Home Blog Page 3624

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

0

Në fundjavë pritet të ketë mot me vranësira kalimtare dhe kthjellime, derisa të dielën ka mundësi edhe për mjegull përgjatë ultësirave.

Orëve të mëngjesit do të ketë edhe ngrica.

Ditën e shtunë me vransira kalimtare orëve të mëngjesit, e ditën e diel me kthjellime e diell, por se orëve të mëngjesit me mjegull e ngrica.

Në fundjavë vransira kalimtare dhe kthjellime ditën e diel, me mundësi për mjegull përgjatë ultësirave. Orëve të mëngjesit ngrica.

14.01.2022 – Mot i qëndrueshëm parashihet në ditët e fundjavës. Ditën e shtunë me vransira kalimtare orëve të mëngjesit, e ditën e diel me kthjellime e diell, por se orëve të mëngjesit me mjegull e ngrica.
Nga dita e hënë do të ketë edhe kalime të vransirave, që ditën e martë do të shoqërohen edhe me reshje të dobëta shiu dhe bore përreth viseve malore.

Zyrtare: Edon Zhegrova transferohet te Lille

0

Edon Zhegrova ka bërë hapin e madh në karrierë, duke u transferuar në kampionatin francez Ligue 1.

Sulmuesi kosovar ka lënë Baselin për t’iu bashkuar kampionit në fuqi të Francës, LOSC Lille.

22-vjeçari ka nënshkruar kontratë afatgjate me Lillen deri në qershor të vitit 2026.

Ka qenë vet klubi francez që ka zyrtarizuar marrëveshjen me Baselin, por pa zbuluar detajet financiare të transferimit.

Me tu prezantuar si futbollist i ri i Lille, Zhegrova ka folur për faqen zyrtare të klubit duke u shprehur shumë i lumtur me këtë transferim të cilin e ka cilësuar si hap të madh në karrierë.

“Sot jam shumë i lumtur dhe krenar. Është një ditë e madhe për mua, një hap i madh në karrierën time, në një kampionat të madh, në një klub me lojtarë të mëdhenj me të cilët do të mund të përparoj”.

“Doja shumë të vija këtu dhe kjo ndodhi ndaj jam shumë i lumtur. Tani do ta bëj më të mirën për Lille”, ka thënë Zhegrova për faqen zyrtare të klubit francez.

Reprezentuesi kosovar ka zgjedhur fanellën me numër 23 tek gjiganti francez.

Arben Gashi: Nesër marrim vendim nëse shkojmë në seancën e jashtëzakonshme ose jo

0

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) ende nuk ka vendosur se a do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme që do të mbahet nesër.

Kuvendi i Kosovës ka konfirmuar se nesër në ora 14:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit ku diskutohet mbi referendumin e Serbisë në Kosovë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i ka thënë Gazetës Express se nesër pas një takimi të grupit parlamentar do të vendosin a do të jenë pjesë në seancë ku do të diskutohet mbi referendumin e Serbisë në Kosovë.

“Nesër merret vesh qëndrimi i LDK-së, nesër do të mblidhet grupi parlamentar dhe vendosim”, tha Gashi.

AAK-ja merr pjesë në seancën e thirrur nga Kurti për referendumin e Serbisë

0

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të marrin pjesë në seancën e nesërme të thirrur nga kryeministri Albin Kurti për të diskutuar për synimin e Serbisë për të mbajtur një referendum në Kosovë.

Këtë për Klankosova.tv e ka bërë të ditur zëdhënësi për media në AAK, Lulëzim Blaka.

Në kërkesën e Kurtit thuhet se diskutimi nga kjo seancë ka për qëllim të nxjerrë një rezolutë të përbashkët, në të cilën shprehet vullneti politik i deputetëve dhe grupeve parlamentare dhe Kuvendit të Kosovës për këtë çështje.

Liderët e opozitës kanë dalë kundër organizimit të referendumit në Kosovë, njofton Klankosova.tv.

Në një konferencë për media, shefi i Grupit Parlamentar të Kosovës, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se ky subjekt politik nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme.

 

Aeroporti “Adem Jashari” në 2021-ën pati 97% më shumë udhëtarë sesa në 2020-ën

0

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, për vitin 2021, ka shërbyer 2,180,809. Kjo shifër është për 97 përqind më e lartë se sa në vitin 2020.

Në njoftimin e aeroportit thuhet se kjo shifër korrespondon kështu, pasi është përmirësuar trafiku ajror në krahasim me vitin 2020, ku pandemia kishte shkaktuar krizën më të madhe në historinë e aviacionit.

“Muaji gusht ka pasur numrin më të lartë me gjithsej 383,776 udhëtarë, që pasohet nga muaji korrik me 340,446 udhëtarë, ndërsa trafiku më i ulët ka qenë gjatë muajit prill me 79,278 udhëtarë, pasuar nga muaji shkurt me 96,442 udhëtarë”.

“Gjatë vitit 2021 janë realizuar 8,921 nisje fluturimesh, apo 92% më shumë se vitin e kaluar. U dalluan me më së shumti fluturime muajt gusht dhe korrik, me 1,517 dhe 1,367 nisje fluturimesh. Në anën tjetër, muaji prill kishte më së paku nisje fluturimesh, 370”.

Ndërsa, destinacionet me më së shumti udhëtarë janë Bazeli, Cyrihu dhe Dyseldorfi. Prej shteteve, sa i përket trafikut të përgjithshëm nga Prishtina, Zvicra është e para e pasuar nga Gjermania, Turqia, Austria dhe Suedia.

PDK-ja nuk shkon në seancën e thirrur nga Kurti për referendumin

0

Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se e sheh të panevojshme mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për referendumin e Serbisë brenda territorit të Kosovës.

Në një konferencë për media, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kjo parti tashmë e ka bërë të qartë qëndrimin kundër organizimit të referendumit të Serbisë brenda Kosovës.

Ai ka thënë se me thirrjen e kësaj seance Qeveria po mundohet ta shmangë përgjegjësinë e vet. Tahiri ka thënë se zbatimi i ligjeve dhe vendimeve që rrjedhin nga ligjet janë përgjegjësi e Qeverisë dhe jo e Kuvendit.

Tahiri tutje kritikoi institucionet për moskoordinim me vendet e QUINT-it dhe veçanërisht SHBA-në për këtë çështje, pasi kërkesa për mbajtjen e referendumit serb në Kosovë kishte ardhur gjatë muajit dhjetor.

“Kryetari Memli Krasniqi ka shprehur qëndrimin e qartë të PDK-së për referendumin e Serbisë në Kosovë. Referendumi serb në Kosovë përbën shkelje të sovranitetit dhe rendit kushtetues. Ne kemi mbështetur qasjen e Qeverisë për të mos lejuar organizimin. Por Qeveria duhej të kishte një koordinim me vendet e QUINT-it, veçanërisht me SHBA-në. Kërkesa e Serbisë për të mbajtur referendum në Kosovë ka ardhur gjatë muajit dhjetor. Gjatë kësaj periudhe, duhet të kishim ofanzivë diplomatike nga presidentja, nga Qeveria, që të bindë aleatët që një kërkesë e tillë cenon integritetin e vendit. Qeveria ka vendosur të hesht dhe të mos bëjë një gjë të tillë. PDK-ja e sheh krejt të panevojshme thirrjen e kësaj seance dhe nuk do të jmei pjesë e saj ditën e nesërme. Ne i kemi dhënë mbështetje një parimi, të cilin e ka shtyrë përpara Qeveria dhe nuk ka nevojë të prodhojë debat të mëtutjeshëm, prandaj e konsiderojmë të panevojshme mbajtjen e një seance të tillë, që është përpjekje e Qeverisë për shmangie të përgjegjësisë. I bëjmë me dije kryeministrit se zbatimi i ligjeve dhe vendimeve që rrjedhin nga ligjet është ekskluzivisht përgjegjësi e Qeverisë dhe jo e Kuvendit. Rendi kushtetutës nuk mund të mbrohet me rezoluta. Ne e dimë cili është karakteri i këtyre rezolutave në Kuvend. Qeveria i ka të gjitha instrumentet në dorë për të mbrojtur rendin tonë kushtetues dhe për t’i qëndruar prapa vendimeve të saja”, ka thënë Tahiri.

Lista Serbe ende shpreson në mbajtjen e referendumit serb në Kosovë

0

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq u ka thënë të premten gazetarëve në Beograd se ende shpreson dhe i beson Bashkimit Evropian se do të mundësojë mbajtjen e referendumit për ndryshimet në Kushtetutën e Serbisë në fushën e drejtësisë në Kosovë të dielën.

“Nuk mund të them me siguri nëse BE-ja do t’i përmbushë detyrimet e saj, sepse kjo nuk ka të bëjë më as me ne si njerëz që do të votojmë në atë referendum, por kjo është një çështje që ka të bëjë me anëtarësimin në BE”, u ka thënë Rakiq gazetarëve pas takimit të përfaqësuesve serbë nga Kosova me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Referendumi për ndryshimet e Kushtetutës së Serbisë do të mbahet të dielën, më 16 janar.

Sipas Rakiqit, BE-ja ka kërkuar nga Serbia një referendum për ndryshimet kushtetuese në fushën e drejtësisë.

Kërkojmë nga BE-ja që nga fjalët të kalojnë në vepra, kanë folur shumë, kanë premtuar shumë, ne i kemi besuar, sidomos ne serbët e veriut të Kosovës sepse kemi shkuar në zgjedhje në vitin 2013 duke besuar në një të ardhme më të mirë dhe se rruga evropiane. Të dielën (16 janar, ditën e referendumit), BE-ja dhe EULEX-i do të tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë – a janë ata në favor të pranimit të Serbisë në atë rrugë evropiane, apo është thjesht një histori boshe”, ka thënë mes tjerash Rakiq, transmeton REL.

Në takim me Vuçiqin, ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, i cili nga dhjetori i vitit të kaluar është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara.

Radoiçiq është bërë nënkryetar i Listës Serbe në vitin 2018, pak muaj pas vrasjes së politikanit opozitar nga Mitrovica e Veriut, Oliver Ivanoviq.

Millan Radoiçiq është përmendur në dokumentet e institucioneve të drejtësisë në Kosovë, në lidhje me vrasjen e Ivanoviqit.

Reagimi i mekanizmit ndërkombëtar

Institucionet e Kosovës kanë thënë të premten se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në Kosovë, përbën shkelje të kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Udhëheqësit e Presidencës, Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, kanë dalë me deklaratë të përbashkët, pas takimit me zyrtarët e vendeve të Kuintit dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Sipas institucioneve të Kosovës, qytetarët serbë të Kosovës, me dyshtetësi, do të mund të votojnë për referendumin në Serbi sipas praktikave ndërkombëtare, që në këtë rast, sipas tyre, nënkuptojnë mundësitë përmes postës apo Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë.

Ato u kanë bërë thirrje vendeve të Kuintit që në raport me Kosovën të aplikohen standarde të njëjta sikurse me çdo shtet tjetër, marrë parasysh se pavarësia e saj është njohur nga shumë vende demokratike në botë.

Të premten, 14 janar, zyrtarë të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, kanë thënë se me keqardhje kanë pranuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos e lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që të grumbullojë votat në Kosovë për referendumin në Serbi.

Me kërkesë tëryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Kuvendi i Kosovës, do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, të shtunën, 15 janar, në orën 14:00.

Në rend të ditës është diskutimi në lidhje me synimin e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se do të ketë “pasoja të mëdha dhe më të gjera se sa pritej” nëse nuk do të hapen qendrat e votimit në Kosovë.

Samir Karahoda, ftohet të bëhet pjesë e Akademisë Evropiane të Filmit

0

Qendra Kinematografike e Kosovës, ka njoftuar se, regjisori i njohur kosovar Samir Karahoda është ftuar të bëhet pjesë e Akademisë Evropiane të Filmit.

Filmi dokumentar i shkurtër ‘Në mes’ ishte debutimi i tij regjisorial, i cili në 2019 shfaqi premierën botërore në Berlinale si filmi i parë kosovar që konkurroi në këtë festival. ‘Në mes’ ishte gjithashtu edhe kandidat për çmimin e Akademisë Evropiane të Filmit EFA në 2019. ‘Pa vend’ është filmi i tij i dytë me metrazh të shkurtër i cili shfaqi premierën në konkurencën zyrtare në Festivalin e Filmit në Kanë në 2021 dhe prej nga u shpërblye me nominim për çmimin e Akademisë Evropiane EFA për filmin më të mirë evropian.

Në shtator 2021, ‘Pa vend’ fitoi çmimin IMDb Pro shortcuts si filmi më i mirë i shkurtër në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto.

Samir Karahoda në vitin 2019 është shpërblyer me çmimin vjetor të kinematografisë nga Ministria e Kulturës.

Akademia Evropiane e Filmit u themelua më 1989 si Shoqëri Evropiane e Kinemasë nga presidenti i saj i parë Ingmar Bergman dhe 40 kineast të tjerë për të çuar para interesat e industrisë evropiane të filmit. Synimet e Akademisë janë të ndajë njohuritë dhe të edukojë audiencën e të gjitha moshave rreth kinemasë evropiane. EFA momentalisht numëron rreth 4200 anëtarë nga lëmi të ndryshme të kinematografisë. Samiri i bashkohet grupit të rreth 20 kinestëve kosovar tashmë anëtarë të EFA-s.

Policia po patrullon në shkolla dhe lagje të Prizrenit

0

Njësia e Komunitetit në stacionin policor në Prizren është duke patrulluar rreth shkollave fillore në qytet dhe lagje.

Policia ka njoftuar se patrullimi po vazhdon në sheshe, qendra tregtare, tregu i gjelbër dhe tregu i mallrave.

Njësia e komunitetit ka një raport të mirë me bizneset e sidomos me argjendaritë me të cilët komunikimi është i vazhdueshëm me qëllim parandalimin e veprave penale të vjedhjeve dhe grabitjeve.

Por kontakti gjatë patrullimit vazhdon edhe me institucionet tjera e sidomos me qendrat e mjekësisë familjare dhe barnatoreve.

Policia është në kontakt të përhershëm edhe me trafikun urban e në veçanti me stacionin e autobusëve dhe taxit-e që operojnë në Prizren.

Policia ka njoftuar se aktivitetet parashihen të jenë të vazhdueshme, duke u bazuar në praktikat me të mira policore në bashkëpunim me komunitetin.

Nesër fillon sezoni i skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë

0

Nesër, ditë e shtune, do të fillojë sezoni i skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.

Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare Brezovica.info, përmes një postimi në facebook.

Ndryshe Oda e Hotelierisë dhe Turizmit e Kosovës, ka kërkuar që teleferiku në qendrën e skijimit në Brezovicë, të vihet në funksion dhe njëherësh të lejohen edhe turistët e pavaksinuar me dy dozat kundër COVID-19 të hyjnë në pikën kufitare “Jazhicë Glloboqicë”.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort