Home Blog Page 3620

Votuesit serbë nga Kosova do të mund të votojnë në qytetet serbe

0

Komisioni Zgjedhor i Serbisë ka vendosur që serbët nga Kosova do të mund të votojnë në referendumin e Serbisë në qendrat e votimit në Kurshumli, Novi Pazar, Rashkë e Vranjë.

Emrat e votuesve nga Kosova do t’u shtohen listës së 45 qendrave të votimit për të dielën. Ata do të mund të votojnë atje, pasi që në Kosovë nuk do të lejohet organizimi i votimit. Autoritetet e Kosovës ua kanë dhënë mundësinë serbëve që kanë dy shtetësitë që të votojnë me postë ose në zyrën ndërlidhëse të Serbisë.

Të shtunën, Kuvendi miratoi një rezolutë që ndalon organizimin e këtij referendumi kushtetues të Serbisë brenda territorit të Kosovës. Ky vendim ishte në vijë me qëndrimet e krerëve të shtetit.

Të dielën në Serbi votohet për ndryshime të Kushtetutës lidhur me gjyqësor.

Armend Mehaj: Në vitin 2021 shpenzuam 96 % të buxhetit

0

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkruar se vitin 2021 e kanë mbyllur me përqindjen më të lartë të shpenzimit të buxhetit, që kishte pasur ndonjëherë Ministria e Mbrojtjes, ndërsa për vitin 2022 me përkarhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, kanë siguruar buxhetin më të madh që ka qenë ndonjëherë, 103 milionë euro janë në dispozicion të ushtrisë tonë.

Mehaj ka thënë se progresi i arritur dhe përkushtimi i treguar në udhëheqje e qeverisje për 9 muajt e kaluar, do t’i karakterizojë edhe në vitet në vijim, madje me intenzitet edhe më të lartë, pasi kjo është rruga e vetme e suksesit.

“Këtu e gjeni krahasimin dhe totalin e shpenzimit të buxhetit në Ministrinë e Mbrojtjes për tre vitet e fundit: Viti 2019 buxheti i shpenzuar = 85 %, viti 2020 buxheti i shpenzuar = 86 %, viti 2021 buxheti i shpenzuar = 96 %. Faleminderit për besimin e dhënë dhe për mbështetjen e vazhdueshme. Vazhdojmë e rrugëtojmë së bashku drejtë sukseseve të reja”, ka shkruar ai në Facebook.

Ambasada e Italisë: Ende nuk kemi parë drejtësi për Masakrën e Reçakut

0

Përfaqësues të Ambasadës së Italisë në Kosovë kanë marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në 23 vjetorin e masakrës së Reçakut.

Sipas një postimi të ambasadës në rrjetet sociale, ende nuk është parë drejtësi për këtë masakër.

“Më 15 janar 1999, 45 civilë të pafajshëm u vranë në një akt brutal, për të cilin ende nuk kemi parë drejtësi. Nuk duhet të harrojmë kurrë”.

Mot me ngrica dhe mjegull për nesër

0

Në Kosovë nesër do të mbajë mot kryesisht me diell, vranësira parashihet të ketë rreth relievit malor. Në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, ndërsa në shumë vende do të ketë mjegull.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Driton Selmanaj flet pasi abstenoi për miratimin e Rezolutës kundër referendumit

0

Nga 77 deputetë të pranishëm në Kuvend, 76 vota kanë qenë për miratimin e rezolutës për moslejimin e referendumit të Serbisë në Kosovë, derisa vetëm një deputet ka abstenuar.

Ka qenë deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ai i cili abstenoi në votimin e kësaj rezolute.

I kontaktuar nga GazetaBlic, Selmanaj tregoi arsyen e abstenimit të tij, në votimin e Rezolutës për referendumin serb.

“Gjithë ajo seancë ishte spektakël nga kryeministri Kurti”, thotë Selmanaj.

Ai tha se “Kurti ka mundur të marrë vendime vet si qeveri në bazë të mandatit kushtetues pa fut në valle edhe Kuvendin, kjo më është dukur si një seancë e pakuptimtë dhe e panevojshme”, u shpreh Selmanaj.

Selmanaj u shpreh se Kurti ka mandat të plotë kushtetues që të ndaloj procesin e referendumit të Serbisë dhe kjo seancë sipas tij, ishte jashtë çdo logjike.

“Rezoluta ka edhe pika ku kryeministri kërkonte nga Kuvendi t’i tregonte atij që të kryej punë dhe kjo ishte jashtë çdo logjike, prandaj nuk kisha si të votoja ndryshe përpos të abstenoja sepse unë në aspektin e çështjes në të cilën po diskutohet, mendoj që kryeministri ka mandat të plotë kushtetues që të ndaloj procesin e referendumit të shtetit të Serbisë në Kosovë”.

Në anën tjetër, Selmanaj e cilësoi Kurtin si të “paaftë” për të marrë vendime dhe e futi edhe Kuvendin në këto lojëra.

“Unë mendoj se nuk duhet të organizohet në Veriun e Kosovës referendumi për ndryshimet kushtetuese të Serbisë dhe si i tillë në pazotësinë e tij për të marrë vendime, Kurti e fut Kuvendin në këto lojë”, tha ai.

Pakënaqësi të mëdha Selmanaj kishte edhe për qasjen e kryeministrit Kurti me miqtë e Kosovës.

“Unë e shpreh pakënaqësinë time edhe në qasjen e tij me miqtë e Kosovës, me shtetet tona aleate. Komunikimi i qeverisë Kurti me miqtë tanë nuk është në nivelin e duhur edhe nëse në një situatë të caktuar kemi të drejtë dhe duhet të konsfultohemi me miqtë tanë, t’i bindim që jemi në rrugë të drejtë dhe më pas të ecim tutje por qasja me të cilën kjo qeveri ka vendosur komunikimin edhe me aleatët tanë përtej çdo shqetësimi. Në këtë kontekst nuk kishte zgjedhje tjetër përveç abestenimit dhe ta injoroj si seancë”, përfundoi Selmanaj.

Në Gjakovë arrestohet personi që vidhte alkool të shtrenjtë në një qendër tregtare

0

Policia ka arrestuar sot një të dyshuar, pasi i njëjti përmes kamerave të sigurisë është parë duke vjedhur shishe me alkool të shtrenjtë në një qendër tregtare në Gjakovë.

Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Nysret Gjurkaj.

“Me datë 15.01.2022 , në Stacionin policor- Gjakovë është paraqit ankuesi, i cili është punëtor sigurimi në Qendrën tregtare ‘Nertili’ dhe i njëjti deklaron se kishin vërejtur se mungojnë pije alkoolike me vlerë rreth 2000 euro”, ka thënë Gjurkaj.

Më tej ai ka thënë se pasi kanë shikuar kamerat e sigurisë kanë vërejtur të dyshuarin herë pas herë duke shkuar ne qendër tregtare me rroba te ndryshme dhe duke marrë pije dhe sot me datë të lartcekur kishte marrë dy shishe Jack Daniels, me vlerë 160 euro.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar, ndërsa i dyshuari ndalohet në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë për rezolutën kundër referendumit serb në Kosovë

0

Media prestigjioze ndërkombëtare, si Washnigton Post dhe Associated Press, kanë raportuar për seancën e sotme të Kuvendit, ku u miratua rezoluta për moslejimin e mbajtjes së referendumit serb në Kosovë.

“Ligjvënësit në Kosovë mbajtën një seancë të jashtëzakonshme të shtunën për të miratuar një rezolutë duke thënë se hapja e qendrave të votimit për minoritetin etnik serb të Kosovës për të votuar në një referendum serb do të shkelte kushtetutën, ligjet dhe praktikën ndërkombëtare të vendit”, shkruan Washington Post.

“Rezoluta thoshte se Serbia po përpiqet të shfrytëzojë serbët etnikë që jetojnë në Kosovë, për t’i shërbyer politikës së saj armiqësore kundër Republikës së Kosovës”, thuhet në raportimin e Associated Press.

Për miratimin e kësaj rezolute raportoi edhe The Columbus Telegram.

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit, 76 deputetë votuan pro kësaj rezolute.

Petkoviq: Kuvendi i Kosovës hyri në fazë të konfrontimit të hapur me serbët atje

0

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Kuvendi i Kosovës duke mos e lejuar referendumin serb në Kosovë po i konfronton serbët që jetojnë këtu, derisa ka paralajmëruar se ky veprim nuk do të kalojë pa pasoja.

“Parlamenti në Prishtinë duke vendosur të pengojë një referendum për ndryshimin e Kushtetutës të Serbisë për komunitetin serb në Kosovë hyri në një fazë të konfrontimit të hapur me popullin serb në Kosovë dhe u përpoq ta anulojë plotësisht të drejtat më elementare politike dhe civile të serbëve, kjo do të ketë pasoja të paparashikueshme”, ka thënë Petkoviq sot.

Madje, ai ka pohuar se rezoluta që sot u miratua nga deputetët e Kuvendit të Kosovës kundër referendumit serb është vazhdimësi, sipas tij, e fushatës kundër serbëve në Kosovë.

“Shpjegimet hipokrite nga rezoluta e Kuvendit të Kosovës janë manifestimi më i zakonshëm i dhunës politike dhe ekstremizmit i cili përfundon fushatën e represionit kundër serbëve në Kosovë e cila prej muajsh po vazhdon në formën e frikësimeve, kërcënimeve dhe demonstratave sistematike”.

Petkoviq u shpreh i bindur se kryeministri Albin Kurti nuk mund t’ua ndalojë serbëve në Kosovë votimin për zgjedhjet e 3 prillit që do të mbahen në Serbi.

Reagon Sveçla: Ne s’do të lejojmë që për qëllime të Serbisë, të shkelet sovraniteti i vendit

0

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për miratimit të rezolutës për ndalimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.

Ai tha se “ dua t’i siguroj të gjithë qytetarët pa dallim, që ne nuk jemi kundër askujt dhe nuk mohojmë të drejtën e askujt për të zgjedhur. Por, ne nuk do të lejojmë që për qëllime politike të Serbisë, të shkelet rendi kushtetues dhe sovraniteti i vendit”.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Ne nuk mund dhe nuk do të lejojmë që Serbia të ushtrojë kompetencat e sovranitetit në territorin e Kosovës, sepse Kushtetuta e Kosovës ka përcaktuar qartë që Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm. Pra, sovraniteti i vendit tonë dhe integriteti territorial i Republikës, është i pacënueshëm dhe i patjetërsueshëm.

Dua ti siguroj të gjithë qytetarët pa dallim, që ne nuk jemi kundër askujt dhe nuk mohojmë të drejtën e askujt për të zgjedhur. Por, ne nuk do të lejojmë që për qëllime politike të Serbisë, të shkelet rendi kushtetues dhe sovraniteti i vendit.

Serbia po vazhdon fushatën manipuluese ndaj qytetarëve serb të Kosovës, e kjo duhet të marrë fund. Qeveria e Kosovës, ka bërë të qartë që qytetarët serb mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre duke votuar me postë, në Zyrën Ndërlidhëse apo duke shkuar për të votuar në vendvotimin e tyre në Republikën e Serbisë. E njëjta mënyrë tashmë është përcaktuar edhe nga shtetet tjera demokratike, ku qytetarët serb mund të votojnë në ambasada si në Austri, Belgjikë dhe Luksemburg, Itali, Norvegji, Rusi, Francë, Kroaci, Gjermani, Zvicër. Njejtë votohet dhe në vendet fqinje si Maqedoni e Veriut e Mal të Zi.

Si Ministër i Punëve të Brendshme, ju siguroj se do të kujdesemi maksimalisht që të veprojmë me transparencë të plotë, në pajtim me standardet demokratike dhe Kushtetutën tonë, për të garantuar kështu mbrojtjen e rendit kushtetues, integritetit territorial dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës sonë.

Është për t’u përshëndetur qëndrimi i përbashkët i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët sot miratuan Rezolutën që shpreh kundërshtimin që në Kosovë të organizohet dhe të hapen vendet e votimit për referendum të Republikës së Serbisë si dhe obligon Qeverinë dhe institucionet të ndërmarrin veprimet brenda kompetencave, për të mos lejuar cënimin e sovranitetit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, pa cënuar në anën tjetër as të drejtën e qytetarëve me dy shtetësi që të votojnë përmes postës dhe Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë.

Me këtë rast dëshiroj të shprehë falënderimin dhe vlerësimin tim për Policinë e Kosovës, Doganën e Prokurorinë, për profesionalizimin dhe koordinimin e treguar mbrëmë, në ndalimin e futjes së materialit për referendumin që do të mbahet në Serbi.

Jemi të përkushtuar që të vazhdojmë të punojmë me profesionalizëm dhe në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë ata që kontribuojnë në të mirën e përgjithshme, sigurinë e qytetarëve dhe vlerat demokratike të këtij vendi.

Kurti falënderon deputetët për rezolutën: Nuk do t’i shkelim parimet tona

0

Kryeministri i vendi, Albin Kurti, i ka falënderuar deputetët për votimin pro miratimit të rezolutës kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kosova nuk do t’i shkel parimet e saja.

“Qëndrimi i institucioneve të Republikës së Kosovës është qëndrim parimor, në mbrojtje të kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë”.

“Praktikat e dëmshme ndryshohen, e ligji do të respektohet. Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, ashtu duhet edhe të trajtohet”,ka thënë Kurti.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort