Home Blog Page 3623

Alarm i rremë për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, dikush harroi çantën me rroba

0

Në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë sërish është ngritur alarmi me dyshimin për një bombë.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes derisa janë larguar edhe autobusët, njofton Klan Kosova.

Por, ky alarm ka rezultuar i rrejshëm meqë dikush e harroi një çantë me rroba.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Alarmi ka qenë i rremë, sepse dikush e ka harruar çantën, e cila ka qenë me rroba”.

Mbi 80 mijë punëkërkues të regjistruar në vitin 2021 në Kosovë

0

Drejtori i Përgjithshëm në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës, Drin Haraçia, tha se numri i përgjithshëm i punëkërkueseve të regjistruarve deri në fundin e vitit 2021 ishte rreth 82 mijë persona.

Sipas tij, prej tyre 38 mijë janë femra ndërsa 43 mijë janë meshkuj, duke sqaruar se 8 372 persona janë regjistruar për herë të parë si punëkërkues

“Nga rreth 82 mijë persona që janë të regjistruar si të pa punë, prej tyre 38 mijë janë femra ndërsa 43 mijë janë meshkuj. Ndërsa ata të regjistruar për herë të parë gjatë vitit 2021 është 8 372 persona të cilët janë regjistruar për herë të parë si punëkërkues në kuadër të zyrave të punësimit. 4 616 femra, ndërsa meshkuj 3 758”.

Sipas tij, gjatë vitit 2020 ka pasur një rritje të madhe të numrit të punëkërkueseve e që arsyeja kryesore ka qenë përfitimi nga Pako Emergjente të Qeverisë për përkrahjen e këtyre kategorive si pasojë e Covid-19, shkruan EO.

Ai theksoi se kërkesa për punë ka më shumë në shërbime të shitjes, profesionistë, teknikët dhe bashkëpunëtorët profesional, por edhe sektorin e teknologjisë informative.

“Në 2020 kemi pasur mbi 90 mijë punëkërkues të regjistruar. Në ARPK, të papunë më shumë ka më shumë në profesionet elementare, si të zejes dhe profesioneve të ngjashme, punëtorët për shitje, bashkëpunëtorët profesional etj. Ne kemi më shumë kërkesa nga bizneset për profilet të cilat kanë të bëjnë me sektorin e teknologjisë informative”.

Haraçia ka sqaruar se i përkrahin bizneset me programe në kuadër të masave aktive të tregut të punës.

“Në kuadër të bashkëpunimit në sektorin privat me bizneset kryesisht ne i përkrahim në kuadër të masave aktive të tregut të punës. Subvencionimi i pagave, një program që subvencionohet për 12 muaj një punëkërkues, ka mundësi të përkrahet nga biznesi dhe nga agjencia në këtë rast”.

“Ku pagesa e tij është 50/50 deri në një shumë të caktuar. Kemi trajnime në punë 3 deri në 6 muaj, ku një punëkërkues mund të shkojë te një biznes dhe aty është me pagesë 4 muaj ka raste kur paguhet prej anës tonë, ndërsa 2 muaj prej bizneseve dhe kemi trajnime në punë apo praktikë në punë”.

“Dikush mund të ndjek kursin e trajnimit profesional edhe nëse është i punësuar. Domethënë njihet aftësimi dhe riaftësimi profesional dhe në këtë rast kemi bashkëpunimin me bizneset ku dërgohen punëkërkuesit që ndjekin trajnime të ndryshme. Vetëm vitin e kaluar, marr parasysh situatën me pandemike përkrahëm mbi 3 mijë punëkërkues te bizneset sa i përket programit të subvencionimit të pagave dhe praktikës në punë”.

Sipas tij, Agjencia është ofrues publik i shërbimeve të punësimit që ka për qëllim administrimin e tregut të punës dhe zbatimin e politikave të punësimit dhe të aftësimit profesional.

Kurse sa i përket shërbimeve që ofrohen për punëdhënësit, Haraçia tha se në këtë rast kanë të bëjnë me regjistrimin, shpalljen e vendeve të lira të punës, ndërmjetësime në shërbimet për masa aktive etj.

Sipërmarrësi më i famshëm shqiptar në Amerikë urdhërohet t’ia kthejë 64 milionë dollarë SHBA-së

0

Martin Shkreli, ish-drejtuesi i firmës së barnave, ‘Pharma Bro’, që ndikoi në rritjen dramatike të çmimit të një ilaçi që shpëton jetën, është përjashtuar nga industria amerikane përgjithmonë.

Në një vendim të premten, gjyqtarja Denise Cote e urdhëroi atë të kthente 64.6 milionë dollarë (47 milionë £) në fitimet që ai bëri nga skema.

Ajo vendosi se veprimet e Shkrelit kishin shkelur ligjet kundër monopoleve. Derisa ai aktualisht po vuan dënimin me burg për mashtrim të investitorëve.

Por ky vendim ka të bëjë me veprimin që ai ndërmori në vitin 2015 për të rritur çmimin e Daraprim, një ilaç prej kohësh i përdorur për trajtimin e toksoplazmozës, nga 13,50 dollarë në 750 dollarë – rreth 4,000% – brenda natës.

Ai hartoi gjithashtu marrëveshje furnizimi për të bllokuar konkurrentët nga ofrimi i një versioni gjenerik të ilaçit të papatentuar, i cili përdoret për të trajtuar sëmundjen parazitare te gratë shtatzëna dhe pacientët me SIDA, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Shtatë shtete dhe Komisioni Federal i Tregtisë ngritën padi për sjelljen në vitin 2020, duke thënë se ai kishte shkelur ligjet shtetërore dhe federale që ndalojnë sjelljen antikonkurruese.

Sipas mendimit të saj, gjykatësi i qarkut amerikan Cote e quajti Shkrelin “lëvizësin kryesor” në skemë.

Vyera Pharmaceuticals, të cilën Shkreli e themeloi dhe më parë njihej si Turing Pharmaceuticals, më parë ra dakord të paguante 40 milionë dollarë.

Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, një nga zyrtarët që ngriti padinë, tha se Shkreli dhe partneri i tij kishin ngritur në mënyrë të paligjshme “çmimin e një droge që shpëton jetë, pasi jetët e amerikanëve vareshin në balancë”.

Lirohen serbët e arrestuar në Merdare, Petkoviq: Shefi i OSBE-së s’ma hapi as telefonin

0

Është liruar nga Policia koordinatori serb që tentoi të fuste ilegalisht në Kosovë materiale për referendumin e së dielës.

Kështu ka thënë drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Përveç koordinatorit Marko Jankoviq, Petkoviq ka thënë se janë liruar edhe tre vozitësit e kamionëve që po tentonin që përmes Merdares të fusnin në Kosovë këto materiale të referendumit të cilin Qeveria e Kosovës ka vendosur mos ta lejojë.

“Ne liruam njerëzit tanë, por Policia e Kosovës dhe Prishtina konfiskuan materialin për votim në referendum, që është në kundërshtim me marrëveshjet. Materiali ka pasur t’i dorëzohet OSBE-së, ashtu sin ë vitet e kaluara. Në vend të saj, u paraqit policia me 10 vetura”, ka thënë Petkoviq.

Petkoviq ka thënë se menjëherë pas rastit e ka informuar edhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

Tutje, Petkoviq e ka akuzuar edhe shefin e OSBE-së në Kosovë, Mike Davenport se mbrëmë nuk ia ka hapur telefonin.

Marrëveshja Kosovë-Serbi s’pritet të arrihet as këtë vit, thonë njohësit politikë

0
European Council President Charles MICHEL, receives Thierry Breton, European Commissioner for Internal Market. Brussels the 12/01/2021. Le President du Conseil Europeen, Charles MICHEL, recoit Thierry Breton, Commissaire Europeen chargé du marché interieur. . Bruxelles le 12/01/2021.,Image: 590631817, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Profimedia

Arritja e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi që do të përfundonte me njohje e zgjidhjen e konfliktit shekullore ndërmjet të dy shteteve nuk do të ndodh as gjatë këtij viti.

Analisti politik, Gazmir Raci i tha Ekonomia Online se marrëveshja nuk mund të ndodh për shkak që palët kanë qëndrime të kundërta, por që sipas tij ka një shpresë që kjo marrëveshje të arrihet brenda mandatit të parë të aryeministrit Albin Kurti dhe presidentit amerikan Joe Biden.

“Serbia po përgatitet të shkojë në zgjedhje, ka probleme të mëdha të funksionimit të demokracisë në Serbi dhe konsideroj që nuk ka një opsion të favorshëm për të dyja palët që mund ta qojë drejtë marrëveshjes finale”.

Raci, qasjen e kryeministrit të Albin Kurti në dialog e konsideron konstruktive. Sipas tij, do të duhej që të themelohet një komision i veçantë për monitorimin e procesit të dialogut e që ai komision të udhëhiqej nga opozita.

“Ka qenë prezantim i një burrështetasi në takimin e parë që e kishte në fillim të vitit 2021 në Bruksel dhe natyrisht ka paraqitur kërkesat nga të cilat ai nuk po lëviz e se në bazë të atyre kërkesave ne tashmë e kemi një bllokadë në dialog. Ku njëra ndër kërkesat kryesore ka qenë largimi i kryetarit për të pagjeturit, Dalloviq, një person me të kaluar kriminale në Kosovë”.

“Opozita ka një rol shumë të rëndësishëm në monitorimin, vlerësimin e procesit përmes parlamentit. Kurse për ekspertët, ai tha se ata mund të ofrojnë ide. Ai konsideron se institucionet e Kosovës kanë ekspertë brenda institucioneve, për të cilët tha se kanë ekspertizë të jashtëzakonshme në fusha të caktuara”.

Edhe njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare Dritëro Arifi, nuk pret marrëveshje finale këtë vit. Arifi i tha Ekonomia Online se ujdia finale nuk do të arrihet për disa arsye, duke përmendur këtu edhe zgjedhjet në Serbi që do të mbahen në prill.

Por ai pret që të ketë presion nga ShBA-ja dhe BE-ja në pjesën e dytë të vitit për këtë çështje.

“E para, janë zgjedhjet në Serbi që do të mbahen diku në fund të prillit dhe që i bie deri në maj nuk do të kemi president dhe Qeveri që mund të jetë legjitime nga aspekti i legjitimitetit dhe gjithashtu në pjesën e dytë të vitit pritet ndoshta të ketë një lobim më të fuqishëm sidomos nga BE dhe ShBA”.

“Tani janë kyç edhe Britania e Madhe me të dërguar special, por dyshoj se Serbia nuk është e gatshme që të ketë një fqinjësi më të mirë me Republikën e Kosovës, nuk është e interesuar, Serbia po e luan një lojë të vjetër të ish-Jugosllavisë”.

Arifi tutje tha se kryeministri Albin Kurti nuk ka një strategji sa i përket dialogut, raporton EO.

Sipas Arifit, roli i opozitës në dialog vazhdimisht ka qenë i vogël, por ai thotë se Qeveria duhet të dijë si të qaset, në mënyrë që këta të fundit të jenë pjesë e dialogut, kur do të përfshiheshin edhe ekspertët.

“Unë nuk kam pa që zoti Kurti ka një strategji sa i përket dialogut. Nuk ka konsensus politik brenda Parlamentit të Kosovës, mungon një strategji e qartë sa i përket edhe çështjes së ekspertëve. Këtu e shoh që Kurti ka ngecur në një vend, asgjë nuk po bëjnë po rrinë në një vend dhe në një vend nëse rijmë humbësi më i madh do të jetë Republika e Kosovës jo të tjerët”.

“Opozita krejt çka mund të bëjë, të kërkoj një bashkërendim më të thelluar me Qeverinë e Kosovës për çështjen e dialogut. Kur flasim për ekspertë, ekspertët nuk janë militantë partiak që të servilosen. Ata duhet ti lusim ekspertët, e mandej është çështje e ekspertëve a e pranojnë një ofertë nga Qeveria që të bashkëpunojnë në këtë temë. Pra këtu varet shumë nga qeveria se si i qaset opozitës dhe ekspertëve”.

Edhe Agim Rexhepi, kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës” tha se këtë vit nuk do të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi.

Sa i përket qasjes së kryeministrit në dialog, ai tha se Albin Kurti s’ka përvojë politike në këtë drejtim.

“Ka pasur lëvizje pozitive edhe në diplomaci e në arritjen e objektivave shtetërore nacionale, mirëpo mendoj se ne, subjektet politike janë marrë më shumë me vetveten edhe me interesat e tyre partiak se sa me çështjen e full angazhimit për realizimit e interesave tona shtetërore nacionale. Këtë e ka dëshmuar koha. Ma shumë kanë qenë të interesuar për pushtet se sa për një lobim të hatashëm”.

“Po ka pas një angazhim por mirëpo vërehet ajo papërvoja e tij politike në këtë drejtim. Unë mendoj që e meta më e madhe, jo vetëm e z.Kurti, jo vetëm të kësaj qeverie po edhe qeverive të tjera ka qenë që mos angazhimi i personaliteteve të duhura në vendet e duhura”.

Ai tha se pavarësisht ndryshimeve në qëndrime që kanë partitë politike ata duhet ta gjejnë një gjuhë të përbashkët që të shkohet tutje, duke mos përjashtuar edhe rolin e jashtëzakonshëm të ekspertëve, raporton EO.

“Unë mendoj se opozita duhet të jetë shumë më konstruktive, duhet të jetë me propozime konkrete jo vetëm me kritika. Të afrohen afër vete ato personalitete që kanë dëshmuar. Jo vetëm lobimi në këtë drejtim munden me kontribuar shumë edhe për çështje ekonomike edhe për ofrimin e mundësisë së inkuadrimin e personaliteteve të fuqishme për çështje të caktuara për me thith ndonjë grand të jashtëzakonshëm për çështje të Kosovës. Përpos lobimit, përpos çështjes politike duhet të jetë edhe çështje ekonomike”.

Mbi 3 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

0

3 mijë e 339 persona janë të infektuar me COVID-19 aktualisht në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Vetëm dje, sipas MSh-së, 585 raste të reja janë regjistruar.

Deri tash, janë administruar mbi 1.7 milion doza të vaksinës antiCOVID, e vetëm në 24 orë janë vaksinuar 3 mijë e 380 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë ka apeluar tek qytetarët që të vaksinohen me dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Në një postim në Facebook kërkohej edhe vaksinimi kundër gripit sezonal, derisa varianti i ri Omicron po shpërndahet në vend.

Rritja progresive e rasteve me COVID-19 dhe prania e theksuar e variantit Omicron vë në pah rëndësinë e madhe që ka vaksinimi si mënyra më e thjeshtë për parandalimin e infeksioneve dhe mbrojtjen nga format e rënda të sëmundjes”, thuhet në postim.

Italia do të lëshojë 67 mijë leje pune këtë vit, përmenden edhe kosovarët

0

Ministria e Brendshme italiane ka bërë të ditur numrin maksimal të lejeve të punës që mund t’u jepen punëtorëve jashtë Bashkimit Evropian, sezonalë dhe josezonalë, si dhe të vetëpunësuarve.

Në një njoftim për mediat MPB-ja italiane bën të ditur vendimin e marrë për kuotën maksimale për këta punëtorë, i cili më parë ishte miratuar më 21 dhjetor 2021, dhe tashmë është publikuar në Gazetën Zyrtare. Ministria thekson se kuota maksimale për vitin 2022 është 69,700 leje pune, raporton Shengenvisainfo.com.

“27700 kuota [janë të rezervuara] për punë vartëse josezonale, të vetëpunësuar dhe konvertime”, thekson Ministria.

Më tej theksohet se 20 mijë leje pune nga totali i kuotës janë rezervuar për arsye të punës vartëse josezonale në sektorët e transportit të mallrave për palët e treta, ndërtimit dhe turizmit hotelier për qytetarët për vendet e mëposhtme:

Kosova

Shqipëria

Algjeria

Bangladeshi

Bosnje-Hercegovinë

Shpëtimtari

Etiopia

Gambia

Gana

Guatemala

Indi

Bregu i Fildishtë

Japonia

Mali

Mauritius

Moldavia

Mali i Zi

Maroku

Nigeri

Nigeria

Maqedonia e Veriut

Pakistani

Filipinet

Republika e Koresë

Senegali

Serbia

Shri Lanka

Sudani

Tunizia

Ukrainë

7700 lejet e mbetura ndahen midis kategorive të shtetasve të vendeve të treta që kanë përfunduar programe trajnimi dhe arsimimi në vendet e tyre të origjinës, punëtorëve me origjinë italiane me banim në Venezuelë dhe personave të vetëpunësuar.

Aplikimet do të hapen nga data 1 shkurt, ora 9:00.

/GazetaSinjali/

23 vite nga masakra e Reçakut

0

Kosova përkujton sot 23 vjetorin e masakrës së Reçakut, ku u vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë. Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit.

Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.

Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit Reçaku u zgjua i rrethuar. Sipas dëshmitarëve, aty rreth orës 6:30 forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të bombardojnë fshatin. Pas ndërprerjes së bombardimeve, forcat serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet.

Masakra e Reçakut tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të ish-kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Pas Reçakut, çështja e Kosovës do të jetë në një konferencë ndërkombëtare në Rambuje e në Paris, mossuksesi i të cilës do të ndikonte në ndërhyrjen e NATO-së kundër forcave ushtarake serbe, largimin e tyre nga Kosova dhe vendosjen e administratës ndërkombëtare në Kosovë.

Reçaku atëbotë kishte zënë vend në mediat dhe kancelaritë e shteteve më me ndikim në botë. Ish sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, e kishte dëgjuar lajmin dhe ishte zgjuar me ankth se ç’do t’i sillnin orët në vijim Kosovës.

Ndërkaq, shefi i misionit të OSBE-së, William Walker kishte shkuar në vendin e krimit shumë shpejt dhe kishte drejtuar gishtin nga lugina e masakrës duke e përcaktuar krimin me tri fjalë: krim kundër njerëzimit.

Pas masakrës së Reçakut, rifilluan luftimet 48 orësh mes UÇK-së dhe forcave serbe për marrjen e kufomave. Serbia donte t’i zhdukte gjurmët e krimit, por kjo tentativë e tyre dështoi. Bota e pa krimin.

Për herë të parë nga skenat rrëqethëse dhe masakrat barbare që bënë forcat serbe në popullatën civile shqiptare, kishin tmerruar edhe misionarë dhe diplomatë të botës.

Sot seancë e jashtëzakonshme, synohet nxjerrja e një rezolute për çështjen e referendumit

0

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohet lidhur me synimet e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në Kosovë. Seanca është thirrur pas kërkesës së kryeministrit Albin Kurti drejtuar kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

“Diskutim në lidhje me synimet e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Përmes një komunikate për media, Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se në seancë do të synohet të nxirret një rezolutë e përbashkët ku shprehet vullneti i deputetëve për mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, me kërkesë për Seancë të jashtëzakonshme të Kuvendi/ Në përputhje me nenin 69 paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 38 paragrafi 2b të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryeministri Kurti i është drejtuar Kuvendit me kërkesë për Seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, për nesër, e shtunë, me datë 15 janar 2022, në orën 14:00. Në rend të ditës së kësaj seance të jashtëzakonshme është diskutimi në lidhje me synimin e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës. Diskutimi nga kjo seancë ka për qëllim të nxjerrë një rezolutë të përbashkët, në të cilën shprehet vullneti politik i deputetëve dhe grupeve parlamentare dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbi çështjen e lartshënuar”, thuhet në komunikatë.

BE-ja dhe shtetet e QUINT-it po kërkojnë nga kryeministri Kurti që të lejojë votimin e serbëve të Kosovës për referendumin që do të mbahet në Serbi të dielën bazuar në praktikat e më hershme të votimit, ku OSBE-ja ka mbledhur votat.

Këtë gjë po e kundërshton shefi i qeverisë së Kosovës me arsyetimin se “mbajtja e një referendumi në një shtet sovran i një shtetit tjetër s’është praktikë që pranohet nga asnjë shtet demokratik”.

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se serbët e Kosovës që kanë shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë përmes dy formave, asaj me postë dhe përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë.

Ambasadorët e ShBA-së, Britanisë, Gjermanisë, Francës e Italisë sot i kanë shkuar në zyrë edhe presidentes Vjosa Osmani. Pas këtij takimi të përbashkët ka folur kryeministri Albin Kurti, i cili ka treguar se do të thërrasë seancë të jashtëzakonshme.

Më pas, përmes një deklarate të përbashkët, kryeministri Kurti, presidentja Osmani dhe kryekuvendari Konjufca, pas takimit me QUINT-in, kanë njoftuar se nuk janë lëkundur nga qëndrimi për mos lejimin e organizimit të referendumit të Serbisë në Kosovës, ku OSBE-ja do të merrej me grumbullimin e votave sikur në votime të së kaluarës.

Në këtë komunikatë tri institucionet kryesore të shtetit kanë përsëritur qëndrimin se serbët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë me postë apo në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë.

Qytetarët e Serbisë, më 16 janar, do të deklarohen me “po” apo “jo” për një pyetje: “A jeni për konfirmimin e aktit për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë?”.

Ndryshimet kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe Serbia është obliguar për to në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Siç kanë shpjeguar vazhdimisht përfaqësuesit e BE-së, qëllimi i ndryshimit të kushtetutës së Serbisë është që të arrihet një gjyqësor i pavarur, pa ndikim politik dhe për sundim të ligjit.

Si rrallë herë, partitë opozitare në vend i kanë dalë në mbështetje Qeverisë së Kosovës. LDK, PDK dhe AAK po e kundërshtojnë mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.

Përkundër presionit ndërkombëtar ndaj Qeverisë së Kosovës për mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë, liderët e tri partive opozitare janë në një vijë me kryeministrin Kurti, kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovës.

Në anën tjetër Departamenti amerikan i shtetit ka publikuar në faqen zyrtare kërkesën e ambasadave të QUINT-it për lejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Zyra për media e Departamentit amerikan të shtetit e ka publikuar deklaratën e përbashkët mbi Referendumin Kombëtar të Serbisë më 16 janar.

Nuk punon teleferiku, bie numri i vizitorëve në Brezovicë

0

Brezovica, vendi i turizmit në Kosovë këtë vit po ballafaqohet me mungesë të turistëve. E gjithë kjo si pasojë e mosfunksionimit të teleferikut. Afaristët dhe vizitorët kërkojnë që sa më shpejt të rregullohet kjo çështje përderisa theksojnë se kanë telashe edhe me energji elektrike.

Me motorski ose me këmbë, këto janë alternativat e vetme për të shkuar të qendra e skijimit në Brezovicë. Por për shkak të mungesës së teleferikut s’mund të shfrytëzohen pistat e skijimit.

Vizitorët të cilët u ngjiten në këmbë shpresojnë që shumë shpejt të rregullohet teleferiku.

Sipas RTK’së teleferiku do të rregullohet nesër.

“Kemi pasur 70 për qind më pak mysafirë”, thotë një punëtor.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort