmbajtjes, si është faturimi, si janë shitjet, si është numri i konsumatorëve etj, dhe të gjitha këto futen në një model të kalkulimit të tarifës dhe në fund kalkulohen tarifat”, ka thënë Duraku.

Në KRU “Gjakova” çmimi i ujit të pijshëm është rritur për 1 cent, ndërsa ajo për kanalizim për 0.07 centë.

Nga KRU “Hidrodrini” në Pejë kanë thënë se ata nuk kanë kërkuar që të rriten çmimet për këtë rajon.

Faturat do të mbesin të njëjta kanë thënë edhe nga KRU “Mitrovica” e “Hidroregjioni Jugor” në Prizren.

Hyseni kritikon qeverinë dhe opozitën: Mos luani me fatin dhe të ardhmen e Kosovës!

0

Ish-Koordinatori Nacional për dialog dhe zyrtari i LDK-së, Skënder Hyseni, ka reaguar pas letrës që Sekretari Amerikan i Shtetit i ka dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e ku janë specifikuar saktë kërkesat amerikane sa i përket procesit të negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Hyseni, në një postim në Facebook, thotë se dialogu dhe marrëveshja finale me Serbinë duhet të jetë prioritet i parë i çdo Qeverie në Kosovë, derisa shton se pa vonesa ky proces duhet të rikthehet në binarë.

“Dialogu me Serbinë dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërshtetërore me njohje të ndërsjellë është dhe duhet të jet prioritet mbi të gjitha prioritet i çdo qeverie të Kosovës. Prandaj, pa u vonuar, dialogu me Serbinë duhet të rikthehet në kornizën e duhur”, ka shkruar Hyseni.

Ai ka kritikuar pozitën dhe opozitën.

“Edhe pozita edhe opozita, aktualisht e fjetur dhe kalkulante e Kosovës, duhet ta kuptojnë se sot asgjë më shumë nuk përputhet me strategjinë afagjate serbe dhe interesat ruse sesa mbajtja pezull, në gjendje të ngrirë e kontestit Kosovë-Serbi, dhe rrjedhimisht mbajtja e Ballkanit Perëndimor në gjendje permanente shpërthimi!”, ka shkruar Hyseni.

Postimi i plotë i Hysenit:

“Mos luani me fatin dhe të ardhmen e Kosovës!

Status-quoja në raportet me Serbinë është armiku më i madh i Kosovës sot dhe nesër!

Që nga rinisja e dialogut me Serbinë në korrik 2020 Kosova ia kishte idalur ta vendoste në binarë adekuat komunikimin me botën rreth kësaj teme, duke mos lejuar që shteti ynë të ekspozohej ndaj planeve dhe ndikimeve nga faktorët destabilizues që për qëllim kishin prishjen e rendit kushtetues dhe sigurisë në Kosovë dhe Ballkan. Forcimi i partneritetit dhe komunikimi e koordinimi sistematik me SHBA-të dhe vendet tjera të Quintit ishte rikthyer në binarë.

Dialogu me Serbinë dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërshtetërore me njohje të ndërsjellë është dhe duhet të jet prioritet mbi të gjitha prioritet i çdo qeverie të Kosovës. Prandaj, pa u vonuar, dialogu me Serbinë duhet të rikthehet në kornizën e duhur.

Pra, është përgjegjësi e autoriteteve aktuale të Kosovës që dialogu me Serbinë, si një proces i pashmangshëm dhe i domosdoshëm për një Marrëveshje Gjithpërfshirëse të vendoset si prioritet dhe urgjencë. Një marrëveshje e tillë është thelbësore dhe e domosdoshme për të përmbyllur kontestin e gjatë historik dhe politik në mes të Kosovës dhe Serbisë, që në thelb është edhe kontest në mes të shqiptarëve dhe serbëve në përgjithësi.

Çdo zvarritje e mëtejme e marrëveshjes me Serbinë, Kosovën mund ta betonojë në status-quo, e që në terma praktik do të thot izolim dhe rrezikim i vet shtetësisë dhe pavarësisë së saj.

Stabiliteti afatgjatë i Kosovës dhe konsolidimi ndërkombëtar i shtetësisë përmes rrumbullakësimit të subjektivitetit të saj nuk është i mundur pa një marrëveshje për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund te ketë progres as në rrugën e Kosovës për anëtarësim në NATO e as BE pa u arritur kjo Marrëveshje. Janë çështje drejtëperdrejtë të lidhura. Në këtë kontekst, duhet urgjentisht të vendoset komunikim dhe koordinim sistematik me Administratën e re amerikane të Presidentit Biden. Në Uashington, Bruksel, Berlin, Londër, Paris dhe Romë, Qeveria e re duhet të intensifikojnë praninë dhe përpjekjet pë mbajtjen në agjendë të Kosovës. Levat për arritjen e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë si dy shtete janë në këto kryeqytete, duke patur parasysh se Marrëveshja me Serbinë ka edhe një rëndësi të veçantë, e që është dobësimi i ndikimit dhe rolit rus në Ballkan. Pra, qeveria e Kosovës duhet të harmonizojë politikat dhe interesat e saj me poltikat e partnerëve tonë në Ballkan dhe interesat e tyre.

Në kohën kur në qarqet ndërkombëtare, dialogu me Serbinë dhe normalizimi i marrëdhënieve vazhdon të jet prioritet numër një sa i përket Ballkanit, qeveria e Kosovës vazhdon politikën e saj injoruese ndaj thirrjeve gjithnjë e më eksplicite nga partnerët e Kosovës. E fundit nga këto thirrje është letra e sekretarit amerikan Blinken dërguar kryeministrit Kurti me 11 janar, ku nënvizohet qartë urgjenca, pesha dhe rëndësia që ka dialogu me Serbinë dhe normalizimi përmes njohjes së ndësjellë.

Është koha e fundit që kjo qeveri ta braktisë politikën e saj populliste dhe retorikën tensionuese e cila është në kundërshtim të plotë me interesat jetike të vendit.

Edhe pozita edhe opozita, aktualisht e fjetur dhe kalkulante e Kosovës, duhet ta kuptojnë se sot asgjë më shumë nuk përputhet me strategjinë afagjate serbe dhe interest ruse sesa mbajtja pezull, në gjendje të ngrirë e kontestit Kosovë-Serbi, dhe rrjedhimisht mbajtja e Ballkanit Perëndimor në gjendje permanente shpërthimi!

Kjo sjellje e kryeministrit aktual të Kosovës, e besa edhe e opozitës dëmton rëndë interesat afatgjata të vendit. Pozita dhe opozita po vetmjaftohen me pak pushtet dhe një grusht vota, e që duket se e kanë të vetmin preokupim, duke mos u lodhur fort për interesat afatgjata të vendit. Pra, duke injoruar tërsisht problemet reale dhe urgjencën e mbylljes së kontestit me Serbinë.

Ky rezon politik dhe kjo sjellje e pozitës e opozitës, Kosovën e dërgon në klubin e vendeve apo territoreve pa subjektivitet, ku mund të mbetet përgjithmonë, si një vend eksperimtesh dhe kusuritjesh në rrafshin global!

Këndelluni! Mos luani me fatin dhe të ardhmën e vendit!”, ka shkruar Hyseni.

E konfirmuar: Seanca e jashtëzakonshme të shtunën në orën 14:00

0

Nga Kuvendi i Kosovës për KOHËN kanë konfirmuar se seanca e jashtëzakonshme e ftuar nga kryeministri, Albin Kurti, për çështjen e organizimit të referendumit të Serbisë në Kosovë, do të mbahet të shtunën me fillim prej orës 14:00.

Partnerët ndërkombëtarë kanë bërë presion ndaj institucioneve të Kosovës që të lejojnë organizimin e këtij referendumi.

Megjithatë, krerët e Kosovës kanë dalë kundër e për këtë kanë marrë mbështetjen edhe të opozitës.

Suspendohet nga puna u.d. i drejtorit të Spitalit në Ferizaj

0

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, Halit Gërbeshi, është larguar përkohësisht nga puna.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se ky vendim është marrë pasi Gërbeshi ishte ndaluar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për 48 orë.

“Detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit të Spitalit në Ferizaj do t’i kryejë drejtori mjekësor i spitalit”, thuhet në njoftimin e SHKUK-së.

Kryesia e Kuvendit, të hënën, do të diskutojë për pagat në sektorin publik

0

Kryesia e Kuvendit, të hënën e javës së ardhshme, do të mbajë mbledhjen e saj të radhës.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se do të votohet dhe diskutohet për një mori pikash, një ndër to është Propozim-rezoluta në lidhje me pagat në sektorin publik.

Ky takim do të fillojë nga ora 11:00 në sallën C301.

Rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme:
1. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 18, 19, 22, 23 nëntor dhe 6 dhjetor 2021:
21. Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,
29. Votimi i Raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020,
32. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K.
2. Pikat e papërfunduara të Seancës plenare, më 13 dhe 14 dhjetor 2021:
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-071 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-060 për mbeturina,
13. Votimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020,
14. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorin
publik.
3. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, më 24, 28 dhe 29 dhjetor 2021:
4. votimi i Projektligjit nr.08/L-098 për ratifikimin e Memorandumit të mirëkuptimit në mes Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Prishtinë, Kosovë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës për Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright,
5. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-097 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për Statusin e Pjesëtareve të Forcave të Sigurisë së Republikës së Kosovës dhe Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në territorin e shteteve përkatëse,
6. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-096 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Programit – Nxitja dhe levimi i mundësive për sigurinë e ujit,
7. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-100 për ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Bashkimit Evropian nga njëra anë dhe Kosovës nga ana tjetër, për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit Horizon Europe – Korniza e Programit për kërkimin dhe inovacionin,
8. Votimi i Projektligjit 08/L-105 për ratifikimin e Marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian Evropa kreative (2021-2027),
22. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
24. Zgjedhja e dy (2) drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, “NP KOSTT”,
25. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.
26. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-018 për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme,
27. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-021 për tregti me jashtë
28. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-099 për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore,
29. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-127 për regjistrimin e bujqësisë,
30. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-078 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-041 për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit,
31. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-079 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L- 85 për peshkatari dhe akuakulturë,
32. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-080 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/5 i Kosovës për farërat,
33. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-081 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-085 për bujqësi organike,
34. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-082 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-120 për mbrojtjen e bimëve,
35. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-083 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-8 për verërat,
36. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-084 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.02/L-53 për Gjuetinë,
37. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-085 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.2004/13 për materialin fidanor,
38. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-086 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-114 për pasurimin e miellit,
39. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-087 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.04/L-040 për rregullimin e tokës,
40. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-088 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-111 për bletari,
41. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-089 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 2003/10 për plehrat artificiale,
42. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-090 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L- 10 për përkujdesjen ndaj kafshëve,
43. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-091 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/21 për veterinarinë,
44. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-092 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-029 për inspeksionin bujqësor,
45. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-093 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-042 i produkteve për mbrojtjen e bimëve,
46. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-094 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-9 për ujitjen e tokave bujqësore,
47. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-095 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2003/9 për kooperativat e bujqve,
48. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
49. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-064 për tokën ndërtimore.

III. Përgatitjet për Seancën plenare të radhës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbaleve të Seancave të mëparshme,
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-101 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti i Reformës së Sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-015 për Gjykatën Komerciale,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-057 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 04/ L-089 për Deminim Humanitar,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

IV. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Disa fshatra të Prizrenit nesër mbesin pa energji elektrike

0

KEDS ka njoftuar për punime në rrjet të cilat do të ndodhin gjatë ditës së nesërme në disa zona.

Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet:

Prizreni

1.

Nga NS 35/10kV Zhuri do të ndërprehet:

LP 10kV Poslishta (kodi: 30035006) nga ora 09:00 deri 11:00

Vendet: fshatrat: Grazhdanik, Kobajë, Muradem, Nashec (një pjesë), Poslishtë dhe Vlashnjë.

Arsyeja: Vendosja e grupit matës kontrollues.

2.

Nga NS 110/35/10kV Theranda do të ndërprehet:LP 10kV Mamusha (kodi: 32000006) nga ora 12:00 deri 14:00

Vendet: fshatrat: Leshan, Mamushë (një pjesë), Nepërbisht dhe Tërnje.

Arsyeja: Vendosja e grupit matës kontrollues.

3.

Nga NS 110/35/10kV Prizreni 1 do të ndërprehet:

LP 10kV Rahoveci (kodi: 30000015) nga ora 14:30 deri 16:00

Vendet: Rrugët: 13 Liqeni i Hasit, 15 Faik Çabrati (një pjesë), 451 Hysni Morina (një pjesë), 462 Qenë Qenaj (një pjesë), Arban (një pjesë), Atmaxhë (një pjesë); fshatrat: Krajk, Landovicë dhe Tupec.

Arsyeja: Vendosja e grupit matës kontrollues.

Në fund të janarit pritet rënia e çmimit të naftës në Kosovë

0

Çmimet aktuale të naftës dhe derivateve të saj janë më të lartat të regjistruara ndonjëherë në Kosovë.

Kështu shprehet Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, i cili deklaron se në fund të muajit janar do të nisë të bien çmimet e furnizimit.

“Edhe aktualisht jemi pas shteteve të tjera të rajonit me çmime. Është vetëm Maqedonia e Veriut me çmim më të ulët por që akcizën e ka 22 cent më pak. Sot në Kosovë për dizel çmimi shkon nga 1.19 deri në 1.27 për litër, kurse për benzina nga 1.21 deri në 1.30 cent. Gjatë kësaj jave ka pasur rritje 25 dollarë për ton, për katër ditë çmimi është ngritur në 100 dollarë”, është shprehur Berjani në emisionin Portofol në Klan Kosova FM.

“Qytetarët mund të ankohen por problemi i rritjes është diku tjetër – te tregjet botërore. Gjithkund janë rritur çmimet. Në dhjetor ka pasë një komunikatë nga OPEC që në janar, në fund të janarit do të ketë stabilizim të tregut, do të ketë më shumë prodhim dhe çmimi do të bjerë”.

Ai më tej ka theksuar se cilësia e derivateve që ofrohet në tregun vendorë është e lartë dhe këtë e bazon në mosankesat e qytetarëve.

“Asnjë ankesë nuk ka pasur në Ministrinë e Tregtisë. Kjo tregon se cilësia e naftës është sikurse në shtetet tjera”.

Sipas Berjanit me miratimin e Ligjit të Naftës në Kuvendin e Kosovës do të rregulloheshin shumë çështje sa i përket kësaj fushe.

Nga ana tjetër shoqata që ai e drejton nga tash do të nisë me publikimin e përditshëm të çmimit më të shtrenjtë dhe më të lirë në treg.

Nafta në Kosovë “është e cilësisë së mirë” sipas analizave që bëhen në laboratorë

0

Kosovarët furnizohen me naftë të cilësisë së mirë.

Kështu thotë, Naim Mahmutaj, nga laboratori “Kosova Lab”, i cili bën analiza të naftës dhe derivateve të saj.

“Laboratori ynë është i akredituar dhe mostrat që ne testojmë vinë nga institucionet shtetërorë dhe në disa raste edhe nga kompanitë private. Në bazë të mostrave që ne testojmë në pjesën më të madhe cilësia e karburantit të lëndëve të naftës është e mirë”, është shprehur Mahmutaj për Portofol në Klan Kosova FM.

“Në pjesën e dytë të vitit që shkoi ka pasë një pjesë të madhe të pikave të shitjes që ju është marrë mostra dhe i kemi testuar ato. Rezultatet tregojnë kryesisht se cilësia është e mirë”.

Kur fjala është për matjen e cilësisë ai ka treguar se ajo bëhet në bazë të disa parametrave që shkojnë deri në 15 sish.

Mahmutaj ka përmendur se ngjyra e karburantit nuk është përcaktues për matjen e cilësisë.

A do të zgjerohet koalicioni i Qeverisë Kurti, flet Glauk Konjufca

0

Për shkak të procesit të negociatave me Serbinë, është përfolur kohëve të fundit se Qeveria Kurti mund të hyjë në një proces të zgjerimit të koalicionit qeverisës.

Lidhur me këtë çështje në Pressing të T7 mbrëmë është pyetur edhe një prej figurave më të rëndësishme të VV’së dhe njiherit kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Konjufca ka thënë se për këtë çështje mund të flas vetëm kryeministri Albin Kurti dhe se si kryetari i Kuvendit s’mund të përzihet në një çështje të tillë.

“Deri tash fola për Qeverinë duke i përkit një grupimi politik, i përkas Vetëvendosjes, jam aty qysh herët. Kam mbajt përgjegjësi të caktuara, fola nga ky aspekt. Për këtë që pyete ti, për këtë nuk mund të flasë në vend të kryeministrit. Pos kryeministri mund të përgjigjet në këtë cështje. Nuk mund të përzihetm në këtë cështje. Thirre kryeministrin”, ka thënë Konjufca të enjten në Pressing.

Kompletohet qeveria Totaj, Islam Ukaj e Sulltan Badalli nga PDK emërohen drejtorë

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, sot ka kompletuar ekzekutivin që do ta udhëheqë Prizrenin në katër vitet e ardhshme.

Ai gjatë ditë së sotme ka emëruar edhe dy drejtorë.

Drejtorët e emëruar janë:

  • Drejtoria e Inspektorateve – Islam Ukaj
  • Drejtoria e Ekonomisë dhe Financave – Sulltan Badalli

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort